SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Lënda : Histori
Tema: Arsyet e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato.
Objektivat :
 Arsyet e krijimit të Nato-së.
 Marrëdhëniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
me vendet e tjera.
 Të analizojmë pozicionin e Shqipërisë si vënd anëtar i
Nato-së.
 Shkaqet- Pasojat dhe kontributi i Shqipërisë në Nato.
Punuan : Oleandro Nikolli
Darla Evangjeli
Organizata e Traktatit të Atllantikut të Veriut, NATO, është
themeluar në 4 Prill të vitit 1949... Si qëllim i përgjithshëm në
deklaratën themeluese është përcaktuar “sigurimi në rajonin e
Atllantikut të Veriut të stabilitetit e mirëqenies dhe ruajtja e
lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe qytetërimit të vendeve
anëtare”.
Nëse do ta shprehnim më qartë ,qëllimi i krijimit të NATO-s ishte ndalimi i
përpjekjeve të Bashkimit Sovjetik për të rritur ndikimin e vet në Evropë gjatë
periudhës së Luftës së Ftohtë (pas Luftës së II-të Botërore). 12 vendet
themeluese të aleancës janë: Britania e Bashkuar, Franca, Belgjika, Hollanda,
Luksemburgu, SHBA-ja, Kanada-ja, Italia, Islanda, Danimarka, Norvegjia dhe
Portugalia... Në vitet e mëvonshme aleancës iu bashkuan Turqia, Greqia,
Gjermania dhe Spanja... Arsyeja e
ekzistencës së NATO-s, e cila është një organizim ushtarak dhe politik
ndërkombëtar me qëllim mbrojtës, filloi të debatohet me përfundimin e
periudhës së Luftës së Ftohtë. Vetëm se ndërkohë që debatet vazhdonin, NATO
filloi të zgjerohet duke pranuar në gjirin e saj anëtare të reja. Republika e
Çekisë, Hungaria dhe Polonia, vende këto anëtare të ish-Traktatit të Varshavës,
në vitin 1999 u pranuan anëtare me të drejta te plota në NATO . Kurse zgjerimi i
radhës u realizua në Mars të 2004-ës. Kësaj radhe anëtare të aleancës u bënë
ish republikat sovjetike Estonia, Lituania dhe Letonia me Slloveninë, Sllovakinë,
Bullgarinë dhe Rumaninë.
Me përfundimin e periudhës së Luftës së Ftohtë filloi të debatohet edhe
ekzistenca e NATO-s. Debatet që filluan në Samitin e Londrës, në Korrik të 1990-
s, u shfaqën në mënyrë të konkretizuar në samitin e Romës, që u mbajt në nëntor
të vitit 1991 dhe në përfundim të këtij samiti për NATO-n u përcaktuan:
organizimi i ri, fushat e reja operative dhe përgjegjësitë e Aleancës. Pas Samitit,
ndërkohë që u deklarua se tashmë Evropa nuk përballet më me kërcënimin e një
sulmi të shkallës së madhe, u vu theksi te armët bërthamore, destabilitetet dhe
paqartësitë qe konceptohen nga aleanca si kërcënime të reja. Tani misioni i ri i
NATO-s në Evropë ishte të siguronte një mjedis të sigurtë, stabilitet, ekuilibër
strategjik, të ruante paqen dhe të menaxhonte krizat.
Ndërkaq në samitin e Brukselit që është mbajtur në vitin 1994 u pranua projekti
Partneritet për Paqe. Në kuadër të këtij projekti nga njëra anë do të
përkraheshin proceset e demokratizimit në vendet e ish Bllokut të Lindjes, nga
ana tjetër do të sigurohej zgjerimi i Aleancës në drejtim të Lindjes. Në kuadër të
këtij projekti filluan edhe proceset e anëtarësimit në Aleancë të vendeve anëtare
të ish Bllokut të Lindjes.
Në fund të vitit 1995 Aleanca me mandatin që i dha asaj OKB-ja për herë të parë
në historinë e vet krijoi një forcë shumëkombëshe ndërkombëtare (IFOR).
Detyra e kësaj force shumëkombëshe ka qenë zbatimi në Bosnjë i dispozitave
ushtarake të Marrëveshjes së Paqes.
Edhe në vitin 1999 për 11 javë Aleanca organizoi sulme ajrore kundër
Jugosllavisë për të detyruar forcat serbe në Kosovë të tërhiqeshin prapa. Ky ka
qenë operacioni më i zgjeruar në historinë e NATO-s.
Në vitin 1999, NATO, e rishikoi edhe një herë arsyen e ekzistencës së saj në
përshtatje me rrethanat e reja. Kësaj radhe ndërsa paqartësitë, krimet e
organizuara, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, përhapja e armëve
bërthamore dhe teknologjisë u përcaktuan si kërcënime të reja, për herë të parë
u konceptuan si kërcënim terrori dhe “ndërprerja e burimeve jetike”.
Kurse realizimi i sigurisë Evro-Atllantike, sprapsja dhe mbrojtja, solidariteti,
menaxhimi i krizës, partneriteti, bashkëpunimi, dialogu, zgjerimi, zhvillimi i
aftësive ushtarake, kontrolli i armëve dhe çarmatimi u përcaktuan si detyra të
reja themelore të NATO-s.
Sulmet e 11 shtatorit ishin një pikë kthesë edhe për NATO-n. Sekretari i
Përgjithshëm i kohës i NATO-s, vendosi menjëherë në fuqi nenin-5 të Traktatit të
Washingtonit që kish themeluar edhe organizatën. Në këto kushte, sulmi kundër
SHBA-së pranohej si një sulm që i ish bërë Aleancës.
Në vitin 2003 NATO për herë të parë në historinë e saj i nxorri operacionet jashtë
Evropës. Aleanca në Afganistan mori përsipër komandën strategjike të forcës
paqeruajtëse të krijuar në mbështetje të rezolutës së OKB-së. Debatet para dhe
pas pushtimit të Irak-ut shkaktuan një nga krizat më serioze në historinë e
NATO-s. Edhe pse shumica e vendeve anëtare morën pjesë në pushtim, NATO
nuk mori pjesë si një e tërë në këtë pushtim.
Vendet anëtare të NATO-s shkakun e ekzistencës së aleancës vazhdojnë ta
hetojnë edhe sot.
 Vendet anëtare
Data Shteti Zgjerimi Shënime
4 prill 1949
Belgjika
Themelues
Kanada
Danimarka
Franca
Franca është tërhequr nga komanda ushtarake në vitin 1966.
Që nga ky moment ka qenë anëtare vetëm në strukturat politike
të NATO-së. Forcat e saj nuk i janë ribashkuar komandës
ushtarake.
Islanda
Islanda, i vetmi anëtar që nuk ka ushtrinë e saj, u anëtarësua
me kushtin që mos të detyrohej të formonte një ushtri.
Megjithatë ajo ka Gardën Bregdetare dhe kohët e fundit ka
ofruar trupa të saj të stërvitura në Norvegji në misione
paqeruajtëse të NATO-së.
Italia
Luksemburgu
Holanda
Norvegjia
Portugalia
Britania e
Madhe
Shtetet e
Bashkuara
18
shkurt 1952
Greqia
i Parë
Greqia i tërhoqi forcat e saj nga strukturat ushtarake të NATO-
së si rezultat i tensioneve Greko-Turke pasPushtimit Turk të
Qipros në vitin 1974.
Turqia
9 maj 1955
Gjermania
i Dytë
30
maj 1982
Spanja i Tretë
12
mars 1999
Republika
Çeke
i Katërt
Hungaria
Polonia
29
mars 2004
Bullgaria
i Pestë
Estonia
Letonia
Lituania
Rumania
Sllovakia
Sllovenia
1 prill 2009
Shqipëria
i Gjashtë
Kroacia
 Plani i Veprimit për Anëtarësim
Plani i Veprimit për Anëtarësim (PVA), është aprovuar në Samitin e Uashingtonit
të vitit 1999 si një procedurë për vendet që aspirojnë anëtarësim në NATO.
Pjesëmarrja e një vendi në PVA monitoron progresin e tij në pesë fusha të
ndryshme :
1. Gatishmëri për zgjidhjen në mënyrë të paqshme të mosmarrëveshjeve
ndërkombëtare, etnike ose territoriale, vendosmëri në rregullin e ligjit dhe
të drejtat e njërit, dhe kontrolli demokratik i forcave të armatosura.
2. Aftësi për të kontribuar në mbrojtjen dhe misionet e organizatës.
3. Përkushtim i mjaftueshëm i burimesh për forcat e armatosura për të
plotësuar angazhimet e anëtarësimit.
4. Siguri e informacioneve të ndjeshëm, dhe ruajtja e tij.
5. Përshtatshmëri e legjislacionit të shtetit me bashkëpunim të NATO-së.
Shqipëria konsideron se anëtarësimi i saj në NATO do paraqiste në shtrirjen
natyrale të Aleancës në krahun e saj Juglindor. Pozicioni gjeografik Shqipërisë
është i favorshëm për implementimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s të
aprovuar në Samitin e Washingtonit.
Shqipëria është e angazhuar të arrije objektivat e mposhtem :
o Do te vazhdoje të përmirësoje rendin dhe ekonominë e tregut duke i
kushtuar vëmendje të veçante përmirësimit të rendit dhe luftës kundër
korrupsionit.
o Do inkurajoje dhe zhvilloje respektin për të drejtat e njeriut, duke
përfshire të drejtat e minoriteteve.
o Do te forcoje institucionet demokratike dhe si pasoje rolin e tyre në
shoqëri. Do te vendose një administratë publike efektive.
o Do te forcoje kontrollin civil demokratik mbi FA.
o Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit në rritjen ekonomikë dhe do
të vazhdojë reformat e saj ekonomikë, veçanërisht në fushën e
privatizimit.
o Do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mire, veçanërisht në kontekstin e
situatës pas ngjarjeve në Kosove, duke përdorur plotësisht rrjedhojat
rajonale të programeve të Paktit të Stabilitetit.
o Do te modifikoje legjislacionin përkatës me qellim që ta harmanizojë atë
me sistemet standarde të Aleancës.
o Do të jete plotësisht e angazhuar që të garantojë kontrollin e brendshëm
të armeve dhe çarmatimit.
 Integrimi i Shqipërisë në NATO
Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që
nga Qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar
1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u bërë vend
anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e
Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes
në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit
të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet
Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet 1997-2000.
Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet
kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e
procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA.
Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një
strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e
orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA,
adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe
një sistem menaxhimi burimesh.
Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore
bashkëpunimi :
o Te ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin
demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit,
o Te sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë,
o Ti japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më
të gjatë.
Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë IPP 2002 është që të arrihen
rezultate konkrete me qellim që të demonstrohen efektet pozitive të PfP.
Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim - Rishikimit që nga viti
1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti.
Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë
një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë.
Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e
NATO-s.
Marëdheniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas viteve 90’
Në fillim të viteve 1990-të Shqipëria doli nga një sistem shumë i ashpër që e
kishte izoluar vendin për vite me rradhë, duke thelluar varfërinë dhe rrënuar
kapacitetet ekonomike të vendit. Para njëzet vjetësh, Shqipëria kishte përpara dy
sfida të mëdha lidhur me transformimin ekonomik: 1) zhvendosja nga një sistem
krejtësisht i centralizuar drejt një ekonomie tregu dhe 2) Përshtatja me
globalizmin si një prirje e dukshme ndërkombëtare pas fundit të Luftës së Ftohtë.
Ndryshime te rëndësishme ndodhën në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.
Prioritetet e Shqipërisë në këtë fushë u fokusuan dhe në vendosjen dhe
stabilizimin e marëdhënieve me organizatat ndërkombëtare. Kjo mësë miri
konfirmohet dhe në planin qeverisës të vendit në të cilin theksohet se: “Politika e
Jashtme e Shqipërisë do të vazhdojë me intensitet të lartë pjesëmarrjen aktive,
me të drejta të plota në shumë organizata ndërkombëtare e koalicione, ku më
kryesoret janë OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, Koalicioni Antiterror, UNESCO,
Organizata e Frankofonisë si dhe dhjetëra e dhjetëra organizata, konventa, nisma,
struktura ndërqeveritare e joqeveritare, me karakter ekonomik, kulturor, ekologjik,
shkencor, juridik, arsimor etj;
Përmbysja e rendit komunist solli hapjen e Shqipërisë me organizatat e huaja. Në
vitin 1991 në emër të Qeverisë Shqiptare u nënshkrua akti formal i anëtarësimit të
Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kjo do të
thoshte që Shqipëria kishte tashmë mundësi të përpunonte strategjitë e saja të
kalimit të krizës dhe të zhvillimit, programet e ndihmave, programet e
investimeve, programet e thithjes së investimeve të huaja dhe të teknologjisë së
përparuar. Banka Botёrore dhe FMN kanë lujtur nje rol kyc ne dhënien e huave të
ndryshme ekonomike në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë . Gjatё 15 viteve tё
fundit Banka Botёrore ka vёnё nё dispozicion tё Shqipёrisё 820 milion USD pёr
projekte pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs dhe nxitjen e zhvillimit tё qyteteve,
modernizimin e bujqёsisё, pёrmirёsimin e kushteve ekonomike dhe qeverisjes sё
mirё si dhe mbështetje tё tjera financiare Qё prej vitit 1997 Shqipëria ka përfituar
nga FMN mbështetje nё shumёn prej 64 milion dollarë pёr reformimin e sektorit
bankar dhe tё administratёs publike, veçanërisht pёr administrimin financiar, si
dhe pёr fuqizimin e stabilitetit makroekonomik35. FMN dhe BB ishin vetëm dy nga
organizatat e para ndërkoh që Shqipëria fillon dhe zgjeron nënshkrimin e
marrëveshjeve dhe antarësine dhe në organizata të tjera.
Kështu në fillim të viteve 90 Shqipëria hyn në marëdhënie me organizatën
rajonale të Bashkimit Europian duke u berë dhe një nga vendet aspirante për
antarësimin në këtë organizatë. Vendi ynë e shihte të ardhmen e tyre te lidhur
ngushte me anëtaresimin ne Bashkimin Evropian si një rrugë për forcimin e
sigurise , paqes, stabilitetit e prosperitetit social dhe ekonomik. Hapat e para
fillojnë që ne vitin 1992 vit në të cilin nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpunimit
dhe Tregtisë mes BE dhe Shqipërisë .
Një organizatë tjëtër më të cilën Shqipëria nënshkruan marrëvëshje duke u bërë
pjesë e saj është Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ja.
Qëllimi kryesor i prezencës së OSBE-së në Shqipëri do të ishin nxitja e
demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, si dhe forcimin e
institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet
e OSBE-së.Gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri përvec organizatave të
sipërpërmendura vendi ynë ka vendosur marëdhënie me oraganizata të tjera të
huaja të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Këtu mund të përmëndim:
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF, Këshilli i Evropës, UNDP
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ILO , Organizata Ndërkombëtare e
Punës, UNIFEM Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë, IOM Organizata
Ndërkombëtare për Migracionin, ë HO Organizata Botërore e Shëndetit. UNHCR
Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,Save the children,
SOROS, FAO Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë, Care, ICRC Komiteti
Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Si konkluzion mund të themi që Shqipëria me vendosjen e sistemit pluralist
vendosi ridimensionoi politikën e saj të jashtme. Me hapjen e Shqipërisë me
botën e jashtme në fillim të viteve 1990 filluan të ushtronin veprimtarinë e tyre një
numër i konsiderueshem organizatatsh të rëndëshishme ndërkombëtare si ato
rajonale dhe ato globale. Gjatë periudhës se tranzicionit Shqipëria gradualisht
intensifikoi marrëdheniet. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u pranua në Këshillin e
Europës, aderoi për partneritetin për paqe dhe me vone eshte anetaresuar ne
NATO.
Në vitin 1999 vendi u antarësua në Organizaten Botërore të Tregtisë ( OBT ).
Shqipëria përfitoi nga SHBA-ja dhe BE-ja ndihmë të vecantë ekonomike e politike
për të kaluar krizën e vitit 1997 si dhe gjatë luftës së kosovës në vitin 1999 ku u
strehuan 600,000 shqiptarë të kosovës. 41
Gjithashtu Shqipëria nënshkroi në vitin 1999 Paktin e Stabilitetit për Ballkanin,
pakt i cili krijon premisë për zhvillimin ekonomik, tregtinë, investimet që afron
Ballkanin me Europën. Sot në Shqipëri ushtrojnë veprimtrinë e tyre një numër
shumë i madh organizatash të cilat kanë si mision pë rmbushjen e një sërë
objektivash duke u përqëndruar pothuajse në të gjithë sektorë te zhillimit e të
gjitha fushat që mbartin mangësi e që kërkojnë zgjidhje me atë të modeleve të
servirura nga jashtë .

More Related Content

What's hot

Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boteroreEGLI TAFA
 
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEINTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEroni45
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shkollë
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajFleurati
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreKlevi Hoxha
 

What's hot (20)

Lufta i boterore
Lufta i boteroreLufta i boterore
Lufta i boterore
 
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTEINTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
INTERPRETIME RRETH LUFTES SE FTOHTE
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939
 
Shkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i sajShkolla dhe funksioni i saj
Shkolla dhe funksioni i saj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Projekt sociologji
Projekt sociologjiProjekt sociologji
Projekt sociologji
 
Rajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes PerendimoreRajoni i Evropes Perendimore
Rajoni i Evropes Perendimore
 

Viewers also liked

Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptareDarla Evangjeli
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 
Upstream.adv test book
Upstream.adv test bookUpstream.adv test book
Upstream.adv test bookblognewmodel
 
Транзистор, засилувач
Транзистор, засилувачТранзистор, засилувач
Транзистор, засилувачMary Physics
 
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmi
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmiVishvas resume template-18-cmmaao-pmi
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmivishvasyadav45
 
Mission vishvas-resume template-15
Mission vishvas-resume template-15Mission vishvas-resume template-15
Mission vishvas-resume template-15vishvasyadav45
 
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...Confederation of Indian Industry
 
Pmi pmp-resume template-7
Pmi pmp-resume template-7Pmi pmp-resume template-7
Pmi pmp-resume template-7vishvasyadav45
 

Viewers also liked (12)

Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
Nato
NatoNato
Nato
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
Upstream.adv test book
Upstream.adv test bookUpstream.adv test book
Upstream.adv test book
 
Транзистор, засилувач
Транзистор, засилувачТранзистор, засилувач
Транзистор, засилувач
 
Catalog 1-16
Catalog 1-16Catalog 1-16
Catalog 1-16
 
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmi
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmiVishvas resume template-18-cmmaao-pmi
Vishvas resume template-18-cmmaao-pmi
 
CII Big Picture Summit 2015 Retrospective
CII Big Picture Summit 2015 RetrospectiveCII Big Picture Summit 2015 Retrospective
CII Big Picture Summit 2015 Retrospective
 
Digital Revolution: Forward Path for Telecom
Digital Revolution: Forward Path for TelecomDigital Revolution: Forward Path for Telecom
Digital Revolution: Forward Path for Telecom
 
Mission vishvas-resume template-15
Mission vishvas-resume template-15Mission vishvas-resume template-15
Mission vishvas-resume template-15
 
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...
Uttarakhand Disaster Relief & Rehabilitation Initiative – An Update (as on 18...
 
Pmi pmp-resume template-7
Pmi pmp-resume template-7Pmi pmp-resume template-7
Pmi pmp-resume template-7
 

More from Darla Evangjeli

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Darla Evangjeli
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
How to save energy at home
How to save energy at homeHow to save energy at home
How to save energy at homeDarla Evangjeli
 
Letter of recommendation
Letter of recommendation Letter of recommendation
Letter of recommendation Darla Evangjeli
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Darla Evangjeli
 
Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Darla Evangjeli
 

More from Darla Evangjeli (16)

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
celulari im
celulari im celulari im
celulari im
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Healthy eating
Healthy eating Healthy eating
Healthy eating
 
How to save energy at home
How to save energy at homeHow to save energy at home
How to save energy at home
 
my dream job
my dream job my dream job
my dream job
 
Letter of recommendation
Letter of recommendation Letter of recommendation
Letter of recommendation
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik
 
Ndotja termike
Ndotja termike Ndotja termike
Ndotja termike
 
Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
Ndertimi i trurit
Ndertimi i truritNdertimi i trurit
Ndertimi i trurit
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 

Shqiperia ne Nato

  • 1. Lënda : Histori Tema: Arsyet e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. Objektivat :  Arsyet e krijimit të Nato-së.  Marrëdhëniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me vendet e tjera.  Të analizojmë pozicionin e Shqipërisë si vënd anëtar i Nato-së.  Shkaqet- Pasojat dhe kontributi i Shqipërisë në Nato. Punuan : Oleandro Nikolli Darla Evangjeli
  • 2. Organizata e Traktatit të Atllantikut të Veriut, NATO, është themeluar në 4 Prill të vitit 1949... Si qëllim i përgjithshëm në deklaratën themeluese është përcaktuar “sigurimi në rajonin e Atllantikut të Veriut të stabilitetit e mirëqenies dhe ruajtja e lirisë, trashëgimisë së përbashkët dhe qytetërimit të vendeve anëtare”. Nëse do ta shprehnim më qartë ,qëllimi i krijimit të NATO-s ishte ndalimi i përpjekjeve të Bashkimit Sovjetik për të rritur ndikimin e vet në Evropë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë (pas Luftës së II-të Botërore). 12 vendet themeluese të aleancës janë: Britania e Bashkuar, Franca, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, SHBA-ja, Kanada-ja, Italia, Islanda, Danimarka, Norvegjia dhe Portugalia... Në vitet e mëvonshme aleancës iu bashkuan Turqia, Greqia, Gjermania dhe Spanja... Arsyeja e ekzistencës së NATO-s, e cila është një organizim ushtarak dhe politik ndërkombëtar me qëllim mbrojtës, filloi të debatohet me përfundimin e periudhës së Luftës së Ftohtë. Vetëm se ndërkohë që debatet vazhdonin, NATO filloi të zgjerohet duke pranuar në gjirin e saj anëtare të reja. Republika e Çekisë, Hungaria dhe Polonia, vende këto anëtare të ish-Traktatit të Varshavës, në vitin 1999 u pranuan anëtare me të drejta te plota në NATO . Kurse zgjerimi i radhës u realizua në Mars të 2004-ës. Kësaj radhe anëtare të aleancës u bënë
  • 3. ish republikat sovjetike Estonia, Lituania dhe Letonia me Slloveninë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Me përfundimin e periudhës së Luftës së Ftohtë filloi të debatohet edhe ekzistenca e NATO-s. Debatet që filluan në Samitin e Londrës, në Korrik të 1990- s, u shfaqën në mënyrë të konkretizuar në samitin e Romës, që u mbajt në nëntor të vitit 1991 dhe në përfundim të këtij samiti për NATO-n u përcaktuan: organizimi i ri, fushat e reja operative dhe përgjegjësitë e Aleancës. Pas Samitit, ndërkohë që u deklarua se tashmë Evropa nuk përballet më me kërcënimin e një sulmi të shkallës së madhe, u vu theksi te armët bërthamore, destabilitetet dhe paqartësitë qe konceptohen nga aleanca si kërcënime të reja. Tani misioni i ri i NATO-s në Evropë ishte të siguronte një mjedis të sigurtë, stabilitet, ekuilibër strategjik, të ruante paqen dhe të menaxhonte krizat. Ndërkaq në samitin e Brukselit që është mbajtur në vitin 1994 u pranua projekti Partneritet për Paqe. Në kuadër të këtij projekti nga njëra anë do të përkraheshin proceset e demokratizimit në vendet e ish Bllokut të Lindjes, nga ana tjetër do të sigurohej zgjerimi i Aleancës në drejtim të Lindjes. Në kuadër të këtij projekti filluan edhe proceset e anëtarësimit në Aleancë të vendeve anëtare të ish Bllokut të Lindjes. Në fund të vitit 1995 Aleanca me mandatin që i dha asaj OKB-ja për herë të parë në historinë e vet krijoi një forcë shumëkombëshe ndërkombëtare (IFOR). Detyra e kësaj force shumëkombëshe ka qenë zbatimi në Bosnjë i dispozitave ushtarake të Marrëveshjes së Paqes. Edhe në vitin 1999 për 11 javë Aleanca organizoi sulme ajrore kundër Jugosllavisë për të detyruar forcat serbe në Kosovë të tërhiqeshin prapa. Ky ka qenë operacioni më i zgjeruar në historinë e NATO-s. Në vitin 1999, NATO, e rishikoi edhe një herë arsyen e ekzistencës së saj në përshtatje me rrethanat e reja. Kësaj radhe ndërsa paqartësitë, krimet e organizuara, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, përhapja e armëve bërthamore dhe teknologjisë u përcaktuan si kërcënime të reja, për herë të parë u konceptuan si kërcënim terrori dhe “ndërprerja e burimeve jetike”. Kurse realizimi i sigurisë Evro-Atllantike, sprapsja dhe mbrojtja, solidariteti, menaxhimi i krizës, partneriteti, bashkëpunimi, dialogu, zgjerimi, zhvillimi i aftësive ushtarake, kontrolli i armëve dhe çarmatimi u përcaktuan si detyra të reja themelore të NATO-s. Sulmet e 11 shtatorit ishin një pikë kthesë edhe për NATO-n. Sekretari i Përgjithshëm i kohës i NATO-s, vendosi menjëherë në fuqi nenin-5 të Traktatit të
  • 4. Washingtonit që kish themeluar edhe organizatën. Në këto kushte, sulmi kundër SHBA-së pranohej si një sulm që i ish bërë Aleancës. Në vitin 2003 NATO për herë të parë në historinë e saj i nxorri operacionet jashtë Evropës. Aleanca në Afganistan mori përsipër komandën strategjike të forcës paqeruajtëse të krijuar në mbështetje të rezolutës së OKB-së. Debatet para dhe pas pushtimit të Irak-ut shkaktuan një nga krizat më serioze në historinë e NATO-s. Edhe pse shumica e vendeve anëtare morën pjesë në pushtim, NATO nuk mori pjesë si një e tërë në këtë pushtim. Vendet anëtare të NATO-s shkakun e ekzistencës së aleancës vazhdojnë ta hetojnë edhe sot.  Vendet anëtare Data Shteti Zgjerimi Shënime 4 prill 1949 Belgjika Themelues Kanada Danimarka Franca Franca është tërhequr nga komanda ushtarake në vitin 1966. Që nga ky moment ka qenë anëtare vetëm në strukturat politike të NATO-së. Forcat e saj nuk i janë ribashkuar komandës ushtarake. Islanda Islanda, i vetmi anëtar që nuk ka ushtrinë e saj, u anëtarësua me kushtin që mos të detyrohej të formonte një ushtri. Megjithatë ajo ka Gardën Bregdetare dhe kohët e fundit ka ofruar trupa të saj të stërvitura në Norvegji në misione paqeruajtëse të NATO-së. Italia
  • 5. Luksemburgu Holanda Norvegjia Portugalia Britania e Madhe Shtetet e Bashkuara 18 shkurt 1952 Greqia i Parë Greqia i tërhoqi forcat e saj nga strukturat ushtarake të NATO- së si rezultat i tensioneve Greko-Turke pasPushtimit Turk të Qipros në vitin 1974. Turqia 9 maj 1955 Gjermania i Dytë 30 maj 1982 Spanja i Tretë 12 mars 1999 Republika Çeke i Katërt Hungaria Polonia 29 mars 2004 Bullgaria i Pestë Estonia Letonia Lituania Rumania Sllovakia Sllovenia 1 prill 2009 Shqipëria i Gjashtë Kroacia
  • 6.  Plani i Veprimit për Anëtarësim Plani i Veprimit për Anëtarësim (PVA), është aprovuar në Samitin e Uashingtonit të vitit 1999 si një procedurë për vendet që aspirojnë anëtarësim në NATO. Pjesëmarrja e një vendi në PVA monitoron progresin e tij në pesë fusha të ndryshme : 1. Gatishmëri për zgjidhjen në mënyrë të paqshme të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, etnike ose territoriale, vendosmëri në rregullin e ligjit dhe të drejtat e njërit, dhe kontrolli demokratik i forcave të armatosura. 2. Aftësi për të kontribuar në mbrojtjen dhe misionet e organizatës. 3. Përkushtim i mjaftueshëm i burimesh për forcat e armatosura për të plotësuar angazhimet e anëtarësimit. 4. Siguri e informacioneve të ndjeshëm, dhe ruajtja e tij. 5. Përshtatshmëri e legjislacionit të shtetit me bashkëpunim të NATO-së. Shqipëria konsideron se anëtarësimi i saj në NATO do paraqiste në shtrirjen natyrale të Aleancës në krahun e saj Juglindor. Pozicioni gjeografik Shqipërisë është i favorshëm për implementimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s të aprovuar në Samitin e Washingtonit. Shqipëria është e angazhuar të arrije objektivat e mposhtem : o Do te vazhdoje të përmirësoje rendin dhe ekonominë e tregut duke i kushtuar vëmendje të veçante përmirësimit të rendit dhe luftës kundër korrupsionit. o Do inkurajoje dhe zhvilloje respektin për të drejtat e njeriut, duke përfshire të drejtat e minoriteteve. o Do te forcoje institucionet demokratike dhe si pasoje rolin e tyre në shoqëri. Do te vendose një administratë publike efektive. o Do te forcoje kontrollin civil demokratik mbi FA. o Do te ruaje rezultatet e arritura vitet e fundit në rritjen ekonomikë dhe do të vazhdojë reformat e saj ekonomikë, veçanërisht në fushën e privatizimit. o Do të vazhdojë politikën e fqinjësisë së mire, veçanërisht në kontekstin e situatës pas ngjarjeve në Kosove, duke përdorur plotësisht rrjedhojat rajonale të programeve të Paktit të Stabilitetit. o Do te modifikoje legjislacionin përkatës me qellim që ta harmanizojë atë me sistemet standarde të Aleancës. o Do të jete plotësisht e angazhuar që të garantojë kontrollin e brendshëm të armeve dhe çarmatimit.
  • 7.  Integrimi i Shqipërisë në NATO Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga Qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet 1997-2000. Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh. Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi : o Te ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit, o Te sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë, o Ti japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të gjatë. Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë IPP 2002 është që të arrihen rezultate konkrete me qellim që të demonstrohen efektet pozitive të PfP. Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim - Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë. Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.
  • 8. Marëdheniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas viteve 90’ Në fillim të viteve 1990-të Shqipëria doli nga një sistem shumë i ashpër që e kishte izoluar vendin për vite me rradhë, duke thelluar varfërinë dhe rrënuar kapacitetet ekonomike të vendit. Para njëzet vjetësh, Shqipëria kishte përpara dy sfida të mëdha lidhur me transformimin ekonomik: 1) zhvendosja nga një sistem krejtësisht i centralizuar drejt një ekonomie tregu dhe 2) Përshtatja me globalizmin si një prirje e dukshme ndërkombëtare pas fundit të Luftës së Ftohtë. Ndryshime te rëndësishme ndodhën në politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Prioritetet e Shqipërisë në këtë fushë u fokusuan dhe në vendosjen dhe stabilizimin e marëdhënieve me organizatat ndërkombëtare. Kjo mësë miri konfirmohet dhe në planin qeverisës të vendit në të cilin theksohet se: “Politika e Jashtme e Shqipërisë do të vazhdojë me intensitet të lartë pjesëmarrjen aktive, me të drejta të plota në shumë organizata ndërkombëtare e koalicione, ku më kryesoret janë OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, Koalicioni Antiterror, UNESCO, Organizata e Frankofonisë si dhe dhjetëra e dhjetëra organizata, konventa, nisma, struktura ndërqeveritare e joqeveritare, me karakter ekonomik, kulturor, ekologjik, shkencor, juridik, arsimor etj; Përmbysja e rendit komunist solli hapjen e Shqipërisë me organizatat e huaja. Në vitin 1991 në emër të Qeverisë Shqiptare u nënshkrua akti formal i anëtarësimit të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Kjo do të thoshte që Shqipëria kishte tashmë mundësi të përpunonte strategjitë e saja të kalimit të krizës dhe të zhvillimit, programet e ndihmave, programet e investimeve, programet e thithjes së investimeve të huaja dhe të teknologjisë së përparuar. Banka Botёrore dhe FMN kanë lujtur nje rol kyc ne dhënien e huave të ndryshme ekonomike në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë . Gjatё 15 viteve tё fundit Banka Botёrore ka vёnё nё dispozicion tё Shqipёrisё 820 milion USD pёr projekte pёr pёrmirёsimin e infrastrukturёs dhe nxitjen e zhvillimit tё qyteteve, modernizimin e bujqёsisё, pёrmirёsimin e kushteve ekonomike dhe qeverisjes sё mirё si dhe mbështetje tё tjera financiare Qё prej vitit 1997 Shqipëria ka përfituar nga FMN mbështetje nё shumёn prej 64 milion dollarë pёr reformimin e sektorit bankar dhe tё administratёs publike, veçanërisht pёr administrimin financiar, si dhe pёr fuqizimin e stabilitetit makroekonomik35. FMN dhe BB ishin vetëm dy nga organizatat e para ndërkoh që Shqipëria fillon dhe zgjeron nënshkrimin e marrëveshjeve dhe antarësine dhe në organizata të tjera. Kështu në fillim të viteve 90 Shqipëria hyn në marëdhënie me organizatën rajonale të Bashkimit Europian duke u berë dhe një nga vendet aspirante për antarësimin në këtë organizatë. Vendi ynë e shihte të ardhmen e tyre te lidhur ngushte me anëtaresimin ne Bashkimin Evropian si një rrugë për forcimin e
  • 9. sigurise , paqes, stabilitetit e prosperitetit social dhe ekonomik. Hapat e para fillojnë që ne vitin 1992 vit në të cilin nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpunimit dhe Tregtisë mes BE dhe Shqipërisë . Një organizatë tjëtër më të cilën Shqipëria nënshkruan marrëvëshje duke u bërë pjesë e saj është Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë OSBE-ja. Qëllimi kryesor i prezencës së OSBE-së në Shqipëri do të ishin nxitja e demokratizimit, zbatimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, në përputhje me parimet, standardet dhe angazhimet e OSBE-së.Gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri përvec organizatave të sipërpërmendura vendi ynë ka vendosur marëdhënie me oraganizata të tjera të huaja të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Këtu mund të përmëndim: Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF, Këshilli i Evropës, UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ILO , Organizata Ndërkombëtare e Punës, UNIFEM Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë, IOM Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ë HO Organizata Botërore e Shëndetit. UNHCR Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,Save the children, SOROS, FAO Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë, Care, ICRC Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Si konkluzion mund të themi që Shqipëria me vendosjen e sistemit pluralist vendosi ridimensionoi politikën e saj të jashtme. Me hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme në fillim të viteve 1990 filluan të ushtronin veprimtarinë e tyre një numër i konsiderueshem organizatatsh të rëndëshishme ndërkombëtare si ato rajonale dhe ato globale. Gjatë periudhës se tranzicionit Shqipëria gradualisht intensifikoi marrëdheniet. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës, aderoi për partneritetin për paqe dhe me vone eshte anetaresuar ne NATO. Në vitin 1999 vendi u antarësua në Organizaten Botërore të Tregtisë ( OBT ). Shqipëria përfitoi nga SHBA-ja dhe BE-ja ndihmë të vecantë ekonomike e politike për të kaluar krizën e vitit 1997 si dhe gjatë luftës së kosovës në vitin 1999 ku u strehuan 600,000 shqiptarë të kosovës. 41 Gjithashtu Shqipëria nënshkroi në vitin 1999 Paktin e Stabilitetit për Ballkanin, pakt i cili krijon premisë për zhvillimin ekonomik, tregtinë, investimet që afron Ballkanin me Europën. Sot në Shqipëri ushtrojnë veprimtrinë e tyre një numër shumë i madh organizatash të cilat kanë si mision pë rmbushjen e një sërë objektivash duke u përqëndruar pothuajse në të gjithë sektorë te zhillimit e të gjitha fushat që mbartin mangësi e që kërkojnë zgjidhje me atë të modeleve të servirura nga jashtë .