Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

SAI strategy for response to COVID-19, compliance audit, Marita Salgrave, Latvia, SIGMA event 17 February 2021 (Albanian)

Presentation in Albanian by Marita Salgrave, Latvia, on the SAI's strategy for response to COVID-19 – compliance auditing as one of the tools, at the SIGMA webinar on the audit of COVID-related expenditures, held on 17 February 2021.

  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

SAI strategy for response to COVID-19, compliance audit, Marita Salgrave, Latvia, SIGMA event 17 February 2021 (Albanian)

  1. 1. © OECD Auditimi i shpenzimeve të lidhura me COVID-19 Strategjia e Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) për reagimin ndaj COVID-19 - auditimi i përputhshmërisë si një nga instrumentet Marita Salgrave Ish Anëtare e Këshillit të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Letonisë Seminar virtual – 17 shkurt 2021 Rrjeti i Institucioneve Supreme të Auditimit të Vendeve Kandidate dhe Potenciale Kandidate për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve
  2. 2. 1 Emergjencat - a duhet të reagojnë menjëherë Institucionet Supreme të Auditimit, apo jo ? Nëse po, si? Situata gjatë 2-4 javëve të para pasi u identifikuan pacientët e parë -  Qeveritë dhe Parlamentet në konfuzion (balancimi midis nevojës për masa urgjente dhe kufizimeve të kuadrit ligjor/procedurave administrative).  Nevojë shumë e madhe për këshilla - të brendshme ose të jashtme.  Institucioni Suprem i Auditimit u konsiderua nga vendimmarrësit dhe publiku i gjerë si një institucion "udhëheqës me shembuj" dhe një nga këshilltarët e respektuar.
  3. 3. 2 A duhet që një Institucion Suprem i Auditimit të reagojë ndaj situatës? Ne jemi auditues - "biznesi" ynë zakonisht ka karakter ex-post. Na mungon informacioni dhe përvoja për të dhënë një këshillë profesionale. Afati i kufizuar (ditë!) Për vendimet e menaxhimit nga ISA. "Qëndrimi mënjanë" dhe monitorimi duken shumë më të lehtë dhe mund të justifikohen, gjithsesi- Po nëse veprojmë në mënyrë aktive (ISSAI 12 dhe jo vetëm)
  4. 4. 3 Si duhet të reagojë Institucioni Suprem i Auditimit ndaj situatës në mënyrë që të “veprojë në mënyrë aktive"?  Pranimi i "kombinimeve" ndërmjet rolit të mbikëqyrësit dhe këshilltarit më aktiv të qeverisë (Publikimi i raporteve nga auditimet e sapo përfunduara dhe/ose pezullimi i auditimeve në vazhdim për t'i mundësuar qeverisë që të përqendrohet tek pandemia? Vazhdimi i auditimeve, thjesht duke modifikuar metodat e punës? Modifikimi me urgjencë i planit vjetor të auditimit për t'u përqendruar në shpenzimet emergjente? Etj, etj, etj..  Ofrimi i "produktit" që ne, si ISA, dimë se si ta përgatisim - raportet e auditimit, por thjesht në një mënyrë ndryshe.  Kërkimi i partneritetit të drejtpërdrejtë (off-line) me Institucionet e tjera Supreme të Auditimit.
  5. 5. 4 Foto e faqes së internetit të Institucionit Suprem të Auditimit (informacioni i publikuar në Prill 2020) https://www.lrvk.gov.lv/en/news/the-state-audit-office-calls-for-responsibility-and- mutual-support
  6. 6. 5 Në çfarë ishte përqendruar Plani Vjetor i Auditimit i modifikuar?  Fusha e nderhyrjes 1*: Auditimi i të paktën 90% të shpenzimeve "emergjente" të alokuara për trajtimin e COVID-19 (fondet e paparashikuara dhe rialokimet e buxhetit që lidhen me COVID-19) - arritja e objektivave në përputhje me rregullat.  Fusha e nderhyrjes 2: Auditimi i shpenzimeve të të ashtuquajturave masa prioritare (iniciativa të reja nga qeveria të përfshira në buxhetin e vitit 2020 para pandemisë) - arritja e objektivave në përputhje me rregullat.  Fusha e nderhyrjes 3: Efikasiteti i kursimeve në shpenzimet "e rregullta" të institucioneve publike  Fusha e nderhyrjes 4: Auditimet fillimisht përfshihen në Planin Vjetor të Auditimit 2020 të Institucionit Suprem të Auditimit të Letonisë. * Shpenzimet e lidhura me Covid-19 për 2020 ~ 2 miliardë Euro.
  7. 7. 6 Subjektet e audituara Të gjitha institucionet që kanë marrë pjesën më të madhe të shpenzimeve emergjente. Për shembull, fondet "emergjente" të alokuara për:  Skemat e mbështetjes së punësimit (skema të kohës së qëndrimit papunë për punonjësit e prekur nga COVID-19).  Prokurimi i Prokurimi i Pajisjeve Personale Mbrojtëse - PPM  Sigurimi i procesit të të mësuarit në distancë në shkolla  Financimi i studimeve në lidhje me zbutjen e efekteve të COVID-19  Të gjitha llojet e ndihmave sociale të administruara nga sektori i mirëqenies  Sigurimi i ndërgjegjësimit të publikut për temat e ndërlidhura me COVID-19  Ndërtimi i rrugëve  Rritja e kapitalit të NSH-ve në fushën e transportit  Rritja e kapitalit të spitaleve kryesore  Kompensimi i ngarkesës shtesë të punës për mjekët dhe punonjësit e tjerë, etj.
  8. 8. 7 Llojet e auditimit të aplikuara nga Institucioni Suprem i Auditimit i Letonisë për auditimin e shpenzimeve të lidhura me COVID-19 1) Auditimi financiar i pasqyrave financiare të vitit 2020 të institucioneve publike Shpenzimet COVID-19 konsiderohen si një verifikim i përputhshmërisë brenda një auditimi financiar me një qasje të dallueshme të auditimit; rezultatet e auditimit të përmbledhura në një raport të ndërmjetëm, i nxjerrë veçmas dhe duke mos pritur përfundimin e auditimeve financiare); në fakt, - auditimet financiare u kthyen në auditime të kombinuara financiare/të përputhshmërisë - meqenëse verifikimet e përputhshmërisë "shkojnë përtej" ISSAI 2250 "Vlerësimi i ligjeve dhe rregulloreve“. 2) Auditimi i përputhshmërisë për lëndë specifike
  9. 9. 8 Auditimi i shpenzimeve për COVID-19 - progresi https://www.lrvk.gov.lv/en/covid-19/auditing-covid-19-emergency- spending/completed-audits  Janë nxjerrë 17 raporte të auditimit në lidhje me COVID-19; 13 akoma në pritje  Pak mbrapa programit kohor, ndërkohë që aktualisht po ecet mirë ("një regjim me një 1 raport në 2 javë“)
  10. 10. 9 Shembuj të temave të lidhura me shpenzimet COVID-19 tashmë të mbuluara  Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor (20.07.2020.)  Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19 (17.08.2020.)  Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Brendshme për blerjen e pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektuesve (02.09.2020.)  Sigurimi i procesit të mësimit në distancë gjatë një emergjence (30.09.2020.)  Përdorimi i fondeve të paparashikuara për shpërblime për zyrtarët e punëve të brendshme të përfshirë drejtpërdrejt në frenimin e përhapjes së COVID-19 (13.10.2020.)  Përdorimi i fondeve të kontingjencës të alokuara për Ministrinë e Mirëqenies për pagesën e përfitimit të vazhdueshëm të prindërve, shpërblimi i jashtëzakonshëm nga Përfitimi Kombëtar për Familjen për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe rritja e përfitimit të kujdesit për fëmijë (26.11.2020.)  Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Drejtësisë për shpërblimet e stafit të Administratës së Burgjeve të cilët kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në frenimin e përhapjes së COVID-19 (14.12.2020.)  Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Fondin e Integrimit Social dhe Këshillin Kombëtar të Mediave Elektronike Kombëtare për mbështetjen e medias për të siguruar që publiku të ketë akses në informacion për tejkalimin e krizës COVID-19, si dhe për të garantuar sigurinë e hapësirës kombëtare të informacionit në mediat elektronike komerciale (22.12.2020).  Vlerësimi i investimit prej 190 milion Eurosh në kapitalin e shoqërisë anonime "Institucioni Financiar i Zhvillimit Altum" për të mbështetur operatorët ekonomikë në vështirësi për shkak të shpërthimit të COVID-19 (15.01.2021.)  Përdorimi i fondeve të paparashikuara të alokuara për Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar shpërblime për mjekët në sektorin e kujdesit shëndetësor që kanë punuar në mjedis me rrezik të lartë dhe tejet dinamik (10.02.2021.)…
  11. 11. 10 Shembuj të auditimit të përputhshmërisë së shpenzimeve të lidhura me Covid-19 që do të demonstrohen më tej  “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” (20.07.2020.)  “Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19” (17.08.2020.)
  12. 12. 11 Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” Historiku:  Procesi i blerjes së PMP-ve u krye nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (ShShK) dhe Shërbimi Mjekësor i Urgjencës (ShMU).  Periudha kohore - fillimi i marsit deri në 2 prill 2020 kur detyrimi i prokurimit u mor nga sektori i mbrojtjes.  U shpenzuan 5.7 milion euro dhe u kontraktuan pesë furnitorë.
  13. 13. 12 Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” – vazhdim 1 Audituesit kërkuan përgjigje për pyetjet në vijim:  A ishte i përgatitur në përgjithësi Sistemi i Mbrojtjes Civile për të siguruar sasinë e kërkuar të PMP-ve në situata emergjente?  A ishte Ministria e Shëndetësisë e përgatitur të vepronte menjëherë dhe sipas ligjeve për të siguruar PMP-të?  Si ishte organizuar procesi i prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë?  Si u krye vlerësimi i nevojave nga të gjithë sektorët për PMP-të ?  Si u testua përputhshmëria e PMP-ve të dorëzuara? Shënim: Auditim i “Disiplinës financiare” më shumë se Auditim i “Rregullsisë”
  14. 14. 13 Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” – vazhdim 2 Gjetjet kryesore – 1) Dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik "të ngrira", ndërsa udhëzimet mbi prokurimin gjatë emergjencës u vunë në dispozicion nga MF dhe Byroja e Prokurimit Publik gati dy muaj më vonë (29 Prill) - duke rezultuar në veprimin e zyrtarëve bazuar në mënyrën e tyre të të kuptuarit të të drejtave/detyrave të tyre dhe mungesën e transparencës 2) Një numër vendimesh mbi specifikimet teknike të PMP-ve si dhe për proceset e furnizimit dhe të përzgjedhjes së furnitorëve u morën në mënyrë të njëanshme - mungonin edhe "një palë sy" të tjerë, duke sjellë kështu një rrezik të lartë korrupsioni 3) Veprimet dhe vendimet e vendimmarrësve nuk u dokumentuan as për shumën më të vogël gjatë gjithë procesit 4) Lista e ofertuesve nuk u bë publike duke kufizuar kështu mundësitë e lojtarëve të tregut për të "vënë në dukje" rastet e mundshme të abuzimit në drejtim të çmimeve të ekzagjeruara dhe mundësive të furnizimit
  15. 15. 14 Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” – vazhdim 3 Sfida Nr. 1 e ISA – Kriteret e auditimit të përputhshmërisë  Kuadri ligjor përkatës - i “ngrirë” ose i pezulluar  Mungesa e udhëzimeve të tjera si për subjektet e audituara ashtu edhe për audituesit  Nuk ka akses në praktikat e mira në situata të ngjashme Sfida Nr. 2 e ISA – proceset e pa dokumentuara (metodat e auditimit?) Një sfidë tjetër - hetimi paralel nga “media analitike”
  16. 16. 15 Shembull auditimi 1: “Procesi i dorëzimit të pajisjeve mbrojtëse personale në sektorin shëndetësor - a mund të justifikojë rregullimi i pamjaftueshëm vendimet e nxituara?” – vazhdim 4 Qasja e përdorur–  Kriteret – (1) bazuar në gjykimin profesional të audituesit, si duhej të vepronte subjekti i audituar në rrethanat e dhëna; (2) pjesërisht rrjedhin nga udhëzimet e nxjerra ex-post nga MF dhe Byroja e Prokurimit Publik.  Metodat e auditimit – intervista, verifikimi i e-mail-eve madje dhe - i mesazheve në WhatsApp; në masën e mundshme të proceseve të ristrukturimit bazuar në rezultatin e ndërhyrjeve.
  17. 17. 16 Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) Historiku:  Më 2 Prill, 2020 prokurimi i PMPE-ve u mor nga Qendra në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes  Qendrës iu besua detyra për të prokuruar PMT-të bazuar në listën e nevojave prioritare të institucioneve, si dhe për të siguruar ruajtjen e PMP-ve pas dorëzimit të tyre  Më 21 Prill 2020, qeveria caktoi 45 milion Euro për prokurimin në fjalë  Deri në datën e përfundimit të auditimit, Qendra kishte nënshkruar 29 kontrata furnizimi për 38.9 milion Euro në total.
  18. 18. 17 Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 1 Audituesit kërkuan përgjigje për pyetjet në vijim: 1) Nëse procedura e prokurimit të përqendruar e vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes përputhet apo jo me kuadrin ligjor dhe udhëzimet e nxjerra nga MF dhe Byroja e Monitorimit të Prokurimit, dhe 2) Nëse PMP-të janë prokuruar apo jo në përputhje me procedurën e përcaktuar të prokurimit, Shënim: Auditim i “Disiplinës financiare” më shumë se Auditim i “Rregullsisë”
  19. 19. 18 Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 2 Gjetjet kryesore – 1) Procedura e prokurimit të përqendruar e vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes përputhet me kuadrin ligjor dhe udhëzimet e nxjerra nga MF dhe Byroja e Monitorimit të Prokurimit, megjithatë 2) Procedura e vendosur e prokurimit përmbante dispozita të ngjashme me Ligjin e "ngrirë" të Prokurimit Publik, duke rezultuar në një proces të gjatë, të rëndë dhe burokratik (kontratat e nënshkruara 15-30 ditë pas përzgjedhjes së furnitorëve) 3) Ministria e Mbrojtjes nuk arriti të modifikojë në mënyrë aktive procedurën e përcaktuar fillimisht kur situata e sigurisë epidemiologjike u stabilizua dhe tregu tashmë ishte në gjendje të plotësonte kërkesën (ishte lënë pas dore fokusi tek "EEE"-të) 4) Për shkak të vonesave të imponuara nga procedura e komplikuar, audituesit nuk morën siguri se PMPE-të ishin prokuruar bazuar në ofertën ekonomikisht më të favorshme
  20. 20. 19 Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 3 Sfidat e Institucionit Suprem te Auditimit:  Kriteret e auditimit lehtësisht të përcaktueshme (përputhshmëria e procedurës me ligjin; përputhshmëria e veprimeve me procedurën), megjithatë, vëllimet e dokumenteve - dërrmuese  Gjatë procesit të auditimit "hynë në lojë" aspektet e auditimit të performancës (‘EEE’)
  21. 21. 20 Shembull auditimi 2: Sistemi i prokurimit i krijuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe prokurimet e bëra gjatë emergjencës për të kufizuar përhapjen e COVID-19”(17.08.2020.) - vazhdim 4 Rekomandime:  Hartimi i menjëhershëm i Planit Kombëtar të Mbrojtjes Civile (nuk ekziston për 3 vitet e fundit) dhe azhurnimi i Planit Kombëtar të Shëndetësor i Fatkeqësive.  Azhurnimi i procedurës së prokurimit të përqendruar i zbatuar nga Qendra për të siguruar aftësinë e sistemit për t'iu përgjigjur mjedisit epidemiologjik që ndryshon vazhdimisht dhe për të qenë në gjendje të sigurojë respektimin e parimeve të "EEE"-ve.
  22. 22. 21 Hapat shtesë të ndërmarra nga Institucioni Suprem i Auditimit pas përfundimit të 3 auditimeve të PMP-ve në sektorë të ndryshëm (shëndetësia, mbrojtja dhe punët e brendshme) Përveç dërgimit të raporteve individuale të auditimit tek subjektet e audituara dhe tek Kryeministri, Institucioni Suprem i Auditimit ofroi ndihmë për të parë të gjithë "fushën e lojës", për të konceptualizuar gjetjet që të shërbenin si udhërrëfyes për rastet e tjera të emergjencave. https://www.lrvk.gov.lv/en/news/state-audit-office-submits-proposals-to- the-prime-minister-after-audits-of-covid-19-related-procurements
  23. 23. 22 Faleminderit për vëmendjen tuaj!

×