SlideShare a Scribd company logo
1 of 91
MREKULLIA
NË
MILINGONË
HARUN JAHJA
PËRMBAJTJA
Parathënie
Hyrje
Jeta Sociale
Komunikimi në shoqëri
Speciet e milingonave
Simbiozë
Taktikat e mbrojtjes dhe të luftës
Ushqimi dhe gjuetia
Konkluzioni
Mashtrimi i Evolucionit
2
PARATHËNIE
Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund
faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore – ajo është
“Milingona.” Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk
kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme.
Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjet i përparuar i komunikimit, hirearkia e mprehtë dhe
e arsyeshme, disiplina, planifikim i përkryer i qytetit… këto janë fushat në të cilat njerëzit nuk mund gjithmonë
të jenë mjaft të suksesshme, por në të cilat milingonat gjithmonë janë. Kur i shikoni këto krijesa, të cilat janë
plotësisht të armatosura që t’i mposhtin rivalët e fortë dhe që t’i rezistojnë kushteve të vështira të natyrës, ju
mund të mendoni se ata të gjithë janë identik. Mirëpo faktikisht çdo specie (lloj) i gjinisë së milingonave – e ato
janë me mijra – ka veçori të ndryshme. Ne besojmë se këto krijesa që kanë popullsinë më të madhe në botë,
mund të hapin horizonte të reja për ne brenda strukturës së karakteristikave të përmendura më sipër. Ky libër do
të nxjerr në shesh për ne botën e veçantë dhe të mrekullueshme të milingonave. Ne do t’i shohim punët që këto
bashkësi të milingonave i kryejnë me trupat e tyre të imët dhe do të shohim se plotsisht nuk ka ndryshime
ndërmjet fosileve të tyre, më i vjetëri i të cilve është afërsisht 80 milion vjetë i vjetër, dhe të ngjashmit e tyre që
jetojnë sot, që janë përafërsisht 8800 specie.
Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë
dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do t’i shohim gabimet në teorinë e
evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme. Në
Kur’an, lloji i njeriut i cili mendon për natyrën dhe kështu pranon plotfuqishmërinë e All-llahut është lavdruar si
një model për ata që besojnë. Ajeti i mëposhtëm plotsisht e shpjegonë këtë çështje:
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që
kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë
ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti
ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit. (Ali Imran:190-191)
Ne shpresojmë që ky libër t’i bëj lexuesit e tij që të mendojnë më thellë dhe të ndjejë admirimin për
fuqinë e mrekullueshme dhe artin e paarritshëm në krijimet e All-llahut, i Cili i ka krijuar të gjitha sendet.
3
HYRJE
Milingonat janë gjallesa që kanë popullsinë më të dendur në botë. Për çdo shtatë qind milion milingona
që vijnë në këtë botë janë vetëm 40 njerëz të posalindur. Ka shumë informata tjera mahnitëse për të mësuar rreth
këtyre krijesave.
Milingonat, një nga grupet më “sociale” midis gjinis së insekteve, jetojnë në shoqëri të quajtura “koloni”,
të cilat janë të “organizuara” jashtëzakonisht mirë. Organizimi i tyre është i një rregulli aq të avancuar saqë në
lidhje me këtë mund të thuhet se milingonat kanë një civilizim të ngjashëm me atë të njerëzve.
Milingonat kujdesën për foshnjet e tyre, mbrojnë kolonitë e tyre, luftojnë, prodhojnë dhe rezervojnë
ushqimin e tyre. Ka koloni që punojnë edhe si “rrobaqeps”, që mirren me “bujqësi” apo “rritjen e shtazëve”.
Këto insekte, me rrjetin e tyre shumë të fortë të komunikimit, janë aq superior saqë nuk krahasohen me asnjë
organizëm tjetër, në lidhje me organizimit dhe specializimit social.
Në ditët tona, studiuesit me inteligjencë dhe arsimim superior janë duke punuar ditë e natë në akuariume
të holla të formuara që të formulojnë organizatë të suksesshme sociale dhe të zbulojnë zgjedhje të qëndrueshme
për problemet ekonomike dhe sociale. Ideologët kanë prodhuar modele sociale gjatë shekujve. Por kur ne
shikojmë botën në përgjithësi, deri tani nuk është arritur asnjë sistem social ideal socialo-ekonomik, pavarësisht
nga të gjitha këto përpjekje intenzive. Meqenëse koncepti i rendit në shoqëritë njerëzore gjithmonë ka qenë i
bazuar në interes dhe konkurrencë individuale, një rregull i përpikët social kurrë nuk ka qenë i mundshëm.
Milingonat, në anën tjetër, gjatë miliona viteve deri në ditët e sotme, kanë përjetësuar sistemin social që është
ideal për to.
Atëherë si këto krijesa të imta mund të formojnë një rregull të tillë? Kjo është një pyetje për të cilën
sigurisht duhet të kërkohet përgjigjja.
Evolucionistet, kur përpiqen t’i përgjigjen kësaj pyetje, thonë se milingonat evolvuan para 80 milion
vitesh nga “Tifida”, e që është një lloj arkaik i grenzës, dhe se ato filluan socializimin para 40 milion vjetësh -
befas, ”vetë me zgjedhjen e tyre”- dhe se ato përbëjnë nivelin më të lartë të evoluimit nga insektet. Mirëpo, ata
nuk shpjegojnë në asnjë mënyrë shkaqet dhe procesin e zhvillimit të këtij socializimi. Mekanizmit themelorë të
evolucionit i nevojiten gjallesat e gjalla që të luftojnë me njeri-tjetrin deri në fund, për mbijetesën e tyre.
Prandaj, secili lloj dhe secili individ brenda atij lloji mund të mendojnë vetëm për vete dhe për pasardhësit e tij
(Pse dhe si filloj të mendojë për pasardhësit e tij është një rrugë pa krye për Evolucionin, por ne po e kalojmë
këtë pikë tani). Natyrisht është pa përgjigje se si ky lloj i një “ligji të evolucionit” mund të formojë një sistem
social me flijime mu në bërthamë.
Pyetjet të cilat duhet përgjigjur nuk kufizohen në këto. A mund këto krijes, qelizat nërvore e të cilave për
një milion të tyre peshon vetëm 20 gram, të adaptojnë zgjidhjen për shoqërizimin në grupe “vetëm ashtu”? Apo
a munden ato të bashkohen për të vendosur rregullat për këtë shoqërim pas adaptimit të zgjidhjes së tillë? Edhe
nëse ne pranojmë se ato do të mund të bënin këtë, a do t’i bindeshin të gjithë sistemit të ri pa përjashtime? A e
kanë formuar ato një rregull social të avancuar duke themeluar koloni me miliona anëtar pas kapërcimit të gjithë
këtyre pamundësive të dukshme?
4
Atëherë si u shfaq një “sistem kastë” nga kjo luftë? Së pari, duhet pëgjigjur kësaj pyetje: Si është
zhvilluar ndryshimi ndërmjet mbretëreshës dhe punëtorit? Evulicionistet në këtë pikë do të thonë se një grup
nga mesi i puntorëve kanë braktisur punën dhe kanë zhvilluar një psikologji të ndryshme nga milingonat
punëtore duke kaluar nëpër ndryshime gjenetike për periudha të gjata kohore. Mirëpo, ne atëherë gjindemi para
pyetjes se si thënja “do të mbretërojmë” ishte mbajtur gjallë gjatë gjithë kësaj periudhe transformuese.
Miligonat mbretërorë nuk kërkojnë të gjejnë ushqim. Ato ushqehen nga ushqimi i sjellur nga punëtorët. Disa
punëtor kanë mund të shohin veten si “mbretëror”, pra si dhe pse punëtorët tjerë e kanë pranuar këtë hirearki?
Gjithashtu, pse ata janë pajtuar të ushqejnë këtë mbretëreshë? “Lufta për jetë” në të cilën ata janë, sipas
“evolucionit”, kërkon që ata të mendojnë vetëm për vetën e tyre.
Të gjitha insektet e kalojnë shumicën e kohës së tyre duke kërkuar ushqim. Ato gjejnë ushqim dhe hanë
ushqim, pastaj ato përseri kanë uri e dalin për të gjetur më shumë ushqim. Ato gjithashtu largohen nga rreziku.
Kur të pranojmë ne evolucionin, ne duhet të pranojmë se edhe milingonat gjithashtu kanë jetuar ndonjëherë
“individualisht”, por se një ditë, para miliona vitësh, ato vendosën të bëhen të shoqëruara. Shtrohet pyetja si ato
“vendosën” “të formojnë” këtë rregull social pa asnjë komunikim të përbashkët ndërmjet tyre, sepse, sipas
evolucionit, komunikimi është pasojë e shoqërimit. gjithashtu, pyetja se si ata zhvilluan mutacionin gjenetik të
nevojshëm për këtë shoqërim nuk ka çfarëdo shpjegim shkencorë.
Të gjitha këto argumente na drejtojnë neve në pikën e vetme: të deklarojmë se milingonat filluan
“shoqërizimin” një ditë para milona vitesh, është thyerje e të gjitha rregullave themelore të logjikës. Shpjegimi i
vetëm i mundshëm është si vijon: rendi social, për të cilin ne do të shohim detajet në kapitujt e ardhshëm, është
krijuar së bashku me milingonat; dhe ky sistem nuk ka ndryshuar që nga kolonia e parë e milingonave në tokë,
deri në ditët e sotme.
Kur përmendim bletët të cilat kanë rendin e ngjashëm social me milingonat, All-llahu thotë në Kur’an se
ky rend social u është “dhënë si instinkt” atyre:
Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër
kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e
nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e
ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon
thellë. (Nahl: 68-69)
Ajeti bart porosinë se çdo gjë që bletët bëjnë është e drejtuar nga “instinkti” që All-llahu u ka dhënë atyre.
Rrjedhimisht, të gjitha “familjet”, dmth, kosheret – e prandaj i tërë rendi social në këto koshere - dhe e tërë puna
që e kryejnë ato për bërjen e mjaltit, janë bërë të mundshme me një frymëzim që u ka dhënë atyre All-llahu.
Kur t’i shikojmë milingonat, ne shohim se as për ato gjërat nuk ndryshojnë. All-llahu ka frymëzuar edhe
në ato një rend social dhe ato veprojnë absolutisht në përputhje me të. Kjo është arsyeja pse secili grup i
milingonave i kryen detyra që u janë caktuara në mënyrë të përkryer me vetë-nënshtrim absolut dhe nuk
përpiqen për më shumë.
E ky është ligji i natyrës. Nuk ka në natyrë “luftë për mbijetesë” koincidente dhe të rastit, siç kuptohet
nga evolucioni dhe asnjëherë nuk ka pasur. Në të kundërtën, të gjitha krijesat e gjalla hanë “ushqimin” e caktuar
5
për ta dhe i kryejnë detyrat e që All-llahu i ka caktuara për ta. Për shkak se "nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të
mos e ketë nën sundim." (Hud: 56) dhe "All-llahu është furnizues i madh." (Dharijat: 58)
6
JETA SOCIALE
Ne përmendëm se milingonat jetojnë në koloni dhe se në mesin e tyre ekziston një ndarje e përkryer e
punës. Kur të bëjmë një shikim më të afërt në sistemin e tyre, ne gjithashtu do të shohim se ato kanë një
strukturë sociale shumë tërheqëse. Gjithashtu vëmendja jonë do të vrejë se ato janë në gjëndje që të flijohen në
një nivel shumë më të lartë sesa që janë njerëzit. Një nga pikat më të rëndësishme është se – në krahasim me
njerëzit- ata nuk i njohin konceptet siç janë diskriminimet i pasur-i varfër dhe luftën për pushtet që shihet në
shoqërinë tonë.
Shumë shkencëtar, të cilët me vite të tëra kanë bërë hulumtime gjithpërfshirëse për milingonat, nuk kanë
qenë të aftë të sqarojnë çështjen e sjelljesë së tyre të avancuar sociale. Caryle P. Haskins, Ph.D., kryetar i
Institutit Carnegie në Washington e ka këtë për të thënë:
Pas 60 vjetëve studimi dhe vrojtimi, unë ende mahnitem në atë sesa e ndërlikuar është sjellja sociale e
milingonave. …Kështu që Milingonat bëjnë një model të bukur për përdorimin tonë në studimin e rrënjeve të
sjelljeve të shtazëve.
1
Disa koloni të milingonave janë aq gjithëpërfshirëse në lidhje me popullatën dhe zonën e jetesës, sa që
është e pamundur të shpjegohet si ato mund të formojnë një rend të përkryer mbi një zonë aq të madhe. Prandaj,
nuk është lehtë të mos pajtohemi me Dr. Haskins.
Si një shembull i këtyre kolonive të mëdha ne mund të japim speciet e milingonave, të quajtuara Formica
Yessensis, që jetojnë në ishullin Ishikari të Hokaidos. Kjo koloni e milingonave jeton në 45,000 fole të
ndërlidhura mbi një sipërfaqe prej 2.7 kilometra katrorë. Kolonia, që përbëhet përafërsisht prej 1,080,000
mbretreshave dhe 306,000,000 punëtorëve, është quajtur nga hulumtuesit si “super koloni”.
2
Është zbuluar se të
gjitha mjetët e prodhimit dhe ushqimi këmbehën mbrenda kolonisë në mënyrën të organizuar.
Është shumë vështirë të shpjegohet se si e kanë mbajtur milingonat këtë rend pa asnjë problem, duke
marrë parasysh zonën e madhe në të cilën ato jetojnë. Ne nuk duhet të harrojmë se forca të ndryshme të
sigurimit nevojiten për të përforcuar ligjin dhe për të mirëmbajtur rendin social, edhe në një vend të civilizuar
me densitet të ulët të popullsisë. E aty është një trup administrativ që i udhëheqë dhe i drejtonë këto njësite.
Nganjëherë, nuk është e mundshme të mbahet rendi i kërkuar pa probleme pavarsisht nga të gjitha këto
përpjekje intensive.
Sidoqoftë në koloninë e milingonave nuk ndihet nevoja për polici, ushtri ose roja. Nëse ne konsiderojmë
se faktikisht detyra e mbretreshave, që i mendojmë si udhëheqëse të kolonive, është vetëm të ruajnë specien,
milingonat nuk kanë udhëheqës ose guvernator. Kështu që nuk ka hirearki të bazuar në zingjirin komandues
midis tyre. Atëherë kush është që vendosë këtë rend dhe ruan vazhdimsinë e tij?
Në kapitujt e më vonshëm të këtij libri ne do të gjejmë përgjigjet në këtë pyetje dhe të tjerave të ngjashme
në kombinim.
7
SISTEMI KASTË
Secila koloni e milingonave pa përjashtime saktësisht pajtohet me sistemin kastë. Ky sistem kastë brenda
kolonisë përbëhet nga tri pjesë kryesore.
Anëtarët e kastës së parë janë mbretëresha dhe meshkujt të cilët e bëjnë të mundshme riprodhimin. Në një
koloni mund të ekzistojë më shumë se një mbretëreshë. Mbretëresha e ka marrë detyrën e riprodhimit dhe
kështu rritjen e numrit të individëve që e përbëjnë koloninë. Trupi i saj është më i madh se i milingonave tjera.
Në anën tjetër detyra e meshkujve është që vetëm të fekondojnë mbretëreshën. Në të vërtetë, gati të gjithë këta
vdesin pas fluturimit martesor.
Anëtaret e kastës së dytë janë ushtarët. Këta marrin detyra si organizimi i kolonisë, zbulimi i ambienteve
të reja për jetë dhe gjuetinë.
Kasta e tretë përbëhet nga milingonat punëtore. Të gjithë punëtorët janë femra sterile. Ato përkujdesën
për nënën milingonë dhe foshnjet e saj; ato i pastrojnë dhe i ushqejnë ato. Përveç të gjitha këtyre, punët tjera në
koloni gjithashtu janë nën përgjegjësinë e punëtorëve. Ato ndërtojnë korridore dhe galeri të reja për foletë e tyre;
ato kërkojë ushqim dhe vazhdimisht e pastrojnë folen.
Milingonat puntore dhe ushtarët kanë edhe nën grupe. Këto quhen skllavët, hajdutët, infermierët, rojat
dhe kërkuesit e ushqimit. Secili grup ka detyra të ndryshme. Përderisa një grup përqendrohet plotësisht në
luftimin e armikut ose në gjueti, grupi tjetër ndërton foletë, e grupi tjetër kujdesët për mirëmbajtje.
Secili individ në koloni e milingonave e kryen tërë pjesën e tij të punës. Asnjëri nga ata nuk merakoset
për pozitën në të cilën është e as për natyren e punës që e kryen, por thjesht e bënë atë që kërkohet prej tij. Ajo
që është e rëndësishme është vazhdimësia e kolonisë.
Kur ne të mendojmë rreth asaj sesi ky sistem ka mund të zhvillohet, ne nuk mund t’i shmangemi arritjes
së faktit të krijimit.
Le të shpjegojmë pse: Aty ku është një rregull i përsosur, ne logjikisht arrijmë në përfundim se kjo
sigurisht është themeluar nga një mendje planifikuese. P.sh, në ushtri ka një rregull të diciplinës; është e qartë se
oficeret në kontrollë të kësaj ushtrie e kanë themeluar këtë rregull. Sigurisht do të ishte absurde ideja që të
supozohet se të gjithë individet në ushtri u bashkuan në mënyrë të pavarur dhe u organizuan e më vonë ata u
grupuan në rangje të ndryshme dhe filluan të veprojnë në pajtim me këto rangje. Gjithashtu, oficerët të cilët e
kanë themeluar këtë rregull duhet të kryejnë inspektimet e këtij rregulli, që ai të mund të vazhdojë pa probleme.
Përndryshe, një ushtri e lënë vetëm trupave së shpejti do të transformohet në një turmë të padiciplinuar,
pavarësisht se sa të diciplinuar kanë mund të kenë qenë në fillim.
Edhe milingonat kanë një diciplinë shumë të ngjashme me atë të ushtrisë. Sidoqoftë aspekti vendimtar
është se nuk ka asnjë “oficer”, dmth ndonjë administrator organizues. Sistemet e ndryshme të kasteve brenda
kolonisë së milingonave i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të patëmeta; megjithëse, aty s’ka “fuqi qendrore” të
dukshme që i mbikëqyr ato.
Atëherë shpjegimi i vetëm është se dëshira qëndrore në pyetje është e “padukshme”. Frymësimi që
përmendet në Kur’an me deklaratën "Zoti yt i dha instinkt bletës" (Nahl: 68), është kjo fuqi e padukshme.
8
Kjo dëshirë ka arritur planifikim aq të pamasë, sa që njerëzit janë të friksuar nga kjo kur përpiqen që të
analizojnë atë. Frika dhe habia e tillë është shprehur kohë pas kohe në forma të ndryshme edhe nga hulumtuesit.
Evolucionistët, që pretendojnë se sistemi i tillë i përsosur është zhvilluar si rezultat i rastësisë, nuk janë në
gjëndje që të shpjegojnë sjelljën e flijimit që është në bërthamën e këtij sistemi. Një artikull i shkruar për këtë
temë në gazetën e Bilim ve Teknik edhe një herë e dëshmon këtë paaftësi:
Problemi është pse gjallesat i ndihmojnë njëra tjetrës. Sipas teorisë së Darvinit, secila krijesë e gjallë
lufton për mbijetesën dhe riprodhimin e vetë. Pasi që duke ju ndihmuar të tjerëve relativisht do të zvogëlohej
mundësia e mbijetesës së asaj gjallese, kjo sjellje është dashur të eleminohet përfundimisht nga evolucioni.
Sidoqoftë është vrojtuar se gjallesat mund të jenë të gatshme të flijohen.
Forma klasike e shpjegimit të faktit të flijimit është se kolonitë që janë të formuara nga individët të cilët
janë të gatshëm të flijohen për të mirën e grupit ose gjinisë do të jenë më të suksesshëm gjatë evolucionit se ato
koloni që janë të formuar nga individët egoistë. Mirëpo, pika, që nuk është shpjeguar në këtë teori, është se si
shoqëritë që mund të flijohen, mund t’i ruajnë këto karakteristika. Një individ egoist i vetëm që mund të dal në
shoqërinë e tillë mund të jetë i aftë që t’i transferoj karakteristikat e tij egoiste gjeneratave të mëvonshme,
pasiqë ai nuk do ta flijojë vetën. Një pikë tjetër e paqartë është se nëse evolucioni ndodhë në nivelin e shoqërisë,
çfarë duhet të jenë dimenzionet e kësaj shoqërie? A duhet të jetë familje, specie, gjini ose klasë? Edhe nese është
një evolucion i njëhershëm në më shumë se një nivel, çfarë do të jenë rezultatet kur interesat janë në konflikt
3
?
Siç mund të shohim, nuk është e mundshme të shpejgohet ndjenja e flijimit në gjallesa dhe sistemet
sociale të bazuara në këtë ndjenjë me teorinë e evolucionit, dmth, duke supozuar se krijesat e gjalla kanë ardhë
në jetë rastësisht.
A mund milingonat të jenë rojëtar?
Kur t’i analizojë detajet e sistemit në kolonitë e milingonave në një mënyrë më konrete ne e ndjejmë
fuqinë e dëshirës së padukshme, e cila e themelon dhe e udhëheq këtë sistem. Tani le t’i shikojmë këto detaje.
Lidhja e folesë së milingonave me botën e jashtme zakonisht është nepërmjet një vrime të vogël e
mjaftueshme për një milingon që të kalojë. Kalimi nepër këto vrima bëhet me anë të “lejimit”. Brenda kolonisë
janë disa milingona numri i të cilave nuk është i madh, detyra e tyre është që të “shërbejnë si rojtare”.
“Rojtarët” me formën e kokës së tyre shërbejnë si portë e gjallë e përshtatshme në hyerje të folesë.
Gjithashtu, ngjyra dhe dizajni i kokave të tyre janë të ngjashme si ajo e levorës së drurit në afërsi. Rojtari rrin
ulur katër orë në hyerje të vrimës dhe u lejon hyerje vetëm shokëve të saj të folesë.
4
Kjo dmth se ideja e mbajtjes së një rojtari që të ruaj ndërtesat është vënë në praktikë, përpara njerëzimit,
nga milingona rojtare, që e mbulojnë hyrjen me pjesët më të fuqishme të trupit të tyre, të cilët gjithashtu e
maskojnë vetën dhe nuk i lënë brenda ata që nuk e thonë “parullën” e duhur.
Është plotësisht e qartë se koka e milingonës rojtare që e përmendëm më sipër përshtatët në vrimë
saktësishtë, se është e ngjyrosur dhe e dizajnuar konform me rrethinën, dhe se nuk e lë brenda askënd që nuk e
njeh, nuk mund të jetë sipas dëshirës së saj. Sigurisht aty është një zotërues i mendjes i cili e ka dizajnuar trupin
e milingonës në këtë formë dhe i cili e frymëzon punën që e bënë. Të thuhet se milingona mund të kuptojë këto
9
detyra vetë dhe të shërbej si rojë pa u zbrazur nga durimi dhe pa u dorëzuar, sigurisht nuk do të ishte një
shpjegim i arësyeshëm.
Le të mendojmë: pse do të dëshironte një milingonë të jetë rojtare? Nëse ka mundësi zgjedheje, pse do të
zgjedhte këtë punë, që është puna më pavolitshme dhe që kërkonë më së shumëti flijim? Nësë ka pasur
mundësin e tillë të zgjedhjes, sigurisht do të zgjedhte punën që do t’i siguronte rrethinë më konforme dhe
shërbimin më të mirë. Zgjedhja, në fakt, ka ndodhë me përcaktimin e All-llahut. Dhe milingona rojtare i kryen
detyrat e saj në dëgjyeshmëri të plotë. Vetëm krijuesi i milingonave ka mund të dizajnoj jetë aq të përsosur të
kolonisë për të treguar anën e mrekullueshme të artit të Tij dhe caktimin e detyrave të veçanta për koloninë e
milingonave të cilët veprojnë në përputhje me këtë sistem.
Megjithatë, sipas teorisë së evolucionit milingonat do të zhvillohen në çdo aspekt dhe do të provojnë të
futen në kastë ku ato do të mund të jetonin shumë më rehatshëm. Mirëpo, milingonat rojtare nuk përpiqen në
këtë drejtim dhe ato i kryejnë detyrat e tyre të frymëzuara pa të meta gjatë gjithë jetës së tyre.
Milingonat experte
Organizimi, specializimi në fusha të caktuara dhe komunikimi në botën e milingonave është gati aq i
skusesshëm si midis njerëzve. Kjo është e vërtetë deri në një shtrirje që sot njerëzit sistemin e tyre ngjasojnë me
sistemin e harmonishëm të milingonave. Fragmenti më poshtë e ilustronë këtë pikë:
Ekspertët e kompjuterit sot janë duke provuar të riprodhojnë në laboratore format e sjelljës kolektive të
milingonave në robotë. Në vend të programeve shumë të përparuara, ata janë duke u fokusuar në robotë që
sajojnë bashkëpunim ndermjet tyre në bazë të elementëve “të thjesht” të informatave. Në këto studime, parimi
themelor është i ngjashëm. Në vend të formimit të robotëve shumë të përparuar, synimi është të zhvillohet një
kope e robotëve që janë më pak “intelegjent” por të cilët do të marrin përsipër detyrat më “komplekse”, ashtu
siç bëjnë milingonat në koloninë e milingonave… Këta robotë nuk do të jenë shumë të avancuar nga pika e
“intelegjencës” kur të mirren një nga një, por ata do të arijnë ndarjen e punës me anë të motivimit kolektiv të
veprimit. Kjo do të jetë e mundshme për shkak se ata do të kenë aftësi që të shkëmbejnë informatat më të
thjeshta me njëri tjetrin. Jeta dhe bashkëpunimi në koloninë e milingonave ka ndikuar edhe te NASA…
Organizata planifikon që për hulumtime, në vend të një roboti të vetëm të avancuar, të dërgojë shumë
“milingona robotë” në planetin Mars. Kështu që, edhe nëse disa prej tyre shkatërrohen, numri mbijetues i ekipit
do të jetë në gjëndje t’i kryej detyrat e tyre
5
.
Le të shikojmë tani një shembull interesant nga jeta e “milingonave ekspertë”
Si ndikon jeta në grup tek milingonat?
Shembulli më i qartë i bashkëpunimit në mesin e milingonave është në sjelljen e specieve të milingonave
punëtore të quajtura Lasius emarginatus. Individët e kësaj specie kanë ndërlidhje interesante me njëri tjetrin.
Aktivitetet e katër milingonave punëtorë që i takojnë grupit që punon tokën zhvillohet kur ata të ndahen nga
grupi i madhë. Mirëpo, kur ndërmjet tyre gjindet një substancë, sikur xham ose gurë, që i pengon ata të shohin
njëri tjetrin, norma e punës së tyre bie.
10
Një shembull tjetrë është kur milingonat e zjarrit ndahen nga grupi i tyre nga një pengesë e hollë, ato
tentojnë të arrijnë anëtarët e tjerë të kolonisë së tyre duke e prerë këtë pengesë.
Gjithashtu shumë variacione ndodhin në sjelljen e milingonave kur ndryshon numri i individëve në grup.
Kur të rritet numri i milingonave në fole, është vërejtur se edhe aktiviteti i çdo individi rritet propercionalisht.
Kur të mblidhen milingonat punëtore si grup, ato bashkohen, qetësohen dhe shpenzojnë më pak energji. Është
përcaktuar aq sa rritet popullsia në disa specie të milingonave, aq ka rënje të shumës së oksigjenit të shpenzuar.
Ajo çfarë na tregojnë të gjithë këta shembuj është se milingonat nuk mund të mbijetojnë vetëm. Këto
krijesa të vogla janë krijuar me karakteristika që u lejon atyre të jetojnë vetëm në grupe ose koloni. Dhe kjo na
dëshmon se sa larg nga realiteti janë pretendimet e evolucionistëve në lidhje me procesin e shoqërizimit të
milingonave. Është e pamundur që milingonat të kenë jetuar vetëm kur ato janë krijuar për herë të parë dhe që të
shoqërohen më vonë në formë të kolonive. Do të ishte e pamundur për një milingonë që përballet me një
ambient të tillë që të mbijetojë. Do të duhej që të riprodhoj, që të ndërtoj folenë për vete dhe për lavrat e saj, që
të ushqejë vetën dhe familjen, që të jetë rojtar, të jetë ushtar e edhe punëtor që kujdeset për lavrat. Ne nuk mund
të pretendojmë që të gjitha këto punë që kërkojnë ndarje të gjëra të punës kanë mund që të kryhen dikur nga një
milingonë e vetme ose edhe nga disa milingona. Gjithashtu, është e pamundur të mendohet se ato kanë punuar
shumë drejtë shoqërizimit përderisa i kanë përmbushur këto detyra normale.
Ajo që është nxjerrë nga e tërë kjo është në vijim: milingonat janë krijesa që kanë jetuar sipas sistemit
social dhe në grupe që nga dita kur janë krijuar për herë të parë. Kjo në rend është dëshmi se milingonat kanë
ardhë në ekzistencë në një moment të vetëm me të gjitha karakteristikat e tyre të paprekura dhe, nëse ne
dëshirojmë që ta shprehim më mirë, ato janë të “krijuar”.
Një model i qendrës drejtuese
Le të zgjerojmë pak shembullin e ushtrisë që e dhamë më parë. Vetëm mendo se ju keni arritur në qendrën
drejtuese të një ushtrie që është shumë e madh, por në të cilin është një regull i plotë. Duket sikur ju nuk mund
të hyni brenda, për shkak se rojat e sigurisë në porta nuk lënë askënd që nuk e njohin brenda. Ndërtesa është e
mbrojtur me një sistem të sigurisë që është i mbikqyrur në mënyrë strikte.
Vetëm të supozojmë se ju keni gjetur një mënyrë për të hyrë brenda. Vëmendja juaj brenda do të diktoj
aktivitete të ndryshme sistematike dhe dinamike, me mijëra ushëtarë i kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë
rreptësisht të organizuar. Kur të kërkoni për fshehtësinë e këtij rendi, ju vëreni se ndërtesa është dizajnuar në një
formë plotësishtë të përshtatshme për banorët që të punojnë në të. Aty ka departamente të veçanta për çdo punë
dhe këto departamente janë të dizajnuara ashtu që ushtarët të punojnë në mënyrën më të lehtë. P.sh, ndërtesa ka
kate nëntokë, por departamenti që ka nëvojë për energjinë e diellit është i vendosur aty ku mund të marrë driten
e diellit në këndim më të gjërë të mundshëm. Dhe departamentet që duhet të jenë në kontakt konstant me njëri-
tjetrin janë të ndërtuar shumë afër njëri tjetrit ashtu që qasja të jetë e lehtësuar. Depot ku materialet tepricë janë
të ruajtura janë të dizajnuara si departamente të ndara në njërën anë të ndërtesës. Depotë ku neevojat e tilla
ruhen janë komforte, vende të arritshme, dhe është një hapsirë e madhe mu në qëndër të ndërtesës ku të gjithë
mund të grumbullohen.
11
Vetitë e qëndres drejtuese nuk janë të kufizuara me këto. Ndërtesa është e nxehur në mënyrë konstante
pavarësisht nga madhësia e saj. Temperatura qëndron konstante tërë ditën duke ju falënderuar një sistemi me
nxemje qëndrore jashtëzakonisht të avancuar. Një arsye tjetër për këtë është izolimi i jashtëm i ndërtesës
jashtëzakonisht efektiv ndaj të gjitha kushteve të atmosferike.
Nëse shtrohet pyetja se si dhe nga kush është dizajnuar ky lloj i qendrës drejtuese, çdonjëri do të thoshte
se kjo është bërë nga një teknologji superiore dhe me anë të një pune ekipore profesionale. Ndërtesa e shtabit të
tillë mund të ndërtohet vetëm nga njerëzit që kanë një nivel të caktuar të edukimit, kultures, intelektit dhe
logjikës.
Mirëpo, kjo ndërtesë e qendrës drejtuese faktikisht është një fole e milingonave (ju lutem shikoni f. 27)
Për të grumbulluar informacionin e nevojshëm për të ndërtuar një lloj të tillë të ndërtesës së qendrës
drejtuese do të merrte një pjesë goxha të madhe të jetës njerëzore. Mirëpo, miliongona që del nga veza i dinë
detyrat e saj në atë moment dhe fillon punën pa humbur kohë. Kjo tregon se milingonat e posedojnë këtë
informatë përpara se të lindin. Tërë ky informacion është frymëzuar në milingona në kohen e krijimit të tyre nga
All-llahu, i Plotëfuqishmi Ai që i krijoj ato.
Vetë organizimi ndër milingonat
Në boten e milingonave nuk ka udhëheqës, planifikim, ose programim. Dhe pika më e rëndësishme është
se nuk ka zingjirë komandues siç e përmendëm më parë. Detyrat më të komplikuara në këtë shoqëri kryhen pa u
mundur në sajë të një vetë organizimi jashtëzakonisht të avancuar. Merrë parasyshë shembullin vijues:
Kur në koloni të ndodhin mungesa të ushqimit, milingonat punëtore mënjëherë transformohen në
milingona “ushqyese” dhe fillojnë të ushqejnë tjerët me copëzat e ushqimit në stomaqet e tyre rezervë, dhe kur
në koloni ka tepricë të ushqimit, ato e heqin këtë identitet dhe përsëri bëhen milingona punëtore.
Me të vërtetë sakrifica e përshkruar këtu është në nivel të avancuar. Përderisa njerëzit nuk kanë pasë
suksesë në luftimin e urisë në botë, milingonat kanë gjetur një zgjidhje praktike për këtë problem: ndarjen e
çdogjëje, duke përfshirë ushqimin e tyre. Po, ky është një shembull i vërtetë i sakrificës. Dhënja pa hezitim e
çdogjëje që posedon, duke përfshirë ushqimin, milingonës tjetër, ashtu që të mund të mbijetoj, është vetëm një
nga shëmbujt e sakrificës në natyrë që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë.
Për milingonat nuk ka problem të mbipopullimit. Ndërsa sot, metropolet e njeriut po bëhen të vështira për
jetesë për shkak të migrimeve, mungesës së infrastrukturës, keqshpërndarjes së resurseve dhe papunësisë,
milingonat mund të drejtojnë qytetet e tyre nëntokësore, me popollatë prej 50 milion në një model të organizuar
në mënyrë fantastike, pa ndjerë se ndonjëgjë mungon. Çdo milingonë menjëherë i adaptohet ndryshimeve që
ndodhin në rrëthinë e saj. Që një gjë e tillë të ndodhë, sigurisht milingona kanë qenë të programuara fizikisht
dhe psikologjikishtë.
Për shfaqjen e sistemeve aq jashtëzakonishtë mirë të organizuar, duhet të jetë një “dëshirë e mjeshtrit” që
t’iu jep atyre frymëzim që të bërë punën e tyre dhe për t’iu dhënë atyre urdhëra. Përndryshe, më parë do të
pasonte kaos i madhë sesa rregull. E kjo dëshirë e mjeshtrit i takon All-llahut, i Cili posedon çdogjë, i Cili është
i Plotëfuqishmi, i Cili i drejton të gjitha qeniet e gjalla dhe i urdhëron ato me anë të frymëzimit.
12
Fakti se milingona përherë përpiqen pa ndonjë konsideratë të fitimit, është dëshmi se ato janë duke
vepruar me frymëzimin e një “mbikqyrësi” të caktuar. Ajeti më poshtë konfirmon plotësishtë se All-llahu është
mjeshtëri dhe mbikqyrësi i çdogjëje dhe se çdo krijesë e gjallë vepron me frymëzimin e Tij:
Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të
mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë. (Hud: 56)
13
KOMUNIKIMI NË SHOQËRI
Kur’ani e jep një pjesë të rëndësishme të informacionit kur fletë për ushtritë e pejamberit Sulejman dhe
përmend se midis milingonave është një “sistem” i avancuar “komunikimi”. Ajeti është si vijon:
Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në
vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. (Neml: 18)
Hulumtimi shkencorë i bërë në milingona në këtë shekull ka treguar se midis këtyre krijesave ekziston një
rrjet i pabesueshëm komunikimi. Në një artikull të botuar në revistën National Geografic, kjo veti është
shpjeguar:
E madhe dhe e vogël, milingona bartë në kokën e saj organe të shumëfishta shqisore për të marrë sinjale
kimike dhe vizuale, vitale për kolonitë që mund të përmbajnë një milion ose më shumë punëtorë, të gjitha nga
këto janë femra. Truri përmbanë një gjysmë milioni qeliza nerëvore; sytë janë kompleks; antena vepron sikur
hundë dhe si majat e gishtave. E dala nën gojë ndjenë shijen; flokët reagojnë në prekje.
7
Edhe nëse nuk e vërejmë këtë, milingonat kanë një metodë krejt tjetër të komunikimit në sajë të organeve
të tyra të ndjeshme të ndijimit. Ato i angazhojnë këto organe të ndijimit në çdo moment të jetës së tyre, prej
zbulimit të gjahut të tyre deri te pasimi i njëri tjetrit, prej ndërtimit të foleve të tyre deri te luftimi. Ato kanë
sistem të komunikimit që na mahnitin neve, njerëzve me intelekt, me 500 000 qelizat e tyre nervore të tkurrura
në trupat e tyre prej 2 ose 3 milimetrave. Ajo që ne duhet të kemi parasyshë është se një gjysmë milioni qeliza
nervore dhe sistemi kompleks i komunikimit të përmendur më lartë i takon një milingone që në masë është gati
sa një e milionta pjesë e një njeriu.
Në hulumtimin e bërë në kijesat sociale sikur milingonat, bletët dhe termitet, që jetojnë në koloni, reagimi
i këtyre shtazëve në procesin e komunikimit janë të registruara në disa kategori kryesore: alarm, rekrutim,
shërbim, shkëmbim i lëngut oral dhe anal, efekt grupor, njohje, përcaktimi i kasteve…
8
Milingonat, që kanë formuar një strukturë sociale të organizuar me këto reagime të ndryshme, bëjnë një
jetë të bazuar në shkëmbim reciprok të lajmeve dhe ato nuk kanë vështirësi për të arritur këtë korrespondencë.
Ne mund të themi se milingonat, me sistemin e tyre impresivë të komunikimit, janë njëqind përqind të
suksesshëm në çështje që njerëzit nganjëherë nuk mund të zgjedhin e as që të mund të pajtohen për këtë duke
biseduar (p.sh takime, ndarje, pastrime, mbrojtje, etj).
Shkëmbimi i lajmeve ndërmjet grupeve të milingonave
Së pari, milingonat informuese shkojnë të burimi i ushqimit që është zbuluar rishtas. Pastaj ato thërrasin
milingonat tjera me anë të një lëngu që e tajisin në gjëndrrat e tyre të quajtura feromone(*). Kur turma rreth
14
ushqimit të rritet, kjo tajitje e feromoneve emeton përsëri për punëtorët një kufi. Nëse pjesa e ushqimit është
shumë e vogël ose larg, informuesit e bëjnë një rregullim në numrin e milingonave që tentojnë të shkojnë të
ushqimi duke emetuar sinjale. Nëse gjindet një pjesë e ushqimit, milingonat tentojnë më shumë që të lënë
gjurmë ashtu që më shumë milingonave nga foleja t’iu vijnë në ndihmë kërkuesëve. Çkado që të ndodhë, nuk
del ndonjë problem për konsumin e ushqimit dhe transportimin e tij deri në fole, sepse ajo që e kemi këtu është
“punë” e përsosur “ekipore”.
Një shembull tjetër lidhet me milingonat kërkuese që migrojnë nga një fole në tjetrën. Këto milingona
shkojnë drejt foleve të vjetra nga folet e posa gjetura duke lënë gjurmë prapa. Punëtorët tjerë e kontrollojnë
folen e re dhe nëse ata janë të bindur, edhe ata fillojnë të lënë feromonet e tyre (gjurmë kimike) përmbi gjurmën
e vjetër. Prandaj, milingonat që shkojnë ndërmjet dy foleve rriten në numër dhe këto e përgatisin folenë. Gjatë
kësaj pune, milingonat punëtore nuk rrinë kot. Ato vëjnë një organizimi të caktuar dhe ndarje të punës ndërmjet
vete. Detyrat e supozuara për tërë grupin nga milingonat që e zbulojnë folenë e re janë si në vijim:
1. Veprojnë si grumbullues në zonën e re.
2. Arritja në zonën e re dhe bërjen e vëzhgimit.
3. Pasimi i rojave për të marrë instruksionet e takimit
4. Bërjen e anketës së plotë të zonës.
Natyrisht, ne nuk mund ta pranojmë këtë pa mendur fare se ky plan i përsosur i veprimit ka qenë në
praktikë nga milingonat që nga dita e parë e ekistencës së tyre, sepse ndarja e punës e nevojshme nga një plan i
tillë nuk ka mund të zbatohet nga individët që mendonin vetëm për jetrat dhe interesat e tyre. Pastaj në mend bie
pyetja vijuese: “kush e ka frymëzuar këtë plan në milingona për miliona vite dhe kush e siguron zbatueshmërinë
e tij?” Natyrisht, nevojitet fuqi dhe intelekt i madh për komunikimin e pabesueshëm superior grupor të
nevojshëm për këtë plan të veprimit. E vërteta e çështjes është e qartë. All-llahu, Krijuesi i të gjitha gjallesave
dhe poseduesi i urtësisë së pafund, na tregon neve mënyrën për të qenë të aftë për të kuptuar fuqinë e Tij duke
na e paraqitur neve këtë botë sistematike të milingonave.
Komunikimi kimik
Të gjitha kategoritë e komunikimit të shënuara më lartë mund të grupohen nën titullin e: “sinjleve
kimike”. Këto sinjale kimike e luajnë rolin më të rëndësishëm në organizimin e kolonive të milingonave.
Gjysmëkemikale është emri i përgjithshëm që i është dhënë kemikaleve që milingonat i shfrytëzojnë me qëllim
të vendosjes së komunikimit. Kryesisht, janë dy lloje të gjysmëkemikaleve: emrat e tyre janë feromonet dhe
allomonet.
Allomone është një material i përdorur për komunikim midis gjinive. Sidoqoftë feromonet, siç u shpjegua
më parë, janë sinjale kimik që më së shumti përdoret brenda një gjinie dhe, kur të tajitet nga një milingonë,
mund të përceptohet nga një tjetër si erë. Ky kemikal është menduar se prodhohet në gjëndrrat endoktrine. Kur
një milingonë e tajon këtë fluid si sinjal, të tjerët e marrin porosinë me anë të erës ose shijimit dhe reagojnë.
Hulumtimi i bërë në feromonet e milingonës ka treguar se të gjitha sinjalet janë të tajitura në pajtim me nevojat
e kolonisë. Gjithashtu, koncentrimi i feromoneve i tajitur nga milingonat ndryshon në kushte të gjendjes
urgjente të situatës.
9
15
Siç mund të shihet, një njohuri e thellë e kimisë nevojitet për të arritur detyrat e kryera nga milingonat.
Ne njerëzit mund t’i zbërthejmë kemikalet që milingonat i prodhojnë vetëm me anë të testeve që ne i kryejmë në
laboratore, veç kësaj ne kalojmë vite të edukimit për të qenë në gjëndje për këtë. Milingonat mund të tajisin këtë
kurdo që kanë nevojë, dhe e kanë bërë këtë që nga dita që ata kanë lindë, dhe ata e dinë fare mirë çfarë reagimi
të japin për cilën tajitje.
Fakti se ata me saktësi i njohin kemikalet mu nga koha që kanë lindur tregon ekistencën e një
“Instruktori” që u jep atyre edukim kimik në lindje. Pretendimi i të kundërtes do të nënkuptonte se milinonat e
kanë mësuar kiminë gjatë kohës dhe se ato kanë filluar të bëjnë eksperimete: kjo do të ishte shkelje e logjikës.
Milingonat i njohin këto kemikle pa pasur ndonjë edukim kur ata kanë lindur. Gjithashtu ne nuk mund të themi
se një milingonë tjetër ose një krijesë tjetër e gjallë është “mësuesi” i milingonës. Asnjë insekt, krijesë e gjallë –
duke përfshirë njerëzit – nuk ka aftësin që t’i mësoj milingonat se si t’i prodhojnë kemikalet dhe si të vendosin
komunikim me këto substaca. Nëse është një veprim i mësimit përpara lindjes, deshira e vetme që do të ishte e
aftë për të arritur këtë veprim është dëshira e All-llahut, i Cili është Krijuesi i të gjitha gjallesave dhe “Zoti
(Edukuesi)” i qiejve dhe tokës.
Shumë njerëz nuk e dinë madje as kuptimin e “feromoneve” – diçka që milingonat e tajisin vazhdimisht
në jetën e tyre ditore. Sidoqoftë, çdo milingonë e posa lindur luan në një sistem të përsosur social të
komunikimit për shkak të këtyre kemikaleve; një sistem social i komunikimit që nuk lë vend për dyshime në
ekzistimin e një Krijuesi me fuqi të pafund…
Gjëndrrat endoktrine
Kryesisht janë disa gjëndrra endoktrine ku zhvillohen reagimet e komplikuara kimike për të cilat deri tani
ne folëm. Tajitjet e prodhuara në gjashtë gjëndrra endoktrine e sigurojnë këtë korrespondencë kimike midis
milingonave. Mirëpo, këto hormone nuk paraqesin karakteristikat e njëjta në çdo specie të milingonave; çdo
gjëndër endoktrine ka funksion të veçntë në specie të ndryshme të milingonave. Tani le të shohim më afër këto
gjëndrra endoktrine:
Gjëndrrat e duforit: hormonet e prodhuara në këto gjëndrra përdoren në urdhërat për alarm dhe
mbledhje për sulmim.
Thesi i helmit: prodhimi i gjërë i acidit thnegëlor zhvillohet në thesin e helmit. Gjithashtu helmi që
prodhohet për t’u përdorur gjatë sulmit ose mbrojtjes formohet këtu. Shembulli më i mirë i këtij hormoni është
gjetur në milingonën e zjarrit. Helmi i këtyre milingonave mund të paralizoj kafshët e vogla dhe të lëndoj
njerëzit.
Në një pyll të banuar me milingona që prodhojnë acidin thnegëlor, hulumtuesit kanë gjetur acid thnegëlor
në një nivel që nuk mund të shpjegohet. Të gjitha teoritë që janë shpallur janë dëshmuar si gabime dhe të gjitha
hulumtimet e bëra nuk kanë dhënë rezultat. Eventulisht shkencëtarët pëfunduan se milingonat thnegëlore mund
të jenë përgjegjëse për shumicën e acidit thnegëlor të gjetur në sasitë e pashpjeguara në atmosferën mbi pyll të
amazonës dhe vendet e tjera të pasura me këto insekte. Është vlerësuar, shumë përafërsisht, se milingonat
16
thegëlore mund të lëshojnë globalisht 10
12
gramë të acidit thnegëlor çdo vitë. Dmth, këto krijesa të vogëla janë
të afta të prodhojnë acid thnegëlor në një shkallë që mund edhe të ndikojë në atmosferën e rajonit ku ato jetojnë
pa i shkaktuar veti ndonjë dëm dhe kjo i huton hulumtuesit.
10
Gjëndrrat pigjidiale: tri specie të ndryshme të milingonave përdorin tajitjet e prodhuara nga këto
gjëndrra si sistem alarmi të tyre. Milingonat e mëdha korrëse të shkretirës e transmetojnë këtë hormon në formë
të një ere të fortë dhe emeton një alarm paniku; dhe Pheidole biconstricta, që është një specie e milingonave që
jeton në Amerikën jugore, e përdorë tajitjen që prodhohet në këto gjëndrra në alarmet kimike mbrojtëse dhe
sulmuese.
Gjëndrrat sternale: tajitjet këtu përdoren gjatë migrimeve të kolonisë, ndjekjes së gjahut dhe për
grumbullimin e “ushtarëve”. Funksioni më origjinal i kësaj tajitje është për të lyer zonën e shtatë të barkut të një
milingone që shpesh duhet të rrotullohet kur të nxjerrë helmin. Kështu, rrotullimi i trupit të saj për të nxjerrë
helmin bëhet më lehtë. Pa këtë gjëndër, që është një qendër mikroskopike e prodhimit të lyerësit, sistemi
mbrojtës i milingonave do të ishte i paefektshëm.
Në saje të planit pa gabime të vendosur si duhet kjo nuk është kështu: si është vendosur që një milingonë
shumë e vogël të rrotulloj trupin e saj për të spërkatur helm, pikërisht ashtu si është paravendosur ku dhe si do të
prodhohet ky lyrës që nevojitet për të zvogluar tensionin gjatë rrotullimit të këtij trupit.
Gjëndrrat metapleurale: është përcaktuar se tajitjet në këto gjëndrra janë antiseptike, që e mbrojnë
sipërfaqen e trupit dhe folenë nga mikrobet. Një element aktiv antibiotik i Attas, p.sh, është acidi fenilacetik,
prej të cilit një milingonë bartë një mesatare prej 1.4 mikrogramëve në çdo moment. Milingona punëtore
rregullisht lëshon sasira të vogëla të kësaj përzierje që shërben si një antiseptik. Kur ajo të bashkohet me
milingonat armike, ajo papritur shkarkon sasi të mëdha të tajitjes së gjëndrrës metaleurale, që tani funksionon si
një zmbrapsës i fuqishëm.
11
Mos të harrojmë se milingona nuk di se si të mbrojë vetën nga mikrobet dhe as që di për ekzistencën e
mikrobeve. Sidoqoftë, trupi i saj prodhonë drogë kundër armiqëve të saj pa e ditur këtë. Fakti se gjithmonë është
një hormon antiseptik në trupin e milingonave në sasi prej 1.4 mikrogramëve është një detaj që është punuar me
precizitet të madhë. Për shkak se Ai i Cili i ka krijuar milingonat është Ai i Cili kujdesët për të gjitha nevojat e të
gjitha gjallesave që Ai i ka krijuar në detajet më të mëdha, dhe i Cili me të vërtetë është “i Mëshirëshmi”.
Siç u demostrua, të gjitha gjëndrrat endoktrine që u përmendën në këtë kapitull janë njësi që kanë
funksione vitale për milingonat. Mungesa ose funksionimi i pamjaftueshëm i ndonjëres prej këtyre ka efekt të
pafavorshme për tërë jetën sociale dhe fizike të milingonës. Në fakt, e bënë të pamundshme për të që të mbetët
gjallë.
Kjo plotësisht i shkatërron pretendimet e teorisë së evolucionit, sepse evolucioni pretendon se gjallesat
janë zhvilluar në faza dhe se duke filluar nga një formë primitive, ato gradualisht janë bërë më të përsosura si
rezultat i serive të rastësive përfituese. Kjo do të thotë se milingonat gjatë fazave paraprake nuk kanë pasë pjesë
të karakteristikave fiziologjike që i kanë sot dhe se ato i kanë fituar këto më vonë. Mirëpo, të gjitha tajitjet e
milingonave që ne i shqyrtuam më sipër janë vitale dhe pa to është e pamundshme që një specie e milingonave
të mbijetoj.
17
Konkluzioni nga e tërë kjo është se milingonat janë krijuar në fillim me këto gjëndrra endoktrine dhe
funksione vitale. Dmth, ato nuk kanë pritur për zhvillimin e gjëndrrave të nevojshme endoktrine për qindra
mijëra vite për të pasë një sistem të mbrojtjes dhe komunikimit. Po të ishte ashtu, do të ishte e pamundshme për
llojet e milingonave që të mbijetojnë. Shpjegimi i vetëm është se lloji i parë i milingonave që ka ekistuar në tokë
ka qenë në të njëjtën formë komplete dhe të përsosur po ashtu siç është sot. Një sistem i përsosur nuk mund të
jetë tjetër se puna artistike e një dizajnuesi intelegjent. Nëse në jemi në gjëndje sot që të flasim për një shoqëri të
milingonave me një popullësi prej bilionave, atëherë ne duhet të pranojmë se një Krijues i vetëm i ka krijuar të
gjitha këto përnjëherësh.
Letra identifikuese e milingonave: aroma koloniale
Ne më parë e kemi përmendur se milingonat mund të njohin njëra tjetrën dhe të dallojnë të afërmit dhe
shokët e tyre nga kolonia e njëjtë. Zoologët ende janë duke hetuar se si milingonat mund të njohin të afërmit e
tyre. Përderisa njëriu nuk mund të dalloj disa milingona që ai i has, le të shohim se si këto krijesa që janë aq
plotësisht të ngjashme mund të njohin njëra tjetren.
Një milingonë lehtë mund të zbuloj nëse milingona tjetër është shokëfoleje apo jo. Milingona punëtore
rastësisht e fshinë antenën e saj mbi trupin e tjetrës për të njohur atë, në rast se futet në fole. Menjëherë mund të
dalloj shokët e folesë nga të huajtë në sajë të aromës së veçantë koloniale që e bartë. Nëse milingona që hynë në
fole është e huaj, pronarët e sulmojnë këtë musafirë të paftuar me dhunë ekstreme, duke i mbyllur mandibulat
dhe shtesat e tyre për trupi derisa e thumbon ose e spërkatë me asid thnegëlor, citronellal, ose disa substanca
tjera toksike. Ato mund të kuptojnë edhe nëse musafiri është anëtar i species së njëjtë por nga një koloni tjetër.
Në këtë rast milingona musafire pranohet në fole. Mirëpo, milingonës musafir i ofrohet më pak ushqim derisa të
marrë aromën koloniale.
12
Si arrihet aroma koloniale?
Burimi i aromës me anë të cilit i afërti njihet nuk është identifikuar me siguri. Mirëpo, sa është zbuluar,
milingonat përdorin hidrokarburante për procesin e dallimit të aromës midis tyre.
Eksperimentet e kryera kanë treguar se milingonat që i takojnë species së njëjtë, por kolonive tjera, e
identifikojnë njëra tjetrën me dallimet e hidrokarburanteve. Për të kuptuar këtë është kryer një eksperiment
interesant. Së pari, punëtorët në një koloni janë larë me tretës që përmbante ekstrakte të punëtorëve nga kolonia
e huaj e species së njëjtë. Është parë se punëtorët tjerë nga kolonia fokale kanë reaguar në mënyrë agresive ndaj
tyre, ndërsa punëtorët reagues kanë reaguar në një mënyrë natyrale ose jo më shumë se gjysmë agresivë ndaj
punëtorëve të larë me ekstraktet e shokëve të tyre të folesë.
13
A ka evolvuar aroma koloniale?
18
Një pikë mjaftë e rëndësishme që duhet të mirret parasyshë me kujdes në lidhje me aromën koloniale
është çështja e evoluimit. Si e shpjegojnë mekanizmat e evolucionit faktin që milingonat, ose antarët e kolonive
tjera të insekteve (bletëve, termiteve etj) i njohin shokët e tyre me anë të feromoneve të tyre përjashtuese?
Njerëzit që tentojnë të mbrojnë teorinë e evolucionit pavarësisht nga të gjitha llojet e pamundësive,
pretendojnë se feromonet janë rezultat i seleksionit natyror (ruajtja e ndryshimeve të dobishme që ndodhin në
gjallesa dhe eleminimi i ndryshimeve të dëmshme). Sidoqoftë, kjo është e pamundshme për çdo specie të
insekteve duke përfshirë milingonat. Shembulli më goditës për këtë pikë është bleta. Kur bleta të thumboj
armikun e saj, ajo prodhon një feromon për t’i njoftuar bletët tjera për rrezikun. Mirëpo, ajo ngordh menjëherë
pas kësaj. Në këtë rast, kjo nënkupton se ky formon prodhohet vetëm njëherë. Atëherë, është e pamundshme për
një “ndryshim të dobishëm” të tillë që të transferohet në gjeneratën tjetër dhe të shtohet me anë të seleksionit
natyror. Ky shpjegim tregon se është e pamundur që komunikimi kimik ndërmjet llojeve të insekteve që kanë
sistem kastë të ketë evolvuar me anë të metodës së seleksionit natyror. Kjo karakteristikë e insekteve, që e
rrëzon plotësisht teorinë e seleksionit natyror, edhe një herë demostron se Ai që e vendosë rrjetin e komunikimit
midis tyre është Ai “që i krijoj ata për herë të parë”.
Thirrja e milingonave
Milingonat kanë një nivel të vetëflijimit që është shumë i avancuar dhe, në sajë të kësaj karakteristike, ato
gjithmonë i ftojnë shokët e tyre në çdo burim të ushqimit që ato e gjejnë dhe e ndajnë ushqimin e tyre me ta.
Në situatë të tillë, milingona që e zbulon burimin e ushqimit i drejton të tjerët në burim. Për këtë përdorët
metoda vijuese: milingona zbuluese që e gjen ushqimin e mbushë gushën e saj dhe kthehet në shtëpi. Përderisa
kthehet, e tërheq barkun e saj nëpër tokë në intervale të shkurta dhe lë një sinjal kimik. Sidoqoftë thirrja e tij nuk
përfundon këtu. Sillet rreth malit të milingonave për pak. E bënë këtë ndërmjet tri deri në gjashtëmbdhjetë herë.
Kjo lëvizje e siguron kontaktin me shokët e saj të folesë. Kur zbuluesi dëshiron të kthehet tek burimi i ushqimit,
dëshiron që ta pasojnë të gjithë shokët që i ka takuar. Sidoqoftë vetëm shoku që është në kontatin më të afërt me
antenë mund ta shoqëroj atë jashtë. Kur informuesi të arrijë ushqimin, kthehet menjëherë te mali dhe e supozon
pjesën e mikpritësit. Informuesi dhe shoku i tij tjetër punëtor janë të bashkuar me njëri-tjetrin nëpërmjet të
sinjaleve të vazhdueshme shqisore dhe fermoneve hormone në sipërfaqen e trupave të tyre.
Milingonat mund të arrijnë cakun e tyre duke pasuar gjurmën që shkon te ushqimi, edhe kur nuk ka
milingonë ftuese. Për shkak të gjurmës që zbuluesi e lë me sukses nga ushqimi te foleja, kur zbuluesi të vijë në
fole dhe të bëjë “vallëzimin”, shokët e tij të folesë arrijnë te burimin i ushqimit pa ndonjë ndihmë prej ftuesit.
Një anë tjetër e rëndëishme e milingonave është prodhimi i shumë përzierjeve kimike që do të përdorën
në procesin e ftesës, secila me detyrë të ndryshme. Nuk është e ditur pse përdoren aq shumë kemikale të
ndryshme për t’u grumbulluar rreth burimit të ushqimit por, derisa mund të thuhet, ndryshimi i substancave të
tilla siguron që gjurmët të jenë të ndryshme nga njëri tjetri. Përveç këtyre, milingonat transmetojnë sinjale të
ndryshme kur të dërgojnë porosi, dhe intenziteti i secilit sinjal është i ndryshëm nga të tjerët. Ato e rrisin
intenzitetin e sinjalit kur kolonia të jetë e uritur, ose kur nevojiten zona të reja të foleve.
Ky solidaritet midis shoqërive të milingonave në një nivel aq të lartë mund të llogaritet si sjellje që ka
vlerë të mirret parasyshë dhe se mund të mirret si një shembull për njerëz. Krahasuar me njerëzit që pahezitim i
19
shkelin të drejtat e individëve të tjerë në llogari të interesave të tyre – që janë të vetmet për të cilat mendojnë -
milingonat pamasë vetëflijuese janë më shumë etike.
Në asnjë mënyrë nuk është e mundshme që të shpjegohet sjellja plotësisht jovetjake e milingonave, në
kushtet e teorisë së evolucionit. Kjo është sepse evolucioni supozon se rregulli i vetëm që ekziston në natyrë
është lufta për mbijetesë dhe konflikti shoqërues. Sidoqoftë, karakterisitikat e sjelljes që i shfaqin milingonat
dhe shumë lloje tjera të shtazëve e hedhin poshtë këtë dhe tregojë realitetin e sakrificës. Teoria e evolucionit, në
fakt, nuk është asgjë tjetër veç se një tentim nga ata që dëshirojnë të legalizojnë egoizmin e tyre dhe kështu t’i
përshkruajnë këtë egoizëm tërë natyrës.
Roli i prekjes në komunikimet kimike
Komunikimet nga milingonat me anë të prekjes së njëri tjetrit me antenat e tyre gjatë mirëmbajtjes së
organizimit të brendshëm të kolonisë dëshmon se përdoret një “gjuhë e antenave” në kuptimi e saj të plotë.
Sinjalet e antenës të krijuar me anë të prekjes së milingonave përdoren për qëllime të ndryshme sikurse
fillimi i darkës, ftesave dhe takimeve sociale ku shokët e folesë e njohin njëri tjetrin. P.sh, në një lloj të specieve
të milingonave punëtore që jetojnë në Afrikë, punëtorët se pari preken me antena kur të takojnë njëri tjetrin.
Këtu, “shkundja e antenave” nënkupton vetëm një përshëndetje dhe një ftesë për në fole.
Kjo sjellje e ftesës është edhe më goditëse në llojin e caktuar të milingonave (Hypoponera). Kur një çift i
punëtorëve të takohen ballë për ballë, milingona ftuese e anon koken e saj anash për 90 shkallë dhe e godet
sipërfaqen e sipërme dhe të poshtme të kokës së shokut të folesë me antenat e saj. Shpesh milingona e lutur
reagon me atentim të ngjashëm.
14
Kur milingonat të prekun trupat e shokëve të tyre të folesë, qëllimi nuk është që t’iu jipet atyre informata
por të mirren informata duke i zbuluar kemikalet që ato i tajitin. Një milingonë e godet trupin e shokut të folesë
shumë butë dhe shpejt me antenat e saj. Kur të arrijë afër shokut të tij të folesë, synimi i saj është që të sjellë
sinjalet kimike sa më afër që është e mundshme te milingona tjetër. Si rezultat, do të jetë në gjendje që të zbuloj
dhe të përcjellë gjurmët e aromës që shoku i saj sapo i ka lën dhe të arrijë te burimi i ushqimit.
Shembulli më goditës që mund të paraqitet për komunikimin e prekjes është shkëmbimi i ushqimit të
lëngët nga gusha e një milingone në aparatin tretës të ushqimit të tjetrit. Në një test interesant të bërë për këtë
temë, pjesë të ndryshme të trupave të milingonave punëtore të llojeve Myrmica dhe Formica janë stimuluar me
flokët e njerëzve dhe kështu me sukses janë detyruar të zbrazën. Milingona më e ndjeshme ishte ajo që sapo e
ka ngrënë ushqim dhe ishte duke kërkuar shokun e folesë me të cilin e ndanë përmbajtjen e gushës së saj.
Hulumtuesit vrejtën se insekte dhe parazitë të caktuar ishin të vetëdijshëm për taktika të tilla dhe ata janë
ushqyer duke e ushtruar këtë metodë. Insekti për të tërheqë vëmendjen e milingonës është dashur të ishte vetëm
që të prekë trupin e milingonës pakëz me antenat dhe këmben e saj të parë. Atëherë milingona e prekur do të
ndante ushqimin e saj, edhe nëse krijesa me të cilën ishte në kontakt ishte e llojit tjetër.
15
Aftësia e një milingone që të kuptoj se çfarë dëshiron milingona tjetër me anë të një kontakti të shkurtë
me antenë tregon se milingonat mund, në një kuptim, të “flasin” midis tyre. Se si është mësuar kjo “gjuhë e
antenave” qe përdoret ndërmjet milingonave nga të gjitha milingonat është një temë tjetër për të menduar. A
kalojnë ato nëpër trajnime për këtë temë? Për të biseduar për ekzistencën e trajnimit të tillë, ne duhet të
20
mendojmë gjithashtu për ekzistencën e superiorit të Plotëfuqishmit i Cili e siguron atë. Pasi që nuk mund të jenë
milingonat ato që sigurojnë një trajnim të tillë, ky i Plotëfuqishëm është All-llahu i Cili, me anë të frymëzimit u
mëson të gjitha milingonave një gjuhë që të komunikojnë me të.
Sjellja e ndarjes e praktikuar midis milingonave është një mostër e vetëflijimit që nuk mund të shpjegohet
nga teoria e evolucionit. Disa evolucionistë që e shohin fjalën e urtë “peshku i madh e gëlltit të voglin” si një
çelës për jetën në tokë janë të detyruar që të tërheqin fjalët e tilla kur të konfrontohen me vetëflijimin e tillë siç
shfaqet nga milingonat. Në një koloni të milingonave, në vend që “milingona e madhe” të zhvillohet duke e
ngrënë “milingonën e vogël”, ajo më tepër tenton që të ushqej “milingonen e vogël” dhe e bënë që të rritet. Të
gjitha milingonat janë të gatshme që të pranojnë ushqimin – kjo është, “dispozita” – që u është dhënë atyre dhe
përfundimisht të sigurojnë ndarjen e tepricës me antarët tjerë të kolonisë.
Si rezultat, çfarë treguan të githë këta shembuj është se milingonat janë shoqëri e gjallesave që i janë
nënshtruar dëshirës së Krijuesit dhe që veprojnë sipas frymëzimit të Tij. Prandaj, nuk do të ishte e drejtë që t’i
vlerësojmë ato si organizma që janë plotësisht të pavetëdijshëm, për shkak se ato kanë vetëdije që e reflekton
dëshirën e krijuesit të tyre. Në të vërtetë, All-llahu në Kur’an tërheq vëmendjen tonë për këtë fakt të
rëndësishëm dhe na informon neve se të gjitha gjallesat janë, në të vërtetë, bashkësi midis tyre, dmth, ato jetojnë
sipas një rregulli të shenjët dhe në pajtim me frymëzimin.
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në
grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga
evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen. (En'am: 38)
Komunikimi akustikë
Komunkimi akustikë është një metodë tjetër e përdorur shpesh nga milingonat. Dy forma të prodhimit të
zërit janë identifikuar, trokitja e trupit në nënshtresë dhe fërkimet, dmth, fërkimi i pjesëve të specializuara të
trupit njëherësh për të prodhuar një “cicërrimë”.
16
Sinjali i zërit i prodhuar nga trokitjet e trupit zakonishtë ndodhë në kolonitë që pushtojnë foletë e drurit.
P.sh, milingonat zdrukthëtare komunikojnë duke “i rënë daullës”. Ato fillojnë “t’i biejnë daullës” përballë
ndonjë rreziku që i afrohet folesë së tyre. Ky rrëzik mund të jetë një tingull që shkakton shqetësim ose një
prekje që ato e ndjejnë ose një zhvillim i papritur i rrymës së ajrit. Milingona daullexhi e godet nënshtresën me
mandibulat dhe stomakun e saj derisa shkundë trupin e saj para dhe prapa. Kështu, sinjalet lehtë mund të barten
përmes lëvozhgave të holla të drurit të foles për disa decimetra ose më shumë.
17
Milingonat zdrukthëtare
evropiane u dërgojnë vibracione shokëve të tyre të folesë që janë 20 cm ose edhe më larg duke trokitur me
mjekërrat dhe barqet e tyre në drurin e punuar të dhomave dhe korridoreve. Duhet me pasë parasyshë se 20 cm
për një milingonë është një distancë që do të përgjigjej 60-70 metrave për një njeri.
Milingonat janë gati të shurdhëta ndaj vibrimeve të transmetuara përmes ajrit. Mirëpo, ato janë shumë të
ndieshme ndaj vibrimeve të zërit të transmetuara përmes objekteve. Ky është një sinjal shumë efektivë
paralajmërues për ta. Kur ato të ndëgjojnë atë ato e shpejtojnë ritmin e tyre, ato shkojnë në drejtim të vendit nga
vjen vibrimi dhe ato sulmojnë të gjitha gjallesat që i shohin për rreth.
21
Asnjë mosbindje ndaj kësaj thirrje nga ndonjë antarë i kolonisë është një tregues për organizimin e
suksesshëm të shoqërisë së milingonave. Njëri duhet të pranoj se edhe një shoqëri e vogël njerëzore që
përgjigjet ndaj një thirrje alarmi në mënyrë kolektive, në të njëjtën kohë, pa ndonjë përjashtim, dhe pa zhvillim
të anarkisë, në praktikë është gjë shumë e vështirë. Sidoqoftë milingonat janë të afta që të bëjnë atë për të cilën
janë urdhëruar pa humbur kohë dhe ashtu janë në gjëndje që të kalojnë jetën e tyre pa e ndërprerë diciplinën
brenda kolonisë madje as për një moment.
Prodhimi i cicirrimave është më e ndërlikuar si sistem se sa rënja daullave. Tingulli i prodhuar krijohet
duke fërkuar pjesët e caktuara të trupit njëkohësishtë. Milingonat e prodhojnë këtë tingull duke i fërkuar
njëkohësishtë organet në anën e prapme të trupeve të tyre. Nëse e afron veshin afër milingonave punëtore
korrëse, ju mund t’i degjoni ato të prodhojnë një zë me ton të lartë tërë kohën.
Tri funksionet kryesore të fërkimit janë zbuluar në specie të ndryshme, këto mund të vëhen në listë si
vijon:
1. Komunikimi akustikë ndër milingonat gjethe-prerëse shërben si një sistem alarmi nëntokësor.
Zakonisht përdoret kur një pjesë e kolonisë është varrosur nga shembja e folesë. Punëtorët fillojnë të lëvizin për
të bërë gërmimet shpëtuese si reagim ndaj sinjaleve të zërit të pranuar.
2. Zërat e toneve të larta përdorën në disa specie gjatë çiftëzimit nga mbretëreshat. Kur mbretëreshat e
reja mbledhen në tokë ose në bimë për çiftëzim, dhe kanë marrë mjaft spermë, ato prodhojnë tinguj të toneve të
larta për të ikur nga tufa e mashkujve që janë duke i ndjekur ato.
3. Por në speciet tjera, zëri përdoret për të zmadhuar efektshmërinë e fermoneve të prodhuara gjatë
grumbullimit të shokëve të folesë për të gjetur ushqim ose vende të folesë së re.
18
Nganjëherë në specie të caktuara, kërkuesit e ushqimit e bëjnë të mundshme që milingonat tjera të
rrethojnë gjahin me sinjalet që ato i prodhojnë kur të gjejnë një gjah. Grumbullimi i punëtorëve dhe arritja te
gjahu realizohet brenda 1-2 minutave në sajë të këtij zëri të tonit të lartë. Këto veti janë një përparsi e madhe për
speciet e milingonave.
Për një sy që shikon…
Me metodat e tyre të ndryshme të komunikimit, milingonat mund të krahasohen me njeriun që mund të
flasë disa gjuhë të huaja. Ato janë të afta të komunikojnë me 3-4 gjuhë të ndryshme midis tyre dhe ato janë të
afta të vazhdojnë jetrat e tyre në mënyren me pak problematike. Ato janë të afta që të mbajnë gjallë kolonitë e
tyre me popullatë prej qindra mijrash e ndonjëherë milionesh, dhe të shpëtojnë të gjitha jetrat e tyre pa
shkaktuar konfuzion.
Sidoqoftë ky sistem komunikimi që e përshkruam deri tani është vetëm një prej vetive të mrekullueshme
të botës shtazore. Kur t’i analizojmë njerëzit edhe të gjitha gjallesat (nga njëqelizorët deri të shumëqelizorët) ne
mund të zbulojmë karkaterisitka që janë të ndryshme nga njëra tjetra, çdonjëra është mrekulli e veçantë dhe
individuale me vendin e saj në një rend ekologjik.
Për një sy që mund të vërej të gjitha këto mrekulli që janë krijuar rreth tij, dhe një zemër që mund të
ndjejë, do mjaftojë që të shikojë sistemin e jashtëzakonshëm të komunikimit të milingones me dimensione
milimetrike për të çmuar fuqinë e pafund, njohurinë dhe urtësinë e All-llahut i Cili është Pronar dhe Sunduesi i
22
vetëm i të gjitha gjallesave. Në Kur’an All-llahu u referohet atyre njerëzve që nuk e kanë këtë aftësi dhe të cilët
nuk e çmojnë fuqinë e Tij:
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do
të dëgjojnë? Pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë.(Haxhxh:46)
23
SPECIET E MILINGONAVE
Edhe pse të gjitha milingonat mund të duken të ngjashme, ato janë të ndara në shumë specie të ndryshme
bazuar në mënyrën e jetës së tyre dhe vetive fizike. Këto gjallesa në të vërtetë kanë përafërsisht 8800 lloje.
Secili lloj i ka edhe vetitë e veçanta të mahnitshme. Tani, le të diskutojmë disa prej këtyre specieve, mënyrën e
jetës së tyre dhe karakteristikat.
Milingonat gjethe prerëse
Karakterisitika specifike e milingonave gjethe prerëse të quajtura edhe si “atta”, është shprehia e tyre e
transportimit të pjesëve të gjetheve, që ato i këpusin, në kokat e tyre. Milingonat fshihen nën gjethe që janë
mjaftë të mëdha në krahasim me madhësinë e tyre. Ato i sigurojnë gjethet në mjekërrat e tyre të mbyllura.
Prandaj, udhëtimi kthyes i milingonave punëtore pas punës ditor paraqet një pikturë shumë interesante. Kushdo
që e sheh këtë ndodhi do të ndjente sikur shtrati i pyllit është i gjallë dhe ecë. Në pyje që bie shi veprimet e tyre
mënjanojnë rreth 15 përqind të prodhimit të gjetheve.
19
Natyrisht, arsyeja për bartjen e pjesëve të gjetheve nuk
është mbrojtja nga dielli. Milingonat këto pjesë të gjetheve nuk i përdorin as si ushqim. Atëherë, në çfarë
mënyre ato i përdorin aq shumë gjethe?
Në mënyrë të befasishme, është zbuluar se attat i përdorin këto gjethe për kultivimin e këpurdhave.
Milingonat nuk mund t’i hanë vetë gjethet, për shkak se ato në trupat e tyre nuk kanë enzime që të mund të
tretin celulozën brenda gjethës. Milingonat punëtore e bëjnë një grumbull të këtyre pjesëve të gjetheve pasi që i
përtypin ato dhe i vendosin ato në nënshtresën e kopshtit. Në këto dhoma, ato kultivojnë këpurdha në gjethe.
Kështu, ato marrin proteinat e nevojshme nga sythat e këpurdhave.
20
Mirëpo, kur të largohen attat, normalisht kopshti do të filloj të shkatërrohet dhe së shpejti do të mbushet
nga këpurdhat e egra. Atëherë, si munden attat, që i pastrojnë kopshtet e tyre vetëm përpara “mbjelljes”, të
mbrohen kundër këpurdhave të egra? Triku i mirëmbajtjes së pastërt të kultivimit të këpurdhave pa këputjen e
vazhdueshëm të këpurthave të egra, duket se varet nga pështyma e milingonave që punojnë në përzierjen e
plehrave të përtypura nga ato. Është menduar se pështyma përmbanë një antibiotik që pengon rritjen e
këpurdhave të padëshirueshme. Sigurisht përmbanë një nxitës të rritjes për këpurdhat e duhura.
21
Ajo për të
cilën njëri duhet të mendojë është si në vijim: si janë mesuar këto milingona që të kultivojnë këpurdha? A është
e mundur që një ditë një nga milingonat e ka marrë një gjethe në gojen e saj dhe e ka përtypur rastësisht, dhe
prapë rastësisht, e ka vendosë këtë lëng që është bërë si qull në një shtresën e thatë të gjetheve që, rastësisht
është një vend plotësisht i duhur, edhe milingonat tjera kanë sjellë pjesë të këpurdhave dhe i kanë mbjellur aty
dhe, përfundimisht, milingonat që kanë parashikuar se një llojë i ushqimit që ato do të mund ta hanin do të rritej
aty, filluan të pastrojnë kopshtin, duke hedhur materialet e panevojshme, dhe duke korrur? Dhe atëherë ato e
njoftuan tërë koloninë një nga një për këtë proces? Gjithashtu, pse ato do të bartnin të gjitha ato gjethe në foletë
e tyre edhe pse ato nuk kan mund t’i hanë ato?
24
Për më tepër, si do të mund të krijonin këto milingona pështymën që ato e përdorin derisa i përtypin
gjethet për prodhimin e këpurdhave? Madje është menduar se ato mund të formojnë këtë pështymë, në njërën
apo mënyrën tjetër, me çfarë informate ato do të mund të prodhonin një antiobiotik në pështymën e tyre që e
pengon formimin e këpurdhave të egra? A nuk duhet me pasë njohuri të mjaftueshme të kimisë për të arritur një
proces të tillë? Edhe nëse ato kanë pasë njohuri të tillë – që është e pamundur – si kanë mund ato të zbatojnë
këtë dhe të përgatisin pështymën e tyre që të ketë këtë karakteristikë të substancës së antibiotikut?
Kur njëri mendon se si milingonat mund të realizojnë një ngjarje aq të mrekullueshme, qindra pyetje të
ngjashme dalin për të cilat nuk ka përgjigje.
Në anën tjetër, nëse mund të jipej një përgjigje e vetme shpjeguese, të gjitha këto pyetje do të kishin
përgjigje. Milingonat janë dizajnuar dhe programuar që të bëjnë punën që ata janë duke e kryer. Ngjarja e
vështuar është e mjaftueshme për të dëshmuar se milingonat kanë lindur ose më mirë janë bërë që të lindin me
njohuri për bujqësi. Mostrat e tilla të ndërlikuara të sjelljes nuk janë fenomene që mund të zhvillohen në faza
dhe me kohë. Ato janë punë të një njohurie gjithëpërfshirëse dhe një intelekti suprem. Kështu që pretendimet e
evolucionistëve se sjellja e dobishme është zgjedhur me kohë dhe organet e nevojshme janë zhvilluar përmes
mutacioneve duket plotësisht jologjike. Natyrisht, nuk është askush tjetër përveç All-llahut që i dha këtë njohuri
milingonave që nga dita e parë, dhe i Cili i krijoj ato me të gjitha këto veti mahnitëse. All-llahu është “Krjiuesi”
(Sani). Vetitë e milingonave atta që i përmendëm më sipër e reklamojnë pikturën që ne do ta hasim shpesh kudo
në këtë libër. Ne po flasim për një gjallesë pa aftësi për të menduar, por që megjithatë e kryejnë një detyrë të
madhe duke shfaqur intelekt të jashtëzakonshëm. Kjo është e vështirë për një njeri që ta kuptoj.
Atëherë, çfarë nënkupton e tërë kjo?
Është vetëm një përgjigje dhe është e thjeshtë: nëse kjo shtazë nuk ka aftësi që të mendoj për t’i
mundësuar që të bëjë atë që po bën, atëherë shfaqja e saj e intelektit, në fakt, na e paraqet neve Urtësinë e dikujt
tjetër. Krijuesi i Cili ka bërë që milingonat të ekzistojnë e lë këtë shtazë të bëjë gjëra përtej aftësive të saj për të
treguar ekzistencën e Tij dhe lartësinë në krijimin e Tij. Milingona vepron sipas frymëzimit të All-llahut dhe
intelekti që shfaqë në fakt është, Urtësia e All-llahut.
Në të vërtetë, situatë e ngjashme ekziston në tërë botën shtazore. Ne hasim krijesa që shfaqin një intelekt
shumë superior, edhepse nuk kanë as mendje të pavarur e as aftësi për të gjykuar. Milingona është një prej më të
shquarëve prej këtyre, dhe sikur shtazët tjera, në fakt, vepron në pajtim me programin që i është dhënë nga
Dëshira që e mësonë atë. Reflekton Urtësinë dhe fuqinë e Poseduesit të asaj Dëshire, dmth, All-llahut.
Tani, të vazhdojmë rishikimin e aftësive superiore të milingonave me këtë njohuri themelore.
Metodat interesante mbrojtëse të attas
Punëtorët mesatar të kolonisë së milingonave gjethe prerëse e kalojnë tërë ditën e tyre duke bartur gjethe.
Gjatë këtij procesi bëhet e vështirë që ato të mbrojnë vetën, meqë ato e sigurojnë gjethen me mjekërrat që i
përdorin për të mbrojtur vetën. Atëherë, nëse ato nuk janë në gjëndje që të mbrojnë vetën, kush i mbron?
Është vështruar se milingonat punëtore gjethe prerëse ecin tërë kohen me punëtorë të madhësisë së vogël.
Së pari, është menduar se kjo ishte rastësisht. Pastaj, shkaku për këtë është hulumtuar dhe zbulimi, që ishte
rezultat i një analize të gjatë, ishte një shembull mahnitës i bashkëpunimit.
25
Milingonat me madhësi mesatare, që u është dhënë detyra për të bartur gjethe përdorin një sistem
mbrojtës interesant kundër një lloji armiqësor të mizës. Ky lloj i mizës armiqësore ka zgjedhur një vend të
veçantë për të vendosur vezët e saj – pjesën e kokës së çdo milingone. Larva që del nga veza do të ushqehet në
kokën e milingonës, eventualisht duke ja këputur koken milingonës. Pa ndihmësat e tyre të vegjël, milingonat
punëtore janë të pambrojtur kundër këtij lloji të mizës që gjithmonë është e gatshme për sulm. Në rrethana
normale, milingona që, me gërshëret e tyre sikur mandibula të mprehta, janë të afta që të largojë mizat që
tentojnë të aterojnë në ato, nuk mund të bëjë këtë derisa është duke mbartur gjethe. Prandaj, ato e vendosin një
milingonë tjetër që t’i mbrojtur ato, në gjethen që janë duke e mbartur dhe gjatë sulmit, këto milingona të vogla
luftojnë kundër armikut.
23
Autostradat e attas
Rrugën që attat e përdorin, derisa i mbartin gjethet kur ato kthehen në shtëpi, duket sikur një autostradë e
vogël. Milingonat që zvarriten ngadalë në të i mbledhin të gjitha degëzat, guralecët, barin dhe bimet e egra dhe i
vëjnë ato në njërën anë. Kështu, ato e bëjnë një shteg të pastërt për vete. Pas një kohe të gjatë të punës intenzive,
kjo autostradë bëhet e drejtë dhe e lëmuar sikur të ishte ndërtuar me paisje të veçanta.
Kolonia e attave përbëhet prej punëtorëve me madhësi të një kokërre të vetme të rëres, ushëtarëve që janë
shumë herë më të mëdhenj dhe “vrapuesëve të maratonës” mesatarëve. Vrapuesit e maratonës vrapojnë përreth
për të sjellur pjesë të gjetheve në fole. Këto milingona janë aq të zellshëm sa që, sipas masës së dimenzioneve
njerëzore, çdo punëtorë e vrapon ekuivalentin e një milje për katër minuta gjatë afërsisht 30 miljeve (48 km),
me 500 pound (227 kg) gjah mbi supet e saj.
24
Në folenë e attas, mund të gjinden galeritë sa grushti që mund të shkojnë 6 metra thellë. Punëtorët e vogël
mund të lëvizin afërsisht 40 tonelata dhe derisa gërmojnë dhoma të shumëta të folesë së tyre gjigante.
25
Ndërtimi i këtyre foleve nga milingonat për disa vite është e ngjashme me vështirësit dhe standardin e lart të
profesionalizmit në ndërtimin që njëriu e ka bërë në murin e madh të Kinës.
Kjo është dëshmi se attat nuk mund të konsiderohen si krijesa thjeshtë të rëndomta. Këto milingona, që
janë jashtëzakonisht të zellshme, janë në gjëndje që të kryejnë detyra të komplikuara që për njeriun do të ishin të
vështira. Në të vërtetë, Poseduesi i vetëm i fuqisë i Cili ka mund t’u jep atyre këto aftësi është All-llahu. Do të
ishte jologjike të thuhet se ato i kanë marrë të gjitha këto aftësi vetë dhe me anë të marrëveshjes së tyre.
Teknika e prerjes së gjetheve të attas
Kur milingona e prenë gjethen me mandibulat e saj, i tërë trupi i saj vibron. Shkencëtarët kanë parë se kjo
dridhje e fikson gjethen, kështu që e lehtëson prerjen. Në të njëjtën kohë, zëri shërben për të tërheq punëtorët
tjerë – të gjitha femra - anash për të përfunduar gjethen.
26
Milingona fërkon dy organe të vogla në belin e saj
për të prodhuar këtë vibrim që mund të ndëgjohet nga njerëzit si një zë i vogël. Ky vibrim dërgohet nëpët trup
derisa të arrijë drapërit (madibulat) e milingonës. Duke lëkundur shpejt pjesën e prapme të saj, kjo milingonë e
26
prenë një gjysmëhëne të gjethes me vibrimet e mandibuleve në mënyrë shumë të njëjtë si thika elektrike për
gdhendje.
Kjo teknikë e lehtëson prerjen e gjethës. Sidoqoftë, dihet se vibrimet e tilla shërbejnë edhe për një qëllim
tjetër. Duke parë që milingonën gjethe prerëse i tërheq të tjerët në vendin e njëjtë për shkak se shumë bimë tjera
në rajonet ku attat jetojnë janë të helmueshme. Testimi i çdo gjetheje nga një milingonë duke qenë një procedurë
aq e rrëzikshme, ato gjithmonë shkojnë në vendin ku të tjerët i kanë përfunduar me sukses detyrat e tyre.
Milingonat endëse
Milingonat endëse jetojnë në drunjë duke ndërtuar fole për vete nga gjethet. Duke i kombinuar gjethet,
ato janë në gjëndje të formojnë fole mbi disa drunjë, pra duke mbajtur një popullatë shumë më të madhe.
Fazat e ndërtimit janë interesante. Së pari, punëtorët në mënyrë individuale kërkojnë vende në territorin e
kolonisë që janë të përshtatshme për zgjerim. Kur ato të gjejnë një degë të përshtatshme, ato shpërndahen mbi
gjethet e degës dhe fillojnë të tërheqin gjethet nga anash. Kur një milingonë të arrijë të lakojë një pjesë të një
gjetheje, punëtorët afër gjithashtu lëvizin drejt saj dhe fillojnë të tërheqin gjethen bashkarisht. Nëse gjethja është
më e gjërë se madhësia e milingonës, ose nëse është e nevojshme të tërhiqen dy gjethe bashkarisht, punëtorët
bëjnë ura varëse ndërmjet pikave që do të bashkohen. Më vonë, disa nga milingonat në zingjirë hypin në shpinat
e milingonave pranë tyre, kështu që e shkurtojnë zingjirin, dhe bashkimi i skajeve të gjethes është arritur. Kur
gjethja të merrë formën e tendës, disa nga milingonat vazhdojnë të mbajnë gjethen me këmbët dhe mandibulat e
tyre e të tjerët kthehen në folenë e vjetër dhe i sjellin në këtë rajon larvat e rritura në mënyrë të veçantë.
Punëtorët i fërkojnë larvat para dhe prapa mbi bashkimet e gjethes, duke i përdorur ato si burim të mëndafshit.
Me mëndafshin e tjerrur nga një e hapur mu nën gojën e larvës, gjethet fiksohen në vendet e nevojshme. Dmth,
larvat përdoren si makina për qepje.
27
Gjëndrrat e mëndafshit të këtyre larëvave tjerrëse janë shumë më të mëdha, por ato mund të barten më
lehtë për shkak se janë më të vogla në madhësi. Larvat e japin tërë mëndafshin e tyre për nevojat e kolonisë në
vendë që të përdorin për vete. Në vend të prodhimit të mëndafshit ngadalë nga gjëndrrat e tyre të mëndafshit,
ato nxjerrin një fije të gjërë të mëndafshit, dhe ato madje as që tëntojnë të ndërtojnë fshikëzat e tyre. Në pjesët e
mbetura të jetës së tyre, milingonat punëtore do të bëjnë çdogjë që larvat duhet të bëjnë. Siç është evidente, këto
larva jetojnë vetëm si “prodhuesë të mëndafshit”.
28
Si milingonat kanë mund të zhvillojnë bashkëpunim të tillë kurrë nuk është shpjeguar nga shkencëtarët.
Një pikë tjetër e pashpjeguar është se si është shfaqur kjo sjellje për herë të parë gjatë kësaj periudhe të
pretenduar nga eveolucioni. Si janë zhvilluar aftësitë aq të sofistikuara dhe përfituese duke evolvuar nga
gjallesat e para, si krahtë e insekteve, sytë e vertebrorve dhe mrekullitë tjera biologjike, janë fenomene që nuk
mund të shpjegohen me parimet bazore të evolucionit. Është situatë pa rrugëdalje për mbrojtësit e evolucionit.
Natyrisht nuk do të jetë logjike të thuhet se një ditë larvat u bashkuan dhe thanë se “disa nga ne duhet të
prodhojnë mëndafsh për të plotësuar nevojat e tërë kolonisë, pra le të përshtasim në përputhje me këtë peshat
tona dhe gjëndrrat e mëndafshit”. Kjo nuk do të ishte teori e mençur. Prandaj, ne duhet të pranojmë se larvat
janë krijuar duke ditur çfarë të bëjnë. Me fjalë të tjera, All-llahu, i Cili i krijoj këto larva, i ka formuar ato në atë
mënyrë që është e përshtatshme për detyrat e tyre.
27
Milingonat korrëse (vjelëse)
Disa nga milingonat, siç u përmend më sipër, janë “bujqë” ekspert. Midis këtyre, është e mundshme të
radhiten milingonat korrëse, përveç attas-ve që folëm më parë.
Mekanizmat ushqyes të milingonave korrëse janë mjaft të sofistikuara dhe të ndërlikuara në krahasim me
mekanizmat ushqyes të llojeve tjera të milingonave. Këto i mbledhin farat dhe i mbajnë ato në dhoma të
përgaditura veçanërishtë. Këto fara, të bëra nga niseshtet, përdoren për prodhimin e sheqerit që do të ushqejë
larvat dhe punëtorët tjerë. Derisa shumë milingona i përdorin farat dhe kokërrat si ushqim, vetëm milingonat
korrëse e kanë një sistem të bazuar në grumbullimin e farave dhe përpunimin e tyre.
Këto milingona i mbledhin farat në sezonën e rritjes dhe i ruajnë ato për përdorim në sezonën e thatë. Në
dhoma të veçanta në fole, ato i ndajnë farat nga objektet tjera që gabimisht janë sjellur prapa. Disa grupe të
milingonave qëndrojnë në fole me orë, duke përtypur përmbajtjet e farave dhe kështu prodhojnë të
ashtuquajturën bukë të milingonave. Njëherë është menduar se milingonat përdorin një proces të mësuar për të
konvertuar niseshten e farës në sheqer që ato e hanë. Tani dihet se pështyma e bollëshme që ato e tajisin derisa
përtypen e kryen këtë transformim.
29
Natyrisht, milingonat për të cilat ne flasim nuk kanë pasur ndonjë edukim në kimi. E ato as që mund të
parashikojnë se pështyma e tyre do të transformojë këto fara që ato i mbledhin rastësisht në sheqer që ato mund
të hanë. Sidoqoftë, jetërat e këtyre milingonave varen në një seri të transformimeve kimike për të cilin ato nuk
dinë dhe nuk mund të dinë. Kur edhe njëriu nuk dinë për një proces të tillë të transformimit që zhvillohet në
trupat e milingonave – dhe ata sapo i kanë mësuar detajet në vitet e fundit – si kanë arritur milingonat që të
ushqehen me anë të kësaj metode për mileniume?
Milingonat e mjaltit
Shumë lloje të milingonave ushqehen me plehrat e tretshme të afideve të quajtura “mjaltë”. Kjo substancë
në të vërtetë nuk ka lidhje me mjaltën e vërtetë. Mirëpo, plehrave të tretshme të afideve, që ushqen nga lëngun i
bimëve, u është dhënë ky emër për shkak se përmbanë një përqindje të lartë të sheqerit. Kështu, punëtorët e
kësaj specie, që quhen milingonat e mjaltit, e mbledhin mjaltin nga afidet, kokidat (insekte) dhe nga lulet.
Metoda e milingonave për mbledhjen e mjaltit nga afidet është shumë interesante. Milingona i afrohet afides
dhe fillon të shtyjë barkun e saj. Afideja i jep një pikë të plehut të tretshëm milingonës. Milingona fillon të
shtyjë shumë e më shumë barkun e afides për të marrë më shumë mjaltë dhe e thithë lëngun që del. Atëherë si e
shfrytëzojnë ato këtë ushqim me sheqer dhe çfarë dobie ka ky ushqim për ato më vonë?
Midis milingonave të mjaltit është një ndarje e madhe e punës në këtë fazë. Disa milingona përdoren si
“shtambë” për të mbajtur nektarin e mbledhur nga punëtorët tjerë!...
Në secilën fole, është një mbretëreshë, punëtorët edhe bartësit e mjaltës. Kolonitë e tyre zakonisht janë të
lokalizuara pranë lisave të shkurtër nga të cilët punëtorët mund të nxjerrin nektarin. Pasi që punëtorët e bartin
nektarin, posa që të kenë gëlltitur,deri në foletë e tyre, ato e nxjerrin nga gojërat e tyre dhe e vënë në gojërat e
punëtorëve të rinjë të cilët do të mbajnë mjaltin. Këta punëtorë, me nofkën enët e mjaltës, i përdorin trupat e
28
tyre për të ruajtur lëngun e ëmbël, ushqimin që kolonia shpesh duhet të kaloj nëpër kohë të vështira për ta marrë
atë në shkretirë. Ato ushqehen derisa të fryhen në madhësinë e boronicës. Pastaj varen sikur globe të qelibarit në
tavanet e dhomave të tyre derisa të thirren për të zbrazur nektarin për motrat e uritura.
30
Derisa janë të lidhura
për këtë tavan, ato duken si një veshul i vogël dhe i tejdukshëm rrushi. Nëse ndonjëri prejt tyre bie poshtë,
punëtorët e kthejnë atë menjëherë në vendin e mëparshëm. Mjalti në enët e mjaltit peshon gati 8 herë sa pesha e
një milingone.
Në dimër, ose në sezonat e thata, punëtorët e thjeshtë i vizitojnë enët e mjaltit për të plotësuar nevojat e
tyre ditore të ushqimit. Milingona punëtore e vë gojen e saj në atë të “enës” dhe ena kullon një pikë të vogël të
mjaltit nga depoja e saj duke i tkurrur muskujt e saj. Punëtorët e konsumojnë këtë mjaltë të vlerës së lartë
ushqyese si ushqim në sezonat e vështira.
Është një situatë interesante dhe tmerruese që një gjallesë të arrijë peshë sa 8 herë pesha e saj, që ka
vendosur të shërbej si enë mjalti, dhe të jetë në gjëndje që të jetojë duke u varur nga këmbet e saja pa ndonjë
rrezikë për të. Pse ato e kanë ndier nevojen që të pranojnë një pozitë aq të vështirë dhe të rrezikshme? A kanë
menduar ato vetë për këtë teknikë unike deponuese dhe i kanë kontrolluar zhvillimin e trupave të tyre në
përputhje me këtë? Vetëm mendo, ndërkohë që një njëri nuk mund të kontrollojë zhvillimin më të vogël të trupit
të tij, si mund një milingonë, që nuk ka madje as tru në kuptim real, të bëjë këtë vetë?
Milingonat e mjaltit shfaqin sjellje që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegoj. Është plotësisht e
palogjikshme të pohohet se ato rastësishtë e kanë zhvilluar metodën e deponimit të mjaltës dhe organet e
nevojshme. Në fakt, në burimet shkencore, ne hasim shumë deklarata praktike për këtë dhe tema të ngjashme.
P.sh, merre shpjegimin e profesorit Etienne Rabaud, drejtor i institutit të biologjisë të Universitetit të Parisit:
Këta shembuj (p.sh milingonat e mjaltës) paraqesin qartësishtë se organet e ndryshme për të kryer
funksione të caktuara nga gjallesat nuk janë zhvilluar, edhe pse ekzistenca e tyre e mëparshme ndonjëherë i ka
drejtuar ato që t’i kryejnë e nganjëherë mos t’i kryejnë veprimet dhe detyrat e caktuara. Kjo tregon se organet
nuk janë zhvilluar me anë të adoptimit të gjallesave me kushtet e jetës, por kushtet e jetës janë dukur që nga
ekzistenca e hershme e organeve të tilla dhe nga funksionet e tyre siç kemi parë. Pyetja vijuese mund të shtrohet
siç ka bërë Darvini: A merr pjesë në këtë evolucion rasti i pastrimit, ose përjashtimi të njërit që humb fuqinë për
jetë, ose adoptimin e organeve për kushtet e reja? Ne mbrojmë pikpamjen se ndodhitë kanë dëshmuar se një
evoluvcion i tillë, ose ndryshim i tillë, nuk ka ndodhur. Në fakt, ka ndodhur një fenomen krejtësisht tjetër.
31
Këto shpjegime të dhëna nga profesori Rabaud qartësisht na e paraqesin neve një përfundim në të cilën
mund të arrijë secili që mendon me vetëdije të tij për një kohë shumë të shkurtër. Krijues i vetëm i Cili është
burimi real i njohurisë dhe intelektit i ka krijuar të gjitha gjallesat me organet e tyre të pa gabime dhe me sjellje
të përkryer. Kjo e vërtetë është shprehur në Kur’an siç vijon:
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron
çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. (Hashr: 24)
Milingonat e drurit
29
Milingonat e drurit janë të famshme me kodrat që ato i ndërtojnë nga halat e pishave dhe degëve të holla
përmbi foleve të tyre nëntoksore. Foleja zakonisht gjindet pranë një trungu të drurit. Pjesa e folesë përmbi tokë,
e bërë nga filizat, bishtat e gjetheve, dhe halave të pishave, është çatia e folesë. Kjo çati mund të arrijë deri në 2
metra lartësi, e ndalon dëpërtimin e shiut brenda dhe e rregullon temperaturën e folesë në kohë shumë të nxehtë
ose shumë të ftohtë.
32
Edhe milingonat e drurit, si të tjerat, janë shumë të zellshme. Ato vazhdimisht e zbukurojnë folenë e tyre.
Ato e transferojnë shtresën origjinale të sipërfaqës në shtresa më të ulëta në faza dhe sjellin material nga shtresat
e ulëta për t’a zëvendësuar me atë të shtresës së epërme. Është bërë një vrojtim interesant i ndryshimeve që
milingonat e bëjnë në fole. Maja e kodrës së folesë është spërkatur me ngjyrë blu, dhe pas katër ditë është
vrejtur se maja e kodrës është përsëri ngjyrë kafje. Copëzat e ngjyrës blu janë gjetur 8-10 cm nën sipërfaqe.
Brenda një muaj këto copëza zbritën në thellësi prej 40 cm. Më pas, këto copëza të ngjyrës blu kanë arritur edhe
njëherë në sipërfaqe.
Mirë, a e kryejnë këto milingona këtë proces të vazhdueshëm të transportimit vetëm sa për të bërë atë? Jo.
Hulumtuesit shpjeguan pse milingonat e drurit angazhohen në këtë veprim të përhershëm në vijim: lëvizja e
përhershme e thanë substancën e lagështë brenda në sipërfaqe dhe ndalon formimin e këpurthave. Përndryshe,
milingonat do ta kishin një fole të okupuar nga këpurthat e dëmshme.
Në situatë të tillë janë dy mundësi. Njëra është se milingonat shumë kohë më parë, me anë të hulumtimit
të tyre, e zbuluan faktin se këpurthat zhvillohen në ambiente të lagështa, (diçka që njeriu e ka zbuluar si rezultat
të hulumtimeve shkencore afatëgjate) dhe zhvilloj metodën më të arsyeshme për të eleminuar këtë problem!
Mundësia tjetër është se mendimi dhe implementimi i këtij procesi të përkryer mund të jetë vetëm përmes
inspirimit nga një intelekt suprem. Pamundësia e rastit të parë është e qartë. Natyrisht Ai i Cili i ka frymëzuar
milingonat që të mbrojnë vetën nga këpurthat dhe u ka treguar se si të bëjnë këtë është All-llahu i Plotëfuqishmi.
Metodat e ndryshme të riprodhimit të milingonave të drurit
Meshkujt dhe mbretëreshat e milingonave të drurit janë me krahë. Mirëpo, ato nuk fluturojnë me një
fluturim martesor siç bëjnë speciet tjera të vogla të milingonave. Çiftëzimi realizohet në sipërfaqen e folesë ose
diku afër. Pas çiftëzimit, mbretëresha mbledhë krahët e saj dhe e bënë njëren nga tri gjërat vijuese:
(1) Ajo kthehet në fole ku ajo më parë ka jetuar si larvë dhe i lë vezët e saj aty.
(2) Ndonjëherë ajo e lë folenë me punëtorë që e mbartin atë dhe kërkon një vend të ri për të ndërtuar
folen.
(3) Nëse ajo largohet vetëm, ajo hynë në folenë e specieve të afërta më të vogla, sikur milingona e zezë
Formica Fusca, dhe e zëvendëson mbretëreshën. Mbretëresha i lë vezët e veta në kujdesin e punëtorëve Fusca.
Për një kohë në fole janë edhe punëtorët musafirë edhe ata mikëpritës. Mirëpo, meqenëse mikëpritësit nuk kanë
mbretëreshë, pas një kohe punëtorët vdesin dhe mbretëreshat e drurit përfitojnë një fole të themeluar pa bërë
asgjë.
33
Në taktikat e diskutuara të mbretëreshës së milingonave të drurit në pjesën 3, është parë një vetëdije e
qartë. Mirëpo, është e qartë se një vetëdije e tillë nuk i takon vetë milingonës. Milingona mbretëreshë kurrë nuk
ka parë një vend tjetër përpos disa metrave katëror brenda folesë së saj. Ajo shkon brenda një kolonie që ajo
30
kurrë nuk e ka parë ose nuk ka ditur për të përpara, dhe e dinë se kënd duhet të eleminoj në atë koloni. Ajo e
arrinë këtë duke i tejkaluar të gjitha pengesat. Të gjithë këta faktorë padyshim dëshmojnë se milingona
mbretëreshë vepron sipas frymëzimit. Fenomenet e sipërpërmendur janë provë e qartë e fuqisë dhe sovranitetit
të All-llahut mbi të gjitha krijesat e gjalla.
Milingonat legjionare
Një nga shtazët më të frikshme të pyllit është milingona legjionare. Arsyeja për emrin “ushtri” që i është dhënë kësaj
bashkësie të milingonave është veprimi i tyre sipas një dicipline të vërtetë ushtarake.
Milingonat legjionare janë mishëngrënëse dhe ato brejnë çdogjë që shihet. Secila milingonë është prej 6 deri 12
milimetra e gjatë, por numri dhe diciplina e tyre e jashtëzakonshme e zëvendësojnë disaventazhin e tyre të madhësisë së vogël.
Drita direkte e diellit për një kohë të shkurtë mund të vrasë milingonat legjionare. Prandaj ato udhëtojnë natën ose në
hije. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj dritës, ato gërmojnë tunele të gjatë gjatë avancimit. Shumica e milingonave
kalojnë nëpër këto tunele pa dalur jashtë. Kjo nuk e zvoglon shpejtësinë e tyre, sepse ato me mandibulat e tyre të forta mund të
gërmojnë tunele shumë shpejt. Kështë që, vrapimi është i shpejtë dhe sekret. Legjionarët levizin sikur ushtritë shumë të
mëdha, duke i kaluar të gjitha pengesat përveç zjarrit dhe ujit, edhe pse ato janë plotësisht të verbër.
34
Milingonat legjionare e shqyejnë gjahun e tyre kur ta gjejnë atë dhe i bartin pjesë e vogla të tij në foletë e tyre të
përkohshme. Goxha shumë ushqim nevojitet për një koloni të milingonave legjionare. Nevoja e përafërt ditore e një kolonie
mesatare, që përbëhet nga 80,000 milingona të rritura dhe 30,000 larva, është rreth gjysmë galloni (2.27 litra) të ushqimit të
bërë nga shtazët.
35
Meqenëse milingonat legjionare nuk kanë fole të fiksuara, ato gjithmonë janë në lëvizje. Lëvizjet dhe migrimet e
kolonive varen nga cikëli i prodhimit. Mbretëresha prodhon përafërsisht 25-35,000 vezë gjatë dy ditëve për çdo muaj. Disa
ditë përpara pjelljes së vezëve, kolonia ndalet dhe mblidhet në një zonë të gjërë. Milingonat kapen fort me njëra tjetrën me anë
të këmbeve të tyre në formë të grepit dhe formojnë një fole të përkohshme. Hapsira boshe në mes shërben si dhomë e gatshme
për mbretëreshen dhe gjeneratën e re. Natyrisht, këtu këmbet dhe lidhjet e milingonave mu në maje janë të nënshtruara ndaj
ngarkesës së tepërt. Megjithatë, pasi ato kanë konstrukt për të duruar pesha disa qindra her më shumë se pesha e tyre, ato
mund të mbajnë tërë koloninë pa shumë probleme.
36
Për gjueti më efektive, milingonat e caktojnë kohen e lëvizjes së tyre për nevojat e ngrohjes së vezëve në zhvillim,
duke alternuar ndërmjet fazave shtegtuese dhe joshtegtuese. Gjatë periudhës së pushimit prej rreth 20 ditëve, mbretëresha e
palëvizshme, e trashë, prodhon 50,000 deri në 100,000 vezë derisa pasardhësit tjerë qendrojnë të palëvizshëm në fazën
krizalide. Në të shumtën e ditëve, punëtorët, kërkojnë ushqim vetëm për vete dhe për mbretëreshën, bëjnë sulme të shkurta
nga foleja në model strehimi. Në çdo sulm ata e ndryshojnë drejtimin e tyre në një mesatare prej 123 shkallësh, kështu që i
shmangen ri-gërmimit të tokës së njëjtë.
37
Milingonat pa gabim mund të llogarisin vetë 123°, diçka që njëriu nuk mund të llogaritë pa një instrument. Kjo do të
shfaqet si tregues i një njohurie komplete të matematikës. Por milingonat nuk e dinë matematikën, ato as që mund të
numërojnë. Pra kjo tregon se ajo që ato e bëjnë bëhet me anë të një frymëzimi të veçantë, e jo me vetëdije.
Kur të del larva e parë, punëtorët mbledhin ushqim dhe, në ndërkohë, komuniteti qendron i palëvizshëm. Pjesët e
ushqimit i jipen në mënyrë direkte larvës. Mbretëresha përseri e gatshme për pjelljen e vezëve zakonisht përputhet me
periudhën e hershme kalimtare të larvave në fazën krizalide. Në këtë fazë, komuniteti edhe një herë ndalet. Përputhja e pjelljes
31
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone
Mrekullia ne milingone

More Related Content

Similar to Mrekullia ne milingone

Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"lira kuca
 
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Adriatik Rexha
 
Vendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleVendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleAdelina Dani
 
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitIslami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitamarstafa
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Allahu njihet permes arsyes
Allahu njihet permes arsyesAllahu njihet permes arsyes
Allahu njihet permes arsyesFSstudio
 
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)HarunyahyaAlbanian
 
Allahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes ArsyesAllahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes Arsyesguest41e4e
 
Allahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes ArsyesAllahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes Arsyesguest41e4e
 

Similar to Mrekullia ne milingone (9)

Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
Organizmat njëqelizorë Aleksia Guranjaku Klasa IX shkolla "Albanet"
 
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
 
Vendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleVendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalle
 
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitIslami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Allahu njihet permes arsyes
Allahu njihet permes arsyesAllahu njihet permes arsyes
Allahu njihet permes arsyes
 
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)
Allahu njihet përmes arsyes. albanian (shqip)
 
Allahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes ArsyesAllahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes Arsyes
 
Allahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes ArsyesAllahu Njihet Permes Arsyes
Allahu Njihet Permes Arsyes
 

More from Durim Bajrami

Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02
Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02
Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02Durim Bajrami
 
Perpilim 140518042914-phpapp02
Perpilim 140518042914-phpapp02Perpilim 140518042914-phpapp02
Perpilim 140518042914-phpapp02Durim Bajrami
 
Fundamente 140518042858-phpapp02
Fundamente 140518042858-phpapp02Fundamente 140518042858-phpapp02
Fundamente 140518042858-phpapp02Durim Bajrami
 
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01Durim Bajrami
 
2 140518045117-phpapp01
2 140518045117-phpapp012 140518045117-phpapp01
2 140518045117-phpapp01Durim Bajrami
 
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01Durim Bajrami
 
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01Durim Bajrami
 
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02Durim Bajrami
 
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01Durim Bajrami
 
Konstrukcijski sistemi
Konstrukcijski sistemiKonstrukcijski sistemi
Konstrukcijski sistemiDurim Bajrami
 
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovicDurim Bajrami
 
Tomicic betonske konstrukcije
Tomicic   betonske konstrukcijeTomicic   betonske konstrukcije
Tomicic betonske konstrukcijeDurim Bajrami
 
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatak
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatakOme dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatak
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatakDurim Bajrami
 
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013Durim Bajrami
 
Betonske konstrukcije i 11.11.
Betonske konstrukcije i 11.11.Betonske konstrukcije i 11.11.
Betonske konstrukcije i 11.11.Durim Bajrami
 

More from Durim Bajrami (20)

Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02
Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02
Teoriaekonstruksioneveii 140518043027-phpapp02
 
Perpilim 140518042914-phpapp02
Perpilim 140518042914-phpapp02Perpilim 140518042914-phpapp02
Perpilim 140518042914-phpapp02
 
Fundamente 140518042858-phpapp02
Fundamente 140518042858-phpapp02Fundamente 140518042858-phpapp02
Fundamente 140518042858-phpapp02
 
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01
Fizikandrtimore 140518042513-phpapp01
 
2 140518045117-phpapp01
2 140518045117-phpapp012 140518045117-phpapp01
2 140518045117-phpapp01
 
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01
Konstruksioneeliku 140527073228-phpapp01
 
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01
Konstruksionedruri 140318152308-phpapp01
 
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02
Konstruksionebetonii projektsemestral-131117133121-phpapp02
 
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01
Konstruksionebetoniii 150303033502-conversion-gate01
 
Abetarja
AbetarjaAbetarja
Abetarja
 
Konstrukcijski sistemi
Konstrukcijski sistemiKonstrukcijski sistemi
Konstrukcijski sistemi
 
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic
03020 20130125 betonske_konstrukcije_-_najdanovic
 
Tomicic betonske konstrukcije
Tomicic   betonske konstrukcijeTomicic   betonske konstrukcije
Tomicic betonske konstrukcije
 
Tablice 4
Tablice 4Tablice 4
Tablice 4
 
Predavanja beton
Predavanja betonPredavanja beton
Predavanja beton
 
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatak
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatakOme dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatak
Ome dj eno-_zidje_en_18-03-2013_i_zadatak
 
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013
Novi primjer 11.25.12_dana_4-3-2013
 
Katalog knjiga
Katalog knjigaKatalog knjiga
Katalog knjiga
 
Betonske konstrukcije i 11.11.
Betonske konstrukcije i 11.11.Betonske konstrukcije i 11.11.
Betonske konstrukcije i 11.11.
 
16 ploce
16   ploce16   ploce
16 ploce
 

Mrekullia ne milingone

  • 2. PËRMBAJTJA Parathënie Hyrje Jeta Sociale Komunikimi në shoqëri Speciet e milingonave Simbiozë Taktikat e mbrojtjes dhe të luftës Ushqimi dhe gjuetia Konkluzioni Mashtrimi i Evolucionit 2
  • 3. PARATHËNIE Në këtë libër ne do të ju tregojmë për një krijesë që ju e njihni fare mirë, që ju e takoni çdo kund faktikisht pa i kushtuar shumë vëmendje, që është shumë eksperte, intelegjente dhe shumë shoqërore – ajo është “Milingona.” Qëllimi ynë është të shqyrtojmë jetën me plot mrekulli të këtyre krijesave të imëta që kurrë nuk kanë rëndësi në jetërat tona të përditshme. Teknologjia, puna kolektive, strategjia ushtarake, rrjet i përparuar i komunikimit, hirearkia e mprehtë dhe e arsyeshme, disiplina, planifikim i përkryer i qytetit… këto janë fushat në të cilat njerëzit nuk mund gjithmonë të jenë mjaft të suksesshme, por në të cilat milingonat gjithmonë janë. Kur i shikoni këto krijesa, të cilat janë plotësisht të armatosura që t’i mposhtin rivalët e fortë dhe që t’i rezistojnë kushteve të vështira të natyrës, ju mund të mendoni se ata të gjithë janë identik. Mirëpo faktikisht çdo specie (lloj) i gjinisë së milingonave – e ato janë me mijra – ka veçori të ndryshme. Ne besojmë se këto krijesa që kanë popullsinë më të madhe në botë, mund të hapin horizonte të reja për ne brenda strukturës së karakteristikave të përmendura më sipër. Ky libër do të nxjerr në shesh për ne botën e veçantë dhe të mrekullueshme të milingonave. Ne do t’i shohim punët që këto bashkësi të milingonave i kryejnë me trupat e tyre të imët dhe do të shohim se plotsisht nuk ka ndryshime ndërmjet fosileve të tyre, më i vjetëri i të cilve është afërsisht 80 milion vjetë i vjetër, dhe të ngjashmit e tyre që jetojnë sot, që janë përafërsisht 8800 specie. Përderisa ne shqyrtojmë botën e veçantë të milingonave, ky sistem i përsosur do të fitoj admirimin tonë dhe do të shtoj nevojën për të menduar dhe gjurmuar. Në të njëjten kohë, ne do t’i shohim gabimet në teorinë e evolucionit dhe do të shohim krijimet e patëmeta të All-llahut, që është një punë shumë e rëndësishme. Në Kur’an, lloji i njeriut i cili mendon për natyrën dhe kështu pranon plotfuqishmërinë e All-llahut është lavdruar si një model për ata që besojnë. Ajeti i mëposhtëm plotsisht e shpjegonë këtë çështje: Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit. (Ali Imran:190-191) Ne shpresojmë që ky libër t’i bëj lexuesit e tij që të mendojnë më thellë dhe të ndjejë admirimin për fuqinë e mrekullueshme dhe artin e paarritshëm në krijimet e All-llahut, i Cili i ka krijuar të gjitha sendet. 3
  • 4. HYRJE Milingonat janë gjallesa që kanë popullsinë më të dendur në botë. Për çdo shtatë qind milion milingona që vijnë në këtë botë janë vetëm 40 njerëz të posalindur. Ka shumë informata tjera mahnitëse për të mësuar rreth këtyre krijesave. Milingonat, një nga grupet më “sociale” midis gjinis së insekteve, jetojnë në shoqëri të quajtura “koloni”, të cilat janë të “organizuara” jashtëzakonisht mirë. Organizimi i tyre është i një rregulli aq të avancuar saqë në lidhje me këtë mund të thuhet se milingonat kanë një civilizim të ngjashëm me atë të njerëzve. Milingonat kujdesën për foshnjet e tyre, mbrojnë kolonitë e tyre, luftojnë, prodhojnë dhe rezervojnë ushqimin e tyre. Ka koloni që punojnë edhe si “rrobaqeps”, që mirren me “bujqësi” apo “rritjen e shtazëve”. Këto insekte, me rrjetin e tyre shumë të fortë të komunikimit, janë aq superior saqë nuk krahasohen me asnjë organizëm tjetër, në lidhje me organizimit dhe specializimit social. Në ditët tona, studiuesit me inteligjencë dhe arsimim superior janë duke punuar ditë e natë në akuariume të holla të formuara që të formulojnë organizatë të suksesshme sociale dhe të zbulojnë zgjedhje të qëndrueshme për problemet ekonomike dhe sociale. Ideologët kanë prodhuar modele sociale gjatë shekujve. Por kur ne shikojmë botën në përgjithësi, deri tani nuk është arritur asnjë sistem social ideal socialo-ekonomik, pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje intenzive. Meqenëse koncepti i rendit në shoqëritë njerëzore gjithmonë ka qenë i bazuar në interes dhe konkurrencë individuale, një rregull i përpikët social kurrë nuk ka qenë i mundshëm. Milingonat, në anën tjetër, gjatë miliona viteve deri në ditët e sotme, kanë përjetësuar sistemin social që është ideal për to. Atëherë si këto krijesa të imta mund të formojnë një rregull të tillë? Kjo është një pyetje për të cilën sigurisht duhet të kërkohet përgjigjja. Evolucionistet, kur përpiqen t’i përgjigjen kësaj pyetje, thonë se milingonat evolvuan para 80 milion vitesh nga “Tifida”, e që është një lloj arkaik i grenzës, dhe se ato filluan socializimin para 40 milion vjetësh - befas, ”vetë me zgjedhjen e tyre”- dhe se ato përbëjnë nivelin më të lartë të evoluimit nga insektet. Mirëpo, ata nuk shpjegojnë në asnjë mënyrë shkaqet dhe procesin e zhvillimit të këtij socializimi. Mekanizmit themelorë të evolucionit i nevojiten gjallesat e gjalla që të luftojnë me njeri-tjetrin deri në fund, për mbijetesën e tyre. Prandaj, secili lloj dhe secili individ brenda atij lloji mund të mendojnë vetëm për vete dhe për pasardhësit e tij (Pse dhe si filloj të mendojë për pasardhësit e tij është një rrugë pa krye për Evolucionin, por ne po e kalojmë këtë pikë tani). Natyrisht është pa përgjigje se si ky lloj i një “ligji të evolucionit” mund të formojë një sistem social me flijime mu në bërthamë. Pyetjet të cilat duhet përgjigjur nuk kufizohen në këto. A mund këto krijes, qelizat nërvore e të cilave për një milion të tyre peshon vetëm 20 gram, të adaptojnë zgjidhjen për shoqërizimin në grupe “vetëm ashtu”? Apo a munden ato të bashkohen për të vendosur rregullat për këtë shoqërim pas adaptimit të zgjidhjes së tillë? Edhe nëse ne pranojmë se ato do të mund të bënin këtë, a do t’i bindeshin të gjithë sistemit të ri pa përjashtime? A e kanë formuar ato një rregull social të avancuar duke themeluar koloni me miliona anëtar pas kapërcimit të gjithë këtyre pamundësive të dukshme? 4
  • 5. Atëherë si u shfaq një “sistem kastë” nga kjo luftë? Së pari, duhet pëgjigjur kësaj pyetje: Si është zhvilluar ndryshimi ndërmjet mbretëreshës dhe punëtorit? Evulicionistet në këtë pikë do të thonë se një grup nga mesi i puntorëve kanë braktisur punën dhe kanë zhvilluar një psikologji të ndryshme nga milingonat punëtore duke kaluar nëpër ndryshime gjenetike për periudha të gjata kohore. Mirëpo, ne atëherë gjindemi para pyetjes se si thënja “do të mbretërojmë” ishte mbajtur gjallë gjatë gjithë kësaj periudhe transformuese. Miligonat mbretërorë nuk kërkojnë të gjejnë ushqim. Ato ushqehen nga ushqimi i sjellur nga punëtorët. Disa punëtor kanë mund të shohin veten si “mbretëror”, pra si dhe pse punëtorët tjerë e kanë pranuar këtë hirearki? Gjithashtu, pse ata janë pajtuar të ushqejnë këtë mbretëreshë? “Lufta për jetë” në të cilën ata janë, sipas “evolucionit”, kërkon që ata të mendojnë vetëm për vetën e tyre. Të gjitha insektet e kalojnë shumicën e kohës së tyre duke kërkuar ushqim. Ato gjejnë ushqim dhe hanë ushqim, pastaj ato përseri kanë uri e dalin për të gjetur më shumë ushqim. Ato gjithashtu largohen nga rreziku. Kur të pranojmë ne evolucionin, ne duhet të pranojmë se edhe milingonat gjithashtu kanë jetuar ndonjëherë “individualisht”, por se një ditë, para miliona vitësh, ato vendosën të bëhen të shoqëruara. Shtrohet pyetja si ato “vendosën” “të formojnë” këtë rregull social pa asnjë komunikim të përbashkët ndërmjet tyre, sepse, sipas evolucionit, komunikimi është pasojë e shoqërimit. gjithashtu, pyetja se si ata zhvilluan mutacionin gjenetik të nevojshëm për këtë shoqërim nuk ka çfarëdo shpjegim shkencorë. Të gjitha këto argumente na drejtojnë neve në pikën e vetme: të deklarojmë se milingonat filluan “shoqërizimin” një ditë para milona vitesh, është thyerje e të gjitha rregullave themelore të logjikës. Shpjegimi i vetëm i mundshëm është si vijon: rendi social, për të cilin ne do të shohim detajet në kapitujt e ardhshëm, është krijuar së bashku me milingonat; dhe ky sistem nuk ka ndryshuar që nga kolonia e parë e milingonave në tokë, deri në ditët e sotme. Kur përmendim bletët të cilat kanë rendin e ngjashëm social me milingonat, All-llahu thotë në Kur’an se ky rend social u është “dhënë si instinkt” atyre: Zoti yt i dha instinkt bletës: “Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë. (Nahl: 68-69) Ajeti bart porosinë se çdo gjë që bletët bëjnë është e drejtuar nga “instinkti” që All-llahu u ka dhënë atyre. Rrjedhimisht, të gjitha “familjet”, dmth, kosheret – e prandaj i tërë rendi social në këto koshere - dhe e tërë puna që e kryejnë ato për bërjen e mjaltit, janë bërë të mundshme me një frymëzim që u ka dhënë atyre All-llahu. Kur t’i shikojmë milingonat, ne shohim se as për ato gjërat nuk ndryshojnë. All-llahu ka frymëzuar edhe në ato një rend social dhe ato veprojnë absolutisht në përputhje me të. Kjo është arsyeja pse secili grup i milingonave i kryen detyra që u janë caktuara në mënyrë të përkryer me vetë-nënshtrim absolut dhe nuk përpiqen për më shumë. E ky është ligji i natyrës. Nuk ka në natyrë “luftë për mbijetesë” koincidente dhe të rastit, siç kuptohet nga evolucioni dhe asnjëherë nuk ka pasur. Në të kundërtën, të gjitha krijesat e gjalla hanë “ushqimin” e caktuar 5
  • 6. për ta dhe i kryejnë detyrat e që All-llahu i ka caktuara për ta. Për shkak se "nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim." (Hud: 56) dhe "All-llahu është furnizues i madh." (Dharijat: 58) 6
  • 7. JETA SOCIALE Ne përmendëm se milingonat jetojnë në koloni dhe se në mesin e tyre ekziston një ndarje e përkryer e punës. Kur të bëjmë një shikim më të afërt në sistemin e tyre, ne gjithashtu do të shohim se ato kanë një strukturë sociale shumë tërheqëse. Gjithashtu vëmendja jonë do të vrejë se ato janë në gjëndje që të flijohen në një nivel shumë më të lartë sesa që janë njerëzit. Një nga pikat më të rëndësishme është se – në krahasim me njerëzit- ata nuk i njohin konceptet siç janë diskriminimet i pasur-i varfër dhe luftën për pushtet që shihet në shoqërinë tonë. Shumë shkencëtar, të cilët me vite të tëra kanë bërë hulumtime gjithpërfshirëse për milingonat, nuk kanë qenë të aftë të sqarojnë çështjen e sjelljesë së tyre të avancuar sociale. Caryle P. Haskins, Ph.D., kryetar i Institutit Carnegie në Washington e ka këtë për të thënë: Pas 60 vjetëve studimi dhe vrojtimi, unë ende mahnitem në atë sesa e ndërlikuar është sjellja sociale e milingonave. …Kështu që Milingonat bëjnë një model të bukur për përdorimin tonë në studimin e rrënjeve të sjelljeve të shtazëve. 1 Disa koloni të milingonave janë aq gjithëpërfshirëse në lidhje me popullatën dhe zonën e jetesës, sa që është e pamundur të shpjegohet si ato mund të formojnë një rend të përkryer mbi një zonë aq të madhe. Prandaj, nuk është lehtë të mos pajtohemi me Dr. Haskins. Si një shembull i këtyre kolonive të mëdha ne mund të japim speciet e milingonave, të quajtuara Formica Yessensis, që jetojnë në ishullin Ishikari të Hokaidos. Kjo koloni e milingonave jeton në 45,000 fole të ndërlidhura mbi një sipërfaqe prej 2.7 kilometra katrorë. Kolonia, që përbëhet përafërsisht prej 1,080,000 mbretreshave dhe 306,000,000 punëtorëve, është quajtur nga hulumtuesit si “super koloni”. 2 Është zbuluar se të gjitha mjetët e prodhimit dhe ushqimi këmbehën mbrenda kolonisë në mënyrën të organizuar. Është shumë vështirë të shpjegohet se si e kanë mbajtur milingonat këtë rend pa asnjë problem, duke marrë parasysh zonën e madhe në të cilën ato jetojnë. Ne nuk duhet të harrojmë se forca të ndryshme të sigurimit nevojiten për të përforcuar ligjin dhe për të mirëmbajtur rendin social, edhe në një vend të civilizuar me densitet të ulët të popullsisë. E aty është një trup administrativ që i udhëheqë dhe i drejtonë këto njësite. Nganjëherë, nuk është e mundshme të mbahet rendi i kërkuar pa probleme pavarsisht nga të gjitha këto përpjekje intensive. Sidoqoftë në koloninë e milingonave nuk ndihet nevoja për polici, ushtri ose roja. Nëse ne konsiderojmë se faktikisht detyra e mbretreshave, që i mendojmë si udhëheqëse të kolonive, është vetëm të ruajnë specien, milingonat nuk kanë udhëheqës ose guvernator. Kështu që nuk ka hirearki të bazuar në zingjirin komandues midis tyre. Atëherë kush është që vendosë këtë rend dhe ruan vazhdimsinë e tij? Në kapitujt e më vonshëm të këtij libri ne do të gjejmë përgjigjet në këtë pyetje dhe të tjerave të ngjashme në kombinim. 7
  • 8. SISTEMI KASTË Secila koloni e milingonave pa përjashtime saktësisht pajtohet me sistemin kastë. Ky sistem kastë brenda kolonisë përbëhet nga tri pjesë kryesore. Anëtarët e kastës së parë janë mbretëresha dhe meshkujt të cilët e bëjnë të mundshme riprodhimin. Në një koloni mund të ekzistojë më shumë se një mbretëreshë. Mbretëresha e ka marrë detyrën e riprodhimit dhe kështu rritjen e numrit të individëve që e përbëjnë koloninë. Trupi i saj është më i madh se i milingonave tjera. Në anën tjetër detyra e meshkujve është që vetëm të fekondojnë mbretëreshën. Në të vërtetë, gati të gjithë këta vdesin pas fluturimit martesor. Anëtaret e kastës së dytë janë ushtarët. Këta marrin detyra si organizimi i kolonisë, zbulimi i ambienteve të reja për jetë dhe gjuetinë. Kasta e tretë përbëhet nga milingonat punëtore. Të gjithë punëtorët janë femra sterile. Ato përkujdesën për nënën milingonë dhe foshnjet e saj; ato i pastrojnë dhe i ushqejnë ato. Përveç të gjitha këtyre, punët tjera në koloni gjithashtu janë nën përgjegjësinë e punëtorëve. Ato ndërtojnë korridore dhe galeri të reja për foletë e tyre; ato kërkojë ushqim dhe vazhdimisht e pastrojnë folen. Milingonat puntore dhe ushtarët kanë edhe nën grupe. Këto quhen skllavët, hajdutët, infermierët, rojat dhe kërkuesit e ushqimit. Secili grup ka detyra të ndryshme. Përderisa një grup përqendrohet plotësisht në luftimin e armikut ose në gjueti, grupi tjetër ndërton foletë, e grupi tjetër kujdesët për mirëmbajtje. Secili individ në koloni e milingonave e kryen tërë pjesën e tij të punës. Asnjëri nga ata nuk merakoset për pozitën në të cilën është e as për natyren e punës që e kryen, por thjesht e bënë atë që kërkohet prej tij. Ajo që është e rëndësishme është vazhdimësia e kolonisë. Kur ne të mendojmë rreth asaj sesi ky sistem ka mund të zhvillohet, ne nuk mund t’i shmangemi arritjes së faktit të krijimit. Le të shpjegojmë pse: Aty ku është një rregull i përsosur, ne logjikisht arrijmë në përfundim se kjo sigurisht është themeluar nga një mendje planifikuese. P.sh, në ushtri ka një rregull të diciplinës; është e qartë se oficeret në kontrollë të kësaj ushtrie e kanë themeluar këtë rregull. Sigurisht do të ishte absurde ideja që të supozohet se të gjithë individet në ushtri u bashkuan në mënyrë të pavarur dhe u organizuan e më vonë ata u grupuan në rangje të ndryshme dhe filluan të veprojnë në pajtim me këto rangje. Gjithashtu, oficerët të cilët e kanë themeluar këtë rregull duhet të kryejnë inspektimet e këtij rregulli, që ai të mund të vazhdojë pa probleme. Përndryshe, një ushtri e lënë vetëm trupave së shpejti do të transformohet në një turmë të padiciplinuar, pavarësisht se sa të diciplinuar kanë mund të kenë qenë në fillim. Edhe milingonat kanë një diciplinë shumë të ngjashme me atë të ushtrisë. Sidoqoftë aspekti vendimtar është se nuk ka asnjë “oficer”, dmth ndonjë administrator organizues. Sistemet e ndryshme të kasteve brenda kolonisë së milingonave i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të patëmeta; megjithëse, aty s’ka “fuqi qendrore” të dukshme që i mbikëqyr ato. Atëherë shpjegimi i vetëm është se dëshira qëndrore në pyetje është e “padukshme”. Frymësimi që përmendet në Kur’an me deklaratën "Zoti yt i dha instinkt bletës" (Nahl: 68), është kjo fuqi e padukshme. 8
  • 9. Kjo dëshirë ka arritur planifikim aq të pamasë, sa që njerëzit janë të friksuar nga kjo kur përpiqen që të analizojnë atë. Frika dhe habia e tillë është shprehur kohë pas kohe në forma të ndryshme edhe nga hulumtuesit. Evolucionistët, që pretendojnë se sistemi i tillë i përsosur është zhvilluar si rezultat i rastësisë, nuk janë në gjëndje që të shpjegojnë sjelljën e flijimit që është në bërthamën e këtij sistemi. Një artikull i shkruar për këtë temë në gazetën e Bilim ve Teknik edhe një herë e dëshmon këtë paaftësi: Problemi është pse gjallesat i ndihmojnë njëra tjetrës. Sipas teorisë së Darvinit, secila krijesë e gjallë lufton për mbijetesën dhe riprodhimin e vetë. Pasi që duke ju ndihmuar të tjerëve relativisht do të zvogëlohej mundësia e mbijetesës së asaj gjallese, kjo sjellje është dashur të eleminohet përfundimisht nga evolucioni. Sidoqoftë është vrojtuar se gjallesat mund të jenë të gatshme të flijohen. Forma klasike e shpjegimit të faktit të flijimit është se kolonitë që janë të formuara nga individët të cilët janë të gatshëm të flijohen për të mirën e grupit ose gjinisë do të jenë më të suksesshëm gjatë evolucionit se ato koloni që janë të formuar nga individët egoistë. Mirëpo, pika, që nuk është shpjeguar në këtë teori, është se si shoqëritë që mund të flijohen, mund t’i ruajnë këto karakteristika. Një individ egoist i vetëm që mund të dal në shoqërinë e tillë mund të jetë i aftë që t’i transferoj karakteristikat e tij egoiste gjeneratave të mëvonshme, pasiqë ai nuk do ta flijojë vetën. Një pikë tjetër e paqartë është se nëse evolucioni ndodhë në nivelin e shoqërisë, çfarë duhet të jenë dimenzionet e kësaj shoqërie? A duhet të jetë familje, specie, gjini ose klasë? Edhe nese është një evolucion i njëhershëm në më shumë se një nivel, çfarë do të jenë rezultatet kur interesat janë në konflikt 3 ? Siç mund të shohim, nuk është e mundshme të shpejgohet ndjenja e flijimit në gjallesa dhe sistemet sociale të bazuara në këtë ndjenjë me teorinë e evolucionit, dmth, duke supozuar se krijesat e gjalla kanë ardhë në jetë rastësisht. A mund milingonat të jenë rojëtar? Kur t’i analizojë detajet e sistemit në kolonitë e milingonave në një mënyrë më konrete ne e ndjejmë fuqinë e dëshirës së padukshme, e cila e themelon dhe e udhëheq këtë sistem. Tani le t’i shikojmë këto detaje. Lidhja e folesë së milingonave me botën e jashtme zakonisht është nepërmjet një vrime të vogël e mjaftueshme për një milingon që të kalojë. Kalimi nepër këto vrima bëhet me anë të “lejimit”. Brenda kolonisë janë disa milingona numri i të cilave nuk është i madh, detyra e tyre është që të “shërbejnë si rojtare”. “Rojtarët” me formën e kokës së tyre shërbejnë si portë e gjallë e përshtatshme në hyerje të folesë. Gjithashtu, ngjyra dhe dizajni i kokave të tyre janë të ngjashme si ajo e levorës së drurit në afërsi. Rojtari rrin ulur katër orë në hyerje të vrimës dhe u lejon hyerje vetëm shokëve të saj të folesë. 4 Kjo dmth se ideja e mbajtjes së një rojtari që të ruaj ndërtesat është vënë në praktikë, përpara njerëzimit, nga milingona rojtare, që e mbulojnë hyrjen me pjesët më të fuqishme të trupit të tyre, të cilët gjithashtu e maskojnë vetën dhe nuk i lënë brenda ata që nuk e thonë “parullën” e duhur. Është plotësisht e qartë se koka e milingonës rojtare që e përmendëm më sipër përshtatët në vrimë saktësishtë, se është e ngjyrosur dhe e dizajnuar konform me rrethinën, dhe se nuk e lë brenda askënd që nuk e njeh, nuk mund të jetë sipas dëshirës së saj. Sigurisht aty është një zotërues i mendjes i cili e ka dizajnuar trupin e milingonës në këtë formë dhe i cili e frymëzon punën që e bënë. Të thuhet se milingona mund të kuptojë këto 9
  • 10. detyra vetë dhe të shërbej si rojë pa u zbrazur nga durimi dhe pa u dorëzuar, sigurisht nuk do të ishte një shpjegim i arësyeshëm. Le të mendojmë: pse do të dëshironte një milingonë të jetë rojtare? Nëse ka mundësi zgjedheje, pse do të zgjedhte këtë punë, që është puna më pavolitshme dhe që kërkonë më së shumëti flijim? Nësë ka pasur mundësin e tillë të zgjedhjes, sigurisht do të zgjedhte punën që do t’i siguronte rrethinë më konforme dhe shërbimin më të mirë. Zgjedhja, në fakt, ka ndodhë me përcaktimin e All-llahut. Dhe milingona rojtare i kryen detyrat e saj në dëgjyeshmëri të plotë. Vetëm krijuesi i milingonave ka mund të dizajnoj jetë aq të përsosur të kolonisë për të treguar anën e mrekullueshme të artit të Tij dhe caktimin e detyrave të veçanta për koloninë e milingonave të cilët veprojnë në përputhje me këtë sistem. Megjithatë, sipas teorisë së evolucionit milingonat do të zhvillohen në çdo aspekt dhe do të provojnë të futen në kastë ku ato do të mund të jetonin shumë më rehatshëm. Mirëpo, milingonat rojtare nuk përpiqen në këtë drejtim dhe ato i kryejnë detyrat e tyre të frymëzuara pa të meta gjatë gjithë jetës së tyre. Milingonat experte Organizimi, specializimi në fusha të caktuara dhe komunikimi në botën e milingonave është gati aq i skusesshëm si midis njerëzve. Kjo është e vërtetë deri në një shtrirje që sot njerëzit sistemin e tyre ngjasojnë me sistemin e harmonishëm të milingonave. Fragmenti më poshtë e ilustronë këtë pikë: Ekspertët e kompjuterit sot janë duke provuar të riprodhojnë në laboratore format e sjelljës kolektive të milingonave në robotë. Në vend të programeve shumë të përparuara, ata janë duke u fokusuar në robotë që sajojnë bashkëpunim ndermjet tyre në bazë të elementëve “të thjesht” të informatave. Në këto studime, parimi themelor është i ngjashëm. Në vend të formimit të robotëve shumë të përparuar, synimi është të zhvillohet një kope e robotëve që janë më pak “intelegjent” por të cilët do të marrin përsipër detyrat më “komplekse”, ashtu siç bëjnë milingonat në koloninë e milingonave… Këta robotë nuk do të jenë shumë të avancuar nga pika e “intelegjencës” kur të mirren një nga një, por ata do të arijnë ndarjen e punës me anë të motivimit kolektiv të veprimit. Kjo do të jetë e mundshme për shkak se ata do të kenë aftësi që të shkëmbejnë informatat më të thjeshta me njëri tjetrin. Jeta dhe bashkëpunimi në koloninë e milingonave ka ndikuar edhe te NASA… Organizata planifikon që për hulumtime, në vend të një roboti të vetëm të avancuar, të dërgojë shumë “milingona robotë” në planetin Mars. Kështu që, edhe nëse disa prej tyre shkatërrohen, numri mbijetues i ekipit do të jetë në gjëndje t’i kryej detyrat e tyre 5 . Le të shikojmë tani një shembull interesant nga jeta e “milingonave ekspertë” Si ndikon jeta në grup tek milingonat? Shembulli më i qartë i bashkëpunimit në mesin e milingonave është në sjelljen e specieve të milingonave punëtore të quajtura Lasius emarginatus. Individët e kësaj specie kanë ndërlidhje interesante me njëri tjetrin. Aktivitetet e katër milingonave punëtorë që i takojnë grupit që punon tokën zhvillohet kur ata të ndahen nga grupi i madhë. Mirëpo, kur ndërmjet tyre gjindet një substancë, sikur xham ose gurë, që i pengon ata të shohin njëri tjetrin, norma e punës së tyre bie. 10
  • 11. Një shembull tjetrë është kur milingonat e zjarrit ndahen nga grupi i tyre nga një pengesë e hollë, ato tentojnë të arrijnë anëtarët e tjerë të kolonisë së tyre duke e prerë këtë pengesë. Gjithashtu shumë variacione ndodhin në sjelljen e milingonave kur ndryshon numri i individëve në grup. Kur të rritet numri i milingonave në fole, është vërejtur se edhe aktiviteti i çdo individi rritet propercionalisht. Kur të mblidhen milingonat punëtore si grup, ato bashkohen, qetësohen dhe shpenzojnë më pak energji. Është përcaktuar aq sa rritet popullsia në disa specie të milingonave, aq ka rënje të shumës së oksigjenit të shpenzuar. Ajo çfarë na tregojnë të gjithë këta shembuj është se milingonat nuk mund të mbijetojnë vetëm. Këto krijesa të vogla janë krijuar me karakteristika që u lejon atyre të jetojnë vetëm në grupe ose koloni. Dhe kjo na dëshmon se sa larg nga realiteti janë pretendimet e evolucionistëve në lidhje me procesin e shoqërizimit të milingonave. Është e pamundur që milingonat të kenë jetuar vetëm kur ato janë krijuar për herë të parë dhe që të shoqërohen më vonë në formë të kolonive. Do të ishte e pamundur për një milingonë që përballet me një ambient të tillë që të mbijetojë. Do të duhej që të riprodhoj, që të ndërtoj folenë për vete dhe për lavrat e saj, që të ushqejë vetën dhe familjen, që të jetë rojtar, të jetë ushtar e edhe punëtor që kujdeset për lavrat. Ne nuk mund të pretendojmë që të gjitha këto punë që kërkojnë ndarje të gjëra të punës kanë mund që të kryhen dikur nga një milingonë e vetme ose edhe nga disa milingona. Gjithashtu, është e pamundur të mendohet se ato kanë punuar shumë drejtë shoqërizimit përderisa i kanë përmbushur këto detyra normale. Ajo që është nxjerrë nga e tërë kjo është në vijim: milingonat janë krijesa që kanë jetuar sipas sistemit social dhe në grupe që nga dita kur janë krijuar për herë të parë. Kjo në rend është dëshmi se milingonat kanë ardhë në ekzistencë në një moment të vetëm me të gjitha karakteristikat e tyre të paprekura dhe, nëse ne dëshirojmë që ta shprehim më mirë, ato janë të “krijuar”. Një model i qendrës drejtuese Le të zgjerojmë pak shembullin e ushtrisë që e dhamë më parë. Vetëm mendo se ju keni arritur në qendrën drejtuese të një ushtrie që është shumë e madh, por në të cilin është një regull i plotë. Duket sikur ju nuk mund të hyni brenda, për shkak se rojat e sigurisë në porta nuk lënë askënd që nuk e njohin brenda. Ndërtesa është e mbrojtur me një sistem të sigurisë që është i mbikqyrur në mënyrë strikte. Vetëm të supozojmë se ju keni gjetur një mënyrë për të hyrë brenda. Vëmendja juaj brenda do të diktoj aktivitete të ndryshme sistematike dhe dinamike, me mijëra ushëtarë i kryejnë detyrat e tyre në një mënyrë rreptësisht të organizuar. Kur të kërkoni për fshehtësinë e këtij rendi, ju vëreni se ndërtesa është dizajnuar në një formë plotësishtë të përshtatshme për banorët që të punojnë në të. Aty ka departamente të veçanta për çdo punë dhe këto departamente janë të dizajnuara ashtu që ushtarët të punojnë në mënyrën më të lehtë. P.sh, ndërtesa ka kate nëntokë, por departamenti që ka nëvojë për energjinë e diellit është i vendosur aty ku mund të marrë driten e diellit në këndim më të gjërë të mundshëm. Dhe departamentet që duhet të jenë në kontakt konstant me njëri- tjetrin janë të ndërtuar shumë afër njëri tjetrit ashtu që qasja të jetë e lehtësuar. Depot ku materialet tepricë janë të ruajtura janë të dizajnuara si departamente të ndara në njërën anë të ndërtesës. Depotë ku neevojat e tilla ruhen janë komforte, vende të arritshme, dhe është një hapsirë e madhe mu në qëndër të ndërtesës ku të gjithë mund të grumbullohen. 11
  • 12. Vetitë e qëndres drejtuese nuk janë të kufizuara me këto. Ndërtesa është e nxehur në mënyrë konstante pavarësisht nga madhësia e saj. Temperatura qëndron konstante tërë ditën duke ju falënderuar një sistemi me nxemje qëndrore jashtëzakonisht të avancuar. Një arsye tjetër për këtë është izolimi i jashtëm i ndërtesës jashtëzakonisht efektiv ndaj të gjitha kushteve të atmosferike. Nëse shtrohet pyetja se si dhe nga kush është dizajnuar ky lloj i qendrës drejtuese, çdonjëri do të thoshte se kjo është bërë nga një teknologji superiore dhe me anë të një pune ekipore profesionale. Ndërtesa e shtabit të tillë mund të ndërtohet vetëm nga njerëzit që kanë një nivel të caktuar të edukimit, kultures, intelektit dhe logjikës. Mirëpo, kjo ndërtesë e qendrës drejtuese faktikisht është një fole e milingonave (ju lutem shikoni f. 27) Për të grumbulluar informacionin e nevojshëm për të ndërtuar një lloj të tillë të ndërtesës së qendrës drejtuese do të merrte një pjesë goxha të madhe të jetës njerëzore. Mirëpo, miliongona që del nga veza i dinë detyrat e saj në atë moment dhe fillon punën pa humbur kohë. Kjo tregon se milingonat e posedojnë këtë informatë përpara se të lindin. Tërë ky informacion është frymëzuar në milingona në kohen e krijimit të tyre nga All-llahu, i Plotëfuqishmi Ai që i krijoj ato. Vetë organizimi ndër milingonat Në boten e milingonave nuk ka udhëheqës, planifikim, ose programim. Dhe pika më e rëndësishme është se nuk ka zingjirë komandues siç e përmendëm më parë. Detyrat më të komplikuara në këtë shoqëri kryhen pa u mundur në sajë të një vetë organizimi jashtëzakonisht të avancuar. Merrë parasyshë shembullin vijues: Kur në koloni të ndodhin mungesa të ushqimit, milingonat punëtore mënjëherë transformohen në milingona “ushqyese” dhe fillojnë të ushqejnë tjerët me copëzat e ushqimit në stomaqet e tyre rezervë, dhe kur në koloni ka tepricë të ushqimit, ato e heqin këtë identitet dhe përsëri bëhen milingona punëtore. Me të vërtetë sakrifica e përshkruar këtu është në nivel të avancuar. Përderisa njerëzit nuk kanë pasë suksesë në luftimin e urisë në botë, milingonat kanë gjetur një zgjidhje praktike për këtë problem: ndarjen e çdogjëje, duke përfshirë ushqimin e tyre. Po, ky është një shembull i vërtetë i sakrificës. Dhënja pa hezitim e çdogjëje që posedon, duke përfshirë ushqimin, milingonës tjetër, ashtu që të mund të mbijetoj, është vetëm një nga shëmbujt e sakrificës në natyrë që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë. Për milingonat nuk ka problem të mbipopullimit. Ndërsa sot, metropolet e njeriut po bëhen të vështira për jetesë për shkak të migrimeve, mungesës së infrastrukturës, keqshpërndarjes së resurseve dhe papunësisë, milingonat mund të drejtojnë qytetet e tyre nëntokësore, me popollatë prej 50 milion në një model të organizuar në mënyrë fantastike, pa ndjerë se ndonjëgjë mungon. Çdo milingonë menjëherë i adaptohet ndryshimeve që ndodhin në rrëthinë e saj. Që një gjë e tillë të ndodhë, sigurisht milingona kanë qenë të programuara fizikisht dhe psikologjikishtë. Për shfaqjen e sistemeve aq jashtëzakonishtë mirë të organizuar, duhet të jetë një “dëshirë e mjeshtrit” që t’iu jep atyre frymëzim që të bërë punën e tyre dhe për t’iu dhënë atyre urdhëra. Përndryshe, më parë do të pasonte kaos i madhë sesa rregull. E kjo dëshirë e mjeshtrit i takon All-llahut, i Cili posedon çdogjë, i Cili është i Plotëfuqishmi, i Cili i drejton të gjitha qeniet e gjalla dhe i urdhëron ato me anë të frymëzimit. 12
  • 13. Fakti se milingona përherë përpiqen pa ndonjë konsideratë të fitimit, është dëshmi se ato janë duke vepruar me frymëzimin e një “mbikqyrësi” të caktuar. Ajeti më poshtë konfirmon plotësishtë se All-llahu është mjeshtëri dhe mbikqyrësi i çdogjëje dhe se çdo krijesë e gjallë vepron me frymëzimin e Tij: Unë iu kam mbështetur Allaut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë. (Hud: 56) 13
  • 14. KOMUNIKIMI NË SHOQËRI Kur’ani e jep një pjesë të rëndësishme të informacionit kur fletë për ushtritë e pejamberit Sulejman dhe përmend se midis milingonave është një “sistem” i avancuar “komunikimi”. Ajeti është si vijon: Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. (Neml: 18) Hulumtimi shkencorë i bërë në milingona në këtë shekull ka treguar se midis këtyre krijesave ekziston një rrjet i pabesueshëm komunikimi. Në një artikull të botuar në revistën National Geografic, kjo veti është shpjeguar: E madhe dhe e vogël, milingona bartë në kokën e saj organe të shumëfishta shqisore për të marrë sinjale kimike dhe vizuale, vitale për kolonitë që mund të përmbajnë një milion ose më shumë punëtorë, të gjitha nga këto janë femra. Truri përmbanë një gjysmë milioni qeliza nerëvore; sytë janë kompleks; antena vepron sikur hundë dhe si majat e gishtave. E dala nën gojë ndjenë shijen; flokët reagojnë në prekje. 7 Edhe nëse nuk e vërejmë këtë, milingonat kanë një metodë krejt tjetër të komunikimit në sajë të organeve të tyra të ndjeshme të ndijimit. Ato i angazhojnë këto organe të ndijimit në çdo moment të jetës së tyre, prej zbulimit të gjahut të tyre deri te pasimi i njëri tjetrit, prej ndërtimit të foleve të tyre deri te luftimi. Ato kanë sistem të komunikimit që na mahnitin neve, njerëzve me intelekt, me 500 000 qelizat e tyre nervore të tkurrura në trupat e tyre prej 2 ose 3 milimetrave. Ajo që ne duhet të kemi parasyshë është se një gjysmë milioni qeliza nervore dhe sistemi kompleks i komunikimit të përmendur më lartë i takon një milingone që në masë është gati sa një e milionta pjesë e një njeriu. Në hulumtimin e bërë në kijesat sociale sikur milingonat, bletët dhe termitet, që jetojnë në koloni, reagimi i këtyre shtazëve në procesin e komunikimit janë të registruara në disa kategori kryesore: alarm, rekrutim, shërbim, shkëmbim i lëngut oral dhe anal, efekt grupor, njohje, përcaktimi i kasteve… 8 Milingonat, që kanë formuar një strukturë sociale të organizuar me këto reagime të ndryshme, bëjnë një jetë të bazuar në shkëmbim reciprok të lajmeve dhe ato nuk kanë vështirësi për të arritur këtë korrespondencë. Ne mund të themi se milingonat, me sistemin e tyre impresivë të komunikimit, janë njëqind përqind të suksesshëm në çështje që njerëzit nganjëherë nuk mund të zgjedhin e as që të mund të pajtohen për këtë duke biseduar (p.sh takime, ndarje, pastrime, mbrojtje, etj). Shkëmbimi i lajmeve ndërmjet grupeve të milingonave Së pari, milingonat informuese shkojnë të burimi i ushqimit që është zbuluar rishtas. Pastaj ato thërrasin milingonat tjera me anë të një lëngu që e tajisin në gjëndrrat e tyre të quajtura feromone(*). Kur turma rreth 14
  • 15. ushqimit të rritet, kjo tajitje e feromoneve emeton përsëri për punëtorët një kufi. Nëse pjesa e ushqimit është shumë e vogël ose larg, informuesit e bëjnë një rregullim në numrin e milingonave që tentojnë të shkojnë të ushqimi duke emetuar sinjale. Nëse gjindet një pjesë e ushqimit, milingonat tentojnë më shumë që të lënë gjurmë ashtu që më shumë milingonave nga foleja t’iu vijnë në ndihmë kërkuesëve. Çkado që të ndodhë, nuk del ndonjë problem për konsumin e ushqimit dhe transportimin e tij deri në fole, sepse ajo që e kemi këtu është “punë” e përsosur “ekipore”. Një shembull tjetër lidhet me milingonat kërkuese që migrojnë nga një fole në tjetrën. Këto milingona shkojnë drejt foleve të vjetra nga folet e posa gjetura duke lënë gjurmë prapa. Punëtorët tjerë e kontrollojnë folen e re dhe nëse ata janë të bindur, edhe ata fillojnë të lënë feromonet e tyre (gjurmë kimike) përmbi gjurmën e vjetër. Prandaj, milingonat që shkojnë ndërmjet dy foleve rriten në numër dhe këto e përgatisin folenë. Gjatë kësaj pune, milingonat punëtore nuk rrinë kot. Ato vëjnë një organizimi të caktuar dhe ndarje të punës ndërmjet vete. Detyrat e supozuara për tërë grupin nga milingonat që e zbulojnë folenë e re janë si në vijim: 1. Veprojnë si grumbullues në zonën e re. 2. Arritja në zonën e re dhe bërjen e vëzhgimit. 3. Pasimi i rojave për të marrë instruksionet e takimit 4. Bërjen e anketës së plotë të zonës. Natyrisht, ne nuk mund ta pranojmë këtë pa mendur fare se ky plan i përsosur i veprimit ka qenë në praktikë nga milingonat që nga dita e parë e ekistencës së tyre, sepse ndarja e punës e nevojshme nga një plan i tillë nuk ka mund të zbatohet nga individët që mendonin vetëm për jetrat dhe interesat e tyre. Pastaj në mend bie pyetja vijuese: “kush e ka frymëzuar këtë plan në milingona për miliona vite dhe kush e siguron zbatueshmërinë e tij?” Natyrisht, nevojitet fuqi dhe intelekt i madh për komunikimin e pabesueshëm superior grupor të nevojshëm për këtë plan të veprimit. E vërteta e çështjes është e qartë. All-llahu, Krijuesi i të gjitha gjallesave dhe poseduesi i urtësisë së pafund, na tregon neve mënyrën për të qenë të aftë për të kuptuar fuqinë e Tij duke na e paraqitur neve këtë botë sistematike të milingonave. Komunikimi kimik Të gjitha kategoritë e komunikimit të shënuara më lartë mund të grupohen nën titullin e: “sinjleve kimike”. Këto sinjale kimike e luajnë rolin më të rëndësishëm në organizimin e kolonive të milingonave. Gjysmëkemikale është emri i përgjithshëm që i është dhënë kemikaleve që milingonat i shfrytëzojnë me qëllim të vendosjes së komunikimit. Kryesisht, janë dy lloje të gjysmëkemikaleve: emrat e tyre janë feromonet dhe allomonet. Allomone është një material i përdorur për komunikim midis gjinive. Sidoqoftë feromonet, siç u shpjegua më parë, janë sinjale kimik që më së shumti përdoret brenda një gjinie dhe, kur të tajitet nga një milingonë, mund të përceptohet nga një tjetër si erë. Ky kemikal është menduar se prodhohet në gjëndrrat endoktrine. Kur një milingonë e tajon këtë fluid si sinjal, të tjerët e marrin porosinë me anë të erës ose shijimit dhe reagojnë. Hulumtimi i bërë në feromonet e milingonës ka treguar se të gjitha sinjalet janë të tajitura në pajtim me nevojat e kolonisë. Gjithashtu, koncentrimi i feromoneve i tajitur nga milingonat ndryshon në kushte të gjendjes urgjente të situatës. 9 15
  • 16. Siç mund të shihet, një njohuri e thellë e kimisë nevojitet për të arritur detyrat e kryera nga milingonat. Ne njerëzit mund t’i zbërthejmë kemikalet që milingonat i prodhojnë vetëm me anë të testeve që ne i kryejmë në laboratore, veç kësaj ne kalojmë vite të edukimit për të qenë në gjëndje për këtë. Milingonat mund të tajisin këtë kurdo që kanë nevojë, dhe e kanë bërë këtë që nga dita që ata kanë lindë, dhe ata e dinë fare mirë çfarë reagimi të japin për cilën tajitje. Fakti se ata me saktësi i njohin kemikalet mu nga koha që kanë lindur tregon ekistencën e një “Instruktori” që u jep atyre edukim kimik në lindje. Pretendimi i të kundërtes do të nënkuptonte se milinonat e kanë mësuar kiminë gjatë kohës dhe se ato kanë filluar të bëjnë eksperimete: kjo do të ishte shkelje e logjikës. Milingonat i njohin këto kemikle pa pasur ndonjë edukim kur ata kanë lindur. Gjithashtu ne nuk mund të themi se një milingonë tjetër ose një krijesë tjetër e gjallë është “mësuesi” i milingonës. Asnjë insekt, krijesë e gjallë – duke përfshirë njerëzit – nuk ka aftësin që t’i mësoj milingonat se si t’i prodhojnë kemikalet dhe si të vendosin komunikim me këto substaca. Nëse është një veprim i mësimit përpara lindjes, deshira e vetme që do të ishte e aftë për të arritur këtë veprim është dëshira e All-llahut, i Cili është Krijuesi i të gjitha gjallesave dhe “Zoti (Edukuesi)” i qiejve dhe tokës. Shumë njerëz nuk e dinë madje as kuptimin e “feromoneve” – diçka që milingonat e tajisin vazhdimisht në jetën e tyre ditore. Sidoqoftë, çdo milingonë e posa lindur luan në një sistem të përsosur social të komunikimit për shkak të këtyre kemikaleve; një sistem social i komunikimit që nuk lë vend për dyshime në ekzistimin e një Krijuesi me fuqi të pafund… Gjëndrrat endoktrine Kryesisht janë disa gjëndrra endoktrine ku zhvillohen reagimet e komplikuara kimike për të cilat deri tani ne folëm. Tajitjet e prodhuara në gjashtë gjëndrra endoktrine e sigurojnë këtë korrespondencë kimike midis milingonave. Mirëpo, këto hormone nuk paraqesin karakteristikat e njëjta në çdo specie të milingonave; çdo gjëndër endoktrine ka funksion të veçntë në specie të ndryshme të milingonave. Tani le të shohim më afër këto gjëndrra endoktrine: Gjëndrrat e duforit: hormonet e prodhuara në këto gjëndrra përdoren në urdhërat për alarm dhe mbledhje për sulmim. Thesi i helmit: prodhimi i gjërë i acidit thnegëlor zhvillohet në thesin e helmit. Gjithashtu helmi që prodhohet për t’u përdorur gjatë sulmit ose mbrojtjes formohet këtu. Shembulli më i mirë i këtij hormoni është gjetur në milingonën e zjarrit. Helmi i këtyre milingonave mund të paralizoj kafshët e vogla dhe të lëndoj njerëzit. Në një pyll të banuar me milingona që prodhojnë acidin thnegëlor, hulumtuesit kanë gjetur acid thnegëlor në një nivel që nuk mund të shpjegohet. Të gjitha teoritë që janë shpallur janë dëshmuar si gabime dhe të gjitha hulumtimet e bëra nuk kanë dhënë rezultat. Eventulisht shkencëtarët pëfunduan se milingonat thnegëlore mund të jenë përgjegjëse për shumicën e acidit thnegëlor të gjetur në sasitë e pashpjeguara në atmosferën mbi pyll të amazonës dhe vendet e tjera të pasura me këto insekte. Është vlerësuar, shumë përafërsisht, se milingonat 16
  • 17. thegëlore mund të lëshojnë globalisht 10 12 gramë të acidit thnegëlor çdo vitë. Dmth, këto krijesa të vogëla janë të afta të prodhojnë acid thnegëlor në një shkallë që mund edhe të ndikojë në atmosferën e rajonit ku ato jetojnë pa i shkaktuar veti ndonjë dëm dhe kjo i huton hulumtuesit. 10 Gjëndrrat pigjidiale: tri specie të ndryshme të milingonave përdorin tajitjet e prodhuara nga këto gjëndrra si sistem alarmi të tyre. Milingonat e mëdha korrëse të shkretirës e transmetojnë këtë hormon në formë të një ere të fortë dhe emeton një alarm paniku; dhe Pheidole biconstricta, që është një specie e milingonave që jeton në Amerikën jugore, e përdorë tajitjen që prodhohet në këto gjëndrra në alarmet kimike mbrojtëse dhe sulmuese. Gjëndrrat sternale: tajitjet këtu përdoren gjatë migrimeve të kolonisë, ndjekjes së gjahut dhe për grumbullimin e “ushtarëve”. Funksioni më origjinal i kësaj tajitje është për të lyer zonën e shtatë të barkut të një milingone që shpesh duhet të rrotullohet kur të nxjerrë helmin. Kështu, rrotullimi i trupit të saj për të nxjerrë helmin bëhet më lehtë. Pa këtë gjëndër, që është një qendër mikroskopike e prodhimit të lyerësit, sistemi mbrojtës i milingonave do të ishte i paefektshëm. Në saje të planit pa gabime të vendosur si duhet kjo nuk është kështu: si është vendosur që një milingonë shumë e vogël të rrotulloj trupin e saj për të spërkatur helm, pikërisht ashtu si është paravendosur ku dhe si do të prodhohet ky lyrës që nevojitet për të zvogluar tensionin gjatë rrotullimit të këtij trupit. Gjëndrrat metapleurale: është përcaktuar se tajitjet në këto gjëndrra janë antiseptike, që e mbrojnë sipërfaqen e trupit dhe folenë nga mikrobet. Një element aktiv antibiotik i Attas, p.sh, është acidi fenilacetik, prej të cilit një milingonë bartë një mesatare prej 1.4 mikrogramëve në çdo moment. Milingona punëtore rregullisht lëshon sasira të vogëla të kësaj përzierje që shërben si një antiseptik. Kur ajo të bashkohet me milingonat armike, ajo papritur shkarkon sasi të mëdha të tajitjes së gjëndrrës metaleurale, që tani funksionon si një zmbrapsës i fuqishëm. 11 Mos të harrojmë se milingona nuk di se si të mbrojë vetën nga mikrobet dhe as që di për ekzistencën e mikrobeve. Sidoqoftë, trupi i saj prodhonë drogë kundër armiqëve të saj pa e ditur këtë. Fakti se gjithmonë është një hormon antiseptik në trupin e milingonave në sasi prej 1.4 mikrogramëve është një detaj që është punuar me precizitet të madhë. Për shkak se Ai i Cili i ka krijuar milingonat është Ai i Cili kujdesët për të gjitha nevojat e të gjitha gjallesave që Ai i ka krijuar në detajet më të mëdha, dhe i Cili me të vërtetë është “i Mëshirëshmi”. Siç u demostrua, të gjitha gjëndrrat endoktrine që u përmendën në këtë kapitull janë njësi që kanë funksione vitale për milingonat. Mungesa ose funksionimi i pamjaftueshëm i ndonjëres prej këtyre ka efekt të pafavorshme për tërë jetën sociale dhe fizike të milingonës. Në fakt, e bënë të pamundshme për të që të mbetët gjallë. Kjo plotësisht i shkatërron pretendimet e teorisë së evolucionit, sepse evolucioni pretendon se gjallesat janë zhvilluar në faza dhe se duke filluar nga një formë primitive, ato gradualisht janë bërë më të përsosura si rezultat i serive të rastësive përfituese. Kjo do të thotë se milingonat gjatë fazave paraprake nuk kanë pasë pjesë të karakteristikave fiziologjike që i kanë sot dhe se ato i kanë fituar këto më vonë. Mirëpo, të gjitha tajitjet e milingonave që ne i shqyrtuam më sipër janë vitale dhe pa to është e pamundshme që një specie e milingonave të mbijetoj. 17
  • 18. Konkluzioni nga e tërë kjo është se milingonat janë krijuar në fillim me këto gjëndrra endoktrine dhe funksione vitale. Dmth, ato nuk kanë pritur për zhvillimin e gjëndrrave të nevojshme endoktrine për qindra mijëra vite për të pasë një sistem të mbrojtjes dhe komunikimit. Po të ishte ashtu, do të ishte e pamundshme për llojet e milingonave që të mbijetojnë. Shpjegimi i vetëm është se lloji i parë i milingonave që ka ekistuar në tokë ka qenë në të njëjtën formë komplete dhe të përsosur po ashtu siç është sot. Një sistem i përsosur nuk mund të jetë tjetër se puna artistike e një dizajnuesi intelegjent. Nëse në jemi në gjëndje sot që të flasim për një shoqëri të milingonave me një popullësi prej bilionave, atëherë ne duhet të pranojmë se një Krijues i vetëm i ka krijuar të gjitha këto përnjëherësh. Letra identifikuese e milingonave: aroma koloniale Ne më parë e kemi përmendur se milingonat mund të njohin njëra tjetrën dhe të dallojnë të afërmit dhe shokët e tyre nga kolonia e njëjtë. Zoologët ende janë duke hetuar se si milingonat mund të njohin të afërmit e tyre. Përderisa njëriu nuk mund të dalloj disa milingona që ai i has, le të shohim se si këto krijesa që janë aq plotësisht të ngjashme mund të njohin njëra tjetren. Një milingonë lehtë mund të zbuloj nëse milingona tjetër është shokëfoleje apo jo. Milingona punëtore rastësisht e fshinë antenën e saj mbi trupin e tjetrës për të njohur atë, në rast se futet në fole. Menjëherë mund të dalloj shokët e folesë nga të huajtë në sajë të aromës së veçantë koloniale që e bartë. Nëse milingona që hynë në fole është e huaj, pronarët e sulmojnë këtë musafirë të paftuar me dhunë ekstreme, duke i mbyllur mandibulat dhe shtesat e tyre për trupi derisa e thumbon ose e spërkatë me asid thnegëlor, citronellal, ose disa substanca tjera toksike. Ato mund të kuptojnë edhe nëse musafiri është anëtar i species së njëjtë por nga një koloni tjetër. Në këtë rast milingona musafire pranohet në fole. Mirëpo, milingonës musafir i ofrohet më pak ushqim derisa të marrë aromën koloniale. 12 Si arrihet aroma koloniale? Burimi i aromës me anë të cilit i afërti njihet nuk është identifikuar me siguri. Mirëpo, sa është zbuluar, milingonat përdorin hidrokarburante për procesin e dallimit të aromës midis tyre. Eksperimentet e kryera kanë treguar se milingonat që i takojnë species së njëjtë, por kolonive tjera, e identifikojnë njëra tjetrën me dallimet e hidrokarburanteve. Për të kuptuar këtë është kryer një eksperiment interesant. Së pari, punëtorët në një koloni janë larë me tretës që përmbante ekstrakte të punëtorëve nga kolonia e huaj e species së njëjtë. Është parë se punëtorët tjerë nga kolonia fokale kanë reaguar në mënyrë agresive ndaj tyre, ndërsa punëtorët reagues kanë reaguar në një mënyrë natyrale ose jo më shumë se gjysmë agresivë ndaj punëtorëve të larë me ekstraktet e shokëve të tyre të folesë. 13 A ka evolvuar aroma koloniale? 18
  • 19. Një pikë mjaftë e rëndësishme që duhet të mirret parasyshë me kujdes në lidhje me aromën koloniale është çështja e evoluimit. Si e shpjegojnë mekanizmat e evolucionit faktin që milingonat, ose antarët e kolonive tjera të insekteve (bletëve, termiteve etj) i njohin shokët e tyre me anë të feromoneve të tyre përjashtuese? Njerëzit që tentojnë të mbrojnë teorinë e evolucionit pavarësisht nga të gjitha llojet e pamundësive, pretendojnë se feromonet janë rezultat i seleksionit natyror (ruajtja e ndryshimeve të dobishme që ndodhin në gjallesa dhe eleminimi i ndryshimeve të dëmshme). Sidoqoftë, kjo është e pamundshme për çdo specie të insekteve duke përfshirë milingonat. Shembulli më goditës për këtë pikë është bleta. Kur bleta të thumboj armikun e saj, ajo prodhon një feromon për t’i njoftuar bletët tjera për rrezikun. Mirëpo, ajo ngordh menjëherë pas kësaj. Në këtë rast, kjo nënkupton se ky formon prodhohet vetëm njëherë. Atëherë, është e pamundshme për një “ndryshim të dobishëm” të tillë që të transferohet në gjeneratën tjetër dhe të shtohet me anë të seleksionit natyror. Ky shpjegim tregon se është e pamundur që komunikimi kimik ndërmjet llojeve të insekteve që kanë sistem kastë të ketë evolvuar me anë të metodës së seleksionit natyror. Kjo karakteristikë e insekteve, që e rrëzon plotësisht teorinë e seleksionit natyror, edhe një herë demostron se Ai që e vendosë rrjetin e komunikimit midis tyre është Ai “që i krijoj ata për herë të parë”. Thirrja e milingonave Milingonat kanë një nivel të vetëflijimit që është shumë i avancuar dhe, në sajë të kësaj karakteristike, ato gjithmonë i ftojnë shokët e tyre në çdo burim të ushqimit që ato e gjejnë dhe e ndajnë ushqimin e tyre me ta. Në situatë të tillë, milingona që e zbulon burimin e ushqimit i drejton të tjerët në burim. Për këtë përdorët metoda vijuese: milingona zbuluese që e gjen ushqimin e mbushë gushën e saj dhe kthehet në shtëpi. Përderisa kthehet, e tërheq barkun e saj nëpër tokë në intervale të shkurta dhe lë një sinjal kimik. Sidoqoftë thirrja e tij nuk përfundon këtu. Sillet rreth malit të milingonave për pak. E bënë këtë ndërmjet tri deri në gjashtëmbdhjetë herë. Kjo lëvizje e siguron kontaktin me shokët e saj të folesë. Kur zbuluesi dëshiron të kthehet tek burimi i ushqimit, dëshiron që ta pasojnë të gjithë shokët që i ka takuar. Sidoqoftë vetëm shoku që është në kontatin më të afërt me antenë mund ta shoqëroj atë jashtë. Kur informuesi të arrijë ushqimin, kthehet menjëherë te mali dhe e supozon pjesën e mikpritësit. Informuesi dhe shoku i tij tjetër punëtor janë të bashkuar me njëri-tjetrin nëpërmjet të sinjaleve të vazhdueshme shqisore dhe fermoneve hormone në sipërfaqen e trupave të tyre. Milingonat mund të arrijnë cakun e tyre duke pasuar gjurmën që shkon te ushqimi, edhe kur nuk ka milingonë ftuese. Për shkak të gjurmës që zbuluesi e lë me sukses nga ushqimi te foleja, kur zbuluesi të vijë në fole dhe të bëjë “vallëzimin”, shokët e tij të folesë arrijnë te burimin i ushqimit pa ndonjë ndihmë prej ftuesit. Një anë tjetër e rëndëishme e milingonave është prodhimi i shumë përzierjeve kimike që do të përdorën në procesin e ftesës, secila me detyrë të ndryshme. Nuk është e ditur pse përdoren aq shumë kemikale të ndryshme për t’u grumbulluar rreth burimit të ushqimit por, derisa mund të thuhet, ndryshimi i substancave të tilla siguron që gjurmët të jenë të ndryshme nga njëri tjetri. Përveç këtyre, milingonat transmetojnë sinjale të ndryshme kur të dërgojnë porosi, dhe intenziteti i secilit sinjal është i ndryshëm nga të tjerët. Ato e rrisin intenzitetin e sinjalit kur kolonia të jetë e uritur, ose kur nevojiten zona të reja të foleve. Ky solidaritet midis shoqërive të milingonave në një nivel aq të lartë mund të llogaritet si sjellje që ka vlerë të mirret parasyshë dhe se mund të mirret si një shembull për njerëz. Krahasuar me njerëzit që pahezitim i 19
  • 20. shkelin të drejtat e individëve të tjerë në llogari të interesave të tyre – që janë të vetmet për të cilat mendojnë - milingonat pamasë vetëflijuese janë më shumë etike. Në asnjë mënyrë nuk është e mundshme që të shpjegohet sjellja plotësisht jovetjake e milingonave, në kushtet e teorisë së evolucionit. Kjo është sepse evolucioni supozon se rregulli i vetëm që ekziston në natyrë është lufta për mbijetesë dhe konflikti shoqërues. Sidoqoftë, karakterisitikat e sjelljes që i shfaqin milingonat dhe shumë lloje tjera të shtazëve e hedhin poshtë këtë dhe tregojë realitetin e sakrificës. Teoria e evolucionit, në fakt, nuk është asgjë tjetër veç se një tentim nga ata që dëshirojnë të legalizojnë egoizmin e tyre dhe kështu t’i përshkruajnë këtë egoizëm tërë natyrës. Roli i prekjes në komunikimet kimike Komunikimet nga milingonat me anë të prekjes së njëri tjetrit me antenat e tyre gjatë mirëmbajtjes së organizimit të brendshëm të kolonisë dëshmon se përdoret një “gjuhë e antenave” në kuptimi e saj të plotë. Sinjalet e antenës të krijuar me anë të prekjes së milingonave përdoren për qëllime të ndryshme sikurse fillimi i darkës, ftesave dhe takimeve sociale ku shokët e folesë e njohin njëri tjetrin. P.sh, në një lloj të specieve të milingonave punëtore që jetojnë në Afrikë, punëtorët se pari preken me antena kur të takojnë njëri tjetrin. Këtu, “shkundja e antenave” nënkupton vetëm një përshëndetje dhe një ftesë për në fole. Kjo sjellje e ftesës është edhe më goditëse në llojin e caktuar të milingonave (Hypoponera). Kur një çift i punëtorëve të takohen ballë për ballë, milingona ftuese e anon koken e saj anash për 90 shkallë dhe e godet sipërfaqen e sipërme dhe të poshtme të kokës së shokut të folesë me antenat e saj. Shpesh milingona e lutur reagon me atentim të ngjashëm. 14 Kur milingonat të prekun trupat e shokëve të tyre të folesë, qëllimi nuk është që t’iu jipet atyre informata por të mirren informata duke i zbuluar kemikalet që ato i tajitin. Një milingonë e godet trupin e shokut të folesë shumë butë dhe shpejt me antenat e saj. Kur të arrijë afër shokut të tij të folesë, synimi i saj është që të sjellë sinjalet kimike sa më afër që është e mundshme te milingona tjetër. Si rezultat, do të jetë në gjendje që të zbuloj dhe të përcjellë gjurmët e aromës që shoku i saj sapo i ka lën dhe të arrijë te burimi i ushqimit. Shembulli më goditës që mund të paraqitet për komunikimin e prekjes është shkëmbimi i ushqimit të lëngët nga gusha e një milingone në aparatin tretës të ushqimit të tjetrit. Në një test interesant të bërë për këtë temë, pjesë të ndryshme të trupave të milingonave punëtore të llojeve Myrmica dhe Formica janë stimuluar me flokët e njerëzve dhe kështu me sukses janë detyruar të zbrazën. Milingona më e ndjeshme ishte ajo që sapo e ka ngrënë ushqim dhe ishte duke kërkuar shokun e folesë me të cilin e ndanë përmbajtjen e gushës së saj. Hulumtuesit vrejtën se insekte dhe parazitë të caktuar ishin të vetëdijshëm për taktika të tilla dhe ata janë ushqyer duke e ushtruar këtë metodë. Insekti për të tërheqë vëmendjen e milingonës është dashur të ishte vetëm që të prekë trupin e milingonës pakëz me antenat dhe këmben e saj të parë. Atëherë milingona e prekur do të ndante ushqimin e saj, edhe nëse krijesa me të cilën ishte në kontakt ishte e llojit tjetër. 15 Aftësia e një milingone që të kuptoj se çfarë dëshiron milingona tjetër me anë të një kontakti të shkurtë me antenë tregon se milingonat mund, në një kuptim, të “flasin” midis tyre. Se si është mësuar kjo “gjuhë e antenave” qe përdoret ndërmjet milingonave nga të gjitha milingonat është një temë tjetër për të menduar. A kalojnë ato nëpër trajnime për këtë temë? Për të biseduar për ekzistencën e trajnimit të tillë, ne duhet të 20
  • 21. mendojmë gjithashtu për ekzistencën e superiorit të Plotëfuqishmit i Cili e siguron atë. Pasi që nuk mund të jenë milingonat ato që sigurojnë një trajnim të tillë, ky i Plotëfuqishëm është All-llahu i Cili, me anë të frymëzimit u mëson të gjitha milingonave një gjuhë që të komunikojnë me të. Sjellja e ndarjes e praktikuar midis milingonave është një mostër e vetëflijimit që nuk mund të shpjegohet nga teoria e evolucionit. Disa evolucionistë që e shohin fjalën e urtë “peshku i madh e gëlltit të voglin” si një çelës për jetën në tokë janë të detyruar që të tërheqin fjalët e tilla kur të konfrontohen me vetëflijimin e tillë siç shfaqet nga milingonat. Në një koloni të milingonave, në vend që “milingona e madhe” të zhvillohet duke e ngrënë “milingonën e vogël”, ajo më tepër tenton që të ushqej “milingonen e vogël” dhe e bënë që të rritet. Të gjitha milingonat janë të gatshme që të pranojnë ushqimin – kjo është, “dispozita” – që u është dhënë atyre dhe përfundimisht të sigurojnë ndarjen e tepricës me antarët tjerë të kolonisë. Si rezultat, çfarë treguan të githë këta shembuj është se milingonat janë shoqëri e gjallesave që i janë nënshtruar dëshirës së Krijuesit dhe që veprojnë sipas frymëzimit të Tij. Prandaj, nuk do të ishte e drejtë që t’i vlerësojmë ato si organizma që janë plotësisht të pavetëdijshëm, për shkak se ato kanë vetëdije që e reflekton dëshirën e krijuesit të tyre. Në të vërtetë, All-llahu në Kur’an tërheq vëmendjen tonë për këtë fakt të rëndësishëm dhe na informon neve se të gjitha gjallesat janë, në të vërtetë, bashkësi midis tyre, dmth, ato jetojnë sipas një rregulli të shenjët dhe në pajtim me frymëzimin. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen. (En'am: 38) Komunikimi akustikë Komunkimi akustikë është një metodë tjetër e përdorur shpesh nga milingonat. Dy forma të prodhimit të zërit janë identifikuar, trokitja e trupit në nënshtresë dhe fërkimet, dmth, fërkimi i pjesëve të specializuara të trupit njëherësh për të prodhuar një “cicërrimë”. 16 Sinjali i zërit i prodhuar nga trokitjet e trupit zakonishtë ndodhë në kolonitë që pushtojnë foletë e drurit. P.sh, milingonat zdrukthëtare komunikojnë duke “i rënë daullës”. Ato fillojnë “t’i biejnë daullës” përballë ndonjë rreziku që i afrohet folesë së tyre. Ky rrëzik mund të jetë një tingull që shkakton shqetësim ose një prekje që ato e ndjejnë ose një zhvillim i papritur i rrymës së ajrit. Milingona daullexhi e godet nënshtresën me mandibulat dhe stomakun e saj derisa shkundë trupin e saj para dhe prapa. Kështu, sinjalet lehtë mund të barten përmes lëvozhgave të holla të drurit të foles për disa decimetra ose më shumë. 17 Milingonat zdrukthëtare evropiane u dërgojnë vibracione shokëve të tyre të folesë që janë 20 cm ose edhe më larg duke trokitur me mjekërrat dhe barqet e tyre në drurin e punuar të dhomave dhe korridoreve. Duhet me pasë parasyshë se 20 cm për një milingonë është një distancë që do të përgjigjej 60-70 metrave për një njeri. Milingonat janë gati të shurdhëta ndaj vibrimeve të transmetuara përmes ajrit. Mirëpo, ato janë shumë të ndieshme ndaj vibrimeve të zërit të transmetuara përmes objekteve. Ky është një sinjal shumë efektivë paralajmërues për ta. Kur ato të ndëgjojnë atë ato e shpejtojnë ritmin e tyre, ato shkojnë në drejtim të vendit nga vjen vibrimi dhe ato sulmojnë të gjitha gjallesat që i shohin për rreth. 21
  • 22. Asnjë mosbindje ndaj kësaj thirrje nga ndonjë antarë i kolonisë është një tregues për organizimin e suksesshëm të shoqërisë së milingonave. Njëri duhet të pranoj se edhe një shoqëri e vogël njerëzore që përgjigjet ndaj një thirrje alarmi në mënyrë kolektive, në të njëjtën kohë, pa ndonjë përjashtim, dhe pa zhvillim të anarkisë, në praktikë është gjë shumë e vështirë. Sidoqoftë milingonat janë të afta që të bëjnë atë për të cilën janë urdhëruar pa humbur kohë dhe ashtu janë në gjëndje që të kalojnë jetën e tyre pa e ndërprerë diciplinën brenda kolonisë madje as për një moment. Prodhimi i cicirrimave është më e ndërlikuar si sistem se sa rënja daullave. Tingulli i prodhuar krijohet duke fërkuar pjesët e caktuara të trupit njëkohësishtë. Milingonat e prodhojnë këtë tingull duke i fërkuar njëkohësishtë organet në anën e prapme të trupeve të tyre. Nëse e afron veshin afër milingonave punëtore korrëse, ju mund t’i degjoni ato të prodhojnë një zë me ton të lartë tërë kohën. Tri funksionet kryesore të fërkimit janë zbuluar në specie të ndryshme, këto mund të vëhen në listë si vijon: 1. Komunikimi akustikë ndër milingonat gjethe-prerëse shërben si një sistem alarmi nëntokësor. Zakonisht përdoret kur një pjesë e kolonisë është varrosur nga shembja e folesë. Punëtorët fillojnë të lëvizin për të bërë gërmimet shpëtuese si reagim ndaj sinjaleve të zërit të pranuar. 2. Zërat e toneve të larta përdorën në disa specie gjatë çiftëzimit nga mbretëreshat. Kur mbretëreshat e reja mbledhen në tokë ose në bimë për çiftëzim, dhe kanë marrë mjaft spermë, ato prodhojnë tinguj të toneve të larta për të ikur nga tufa e mashkujve që janë duke i ndjekur ato. 3. Por në speciet tjera, zëri përdoret për të zmadhuar efektshmërinë e fermoneve të prodhuara gjatë grumbullimit të shokëve të folesë për të gjetur ushqim ose vende të folesë së re. 18 Nganjëherë në specie të caktuara, kërkuesit e ushqimit e bëjnë të mundshme që milingonat tjera të rrethojnë gjahin me sinjalet që ato i prodhojnë kur të gjejnë një gjah. Grumbullimi i punëtorëve dhe arritja te gjahu realizohet brenda 1-2 minutave në sajë të këtij zëri të tonit të lartë. Këto veti janë një përparsi e madhe për speciet e milingonave. Për një sy që shikon… Me metodat e tyre të ndryshme të komunikimit, milingonat mund të krahasohen me njeriun që mund të flasë disa gjuhë të huaja. Ato janë të afta të komunikojnë me 3-4 gjuhë të ndryshme midis tyre dhe ato janë të afta të vazhdojnë jetrat e tyre në mënyren me pak problematike. Ato janë të afta që të mbajnë gjallë kolonitë e tyre me popullatë prej qindra mijrash e ndonjëherë milionesh, dhe të shpëtojnë të gjitha jetrat e tyre pa shkaktuar konfuzion. Sidoqoftë ky sistem komunikimi që e përshkruam deri tani është vetëm një prej vetive të mrekullueshme të botës shtazore. Kur t’i analizojmë njerëzit edhe të gjitha gjallesat (nga njëqelizorët deri të shumëqelizorët) ne mund të zbulojmë karkaterisitka që janë të ndryshme nga njëra tjetra, çdonjëra është mrekulli e veçantë dhe individuale me vendin e saj në një rend ekologjik. Për një sy që mund të vërej të gjitha këto mrekulli që janë krijuar rreth tij, dhe një zemër që mund të ndjejë, do mjaftojë që të shikojë sistemin e jashtëzakonshëm të komunikimit të milingones me dimensione milimetrike për të çmuar fuqinë e pafund, njohurinë dhe urtësinë e All-llahut i Cili është Pronar dhe Sunduesi i 22
  • 23. vetëm i të gjitha gjallesave. Në Kur’an All-llahu u referohet atyre njerëzve që nuk e kanë këtë aftësi dhe të cilët nuk e çmojnë fuqinë e Tij: A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharorë.(Haxhxh:46) 23
  • 24. SPECIET E MILINGONAVE Edhe pse të gjitha milingonat mund të duken të ngjashme, ato janë të ndara në shumë specie të ndryshme bazuar në mënyrën e jetës së tyre dhe vetive fizike. Këto gjallesa në të vërtetë kanë përafërsisht 8800 lloje. Secili lloj i ka edhe vetitë e veçanta të mahnitshme. Tani, le të diskutojmë disa prej këtyre specieve, mënyrën e jetës së tyre dhe karakteristikat. Milingonat gjethe prerëse Karakterisitika specifike e milingonave gjethe prerëse të quajtura edhe si “atta”, është shprehia e tyre e transportimit të pjesëve të gjetheve, që ato i këpusin, në kokat e tyre. Milingonat fshihen nën gjethe që janë mjaftë të mëdha në krahasim me madhësinë e tyre. Ato i sigurojnë gjethet në mjekërrat e tyre të mbyllura. Prandaj, udhëtimi kthyes i milingonave punëtore pas punës ditor paraqet një pikturë shumë interesante. Kushdo që e sheh këtë ndodhi do të ndjente sikur shtrati i pyllit është i gjallë dhe ecë. Në pyje që bie shi veprimet e tyre mënjanojnë rreth 15 përqind të prodhimit të gjetheve. 19 Natyrisht, arsyeja për bartjen e pjesëve të gjetheve nuk është mbrojtja nga dielli. Milingonat këto pjesë të gjetheve nuk i përdorin as si ushqim. Atëherë, në çfarë mënyre ato i përdorin aq shumë gjethe? Në mënyrë të befasishme, është zbuluar se attat i përdorin këto gjethe për kultivimin e këpurdhave. Milingonat nuk mund t’i hanë vetë gjethet, për shkak se ato në trupat e tyre nuk kanë enzime që të mund të tretin celulozën brenda gjethës. Milingonat punëtore e bëjnë një grumbull të këtyre pjesëve të gjetheve pasi që i përtypin ato dhe i vendosin ato në nënshtresën e kopshtit. Në këto dhoma, ato kultivojnë këpurdha në gjethe. Kështu, ato marrin proteinat e nevojshme nga sythat e këpurdhave. 20 Mirëpo, kur të largohen attat, normalisht kopshti do të filloj të shkatërrohet dhe së shpejti do të mbushet nga këpurdhat e egra. Atëherë, si munden attat, që i pastrojnë kopshtet e tyre vetëm përpara “mbjelljes”, të mbrohen kundër këpurdhave të egra? Triku i mirëmbajtjes së pastërt të kultivimit të këpurdhave pa këputjen e vazhdueshëm të këpurthave të egra, duket se varet nga pështyma e milingonave që punojnë në përzierjen e plehrave të përtypura nga ato. Është menduar se pështyma përmbanë një antibiotik që pengon rritjen e këpurdhave të padëshirueshme. Sigurisht përmbanë një nxitës të rritjes për këpurdhat e duhura. 21 Ajo për të cilën njëri duhet të mendojë është si në vijim: si janë mesuar këto milingona që të kultivojnë këpurdha? A është e mundur që një ditë një nga milingonat e ka marrë një gjethe në gojen e saj dhe e ka përtypur rastësisht, dhe prapë rastësisht, e ka vendosë këtë lëng që është bërë si qull në një shtresën e thatë të gjetheve që, rastësisht është një vend plotësisht i duhur, edhe milingonat tjera kanë sjellë pjesë të këpurdhave dhe i kanë mbjellur aty dhe, përfundimisht, milingonat që kanë parashikuar se një llojë i ushqimit që ato do të mund ta hanin do të rritej aty, filluan të pastrojnë kopshtin, duke hedhur materialet e panevojshme, dhe duke korrur? Dhe atëherë ato e njoftuan tërë koloninë një nga një për këtë proces? Gjithashtu, pse ato do të bartnin të gjitha ato gjethe në foletë e tyre edhe pse ato nuk kan mund t’i hanë ato? 24
  • 25. Për më tepër, si do të mund të krijonin këto milingona pështymën që ato e përdorin derisa i përtypin gjethet për prodhimin e këpurdhave? Madje është menduar se ato mund të formojnë këtë pështymë, në njërën apo mënyrën tjetër, me çfarë informate ato do të mund të prodhonin një antiobiotik në pështymën e tyre që e pengon formimin e këpurdhave të egra? A nuk duhet me pasë njohuri të mjaftueshme të kimisë për të arritur një proces të tillë? Edhe nëse ato kanë pasë njohuri të tillë – që është e pamundur – si kanë mund ato të zbatojnë këtë dhe të përgatisin pështymën e tyre që të ketë këtë karakteristikë të substancës së antibiotikut? Kur njëri mendon se si milingonat mund të realizojnë një ngjarje aq të mrekullueshme, qindra pyetje të ngjashme dalin për të cilat nuk ka përgjigje. Në anën tjetër, nëse mund të jipej një përgjigje e vetme shpjeguese, të gjitha këto pyetje do të kishin përgjigje. Milingonat janë dizajnuar dhe programuar që të bëjnë punën që ata janë duke e kryer. Ngjarja e vështuar është e mjaftueshme për të dëshmuar se milingonat kanë lindur ose më mirë janë bërë që të lindin me njohuri për bujqësi. Mostrat e tilla të ndërlikuara të sjelljes nuk janë fenomene që mund të zhvillohen në faza dhe me kohë. Ato janë punë të një njohurie gjithëpërfshirëse dhe një intelekti suprem. Kështu që pretendimet e evolucionistëve se sjellja e dobishme është zgjedhur me kohë dhe organet e nevojshme janë zhvilluar përmes mutacioneve duket plotësisht jologjike. Natyrisht, nuk është askush tjetër përveç All-llahut që i dha këtë njohuri milingonave që nga dita e parë, dhe i Cili i krijoj ato me të gjitha këto veti mahnitëse. All-llahu është “Krjiuesi” (Sani). Vetitë e milingonave atta që i përmendëm më sipër e reklamojnë pikturën që ne do ta hasim shpesh kudo në këtë libër. Ne po flasim për një gjallesë pa aftësi për të menduar, por që megjithatë e kryejnë një detyrë të madhe duke shfaqur intelekt të jashtëzakonshëm. Kjo është e vështirë për një njeri që ta kuptoj. Atëherë, çfarë nënkupton e tërë kjo? Është vetëm një përgjigje dhe është e thjeshtë: nëse kjo shtazë nuk ka aftësi që të mendoj për t’i mundësuar që të bëjë atë që po bën, atëherë shfaqja e saj e intelektit, në fakt, na e paraqet neve Urtësinë e dikujt tjetër. Krijuesi i Cili ka bërë që milingonat të ekzistojnë e lë këtë shtazë të bëjë gjëra përtej aftësive të saj për të treguar ekzistencën e Tij dhe lartësinë në krijimin e Tij. Milingona vepron sipas frymëzimit të All-llahut dhe intelekti që shfaqë në fakt është, Urtësia e All-llahut. Në të vërtetë, situatë e ngjashme ekziston në tërë botën shtazore. Ne hasim krijesa që shfaqin një intelekt shumë superior, edhepse nuk kanë as mendje të pavarur e as aftësi për të gjykuar. Milingona është një prej më të shquarëve prej këtyre, dhe sikur shtazët tjera, në fakt, vepron në pajtim me programin që i është dhënë nga Dëshira që e mësonë atë. Reflekton Urtësinë dhe fuqinë e Poseduesit të asaj Dëshire, dmth, All-llahut. Tani, të vazhdojmë rishikimin e aftësive superiore të milingonave me këtë njohuri themelore. Metodat interesante mbrojtëse të attas Punëtorët mesatar të kolonisë së milingonave gjethe prerëse e kalojnë tërë ditën e tyre duke bartur gjethe. Gjatë këtij procesi bëhet e vështirë që ato të mbrojnë vetën, meqë ato e sigurojnë gjethen me mjekërrat që i përdorin për të mbrojtur vetën. Atëherë, nëse ato nuk janë në gjëndje që të mbrojnë vetën, kush i mbron? Është vështruar se milingonat punëtore gjethe prerëse ecin tërë kohen me punëtorë të madhësisë së vogël. Së pari, është menduar se kjo ishte rastësisht. Pastaj, shkaku për këtë është hulumtuar dhe zbulimi, që ishte rezultat i një analize të gjatë, ishte një shembull mahnitës i bashkëpunimit. 25
  • 26. Milingonat me madhësi mesatare, që u është dhënë detyra për të bartur gjethe përdorin një sistem mbrojtës interesant kundër një lloji armiqësor të mizës. Ky lloj i mizës armiqësore ka zgjedhur një vend të veçantë për të vendosur vezët e saj – pjesën e kokës së çdo milingone. Larva që del nga veza do të ushqehet në kokën e milingonës, eventualisht duke ja këputur koken milingonës. Pa ndihmësat e tyre të vegjël, milingonat punëtore janë të pambrojtur kundër këtij lloji të mizës që gjithmonë është e gatshme për sulm. Në rrethana normale, milingona që, me gërshëret e tyre sikur mandibula të mprehta, janë të afta që të largojë mizat që tentojnë të aterojnë në ato, nuk mund të bëjë këtë derisa është duke mbartur gjethe. Prandaj, ato e vendosin një milingonë tjetër që t’i mbrojtur ato, në gjethen që janë duke e mbartur dhe gjatë sulmit, këto milingona të vogla luftojnë kundër armikut. 23 Autostradat e attas Rrugën që attat e përdorin, derisa i mbartin gjethet kur ato kthehen në shtëpi, duket sikur një autostradë e vogël. Milingonat që zvarriten ngadalë në të i mbledhin të gjitha degëzat, guralecët, barin dhe bimet e egra dhe i vëjnë ato në njërën anë. Kështu, ato e bëjnë një shteg të pastërt për vete. Pas një kohe të gjatë të punës intenzive, kjo autostradë bëhet e drejtë dhe e lëmuar sikur të ishte ndërtuar me paisje të veçanta. Kolonia e attave përbëhet prej punëtorëve me madhësi të një kokërre të vetme të rëres, ushëtarëve që janë shumë herë më të mëdhenj dhe “vrapuesëve të maratonës” mesatarëve. Vrapuesit e maratonës vrapojnë përreth për të sjellur pjesë të gjetheve në fole. Këto milingona janë aq të zellshëm sa që, sipas masës së dimenzioneve njerëzore, çdo punëtorë e vrapon ekuivalentin e një milje për katër minuta gjatë afërsisht 30 miljeve (48 km), me 500 pound (227 kg) gjah mbi supet e saj. 24 Në folenë e attas, mund të gjinden galeritë sa grushti që mund të shkojnë 6 metra thellë. Punëtorët e vogël mund të lëvizin afërsisht 40 tonelata dhe derisa gërmojnë dhoma të shumëta të folesë së tyre gjigante. 25 Ndërtimi i këtyre foleve nga milingonat për disa vite është e ngjashme me vështirësit dhe standardin e lart të profesionalizmit në ndërtimin që njëriu e ka bërë në murin e madh të Kinës. Kjo është dëshmi se attat nuk mund të konsiderohen si krijesa thjeshtë të rëndomta. Këto milingona, që janë jashtëzakonisht të zellshme, janë në gjëndje që të kryejnë detyra të komplikuara që për njeriun do të ishin të vështira. Në të vërtetë, Poseduesi i vetëm i fuqisë i Cili ka mund t’u jep atyre këto aftësi është All-llahu. Do të ishte jologjike të thuhet se ato i kanë marrë të gjitha këto aftësi vetë dhe me anë të marrëveshjes së tyre. Teknika e prerjes së gjetheve të attas Kur milingona e prenë gjethen me mandibulat e saj, i tërë trupi i saj vibron. Shkencëtarët kanë parë se kjo dridhje e fikson gjethen, kështu që e lehtëson prerjen. Në të njëjtën kohë, zëri shërben për të tërheq punëtorët tjerë – të gjitha femra - anash për të përfunduar gjethen. 26 Milingona fërkon dy organe të vogla në belin e saj për të prodhuar këtë vibrim që mund të ndëgjohet nga njerëzit si një zë i vogël. Ky vibrim dërgohet nëpët trup derisa të arrijë drapërit (madibulat) e milingonës. Duke lëkundur shpejt pjesën e prapme të saj, kjo milingonë e 26
  • 27. prenë një gjysmëhëne të gjethes me vibrimet e mandibuleve në mënyrë shumë të njëjtë si thika elektrike për gdhendje. Kjo teknikë e lehtëson prerjen e gjethës. Sidoqoftë, dihet se vibrimet e tilla shërbejnë edhe për një qëllim tjetër. Duke parë që milingonën gjethe prerëse i tërheq të tjerët në vendin e njëjtë për shkak se shumë bimë tjera në rajonet ku attat jetojnë janë të helmueshme. Testimi i çdo gjetheje nga një milingonë duke qenë një procedurë aq e rrëzikshme, ato gjithmonë shkojnë në vendin ku të tjerët i kanë përfunduar me sukses detyrat e tyre. Milingonat endëse Milingonat endëse jetojnë në drunjë duke ndërtuar fole për vete nga gjethet. Duke i kombinuar gjethet, ato janë në gjëndje të formojnë fole mbi disa drunjë, pra duke mbajtur një popullatë shumë më të madhe. Fazat e ndërtimit janë interesante. Së pari, punëtorët në mënyrë individuale kërkojnë vende në territorin e kolonisë që janë të përshtatshme për zgjerim. Kur ato të gjejnë një degë të përshtatshme, ato shpërndahen mbi gjethet e degës dhe fillojnë të tërheqin gjethet nga anash. Kur një milingonë të arrijë të lakojë një pjesë të një gjetheje, punëtorët afër gjithashtu lëvizin drejt saj dhe fillojnë të tërheqin gjethen bashkarisht. Nëse gjethja është më e gjërë se madhësia e milingonës, ose nëse është e nevojshme të tërhiqen dy gjethe bashkarisht, punëtorët bëjnë ura varëse ndërmjet pikave që do të bashkohen. Më vonë, disa nga milingonat në zingjirë hypin në shpinat e milingonave pranë tyre, kështu që e shkurtojnë zingjirin, dhe bashkimi i skajeve të gjethes është arritur. Kur gjethja të merrë formën e tendës, disa nga milingonat vazhdojnë të mbajnë gjethen me këmbët dhe mandibulat e tyre e të tjerët kthehen në folenë e vjetër dhe i sjellin në këtë rajon larvat e rritura në mënyrë të veçantë. Punëtorët i fërkojnë larvat para dhe prapa mbi bashkimet e gjethes, duke i përdorur ato si burim të mëndafshit. Me mëndafshin e tjerrur nga një e hapur mu nën gojën e larvës, gjethet fiksohen në vendet e nevojshme. Dmth, larvat përdoren si makina për qepje. 27 Gjëndrrat e mëndafshit të këtyre larëvave tjerrëse janë shumë më të mëdha, por ato mund të barten më lehtë për shkak se janë më të vogla në madhësi. Larvat e japin tërë mëndafshin e tyre për nevojat e kolonisë në vendë që të përdorin për vete. Në vend të prodhimit të mëndafshit ngadalë nga gjëndrrat e tyre të mëndafshit, ato nxjerrin një fije të gjërë të mëndafshit, dhe ato madje as që tëntojnë të ndërtojnë fshikëzat e tyre. Në pjesët e mbetura të jetës së tyre, milingonat punëtore do të bëjnë çdogjë që larvat duhet të bëjnë. Siç është evidente, këto larva jetojnë vetëm si “prodhuesë të mëndafshit”. 28 Si milingonat kanë mund të zhvillojnë bashkëpunim të tillë kurrë nuk është shpjeguar nga shkencëtarët. Një pikë tjetër e pashpjeguar është se si është shfaqur kjo sjellje për herë të parë gjatë kësaj periudhe të pretenduar nga eveolucioni. Si janë zhvilluar aftësitë aq të sofistikuara dhe përfituese duke evolvuar nga gjallesat e para, si krahtë e insekteve, sytë e vertebrorve dhe mrekullitë tjera biologjike, janë fenomene që nuk mund të shpjegohen me parimet bazore të evolucionit. Është situatë pa rrugëdalje për mbrojtësit e evolucionit. Natyrisht nuk do të jetë logjike të thuhet se një ditë larvat u bashkuan dhe thanë se “disa nga ne duhet të prodhojnë mëndafsh për të plotësuar nevojat e tërë kolonisë, pra le të përshtasim në përputhje me këtë peshat tona dhe gjëndrrat e mëndafshit”. Kjo nuk do të ishte teori e mençur. Prandaj, ne duhet të pranojmë se larvat janë krijuar duke ditur çfarë të bëjnë. Me fjalë të tjera, All-llahu, i Cili i krijoj këto larva, i ka formuar ato në atë mënyrë që është e përshtatshme për detyrat e tyre. 27
  • 28. Milingonat korrëse (vjelëse) Disa nga milingonat, siç u përmend më sipër, janë “bujqë” ekspert. Midis këtyre, është e mundshme të radhiten milingonat korrëse, përveç attas-ve që folëm më parë. Mekanizmat ushqyes të milingonave korrëse janë mjaft të sofistikuara dhe të ndërlikuara në krahasim me mekanizmat ushqyes të llojeve tjera të milingonave. Këto i mbledhin farat dhe i mbajnë ato në dhoma të përgaditura veçanërishtë. Këto fara, të bëra nga niseshtet, përdoren për prodhimin e sheqerit që do të ushqejë larvat dhe punëtorët tjerë. Derisa shumë milingona i përdorin farat dhe kokërrat si ushqim, vetëm milingonat korrëse e kanë një sistem të bazuar në grumbullimin e farave dhe përpunimin e tyre. Këto milingona i mbledhin farat në sezonën e rritjes dhe i ruajnë ato për përdorim në sezonën e thatë. Në dhoma të veçanta në fole, ato i ndajnë farat nga objektet tjera që gabimisht janë sjellur prapa. Disa grupe të milingonave qëndrojnë në fole me orë, duke përtypur përmbajtjet e farave dhe kështu prodhojnë të ashtuquajturën bukë të milingonave. Njëherë është menduar se milingonat përdorin një proces të mësuar për të konvertuar niseshten e farës në sheqer që ato e hanë. Tani dihet se pështyma e bollëshme që ato e tajisin derisa përtypen e kryen këtë transformim. 29 Natyrisht, milingonat për të cilat ne flasim nuk kanë pasur ndonjë edukim në kimi. E ato as që mund të parashikojnë se pështyma e tyre do të transformojë këto fara që ato i mbledhin rastësisht në sheqer që ato mund të hanë. Sidoqoftë, jetërat e këtyre milingonave varen në një seri të transformimeve kimike për të cilin ato nuk dinë dhe nuk mund të dinë. Kur edhe njëriu nuk dinë për një proces të tillë të transformimit që zhvillohet në trupat e milingonave – dhe ata sapo i kanë mësuar detajet në vitet e fundit – si kanë arritur milingonat që të ushqehen me anë të kësaj metode për mileniume? Milingonat e mjaltit Shumë lloje të milingonave ushqehen me plehrat e tretshme të afideve të quajtura “mjaltë”. Kjo substancë në të vërtetë nuk ka lidhje me mjaltën e vërtetë. Mirëpo, plehrave të tretshme të afideve, që ushqen nga lëngun i bimëve, u është dhënë ky emër për shkak se përmbanë një përqindje të lartë të sheqerit. Kështu, punëtorët e kësaj specie, që quhen milingonat e mjaltit, e mbledhin mjaltin nga afidet, kokidat (insekte) dhe nga lulet. Metoda e milingonave për mbledhjen e mjaltit nga afidet është shumë interesante. Milingona i afrohet afides dhe fillon të shtyjë barkun e saj. Afideja i jep një pikë të plehut të tretshëm milingonës. Milingona fillon të shtyjë shumë e më shumë barkun e afides për të marrë më shumë mjaltë dhe e thithë lëngun që del. Atëherë si e shfrytëzojnë ato këtë ushqim me sheqer dhe çfarë dobie ka ky ushqim për ato më vonë? Midis milingonave të mjaltit është një ndarje e madhe e punës në këtë fazë. Disa milingona përdoren si “shtambë” për të mbajtur nektarin e mbledhur nga punëtorët tjerë!... Në secilën fole, është një mbretëreshë, punëtorët edhe bartësit e mjaltës. Kolonitë e tyre zakonisht janë të lokalizuara pranë lisave të shkurtër nga të cilët punëtorët mund të nxjerrin nektarin. Pasi që punëtorët e bartin nektarin, posa që të kenë gëlltitur,deri në foletë e tyre, ato e nxjerrin nga gojërat e tyre dhe e vënë në gojërat e punëtorëve të rinjë të cilët do të mbajnë mjaltin. Këta punëtorë, me nofkën enët e mjaltës, i përdorin trupat e 28
  • 29. tyre për të ruajtur lëngun e ëmbël, ushqimin që kolonia shpesh duhet të kaloj nëpër kohë të vështira për ta marrë atë në shkretirë. Ato ushqehen derisa të fryhen në madhësinë e boronicës. Pastaj varen sikur globe të qelibarit në tavanet e dhomave të tyre derisa të thirren për të zbrazur nektarin për motrat e uritura. 30 Derisa janë të lidhura për këtë tavan, ato duken si një veshul i vogël dhe i tejdukshëm rrushi. Nëse ndonjëri prejt tyre bie poshtë, punëtorët e kthejnë atë menjëherë në vendin e mëparshëm. Mjalti në enët e mjaltit peshon gati 8 herë sa pesha e një milingone. Në dimër, ose në sezonat e thata, punëtorët e thjeshtë i vizitojnë enët e mjaltit për të plotësuar nevojat e tyre ditore të ushqimit. Milingona punëtore e vë gojen e saj në atë të “enës” dhe ena kullon një pikë të vogël të mjaltit nga depoja e saj duke i tkurrur muskujt e saj. Punëtorët e konsumojnë këtë mjaltë të vlerës së lartë ushqyese si ushqim në sezonat e vështira. Është një situatë interesante dhe tmerruese që një gjallesë të arrijë peshë sa 8 herë pesha e saj, që ka vendosur të shërbej si enë mjalti, dhe të jetë në gjëndje që të jetojë duke u varur nga këmbet e saja pa ndonjë rrezikë për të. Pse ato e kanë ndier nevojen që të pranojnë një pozitë aq të vështirë dhe të rrezikshme? A kanë menduar ato vetë për këtë teknikë unike deponuese dhe i kanë kontrolluar zhvillimin e trupave të tyre në përputhje me këtë? Vetëm mendo, ndërkohë që një njëri nuk mund të kontrollojë zhvillimin më të vogël të trupit të tij, si mund një milingonë, që nuk ka madje as tru në kuptim real, të bëjë këtë vetë? Milingonat e mjaltit shfaqin sjellje që teoria e evolucionit nuk mund të shpjegoj. Është plotësisht e palogjikshme të pohohet se ato rastësishtë e kanë zhvilluar metodën e deponimit të mjaltës dhe organet e nevojshme. Në fakt, në burimet shkencore, ne hasim shumë deklarata praktike për këtë dhe tema të ngjashme. P.sh, merre shpjegimin e profesorit Etienne Rabaud, drejtor i institutit të biologjisë të Universitetit të Parisit: Këta shembuj (p.sh milingonat e mjaltës) paraqesin qartësishtë se organet e ndryshme për të kryer funksione të caktuara nga gjallesat nuk janë zhvilluar, edhe pse ekzistenca e tyre e mëparshme ndonjëherë i ka drejtuar ato që t’i kryejnë e nganjëherë mos t’i kryejnë veprimet dhe detyrat e caktuara. Kjo tregon se organet nuk janë zhvilluar me anë të adoptimit të gjallesave me kushtet e jetës, por kushtet e jetës janë dukur që nga ekzistenca e hershme e organeve të tilla dhe nga funksionet e tyre siç kemi parë. Pyetja vijuese mund të shtrohet siç ka bërë Darvini: A merr pjesë në këtë evolucion rasti i pastrimit, ose përjashtimi të njërit që humb fuqinë për jetë, ose adoptimin e organeve për kushtet e reja? Ne mbrojmë pikpamjen se ndodhitë kanë dëshmuar se një evoluvcion i tillë, ose ndryshim i tillë, nuk ka ndodhur. Në fakt, ka ndodhur një fenomen krejtësisht tjetër. 31 Këto shpjegime të dhëna nga profesori Rabaud qartësisht na e paraqesin neve një përfundim në të cilën mund të arrijë secili që mendon me vetëdije të tij për një kohë shumë të shkurtër. Krijues i vetëm i Cili është burimi real i njohurisë dhe intelektit i ka krijuar të gjitha gjallesat me organet e tyre të pa gabime dhe me sjellje të përkryer. Kjo e vërtetë është shprehur në Kur’an siç vijon: Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur. Atë e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. (Hashr: 24) Milingonat e drurit 29
  • 30. Milingonat e drurit janë të famshme me kodrat që ato i ndërtojnë nga halat e pishave dhe degëve të holla përmbi foleve të tyre nëntoksore. Foleja zakonisht gjindet pranë një trungu të drurit. Pjesa e folesë përmbi tokë, e bërë nga filizat, bishtat e gjetheve, dhe halave të pishave, është çatia e folesë. Kjo çati mund të arrijë deri në 2 metra lartësi, e ndalon dëpërtimin e shiut brenda dhe e rregullon temperaturën e folesë në kohë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë. 32 Edhe milingonat e drurit, si të tjerat, janë shumë të zellshme. Ato vazhdimisht e zbukurojnë folenë e tyre. Ato e transferojnë shtresën origjinale të sipërfaqës në shtresa më të ulëta në faza dhe sjellin material nga shtresat e ulëta për t’a zëvendësuar me atë të shtresës së epërme. Është bërë një vrojtim interesant i ndryshimeve që milingonat e bëjnë në fole. Maja e kodrës së folesë është spërkatur me ngjyrë blu, dhe pas katër ditë është vrejtur se maja e kodrës është përsëri ngjyrë kafje. Copëzat e ngjyrës blu janë gjetur 8-10 cm nën sipërfaqe. Brenda një muaj këto copëza zbritën në thellësi prej 40 cm. Më pas, këto copëza të ngjyrës blu kanë arritur edhe njëherë në sipërfaqe. Mirë, a e kryejnë këto milingona këtë proces të vazhdueshëm të transportimit vetëm sa për të bërë atë? Jo. Hulumtuesit shpjeguan pse milingonat e drurit angazhohen në këtë veprim të përhershëm në vijim: lëvizja e përhershme e thanë substancën e lagështë brenda në sipërfaqe dhe ndalon formimin e këpurthave. Përndryshe, milingonat do ta kishin një fole të okupuar nga këpurthat e dëmshme. Në situatë të tillë janë dy mundësi. Njëra është se milingonat shumë kohë më parë, me anë të hulumtimit të tyre, e zbuluan faktin se këpurthat zhvillohen në ambiente të lagështa, (diçka që njeriu e ka zbuluar si rezultat të hulumtimeve shkencore afatëgjate) dhe zhvilloj metodën më të arsyeshme për të eleminuar këtë problem! Mundësia tjetër është se mendimi dhe implementimi i këtij procesi të përkryer mund të jetë vetëm përmes inspirimit nga një intelekt suprem. Pamundësia e rastit të parë është e qartë. Natyrisht Ai i Cili i ka frymëzuar milingonat që të mbrojnë vetën nga këpurthat dhe u ka treguar se si të bëjnë këtë është All-llahu i Plotëfuqishmi. Metodat e ndryshme të riprodhimit të milingonave të drurit Meshkujt dhe mbretëreshat e milingonave të drurit janë me krahë. Mirëpo, ato nuk fluturojnë me një fluturim martesor siç bëjnë speciet tjera të vogla të milingonave. Çiftëzimi realizohet në sipërfaqen e folesë ose diku afër. Pas çiftëzimit, mbretëresha mbledhë krahët e saj dhe e bënë njëren nga tri gjërat vijuese: (1) Ajo kthehet në fole ku ajo më parë ka jetuar si larvë dhe i lë vezët e saj aty. (2) Ndonjëherë ajo e lë folenë me punëtorë që e mbartin atë dhe kërkon një vend të ri për të ndërtuar folen. (3) Nëse ajo largohet vetëm, ajo hynë në folenë e specieve të afërta më të vogla, sikur milingona e zezë Formica Fusca, dhe e zëvendëson mbretëreshën. Mbretëresha i lë vezët e veta në kujdesin e punëtorëve Fusca. Për një kohë në fole janë edhe punëtorët musafirë edhe ata mikëpritës. Mirëpo, meqenëse mikëpritësit nuk kanë mbretëreshë, pas një kohe punëtorët vdesin dhe mbretëreshat e drurit përfitojnë një fole të themeluar pa bërë asgjë. 33 Në taktikat e diskutuara të mbretëreshës së milingonave të drurit në pjesën 3, është parë një vetëdije e qartë. Mirëpo, është e qartë se një vetëdije e tillë nuk i takon vetë milingonës. Milingona mbretëreshë kurrë nuk ka parë një vend tjetër përpos disa metrave katëror brenda folesë së saj. Ajo shkon brenda një kolonie që ajo 30
  • 31. kurrë nuk e ka parë ose nuk ka ditur për të përpara, dhe e dinë se kënd duhet të eleminoj në atë koloni. Ajo e arrinë këtë duke i tejkaluar të gjitha pengesat. Të gjithë këta faktorë padyshim dëshmojnë se milingona mbretëreshë vepron sipas frymëzimit. Fenomenet e sipërpërmendur janë provë e qartë e fuqisë dhe sovranitetit të All-llahut mbi të gjitha krijesat e gjalla. Milingonat legjionare Një nga shtazët më të frikshme të pyllit është milingona legjionare. Arsyeja për emrin “ushtri” që i është dhënë kësaj bashkësie të milingonave është veprimi i tyre sipas një dicipline të vërtetë ushtarake. Milingonat legjionare janë mishëngrënëse dhe ato brejnë çdogjë që shihet. Secila milingonë është prej 6 deri 12 milimetra e gjatë, por numri dhe diciplina e tyre e jashtëzakonshme e zëvendësojnë disaventazhin e tyre të madhësisë së vogël. Drita direkte e diellit për një kohë të shkurtë mund të vrasë milingonat legjionare. Prandaj ato udhëtojnë natën ose në hije. Për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj dritës, ato gërmojnë tunele të gjatë gjatë avancimit. Shumica e milingonave kalojnë nëpër këto tunele pa dalur jashtë. Kjo nuk e zvoglon shpejtësinë e tyre, sepse ato me mandibulat e tyre të forta mund të gërmojnë tunele shumë shpejt. Kështë që, vrapimi është i shpejtë dhe sekret. Legjionarët levizin sikur ushtritë shumë të mëdha, duke i kaluar të gjitha pengesat përveç zjarrit dhe ujit, edhe pse ato janë plotësisht të verbër. 34 Milingonat legjionare e shqyejnë gjahun e tyre kur ta gjejnë atë dhe i bartin pjesë e vogla të tij në foletë e tyre të përkohshme. Goxha shumë ushqim nevojitet për një koloni të milingonave legjionare. Nevoja e përafërt ditore e një kolonie mesatare, që përbëhet nga 80,000 milingona të rritura dhe 30,000 larva, është rreth gjysmë galloni (2.27 litra) të ushqimit të bërë nga shtazët. 35 Meqenëse milingonat legjionare nuk kanë fole të fiksuara, ato gjithmonë janë në lëvizje. Lëvizjet dhe migrimet e kolonive varen nga cikëli i prodhimit. Mbretëresha prodhon përafërsisht 25-35,000 vezë gjatë dy ditëve për çdo muaj. Disa ditë përpara pjelljes së vezëve, kolonia ndalet dhe mblidhet në një zonë të gjërë. Milingonat kapen fort me njëra tjetrën me anë të këmbeve të tyre në formë të grepit dhe formojnë një fole të përkohshme. Hapsira boshe në mes shërben si dhomë e gatshme për mbretëreshen dhe gjeneratën e re. Natyrisht, këtu këmbet dhe lidhjet e milingonave mu në maje janë të nënshtruara ndaj ngarkesës së tepërt. Megjithatë, pasi ato kanë konstrukt për të duruar pesha disa qindra her më shumë se pesha e tyre, ato mund të mbajnë tërë koloninë pa shumë probleme. 36 Për gjueti më efektive, milingonat e caktojnë kohen e lëvizjes së tyre për nevojat e ngrohjes së vezëve në zhvillim, duke alternuar ndërmjet fazave shtegtuese dhe joshtegtuese. Gjatë periudhës së pushimit prej rreth 20 ditëve, mbretëresha e palëvizshme, e trashë, prodhon 50,000 deri në 100,000 vezë derisa pasardhësit tjerë qendrojnë të palëvizshëm në fazën krizalide. Në të shumtën e ditëve, punëtorët, kërkojnë ushqim vetëm për vete dhe për mbretëreshën, bëjnë sulme të shkurta nga foleja në model strehimi. Në çdo sulm ata e ndryshojnë drejtimin e tyre në një mesatare prej 123 shkallësh, kështu që i shmangen ri-gërmimit të tokës së njëjtë. 37 Milingonat pa gabim mund të llogarisin vetë 123°, diçka që njëriu nuk mund të llogaritë pa një instrument. Kjo do të shfaqet si tregues i një njohurie komplete të matematikës. Por milingonat nuk e dinë matematikën, ato as që mund të numërojnë. Pra kjo tregon se ajo që ato e bëjnë bëhet me anë të një frymëzimi të veçantë, e jo me vetëdije. Kur të del larva e parë, punëtorët mbledhin ushqim dhe, në ndërkohë, komuniteti qendron i palëvizshëm. Pjesët e ushqimit i jipen në mënyrë direkte larvës. Mbretëresha përseri e gatshme për pjelljen e vezëve zakonisht përputhet me periudhën e hershme kalimtare të larvave në fazën krizalide. Në këtë fazë, komuniteti edhe një herë ndalet. Përputhja e pjelljes 31