SlideShare a Scribd company logo
1 of 154
HYRJE NË FARMAKOLOGJI

    Dr Rexhep Hoxha, Prof.
OBJEKTIVAT E LIGJËRATËS

 Njohja me lëndën e farmakologjisë
 Njohja me barnat dhe zhvillimin e tyre
 Të njihet mënyra e emërtimit të barnave
 Të kuptohet koncepti i administrimit të
  barnave
Çka është farmakologjia?
   Shkencë që merret me studimin e
    veprimit të substancave kimike në
    organizmin e gjallë, e në veçanti
    historikun, zanafillën, vetitë fizikokimike,
    bashkëzimet, efektet biokimike dhe
    fiziologjike, mekanizmat e absorbimit,
    distribuimit, biotransformimit, të veprimit,
    eliminimit, etj.
disiplinat e saj kryesore:
 farmakokinetika, (çka organizmi i
 bënë barit?)
 farmakodinamia, (çka bari i bënë
 organizmit?)
 farmakoterapia (aplikimi i barit në
  sëmundje të caktuara)
 toksikologjia (efektet toksike të
  barnave dhe helmimet)
   Kur bari jepet për trajtimin e sëmundjes,
    është me rëndësi ta kuptojmë rrugën dhe
    mënyrën me të cilën ai bar ndërvepron
    me proceset patologjike të sëmundjes.
   Çdoherë kur përshkruhet një bar duhet të
    merret parasysh rezultati përfundimtar i
    tij, si dhe marrëdhëniet ndërmjetë barit
    dhe proceseve fiziologjike dhe patologjike
    në organizëm.
Çka janë barnat?
   Substanca kimike të jashtme që janë të
    afta të modifikojnë sistemet biologjike në
    një mënyrë relativisht selektive, të cilat
    veprojnë në organizmin e gjallë në
    aspektin e parandalimit, diagnozës dhe
    tretmanit të sëmundjeve.
Çka janë barnat? (vazhdim)




   Kimikisht nuk ka ndonjë dallim mes
    ushqimit, barit dhe helmit, por dallimi mes
    tyre qëndron në sasinë e marrur në
    organizëm, sepse një substancë në sasi
    të caktuara mund të shërbejë si ushqim,
    si bar, ose si helm.
   Kërkimin dhe zhvillimin e barnave të reja
    gjithnjë e ka kushtëzuar nevoja për barna të
    reja në parandalimin dhe trajtimin e
    sëmundjeve.

   Me qëllim të shfrytëzimit racional të barnave,
    është e rëndësishme të kuptohen principet
    themelore të veprimit të barnave.
Zanafilla e barnave
   Në të kaluarën barnat janë nxjerrë nga
    burimet e tyre natyrore, gjë që edhe sot disa
    barna me rëndësi të madhe ende përfitohen
    në këtë mënyrë.
   Për shembull, disa preparate insulinike
    përfitohen nga pankreasi i lopëve dhe derrave
    (origjina shtazore);
   digitalisët përfitohen nga bima e digitalisit
    (origjina bimore);
   hekuri, që zakonisht shfrytëzohet në formë
    ferrosulfati, përfitohet nga burimet minerale
    (origjina minerale).
Zanafilla e barnave (vazhdim)




   Megjithatë, sot shumica e barnave janë të
    sintetizuara nga kimistët dhe për çdo vit
    me mijëra substanca të reja krijohen për
    tu shfrytëzuar si barna të mundshme.
Emërtimi i barnave
   Në shfrytëzimin praktik dhe në literaturë
    hasen disa lloje të emërtimit të barnave,
    duke filluar nga ai historik ose popullor,
    që është më i vjetëri (p.sh. bari i
    majasëllit), me dallime të mëdha në mes
    të popujve dhe gjuhëve.
Emërtimi i
                                   barnave




   Emërtimi kimik, megjithëse është më i sakti,
    sepse pasqyron strukturën kimike të barit, është
    i vështirë për shfrytëzim praktik, për arsye se në
    shumë raste është tepër i gjatë dhe vështirë
    mbahet mend. Emërtimi që sot shfrytëzohet më
    së shumti është ai gjenerik ose emërtimi
    internacional i pambrojtur (EIP), me anën e të
    cilit komunikohet si në literaturë, ashtu edhe në
    shfrytëzimin praktik, e të cilin e përcakton
    Organizata Botërore e Shëndetësisë
Emërtimi i
                                      barnave


   Në shfrytëzim praktik është edhe emërtimi i
    mbrojtur, i cili gjithnjë shkruhet me shkronjë të
    madhe dhe përkrah emrit ka një yll ose
    shkronjën R të futur në një rreth (reserve).
   Ky emërtim shkakton konfuzion të madh në
    praktikë, sepse fabrikat farmaceutike, për
    qëllime komerciale, prodhimeve të tyre u vënë
    emra të vet dhe krijojnë vështirësi që të mbahen
    mend, për shkak të numrit të madh të tyre.
Emërtimi i
                                barnave


   Shpeshherë këta emra nuk kanë ndonjë
    lidhje me emrin e tyre gjenerik ose me
    sëmundjen që i dedikohen.
APLIKIMI I BARNAVE



  Prof Dr Rexhep Hoxha
APLIKIMI I BARNAVE

    Objektivat mësimor:
-   Njohja me fazat (proceset) e terapisë me barna
-   Njohja me klasifikimin e rrugëve të administrimit
    të barnave
-   Njohja me përparësitë dhe mangësitë u rrugëve
    të caktuara të administrimit
-   Përshkruani konceptet “dritare terapeutike”,
    “indeksi terapeutik” dhe “gjerësi terapeutike”
FAZA FARMACEUTIKE E
BARNAVE
   Ky proces përfshin të gjitha fazat e përpunimit të
    barit derisa ai arrin tek i sëmuri.
   Procesi farmaceutik është i lidhur kryesisht me
    kimistët e farmaceutikës dhe me farmacistët.
   Shpeshherë lindin probleme terapeutike me
    barna të ndryshëm, për shkak të formulimit të
    tyre që ka lidhje me ekscipientët dhe me
    materialet e shtresimit që shfrytëzohen në
    përgatitjen e barit, ose nëse tretja e barit nuk
    është bërë në tretësin adekuat.
FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE




   Shpërthimi i toksicitetit nga digoksina dhe
    fenitoina në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim
    të viteve të 70-ta janë një shembull i
    rëndësishëm për këto probleme.
FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE




   Fazë tjetër e këtij procesi është lëshimi i barit.
       Duhet të dihet se shembulli më i thjeshtë i dështimit
        terapeutik është dhënia e sasisë joadekuate të barit.
   Një nga hallkat e këtij dështimi është edhe
    mangësia e udhëzimeve korrekte nga ana e
    mjekut ose e farmacistit lidhur me mënyrën e
    marrjes së barit, ose keqkuptimet dhe harresa
    nga ana e të sëmurit, ose mosdhënia korrekte
    nga ana e infermieres.
FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE




   Në raste të veçanta problem është edhe
    “farmakofobia” dhe mosbesimi në efektin
    e barnave nga ana e të sëmurit, që
    rezulton me mosmarrjen e dozave
    adekuatë të barnave.
APLIKIMI I BARNAVE




- Rrugët e aplikimit -
Systemic Delivery Scheme



                               SITE OF ACTION
                                   “Receptor”
                              Free       Bound

       Distribution

                                          PLASMA
                                             Bound
TISSUE DEPOTS                                Drug
                              Free
Bound     Free                Drug                      Metabolism
                                          Metabolites

               I.V.
                           Absorption     Excretion


                           Oral/I.M.
rrugët e aplikimit




   Aplikimi (administrimi) i barnave në
    organizëm bëhet në dy rrugë kryesore:
       lokale apo topike dhe

       sistemike.
rrugët e aplikimit


Aplikimi lokal
   Kjo rrugë përfshin:
    1.   aplikimin e barit në membranat mukoze (orale,
         konjuktivë),
    2.   në lëkurë dhe në sipërfaqe të tjera epiteliale.

    Aplikim lokal i barit është edhe në rastet kur
    jepet me qëllim të veprimit lokal, pra në një
    pjesë të caktuar të trupit (anestezioni lokal),
    qoftë me injektim ose në formë aerosoli.
    Qëllimi i këtij aplikimi është që të përkufizojë
    aktivitetin e barit vetëm në vendin e aplikimit.
rrugët e aplikimit




   Ka mendime të ndryshme rreth veprimit të
    këtyre barnave
       se këto nuk absorbohen në lëkurën e
        padëmtuar, (që në të shumtën e herave nuk
        është e vërtetë).
   Shumë barna, potencialisht toksike, jepen
    lokalisht në lëkurë, pa marrë parasysh
    efektet e mundshme të padëshirueshme
    sistemike.
rrugët e aplikimit



   p.sh.kortikosteroidet sintetike potente.
     Kur këto barna aplikohen në formë pomade
      dhe kreme në lëkurën e padëmtuar, mund të
      absorbohen në organizëm por, për fat të
      mirë, niveli i koncentrimit të tyre plazmatik
      është i pamjaftueshëm që të japë efekte
      sistemike.
     Nëse lëkura është e dëmtuar, këto barna do
      të absorbohen shumë shpejt; poashtu edhe
      nga lëkura e të porsalindurit dhe e fëmijëve
      (në trajtimin e eczemës masive).
rrugët e aplikimit

    Mukoza e gojës

 Membranat mukoze të kavitetit oral
  ndryshojnë nga lëkura dhe janë
  sipërfaqe ideale për absorbimin e shumë
  substancave.
 Absorbimi në këtë sipërfaqe është mjaft i
  shpejtë.
 Duhet të jetë e qartë se bari që
  aplikohet në këto mukoza me qëllim të
  veprimit lokal ai do të absorbohet dhe
  do të japë edhe efekte sistemike.
rrugët e aplikimit


Aplikimi sistemik
   Kur një bar aplikohet me qëllim që të
    absorbohet dhe të shpërndahet në tërë
    organizmin, thuhet se është aplikuar me
    rrugë sistemike.

   Rrugët:

    2.   enterale dhe
    3.   parenterale
1. Rrugët enterale
   Me këto rrugë, bari futet në traktin
    gastrointestinal.

    a. orale (per os – PO) dhe
    b. rektale (per rectum – PR),
a. Rruga orale
   Barnat që merren PO, në pjesën më të madhe
    absorbohen nga zorrët e holla, mirëpo ka
    substanca të cilat absorbohen nga stomaku, (një
    pjesë e aspirinës dhe alkoolit).
   Rrugë mjaft e sigurt.
   Të sëmurët alergjikë reagojnë me ashpërsi më të
    vogël sesa që do të reagonin po të ishte marrë bari
    me rrugë të tjera,
       mirëpo nuk do të thot se kjo rrugë është absolutisht e
        sigurt; barnat që merren PO mund të kenë reaksione
        mjaft të rënda.
   Është rrugë mjaft ekonomike.
a. Rruga orale



   Mangësitë:
     iritimi i mukozës gastrike (antireumatikët
      josteroidë)
     vështirësia e dhënies së barnave me këtë
      rrugë në rastet kur i sëmuri është pa vetëdije
      ose nëse ka vjellje.
     veprimet shkatërruese të enzimeve të traktit
      digjestiv.
     Interferenca me ushqimin dhe interreaksionet
      farmakokinetike      në     absorbim,     ose
      interreaksionet farmakodinamike.
Rruga orale




   Rruga bukale dhe sublinguale.
       Kjo rrugë enterale nuk aplikohet shpesh,
        mirëpo është e shfrytëzueshme në rastet kur
        bari duhet t’i shmanget kalimit të parë nëpër
        mëlçi për shkak të metabolizimit të lartë që
        mund të ndodhë me këtë rast
         • p.sh. gliceril trinitrati që gjatë kalimit të parë nëpër
           mëlçi metabolizohet pothuajse 100%.
Rruga orale




Rruga rektale.
 Barnat nganjëherë jepen per rectum
       si suposte ose
       në formë tretësire si klizmë.
   Kjo rrugë shfrytëzohet kur aplikimi PO është i
    pamundshëm ose i vështirësuar, si dhe me qëllim
    të veprimit lokal (barnat kundër hemorroideve).
   Nëpërmes kësaj rruge bari i shmanget veprimit të
    aciditetit dhe fermenteve të lëngut gastrik, si dhe
    metabolizimit gjatë kalimit të parë nëpër mëlçi.
b). Rrugët parenterale
 Aplikim parenteral i barit është kur bari
  gjatë hyrjes së parë në qarkullim
  mënjanon qarkullimin portal, pra është
  rrugë jashtenterale.
 Përgjithësisht kjo rrugë zgjedhet kur
  është i nevojshëm një veprim i shpejtë
  ose kur është e nevojshme që bari të
  mënjanohet nga veprimi i aciditetit dhe i
  enzimeve gastrointestinale.
Rrugët parenterale




Injektimi.
 Nëse dëshirojmë që bari të veprojë me
  tërësinë e strukturës së tij aktive, është
  esenciale që ai të jepet me anë të
  injektimit, p.sh. benzilpenicilina.
 Absorbimi është shumë më i
  parashikueshëm dhe shumë më i shpejtë
  sesa kur jepet me rrugë orale.
Rrugët parenterale




   Injeksioni mund të jepet:
     intradermal (ID),
     subkutan (SC),

     intramuskular (IM) dhe

     intravenoz (IV).
Rrugët parenterale




Injektimi subkutan (SC)
 bëhet në rastet kur bari nuk është iritues i
  indeve.
 Është rrugë e zakonshme e dhënies së
  barnave, si insulina.
      Volumi i injeksionit subkutan është 1 mL ose më pak,
       dhe nuk bënë të jetë më shumë se 2 mL.
      Qarkullimi i gjakut në lëkurë është shumë më i vogël
       sesa në muskul, prandaj edhe absorbimi është
       shumë më i ngadalshëm.
Rrugët parenterale




   Subkutan mund të vendosen
    (implantohen) edhe tabletat për terapinë
    mbajtëse zëvendësuese, të cilat bëjnë
    lirimin e ngadalshëm të barnave, si p.sh.
    implantet e estradiolit.
Rrugët parenterale




Injektimi intramuskular
 bëhet me dhënien e injeksionit në muskul.
 Meqenëse qarkullimi i gjakut në muskul
  është i mirë, barnat e tretshme në lipide
  kanë mundësi të difundojnë shumë shpejt
  nëpër murin e kapilareve, prandaj edhe
  absorbimi me këtë rrugë është i mirë.
Rrugët parenterale




   Barnat komplet të patretshme në lipide mund të
    absorbohen shpejt vetëm nëse pesha molekulare e
    tyre është e vogël, që të jetë i mundshëm kalimi
    nëpër poret e membranave kapilare.
   Me këtë rrugë mund të injektohen sasi më të
    mëdha sesa me rrugë SC
   Është më e përshtatshme për substancat irituese.
   Zakonisht injeksionet që përmbajnë depo preparate
    me veprim të gjatë jepen me injeksion të thellë
    muskular, p.sh. benzatin benzilpenicilina.
Rrugët parenterale



Injektimi intravenoz
 Barnat që jepen me këtë rrugë veprojnë shpejt,
  sepse shpejt e arrijnë koncentrimin e lartë në
  plazmë.
 Shërbejnë si alternarivë për barnat që janë
  iritues me injektim intramuskular.
 Kjo rrugë është e shfrytëzueshme sidomos te të
  sëmurët e hospitalizuar
     infuzioni i ngadalshëm   IV   jep   koncentrim   të
      qëndrueshëm të barit.
Rrugët parenterale




Mangësitë:
 efektet anësore me këtë rrugë janë më të
  shpejta,
 nëse injektimi bëhet shumë shpejt, mund të
  shfaqet një koncentrim tepër i lartë i barit,
 është e mundshme që në vend të venës të
  bëhet shpimi i arteries.
Rrugët parenterale



   Vendet e tjera më pak të zakonshme të
    injektimit janë:
     intra-arterial,
     spinal epidural dhe
     intratekal. (Tek infeksionet meningeale,
      antimikrobikët nganjëherë jepen intratekal,
      me ç’rast bëhet mënjanimi i kalimit nëpër
      barrierën hematoencefalike. Në këtë mënyrë
      mund të bëhet injektimi i gentamicinës).
Rrugët parenterale




Inhalacionet.
 Anestetikët inhalatorë janë shembulli më i mirë
  për këtë rrugë të aplikimit.
 Inhalimi i aerosoleve aplikohet jashtëzakonisht
  shumë në trajtimin e sëmundjeve obstruktive të
  rrugëve respiratore, si p.sh. astma bronkiale.
 Inhalimi bëhet nga goja, ndërsa absorbimi bëhet
  nga bronkiolet e vogla. (Si shembull është
  dhënia e natrium kromoglikatit        me anë të
  “turboinhalatorit”).
Lakoret koncentrimi plazmatik –
koha
     K o n c e n t r im i p la z m a tik




                                                  Per os


                                                           in t r a m u s k u la r




                                           Koha
Gjërsia terapeutike, dritarja
terapeutike, indeksi terapeutik
   Gjërsia terapeutike është diapazoni
    mes dozës minimale vepruese dhe dozës
    minimale toksike
   Dritarja terapeutike (shpeshëherë
    është sinonim i gjërsisë terapeutike)
    është diapazoni mes dozës minimale
    vepruese dhe asaj maksimale vepruese
TOXIC



EFFECTIVE      THERAPEUTIC
              RANGE/WINDOW



INEFFECTIVE
 Indeksi   terapeutik është raporti
 mes dozës letale në 50% të shtazve
 laboratorike dhe dozës efektive në
 50% të shtazve laboratorike

LD50/ED50
Marrëdhënia mes koncentrimit
    plazmatik të barit dhe efektit
             terapeutik
   Kriteri themelor në bazë të të cilit do të
    përcaktohet efekti terapeutik i barit është
    koncentrimi terapeutik i tij, i cili do të
    shprehet me dritaren terapeutike dhe
    gjërësinë terapeutike
   Në shumicën e rasteve forca e pergjigjes
    terapeutike është në relacion me shkallën
    e koncentrimit në gjak
   Për disa barna nuk vlen ky parim i
    këtij relacioni për këto arsye:
      • Efekti irreversibil (inhibitorët e MAO)
      • Involvimi i metabolitëve aktiv (antidepresivët
        triciklik)
      • Kinetika e ndryshme e barit në kompartmente të
        caktuara në krahasim me gjakun (apomorfina)
   Insuficienca veshkore
   Insuficienca hepatike
   Intereaksionet e barnave
   Disfunksioni i tiroidesë
   Dijareja

   Disbalansi i elektroliteve
   Mosha
FARMAKOKINETIKA
 Farmakokinetika është disiplinë e farmakologjisë që
    merret me fatin e barit në organizëm; pra, mund të
    definohet si pyetje – çka i bën organizmi barit?
   Kjo fazë e tretmanit terapeutik me barna përfshin
    periudhën e kohës nga marrja e barit e deri te arritja e tij
    në vendin e veprimit dhe eliminimi.
   Këtu përfshihen procesi i absorbimit, distribuimit,
    metabolizimit dhe eliminimit të barit. Kjo disiplinë
    bazohet në analizat matematikore të kohës së
    nevojshme për absorbim, distribuim, metabolizim dhe
    ekskretim të barit.
Absorbimi i barit
   Pas aplikimit oralë, sasia e barit në
    qarkullim në çdo moment është e varur
    nga ekuilibri mes shkallës së absorbimit
    dhe shkallës së eliminimit. Kalimin e barit
    nëpër membrana e determinojnë faktorët
    që përcaktojnë profilin fizikokimik të barit
    dhe faktorët e ambientit ku duhet të kalojë
    bari, pra membranat qelizo
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
 transferimin e barit nëpër membrana
 1.   pesha molekulare;
 2.   stabiliteti kimik;
 3.   tretshmëria në lipide dhe
 4.   shkalla e jonizimit.
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
                             transferimin e barit nëpër membrana




1. Pesha molekulare.
 Zakonisht substancat me peshë të madhe
  molekulare nuk absorbohen në mënyrë intakte, me
  përjashtim të disa sasive të vogla, ndërsa ato me
  peshë të vogël molekulare i kalojnë membranat
  shumë më lehtë.
 Nëse substancat me peshë të madhe molekulare
  aplikohen per os, në traktin gastrointestinal ato
  mund të dezintegrohen në pjesët e tyre përbërëse
  dhe, si të tilla, të absorbohen lehtë, p.sh. proteinat –
  në aminoacide.
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
                       transferimin e barit nëpër membrana




   Ka disa proteina, të cilat në organizëm
    duhet të veprojnë me tërësinë e
    makromolekulës së tyre (p.sh. insulina),
    ndërsa në traktin digjestiv ato nuk mund
    të absorbohen të padezintegruara,
    prandaj edhe nuk aplikohen me rrugë
    orale.
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
                      transferimin e barit nëpër membrana




2. Stabiliteti kimik.
 Absorbimi     i substancave nga trakti
  gastrointestinal varet edhe nga stabiliteti i
  tyre kimik, sidomos nga stabiliteti në
  ambientin acidik të stomakut.
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
                        transferimin e barit nëpër membrana




3. Tretshmëria në lipide.
 Pwr     absorbimin (pwrthithjen) është i
  nevojshwm kalimi nëpër membranat qelizore.
 Së pari duhet të kalojë nëpër qelizat e
  endotelit të traktit gastrointestinal dhe hyn në
  qarkullimin e përgjithshëm dhe pastaj, qoftë
  drejtpërdrejt nëpërmes të kapilareve, ose
  indirekt nëpërmes enëve limfatike, arrin në
  vendin e veprimit.
Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në
                    transferimin e barit nëpër membrana




4. Shkalla e jonizimit.
 Marrëdhënia     fundamentale    ndërmjet
  shkallës së jonizimit dhe absorbimit të
  barit është se pjesa e pajonizuar e barit
  është e tretshme në lipide dhe prandaj
  absorbohet mirë, ndërsa pjesa e jonizuar
  është e patretshme në lipide prandaj
  absorbohet pak.
Membrana qelizore
                                                                 1 . D ifu z io n i u jo r



            2 . D ifu z io n i lip id ik
                                                                                             3 . T r a n s p o r ti m e b a rtë s
                             J o e le k t r o lit e
                                                                                                  S is t e m m e s h p e n z im
           T ë t r e ts h m e n ë li p id e
                                                                                                  të e n e r g jis ë

   T ë p a t r e ts h m e n ë lip id e



          E le k t r o lit e t o r g a n ik e
                                                                                              D if u z io n i p a s iv
             T ë p a jo n iz u a r a                                                          I n d ih m u a r
  ( të t r e ts h m e n ë lip id e )

                                                     +
                                             +   H
           T ë jo n iz u a r a          H        +
( T ë p a tr e t s h m e n ë l ip id e ) H +             +
                                        H +H
                                         +
                                      H H +                  +
                                       H+H H
Distribuimi i barnave
 Pas absorbimit të barit, ose injektimit të tij
  në qarkullimin e gjakut, ai do të
  distribuohet në lëngjet celulare dhe
  ekstracelulare, ose do të deponohet në
  inde të ndryshme.
 Ky distribuim varet nga faktorët
  fiziologjikë dhe karakteristikat fizikokimike
  të barit.
Distribuimi i barnave




 Gjithashtu varet edhe nga qarkullimi
  regjional i gjakut.
 Zemra, mëlçia, veshka, truri dhe organet
  e tjera mirë të perfuzionuara marrin
  sasinë më të madhe të barit gjatë
  minutave të parë pas absorbimit,
  përderisa muskujt, lëkura dhe organet
  tjera viscerale e marrin më ngadalë.
Distribuimi i barnave




   Fecesi mund të përmbajë një sasi të barit
    të paabsorbuar, ose mund të përmbajë
    sasi të konsiderueshme të barit i cili është
    absorbuar dhe përsëri është ekskretuar
    në zorrë si i pandryshuar ose pjesërisht i
    metabolizuar.
Distribuimi i barnave




   Pas absorbimit nga trakti gastrointestinal, bari së
    pari hyn në qarkullimin portal dhe pastaj përmes
    mëlçisë hyn në qarkullimin e përgjithshëm.
   Transportimi i barit mund të bëhet edhe përmes
    enëve limfatike.
   Kur hyn në gjak, bari mund të mbahet në të
    (heparina), ose të kalojë nëpërmes murit të
    kapilareve, të hyjë në lëngun ekstracelular, ku ai
    mund të izolohet (D-tubokurarina) ose të kalojë
    nga lëngu ekstracelular në atë intracelular
    (etanoli, tiopentoni).
Volumi i distribuimit
   Volumi i distribuimit të barit nuk mund të
    matet në mënyrë direkte, por përcaktohet
    në bazë të dozës së dhënë (D) dhe
    koncentrimit (C) të tij në gjak –

V = D/C.

   Volumi i distribuimit shprehet në litra/kg.
Rezervuarët e barit
   Kompartmentet të cilat mund të shërbejnë
    si rezervuarë të barit janë
     proteinat plazmatike,
     qelizat e ndryshme,

     indi dhjamor,

     eshtrat dhe

     rezervuarët transcelularë.
Rezervuarët e barit




Lidhja për proteinat plazmatike.
 Shumë barna, në shkallë të ndryshme, lidhen në
  mënyrë reversibile për konstituentë të ndryshëm të
  indeve dhe veçanërisht për proteinat plazmatike.
 Fraksioni i barit i cili është i lidhur për proteinat
  plazmatike nuk mund ta lëshojë gjakun dhe të
  kalojë në indet tjera (është joaktive)
 Pjesa e palidhur e barit është farmakologjikisht
  aktive dhe është e lirë të lëshojë qarkullimin dhe të
  hyjë në qeliza ku ai do të veprojë.
Rezervuarët e barit




Lidhja për qeliza.
 Disa barna lidhen për sipërfaqe ose brendi të
  qelizave dhe me vështirësi arrihen koncentrime të
  larta.
       Për shembull sasia e klorokinës (antimalarik), e cila
        lidhet për mëlçi, shpretkë, mushkëri, veshkë dhe retinë
        mund të jetë disa qinda herë më e madhe sesa sasia në
        plazmë.
   Nëse bari lidhet në mënyrë reversibile për disa
    proteina intracelulare, ky kompleks do të jetw si
    depo, prej nga bari do të lirohet ngadalë në
    qarkullim dhe do të ketë efekt të prolonguar.
Rezervuarët e barit




Indi dhjamor si rezervuar
 Barnat liposolubile mund të deponohen
  në këtë ind dhe të japin ulje të
  koncentrimit plazmatik, por që do të
  veprojnë për kohë më të gjatë, si p.sh.
  anestetikët e përgjithshëm(tiopentali).
Rezervuarët e barit




Eshtrat
 Tetraciklinët, jonet e metaleve divalente si
  dhe metalet e rënda akumulohen në
  eshtra, prandaj eshtrat mund të shërbejnë
  si rezervuarë që eliminojnë ngadalë këta
  agjensë toksikë, si p. sh. lirimi i radiumit
  në gjak
Biotransformimi ose
metabolizimi i barnave
   Ekskretimi:
     në formën e tyre të pandryshuar ose
     të transformohen në një ose më shumë
      metabolitë ose
     të eliminohen me të dy mekanizmat.
Eliminimi = largimi i barit nga
organizmi
Barnat e tretshme në lipide           metabolizimi (mëlçi)


metaboliteet e tretshme në ujë

Barnat e tretshme në ujë         eliminimi (mëlçi ose
veshkë




Barnat volatile (anestetikët)        eliminimi (mushkëri)
Të dhëna të përgjithshme për
  metabolizmin e barnave
 Involvimi i enzimeve në zbërthimin
  kimik të substancave dhe
  ksenobiotikëve
 Enzimet shfaqin joselektivitet në
  substratin për të cilin lidhen
 Opcione të shumta metabolike për
  një substrat
Biotransformimi




   Biotransformimi i barnave dhe
    ksenobiotikëve në metabolite më
    hidrofilike është esencial si për aktivitetin
    e tyre biologjik, ashtu edhe për eliminimin
    e tyre nga organizmi.
   Konsekuencat fiziko-kimike të metabolizmit të
    barnave
      Liposolubile  hidrosolubile ( Ekskretimi)


   Konsekuencat biologjike të metabolizmit të
    barnave
      Inaktivizimi
         • fenobarbitoni, petidina, klorpromazina, suksametoniumi
       Aktivizimi
         • karbamazepina, morfina,
         • Estret e ampicillinës (probari)
         • paracetamoli, halotani
Biotransformimi




Ekskretimi në formën e pandryshuar

   Vetëm një numër shumë i vogël i barnave
    ekskretohen si të pandryshuara ose
    pjesërisht të metabolizuara, p.sh.
    benzilpenicilina ilustron më së miri këtë
    formë të ekskretimit.
Biotransformimi




Transformimi në një ose më shumë metabolite
 Në përgjithësi, biotransformimi i barnave ka dy
  efekte:
1. Ndryshimin e aktivitetit farmakologjik, zakonisht
  duke e zbritur atë, mirëpo nganjëherë ndodh
  konvertimi i barit në komponime me aktivitet të
  ngjashëm ose më të madh (potencimi) nga bari
  origjinal.
2. Shndërrimin në metabolite të cilat nuk kanë
  aktivitet farmakologjik, por nëse akumulohen mund
  të kenë efekt toksik.
   Rrugët e metabolizimit të
    barnave
     faza I dhe
     faza II
Faktorët që modifikojnë shkallën e
  metabolizmit
 Modifikimi i metabolizmit të barnave ka
  rëndësi klinike në këto raste:
      • te trajtimi kronik me barna
      • Nevoja për monitorim të përpikt (indeksi i ngusht
        terapeutik)


Barnat të cilat i përmbushin këto kritere janë:
      •   Varfarina
      •   Antihipertenzivët
      •   Antiepileptikët
      •   Barnat që shfrytëzohen në psikiatri
      •   Disa antibiotikë
Biotransformimi




Faza I e metabolizimit.
   Ndryshimet kimike në molekulën e barit në këtë
    fazë përfshijnë:
1. oxidimin (nëpërmes NADPH, oksigjenit dhe
    citokrom P450) p. sh. diazepami, varfarina etj.;
2.   reduktimin, p. sh. nitrazepami, kortizoni;
3.   hidrolizën, p. sh. suksametoni, ametokaina
Oksidimi
   Sistemi i enzimeve mikrosomale
    (Monooksigjenaza)
       ëLocated in endoplasmic reticulum of liverç

                                  citokrom P450
       RH + NADPH + O2                                            ROH + NADP +H2O
                                      3+
                                 Fe
            Product (ROH)                  Substrate (RH)


                                P450
                                                          -
                                                     e




                   Fe
                     3+
                                  The                 Fe
                                                              2+

                  (ROH)                               (RH)
                                 P450
                                 Cycle
            H2O
                                                          O2

                                                 +    -
                            +                  H ,e
                            H
                                 2+
                                Fe .OOH
                                  (RH)
   hidroksilimi aromatik             - propranololi
   hidroksilimn alifatik       - fenobarbitoni
   N- dhe O-dealkilimi         - diazepami,kodeina
   Deaminimi                         - amfetamina
   S-oksidimi                        - klorpromazina
   dehalogjenizimi oksidativ         - halotani
   Forma multiple të P450 (në mëlçinë
    humane janë 15 forma: 6 janë të
    rëndësishme për barna)

       •   CYP1A2
       •   CYP2C9
       •   CYP2C19
       •   CYP2D6
       •   CYP2E1
       •   CYP3A4
Oksidimi me sisteme tjera nga ai i P450
 Alkoholi (alkohol dehidrogjenaza)           ethanol
 Aminat (monoamino-oksidaza)                 sumatriptan

Reduktimi

• Nitro Reduktimi                      kloramfenikoli
• Dehalogjenizimi reduktive            halotani


Hidroliza/Deacetilimi
• Esteret          prokaina (plazma)
• Amidet           prokainamidi
• Groupet acetile  aspirina
Biotransformimi


Faza II e metabolizimit
   Në këtë fazë inkorporohen reaksionet e konjugimit për të
    formuar një ose më shumë komponime që pasojnë:
1. me acidin glukoronik, si p.sh. morfina, paracetamoli -
    glukoronide (-OH, -COOH, -NH2)
2. me acidin sulfurik, si p. sh. izoprenalina (sulfatimi) (OH);
3. me acidin acetik, si p. sh. isoniazidi, hydralazina (NH2) ;
4. me glutationin, si p. sh. paracetamoli.
(Glukoroniltransferaza, sulfotransferaza dhe acetiltransferaza ekzistojnë
     në shumë forma)
    O       H
        C   N


        N   C                    OH              O     Glucuronic acid
        H
            O   Phenytoin
   Shumësia e rrugëve metabolike
                   The Metabolism of Diazepam

                   CH3                                          H
                   N       O                                    N        O
                                 N-dealkylation
        Cl                                            Cl
                       N                                            N




              Diazepam                                     Nordiazepam



                   3-hydroxylation                              3-hydroxylation



                   CH3                                           H
                   N       O                                     N       O

        Cl                 OH        N-dealkylation   Cl
                       N                                             N   OH




             Temazepam                                     Oxazepam




             Glucuronide                                   Glucuronide
Indukimi i enzimeve

    e shkallës së aktivitetit enzimatik (P450 dhe glukuronimi) e
    ndërmjetësuar me sintezën e enzimeve të reja
   Induktuesit janë: barnat (disa barbiturate, antiepileptikët,
                       rifampicina) - CYP3A4
                       marrja kronike e alkoolit – CYP2E1
                       pimja e duhanit – CYP1A2
                       kimikaliet (DDT, halotan)
   Ndryshimi i shkallës së metabolizmit:
                       toleranca
                       dhënia e njëkohëshme e barnave tjera
   barbituratet - varfarina, fenitoina
   Efektiviteti analgjetik i propoksifenit është i reduktuar te
    duhanxhinjët
Inhibimi i enzimeve

    e shkallës së aktivitetit të enzimeve
    natyrisht për shkak të natyrës jospecifike
    të enzimeve
   Inhibimi i metabolizmit të terfenadines
    nga ketokonazoli mund të shkaktojë
    aritmi të rënda

Biotransformimi


    Vendi i metabolizimit të barnave
   Vendi më i rëndësishëm i metabolizimit të barnave
    është mëlçia,
       mirëpo për disa barna metabolizimi kryhet edhe në
        organe ose vende tjera,
         •   në veshkë (vitamina D),
         •   në muret e intestinumit (tiramina, levodopa),
         •   në plazmë (suksametoniumi),
         •   në mushkëri (5-hidroksitriptamina ose serotonina),
         •   në lëkurë (vit. D) dhe
         •   në placentë (numër i madh i barnave).
   Këto ndryshime enzimatike të përshkruara mund të
    kryhen nga enzimet e lokalizuara në retikulumin
    endoplazmatik (“enzimet mikrosomale”) ose në
    vendet jomikrozomale.
Biotransformimi


Faktorët tjerë që veprojnë në metabolizimin e
barnave

   Faktorët që do të përshkruhen më poshtë mund
    të veprojnë në uljen e efikasitetit të barit, në
    prolongimin e efektit dhe në rritjen e toksicitetit.
    Këta faktorë mund të jenë fiziologjikë, të
    ambientit dhe gjenetikë.
       Mosha.
       Gjinia.
       Faktorët e ambientit
       Faktorët gjenetikë (farmakogjenetika).
CYP1A2          CYP2C9/10         CYP2C19                        CYP2D6                           CYP3A4

Antidepressants   Miscellaneous   Antidepressants   Anitarrhythmics   Opiates             Antiarrhythmics   Non-sedating
Amitriptyline •   Diclofenac      Amitriptyline •   Flecainide        Codeine             Amiodarone        antihistamines
Clomipramine •    Ibuprofen       Citalopram        Mexiletine        Dextromethorphan    Disopyramide      Astemizole
Fluvoxamine       Naproxen        Clomipramine •    Propafenone                           Lidocaine         Loratadine
Imipramine •      Phenytoin       Imipramine •                        SSRIs               Propafenone
                  Piroxicam       Moclobemide       Β-Blockers        Fluoxetine          Quinidine         Miscellaneous
Methylxanthines   Tenoxicam                         Pindolol          Norfluoxetine                         Alfentanil
Caffeine          Tolbutamide     Benzodiazepines   Propranolol       Paroxetine          Benzodiazepines   Budenoside
Theophylline      S-warfarin      Diazepam          Timolol                               Alprazolam        Carbamazepine
Aminophylline                     Nordiazepam                         TCAs                Diazepam          Ciclosporin
                                                    Miscellaneous     Amitriptyline ♦     Midazolam         Clarithromycin
Miscellaneous                     Miscellaneous     Amphetamine       Clomipramine ♦      Triazolam         Cortisol
Clozapine                         Lansoprazole      Debrisoquine      Desipramine ♦                         Dapsone
Cocaine                           Omeprazole        Indoramin         Imipramine ♦        Ca2+-channel      Dexamethasone
Paracetamol                       Proguanil         Ondansetron       Nortriptyline ♦     blockers          Digitoxin
Phenacetin                        Propranolol       Phenformin        Trimipramine ♦      Diltiazem         Erythromycin
R-warfarin                                                                                Felodipine        Ethinylestradiol
                                                    Antipsychotics    Other               Nifedipine        Etoposide
                                                    Clozapine         antidepressants     Verapamil         Flutamide
                                                    Fluphenazine      Maprotiline                           Lansoprazole
                                                    Haloperidol       m-CPP metabolites   Antidepressants   Losartan
                                                    Perphenazine      of trazodone        Amitriptyline •   Omeprazole
                                                    Risperidone       Mianserin           Clomipramine •    Tamoxifen
                                                    Thioridazine      Venlafaxine         Desmethyl-
                                                    Zuclopenthixol                        venlafaxine
                                                                                          Imipramine •
                                                                                          Sertraline
Ekskretimi (eliminimi) i barnave
Ekskretimi renal
 Filtrimi glomerular.
       Shkalla e filtrimit të barit nëpër glomerule varet nga
        koncentrimi plazmatik i barit, nga pesha molekulare e
        tij, nga shkalla e filtrimit glomerular, e cila në gjendje
        normale është rreth 125 mL/min
   Ekskretimi aktiv tubular.
       Ky sistem bëhet me anë të transportuesit. Shfaqet si
        shtesë e filtrimit glomerular, prandaj barnat që
        pësojnë ekskretim aktiv tubular kanë klirensin renal
        mbi shkallën e filtrimit glomerular dhe thuaja është i
        barabartë me shkallën e qarkullimit renal.
Ekskretimi i barnave




   Reabsorbimi tubular.
     Funksioni i tubuleve renale është që të
      reabsorbojë sasi të caktuara të joneve të
      veçanta, veçanërisht të Na dhe klorideve
      bashkë me ujin.
     Reabsorbimi i barnave që gjendën në filtrat
      do të varet nga vetitë e tyre fizikokimike
Ekskretimi i barnave




   Ekskretimi i barnave në dëmtimin renal
     Nëse kemi të bëjmë me dëmtimin e fltrimit
      glomerular, atëherë do të kemi ndryshime
      serioze në ekskretimin e cilitdo bar i cili
      eliminohet kryesisht me rrugë renale.
     Klirensi i kreatininës (Cl ) është parametri më
                                cr
      i shpeshtë që shfrytëzohet për të përcaktuar
      shkallën e filtrimit glomerular (SHFG).
Ekskretimi i barnave




   Ekskretimi me anë të bilës
   Shumë metabolite të barnave që krijohen në
    mëlçi, ekskretohen në traktin gastrointestinal me
    anë të bilës.
   Këto metabolite nganjëherë mund të
    reabsorbohen në gjak dhe të ekskretohen në
    urinë.
   Anionet organike, duke i futur edhe glukoronidet
    si dhe kationet organike, transportohen në
    mënyrë aktive në bilë me sistemet bartëse, njësoj
    sikurse bartja nëpër tubulet renale.
Ekskretimi i barnave




 Ekskretimi me anë të bilës
 Këto sisteme transportuese janë
  joselektive dhe jonet e ngjashme mund të
  konkurrojnë për këto sisteme.
 Steroidet dhe substancat e ngjashme me
  to transportohen në bilë me anë të
  sistemit të tretë bartës (shih ekskretimin
  aktiv tubular).
Ekskretimi i barnave




 Ekskretimi me rrugë të tjera
 Ekskretimi   me anë të mushkërive
  gjithashtu është rrugë e rëndësishme,
  veçanërisht për anestetikët inhalatorë.
 Po ashtu rëndësi ka edhe ekskretimi me
  anë të qumështit tek nëna gjidhënëse.
Ekskretimi i barnave




Kinetika e eliminimit të barnave
 Individualizimin dhe përshtatjen e dozimit të barit
  e përcaktojnë si vetitë e barit, ashtu edhe
  faktorët     e    ndryshëm      fiziologjikë   dhe
  fizpatologjikë, të cilët veprojnë në parametrat
  farmakokinetikë.
 Për njësi të caktuar kohore, eliminimi i barit
  shfaqet në shkallë konstante ose në fraksione
  konstante dhe eliminimi që është proporcional
  me koncentrimin (kinetika e rendit të parë).
Ekskretimi i barnave
                  1 00%
                  C m ax
                                                    K in e tik a lin e a re
                                                    (k i n . e re n d it t ë p a r ë )
   K o n c e n trim i n ë %




                                                                          K in e tik a s a tu ru e s e
                                                                          (k in . e re n d it z e ro )


                              50%


                                                                                b


                                                                  a
                                    0                                                               20h
                                                            1 0h
                                                                       K o h a /h
                                        T ½ p ëra   T ½ p ërb
K o n c e n t rim i p la z m a t ik




K o h a /d i t ë
                    1 0
                                 20
                                                             40

                                            30




                          G jë r ë s ia te ra p e u ti k e
                                                                  Ekskretimi i barnave
K o n c e n t rim i p la z m a t ik



                                                              40




K o h a /d i t ë
                                                         30

                                          20




                    1 0




                           G jë rë s i a te ra p e u t ik e
                                                                   Ekskretimi i barnave
Gjysmëjeta (gjysmëkoha e
eliminimit)
   Gjysmëkoha e eliminimit (T½ ose T0.5)
    është koha e nevojshme që koncentrimi i
    barit të bjerë në gjysmën e vlerës së tij
    origjinale (fig 1.7.), e cila mund të matet
    në cilëndo pjesë të grafikonit, duke filluar
    nga koha zero.
FARMAKODINAMIKA – VEPRIMI
I BARNAVE NË ORGANIZËM
 Farmakodinamika mund të definohet si
  disiplinë e farmakologjisë, e cila studion
  mekanizmat e veprimit të barnave dhe
  efektet e tyre biokimike, fiziologjike dhe
  farmakologjike.
 Efekti i barnave në indet e dedikuara
  është rezultat i interreaksionit mes
  molekulave të barnave dhe qelizave
  (pjesëve të qelizave) nga të cilat është i
  formuar ai ind.
Llojet e veprimeve të barnave
   Barnat kanë disa lloje të veprimeve:
    veprimi kryesor, veprimi anësor, etiologjik,
    simptomatik, substituiv (terapi
    zëvendësuese), të drejtpërdrejtë, të
    tërthortë, stimulues, deprimues, selektiv
    dhe veprim specifik.
Mekanizmi i veprimit të barnave

  1.      Barnat që veprojnë nëpërmes
       receptorëve farmakologjikë:
        veprojnë në koncentrime të ulta,
        interreagojnë me receptorë specifikë,

        shfaqin marrëdhënie strukturë – aktivitet,

        mund të antagonizohen me antagonistë
         specifikë. Shembuj janë acetilkolina,
         noradrenalina, adrenalina, histamina etj.
Mekanizmi i veprimit të barnave

2. Barnat që nuk veprojnë nëpërmes receptorëve
  farmakologjikë:
     veprojnë në koncentrime të larta,
     nuk interreagojnë me receptorë specifikë,
     nuk tentojnë të shfaqin marrëdhënie strukturë –
      aktivitet,
     nuk kanë antagonist specifik. Shembuj janë
      anestetikët e përgjithshëm (etëri, halotani),
      diuretikët (tiazidet) dhe përçarësit e membranave
      qelizore (detergjentet).
Interreaksioni bari – receptor
   Receptori farmakologjik është një
    makromolekulë me vende speciale ku
    vendosen substancat specifike, si p.sh.
    barnat (quhen edhe me emrin ligande).
   Receptorët më të rëndësishëm janë të
    natyrës proteine - lidhjen e substancave
    endogjene,
       hormoneve,
       neurotransmiterëve,
       autakoideve,
       enzimeve metabolike,
       proteinave të involvuara në proceset
        transportuese, ose
       proteinave që kanë rol struktural,
       acidet nukleike.
   Lidhja bari – receptor (ligand – receptor)
    shpie në ndërrimet të cilat nisin vargun e
    reaksioneve që rezultojnë me reagimin e
    indit ose të organit, p.sh.
       kontraksioni i muskulaturës së lëmuar,
       sekretimi i gjëndrrave,
       stimulimi ose inhibimi i qelizave nervore që të
        lirojnë ose të inhibojnë lirimin e transmiterëve
        kimikë nga mbaresat e tyre, etj.
   Afiniteti i barit është aftësia e tij që të lidhet
    për receptorin, ndërsa efikasiteti është aftësia
    për të dhënë efektin ose për të nisur vargun e
    reaksioneve.
   Afinitet kanë agonistët dhe antagonistët (shih
    më vonë), ndërsa efikasitetin zakonisht e kanë
    agonistët, ndërkaq për antagonistët thuhet se
    nuk kanë efikasitet, por lidhen për receptorin, e
    okupojnë atë dhe nuk lejojnë lidhjen e agonistit.
   Agonisti është bar (hormoni, transmiteri) i cili
    kombinohet me receptorin e tij specifik, e
    aktivizon atë dhe inicon efekte të cilat pasojnë
    më vonë.
   Antagonisti është substancë që interferon me
    veprimin e agonistit.
       Antagonisti i pastër nuk shfaq kurrfarë veprimi, por
        vetëm interferon me veprimin e një agonisti, ku si
        shembull mund të shërbejë antagonisti i morfinës –
        naloksoni.
   Përzierja agonist – antagonist është term
    relativisht i ri, të cilin ne duhet ta përmendim. Ky
    shpeshherë është konfuz dhe abuzohet me
    termin e agonistit parcial. Përzierja agonist –
    antagonist është bar i cili vepron në mënyrë
    simultane në grupe të përziera receptorësh, me
    veprim të agonistit në njërën anë dhe me
    veprimin e antagonistit në anën tjetër.
 Ka dy variante të këtij definimi:
1. veprimi i agonistit mund të jetë komplet
  ose parcial (i pjesshëm)
2. Në komplekset me shumësi të numrit të
  receptorëve, në të cilat mund të veprojë
  ky tip i barnave, teorikisht janë të
  mundshme disa kombinime të veprimeve
  të agonistit dhe antagonistit.
Distribuimi i receptorëve
    farmakologjikë
  Receptorët për barna janë gjetëur:
1.      Në ose nëpër membranën qelizore
a. që veprojnë në permeabilitetin membranor,     për
   ta ndryshuar atë, me kohën e reagimit shumë të
   shpejtë të matur në milisekonda, si p.sh.
   receptorët kolinergjikë nikotinikë ose
b. që veprojnë në mesengjerin (lajmtarin) sekondar
   me kohë të shpejtë të përgjigjes me sekonda ose
   minuta që e jep adrenalina ose noradrenalina.
2.  Brenda qelizave, të cilët e ndryshojnë
   transkribimin e ADN me kohë të reagimit të
   ngadalshëm brenda orëve, si p.sh. steroidet.
Karakteristikat themelore të
receptorëve farmakologjikë
   1. Receptorët farmakologjikë aktivizohen me koncentrime shumë të
    vogla të barnave. Është llogaritur se vetëm 1/6000-ta pjesë e
    sipërfaqes së qelizës (më pak se 0.02%) është e nevojshme të
    mbulohet me molekulat e barit dhe të shfaqet efekti i tij.
   2. Duket se qelizat posedojnë vende të veçanta për lidhjen e
    molekulave të barnave të caktuara – marrdhënia strukturë-aktivitet
    (p.sh. pllaka përfundimtare e muskulaturës skeletore reagon vetëm
    në acetilkolinë).
   3. Barnat që posedojnë izomere optike, kanë ndryshime të mëdha
    edhe në aktivitetin e tyre.
   4. Disa ligandë endogjenë veprojnë në më shumë se një tip
    receptorësh (p.sh. adrenalina vepron në receptorët alfa dhe beta
    adrenergjikë). Sot me teknikat e reja hulumtuese është e
    mundshme izolimi dhe përcaktimi i strukturës së receptorëve.
Mekanizmat e veprimit të barnave
në sistemin e receptorëve
   1. Lidhja receptori – kanali jonik



     N e u r o tr a n s m it e r i   Jonet




                                     Jonet
Lidhja receptori – enzimi                                               .



  N e u r o tr a n s m it e r i



                        A d e n il c ik la z a
                       ATP              C   AM P                             + +
                                                                      C a
                                    ATP            A D P


                 P ro t e i n a t                          P ro t e i n a t+ P O 4
Lidhja e receptorit
intracelular steroid.
a. Hormonet steroide, të cilat janë me tretshmëri
  të lartë në lipide, penetrojnë membranën
  qelizore me lehtësi dhe kombinohen me
  receptorin specifik intracelular në citoplazmë.
b. Kompleksi hormon – receptor hyn pastaj në
  bërthamën qelizore dhe inicon sintezën e
  mARN-së.
c. Kjo sinjalizon sintezën e proteinave dhe me
  këtë kuptohet modifikimi i aktivitetit qelizor.
INTERREAKSIONET E
     BARNAVE
   Kur dy e më tepër barna jepen në të njëjtën kohë, ato
    mund të shfaqin efektin e tyre në mënyrë të pavarur ose
    mund të interreagojnë mes vete (interreaksioni bari – bari),
    p.sh.
       interreaksioni mes aspirinës dhe varfarinës.
   Po i njëjti proces mund të ndodhë edhe mes barnave dhe
    ushqimit (interreaksioni bari – ushqimi) p.sh.
       interreaksioni mes inhibitorëve të MAO dhe djathit.
    Disa interreaksione planifikohen për të dhënë efektin të
    cilin nuk mund ta arrijmë vetëm me një preparat, si p.sh.
       kombinimi i kontraceptivëve oralë (estrogjen plus progestagjen).
 Interreaksioni mund të zhvillohet si veprim
  i antagonizimit të efektit të njëri-tjetërit.
  Ngandonjëherë mund të manifestohet
  ndonjë efekt i tretë i papritur.
 Në pikëpamje terapeutike, të gjitha
  interreaksionet nuk janë të padëshiruara.
Interreaksionet farmaceutike
 Në realitet këto janë interreaksione
  kimike, të cilat ndodhin për shkak të
  formulimit të barnave ose përzierjes së
  substancave kimikisht inkompatibile.
 Interreaksionet farmaceutike shfaqen më
  së shumti nga përzierja e barnave në
  tretësirën për infuzion ose në shiringë
  (p.sh. amfotericina është jostabile në
  tretësirën e dekstrozës).
Interreaksionet farmakokinetike
   Interreaksionet farmakokinetike janë mjaft të
    komplikuara dhe vështirë parashihen.
   Këto interreaksione mund të shfaqen në
    ndryshimin e absorbimit, distribuimit (lidhja për
    proteina), metabolizimit dhe ekskretimit të një
    bari nga veprimi i një bari tjetër.
   Gjatë këtyre interreaksioneve nuk ndryshohen
    lloji i efektit farmakologjik të barit, por ndryshon
    fuqia dhe kohëzgjatja e veprimit.
Interreaksionet gjatë absorbimit
   Absorbimi i një bari mund të ndryshohet nga
    veprimi i barnave të tjera,
       duke e ndryshuar motilitetin e zorrëve (kur merret per
        os),
       duke ndryshuar pH e traktit gastrointestinal si pasojë
        e ndërreagimit kimik (antacidët që përmbajnë katione
        dy dhe trivalente të Ca2+, Mg2+, Al3+ dhe adsorbentët)
        dhe
       si pasojë e veprimit të ushqimit, si p.sh. zvogëlimi i
        absorbimit të tetraciklinave nëse merren së bashku
        me prodhimet e qumshtit.
Interreaksionet në distribuim
   Në kontekst të interreaksioneve të barnave në
    distribuim,
       në lidhjen me proteinat plazmatike
   Nëse një bar është i lidhur 99% me proteina, edhe
    ndryshimi më i vogël, p.sh. 1%, do të rezultojë me
    dyfishimin e koncentrimit të barit të lirë në plazmë,
    nga 1% në 2% të sasisë totale.
   E kundërta e kësaj është se-nëse pjesa më e
    madhe e dozës totale të barit është e distribuar në
    plazmë, pra nuk është e lidhur për proteinat
    plazmatike.
Interreaksionet në procesin e
metabolizimit
   Stimulimi ose induksioni i            enzimeve      që
    metabolizojnë barnat (EMB).
       fenobarbitoni, fenitoina, primidoni, karbamazepina,
        rifampicina, grizeofulvina, etanoli (në shfrytëzim
        kronik), si dhe pirja e duhanit, janë stimulues të
        fuqishëm të EMB.
   Si rezultat i kësaj është shkurtimi i T½ për disa
    barna. Induksioni i enzimeve zhvillohet brenda
    disa javëve dhe kërkon po aq kohë për t’u
    kthyer në normale pas ndërprerjes së barit.
   Si interreaksion i rëndësishëm që i përket këtij grupi është ai mes
    kontraceptivëve oralë dhe antimikrobikëve. Janë regjistruar raste të
    shtatzënisë kur krahas kontraceptivëve oralëë është marrë edhe
    ndonjë antimikrobik, që do të thotë se kontraceptivët oralë mund të
    mos veprojnë në prezencë të antimikrobikëve.
   Inhibimi i enzimeve që metabolizojnë barnat. Një numër i madh i
    barnave mund të inhibojnë EMB-in, ku hyjnë metronidazoli,
    kloramfenikoli, fenilbutazoni, cimetidina, etanoli (intoksikimi akut),
    izoniazidi dhe inhibitorët e MAO-s. Barnat më të zakonshme të cilat
    mund të jenë të prekura nga ky inhibim janë fenitoina dhe
    antikoagulantët.
Interreaksionet në ekskretim
   Shkalla e ekskretimit të barnave që janë elektrolitë të
    dobët mund të modifikohet me ndryshimin e pH së
    urinës.
   Shkalla e ekskretimit të acideve të dobëta, si salicilatët,
    mund të ndihmohet duke e bërë urinën alkalike.
       Ky veprim shfrytëzohet në tretmanin e helmimeve me aspirinë,
        kur është e nevojshme të largohet bari nga organizmi sa më
        shpejt që është e mundshme.
   E kundërta, ekskretimi i bazave të dobëta, si p.sh.
    petidina, mund të përshpejtohet me urinën acidike, me
    ç’rast do të predominojë forma e jonizuar e barit që
    është e tretshme në ujë.
   Diuretikët frusemidi dhe acidi etakrinik zvogëlojnë ekskretimin e gentamicinës dhe
    rrisin fuqinë e saj ototoksike dhe nefrotoksike. Fenilbutazoni redukton klirensin renal
    të klorpropamidit dhe rrit rrezikun nga hipoglikemia. Kinidina redukton ekskretimin e
    digoksinës nëpërmes veshkës dhe mund të dyfishojë koncentrimin plazmatik.
   Një formë tjetër e interreaksionit shihet kur dy barna konkurrojnë për të njëjtin sistem
    transportues në veshka. Me këtë mekanizëm probenecidi zvogëlon shkallën e

    ekskretimit të penicilinës
Interreaksionet farmakodinamike
   Ky tip i interreaksioneve të barnave
    ndodh te ato barna të cilat kanë efekt të
    kundërt farmakologjik me njëri-tjetërin –
    veprimi antagonist; dhe te barnat që
    kanë veprim të njëjtë ose të ngjashëm –
    veprimi sinergjist.
Antagonizmi i barnave
I. Antagonizmi farmakologjik (kompetitiv)
  1.      Antagonizmi kompetitiv reversibil
  2.     Antagonizmi kompetitiv ireversibil
II. Antagonizmi jokompetitiv
III. Antagonizmi fiziologjik
IV. Antagonizmi kimik
 V. Antagonizmi farmakokinetik
Veprimi sinergjist i barnave
Barnat që nuk veprojnë në
receptorët specifikë
   Siç është theksuar edhe më parë, këto barna veprojnë në koncentrime të larta, nuk
    kanë marrëdhënie strukturë – aktivitet, dhe nuk kanë antagonist specifik. Shembull
    janë anestetikët e përgjithshëm – halotani; diuretikët – tiazidet; dhe përçarësit e

    membranave qelizore – detërgjentet   .
EFEKTET ANËSORE TË
BARNAVE
 Të gjitha barnat, përveç efekteve
  farmakologjike të dëshirueshme, kanë
  edhe efekte të padëshirueshme ose, siç i
  quajmë ne, efekte anësore (angl. side
  effects).
 Këto efekte në pikëpamje terapeutike
  janë të padëshirueshme, mirëpo në
  pikëpamje farmakologjike shpeshherë
  janë të pashmangshme.
Klasifikimi
   Klasifikimi i efekteve anësore është i vështirë,
    për shkak se në shumicën e rasteve mekanizmi
    nuk është i qartë.
   Sipas një klasifikimi të gjerë, efektet anësore
    ndahen në dy grupe:
       efekte të cilat do të mund të parashihen nga
        farmakologjia e njohur e barit ose e përzierjes së
        barnave, dhe
       efekte që nuk mund të parashihen nga njohuritë për
        farmakologjinë e barit.
   Reaksionet që mund të parashihen janë
    relativisht të zakonshme dhe rëndom jo
    shumë serioze, por që mund të jenë të
    papëlqyeshme.
       atropina
Efektet anësore nga mbidozimi
 Efektet anësore të barnave nga
  mbidozimi lidhen me prezencën e sasive
  të mëdha të barit në organizëm.
 Mbidozimi mund të jetë absolut dhe
  relativ.
   Mbidozimi absolut. Ky mund të jetë momental,
    me ç’rast gabimisht jepet sasi e tepërt e barit,
    ose kur bari merret për qëllime suicidale.
   Mbidozimi relativ. Shfaqet kur çrregullohet
    mekanizmi për metabolizim ose për eliminim
    (insuficienca hepatike ose renale). Në këto
    kondita, dozimi normal ose subnormal mund të
    japë shenja të mbidozimit.
Intoleranca

   Kjo shihet në rastet kur kemi uljen e
    pragut të reagimit farmakologjik ndaj
    barit. Ky fenomen u atribuohet
    variacioneve biologjike
Efektet sekondare
   Këto nuk ndodhin për shkak të veprimit
    direkt farmakologjik të barit, por vijnë si
    konsekuencë e tij.
       superinfeksioni “candida albicans”.
Idiosinkrazia

   Ky është reagim abnormal kualitativ i
    organizmit ndaj barnave për shkak të disa
    abnormaliteteve të individit,
       suksametoniumit (bllokator neuromuskular).
Efektet teratogjene

   Barnat të cilat dëmtojnë embrionin, por që
    nuk e mbysin, quhen barna teratogjene.
     talidomidi, androgjenet, tetraciklinat.
     suspekte, si p.sh. fenitoina.
Hipersensitiviteti (alergjia)
 Alergjia    nënkupton      reaktivitetin e
  ndryshuar ndaj barnave dhe ushqimeve
  të caktuara, si dhe ndaj materieve të
  caktuara me të cilat organizmi vjen në
  kontakt.
 Këto reaksione ndodhin për shkak të
  interreaksionit antigjen – antitrup.
Barnat si antigjene
   Antigjeni është substancë e cila ka aftësi të
    inicojë reagim specifik imunologjik, gjegjësisht
    të inicojë prodhimin e antitrupave.
   Antigjenet janë substanca me peshë të madhe
    molekulare, të cilat zakonisht janë proteina, por
    nganjëherë janë polisakaride.
   Kimikalet e thjeshta me peshë molekulare rreth
    1000 ose më të vogël nuk mund të veprojnë si
    antigjene.
   Konjugati bari – proteinë është antigjenik;
       substancat të cilat kombinohen me proteina
        në këtë mënyrë dhe formojnë antigjene
        njihen si haptene (ose proantigjene).
   Hapteni konfirmon specifitetin e antigjenit,
    ndërsa proteina konfirmon antigjenitetin.
Tretmani i shokut anafilaktik
   Tretmani i reaksionit të rëndë akut anafilaktik
    duhet të jetë i shpejtë dhe barnat e nevojshme
    duhet të jenë pranë dorës, si
       adrenalina,
       kortikosteroidet dhe
       antihistaminikët (H1 bllokatorët)
   I sëmuri duhet të shtrihet horizontalisht, qoftë
    në karrigen stomatologjike ose në dysheme.
   Nëse është prezent deprimimi respirator, duhet
    të jepet oksigjeni ose respiracioni gojë më gojë.
   Pas kësaj jepet 0.5 mL adrenalinë 1 : 1000 (0.1
    mg/mL) në formë injeksioni IM (ASNJËHERË IV).
   Kjo duhet të pasohet me hidrokortizon sukcinat 100
    mg IV.
   Dozat tjera të adrenalinës mund të jepen sipas nevojës
    në intervale prej 5 minutash, derisa të fillojë tërheqja e
    simptomave.
   Doza maksimale është rreth 1.5 mL në periudhën prej
    15 minutave.
   Adrenalina nuk jepet në enë të gjakut, sepse nëse jepet
    në venë mund të shkaktojë fibrilacion ventrikular, që
    është fatal.
   Adrenalina me veprimet vazokonstriktore
    dhe bronkodilatatore që posedon, vepron
    si antagonist fiziologjik i këtyre efekteve
    duke iu kundërvënë veprimit potencial
    letal të shkaktuar nga histamina dhe nga
    substancat e tjera aktive farmakologjike,
    që lirohen në mënyrë eksplozive gjatë
    reaksionit anafilaktik.
   Pra, adrenalina është linja e parë e mbrojtjes, por
    gjithashtu edhe hidrokortizoni 100 mg IV është me rëndësi
    të madhe.
     Glukokortikoidet janë barna antialergjike dhe kjo dozë
    duhet të sigurojë sasinë adekuatë të hidrokortizonit, të cilat
    edhe normalisht sekretohen në gjendje stresi.
   Hidrokortizoni nuk prevenon shfaqjen e reaksionit antigjen
    – antitrup, por vepron në mbrojtjen e qelizave nga
    përfundimi i keq këtyre reaksioneve imunologjike.
 Veprimi i adrenalinës varet nga prezenca e
  sasisë adekuatë të hidrokortizonit.
 Nëse për çfarëdo arsye kjo është e
  pamjaftueshme, p.sh. në të sëmurët që
  kanë insuficiencë adrenokortikale nga
  terapia e zgjatur me kortikosteroide, dhënia
  e hidrokortizonit IV është e detyrueshme.
   Antihistaminikët mbeten si barna të linjës së
    tretë, sepse H1 bllokatorët nuk i antagonizojnë
    efektet e substancave tjera, përveç ato të
    histaminës, pastaj këto barna mund ta rikthejnë
    vetëm tonusin vazomotor në gjendjen e
    mëparme.
• Nëse reaksioni nga hyrja e alergjenit nuk është
  aq akute, mund të shfrytëzohet një linjë tjetër
  e tretmanit.
  • Në këtë rast si bar i linjës së parë të mbrojtjes jepet
    hidrokortizoni dhe pastaj antihistaminiku.
  • Antihistaminikët duhet të jepen parenteral, p.sh.
    klorfeniramina 10 – 20 mg IM, të cilët gjithashtu
    janë të vlefshëm edhe në prevencë.
  • Nëse këto masa nuk veprojnë gjithmonë, adrenalina
    do të ketë vlerën e vet.
   Shembuj tjerë të reaksioneve të tipit I janë
    astma, riniti, angioedema dhe urtikaria.
    Këto janë të njohura edhe si gjendje
    atipike të cilat janë shumë më të lehta se
    anafilaksia.

More Related Content

What's hot

Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKlarisa Klara
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliEgi Zenelaj
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Fleurati
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Zeqir Kryeziu
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIlira kuca
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxdaskakamakak
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 

What's hot (20)

Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisitKimia ne mbrojtje te mjedisit
Kimia ne mbrojtje te mjedisit
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Duhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooliDuhani,droga,alkooli
Duhani,droga,alkooli
 
Bioteknologjia
  Bioteknologjia  Bioteknologjia
Bioteknologjia
 
Autizmi
AutizmiAutizmi
Autizmi
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Antibiotikët
Antibiotikët Antibiotikët
Antibiotikët
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
Sëmundjet e gjakut, të zemrës dhe të enëve të gjakut (Biologji)
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
 
Lojrat popullore
Lojrat populloreLojrat popullore
Lojrat popullore
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Përcaktori
PërcaktoriPërcaktori
Përcaktori
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 

Viewers also liked

Fiziologjia e syrit
Fiziologjia e syritFiziologjia e syrit
Fiziologjia e syritMedShqip
 
Skeleti i ekstremiteteve 1
Skeleti i ekstremiteteve 1Skeleti i ekstremiteteve 1
Skeleti i ekstremiteteve 1MedShqip
 
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkën
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkënTë dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkën
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkënMedShqip
 
Osteologjia
OsteologjiaOsteologjia
OsteologjiaMedShqip
 
Sistemi imun
Sistemi imun Sistemi imun
Sistemi imun MedShqip
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiMedShqip
 
Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2MedShqip
 
Sistemi respirator
Sistemi respiratorSistemi respirator
Sistemi respiratorMedShqip
 

Viewers also liked (11)

Gjaku
GjakuGjaku
Gjaku
 
Fiziologjia e syrit
Fiziologjia e syritFiziologjia e syrit
Fiziologjia e syrit
 
Skeleti i ekstremiteteve 1
Skeleti i ekstremiteteve 1Skeleti i ekstremiteteve 1
Skeleti i ekstremiteteve 1
 
Kerci
KerciKerci
Kerci
 
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkën
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkënTë dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkën
Të dhëna morfo funksionale dhe klinike per kafkën
 
Osteologjia
OsteologjiaOsteologjia
Osteologjia
 
Udhetimi
UdhetimiUdhetimi
Udhetimi
 
Sistemi imun
Sistemi imun Sistemi imun
Sistemi imun
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomi
 
Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2Sistemi respirator 2
Sistemi respirator 2
 
Sistemi respirator
Sistemi respiratorSistemi respirator
Sistemi respirator
 

Farm e pergj ok

  • 1. HYRJE NË FARMAKOLOGJI Dr Rexhep Hoxha, Prof.
  • 2. OBJEKTIVAT E LIGJËRATËS  Njohja me lëndën e farmakologjisë  Njohja me barnat dhe zhvillimin e tyre  Të njihet mënyra e emërtimit të barnave  Të kuptohet koncepti i administrimit të barnave
  • 3. Çka është farmakologjia?  Shkencë që merret me studimin e veprimit të substancave kimike në organizmin e gjallë, e në veçanti historikun, zanafillën, vetitë fizikokimike, bashkëzimet, efektet biokimike dhe fiziologjike, mekanizmat e absorbimit, distribuimit, biotransformimit, të veprimit, eliminimit, etj.
  • 4. disiplinat e saj kryesore:  farmakokinetika, (çka organizmi i bënë barit?)  farmakodinamia, (çka bari i bënë organizmit?)  farmakoterapia (aplikimi i barit në sëmundje të caktuara)  toksikologjia (efektet toksike të barnave dhe helmimet)
  • 5. Kur bari jepet për trajtimin e sëmundjes, është me rëndësi ta kuptojmë rrugën dhe mënyrën me të cilën ai bar ndërvepron me proceset patologjike të sëmundjes.
  • 6. Çdoherë kur përshkruhet një bar duhet të merret parasysh rezultati përfundimtar i tij, si dhe marrëdhëniet ndërmjetë barit dhe proceseve fiziologjike dhe patologjike në organizëm.
  • 7. Çka janë barnat?  Substanca kimike të jashtme që janë të afta të modifikojnë sistemet biologjike në një mënyrë relativisht selektive, të cilat veprojnë në organizmin e gjallë në aspektin e parandalimit, diagnozës dhe tretmanit të sëmundjeve.
  • 8. Çka janë barnat? (vazhdim)  Kimikisht nuk ka ndonjë dallim mes ushqimit, barit dhe helmit, por dallimi mes tyre qëndron në sasinë e marrur në organizëm, sepse një substancë në sasi të caktuara mund të shërbejë si ushqim, si bar, ose si helm.
  • 9. Kërkimin dhe zhvillimin e barnave të reja gjithnjë e ka kushtëzuar nevoja për barna të reja në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve.  Me qëllim të shfrytëzimit racional të barnave, është e rëndësishme të kuptohen principet themelore të veprimit të barnave.
  • 10. Zanafilla e barnave  Në të kaluarën barnat janë nxjerrë nga burimet e tyre natyrore, gjë që edhe sot disa barna me rëndësi të madhe ende përfitohen në këtë mënyrë.  Për shembull, disa preparate insulinike përfitohen nga pankreasi i lopëve dhe derrave (origjina shtazore);  digitalisët përfitohen nga bima e digitalisit (origjina bimore);  hekuri, që zakonisht shfrytëzohet në formë ferrosulfati, përfitohet nga burimet minerale (origjina minerale).
  • 11. Zanafilla e barnave (vazhdim)  Megjithatë, sot shumica e barnave janë të sintetizuara nga kimistët dhe për çdo vit me mijëra substanca të reja krijohen për tu shfrytëzuar si barna të mundshme.
  • 12. Emërtimi i barnave  Në shfrytëzimin praktik dhe në literaturë hasen disa lloje të emërtimit të barnave, duke filluar nga ai historik ose popullor, që është më i vjetëri (p.sh. bari i majasëllit), me dallime të mëdha në mes të popujve dhe gjuhëve.
  • 13. Emërtimi i barnave  Emërtimi kimik, megjithëse është më i sakti, sepse pasqyron strukturën kimike të barit, është i vështirë për shfrytëzim praktik, për arsye se në shumë raste është tepër i gjatë dhe vështirë mbahet mend. Emërtimi që sot shfrytëzohet më së shumti është ai gjenerik ose emërtimi internacional i pambrojtur (EIP), me anën e të cilit komunikohet si në literaturë, ashtu edhe në shfrytëzimin praktik, e të cilin e përcakton Organizata Botërore e Shëndetësisë
  • 14. Emërtimi i barnave  Në shfrytëzim praktik është edhe emërtimi i mbrojtur, i cili gjithnjë shkruhet me shkronjë të madhe dhe përkrah emrit ka një yll ose shkronjën R të futur në një rreth (reserve).  Ky emërtim shkakton konfuzion të madh në praktikë, sepse fabrikat farmaceutike, për qëllime komerciale, prodhimeve të tyre u vënë emra të vet dhe krijojnë vështirësi që të mbahen mend, për shkak të numrit të madh të tyre.
  • 15. Emërtimi i barnave  Shpeshherë këta emra nuk kanë ndonjë lidhje me emrin e tyre gjenerik ose me sëmundjen që i dedikohen.
  • 16. APLIKIMI I BARNAVE Prof Dr Rexhep Hoxha
  • 17. APLIKIMI I BARNAVE Objektivat mësimor: - Njohja me fazat (proceset) e terapisë me barna - Njohja me klasifikimin e rrugëve të administrimit të barnave - Njohja me përparësitë dhe mangësitë u rrugëve të caktuara të administrimit - Përshkruani konceptet “dritare terapeutike”, “indeksi terapeutik” dhe “gjerësi terapeutike”
  • 18. FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE  Ky proces përfshin të gjitha fazat e përpunimit të barit derisa ai arrin tek i sëmuri.  Procesi farmaceutik është i lidhur kryesisht me kimistët e farmaceutikës dhe me farmacistët.  Shpeshherë lindin probleme terapeutike me barna të ndryshëm, për shkak të formulimit të tyre që ka lidhje me ekscipientët dhe me materialet e shtresimit që shfrytëzohen në përgatitjen e barit, ose nëse tretja e barit nuk është bërë në tretësin adekuat.
  • 19. FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE  Shpërthimi i toksicitetit nga digoksina dhe fenitoina në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve të 70-ta janë një shembull i rëndësishëm për këto probleme.
  • 20. FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE  Fazë tjetër e këtij procesi është lëshimi i barit.  Duhet të dihet se shembulli më i thjeshtë i dështimit terapeutik është dhënia e sasisë joadekuate të barit.  Një nga hallkat e këtij dështimi është edhe mangësia e udhëzimeve korrekte nga ana e mjekut ose e farmacistit lidhur me mënyrën e marrjes së barit, ose keqkuptimet dhe harresa nga ana e të sëmurit, ose mosdhënia korrekte nga ana e infermieres.
  • 21. FAZA FARMACEUTIKE E BARNAVE  Në raste të veçanta problem është edhe “farmakofobia” dhe mosbesimi në efektin e barnave nga ana e të sëmurit, që rezulton me mosmarrjen e dozave adekuatë të barnave.
  • 22. APLIKIMI I BARNAVE - Rrugët e aplikimit -
  • 23. Systemic Delivery Scheme SITE OF ACTION “Receptor” Free Bound Distribution PLASMA Bound TISSUE DEPOTS Drug Free Bound Free Drug Metabolism Metabolites I.V. Absorption Excretion Oral/I.M.
  • 24. rrugët e aplikimit  Aplikimi (administrimi) i barnave në organizëm bëhet në dy rrugë kryesore:  lokale apo topike dhe  sistemike.
  • 25. rrugët e aplikimit Aplikimi lokal  Kjo rrugë përfshin: 1. aplikimin e barit në membranat mukoze (orale, konjuktivë), 2. në lëkurë dhe në sipërfaqe të tjera epiteliale.  Aplikim lokal i barit është edhe në rastet kur jepet me qëllim të veprimit lokal, pra në një pjesë të caktuar të trupit (anestezioni lokal), qoftë me injektim ose në formë aerosoli.  Qëllimi i këtij aplikimi është që të përkufizojë aktivitetin e barit vetëm në vendin e aplikimit.
  • 26. rrugët e aplikimit  Ka mendime të ndryshme rreth veprimit të këtyre barnave  se këto nuk absorbohen në lëkurën e padëmtuar, (që në të shumtën e herave nuk është e vërtetë).  Shumë barna, potencialisht toksike, jepen lokalisht në lëkurë, pa marrë parasysh efektet e mundshme të padëshirueshme sistemike.
  • 27. rrugët e aplikimit  p.sh.kortikosteroidet sintetike potente.  Kur këto barna aplikohen në formë pomade dhe kreme në lëkurën e padëmtuar, mund të absorbohen në organizëm por, për fat të mirë, niveli i koncentrimit të tyre plazmatik është i pamjaftueshëm që të japë efekte sistemike.  Nëse lëkura është e dëmtuar, këto barna do të absorbohen shumë shpejt; poashtu edhe nga lëkura e të porsalindurit dhe e fëmijëve (në trajtimin e eczemës masive).
  • 28. rrugët e aplikimit Mukoza e gojës  Membranat mukoze të kavitetit oral ndryshojnë nga lëkura dhe janë sipërfaqe ideale për absorbimin e shumë substancave.  Absorbimi në këtë sipërfaqe është mjaft i shpejtë.  Duhet të jetë e qartë se bari që aplikohet në këto mukoza me qëllim të veprimit lokal ai do të absorbohet dhe do të japë edhe efekte sistemike.
  • 29. rrugët e aplikimit Aplikimi sistemik  Kur një bar aplikohet me qëllim që të absorbohet dhe të shpërndahet në tërë organizmin, thuhet se është aplikuar me rrugë sistemike.  Rrugët: 2. enterale dhe 3. parenterale
  • 30. 1. Rrugët enterale  Me këto rrugë, bari futet në traktin gastrointestinal. a. orale (per os – PO) dhe b. rektale (per rectum – PR),
  • 31. a. Rruga orale  Barnat që merren PO, në pjesën më të madhe absorbohen nga zorrët e holla, mirëpo ka substanca të cilat absorbohen nga stomaku, (një pjesë e aspirinës dhe alkoolit).  Rrugë mjaft e sigurt.  Të sëmurët alergjikë reagojnë me ashpërsi më të vogël sesa që do të reagonin po të ishte marrë bari me rrugë të tjera,  mirëpo nuk do të thot se kjo rrugë është absolutisht e sigurt; barnat që merren PO mund të kenë reaksione mjaft të rënda.  Është rrugë mjaft ekonomike.
  • 32. a. Rruga orale  Mangësitë:  iritimi i mukozës gastrike (antireumatikët josteroidë)  vështirësia e dhënies së barnave me këtë rrugë në rastet kur i sëmuri është pa vetëdije ose nëse ka vjellje.  veprimet shkatërruese të enzimeve të traktit digjestiv.  Interferenca me ushqimin dhe interreaksionet farmakokinetike në absorbim, ose interreaksionet farmakodinamike.
  • 33. Rruga orale  Rruga bukale dhe sublinguale.  Kjo rrugë enterale nuk aplikohet shpesh, mirëpo është e shfrytëzueshme në rastet kur bari duhet t’i shmanget kalimit të parë nëpër mëlçi për shkak të metabolizimit të lartë që mund të ndodhë me këtë rast • p.sh. gliceril trinitrati që gjatë kalimit të parë nëpër mëlçi metabolizohet pothuajse 100%.
  • 34. Rruga orale Rruga rektale.  Barnat nganjëherë jepen per rectum  si suposte ose  në formë tretësire si klizmë.  Kjo rrugë shfrytëzohet kur aplikimi PO është i pamundshëm ose i vështirësuar, si dhe me qëllim të veprimit lokal (barnat kundër hemorroideve).  Nëpërmes kësaj rruge bari i shmanget veprimit të aciditetit dhe fermenteve të lëngut gastrik, si dhe metabolizimit gjatë kalimit të parë nëpër mëlçi.
  • 35. b). Rrugët parenterale  Aplikim parenteral i barit është kur bari gjatë hyrjes së parë në qarkullim mënjanon qarkullimin portal, pra është rrugë jashtenterale.  Përgjithësisht kjo rrugë zgjedhet kur është i nevojshëm një veprim i shpejtë ose kur është e nevojshme që bari të mënjanohet nga veprimi i aciditetit dhe i enzimeve gastrointestinale.
  • 36. Rrugët parenterale Injektimi.  Nëse dëshirojmë që bari të veprojë me tërësinë e strukturës së tij aktive, është esenciale që ai të jepet me anë të injektimit, p.sh. benzilpenicilina.  Absorbimi është shumë më i parashikueshëm dhe shumë më i shpejtë sesa kur jepet me rrugë orale.
  • 37. Rrugët parenterale  Injeksioni mund të jepet:  intradermal (ID),  subkutan (SC),  intramuskular (IM) dhe  intravenoz (IV).
  • 38. Rrugët parenterale Injektimi subkutan (SC)  bëhet në rastet kur bari nuk është iritues i indeve.  Është rrugë e zakonshme e dhënies së barnave, si insulina.  Volumi i injeksionit subkutan është 1 mL ose më pak, dhe nuk bënë të jetë më shumë se 2 mL.  Qarkullimi i gjakut në lëkurë është shumë më i vogël sesa në muskul, prandaj edhe absorbimi është shumë më i ngadalshëm.
  • 39. Rrugët parenterale  Subkutan mund të vendosen (implantohen) edhe tabletat për terapinë mbajtëse zëvendësuese, të cilat bëjnë lirimin e ngadalshëm të barnave, si p.sh. implantet e estradiolit.
  • 40. Rrugët parenterale Injektimi intramuskular  bëhet me dhënien e injeksionit në muskul.  Meqenëse qarkullimi i gjakut në muskul është i mirë, barnat e tretshme në lipide kanë mundësi të difundojnë shumë shpejt nëpër murin e kapilareve, prandaj edhe absorbimi me këtë rrugë është i mirë.
  • 41. Rrugët parenterale  Barnat komplet të patretshme në lipide mund të absorbohen shpejt vetëm nëse pesha molekulare e tyre është e vogël, që të jetë i mundshëm kalimi nëpër poret e membranave kapilare.  Me këtë rrugë mund të injektohen sasi më të mëdha sesa me rrugë SC  Është më e përshtatshme për substancat irituese.  Zakonisht injeksionet që përmbajnë depo preparate me veprim të gjatë jepen me injeksion të thellë muskular, p.sh. benzatin benzilpenicilina.
  • 42. Rrugët parenterale Injektimi intravenoz  Barnat që jepen me këtë rrugë veprojnë shpejt, sepse shpejt e arrijnë koncentrimin e lartë në plazmë.  Shërbejnë si alternarivë për barnat që janë iritues me injektim intramuskular.  Kjo rrugë është e shfrytëzueshme sidomos te të sëmurët e hospitalizuar  infuzioni i ngadalshëm IV jep koncentrim të qëndrueshëm të barit.
  • 43. Rrugët parenterale Mangësitë:  efektet anësore me këtë rrugë janë më të shpejta,  nëse injektimi bëhet shumë shpejt, mund të shfaqet një koncentrim tepër i lartë i barit,  është e mundshme që në vend të venës të bëhet shpimi i arteries.
  • 44. Rrugët parenterale  Vendet e tjera më pak të zakonshme të injektimit janë:  intra-arterial,  spinal epidural dhe  intratekal. (Tek infeksionet meningeale, antimikrobikët nganjëherë jepen intratekal, me ç’rast bëhet mënjanimi i kalimit nëpër barrierën hematoencefalike. Në këtë mënyrë mund të bëhet injektimi i gentamicinës).
  • 45. Rrugët parenterale Inhalacionet.  Anestetikët inhalatorë janë shembulli më i mirë për këtë rrugë të aplikimit.  Inhalimi i aerosoleve aplikohet jashtëzakonisht shumë në trajtimin e sëmundjeve obstruktive të rrugëve respiratore, si p.sh. astma bronkiale.  Inhalimi bëhet nga goja, ndërsa absorbimi bëhet nga bronkiolet e vogla. (Si shembull është dhënia e natrium kromoglikatit me anë të “turboinhalatorit”).
  • 46. Lakoret koncentrimi plazmatik – koha K o n c e n t r im i p la z m a tik Per os in t r a m u s k u la r Koha
  • 47. Gjërsia terapeutike, dritarja terapeutike, indeksi terapeutik  Gjërsia terapeutike është diapazoni mes dozës minimale vepruese dhe dozës minimale toksike  Dritarja terapeutike (shpeshëherë është sinonim i gjërsisë terapeutike) është diapazoni mes dozës minimale vepruese dhe asaj maksimale vepruese
  • 48. TOXIC EFFECTIVE THERAPEUTIC RANGE/WINDOW INEFFECTIVE
  • 49.  Indeksi terapeutik është raporti mes dozës letale në 50% të shtazve laboratorike dhe dozës efektive në 50% të shtazve laboratorike LD50/ED50
  • 50. Marrëdhënia mes koncentrimit plazmatik të barit dhe efektit terapeutik  Kriteri themelor në bazë të të cilit do të përcaktohet efekti terapeutik i barit është koncentrimi terapeutik i tij, i cili do të shprehet me dritaren terapeutike dhe gjërësinë terapeutike  Në shumicën e rasteve forca e pergjigjes terapeutike është në relacion me shkallën e koncentrimit në gjak
  • 51. Për disa barna nuk vlen ky parim i këtij relacioni për këto arsye: • Efekti irreversibil (inhibitorët e MAO) • Involvimi i metabolitëve aktiv (antidepresivët triciklik) • Kinetika e ndryshme e barit në kompartmente të caktuara në krahasim me gjakun (apomorfina)
  • 52. Insuficienca veshkore  Insuficienca hepatike  Intereaksionet e barnave  Disfunksioni i tiroidesë  Dijareja  Disbalansi i elektroliteve  Mosha
  • 53. FARMAKOKINETIKA  Farmakokinetika është disiplinë e farmakologjisë që merret me fatin e barit në organizëm; pra, mund të definohet si pyetje – çka i bën organizmi barit?  Kjo fazë e tretmanit terapeutik me barna përfshin periudhën e kohës nga marrja e barit e deri te arritja e tij në vendin e veprimit dhe eliminimi.  Këtu përfshihen procesi i absorbimit, distribuimit, metabolizimit dhe eliminimit të barit. Kjo disiplinë bazohet në analizat matematikore të kohës së nevojshme për absorbim, distribuim, metabolizim dhe ekskretim të barit.
  • 54. Absorbimi i barit  Pas aplikimit oralë, sasia e barit në qarkullim në çdo moment është e varur nga ekuilibri mes shkallës së absorbimit dhe shkallës së eliminimit. Kalimin e barit nëpër membrana e determinojnë faktorët që përcaktojnë profilin fizikokimik të barit dhe faktorët e ambientit ku duhet të kalojë bari, pra membranat qelizo
  • 55. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana  1. pesha molekulare;  2. stabiliteti kimik;  3. tretshmëria në lipide dhe  4. shkalla e jonizimit.
  • 56. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana 1. Pesha molekulare.  Zakonisht substancat me peshë të madhe molekulare nuk absorbohen në mënyrë intakte, me përjashtim të disa sasive të vogla, ndërsa ato me peshë të vogël molekulare i kalojnë membranat shumë më lehtë.  Nëse substancat me peshë të madhe molekulare aplikohen per os, në traktin gastrointestinal ato mund të dezintegrohen në pjesët e tyre përbërëse dhe, si të tilla, të absorbohen lehtë, p.sh. proteinat – në aminoacide.
  • 57. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana  Ka disa proteina, të cilat në organizëm duhet të veprojnë me tërësinë e makromolekulës së tyre (p.sh. insulina), ndërsa në traktin digjestiv ato nuk mund të absorbohen të padezintegruara, prandaj edhe nuk aplikohen me rrugë orale.
  • 58. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana 2. Stabiliteti kimik.  Absorbimi i substancave nga trakti gastrointestinal varet edhe nga stabiliteti i tyre kimik, sidomos nga stabiliteti në ambientin acidik të stomakut.
  • 59. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana 3. Tretshmëria në lipide.  Pwr absorbimin (pwrthithjen) është i nevojshwm kalimi nëpër membranat qelizore.  Së pari duhet të kalojë nëpër qelizat e endotelit të traktit gastrointestinal dhe hyn në qarkullimin e përgjithshëm dhe pastaj, qoftë drejtpërdrejt nëpërmes të kapilareve, ose indirekt nëpërmes enëve limfatike, arrin në vendin e veprimit.
  • 60. Faktorët fizikokimikë që ndikojnë në transferimin e barit nëpër membrana 4. Shkalla e jonizimit.  Marrëdhënia fundamentale ndërmjet shkallës së jonizimit dhe absorbimit të barit është se pjesa e pajonizuar e barit është e tretshme në lipide dhe prandaj absorbohet mirë, ndërsa pjesa e jonizuar është e patretshme në lipide prandaj absorbohet pak.
  • 61. Membrana qelizore 1 . D ifu z io n i u jo r 2 . D ifu z io n i lip id ik 3 . T r a n s p o r ti m e b a rtë s J o e le k t r o lit e S is t e m m e s h p e n z im T ë t r e ts h m e n ë li p id e të e n e r g jis ë T ë p a t r e ts h m e n ë lip id e E le k t r o lit e t o r g a n ik e D if u z io n i p a s iv T ë p a jo n iz u a r a I n d ih m u a r ( të t r e ts h m e n ë lip id e ) + + H T ë jo n iz u a r a H + ( T ë p a tr e t s h m e n ë l ip id e ) H + + H +H + H H + + H+H H
  • 62. Distribuimi i barnave  Pas absorbimit të barit, ose injektimit të tij në qarkullimin e gjakut, ai do të distribuohet në lëngjet celulare dhe ekstracelulare, ose do të deponohet në inde të ndryshme.  Ky distribuim varet nga faktorët fiziologjikë dhe karakteristikat fizikokimike të barit.
  • 63. Distribuimi i barnave  Gjithashtu varet edhe nga qarkullimi regjional i gjakut.  Zemra, mëlçia, veshka, truri dhe organet e tjera mirë të perfuzionuara marrin sasinë më të madhe të barit gjatë minutave të parë pas absorbimit, përderisa muskujt, lëkura dhe organet tjera viscerale e marrin më ngadalë.
  • 64. Distribuimi i barnave  Fecesi mund të përmbajë një sasi të barit të paabsorbuar, ose mund të përmbajë sasi të konsiderueshme të barit i cili është absorbuar dhe përsëri është ekskretuar në zorrë si i pandryshuar ose pjesërisht i metabolizuar.
  • 65. Distribuimi i barnave  Pas absorbimit nga trakti gastrointestinal, bari së pari hyn në qarkullimin portal dhe pastaj përmes mëlçisë hyn në qarkullimin e përgjithshëm.  Transportimi i barit mund të bëhet edhe përmes enëve limfatike.  Kur hyn në gjak, bari mund të mbahet në të (heparina), ose të kalojë nëpërmes murit të kapilareve, të hyjë në lëngun ekstracelular, ku ai mund të izolohet (D-tubokurarina) ose të kalojë nga lëngu ekstracelular në atë intracelular (etanoli, tiopentoni).
  • 66. Volumi i distribuimit  Volumi i distribuimit të barit nuk mund të matet në mënyrë direkte, por përcaktohet në bazë të dozës së dhënë (D) dhe koncentrimit (C) të tij në gjak – V = D/C.  Volumi i distribuimit shprehet në litra/kg.
  • 67. Rezervuarët e barit  Kompartmentet të cilat mund të shërbejnë si rezervuarë të barit janë  proteinat plazmatike,  qelizat e ndryshme,  indi dhjamor,  eshtrat dhe  rezervuarët transcelularë.
  • 68. Rezervuarët e barit Lidhja për proteinat plazmatike.  Shumë barna, në shkallë të ndryshme, lidhen në mënyrë reversibile për konstituentë të ndryshëm të indeve dhe veçanërisht për proteinat plazmatike.  Fraksioni i barit i cili është i lidhur për proteinat plazmatike nuk mund ta lëshojë gjakun dhe të kalojë në indet tjera (është joaktive)  Pjesa e palidhur e barit është farmakologjikisht aktive dhe është e lirë të lëshojë qarkullimin dhe të hyjë në qeliza ku ai do të veprojë.
  • 69. Rezervuarët e barit Lidhja për qeliza.  Disa barna lidhen për sipërfaqe ose brendi të qelizave dhe me vështirësi arrihen koncentrime të larta.  Për shembull sasia e klorokinës (antimalarik), e cila lidhet për mëlçi, shpretkë, mushkëri, veshkë dhe retinë mund të jetë disa qinda herë më e madhe sesa sasia në plazmë.  Nëse bari lidhet në mënyrë reversibile për disa proteina intracelulare, ky kompleks do të jetw si depo, prej nga bari do të lirohet ngadalë në qarkullim dhe do të ketë efekt të prolonguar.
  • 70. Rezervuarët e barit Indi dhjamor si rezervuar  Barnat liposolubile mund të deponohen në këtë ind dhe të japin ulje të koncentrimit plazmatik, por që do të veprojnë për kohë më të gjatë, si p.sh. anestetikët e përgjithshëm(tiopentali).
  • 71. Rezervuarët e barit Eshtrat  Tetraciklinët, jonet e metaleve divalente si dhe metalet e rënda akumulohen në eshtra, prandaj eshtrat mund të shërbejnë si rezervuarë që eliminojnë ngadalë këta agjensë toksikë, si p. sh. lirimi i radiumit në gjak
  • 72. Biotransformimi ose metabolizimi i barnave  Ekskretimi:  në formën e tyre të pandryshuar ose  të transformohen në një ose më shumë metabolitë ose  të eliminohen me të dy mekanizmat.
  • 73. Eliminimi = largimi i barit nga organizmi Barnat e tretshme në lipide metabolizimi (mëlçi) metaboliteet e tretshme në ujë Barnat e tretshme në ujë eliminimi (mëlçi ose veshkë Barnat volatile (anestetikët) eliminimi (mushkëri)
  • 74. Të dhëna të përgjithshme për metabolizmin e barnave  Involvimi i enzimeve në zbërthimin kimik të substancave dhe ksenobiotikëve  Enzimet shfaqin joselektivitet në substratin për të cilin lidhen  Opcione të shumta metabolike për një substrat
  • 75. Biotransformimi  Biotransformimi i barnave dhe ksenobiotikëve në metabolite më hidrofilike është esencial si për aktivitetin e tyre biologjik, ashtu edhe për eliminimin e tyre nga organizmi.
  • 76. Konsekuencat fiziko-kimike të metabolizmit të barnave  Liposolubile  hidrosolubile ( Ekskretimi)  Konsekuencat biologjike të metabolizmit të barnave  Inaktivizimi • fenobarbitoni, petidina, klorpromazina, suksametoniumi  Aktivizimi • karbamazepina, morfina, • Estret e ampicillinës (probari) • paracetamoli, halotani
  • 77. Biotransformimi Ekskretimi në formën e pandryshuar  Vetëm një numër shumë i vogël i barnave ekskretohen si të pandryshuara ose pjesërisht të metabolizuara, p.sh. benzilpenicilina ilustron më së miri këtë formë të ekskretimit.
  • 78. Biotransformimi Transformimi në një ose më shumë metabolite  Në përgjithësi, biotransformimi i barnave ka dy efekte: 1. Ndryshimin e aktivitetit farmakologjik, zakonisht duke e zbritur atë, mirëpo nganjëherë ndodh konvertimi i barit në komponime me aktivitet të ngjashëm ose më të madh (potencimi) nga bari origjinal. 2. Shndërrimin në metabolite të cilat nuk kanë aktivitet farmakologjik, por nëse akumulohen mund të kenë efekt toksik.
  • 79. Rrugët e metabolizimit të barnave  faza I dhe  faza II
  • 80. Faktorët që modifikojnë shkallën e metabolizmit  Modifikimi i metabolizmit të barnave ka rëndësi klinike në këto raste: • te trajtimi kronik me barna • Nevoja për monitorim të përpikt (indeksi i ngusht terapeutik) Barnat të cilat i përmbushin këto kritere janë: • Varfarina • Antihipertenzivët • Antiepileptikët • Barnat që shfrytëzohen në psikiatri • Disa antibiotikë
  • 81. Biotransformimi Faza I e metabolizimit.  Ndryshimet kimike në molekulën e barit në këtë fazë përfshijnë: 1. oxidimin (nëpërmes NADPH, oksigjenit dhe citokrom P450) p. sh. diazepami, varfarina etj.; 2. reduktimin, p. sh. nitrazepami, kortizoni; 3. hidrolizën, p. sh. suksametoni, ametokaina
  • 82. Oksidimi  Sistemi i enzimeve mikrosomale (Monooksigjenaza)  ëLocated in endoplasmic reticulum of liverç citokrom P450  RH + NADPH + O2 ROH + NADP +H2O 3+ Fe Product (ROH) Substrate (RH) P450 - e Fe 3+ The Fe 2+ (ROH) (RH) P450 Cycle H2O O2 + - + H ,e H 2+ Fe .OOH (RH)
  • 83. hidroksilimi aromatik - propranololi  hidroksilimn alifatik - fenobarbitoni  N- dhe O-dealkilimi - diazepami,kodeina  Deaminimi - amfetamina  S-oksidimi - klorpromazina  dehalogjenizimi oksidativ - halotani
  • 84. Forma multiple të P450 (në mëlçinë humane janë 15 forma: 6 janë të rëndësishme për barna) • CYP1A2 • CYP2C9 • CYP2C19 • CYP2D6 • CYP2E1 • CYP3A4
  • 85. Oksidimi me sisteme tjera nga ai i P450  Alkoholi (alkohol dehidrogjenaza) ethanol  Aminat (monoamino-oksidaza) sumatriptan Reduktimi • Nitro Reduktimi kloramfenikoli • Dehalogjenizimi reduktive halotani Hidroliza/Deacetilimi • Esteret prokaina (plazma) • Amidet prokainamidi • Groupet acetile aspirina
  • 86. Biotransformimi Faza II e metabolizimit  Në këtë fazë inkorporohen reaksionet e konjugimit për të formuar një ose më shumë komponime që pasojnë: 1. me acidin glukoronik, si p.sh. morfina, paracetamoli - glukoronide (-OH, -COOH, -NH2) 2. me acidin sulfurik, si p. sh. izoprenalina (sulfatimi) (OH); 3. me acidin acetik, si p. sh. isoniazidi, hydralazina (NH2) ; 4. me glutationin, si p. sh. paracetamoli. (Glukoroniltransferaza, sulfotransferaza dhe acetiltransferaza ekzistojnë në shumë forma) O H C N N C OH O Glucuronic acid H O Phenytoin
  • 87. Shumësia e rrugëve metabolike The Metabolism of Diazepam CH3 H N O N O N-dealkylation Cl Cl N N Diazepam Nordiazepam 3-hydroxylation 3-hydroxylation CH3 H N O N O Cl OH N-dealkylation Cl N N OH Temazepam Oxazepam Glucuronide Glucuronide
  • 88. Indukimi i enzimeve   e shkallës së aktivitetit enzimatik (P450 dhe glukuronimi) e ndërmjetësuar me sintezën e enzimeve të reja  Induktuesit janë: barnat (disa barbiturate, antiepileptikët, rifampicina) - CYP3A4 marrja kronike e alkoolit – CYP2E1 pimja e duhanit – CYP1A2 kimikaliet (DDT, halotan)  Ndryshimi i shkallës së metabolizmit: toleranca dhënia e njëkohëshme e barnave tjera  barbituratet - varfarina, fenitoina  Efektiviteti analgjetik i propoksifenit është i reduktuar te duhanxhinjët
  • 89. Inhibimi i enzimeve   e shkallës së aktivitetit të enzimeve natyrisht për shkak të natyrës jospecifike të enzimeve  Inhibimi i metabolizmit të terfenadines nga ketokonazoli mund të shkaktojë aritmi të rënda 
  • 90. Biotransformimi Vendi i metabolizimit të barnave  Vendi më i rëndësishëm i metabolizimit të barnave është mëlçia,  mirëpo për disa barna metabolizimi kryhet edhe në organe ose vende tjera, • në veshkë (vitamina D), • në muret e intestinumit (tiramina, levodopa), • në plazmë (suksametoniumi), • në mushkëri (5-hidroksitriptamina ose serotonina), • në lëkurë (vit. D) dhe • në placentë (numër i madh i barnave).  Këto ndryshime enzimatike të përshkruara mund të kryhen nga enzimet e lokalizuara në retikulumin endoplazmatik (“enzimet mikrosomale”) ose në vendet jomikrozomale.
  • 91. Biotransformimi Faktorët tjerë që veprojnë në metabolizimin e barnave  Faktorët që do të përshkruhen më poshtë mund të veprojnë në uljen e efikasitetit të barit, në prolongimin e efektit dhe në rritjen e toksicitetit. Këta faktorë mund të jenë fiziologjikë, të ambientit dhe gjenetikë.  Mosha.  Gjinia.  Faktorët e ambientit  Faktorët gjenetikë (farmakogjenetika).
  • 92. CYP1A2 CYP2C9/10 CYP2C19 CYP2D6 CYP3A4 Antidepressants Miscellaneous Antidepressants Anitarrhythmics Opiates Antiarrhythmics Non-sedating Amitriptyline • Diclofenac Amitriptyline • Flecainide Codeine Amiodarone antihistamines Clomipramine • Ibuprofen Citalopram Mexiletine Dextromethorphan Disopyramide Astemizole Fluvoxamine Naproxen Clomipramine • Propafenone Lidocaine Loratadine Imipramine • Phenytoin Imipramine • SSRIs Propafenone Piroxicam Moclobemide Β-Blockers Fluoxetine Quinidine Miscellaneous Methylxanthines Tenoxicam Pindolol Norfluoxetine Alfentanil Caffeine Tolbutamide Benzodiazepines Propranolol Paroxetine Benzodiazepines Budenoside Theophylline S-warfarin Diazepam Timolol Alprazolam Carbamazepine Aminophylline Nordiazepam TCAs Diazepam Ciclosporin Miscellaneous Amitriptyline ♦ Midazolam Clarithromycin Miscellaneous Miscellaneous Amphetamine Clomipramine ♦ Triazolam Cortisol Clozapine Lansoprazole Debrisoquine Desipramine ♦ Dapsone Cocaine Omeprazole Indoramin Imipramine ♦ Ca2+-channel Dexamethasone Paracetamol Proguanil Ondansetron Nortriptyline ♦ blockers Digitoxin Phenacetin Propranolol Phenformin Trimipramine ♦ Diltiazem Erythromycin R-warfarin Felodipine Ethinylestradiol Antipsychotics Other Nifedipine Etoposide Clozapine antidepressants Verapamil Flutamide Fluphenazine Maprotiline Lansoprazole Haloperidol m-CPP metabolites Antidepressants Losartan Perphenazine of trazodone Amitriptyline • Omeprazole Risperidone Mianserin Clomipramine • Tamoxifen Thioridazine Venlafaxine Desmethyl- Zuclopenthixol venlafaxine Imipramine • Sertraline
  • 93.
  • 94. Ekskretimi (eliminimi) i barnave Ekskretimi renal  Filtrimi glomerular.  Shkalla e filtrimit të barit nëpër glomerule varet nga koncentrimi plazmatik i barit, nga pesha molekulare e tij, nga shkalla e filtrimit glomerular, e cila në gjendje normale është rreth 125 mL/min  Ekskretimi aktiv tubular.  Ky sistem bëhet me anë të transportuesit. Shfaqet si shtesë e filtrimit glomerular, prandaj barnat që pësojnë ekskretim aktiv tubular kanë klirensin renal mbi shkallën e filtrimit glomerular dhe thuaja është i barabartë me shkallën e qarkullimit renal.
  • 95. Ekskretimi i barnave  Reabsorbimi tubular.  Funksioni i tubuleve renale është që të reabsorbojë sasi të caktuara të joneve të veçanta, veçanërisht të Na dhe klorideve bashkë me ujin.  Reabsorbimi i barnave që gjendën në filtrat do të varet nga vetitë e tyre fizikokimike
  • 96. Ekskretimi i barnave  Ekskretimi i barnave në dëmtimin renal  Nëse kemi të bëjmë me dëmtimin e fltrimit glomerular, atëherë do të kemi ndryshime serioze në ekskretimin e cilitdo bar i cili eliminohet kryesisht me rrugë renale.  Klirensi i kreatininës (Cl ) është parametri më cr i shpeshtë që shfrytëzohet për të përcaktuar shkallën e filtrimit glomerular (SHFG).
  • 97. Ekskretimi i barnave  Ekskretimi me anë të bilës  Shumë metabolite të barnave që krijohen në mëlçi, ekskretohen në traktin gastrointestinal me anë të bilës.  Këto metabolite nganjëherë mund të reabsorbohen në gjak dhe të ekskretohen në urinë.  Anionet organike, duke i futur edhe glukoronidet si dhe kationet organike, transportohen në mënyrë aktive në bilë me sistemet bartëse, njësoj sikurse bartja nëpër tubulet renale.
  • 98. Ekskretimi i barnave  Ekskretimi me anë të bilës  Këto sisteme transportuese janë joselektive dhe jonet e ngjashme mund të konkurrojnë për këto sisteme.  Steroidet dhe substancat e ngjashme me to transportohen në bilë me anë të sistemit të tretë bartës (shih ekskretimin aktiv tubular).
  • 99. Ekskretimi i barnave  Ekskretimi me rrugë të tjera  Ekskretimi me anë të mushkërive gjithashtu është rrugë e rëndësishme, veçanërisht për anestetikët inhalatorë.  Po ashtu rëndësi ka edhe ekskretimi me anë të qumështit tek nëna gjidhënëse.
  • 100. Ekskretimi i barnave Kinetika e eliminimit të barnave  Individualizimin dhe përshtatjen e dozimit të barit e përcaktojnë si vetitë e barit, ashtu edhe faktorët e ndryshëm fiziologjikë dhe fizpatologjikë, të cilët veprojnë në parametrat farmakokinetikë.  Për njësi të caktuar kohore, eliminimi i barit shfaqet në shkallë konstante ose në fraksione konstante dhe eliminimi që është proporcional me koncentrimin (kinetika e rendit të parë).
  • 101. Ekskretimi i barnave 1 00% C m ax K in e tik a lin e a re (k i n . e re n d it t ë p a r ë ) K o n c e n trim i n ë % K in e tik a s a tu ru e s e (k in . e re n d it z e ro ) 50% b a 0 20h 1 0h K o h a /h T ½ p ëra T ½ p ërb
  • 102. K o n c e n t rim i p la z m a t ik K o h a /d i t ë 1 0 20 40 30 G jë r ë s ia te ra p e u ti k e Ekskretimi i barnave
  • 103. K o n c e n t rim i p la z m a t ik 40 K o h a /d i t ë 30 20 1 0 G jë rë s i a te ra p e u t ik e Ekskretimi i barnave
  • 104. Gjysmëjeta (gjysmëkoha e eliminimit)  Gjysmëkoha e eliminimit (T½ ose T0.5) është koha e nevojshme që koncentrimi i barit të bjerë në gjysmën e vlerës së tij origjinale (fig 1.7.), e cila mund të matet në cilëndo pjesë të grafikonit, duke filluar nga koha zero.
  • 105. FARMAKODINAMIKA – VEPRIMI I BARNAVE NË ORGANIZËM  Farmakodinamika mund të definohet si disiplinë e farmakologjisë, e cila studion mekanizmat e veprimit të barnave dhe efektet e tyre biokimike, fiziologjike dhe farmakologjike.  Efekti i barnave në indet e dedikuara është rezultat i interreaksionit mes molekulave të barnave dhe qelizave (pjesëve të qelizave) nga të cilat është i formuar ai ind.
  • 106. Llojet e veprimeve të barnave  Barnat kanë disa lloje të veprimeve: veprimi kryesor, veprimi anësor, etiologjik, simptomatik, substituiv (terapi zëvendësuese), të drejtpërdrejtë, të tërthortë, stimulues, deprimues, selektiv dhe veprim specifik.
  • 107. Mekanizmi i veprimit të barnave 1. Barnat që veprojnë nëpërmes receptorëve farmakologjikë:  veprojnë në koncentrime të ulta,  interreagojnë me receptorë specifikë,  shfaqin marrëdhënie strukturë – aktivitet,  mund të antagonizohen me antagonistë specifikë. Shembuj janë acetilkolina, noradrenalina, adrenalina, histamina etj.
  • 108. Mekanizmi i veprimit të barnave 2. Barnat që nuk veprojnë nëpërmes receptorëve farmakologjikë:  veprojnë në koncentrime të larta,  nuk interreagojnë me receptorë specifikë,  nuk tentojnë të shfaqin marrëdhënie strukturë – aktivitet,  nuk kanë antagonist specifik. Shembuj janë anestetikët e përgjithshëm (etëri, halotani), diuretikët (tiazidet) dhe përçarësit e membranave qelizore (detergjentet).
  • 109. Interreaksioni bari – receptor  Receptori farmakologjik është një makromolekulë me vende speciale ku vendosen substancat specifike, si p.sh. barnat (quhen edhe me emrin ligande).  Receptorët më të rëndësishëm janë të natyrës proteine - lidhjen e substancave endogjene,  hormoneve,  neurotransmiterëve,  autakoideve,  enzimeve metabolike,  proteinave të involvuara në proceset transportuese, ose  proteinave që kanë rol struktural,  acidet nukleike.
  • 110. Lidhja bari – receptor (ligand – receptor) shpie në ndërrimet të cilat nisin vargun e reaksioneve që rezultojnë me reagimin e indit ose të organit, p.sh.  kontraksioni i muskulaturës së lëmuar,  sekretimi i gjëndrrave,  stimulimi ose inhibimi i qelizave nervore që të lirojnë ose të inhibojnë lirimin e transmiterëve kimikë nga mbaresat e tyre, etj.
  • 111. Afiniteti i barit është aftësia e tij që të lidhet për receptorin, ndërsa efikasiteti është aftësia për të dhënë efektin ose për të nisur vargun e reaksioneve.  Afinitet kanë agonistët dhe antagonistët (shih më vonë), ndërsa efikasitetin zakonisht e kanë agonistët, ndërkaq për antagonistët thuhet se nuk kanë efikasitet, por lidhen për receptorin, e okupojnë atë dhe nuk lejojnë lidhjen e agonistit.
  • 112. Agonisti është bar (hormoni, transmiteri) i cili kombinohet me receptorin e tij specifik, e aktivizon atë dhe inicon efekte të cilat pasojnë më vonë.  Antagonisti është substancë që interferon me veprimin e agonistit.  Antagonisti i pastër nuk shfaq kurrfarë veprimi, por vetëm interferon me veprimin e një agonisti, ku si shembull mund të shërbejë antagonisti i morfinës – naloksoni.
  • 113. Përzierja agonist – antagonist është term relativisht i ri, të cilin ne duhet ta përmendim. Ky shpeshherë është konfuz dhe abuzohet me termin e agonistit parcial. Përzierja agonist – antagonist është bar i cili vepron në mënyrë simultane në grupe të përziera receptorësh, me veprim të agonistit në njërën anë dhe me veprimin e antagonistit në anën tjetër.
  • 114.  Ka dy variante të këtij definimi: 1. veprimi i agonistit mund të jetë komplet ose parcial (i pjesshëm) 2. Në komplekset me shumësi të numrit të receptorëve, në të cilat mund të veprojë ky tip i barnave, teorikisht janë të mundshme disa kombinime të veprimeve të agonistit dhe antagonistit.
  • 115. Distribuimi i receptorëve farmakologjikë  Receptorët për barna janë gjetëur: 1.      Në ose nëpër membranën qelizore a. që veprojnë në permeabilitetin membranor, për ta ndryshuar atë, me kohën e reagimit shumë të shpejtë të matur në milisekonda, si p.sh. receptorët kolinergjikë nikotinikë ose b. që veprojnë në mesengjerin (lajmtarin) sekondar me kohë të shpejtë të përgjigjes me sekonda ose minuta që e jep adrenalina ose noradrenalina. 2.  Brenda qelizave, të cilët e ndryshojnë transkribimin e ADN me kohë të reagimit të ngadalshëm brenda orëve, si p.sh. steroidet.
  • 116. Karakteristikat themelore të receptorëve farmakologjikë  1. Receptorët farmakologjikë aktivizohen me koncentrime shumë të vogla të barnave. Është llogaritur se vetëm 1/6000-ta pjesë e sipërfaqes së qelizës (më pak se 0.02%) është e nevojshme të mbulohet me molekulat e barit dhe të shfaqet efekti i tij.  2. Duket se qelizat posedojnë vende të veçanta për lidhjen e molekulave të barnave të caktuara – marrdhënia strukturë-aktivitet (p.sh. pllaka përfundimtare e muskulaturës skeletore reagon vetëm në acetilkolinë).  3. Barnat që posedojnë izomere optike, kanë ndryshime të mëdha edhe në aktivitetin e tyre.  4. Disa ligandë endogjenë veprojnë në më shumë se një tip receptorësh (p.sh. adrenalina vepron në receptorët alfa dhe beta adrenergjikë). Sot me teknikat e reja hulumtuese është e mundshme izolimi dhe përcaktimi i strukturës së receptorëve.
  • 117. Mekanizmat e veprimit të barnave në sistemin e receptorëve  1. Lidhja receptori – kanali jonik N e u r o tr a n s m it e r i Jonet Jonet
  • 118. Lidhja receptori – enzimi . N e u r o tr a n s m it e r i A d e n il c ik la z a ATP C AM P + + C a ATP A D P P ro t e i n a t P ro t e i n a t+ P O 4
  • 119. Lidhja e receptorit intracelular steroid. a. Hormonet steroide, të cilat janë me tretshmëri të lartë në lipide, penetrojnë membranën qelizore me lehtësi dhe kombinohen me receptorin specifik intracelular në citoplazmë. b. Kompleksi hormon – receptor hyn pastaj në bërthamën qelizore dhe inicon sintezën e mARN-së. c. Kjo sinjalizon sintezën e proteinave dhe me këtë kuptohet modifikimi i aktivitetit qelizor.
  • 120. INTERREAKSIONET E BARNAVE  Kur dy e më tepër barna jepen në të njëjtën kohë, ato mund të shfaqin efektin e tyre në mënyrë të pavarur ose mund të interreagojnë mes vete (interreaksioni bari – bari), p.sh.  interreaksioni mes aspirinës dhe varfarinës.  Po i njëjti proces mund të ndodhë edhe mes barnave dhe ushqimit (interreaksioni bari – ushqimi) p.sh.  interreaksioni mes inhibitorëve të MAO dhe djathit.  Disa interreaksione planifikohen për të dhënë efektin të cilin nuk mund ta arrijmë vetëm me një preparat, si p.sh.  kombinimi i kontraceptivëve oralë (estrogjen plus progestagjen).
  • 121.  Interreaksioni mund të zhvillohet si veprim i antagonizimit të efektit të njëri-tjetërit. Ngandonjëherë mund të manifestohet ndonjë efekt i tretë i papritur.  Në pikëpamje terapeutike, të gjitha interreaksionet nuk janë të padëshiruara.
  • 122. Interreaksionet farmaceutike  Në realitet këto janë interreaksione kimike, të cilat ndodhin për shkak të formulimit të barnave ose përzierjes së substancave kimikisht inkompatibile.  Interreaksionet farmaceutike shfaqen më së shumti nga përzierja e barnave në tretësirën për infuzion ose në shiringë (p.sh. amfotericina është jostabile në tretësirën e dekstrozës).
  • 123. Interreaksionet farmakokinetike  Interreaksionet farmakokinetike janë mjaft të komplikuara dhe vështirë parashihen.  Këto interreaksione mund të shfaqen në ndryshimin e absorbimit, distribuimit (lidhja për proteina), metabolizimit dhe ekskretimit të një bari nga veprimi i një bari tjetër.  Gjatë këtyre interreaksioneve nuk ndryshohen lloji i efektit farmakologjik të barit, por ndryshon fuqia dhe kohëzgjatja e veprimit.
  • 124. Interreaksionet gjatë absorbimit  Absorbimi i një bari mund të ndryshohet nga veprimi i barnave të tjera,  duke e ndryshuar motilitetin e zorrëve (kur merret per os),  duke ndryshuar pH e traktit gastrointestinal si pasojë e ndërreagimit kimik (antacidët që përmbajnë katione dy dhe trivalente të Ca2+, Mg2+, Al3+ dhe adsorbentët) dhe  si pasojë e veprimit të ushqimit, si p.sh. zvogëlimi i absorbimit të tetraciklinave nëse merren së bashku me prodhimet e qumshtit.
  • 125. Interreaksionet në distribuim  Në kontekst të interreaksioneve të barnave në distribuim,  në lidhjen me proteinat plazmatike  Nëse një bar është i lidhur 99% me proteina, edhe ndryshimi më i vogël, p.sh. 1%, do të rezultojë me dyfishimin e koncentrimit të barit të lirë në plazmë, nga 1% në 2% të sasisë totale.  E kundërta e kësaj është se-nëse pjesa më e madhe e dozës totale të barit është e distribuar në plazmë, pra nuk është e lidhur për proteinat plazmatike.
  • 126. Interreaksionet në procesin e metabolizimit  Stimulimi ose induksioni i enzimeve që metabolizojnë barnat (EMB).  fenobarbitoni, fenitoina, primidoni, karbamazepina, rifampicina, grizeofulvina, etanoli (në shfrytëzim kronik), si dhe pirja e duhanit, janë stimulues të fuqishëm të EMB.  Si rezultat i kësaj është shkurtimi i T½ për disa barna. Induksioni i enzimeve zhvillohet brenda disa javëve dhe kërkon po aq kohë për t’u kthyer në normale pas ndërprerjes së barit.
  • 127. Si interreaksion i rëndësishëm që i përket këtij grupi është ai mes kontraceptivëve oralë dhe antimikrobikëve. Janë regjistruar raste të shtatzënisë kur krahas kontraceptivëve oralëë është marrë edhe ndonjë antimikrobik, që do të thotë se kontraceptivët oralë mund të mos veprojnë në prezencë të antimikrobikëve.  Inhibimi i enzimeve që metabolizojnë barnat. Një numër i madh i barnave mund të inhibojnë EMB-in, ku hyjnë metronidazoli, kloramfenikoli, fenilbutazoni, cimetidina, etanoli (intoksikimi akut), izoniazidi dhe inhibitorët e MAO-s. Barnat më të zakonshme të cilat mund të jenë të prekura nga ky inhibim janë fenitoina dhe antikoagulantët.
  • 128. Interreaksionet në ekskretim  Shkalla e ekskretimit të barnave që janë elektrolitë të dobët mund të modifikohet me ndryshimin e pH së urinës.  Shkalla e ekskretimit të acideve të dobëta, si salicilatët, mund të ndihmohet duke e bërë urinën alkalike.  Ky veprim shfrytëzohet në tretmanin e helmimeve me aspirinë, kur është e nevojshme të largohet bari nga organizmi sa më shpejt që është e mundshme.  E kundërta, ekskretimi i bazave të dobëta, si p.sh. petidina, mund të përshpejtohet me urinën acidike, me ç’rast do të predominojë forma e jonizuar e barit që është e tretshme në ujë.
  • 129. Diuretikët frusemidi dhe acidi etakrinik zvogëlojnë ekskretimin e gentamicinës dhe rrisin fuqinë e saj ototoksike dhe nefrotoksike. Fenilbutazoni redukton klirensin renal të klorpropamidit dhe rrit rrezikun nga hipoglikemia. Kinidina redukton ekskretimin e digoksinës nëpërmes veshkës dhe mund të dyfishojë koncentrimin plazmatik.
  • 130. Një formë tjetër e interreaksionit shihet kur dy barna konkurrojnë për të njëjtin sistem transportues në veshka. Me këtë mekanizëm probenecidi zvogëlon shkallën e ekskretimit të penicilinës
  • 131. Interreaksionet farmakodinamike  Ky tip i interreaksioneve të barnave ndodh te ato barna të cilat kanë efekt të kundërt farmakologjik me njëri-tjetërin – veprimi antagonist; dhe te barnat që kanë veprim të njëjtë ose të ngjashëm – veprimi sinergjist.
  • 132. Antagonizmi i barnave I. Antagonizmi farmakologjik (kompetitiv) 1.      Antagonizmi kompetitiv reversibil 2.     Antagonizmi kompetitiv ireversibil II. Antagonizmi jokompetitiv III. Antagonizmi fiziologjik IV. Antagonizmi kimik V. Antagonizmi farmakokinetik
  • 134. Barnat që nuk veprojnë në receptorët specifikë  Siç është theksuar edhe më parë, këto barna veprojnë në koncentrime të larta, nuk kanë marrëdhënie strukturë – aktivitet, dhe nuk kanë antagonist specifik. Shembull janë anestetikët e përgjithshëm – halotani; diuretikët – tiazidet; dhe përçarësit e membranave qelizore – detërgjentet .
  • 135. EFEKTET ANËSORE TË BARNAVE  Të gjitha barnat, përveç efekteve farmakologjike të dëshirueshme, kanë edhe efekte të padëshirueshme ose, siç i quajmë ne, efekte anësore (angl. side effects).  Këto efekte në pikëpamje terapeutike janë të padëshirueshme, mirëpo në pikëpamje farmakologjike shpeshherë janë të pashmangshme.
  • 136. Klasifikimi  Klasifikimi i efekteve anësore është i vështirë, për shkak se në shumicën e rasteve mekanizmi nuk është i qartë.  Sipas një klasifikimi të gjerë, efektet anësore ndahen në dy grupe:  efekte të cilat do të mund të parashihen nga farmakologjia e njohur e barit ose e përzierjes së barnave, dhe  efekte që nuk mund të parashihen nga njohuritë për farmakologjinë e barit.
  • 137. Reaksionet që mund të parashihen janë relativisht të zakonshme dhe rëndom jo shumë serioze, por që mund të jenë të papëlqyeshme.  atropina
  • 138. Efektet anësore nga mbidozimi  Efektet anësore të barnave nga mbidozimi lidhen me prezencën e sasive të mëdha të barit në organizëm.  Mbidozimi mund të jetë absolut dhe relativ.
  • 139. Mbidozimi absolut. Ky mund të jetë momental, me ç’rast gabimisht jepet sasi e tepërt e barit, ose kur bari merret për qëllime suicidale.  Mbidozimi relativ. Shfaqet kur çrregullohet mekanizmi për metabolizim ose për eliminim (insuficienca hepatike ose renale). Në këto kondita, dozimi normal ose subnormal mund të japë shenja të mbidozimit.
  • 140. Intoleranca  Kjo shihet në rastet kur kemi uljen e pragut të reagimit farmakologjik ndaj barit. Ky fenomen u atribuohet variacioneve biologjike
  • 141. Efektet sekondare  Këto nuk ndodhin për shkak të veprimit direkt farmakologjik të barit, por vijnë si konsekuencë e tij.  superinfeksioni “candida albicans”.
  • 142. Idiosinkrazia  Ky është reagim abnormal kualitativ i organizmit ndaj barnave për shkak të disa abnormaliteteve të individit,  suksametoniumit (bllokator neuromuskular).
  • 143. Efektet teratogjene  Barnat të cilat dëmtojnë embrionin, por që nuk e mbysin, quhen barna teratogjene.  talidomidi, androgjenet, tetraciklinat.  suspekte, si p.sh. fenitoina.
  • 144. Hipersensitiviteti (alergjia)  Alergjia nënkupton reaktivitetin e ndryshuar ndaj barnave dhe ushqimeve të caktuara, si dhe ndaj materieve të caktuara me të cilat organizmi vjen në kontakt.  Këto reaksione ndodhin për shkak të interreaksionit antigjen – antitrup.
  • 145. Barnat si antigjene  Antigjeni është substancë e cila ka aftësi të inicojë reagim specifik imunologjik, gjegjësisht të inicojë prodhimin e antitrupave.  Antigjenet janë substanca me peshë të madhe molekulare, të cilat zakonisht janë proteina, por nganjëherë janë polisakaride.  Kimikalet e thjeshta me peshë molekulare rreth 1000 ose më të vogël nuk mund të veprojnë si antigjene.
  • 146. Konjugati bari – proteinë është antigjenik;  substancat të cilat kombinohen me proteina në këtë mënyrë dhe formojnë antigjene njihen si haptene (ose proantigjene).  Hapteni konfirmon specifitetin e antigjenit, ndërsa proteina konfirmon antigjenitetin.
  • 147. Tretmani i shokut anafilaktik  Tretmani i reaksionit të rëndë akut anafilaktik duhet të jetë i shpejtë dhe barnat e nevojshme duhet të jenë pranë dorës, si  adrenalina,  kortikosteroidet dhe  antihistaminikët (H1 bllokatorët)  I sëmuri duhet të shtrihet horizontalisht, qoftë në karrigen stomatologjike ose në dysheme.  Nëse është prezent deprimimi respirator, duhet të jepet oksigjeni ose respiracioni gojë më gojë.
  • 148. Pas kësaj jepet 0.5 mL adrenalinë 1 : 1000 (0.1 mg/mL) në formë injeksioni IM (ASNJËHERË IV).  Kjo duhet të pasohet me hidrokortizon sukcinat 100 mg IV.  Dozat tjera të adrenalinës mund të jepen sipas nevojës në intervale prej 5 minutash, derisa të fillojë tërheqja e simptomave.  Doza maksimale është rreth 1.5 mL në periudhën prej 15 minutave.  Adrenalina nuk jepet në enë të gjakut, sepse nëse jepet në venë mund të shkaktojë fibrilacion ventrikular, që është fatal.
  • 149. Adrenalina me veprimet vazokonstriktore dhe bronkodilatatore që posedon, vepron si antagonist fiziologjik i këtyre efekteve duke iu kundërvënë veprimit potencial letal të shkaktuar nga histamina dhe nga substancat e tjera aktive farmakologjike, që lirohen në mënyrë eksplozive gjatë reaksionit anafilaktik.
  • 150. Pra, adrenalina është linja e parë e mbrojtjes, por gjithashtu edhe hidrokortizoni 100 mg IV është me rëndësi të madhe.  Glukokortikoidet janë barna antialergjike dhe kjo dozë duhet të sigurojë sasinë adekuatë të hidrokortizonit, të cilat edhe normalisht sekretohen në gjendje stresi.  Hidrokortizoni nuk prevenon shfaqjen e reaksionit antigjen – antitrup, por vepron në mbrojtjen e qelizave nga përfundimi i keq këtyre reaksioneve imunologjike.
  • 151.  Veprimi i adrenalinës varet nga prezenca e sasisë adekuatë të hidrokortizonit.  Nëse për çfarëdo arsye kjo është e pamjaftueshme, p.sh. në të sëmurët që kanë insuficiencë adrenokortikale nga terapia e zgjatur me kortikosteroide, dhënia e hidrokortizonit IV është e detyrueshme.
  • 152. Antihistaminikët mbeten si barna të linjës së tretë, sepse H1 bllokatorët nuk i antagonizojnë efektet e substancave tjera, përveç ato të histaminës, pastaj këto barna mund ta rikthejnë vetëm tonusin vazomotor në gjendjen e mëparme.
  • 153. • Nëse reaksioni nga hyrja e alergjenit nuk është aq akute, mund të shfrytëzohet një linjë tjetër e tretmanit. • Në këtë rast si bar i linjës së parë të mbrojtjes jepet hidrokortizoni dhe pastaj antihistaminiku. • Antihistaminikët duhet të jepen parenteral, p.sh. klorfeniramina 10 – 20 mg IM, të cilët gjithashtu janë të vlefshëm edhe në prevencë. • Nëse këto masa nuk veprojnë gjithmonë, adrenalina do të ketë vlerën e vet.
  • 154. Shembuj tjerë të reaksioneve të tipit I janë astma, riniti, angioedema dhe urtikaria. Këto janë të njohura edhe si gjendje atipike të cilat janë shumë më të lehta se anafilaksia.