2. • E drejta e BE –së ndahet ne burime prmare dhe burime
sekondare – dytesore juridike
• Burimet primare të drejtës së BE-së
• Ligji primar në sistemin juridik të BE-së e ka gradën më të
lartë, dhe të gjitha normat e tjera ligjore janë të bazuara
në të.
• Ai përbëhet nga
– Traktatet themeluese të BE-së dhe
– Traktatet e tjera kryesore, si dhe
– Parimet e përgjithshme të drejtës së BE-së.
• Traktatet themeluese të BE-së dhe traktatet tjera kryesore
• Traktatet konsiderohet të jenë ligji kushtetues i Bashkimit
Evropian.
• Ato ishin të lidhur ndërmjet dhe nga qeveritë e të gjitha
shteteve anëtare të BE-së duke vepruar me konsensus.
3. Traktatet themeluese të Bashkimit
Evropian janë:
A. Traktati mbi Bashkimin Evropian dhe
B. Traktati mbi funksionimin e Bashkimit
Evropian.
4. Traktatet e mëposhtme formojnë pjesë të rëndësishme të
legjislacionit primar të BE-së:
• Traktati i Parisit, që themeloi Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut
(ECSC) (1951-2002);
• Traktati i Romës , që themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC, 1957);
• Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike (EURATOM,
1957);
• Traktati i Bashkimit (1965);
• Aktet e Anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës dhe Danimarkës
(1972);
• Traktati buxhetor (1970);
• Akti i Anëtarësimit të Greqisë (1979), Spanjës dhe Portugalisë (1985);
• Akti i Vetëm Evropian10 (SEA, 1986);
• Traktati i Mastrihtit, që themeloi Bashkimin Evropian (EU, 1992);
• Aktet e anëtarësimit të Austrisë, Suedisë dhe Finlandës (1994);
• Traktati i Amsterdamit1 (1997);
• Traktati i Nicës (2001);
• Traktati i anëtarësimit të 10 Shteteve të reja Anëtare (2003);
• Traktati i anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë (2005);
• Traktati i Lisbonës14 (2009);
• Traktati i Anëtarësimit të Kroacisë (2011).
5. Burimet dytësore të drejtës së BE-së
• Burimet dytësore të drejtës së BE-së janë aktet e
njëanshme ligjore të nxjerra nga institucionet e
BE-së në bazë të rregullave të vendosura, si dhe
nga konventat dhe marrëveshjet midis BE-së dhe
një vendi të tretë ose një organizate palë e tretë;
• Ato janë
a) Rregulloret
b) Direktiva
c) Vendimet
d) rekomandime dhe
e) opinionet
6. • Rregulloret,
• Rregulloret janë aktet më të rëndësishme të BE-
së pasi që sigurojnë uniformitetin e zgjidhjeve në
një pikë të veçantë të ligjit në të gjithë BE-në.
• Ato aplikohen ndaj të gjithëve dhe në të njëjtën
kohë në të gjitha Shtetet Anëtare.
• Direktivat,
• Direktiva obligon çdo Shtet Anëtarë të BE-së në
lidhje me rezultatin që duhet arritur, por lë
autoriteteve kombëtare të Shteteve Anëtare
zgjedhjen e formës dhe metodës për të rregulluar
temën në rendin juridik përkatës
7. • Vendimet,
• Kategoria e tretë e akteve ligjore të BE-së janë vendimet.
• Vendimet janë përcaktuar në nenin 288 TFBE në kushtet e
mëposhtme: Vendimi është detyrues në tërësinë e tij. Një
vendim i cili specifikon ata të cilëve ju adresohet është i
detyrueshëm vetëm për ta;
• Rekomandimet dhe
• Opinione
• Rekomandimet dhe Opinionet nuk kanë fuqi detyruese.
• Ato ndryshojnë nga rregulloret, direktivat dhe vendimet, në
atë se nuk janë të detyrueshme për Shtetet Anëtare.
• Prandaj ata i përkasin “të drejtës së butë” të BE-së.
Megjithatë, këto instrumente janë shumë të rëndësishme,
pasi që edhe pse janë pa fuqi juridike, ato kanë një peshë
politike dhe morale.