Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike 
Dega : Juridik 
Viti : II 
Lenda : E Drejte Pune 
Detyrë kursi 
Tema : Kushtet ...
Permbajtja 
Hyrje....................................................................E DREJTA E PUNES 
Pjesa I...............
Hyrje 
3 
E DREJTA E PUNES 
Veshtrim i pergjithshem 
1. Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e varura te punes.E ...
4 
MBROJTJA NE PUNE 
Mbrojtja ne pune perfaqeson teresine e masave teknike,shendetesore,organizative dhe shoqerore 
qe syn...
Persa i perket mbrojtjes se te miturve ne pune kodi i punes ne nenet 98-103 parashikon se 
ndalohet marrja ne pune e te mi...
Me kohezgjatje te punes kuptohet koha gjate se ciles punemarresi eshte ne dispozicion te 
punedhenesit ne permbushje te de...
dhe nje shtese jo me pak se 25% te saj,me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe 
ne kontraten kolektive. 
7 
KOHA...
Bibliografia dhe referimet 
1. KODI I PUNES I REPUBLIKES TE SHQIPERISE , 
me LIGJ Nr. 7961, datë 12.07.1995. 
2. E DREJTA ...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

E drejte pune

3,374 views

Published on

e drejte pune

Published in: Law
  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

E drejte pune

  1. 1. Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike Dega : Juridik Viti : II Lenda : E Drejte Pune Detyrë kursi Tema : Kushtet e punes Punoi : Pranoi : Durres 2014
  2. 2. Permbajtja Hyrje....................................................................E DREJTA E PUNES Pjesa I................................................................MBROJTJA NE PUNE Pjesa II ........................................................................KOHA E PUNES PjesaIII.................................................KOHA E PUSHIMIT DHE LEJET Perfundime................................................................................................ Bibliografia................................................................................................ 2
  3. 3. Hyrje 3 E DREJTA E PUNES Veshtrim i pergjithshem 1. Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e varura te punes.E drejta e punes percaktohet si e drejte qe rregullon,administron maredheniet qe lindin nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit.Ne Republiken e Shqiperise e drejta e punes percaktohet si teresia e normave juridike qe ne kushtet e shoqerise sone demokratike,rregullon maredheniet e varura te punes. Sipas legjislacionit tone e drejta e punes si dege e se drejtes rregullon maredheniet e punes ne te cilat punemarresi merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e vet ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te quajtur punedhenes i cili merr persiper te paguaje nje shperblim. E drejta e punes percakton lindjen,ndryshimin,shuarjen e maredhenieve te punes,te punemarresve,sanksionon kohen e punes e te pushimit te tyre,sistemet e shperblimit te punes(pagat),percakton masat e detyrueshme te punes,rregullat e pergjegjesise disiplinore dhe pasurore te punemarresit per shperblimin e demit gjate maredhenieve te punes,menyren e zgjidhjes se mosmareveshjeve te punes etj. 2. Puna eshte nje veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme,e natyrshme por e mundimshme per faktin se ajo permban perpjekje per krijimin ose per punimin e nje vepre te dobishme,materiale ose jo materiale.Ndersa nga pikepamja terminologjike puna nenkupton se pari veprimtarine prodhuese domethene kryerjen e nje pune te caktuar dhe se dyti rezultatin e kesaj veprimtarie,pra punen e kryer,punen e perfunduar me sukses.Puna percaktohet si sherbim,zbatim i aftesise mendore ose fizike,ajo percaktohet si veprimtari humane,me dore ose intelektuale qe ushtrohet ne drejtim te nje rezultati te dobishem te caktuar si perpjekje e rregulluar me ligj.Pra puna nga natyra e saj eshte materiale ose intelektuale.Por jo cdo pune e kryer perben nje maredhenie pune ne kuptimin shkencor te se drejtes se punes,p.sh. ai qe punon per llogari te tij,per interes te tij pa kerkuar pune te varur dhe vete quhet punojes i pavarur (fermeri,artizani,tregtari i vogel etj.) keto nuk kane asnje lidhje me te drejten e punes,puna e tyre rregullohet me dispozita te vecanta.
  4. 4. 4 MBROJTJA NE PUNE Mbrojtja ne pune perfaqeson teresine e masave teknike,shendetesore,organizative dhe shoqerore qe synojne sigurimin e kushteve sa me te pershtatshme ne parandalimin e aksidenteve ne pune,te semundjeve profesionale dhe te semundjeve te pergjithshme.Mbrojtjen ne pune e gezojne te gjithe punemarresit qe jane ne maredhenie pune. 3. Sipas nenit 39 te kodit te punes: 1- Punedhenesi per te parandaluar aksidentet dhe semundjet profesionale duhet te percaktoje qarte rregullat e sigurimit teknik.Punedhenesi duhet te vendose sinjale te dallueshme qarte ne cdo vend pune, qe paraqet rrezik per jeten dhe shendetin e punemarresve . 2- Punedhenesi duhet te paguaje diferencen midis demit dhe shperblimit qe merr punemarresi nga sigurimet shoqerore kur aksidenti ose semundja profesionale eshte pasoje e fajesise se rende te punedhenesit. 3- Kur punedhenesi nuk ka regjistruar punemarresin ne sigurimet shoqerore, ai duhet te perballoje te gjitha shpenzimet qe ka bere punemarresi si rezultat i aksidentit ose semundjes profesionale,si dhe te gjitha demet e bera si pasoje e mos regjistrimit. Punemarresi duhet te respektoje me perpikmeri masat e sigurimit teknik dhe higjenosanitare ne menyre qe te mbroje shendetin e tij.Sipas nenit 44 te kodit te punes punemarresi duhet te zbatoje masat e parashtruara nga punedhenesi dhe ta informoje ate ne rast veshtiresie ne zbatimin e tyre. -Sistemi i dispozitave ne pune,dispozitat i ndajme ne dispozita te pergjithshme dhe te posacme. Dispozita te pergjithshme te mbrojtjes ne pune quhen ato dispozita qe shtrihen ne te gjitha llojet dhe vendet e punes te punemarresve. Keto dispozita kane karakter te pergjithshem pasi gjejne zbatim ne te gjitha deget dhe nendeget e ekonomise se vendit tone. Dispozita te posacme te mbrojtjes ne pune quhen ato norma qe jane caktuar per lloje dhe vende te vecanta pune,domethene ato shtrijne rrezen e veprimit te tyre ne ato raste kur per arsye te rreziqeve specifike ne pune mbrojtja nuk mund te sigurohet me masa dhe dispozita te pergjithshme.Dispozitat e posacme te mbrojtjes ne pune parashikohen me akte te Keshillit te ministrave si dhe ne rregulloret per sigurimin teknik.
  5. 5. Persa i perket mbrojtjes se te miturve ne pune kodi i punes ne nenet 98-103 parashikon se ndalohet marrja ne pune e te miturve nen moshen 16 vjec.Ky ndalim nuk zbatohet per te miturit e moshes 14-16 vjec gjate pushimeve shkollore vetem ne pune te lehta,qe nuk demtojne shendetin dhe formimin e tyre. 5  Neni 98 - Mosha minimale (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003) 1. Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç. Bëjnë përjashtim rastet kur të miturit nga mosha 14 deri në 16 vjeç punësohen gjatë pushimeve shkollore vetëm në punë të lehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre. 2. Të miturit nga mosha 14 vjeç deri në moshën 16 vjeç mund të jenë subjekt i këshillimit dhe i formimit profesional, sipas rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.  Neni 99 - Punët e lehta (Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996) (Ndryshuar me ligjin nr.9125, datë 29.07.2003) 1. Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç mund të punësohen në punë të lehta, që nuk dëmtojnë shëndetin dhe formimin e tyre. 2. Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta dhe vendos rregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale dhe kushtet e kryerjes së punës.  Neni 103 - Kontrolli mjekësor 1. Të miturit nën moshën 18 vjeç duhet të punësohen vetëm kur njihen si të aftë për punë pas kontrollit mjekësor të plotë. KOHA E PUNES
  6. 6. Me kohezgjatje te punes kuptohet koha gjate se ciles punemarresi eshte ne dispozicion te punedhenesit ne permbushje te detyrimeve qe burojne nga maredhenia juridike e punes.Legjislacioni yne i punes nga pikepamja e kohezgjatjes dallon 3 lloje kohe pune: 1) Koha normale e punes quhet ajo sasi oresh pune qe eshte caktuar te kryhet per cdo dite pune nga shumica e punemarresve.Koha normale e punes zbatohet per te gjitha ato pune qe kryhen ne kushte te zakonshme domethene qe nuk kerkojne tensionim fizik ose mendor te shtuar.Sipas nenit 78 te kodit te punes kohezgjatja ditore normale e punes eshte jo me shume se 8 ore ne dite.Kohezgjatja ditore e punes percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave ne kontraten kolektive ose kontraten individuale te punes. Per punemarresit nen 18 vjec kohezgjatja ditore e punes eshte jo me shume se 6 ore ne dite. 2) Koha e shkurter e punes zbatohet per disa kategori punesh duke marre parasysh veshtiresite dhe karakterin e vecante te tyre.Ne nenin 84 kodi i punes sanksionon se:Keshilli i Ministrave percakton kohezgjatjen javore te reduktuar per punet qe paraqesin veshtiresi ose qe jane te demshme per shendetin.Pra per kete kategori punesh caktohet nje kohe pune me e shkurter pa ulje page qe rregullohet me kontrate kolektive e individuale.Sipas legjislacionit tone Keshilli i Ministrave percakton vendet e punes te veshtira dhe te demshme per shendetin e punemarresve.Keshtu psh.punemarresit e institucioneve,ndermarrjeve,reparteve,laboratoreve dhe njesive qe merren me perdorimin e burimeve te rrezatimeve jonizuese si dhe ata te kerkim shfrytezimit te mineraleve radioaktive etj. 3) Koha e zgjatur e punes, zgjatja e kohes normale te punes,lejohet vetem per disa pune stinore qe per shkak te faktoreve atmosferike ose teknike,duhet te kryhen brenda kufijve te stines ose ne afate me te shkurtra,duke u shtuar ne perpjestim edhe paga e punes.Ne nenin 88 te kodit te punes thuhet se me ore shtese kuptohet cdo ore pune e kryer mbi kohezgjatjen ditore normale ose javore maksimale te punes.Quhet ore shtese cdo ore pune e kryer mbi orarin normal te punemarresit qe punon ne kohe te pjesshme. Numri maksimal i oreve shtese percaktohet ne kontraten kolektive dhe ne kontraten individuale.Nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur punemarresi ka kryer 50 ore pune ne jave.Bazuar ne nenin 91 te Kodit te punes,punedhenesi per oret shtese te punes qe nuk jane kompesuar me pushim duhet ti paguaje punemarresit pagen normale 6
  7. 7. dhe nje shtese jo me pak se 25% te saj,me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontraten kolektive. 7 KOHA E PUSHIMIT DHE LEJET  Cdo punemarres ka te drejten e pushimit pas punes.Legjislacioni jone i punes garanton kohen e pushimit midis oreve te punes,pushimi midis dy diteve pune,pushimin e perjavshem dhe vjetor per te gjithe punemarresit.  -Sipas nenit 76 te kodit te punes pushimi midis oreve te punes perbehet nga nderprerjet e kohes se punes per shplodhie dhe ngrenie,ky pushim nuk mund te jete me i gjate se 30 minuta dhe nuk llogaritet ne kohen e punes keshtuqe nuk paguhet.  -Ne nenin 78/4 te kodit te punes percaktohet se pushimi midis dy diteve te punes qe i jepet punemarresit quhet koha e pushimit midis mbarimit te nje dite pune dhe fillimit te dites pasardhese te punes i cili nuk mund te jete me i vogel se 11 ore.  -Pushimi i perjavshem dhe ne ditet e festave zyrtare i jepet punemarresit pas diteve te punes javore,ky pushim zgjat maksimumi 36 ore.Pushimi javor perfshin diten e djele,pushimi javor nuk eshte i pagueshem kurse pushimi ne rastin e festave zyrtare eshte i pagueshem,ne rast se festat zyrtare bien ne dite pushimi atehere pushimi behet te henen.  -Leje vjetore quhet pushimi i pa nderprere gjate nje numri te caktuar ditesh pune ne nje vit qe ne baze te legjislacionit tone i jepet cdo punemarresi duke iu paguar paga dhe duke iu ruajtur vendi i punes.Data e fillimit te pushimit vjetor i njoftohet punemarresit te pakten 30 dite perpara.Si rregull zgjat 28 dite.  -Ne legjislacionin tone parashikohen edhe pushime te vecanta te cilat jepen per rast martese ose vdekje te bashkeshortit,para ardhesve ose pasardhesve te tij te drejtperdrejt dhe ne rast lindjeje,ne keto raste punemarresi perfiton 5 dite pushim te paguara sikur ai te ishte ne pune, por jo ne te gjitha rastet
  8. 8. Bibliografia dhe referimet 1. KODI I PUNES I REPUBLIKES TE SHQIPERISE , me LIGJ Nr. 7961, datë 12.07.1995. 2. E DREJTA E PUNES , AUTOR : KUDRET CELA . 8

×