SlideShare a Scribd company logo
1 of 30
• E DREJTA E PUNES


               OBJEKTI I TE DREJTES SE PUNES


Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e
varura te punes.E drejta e punes percaktohet si e
drejte qe rregullon,administron maredheniet qe lindin
nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per
llogari te tjetrit.Ne Republiken e Shqiperise e drejta e
punes percaktohet si teresia e normave juridike qe ne
kushtet e shoqerise sone demokratike,rregullon
maredheniet e varura te punes. Sipas legjislacionit
tone e drejta e punes si dege e se drejtes rregullon
maredheniet e punes ne te cilat punemarresi merr
persiper te ofroje punen ose sherbimin e vet ne
kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi
tjeter te quajtur punedhenes i cili merr persiper te
paguaje nje shperblim.
E drejta e punes percakton
lindjen,ndryshimin,shuarjen e maredhenieve te
punes,te punemarresve,sanksionon kohen e punes e
te pushimit te tyre,sistemet e shperblimit te
punes(pagat),percakton masat e detyrueshme te
punes,rregullat e pergjegjesise disiplinore dhe
pasurore te punemarresit per shperblimin e demit
gjate maredhenieve te punes,menyren e zgjidhjes se
mosmareveshjeve te punes etj.




                                                       1
Puna eshte nje veprimtari e ndergjegjshme dhe e
vullnetshme,e natyrshme por e mundimshme per
faktin se ajo permban perpjekje per krijimin ose per
punimin e nje vepre te dobishme,materiale ose jo
materiale.Ndersa nga pikepamja terminologjike puna
nenkupton se pari veprimtarine prodhuese
domethene kryerjen e nje pune te caktuar dhe se dyti
rezultatin e kesaj veprimtarie,pra punen e kryer,punen
e perfunduar me sukses.Puna percaktohet si
sherbim,zbatim i aftesise mendore ose fizike,ajo
percaktohet si veprimtari humane,me dore ose
intelektuale qe ushtrohet ne drejtim te nje rezultati te
dobishem te caktuar si perpjekje e rregulluar me
ligj.Pra puna nga natyra e saj eshte materiale ose
intelektuale.Por jo cdo pune e kryer perben nje
maredhenie pune ne kuptimin shkencor te se drejtes
se punes,p.sh. ai qe punon per llogari te tij,per interes
te tij pa kerkuar pune te varur dhe vete quhet punojes
i pavarur (fermeri,artizani,tregtari i vogel etj.) keto nuk
kane asnje lidhje me te drejten e punes,puna e tyre
rregullohet me dispozita te vecanta.




               MBROJTJA NE PUNE


Mbrojtja ne pune perfaqeson teresine e masave
teknike,shendetesore,organizative dhe shoqerore qe
synojne sigurimin e kushteve sa me te pershtatshme
ne parandalimin e aksidenteve ne pune,te
semundjeve profesionale dhe te semundjeve te
pergjithshme.Mbrojtjen ne pune e gezojne te gjithe
punemarresit qe jane ne maredhenie pune.



                                                          2
Sipas nenit 39 te kodit te punes:
  1-   Punedhenesi per te parandaluar aksidentet dhe
       semundjet profesionale duhet te percaktoje
       qarte rregullat e sigurimit teknik.Punedhenesi
       duhet te vendose sinjale te dallueshme qarte ne
       cdo vend pune, qe paraqet rrezik per jeten dhe
       shendetin e punemarresve .
  2-   Punedhenesi duhet te paguaje diferencen midis
       demit dhe shperblimit qe merr punemarresi nga
       sigurimet shoqerore kur aksidenti ose semundja
       profesionale eshte pasoje e fajesise se rende te
       punedhenesit.
  3-   Kur punedhenesi nuk ka regjistruar punemarresin
       ne sigurimet shoqerore, ai duhet te perballoje te
       gjitha shpenzimet qe ka bere punemarresi si
       rezultat i aksidentit ose semundjes profesionale,si
       dhe te gjitha demet e bera si pasoje e mos
       regjistrimit.
Punemarresi duhet te respektoje me perpikmeri
masat e sigurimit teknik dhe higjenosanitare ne
menyre qe te mbroje shendetin e tij.Sipas nenit 44 te
kodit te punes punemarresi duhet te zbatoje masat e
parashtruara nga punedhenesi dhe ta informoje ate
ne rast veshtiresie ne zbatimin e tyre.


-Sistemi i dispozitave ne pune,dispozitat i ndajme ne
dispozita te pergjithshme dhe te posacme.
Dispozita te pergjithshme te mbrojtjes ne pune quhen
ato dispozita qe shtrihen ne te gjitha llojet dhe vendet
e punes te punemarresve.Keto dispozita kane
karakter te pergjithshem pasi gjejne zbatim ne te
gjitha deget dhe nendeget e ekonomise se vendit


                                                          3
tone.Dispozita te posacme te mbrojtjes ne pune
quhen ato norma qe jane caktuar per lloje dhe vende
te vecanta pune,domethene ato shtrijne rrezen e
veprimit te tyre ne ato raste kur per arsye te rreziqeve
specifike ne pune mbrojtja nuk mund te sigurohet me
masa dhe dispozita te pergjithshme.Dispozitat e
posacme te mbrojtjes ne pune parashikohen me akte
te Keshillit te ministrave si dhe ne rregulloret per
sigurimin teknik.
Persa i perket mbrojtjes se te miturve ne pune kodi i
punes ne nenet 98-103 parashikon se ndalohet marrja
ne pune e te miturve nen moshen 16 vjec.Ky ndalim
nuk zbatohet per te miturit e moshes 14-16 vjec gjate
pushimeve shkollore vetem ne pune te lehta,qe nuk
demtojne shendetin dhe formimin e tyre.



            KOHA E PUNES


Me kohezgjatje te punes kuptohet koha gjate se ciles
punemarresi eshte ne dispozicion te punedhenesit ne
permbushje te detyrimeve qe burojne nga maredhenia
juridike e punes.Legjislacioni yne i punes nga
pikepamja e kohezgjatjes dallon 3 lloje kohe pune:


1-Koha normale e punes quhet ajo sasi oresh pune qe
eshte caktuar te kryhet per cdo dite pune nga
shumica e punemarresve.Koha normale e punes
zbatohet per te gjitha ato pune qe kryhen ne kushte te
zakonshme domethene qe nuk kerkojne tensionim
fizik ose mendor te shtuar.Sipas nenit 78 te kodit te
punes kohezgjatja ditore normale e punes eshte jo me
shume se 8 ore ne dite.Kohezgjatja ditore e punes


                                                      4
percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave ne
kontraten kolektive ose kontraten individuale te
punes.
Per punemarresit nen 18 vjec kohezgjatja ditore e
punes eshte jo me shume se 6 ore ne dite.


2-Koha e shkurter e punes zbatohet per disa kategori
punesh duke marre parasysh veshtiresite dhe
karakterin e vecante te tyre.Ne nenin 84 kodi i punes
sanksionon se:Keshilli i Ministrave percakton
kohezgjatjen javore te reduktuar per punet qe
paraqesin veshtiresi ose qe jane te demshme per
shendetin.Pra per kete kategori punesh caktohet nje
kohe pune me e shkurter pa ulje page qe rregullohet
me kontrate kolektive e individuale.Sipas legjislacionit
tone Keshilli i Ministrave percakton vendet e punes te
veshtira dhe te demshme per shendetin e
punemarresve.Keshtu psh.punemarresit e
institucioneve,ndermarrjeve,reparteve,laboratoreve
dhe njesive qe merren me perdorimin e burimeve te
rrezatimeve jonizuese si dhe ata te kerkim shfrytezimit
te mineraleve radioaktive etj.


3-Koha e zgjatur e punes,zgjatja e kohes normale te
punes,lejohet vetem per disa pune stinore qe per
shkak te faktoreve atmosferike ose teknike,duhet te
kryhen brenda kufijve te stines ose ne afate me te
shkurtra,duke u shtuar ne perpjestim edhe paga e
punes.Ne nenin 88 te kodit te punes thuhet se me ore
shtese kuptohet cdo ore pune e kryer mbi
kohezgjatjen ditore normale ose javore maksimale te
punes.Quhet ore shtese cdo ore pune e kryer mbi
orarin normal te punemarresit qe punon ne kohe te
pjesshme.

                                                       5
Numri maksimal i oreve shtese percaktohet ne
kontraten kolektive dhe ne kontraten individuale.Nuk
mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur
punemarresi ka kryer 50 ore pune ne jave.Bazuar ne
nenin 91 te Kodit te punes,punedhenesi per oret
shtese te punes qe nuk jane kompesuar me pushim
duhet ti paguaje punemarresit pagen normale dhe nje
shtese jo me pak se 25% te saj,me perjashtim te
rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontraten
kolektive.



            KOHA E PUSHIMIT DHE LEJET


Cdo punemarres ka te drejten e pushimit pas
punes.Legjislacioni jone i punes garanton kohen e
pushimit midis oreve te punes,pushimi midis dy diteve
pune,pushimin e perjavshem dhe vjetor per te gjithe
punemarresit.


-Sipas nenit 76 te kodit te punes pushimi midis oreve
te punes perbehet nga nderprerjet e kohes se punes
per shplodhie dhe ngrenie,ky pushim nuk mund te jete
me i gjate se 30 minuta dhe nuk llogaritet ne kohen e
punes keshtuqe nuk paguhet.


-Ne nenin 78/4 te kodit te punes percaktohet se
pushimi midis dy diteve te punes qe i jepet
punemarresit quhet koha e pushimit midis mbarimit te
nje dite pune dhe fillimit te dites pasardhese te punes i
cili nuk mund te jete me i vogel se 11 ore.



                                                       6
-Pushimi i perjavshem dhe ne ditet e festave zyrtare i
jepet punemarresit pas diteve te punes javore,ky
pushim zgjat maksimumi 36 ore.Pushimi javor
perfshin diten e djele,pushimi javor nuk eshte i
pagueshem kurse pushimi ne rastin e festave zyrtare
eshte i pagueshem,ne rast se festat zyrtare bien ne
dite pushimi atehere pushimi behet te henen.


-Leje vjetore quhet pushimi i pa nderprere gjate nje
numri te caktuar ditesh pune ne nje vit qe ne baze te
legjislacionit tone i jepet cdo punemarresi duke iu
paguar paga dhe duke iu ruajtur vendi i punes.Data e
fillimit te pushimit vjetor i njoftohet punemarresit te
pakten 30 dite perpara.Si rregull zgjat 28 dite.


-Ne legjislacionin tone parashikohen edhe pushime te
vecanta te cilat jepen per rast martese ose vdekje te
bashkeshortit,para ardhesve ose pasardhesve te tij te
drejtperdrejt dhe ne rast lindjeje,ne keto raste
punemarresi perfiton 5 dite pushim te paguara sikur ai
te ishte ne pune, por jo ne te gjitha rastet.




            TE DREJTAT E SHPIKESIT DHE
              AUTORIT PUNEMARRES




                                                          7
Ne legjislacionin tone parashikohen edhe mbrojtja e
te drejtave te shpikesit dhe te autorit punemarres .
Shpikjet me patente ose jo qe ka bere ose ne te cilat
ka marre pjese punemarresi gjate ushtrimit te
veprimtarise se tij ne sherbim te punedhenesit dhe ne
perputhje me detyrimet e tij kontraktuale,i perkasin
punedhenesit.Sipas ligjit te punes,punemarresi qe ka
bere nje shpikje,e informon per kete me shkrim
punedhenesin.Ky i fundit brenda 6 muajve njofton me
shkrim punemarresin ,nese mendon ta fitoje shpikjen
ose t’ia lere atij.Nese shpikja nuk i lihet
punemarresit,punedhenesi i paguan atij nje shperblim
te drejte,duke pasur parasysh te gjitha
rrethanat,vleren ekonomike te shpikjes,bashkepunimin
e punedhenesit,dhe te ndihmesave te tij,perdorimin
qe i eshte bere paisjeve te tij,shpenzimet e
punemarresit dhe vendin e tij ne ndermarrje.




            SHPERBLIMET DHE TE DREJTA TE
             TJERA


Nese palet bien dakort,punedhenesi i jep
punemarresit nje shperblim te vecante mbi page,ne
fund te vitit duke marre parasysh cilesine e punes se
tij ose mbarevajtjen e ndermarrjes.Megjithate kur ai
paguan nje shperblim vjetor tre vjet rrjesht pa rezerva
te shprehura atehere punedhenesi eshte i detyruar te
vazhdoje pagimin edhe ne te ardhmen.Ne kete rast
me perjashtim te rezervave te shprehura nga ana e
punedhenesit,nese maredheniet e punes perfundojne



                                                       8
perpara momentit te shperblimit ai jepet ne perpjestim
te diteve te punes.
Punedhenesi jep page te njenjte si per grate ashtu
edhe per burrat qe kryejne pune me vlere te
barabarte.
Punedhenesi zbret nga paga e punemarresit taksat
mbi te ardhurat dhe kontributin e sigurimeve
shoqerore e shendetesore te parashikuara me ligj



               KONTRATA E PUNES


Kontrata e punes eshte nje mareveshje ndermjet
punemarresit dhe punedhenesit,qe rregullon
maredheniet e punes dhe permban te drejtat dhe
detyrimet e paleve.Ne kontraten e punes punemarresi
merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e tij per
nje periudhe te caktuar ose te pa caktuar kohe,ne
kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi
tjeter te quajtur punedhenes,i cili merr persiper te
paguaje nje shperblim.Kontrata e punes mund te
lidhet dhe ndryshohet me goje ose me shkrim.Ajo
mund te ndryshohet vetem ne mareveshje midis
paleve.Kontrata e punes e lidhur me shkrim duhet te
permbaje:
1-Identitetin e paleve
2-vendin e punes
3-pershkrimin e pergjithshem te punes
4-daten e fillimit te punes
5-kohezgjatjen kur palet lidhin kontrate me afat te
caktuar

                                                      9
6-kohezgjatjen e pushimeve te paguara
7-afatin e njoftimit per zgjidhjen e kontrates
8-elementet perberese te pages dhe daten e dhenies
se saj
9-kohen normale javore te punes
10-kontrata e punes duhet te permbaje edhe
kontraten kolektive ne fuqi
Kur kontrata lidhet me goje punedhenesi eshte i
detyruar qe brenda 30 diteve nga data e lidhjes se
kontrates te hartoje me shkrim dokumentin
perkates,te nenshkruar prej tij dhe punemarresit.



       ZGIDHJA E KONTRATES SE PUNES ME
        KOHEZGJATJE ME AFAT TE PACAKTUAR ,TE
        CAKTUAR DHE ME AFAT TE GJATE.


1-Kontrata e punes me kohezgjatje te pa caktuar
Kontrata me kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur
zgjidhet nga njera pale dhe ka perfunduar afati i
njoftimit.Tre muajt e pare te punes konsiderohen si
prove.Pas kohes se marrjes ne prove per te zgjidhur
kontraten me periudhe te pa caktuar, palet duhet te
respektojne nje afat njoftimi prej nje muaji gjate vitit te
pare te punes, prej dy muajsh ne dy deri ne pese vjet
pune dhe tre muaj per me shume se pese vjet pune.
Keto afate mund te ndryshohen me mareveshje me
shkrim ose ne kontraten kolektive te punes. Kur
punemarresi ka kryes deri ne gjashte muaj pune, afati
i njoftimit nuk mund te jete me pak se dy jave. Afati i

                                                         10
njoftimit eshte jo me pak se 1 muaj kur punemarresi ka
kryer me shume se gjashte muaj pune. Afati i njoftimit
per zgjidhjen e kontrates zgjatet sipas rastit,deri ne
fund te javes deri ne fund te muajit. Kur njera nga
palet e zgjidh kontraten pa respektuar afatet e
njoftimit,zgjidhja trajtohet si zgjidhje me efekt te
menjehershem. Punedhenesi i cili nuk respekton
rregullat e ketij neni(neni 144) detyrohet ti jape
punemarresit nje demshperblim prej dy muajsh page
e cila i shtohet demshperblimeve te tjera te
mundshme.
Gjithashtu punemarresi perfiton shperblim per
vjetersi,kur kontrata eshte zgjidhur nga punedhenesi
dhe maredheniet e punes kane zgjatur jo me pak se 3
vjet.


2-Zgjidhja e kontrates me afat dhe me afat te gjate
Kontrata me afat te caktuar perfundon ne momentin
qe perfundon afati i parashikuar,pa zgjidhje
paraprake.Kur mbas perfundimit te afatit te caktuar
kontrata zgjatet ne heshtje te ketij afati,ajo
konsiderohet si kontrate me afat te pacaktuar.
Palet parashikojne nje periudhe prove jo me shume se
3 muaj,nuk mund te parashikohet prove pune kur
ndermjet paleve ka qene lidhur nje kontrate pune,me
objekt kryerjen e se njenjtes pune.Afati i njoftimit gjate
kohes se proves eshte 5 dite.
Kur kontrata lidhet per me shume se 3 deri ne 5
vjet,ajo mund te zgjidhet nga punemarresi pas 3
vjetesh.Ne kete rast afati i njoftimit eshte 2 muaj dhe
zgjatet deri ne fund te muajit te dyte.Kur kontrata
lidhet per me shume se 5 vjet atehere punemarresi
mund ta zgjidhe kontraten pas 5 vjetesh ne kete rast


                                                          11
koha e njoftimit eshte 3 muaj dhe zgjatet deri ne fund
te muajit te trete.Ne perfundim te maredhenies se
punes e cila ka zgjatur jo me pak se 3
vjet,punemarresi perfiton nje shperblim.




            ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E
             KONTRATES SE PUNES


-Punedhenesi e punemarresi ne cdo kohe ,mund te
zgjidhin menjehere kontraten e punes per shkaqe te
justifikuara.Gjykata vendos nese egzistojne shkaqe te
justifikuara per zgjidhjen e menjehershme te
kontrates.Konsiderohen shkaqe te justifikuara,rastet
kur punemarresi shkel detyrimet kontraktuale me faj
te rende,si dhe rastet kur punemarresi shkel
detyrimet kontraktuale me faj te lehte,ne menyre te
perseritur,megjithe paralajmerimet me shkrim te
punedhenesit.Kur shkaqet e justifikuara te zgjidhjes
se kontrates me efekt te menjehershem lidhen me
mos respektimin e kontrates nga njera pale,ajo duhet
ti ndreqe teresisht demin e shkaktuar pales tjeter,si
rrjedhim i mos respektimit te afatit te njoftimit.Ne
rastet e pushimit te punes me arsye te justifikuara
punemarresi e humbet te drejten e marrjes se
shperblimit per vjetersine e punes.


-Ne rastin e zgjidhjes se menjehershme te kontrates
se punes me arsye te pa justifikuara,punemarresi ka
te drejten e pages qe do te kishte fituar,nese
maredheniet e punes do te kishin perfunduar ne


                                                      12
mbarim te afatit te njoftimit te parashikuar ne ligj ose
ne kontrate,ose ne perfundim te kontrates me afat te
caktuar.Ne rastet e zgjidhjes se menjehershme te
kontrates me arsye te pa justifikuara nga
punedhenesi,gjykata duke vleresuar rrethanat vendos
detyrimin e punedhenesit ndaj punemarresit me nje
demshperblim me jo me shume se paga e nje viti
pune.


-Kontrata perfundon edhe me vdekjen e
punemarresit.Ne kete rast punedhenesi duhet ti
paguaje punemarresit pagen e nje muaji,duke filluar
nga dita e vdekjes se tij dhe pagen e dy muajve nese
punemarresi ka punuar me shume se tre vjet.
-Ndersa ne rastin e vdekjes se punedhenesit kontrata
i kalon menjehere trashegimtarve te tij pa u
ndryshuar,ku secila pale mund ta zgjidhe kontraten
duke respektuar afatin ligjor te njoftimit.




            KOMUNIKIMI I PUSHIMIT NGA PUNA


Pushimi nga puna duhet te komunikohet me
shkrim.Shkresa per pushim nga puna nenshkruhet
nga punemarresi ose nga perfaqesuesi i
tij.Punedhenesi duhet te beje te njohura motivet qe e
shtyjne per ta pushuar nga puna.Motivi i pushimit nga
puna duhet te jete aktual.Afati i paralajmerimit
percaktohet nga ligji ose nga mareveshja
kolektive.Ndera per sa i perket pushimit nga puna te

                                                      13
punemarresve qe u lind e drejta e
pensionit,paralajmerimi mbaron vetem pasi plotesohet
mosha.Ne rastin kur pushimi nga puna behet ne forme
jo te shkruar,ose per qellime diskriminuese dhe
arsyeja e pushimit eshte e pa justifikuar ne keto raste
pushimi quhet antiligjor.Ne kete rast punemarresi ka
te drejte te kundershtoje ne gjykate.



            SINDIKATAT


Sindikatat dhe organizatat e punedhenesve jane
organizata profesionale shoqerore te pavarura qe
krijohen si bashkime vullnetare te punemarresve ose
punedhenesve.Qellimi i tyre eshte perfaqesimi dhe
mbrojtja e te drejtave dhe interesave ekonomike
,profesionale dhe shoqerore te antarve te
tyre.Organizatat e punedhenesve dhe te
punemarresve kane te drejte te krijojne federata e
konfederata dhe te antaresohen ne to.Federatat
krijohen nga bashkimi vullnetar i dy ose me shume
organizatave profesionale.Konfederatat krijohen nga
bashkimi vullnetar i dy ose me shume federatave.


Akti i krijimit dhe statuti i cdo organizate profesionale
duhet te nenshkruhen nga jo me pak se 5 antare
themelues per organizaten e punedhenesve dhe ne jo
me pak se 20 antare themelues per organizaten
profesionale te punemarresve.
Ne statut detyrimisht duhet te percaktohen:
  1- Emri i organizates
  2-Vendi ku ndodhet selia e saj

                                                       14
3-Qellimi i saj
  4-Kushtet e pranimit,te doreheqjes dhe te
    perjashtimit te antarve
  5-Te drejtat dhe detyrat e antarve
  6-   Perberja dhe funksionimi i organeve drejtuese si
       dhe kohezgjatja e mandateve te tyre
  7- Masat qe merren ne rast shperndarje.
  8-   Organizatat sindikale duhet te dorezojne ne
       Gjykaten e Tiranes aktin e krijimit dhe statutin e
       tyre,per njohjen e tyre si person juridik.Organizata
       sindikale fiton personalitet juridik pas 60 diteve
       nga dorezimi i statutit ne Gjykaten e Tiranes.



               KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES


Parimi juridik kushtetues se te punesuarit kane te
drejte te bashkohen lirisht ne organizatat sindikale per
mbrojtjen e interesave te tyre te punes(neni 50).
Keshtu qysh ne fillimin shekullit te XV neni 159 i kodit
te punes jep perkufizimin dhe elementet e kontrates
kolektive te punes.Sipas kesaj dispozite kontrata
kolektive e punes permban dispozita mbi kushtet e
punesimit,lidhjen,permbajtjen dhe perfundimin e
kontratave individuale te punes,formimin profesional
si dhe mbi maredheniet midis paleve kontraktuese.
Kontrata kolektive e punes ne kete veshtrim perben
burimin me te rendesishme profesional si dhe me
origjinal.Kontrata kolektive e punes lidhet nga nje ose
disa punedhenes ose organizata punedhenesish nga
njera ane dhe disa sindikata nga ana tjeter.Kontrata

                                                           15
kolektive percakton fushen teritoriale dhe profesionale
te zbatimit te saj.Ajo lidhet ne nivel ndermarrje ose
dege sipas mareveshjes se paleve kontraktuese.
Cdo organizate punemarresish perfaqesuese,e krijuar
ne baze te ligjit,mund ti kerkoje cdo punedhenesi ose
cdo organizate punedhenesish fillimin e bisedimeve
per lidhjen e kontrates kolektive te punes ne nivel
ndermarrje,ndermarrjesh apo dege aktiviteti,ne favor
te nje apo disa kategorive profesionale.Shume
organizata punemarresish mund ta ushtrojne kete te
drejte se bashku.Kerkesa per fillimin e bisedimeve
behet me shkrim.Ajo shoqerohet me kopjen e statutit
te organizates ose organizatave te punemarresve
kerkues si dhe me perfaqesuesit e nevojshem mbi
perfaqesueshmerine e ketyre te fundit ne
ndermarrje.Punedhenesi te cilit i eshte kerkuar fillimi i
bisedimeve,duhet ta beje publike kerkesen,duke e
afishuar ne nje pjese te dukshme gjate dy javeve ne
ndermarrje,dhe nese kerkesa eshte bere ne nivel
dege kerkesa duhet te afishohet ne te gjitha
ndermarrjet e saj.Ne nenin 165 te kodit te punes kur
perfaqesueshmeria e organizates ose e organizatave
nuk eshte kundershtuar ose kur ajo eshte e njohur ne
menyre perfundimtare, punedhenesi ose organizata e
punedhenesve duhet te presin palet kerkuese te
bisedimeve brenda 2 javesh,duke filluar nga data e
perfundimit te afatit te afishimit ose ne rast
kundershtimi te perfaqesueshmerise,duke filluar nga
data e shpalljes perfundimtare te saj.Nese bisedimet
nuk perfundojne brenda 30 diteve duke filluar nga
data e perfundimit te afatit te afishimit,asnjera nga
palet nuk mund ta perdore te drejten e greves pa
vene me pare ne levizje ndermjetesin ose zyren e
pajtimit.




                                                       16
Kontrata kolektive eshte e vlefshme vetem me
shkrim,ajo duhet te nenshkruhet nga te gjitha
palet.Kontrata kolektive mund te zgjidhet ose
ndryshohet vetem me shkrim.
Kur kontrata shkelet nga njera pale,pala tjeter i
drejtohet gjykates ose gjykates se Arbitrazhit krijimi i
se ciles eshte parashikuar ne kontrate.Gjykata vendos
detyrimin e pales fajtore per shlyerjen e demit te
shkaktuar ndaj pales tjeter.Dispozitat e kontrates
kolektive qe lidhen me kushtet e punes rregullojne
drejtperdrejte maredheniet e kontrates individuale te
punes te lidhura nga cdo punedhenes qe ka
perfunduar kete kontrate.Kontrata kolektive lidhet per
nje kohe te caktuar ose te pa caktuar.Kontrata
kolektive e lidhur me afat te pa caktuar mund te
zgjidhet nga secila pale.Ne kete rast afati i njoftimit
eshte 6 muaj.Kontrata kolektive e lidhur per me
shume se 3 vjet mund te zgjidhet nga secila pale pas
perfundimit te ketij afati.Cdo kontrate individuale pune
e perfshire ne fushen e zbatimit te kontrates
kolektive,vazhdon te rregullohet nga dispozitat e kesaj
kontrate,me perjashtim te rasteve kur ajo eshte
ndryshuar me mareveshje midis paleve ose kur eshte
zgjidhur midis tyre.Ajo permban te gjitha detyrimet qe
parashtron kodi i punes.



            E DREJTA E GREVES


  Greva eshte nderprerja e perkoheshme e punes,te
  cilen punemarresit e perdorin per zgjidhjen e
  kerkesave te tyre ekonomike e shoqerore e qe e
  ushtrojne ne perputhje me rregullat e percaktuara
  ne kushtetute si dhe ne aktet e tjera


                                                      17
ligjore.Pjesmarrja ne greve eshte vullnetare,askush
nuk mund te detyrohet te marre pjese kunder
deshires se tij.Vetem sindikatat kane te drejte te
organizojne greve dhe ta shpallin ate.Punedhenesi
nuk ka te drejte qe gjate zhvillimit te greves te
zevendesoje ne pune grevistet me persona te
tjere,te cilet ne kohen e shpalljes se greves nuk
kane qene punonjes te tij,si dhe nuk lejohet te
marre punonjes te ri pas kesaj date.Greva quhet e
ligjshme kur organizohet nga sindikata qe gezon
personalitet juridik,kur ka per qellim te arrije
nenshkrimin e nje kontrate kolektive pune ,ose nese
egziston nje e tille,plotesimin e kerkesave qe
burojne nga maredheniet e punes dhe qe nuk
rregullohen nga kjo kontrate, kur sindikatat jane
perpjekur te bien dakort duke iu nenshtruar
procedures se ndermjetesimit dhe te pajtimit dhe
kur nuk bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi.
Greva nuk mund te ushtrohet ne sherbimet e
rendesise jetike,ku nderprerja e punes rrezikon
jeten,sigurine personale ose shendetin e nje pjese
ose te tere popullsise sic jane:
1-Sherbimet e domosdoshme mjekesore dhe
spitalore
2-sherbimet e furnizimit me uje
3-sherbimet e furnizimit me energji elekrtike
4-sherbimet e kontrollit ajror
5-sherbimet ne burgje
6-sherbimet e mbrojtjes kundra zjarrit
Ne keto raste konfliktet kolektive zgjidhen ne
menyre perfundimtare dhe te detyrueshme sipas
nenit 196 te kodit te punes.


                                                     18
Greva perfundon kur plotesohen kushtet ose kur
   sindikata qe e ka shpallur ate vendos te terhiqet.




                 MARRJA NE PUNE E NEPUNESIT CIVIL
                   NE ADMINISTRATE,PROCEDURAT


       . "Nëpunësit civilë" në kuptim të këtij ligji janë ata nëpunës të
institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët
ushtrojnë autoritetin publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese,
mbikëqyrëse apo ekzekutuese, përcaktuar sipas nenit 11 të këtij ligji.

                                                                            19
Shërbimi civil është i ndërtuar dhe vepron mbi bazën e parimeve të
profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të
transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të
përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi.




      1-Mund të pranohen në shërbimin civil personat të cilët plotësojnë
këto kërkesa të përgjithshme:
      a) Të jenë shtetas shqiptar.
      b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
       c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë
aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
      ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat
përkatëse.
      d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për
kryerjen e një krimi.
      dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga
shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
      Pranimi në shërbimin civil kryhet nëpërmjet konkurrimit të hapur,
bazuar në meritat.
       Nëpunësi civil i nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga
data e aktit të emërimit. Gjatë kësaj periudhe ai është nën kujdesin e një
nëpunësi të vjetër dhe vlerësohet nga eprori më i afërt i tij. Veprimtaritë e
trajnimit të përgjithshëm dhe të veçantë janë të detyrueshme për nëpunësit
civil në periudhë prove.
      Në fund të periudhës së provës, eprori direkt vendos:
      a) konfirmimin si nëpunës civil;
      b) zgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në 6 muaj të


                                                                          20
tjerë;
     c) largimin nga shërbimi civil dhe kthimin në pozicionin e
mëparshëm.


      2. Në administratën qendrore shpallja e konkurrimit bëhet nga
Departamenti i Administratës Publike, me kërkesën e institucionit përkatës.
Në institucionet e pavarura, shpallja bëhet nga departamentet e personelit.
       3. Shpallja botohet në dy gazetat me qarkullim më të madh të paktën
30 ditë para datës së caktuar për konkurrim.
         4. Konkurrimi zhvillohet në tri faza:
       a) Në fazën e parë bëhet përzgjedhja e kandidatëve për t'iu nënshtruar
testimit dhe konsiston në verifikimin nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e
përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa do të pranohen për t'iu
nënshtruar fazës së testimit. Kjo fazë zhvillohet nga Departamenti i
Administratës Publike për institucionet e administratës qendrore dhe nga
departamentet e personelit për institucionet e pavarura.


       b) Në fazën e dytë zhvillohet testimi. Për zhvillimin e kësaj faze,
Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës
qendrore dhe departamentet e personelit në institucionet e pavarura, krijojnë
komitete të veçanta . Këto komitete përbëhen prej pesë anëtarësh: një
përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike për institucionet
qendrore ose një përfaqësues i Departamentit të Personelit për institucionet e
pavarura; dy përfaqësues të institucionit të administratës publike qendrore
apo vendore që kanë kërkuar plotësimin e vendit të lirë; dy profesorë nga
fakulteti apo katedra sipas fushës në të cilën do të zhvillohet testimi ose dy
specialistë të njohur nga fusha përkatëse. Komiteti ad-hoc do të hartojë një
listë me tre kandidatët me rezultatet më të larta, duke u bazuar kryesisht në
rezultatet e testimeve, por edhe në kualifikimet, përvojën profesionale,
publikimet shkencore dhe aftësitë e veçanta të kandidatëve. Rezultatet e
testimeve do të përbëjnë 70 për qind të pikëve totale të vlerësimit, ndërsa
kualifikimet, përvoja profesionale, publikimet shkencore dhe aftësitë e


                                                                           21
veçanta të kandidatëve do të përbëjnë 30 për qind të pikëve.
       c) Në fazën e tretë bëhet vlerësimi përfundimtar i kandidatëve. Në
këtë fazë, eprori direkt nën varësinë e të cilit nëpunësi do të punojë, zgjedh
një nga tre kandidatët e propozuar nga komitetet ad-hoc.
       5. Ankesat për zhvillimin dhe rezultatin e konkurrimit paraqiten në
Komisionin e Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga botimi i
rezultateve të konkurrimit në dy gazetat me qarkullim më të madh. Nëse një
ankesë rezulton e drejtë, ankuesi do t'i propozohet institucioneve për vendin
më të parë të lirë të të njëjtës kategori dhe nivel që ai ka aplikuar.
      6. Marrëdhëniet juridike të nëpunësit civil fillojnë me aktin e emërimit
në shërbimin civil dhe janë pa afat. Akti i emërimit firmoset nga
Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës
qendrore dhe nga departamentet e personelit për institucionet e pavarura,
pasi kalon afati për paraqitjen e ankesave, parashikuar në pikën 6 këtij neni.




                   SHKALLA E ANKIMIT


   1-Një nëpunës civil, ndaj të cilit është marrë një
   masë disiplinore nga një organ disiplinor, mund të
   ankohet pranë komisionit të shërbimit civil kundër:
   a) konstatimit të bërë ndaj tij apo vlerësimit të
   veprimit të tij; ose
   b) masës disiplinore; ose
   c) konstatimit dhe masës së bashku;
   ç) për rastet e tjera të përcaktuara në ligj.
   2. Nëse funksionari politik nuk e ka gëzuar statusin
   e nëpunësit civil para se të emërohej si funksionar



                                                                           22
politik dhe ndaj tij merret masa e përshkruar në
pikën 9.8.b, atëherë ai nuk e ka të drejtën e ankimit.
3. Nëse funksionari politik ka gëzuar statusin e
nëpunësit civil para se të emërohej si funksionar
politik dhe ndaj tij merret masa e përshkruar në
pikën 9.8.b, ai nuk ka të drejtë të ankohet për t’u
kthyer në punë si funksionar politik, por mund të
ankohet pranë komitetit disiplinor të ankimit njëlloj si
një nëpunës civil, ndaj të cilit organi disiplinor ka
dhënë masën e largimit nga puna.
4. Komiteti disiplinor i ankimit vepron sipas pikës 7
të këtij vendimi, duke e konsideruar ankuesin si një
nëpunës të atij niveli që ai kishte para se të
emërohej si funksionar politik.
5. Nëse komiteti disiplinor i ankimit hedh poshtë
masën e largimit nga puna, atëherë me nëpunësin
veprohet njëlloj si me funksionarët politikë që
rikthehen në shërbimin civil, pasi u ka mbaruar afati
i shërbimit si funksionarë politikë.
6. Nëse komiteti disiplinor i ankimit pranon
kërkesën, por jep një masë më të lehtë disiplinore,
atëherë ankuesi rikthehet në shërbimin civil njëlloj si
në pikën 10.5, por i shoqëruar nga masa disiplinore
e dhënë prej komitetit disiplinor të ankimit.




            LARGIMI NGA SHERBIMI CIVIL


  1. Nëpunësit civilë largohen nga shërbimi civil:
  a) kur japin dorëheqjen;


                                                      23
b) kur mbushin moshën e pensionit;
      c) kur bëhen të paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat e tyre zyrtare,
për shkak të kushteve shëndetësore;
         ç) kur dënohen me vendim të formës të prerë të gjykatës me heqje
lirie;
      d) kur konkludohet paaftësia për të kryer detyrat e tyre, të paktën, pas
dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme të rezultateve në punë;
         dh) në rastet e parashikuara nga neni 23 i këtij ligji;
       e) kur konstatohet papërshtatshmëria me vendin e punës, sipas nenit
24 të këtij ligji;
       ë) kur merret ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil,
nga organi kompetent, sipas procedurave të parashikuara në nenin 25 të këtij
ligji.
       2. Në rastet e parashikuara në pikën 1 shkronja "d" të këtij neni,
menjëherë pas dhënies së vlerësimit të dytë negativ, institucioni përkatës i
propozon Departamentit të Administratës Publike ose departamentit të
personelit, të largojë nëpunësin civil nga detyra. Vendimi merret brenda 10
ditëve pune.
      3. Ankesat kundër vendimit të mësipërm paraqiten në Komisionin e
Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga komunikimi i vendimit.




                    DISIPLINA NE SHERBIMIN CIVIL




                                                                           24
Vendimi për disiplinën në shërbimin civil ka për qëllim
përcaktimin e kompetencave për dhënien e masave
disiplinore personave ndaj të cilëve merren këto
masa, të të drejtave që kanë palët në konflikt dhe
procedurave për dhënien e masave disiplinore në
shërbimin civil shqiptar. Vendimi synon t’i shërbejë
mbrojtjes së personave të punësuar në shërbimin civil
nga ndonjë masë e padrejtë që mund të merret ndaj
tyre dhe, nga ana tjetër, siguron largimin nga shërbimi
civil shqiptar të personave të padenjë për të punuar
në të.
    1. SHKELJET DISIPLINORE



  1. Me “Moskryerje të detyrave pa shkaqe të
  pranueshme dhe sjellje e keqe gjatë kohës së
  kryerjes së detyrave” kuptohet:
  a) Mosbindja, pa shkaqe të pranueshme, ndaj
  eprorëve.
  b) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i
  orarit të punës.
  c) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i
  afateve të caktuara për kryerjen e detyrave.
  d) Sjellja e keqe, gjatë kohës së punës, me eprorët,
  kolegët, vartësit dhe publikun.
  2. Me “Dëmtim pa shkaqe të pranueshme të
  pronës së shtetit ose krijimi i rrezikut për një
  dëmtim të tillë” kuptohet:
   a) Dëmtimi, pa shkaqe të pranueshme, i pronës
  ose shërbimeve shtetërore apo përdorimi i saj për
  veprimtari ose qëllime jo të miratuara zyrtarisht.



                                                     25
b) Krijimi, pa shkaqe të pranueshme, i mundësisë
për dëmtim apo keqpërdorim të pronës ose
shërbimeve shtetërore.


3. Me “Kryerje e një veprimi pa shkaqe të
pranueshme, i cili është në konflikt me rregullat e
etikës së shërbimit civil ose që diskretiton një
nëpunës civil ose institucion apo shërbim civil,
pavarësisht nëse kryhet brenda ose jashtë zyrës”
kuptohet:
a) Kryerja, pa shkaqe të pranueshme, e ndonjë
veprimi që diskrediton a cenon imazhin e një
nëpunësi civil, institucioni të shërbimit civil apo
imazhin e nëpunësit dhe shërbimin civil në
përgjithësi.
b) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i
detyrave të nëpunësit civil dhe rregullave të etikës
së shërbimit civil të përcaktuara në ligj dhe në aktet
nënligjore për etikën në shërbimin civil, në zbatim të
këtij ligji.


  2. MASA DISIPLINORE



 1. Neni 32 te ligjit për shërbimin civil jepen me
shkrim dhe vendosen në dosjen personale, duke
përshkruar shkeljen disiplinore për të cilën është
dhënë per sherbimin civil jepet gojarisht dhe nuk
shenohet ne dosjet personale . Ajo ka për qëllim
këshillimin ose paralajmërimin për masa të tjera
disiplinore në rast përsëritjeje të shkeljes .




                                                      26
2. Largimi nga puna i nëpunësve civilë dhe heqja e
së drejtës për të punuar në shërbimin civil jepet
sipas shkronjës “e” të pikës 2 të nenit 32 të ligjit
për shërbimin civil. Kjo masë shoqërohet me
humbjen e statusit të nëpunësit civil dhe e të
drejtave që burojnë prej tij. Kjo masë vendoset në
dosjen personale, duke përshkruar shkeljen
disiplinore për të cilën është dhënë, dhe vihet
shënimi përkatës në librezen e punes.
3. Masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat
“b”, “c” dhe “d” të pikës 2 të nenit 32 të ligjit
mund të rishikohen, me qëllim që të zbuten apo të
hiqen si masa disiplinore ose që të hiqen edhe nga
dosja personale. Kjo bëhet vetëm nëse nëpunësi
nuk kryen shkelje tjetër disiplinore dhe nëse sjellja
dhe disiplina e tij kanë një përmirësim të ndjeshëm
për një periudhë jo më të vogël se një vit nga dita e
fillimit të zbatimit të masës disiplinore.
4. Zbutja e masës disiplinore ose heqja e saj nga
dosja personale propozohet nga “komisioni
disiplinor” dhe miratohet nga “organi disiplinor” që
do të përshkruhen më poshtë:


  3. ORGANET DISIPLINORE



1. Me termin “organ disiplinor” në këtë vendim do
të kuptojmë organet që urdhërojnë apo miratojnë
marrjen e masave disiplinore.


2. Organet disiplinore, në zbatim të nenit 32, pika 3,
të ligjit për shërbimin civil, janë:


                                                    27
Kuvendi Popullor, Presidenti i Republikës, Kryetari i
Këshillit të Ministrave, anëtarët e Këshillit të
Ministrave, titullarët e institucioneve të tjera
qendrore dhe të organeve të pushtetit lokal dhe
titullarët e tjerë të institucioneve të administratës
publike.Këto organe japin masa disiplinore
përkatësisht për personat e zgjedhur a të emëruar
drejtpërdrejt prej tyre, si dhe për personat që janë
punësuar në institucionet ku ata janë titullare.
3. Në rastet kur personi që ngarkohet me
përgjegjësi disiplinor është nëpunës civil, organet
disiplinore përkatëse ngarkojnë për shqyrtimin dhe
gjykimin e shkeljeve disiplinore një trup gjykues
disiplinor, i cili këtej e tutje do të quhet “Komision
disiplinor”.Komisioni disiplinor përbëhet nga këshilli
emërues i institucionit, në të cilin nëpunësi civil
është i punësuar.
 4. Në rastet kur personi që ngarkohet me
përgjegjësi disiplinore është funksionar politik,
organet disiplinore përkatëse mund t’i delegojnë
funksionet e tyre, në përgjithësi, pranë kujtdo që ata
e shohin të arsyeshme.


a) ky grup duhet të ketë një numër tek personash
dhe organi disiplinor duhet të emërojë një person si
kryetar grupi;
b) çdo person i emëruar duhet të ketë një post të
një niveli më të lartë se personi që ngarkohet me
përgjegjësi disiplinore;
c) përcaktimi, nëse personi që ngarkohet me
përgjegjësi disiplinore është fajtor ose jo dhe
vendimi ndaj tij, duhet të konfirmohet nga organi
disiplinor përkatës.


                                                    28
4. KËRKESA PËR SHKELJE DISIPLINORE



Kërkesa për fillimin e procedimit për kryerjen e një
shkeljeje disiplinore nga ana e një punësi civil duhet
t’i drejtohet eprorit të drejtpërdrejtë të këtij
nëpunësi, kurse për funksionarin politik duhet t’i
drejtohet organit disiplinor përkatës.
Kërkesa duhet:
a) të jetë bërë me shkrim;
b) të identifikojë personin që ngarkohet me
përgjegjësi disiplinore;
c) të përcaktojë saktë shkeljen disiplinore, si dhe
detajet e rrethanat në të cilat pretendohet se është
bërë kjo shkelje.


  5. PROCEDURAT DISIPLINORE



1. Eprori i drejtpërdrejtë, pasi merr kërkesën dhe
kryen veprimet që ai i konsideron të nevojshme për
t’u sqaruar rreth saj, vepron në këtë mënyrë:
2. Me të marrë një raport mbi një shkelje disiplinore
të kryer nga një nëpunës civil, organi disiplinor
duhet të bëjë atë hetim që ai e konsideron të
nevojshëm, dhe:
3. Në qoftë se organi disiplinor e raporton çështjen
në prokurori ose ndërmerr veprime të procedimit, ai
duhet ta pezullojë nëpunësin nga kryerja e detyrës


                                                    29
së tij, nëse e gjykon këtë në dobi të interesit publik,
derisa të merret vendimi përfundimtar.
4. Nëpunësi civil i pezulluar vazhdon të marrë
pagën e tij bazë gjatë pezullimit, por organi
disiplinor mund të urdhërojë që përfitimet e tjera, që
nëpunësi do t’i merrte në kushte normale,
të pezullohen. Nëse nëpunësi konsiderohet jofajtor
nga organi kompetent ose nga organi disiplinor, të
gjitha shumat që nuk i janë paguar, i kthehen atij
menjëherë.
5. Procedurat disiplinore fillohen kur organi
disiplinor dërgon një kërkesë me shkrim për fillimin
e procedimit disiplinor ndaj nëpunësit civil tek
kryetari i komisionit.




                                                     30

More Related Content

What's hot

E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriutDonart Geci
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutDurim Krasniqi
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 

What's hot (20)

E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriutE drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
E drejta-ndërkombëtare-për-të-drejtat-e-njeriut
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
E Erejta Ekologjike
E  Erejta EkologjikeE  Erejta Ekologjike
E Erejta Ekologjike
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 

E Drejta E Punes

  • 1. • E DREJTA E PUNES  OBJEKTI I TE DREJTES SE PUNES Objekt i te drejtes se punes jane maredheniet e varura te punes.E drejta e punes percaktohet si e drejte qe rregullon,administron maredheniet qe lindin nga kryerja e nje pune te varur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit.Ne Republiken e Shqiperise e drejta e punes percaktohet si teresia e normave juridike qe ne kushtet e shoqerise sone demokratike,rregullon maredheniet e varura te punes. Sipas legjislacionit tone e drejta e punes si dege e se drejtes rregullon maredheniet e punes ne te cilat punemarresi merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e vet ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te quajtur punedhenes i cili merr persiper te paguaje nje shperblim. E drejta e punes percakton lindjen,ndryshimin,shuarjen e maredhenieve te punes,te punemarresve,sanksionon kohen e punes e te pushimit te tyre,sistemet e shperblimit te punes(pagat),percakton masat e detyrueshme te punes,rregullat e pergjegjesise disiplinore dhe pasurore te punemarresit per shperblimin e demit gjate maredhenieve te punes,menyren e zgjidhjes se mosmareveshjeve te punes etj. 1
  • 2. Puna eshte nje veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme,e natyrshme por e mundimshme per faktin se ajo permban perpjekje per krijimin ose per punimin e nje vepre te dobishme,materiale ose jo materiale.Ndersa nga pikepamja terminologjike puna nenkupton se pari veprimtarine prodhuese domethene kryerjen e nje pune te caktuar dhe se dyti rezultatin e kesaj veprimtarie,pra punen e kryer,punen e perfunduar me sukses.Puna percaktohet si sherbim,zbatim i aftesise mendore ose fizike,ajo percaktohet si veprimtari humane,me dore ose intelektuale qe ushtrohet ne drejtim te nje rezultati te dobishem te caktuar si perpjekje e rregulluar me ligj.Pra puna nga natyra e saj eshte materiale ose intelektuale.Por jo cdo pune e kryer perben nje maredhenie pune ne kuptimin shkencor te se drejtes se punes,p.sh. ai qe punon per llogari te tij,per interes te tij pa kerkuar pune te varur dhe vete quhet punojes i pavarur (fermeri,artizani,tregtari i vogel etj.) keto nuk kane asnje lidhje me te drejten e punes,puna e tyre rregullohet me dispozita te vecanta.  MBROJTJA NE PUNE Mbrojtja ne pune perfaqeson teresine e masave teknike,shendetesore,organizative dhe shoqerore qe synojne sigurimin e kushteve sa me te pershtatshme ne parandalimin e aksidenteve ne pune,te semundjeve profesionale dhe te semundjeve te pergjithshme.Mbrojtjen ne pune e gezojne te gjithe punemarresit qe jane ne maredhenie pune. 2
  • 3. Sipas nenit 39 te kodit te punes: 1- Punedhenesi per te parandaluar aksidentet dhe semundjet profesionale duhet te percaktoje qarte rregullat e sigurimit teknik.Punedhenesi duhet te vendose sinjale te dallueshme qarte ne cdo vend pune, qe paraqet rrezik per jeten dhe shendetin e punemarresve . 2- Punedhenesi duhet te paguaje diferencen midis demit dhe shperblimit qe merr punemarresi nga sigurimet shoqerore kur aksidenti ose semundja profesionale eshte pasoje e fajesise se rende te punedhenesit. 3- Kur punedhenesi nuk ka regjistruar punemarresin ne sigurimet shoqerore, ai duhet te perballoje te gjitha shpenzimet qe ka bere punemarresi si rezultat i aksidentit ose semundjes profesionale,si dhe te gjitha demet e bera si pasoje e mos regjistrimit. Punemarresi duhet te respektoje me perpikmeri masat e sigurimit teknik dhe higjenosanitare ne menyre qe te mbroje shendetin e tij.Sipas nenit 44 te kodit te punes punemarresi duhet te zbatoje masat e parashtruara nga punedhenesi dhe ta informoje ate ne rast veshtiresie ne zbatimin e tyre. -Sistemi i dispozitave ne pune,dispozitat i ndajme ne dispozita te pergjithshme dhe te posacme. Dispozita te pergjithshme te mbrojtjes ne pune quhen ato dispozita qe shtrihen ne te gjitha llojet dhe vendet e punes te punemarresve.Keto dispozita kane karakter te pergjithshem pasi gjejne zbatim ne te gjitha deget dhe nendeget e ekonomise se vendit 3
  • 4. tone.Dispozita te posacme te mbrojtjes ne pune quhen ato norma qe jane caktuar per lloje dhe vende te vecanta pune,domethene ato shtrijne rrezen e veprimit te tyre ne ato raste kur per arsye te rreziqeve specifike ne pune mbrojtja nuk mund te sigurohet me masa dhe dispozita te pergjithshme.Dispozitat e posacme te mbrojtjes ne pune parashikohen me akte te Keshillit te ministrave si dhe ne rregulloret per sigurimin teknik. Persa i perket mbrojtjes se te miturve ne pune kodi i punes ne nenet 98-103 parashikon se ndalohet marrja ne pune e te miturve nen moshen 16 vjec.Ky ndalim nuk zbatohet per te miturit e moshes 14-16 vjec gjate pushimeve shkollore vetem ne pune te lehta,qe nuk demtojne shendetin dhe formimin e tyre.  KOHA E PUNES Me kohezgjatje te punes kuptohet koha gjate se ciles punemarresi eshte ne dispozicion te punedhenesit ne permbushje te detyrimeve qe burojne nga maredhenia juridike e punes.Legjislacioni yne i punes nga pikepamja e kohezgjatjes dallon 3 lloje kohe pune: 1-Koha normale e punes quhet ajo sasi oresh pune qe eshte caktuar te kryhet per cdo dite pune nga shumica e punemarresve.Koha normale e punes zbatohet per te gjitha ato pune qe kryhen ne kushte te zakonshme domethene qe nuk kerkojne tensionim fizik ose mendor te shtuar.Sipas nenit 78 te kodit te punes kohezgjatja ditore normale e punes eshte jo me shume se 8 ore ne dite.Kohezgjatja ditore e punes 4
  • 5. percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave ne kontraten kolektive ose kontraten individuale te punes. Per punemarresit nen 18 vjec kohezgjatja ditore e punes eshte jo me shume se 6 ore ne dite. 2-Koha e shkurter e punes zbatohet per disa kategori punesh duke marre parasysh veshtiresite dhe karakterin e vecante te tyre.Ne nenin 84 kodi i punes sanksionon se:Keshilli i Ministrave percakton kohezgjatjen javore te reduktuar per punet qe paraqesin veshtiresi ose qe jane te demshme per shendetin.Pra per kete kategori punesh caktohet nje kohe pune me e shkurter pa ulje page qe rregullohet me kontrate kolektive e individuale.Sipas legjislacionit tone Keshilli i Ministrave percakton vendet e punes te veshtira dhe te demshme per shendetin e punemarresve.Keshtu psh.punemarresit e institucioneve,ndermarrjeve,reparteve,laboratoreve dhe njesive qe merren me perdorimin e burimeve te rrezatimeve jonizuese si dhe ata te kerkim shfrytezimit te mineraleve radioaktive etj. 3-Koha e zgjatur e punes,zgjatja e kohes normale te punes,lejohet vetem per disa pune stinore qe per shkak te faktoreve atmosferike ose teknike,duhet te kryhen brenda kufijve te stines ose ne afate me te shkurtra,duke u shtuar ne perpjestim edhe paga e punes.Ne nenin 88 te kodit te punes thuhet se me ore shtese kuptohet cdo ore pune e kryer mbi kohezgjatjen ditore normale ose javore maksimale te punes.Quhet ore shtese cdo ore pune e kryer mbi orarin normal te punemarresit qe punon ne kohe te pjesshme. 5
  • 6. Numri maksimal i oreve shtese percaktohet ne kontraten kolektive dhe ne kontraten individuale.Nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur punemarresi ka kryer 50 ore pune ne jave.Bazuar ne nenin 91 te Kodit te punes,punedhenesi per oret shtese te punes qe nuk jane kompesuar me pushim duhet ti paguaje punemarresit pagen normale dhe nje shtese jo me pak se 25% te saj,me perjashtim te rasteve kur parashikohet ndryshe ne kontraten kolektive.  KOHA E PUSHIMIT DHE LEJET Cdo punemarres ka te drejten e pushimit pas punes.Legjislacioni jone i punes garanton kohen e pushimit midis oreve te punes,pushimi midis dy diteve pune,pushimin e perjavshem dhe vjetor per te gjithe punemarresit. -Sipas nenit 76 te kodit te punes pushimi midis oreve te punes perbehet nga nderprerjet e kohes se punes per shplodhie dhe ngrenie,ky pushim nuk mund te jete me i gjate se 30 minuta dhe nuk llogaritet ne kohen e punes keshtuqe nuk paguhet. -Ne nenin 78/4 te kodit te punes percaktohet se pushimi midis dy diteve te punes qe i jepet punemarresit quhet koha e pushimit midis mbarimit te nje dite pune dhe fillimit te dites pasardhese te punes i cili nuk mund te jete me i vogel se 11 ore. 6
  • 7. -Pushimi i perjavshem dhe ne ditet e festave zyrtare i jepet punemarresit pas diteve te punes javore,ky pushim zgjat maksimumi 36 ore.Pushimi javor perfshin diten e djele,pushimi javor nuk eshte i pagueshem kurse pushimi ne rastin e festave zyrtare eshte i pagueshem,ne rast se festat zyrtare bien ne dite pushimi atehere pushimi behet te henen. -Leje vjetore quhet pushimi i pa nderprere gjate nje numri te caktuar ditesh pune ne nje vit qe ne baze te legjislacionit tone i jepet cdo punemarresi duke iu paguar paga dhe duke iu ruajtur vendi i punes.Data e fillimit te pushimit vjetor i njoftohet punemarresit te pakten 30 dite perpara.Si rregull zgjat 28 dite. -Ne legjislacionin tone parashikohen edhe pushime te vecanta te cilat jepen per rast martese ose vdekje te bashkeshortit,para ardhesve ose pasardhesve te tij te drejtperdrejt dhe ne rast lindjeje,ne keto raste punemarresi perfiton 5 dite pushim te paguara sikur ai te ishte ne pune, por jo ne te gjitha rastet.  TE DREJTAT E SHPIKESIT DHE AUTORIT PUNEMARRES 7
  • 8. Ne legjislacionin tone parashikohen edhe mbrojtja e te drejtave te shpikesit dhe te autorit punemarres . Shpikjet me patente ose jo qe ka bere ose ne te cilat ka marre pjese punemarresi gjate ushtrimit te veprimtarise se tij ne sherbim te punedhenesit dhe ne perputhje me detyrimet e tij kontraktuale,i perkasin punedhenesit.Sipas ligjit te punes,punemarresi qe ka bere nje shpikje,e informon per kete me shkrim punedhenesin.Ky i fundit brenda 6 muajve njofton me shkrim punemarresin ,nese mendon ta fitoje shpikjen ose t’ia lere atij.Nese shpikja nuk i lihet punemarresit,punedhenesi i paguan atij nje shperblim te drejte,duke pasur parasysh te gjitha rrethanat,vleren ekonomike te shpikjes,bashkepunimin e punedhenesit,dhe te ndihmesave te tij,perdorimin qe i eshte bere paisjeve te tij,shpenzimet e punemarresit dhe vendin e tij ne ndermarrje.  SHPERBLIMET DHE TE DREJTA TE TJERA Nese palet bien dakort,punedhenesi i jep punemarresit nje shperblim te vecante mbi page,ne fund te vitit duke marre parasysh cilesine e punes se tij ose mbarevajtjen e ndermarrjes.Megjithate kur ai paguan nje shperblim vjetor tre vjet rrjesht pa rezerva te shprehura atehere punedhenesi eshte i detyruar te vazhdoje pagimin edhe ne te ardhmen.Ne kete rast me perjashtim te rezervave te shprehura nga ana e punedhenesit,nese maredheniet e punes perfundojne 8
  • 9. perpara momentit te shperblimit ai jepet ne perpjestim te diteve te punes. Punedhenesi jep page te njenjte si per grate ashtu edhe per burrat qe kryejne pune me vlere te barabarte. Punedhenesi zbret nga paga e punemarresit taksat mbi te ardhurat dhe kontributin e sigurimeve shoqerore e shendetesore te parashikuara me ligj  KONTRATA E PUNES Kontrata e punes eshte nje mareveshje ndermjet punemarresit dhe punedhenesit,qe rregullon maredheniet e punes dhe permban te drejtat dhe detyrimet e paleve.Ne kontraten e punes punemarresi merr persiper te ofroje punen ose sherbimin e tij per nje periudhe te caktuar ose te pa caktuar kohe,ne kuader te organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter te quajtur punedhenes,i cili merr persiper te paguaje nje shperblim.Kontrata e punes mund te lidhet dhe ndryshohet me goje ose me shkrim.Ajo mund te ndryshohet vetem ne mareveshje midis paleve.Kontrata e punes e lidhur me shkrim duhet te permbaje: 1-Identitetin e paleve 2-vendin e punes 3-pershkrimin e pergjithshem te punes 4-daten e fillimit te punes 5-kohezgjatjen kur palet lidhin kontrate me afat te caktuar 9
  • 10. 6-kohezgjatjen e pushimeve te paguara 7-afatin e njoftimit per zgjidhjen e kontrates 8-elementet perberese te pages dhe daten e dhenies se saj 9-kohen normale javore te punes 10-kontrata e punes duhet te permbaje edhe kontraten kolektive ne fuqi Kur kontrata lidhet me goje punedhenesi eshte i detyruar qe brenda 30 diteve nga data e lidhjes se kontrates te hartoje me shkrim dokumentin perkates,te nenshkruar prej tij dhe punemarresit.  ZGIDHJA E KONTRATES SE PUNES ME KOHEZGJATJE ME AFAT TE PACAKTUAR ,TE CAKTUAR DHE ME AFAT TE GJATE. 1-Kontrata e punes me kohezgjatje te pa caktuar Kontrata me kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur zgjidhet nga njera pale dhe ka perfunduar afati i njoftimit.Tre muajt e pare te punes konsiderohen si prove.Pas kohes se marrjes ne prove per te zgjidhur kontraten me periudhe te pa caktuar, palet duhet te respektojne nje afat njoftimi prej nje muaji gjate vitit te pare te punes, prej dy muajsh ne dy deri ne pese vjet pune dhe tre muaj per me shume se pese vjet pune. Keto afate mund te ndryshohen me mareveshje me shkrim ose ne kontraten kolektive te punes. Kur punemarresi ka kryes deri ne gjashte muaj pune, afati i njoftimit nuk mund te jete me pak se dy jave. Afati i 10
  • 11. njoftimit eshte jo me pak se 1 muaj kur punemarresi ka kryer me shume se gjashte muaj pune. Afati i njoftimit per zgjidhjen e kontrates zgjatet sipas rastit,deri ne fund te javes deri ne fund te muajit. Kur njera nga palet e zgjidh kontraten pa respektuar afatet e njoftimit,zgjidhja trajtohet si zgjidhje me efekt te menjehershem. Punedhenesi i cili nuk respekton rregullat e ketij neni(neni 144) detyrohet ti jape punemarresit nje demshperblim prej dy muajsh page e cila i shtohet demshperblimeve te tjera te mundshme. Gjithashtu punemarresi perfiton shperblim per vjetersi,kur kontrata eshte zgjidhur nga punedhenesi dhe maredheniet e punes kane zgjatur jo me pak se 3 vjet. 2-Zgjidhja e kontrates me afat dhe me afat te gjate Kontrata me afat te caktuar perfundon ne momentin qe perfundon afati i parashikuar,pa zgjidhje paraprake.Kur mbas perfundimit te afatit te caktuar kontrata zgjatet ne heshtje te ketij afati,ajo konsiderohet si kontrate me afat te pacaktuar. Palet parashikojne nje periudhe prove jo me shume se 3 muaj,nuk mund te parashikohet prove pune kur ndermjet paleve ka qene lidhur nje kontrate pune,me objekt kryerjen e se njenjtes pune.Afati i njoftimit gjate kohes se proves eshte 5 dite. Kur kontrata lidhet per me shume se 3 deri ne 5 vjet,ajo mund te zgjidhet nga punemarresi pas 3 vjetesh.Ne kete rast afati i njoftimit eshte 2 muaj dhe zgjatet deri ne fund te muajit te dyte.Kur kontrata lidhet per me shume se 5 vjet atehere punemarresi mund ta zgjidhe kontraten pas 5 vjetesh ne kete rast 11
  • 12. koha e njoftimit eshte 3 muaj dhe zgjatet deri ne fund te muajit te trete.Ne perfundim te maredhenies se punes e cila ka zgjatur jo me pak se 3 vjet,punemarresi perfiton nje shperblim.  ZGJIDHJA E MENJEHERSHME E KONTRATES SE PUNES -Punedhenesi e punemarresi ne cdo kohe ,mund te zgjidhin menjehere kontraten e punes per shkaqe te justifikuara.Gjykata vendos nese egzistojne shkaqe te justifikuara per zgjidhjen e menjehershme te kontrates.Konsiderohen shkaqe te justifikuara,rastet kur punemarresi shkel detyrimet kontraktuale me faj te rende,si dhe rastet kur punemarresi shkel detyrimet kontraktuale me faj te lehte,ne menyre te perseritur,megjithe paralajmerimet me shkrim te punedhenesit.Kur shkaqet e justifikuara te zgjidhjes se kontrates me efekt te menjehershem lidhen me mos respektimin e kontrates nga njera pale,ajo duhet ti ndreqe teresisht demin e shkaktuar pales tjeter,si rrjedhim i mos respektimit te afatit te njoftimit.Ne rastet e pushimit te punes me arsye te justifikuara punemarresi e humbet te drejten e marrjes se shperblimit per vjetersine e punes. -Ne rastin e zgjidhjes se menjehershme te kontrates se punes me arsye te pa justifikuara,punemarresi ka te drejten e pages qe do te kishte fituar,nese maredheniet e punes do te kishin perfunduar ne 12
  • 13. mbarim te afatit te njoftimit te parashikuar ne ligj ose ne kontrate,ose ne perfundim te kontrates me afat te caktuar.Ne rastet e zgjidhjes se menjehershme te kontrates me arsye te pa justifikuara nga punedhenesi,gjykata duke vleresuar rrethanat vendos detyrimin e punedhenesit ndaj punemarresit me nje demshperblim me jo me shume se paga e nje viti pune. -Kontrata perfundon edhe me vdekjen e punemarresit.Ne kete rast punedhenesi duhet ti paguaje punemarresit pagen e nje muaji,duke filluar nga dita e vdekjes se tij dhe pagen e dy muajve nese punemarresi ka punuar me shume se tre vjet. -Ndersa ne rastin e vdekjes se punedhenesit kontrata i kalon menjehere trashegimtarve te tij pa u ndryshuar,ku secila pale mund ta zgjidhe kontraten duke respektuar afatin ligjor te njoftimit.  KOMUNIKIMI I PUSHIMIT NGA PUNA Pushimi nga puna duhet te komunikohet me shkrim.Shkresa per pushim nga puna nenshkruhet nga punemarresi ose nga perfaqesuesi i tij.Punedhenesi duhet te beje te njohura motivet qe e shtyjne per ta pushuar nga puna.Motivi i pushimit nga puna duhet te jete aktual.Afati i paralajmerimit percaktohet nga ligji ose nga mareveshja kolektive.Ndera per sa i perket pushimit nga puna te 13
  • 14. punemarresve qe u lind e drejta e pensionit,paralajmerimi mbaron vetem pasi plotesohet mosha.Ne rastin kur pushimi nga puna behet ne forme jo te shkruar,ose per qellime diskriminuese dhe arsyeja e pushimit eshte e pa justifikuar ne keto raste pushimi quhet antiligjor.Ne kete rast punemarresi ka te drejte te kundershtoje ne gjykate.  SINDIKATAT Sindikatat dhe organizatat e punedhenesve jane organizata profesionale shoqerore te pavarura qe krijohen si bashkime vullnetare te punemarresve ose punedhenesve.Qellimi i tyre eshte perfaqesimi dhe mbrojtja e te drejtave dhe interesave ekonomike ,profesionale dhe shoqerore te antarve te tyre.Organizatat e punedhenesve dhe te punemarresve kane te drejte te krijojne federata e konfederata dhe te antaresohen ne to.Federatat krijohen nga bashkimi vullnetar i dy ose me shume organizatave profesionale.Konfederatat krijohen nga bashkimi vullnetar i dy ose me shume federatave. Akti i krijimit dhe statuti i cdo organizate profesionale duhet te nenshkruhen nga jo me pak se 5 antare themelues per organizaten e punedhenesve dhe ne jo me pak se 20 antare themelues per organizaten profesionale te punemarresve. Ne statut detyrimisht duhet te percaktohen: 1- Emri i organizates 2-Vendi ku ndodhet selia e saj 14
  • 15. 3-Qellimi i saj 4-Kushtet e pranimit,te doreheqjes dhe te perjashtimit te antarve 5-Te drejtat dhe detyrat e antarve 6- Perberja dhe funksionimi i organeve drejtuese si dhe kohezgjatja e mandateve te tyre 7- Masat qe merren ne rast shperndarje. 8- Organizatat sindikale duhet te dorezojne ne Gjykaten e Tiranes aktin e krijimit dhe statutin e tyre,per njohjen e tyre si person juridik.Organizata sindikale fiton personalitet juridik pas 60 diteve nga dorezimi i statutit ne Gjykaten e Tiranes.  KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES Parimi juridik kushtetues se te punesuarit kane te drejte te bashkohen lirisht ne organizatat sindikale per mbrojtjen e interesave te tyre te punes(neni 50). Keshtu qysh ne fillimin shekullit te XV neni 159 i kodit te punes jep perkufizimin dhe elementet e kontrates kolektive te punes.Sipas kesaj dispozite kontrata kolektive e punes permban dispozita mbi kushtet e punesimit,lidhjen,permbajtjen dhe perfundimin e kontratave individuale te punes,formimin profesional si dhe mbi maredheniet midis paleve kontraktuese. Kontrata kolektive e punes ne kete veshtrim perben burimin me te rendesishme profesional si dhe me origjinal.Kontrata kolektive e punes lidhet nga nje ose disa punedhenes ose organizata punedhenesish nga njera ane dhe disa sindikata nga ana tjeter.Kontrata 15
  • 16. kolektive percakton fushen teritoriale dhe profesionale te zbatimit te saj.Ajo lidhet ne nivel ndermarrje ose dege sipas mareveshjes se paleve kontraktuese. Cdo organizate punemarresish perfaqesuese,e krijuar ne baze te ligjit,mund ti kerkoje cdo punedhenesi ose cdo organizate punedhenesish fillimin e bisedimeve per lidhjen e kontrates kolektive te punes ne nivel ndermarrje,ndermarrjesh apo dege aktiviteti,ne favor te nje apo disa kategorive profesionale.Shume organizata punemarresish mund ta ushtrojne kete te drejte se bashku.Kerkesa per fillimin e bisedimeve behet me shkrim.Ajo shoqerohet me kopjen e statutit te organizates ose organizatave te punemarresve kerkues si dhe me perfaqesuesit e nevojshem mbi perfaqesueshmerine e ketyre te fundit ne ndermarrje.Punedhenesi te cilit i eshte kerkuar fillimi i bisedimeve,duhet ta beje publike kerkesen,duke e afishuar ne nje pjese te dukshme gjate dy javeve ne ndermarrje,dhe nese kerkesa eshte bere ne nivel dege kerkesa duhet te afishohet ne te gjitha ndermarrjet e saj.Ne nenin 165 te kodit te punes kur perfaqesueshmeria e organizates ose e organizatave nuk eshte kundershtuar ose kur ajo eshte e njohur ne menyre perfundimtare, punedhenesi ose organizata e punedhenesve duhet te presin palet kerkuese te bisedimeve brenda 2 javesh,duke filluar nga data e perfundimit te afatit te afishimit ose ne rast kundershtimi te perfaqesueshmerise,duke filluar nga data e shpalljes perfundimtare te saj.Nese bisedimet nuk perfundojne brenda 30 diteve duke filluar nga data e perfundimit te afatit te afishimit,asnjera nga palet nuk mund ta perdore te drejten e greves pa vene me pare ne levizje ndermjetesin ose zyren e pajtimit. 16
  • 17. Kontrata kolektive eshte e vlefshme vetem me shkrim,ajo duhet te nenshkruhet nga te gjitha palet.Kontrata kolektive mund te zgjidhet ose ndryshohet vetem me shkrim. Kur kontrata shkelet nga njera pale,pala tjeter i drejtohet gjykates ose gjykates se Arbitrazhit krijimi i se ciles eshte parashikuar ne kontrate.Gjykata vendos detyrimin e pales fajtore per shlyerjen e demit te shkaktuar ndaj pales tjeter.Dispozitat e kontrates kolektive qe lidhen me kushtet e punes rregullojne drejtperdrejte maredheniet e kontrates individuale te punes te lidhura nga cdo punedhenes qe ka perfunduar kete kontrate.Kontrata kolektive lidhet per nje kohe te caktuar ose te pa caktuar.Kontrata kolektive e lidhur me afat te pa caktuar mund te zgjidhet nga secila pale.Ne kete rast afati i njoftimit eshte 6 muaj.Kontrata kolektive e lidhur per me shume se 3 vjet mund te zgjidhet nga secila pale pas perfundimit te ketij afati.Cdo kontrate individuale pune e perfshire ne fushen e zbatimit te kontrates kolektive,vazhdon te rregullohet nga dispozitat e kesaj kontrate,me perjashtim te rasteve kur ajo eshte ndryshuar me mareveshje midis paleve ose kur eshte zgjidhur midis tyre.Ajo permban te gjitha detyrimet qe parashtron kodi i punes.  E DREJTA E GREVES Greva eshte nderprerja e perkoheshme e punes,te cilen punemarresit e perdorin per zgjidhjen e kerkesave te tyre ekonomike e shoqerore e qe e ushtrojne ne perputhje me rregullat e percaktuara ne kushtetute si dhe ne aktet e tjera 17
  • 18. ligjore.Pjesmarrja ne greve eshte vullnetare,askush nuk mund te detyrohet te marre pjese kunder deshires se tij.Vetem sindikatat kane te drejte te organizojne greve dhe ta shpallin ate.Punedhenesi nuk ka te drejte qe gjate zhvillimit te greves te zevendesoje ne pune grevistet me persona te tjere,te cilet ne kohen e shpalljes se greves nuk kane qene punonjes te tij,si dhe nuk lejohet te marre punonjes te ri pas kesaj date.Greva quhet e ligjshme kur organizohet nga sindikata qe gezon personalitet juridik,kur ka per qellim te arrije nenshkrimin e nje kontrate kolektive pune ,ose nese egziston nje e tille,plotesimin e kerkesave qe burojne nga maredheniet e punes dhe qe nuk rregullohen nga kjo kontrate, kur sindikatat jane perpjekur te bien dakort duke iu nenshtruar procedures se ndermjetesimit dhe te pajtimit dhe kur nuk bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi. Greva nuk mund te ushtrohet ne sherbimet e rendesise jetike,ku nderprerja e punes rrezikon jeten,sigurine personale ose shendetin e nje pjese ose te tere popullsise sic jane: 1-Sherbimet e domosdoshme mjekesore dhe spitalore 2-sherbimet e furnizimit me uje 3-sherbimet e furnizimit me energji elekrtike 4-sherbimet e kontrollit ajror 5-sherbimet ne burgje 6-sherbimet e mbrojtjes kundra zjarrit Ne keto raste konfliktet kolektive zgjidhen ne menyre perfundimtare dhe te detyrueshme sipas nenit 196 te kodit te punes. 18
  • 19. Greva perfundon kur plotesohen kushtet ose kur sindikata qe e ka shpallur ate vendos te terhiqet.  MARRJA NE PUNE E NEPUNESIT CIVIL NE ADMINISTRATE,PROCEDURAT . "Nëpunësit civilë" në kuptim të këtij ligji janë ata nëpunës të institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët ushtrojnë autoritetin publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese, përcaktuar sipas nenit 11 të këtij ligji. 19
  • 20. Shërbimi civil është i ndërtuar dhe vepron mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi. 1-Mund të pranohen në shërbimin civil personat të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme: a) Të jenë shtetas shqiptar. b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar. c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës. ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse. d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. Pranimi në shërbimin civil kryhet nëpërmjet konkurrimit të hapur, bazuar në meritat. Nëpunësi civil i nënshtrohet një periudhe prove që zgjat një vit nga data e aktit të emërimit. Gjatë kësaj periudhe ai është nën kujdesin e një nëpunësi të vjetër dhe vlerësohet nga eprori më i afërt i tij. Veprimtaritë e trajnimit të përgjithshëm dhe të veçantë janë të detyrueshme për nëpunësit civil në periudhë prove. Në fund të periudhës së provës, eprori direkt vendos: a) konfirmimin si nëpunës civil; b) zgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në 6 muaj të 20
  • 21. tjerë; c) largimin nga shërbimi civil dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm. 2. Në administratën qendrore shpallja e konkurrimit bëhet nga Departamenti i Administratës Publike, me kërkesën e institucionit përkatës. Në institucionet e pavarura, shpallja bëhet nga departamentet e personelit. 3. Shpallja botohet në dy gazetat me qarkullim më të madh të paktën 30 ditë para datës së caktuar për konkurrim. 4. Konkurrimi zhvillohet në tri faza: a) Në fazën e parë bëhet përzgjedhja e kandidatëve për t'iu nënshtruar testimit dhe konsiston në verifikimin nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa do të pranohen për t'iu nënshtruar fazës së testimit. Kjo fazë zhvillohet nga Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës qendrore dhe nga departamentet e personelit për institucionet e pavarura. b) Në fazën e dytë zhvillohet testimi. Për zhvillimin e kësaj faze, Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës qendrore dhe departamentet e personelit në institucionet e pavarura, krijojnë komitete të veçanta . Këto komitete përbëhen prej pesë anëtarësh: një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike për institucionet qendrore ose një përfaqësues i Departamentit të Personelit për institucionet e pavarura; dy përfaqësues të institucionit të administratës publike qendrore apo vendore që kanë kërkuar plotësimin e vendit të lirë; dy profesorë nga fakulteti apo katedra sipas fushës në të cilën do të zhvillohet testimi ose dy specialistë të njohur nga fusha përkatëse. Komiteti ad-hoc do të hartojë një listë me tre kandidatët me rezultatet më të larta, duke u bazuar kryesisht në rezultatet e testimeve, por edhe në kualifikimet, përvojën profesionale, publikimet shkencore dhe aftësitë e veçanta të kandidatëve. Rezultatet e testimeve do të përbëjnë 70 për qind të pikëve totale të vlerësimit, ndërsa kualifikimet, përvoja profesionale, publikimet shkencore dhe aftësitë e 21
  • 22. veçanta të kandidatëve do të përbëjnë 30 për qind të pikëve. c) Në fazën e tretë bëhet vlerësimi përfundimtar i kandidatëve. Në këtë fazë, eprori direkt nën varësinë e të cilit nëpunësi do të punojë, zgjedh një nga tre kandidatët e propozuar nga komitetet ad-hoc. 5. Ankesat për zhvillimin dhe rezultatin e konkurrimit paraqiten në Komisionin e Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurrimit në dy gazetat me qarkullim më të madh. Nëse një ankesë rezulton e drejtë, ankuesi do t'i propozohet institucioneve për vendin më të parë të lirë të të njëjtës kategori dhe nivel që ai ka aplikuar. 6. Marrëdhëniet juridike të nëpunësit civil fillojnë me aktin e emërimit në shërbimin civil dhe janë pa afat. Akti i emërimit firmoset nga Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës qendrore dhe nga departamentet e personelit për institucionet e pavarura, pasi kalon afati për paraqitjen e ankesave, parashikuar në pikën 6 këtij neni.  SHKALLA E ANKIMIT 1-Një nëpunës civil, ndaj të cilit është marrë një masë disiplinore nga një organ disiplinor, mund të ankohet pranë komisionit të shërbimit civil kundër: a) konstatimit të bërë ndaj tij apo vlerësimit të veprimit të tij; ose b) masës disiplinore; ose c) konstatimit dhe masës së bashku; ç) për rastet e tjera të përcaktuara në ligj. 2. Nëse funksionari politik nuk e ka gëzuar statusin e nëpunësit civil para se të emërohej si funksionar 22
  • 23. politik dhe ndaj tij merret masa e përshkruar në pikën 9.8.b, atëherë ai nuk e ka të drejtën e ankimit. 3. Nëse funksionari politik ka gëzuar statusin e nëpunësit civil para se të emërohej si funksionar politik dhe ndaj tij merret masa e përshkruar në pikën 9.8.b, ai nuk ka të drejtë të ankohet për t’u kthyer në punë si funksionar politik, por mund të ankohet pranë komitetit disiplinor të ankimit njëlloj si një nëpunës civil, ndaj të cilit organi disiplinor ka dhënë masën e largimit nga puna. 4. Komiteti disiplinor i ankimit vepron sipas pikës 7 të këtij vendimi, duke e konsideruar ankuesin si një nëpunës të atij niveli që ai kishte para se të emërohej si funksionar politik. 5. Nëse komiteti disiplinor i ankimit hedh poshtë masën e largimit nga puna, atëherë me nëpunësin veprohet njëlloj si me funksionarët politikë që rikthehen në shërbimin civil, pasi u ka mbaruar afati i shërbimit si funksionarë politikë. 6. Nëse komiteti disiplinor i ankimit pranon kërkesën, por jep një masë më të lehtë disiplinore, atëherë ankuesi rikthehet në shërbimin civil njëlloj si në pikën 10.5, por i shoqëruar nga masa disiplinore e dhënë prej komitetit disiplinor të ankimit.  LARGIMI NGA SHERBIMI CIVIL 1. Nëpunësit civilë largohen nga shërbimi civil: a) kur japin dorëheqjen; 23
  • 24. b) kur mbushin moshën e pensionit; c) kur bëhen të paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat e tyre zyrtare, për shkak të kushteve shëndetësore; ç) kur dënohen me vendim të formës të prerë të gjykatës me heqje lirie; d) kur konkludohet paaftësia për të kryer detyrat e tyre, të paktën, pas dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme të rezultateve në punë; dh) në rastet e parashikuara nga neni 23 i këtij ligji; e) kur konstatohet papërshtatshmëria me vendin e punës, sipas nenit 24 të këtij ligji; ë) kur merret ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, nga organi kompetent, sipas procedurave të parashikuara në nenin 25 të këtij ligji. 2. Në rastet e parashikuara në pikën 1 shkronja "d" të këtij neni, menjëherë pas dhënies së vlerësimit të dytë negativ, institucioni përkatës i propozon Departamentit të Administratës Publike ose departamentit të personelit, të largojë nëpunësin civil nga detyra. Vendimi merret brenda 10 ditëve pune. 3. Ankesat kundër vendimit të mësipërm paraqiten në Komisionin e Shërbimit Civil, brenda 30 ditëve pune nga komunikimi i vendimit.  DISIPLINA NE SHERBIMIN CIVIL 24
  • 25. Vendimi për disiplinën në shërbimin civil ka për qëllim përcaktimin e kompetencave për dhënien e masave disiplinore personave ndaj të cilëve merren këto masa, të të drejtave që kanë palët në konflikt dhe procedurave për dhënien e masave disiplinore në shërbimin civil shqiptar. Vendimi synon t’i shërbejë mbrojtjes së personave të punësuar në shërbimin civil nga ndonjë masë e padrejtë që mund të merret ndaj tyre dhe, nga ana tjetër, siguron largimin nga shërbimi civil shqiptar të personave të padenjë për të punuar në të. 1. SHKELJET DISIPLINORE 1. Me “Moskryerje të detyrave pa shkaqe të pranueshme dhe sjellje e keqe gjatë kohës së kryerjes së detyrave” kuptohet: a) Mosbindja, pa shkaqe të pranueshme, ndaj eprorëve. b) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i orarit të punës. c) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i afateve të caktuara për kryerjen e detyrave. d) Sjellja e keqe, gjatë kohës së punës, me eprorët, kolegët, vartësit dhe publikun. 2. Me “Dëmtim pa shkaqe të pranueshme të pronës së shtetit ose krijimi i rrezikut për një dëmtim të tillë” kuptohet: a) Dëmtimi, pa shkaqe të pranueshme, i pronës ose shërbimeve shtetërore apo përdorimi i saj për veprimtari ose qëllime jo të miratuara zyrtarisht. 25
  • 26. b) Krijimi, pa shkaqe të pranueshme, i mundësisë për dëmtim apo keqpërdorim të pronës ose shërbimeve shtetërore. 3. Me “Kryerje e një veprimi pa shkaqe të pranueshme, i cili është në konflikt me rregullat e etikës së shërbimit civil ose që diskretiton një nëpunës civil ose institucion apo shërbim civil, pavarësisht nëse kryhet brenda ose jashtë zyrës” kuptohet: a) Kryerja, pa shkaqe të pranueshme, e ndonjë veprimi që diskrediton a cenon imazhin e një nëpunësi civil, institucioni të shërbimit civil apo imazhin e nëpunësit dhe shërbimin civil në përgjithësi. b) Mosrespektimi, pa shkaqe të pranueshme, i detyrave të nëpunësit civil dhe rregullave të etikës së shërbimit civil të përcaktuara në ligj dhe në aktet nënligjore për etikën në shërbimin civil, në zbatim të këtij ligji. 2. MASA DISIPLINORE 1. Neni 32 te ligjit për shërbimin civil jepen me shkrim dhe vendosen në dosjen personale, duke përshkruar shkeljen disiplinore për të cilën është dhënë per sherbimin civil jepet gojarisht dhe nuk shenohet ne dosjet personale . Ajo ka për qëllim këshillimin ose paralajmërimin për masa të tjera disiplinore në rast përsëritjeje të shkeljes . 26
  • 27. 2. Largimi nga puna i nëpunësve civilë dhe heqja e së drejtës për të punuar në shërbimin civil jepet sipas shkronjës “e” të pikës 2 të nenit 32 të ligjit për shërbimin civil. Kjo masë shoqërohet me humbjen e statusit të nëpunësit civil dhe e të drejtave që burojnë prej tij. Kjo masë vendoset në dosjen personale, duke përshkruar shkeljen disiplinore për të cilën është dhënë, dhe vihet shënimi përkatës në librezen e punes. 3. Masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “b”, “c” dhe “d” të pikës 2 të nenit 32 të ligjit mund të rishikohen, me qëllim që të zbuten apo të hiqen si masa disiplinore ose që të hiqen edhe nga dosja personale. Kjo bëhet vetëm nëse nëpunësi nuk kryen shkelje tjetër disiplinore dhe nëse sjellja dhe disiplina e tij kanë një përmirësim të ndjeshëm për një periudhë jo më të vogël se një vit nga dita e fillimit të zbatimit të masës disiplinore. 4. Zbutja e masës disiplinore ose heqja e saj nga dosja personale propozohet nga “komisioni disiplinor” dhe miratohet nga “organi disiplinor” që do të përshkruhen më poshtë: 3. ORGANET DISIPLINORE 1. Me termin “organ disiplinor” në këtë vendim do të kuptojmë organet që urdhërojnë apo miratojnë marrjen e masave disiplinore. 2. Organet disiplinore, në zbatim të nenit 32, pika 3, të ligjit për shërbimin civil, janë: 27
  • 28. Kuvendi Popullor, Presidenti i Republikës, Kryetari i Këshillit të Ministrave, anëtarët e Këshillit të Ministrave, titullarët e institucioneve të tjera qendrore dhe të organeve të pushtetit lokal dhe titullarët e tjerë të institucioneve të administratës publike.Këto organe japin masa disiplinore përkatësisht për personat e zgjedhur a të emëruar drejtpërdrejt prej tyre, si dhe për personat që janë punësuar në institucionet ku ata janë titullare. 3. Në rastet kur personi që ngarkohet me përgjegjësi disiplinor është nëpunës civil, organet disiplinore përkatëse ngarkojnë për shqyrtimin dhe gjykimin e shkeljeve disiplinore një trup gjykues disiplinor, i cili këtej e tutje do të quhet “Komision disiplinor”.Komisioni disiplinor përbëhet nga këshilli emërues i institucionit, në të cilin nëpunësi civil është i punësuar. 4. Në rastet kur personi që ngarkohet me përgjegjësi disiplinore është funksionar politik, organet disiplinore përkatëse mund t’i delegojnë funksionet e tyre, në përgjithësi, pranë kujtdo që ata e shohin të arsyeshme. a) ky grup duhet të ketë një numër tek personash dhe organi disiplinor duhet të emërojë një person si kryetar grupi; b) çdo person i emëruar duhet të ketë një post të një niveli më të lartë se personi që ngarkohet me përgjegjësi disiplinore; c) përcaktimi, nëse personi që ngarkohet me përgjegjësi disiplinore është fajtor ose jo dhe vendimi ndaj tij, duhet të konfirmohet nga organi disiplinor përkatës. 28
  • 29. 4. KËRKESA PËR SHKELJE DISIPLINORE Kërkesa për fillimin e procedimit për kryerjen e një shkeljeje disiplinore nga ana e një punësi civil duhet t’i drejtohet eprorit të drejtpërdrejtë të këtij nëpunësi, kurse për funksionarin politik duhet t’i drejtohet organit disiplinor përkatës. Kërkesa duhet: a) të jetë bërë me shkrim; b) të identifikojë personin që ngarkohet me përgjegjësi disiplinore; c) të përcaktojë saktë shkeljen disiplinore, si dhe detajet e rrethanat në të cilat pretendohet se është bërë kjo shkelje. 5. PROCEDURAT DISIPLINORE 1. Eprori i drejtpërdrejtë, pasi merr kërkesën dhe kryen veprimet që ai i konsideron të nevojshme për t’u sqaruar rreth saj, vepron në këtë mënyrë: 2. Me të marrë një raport mbi një shkelje disiplinore të kryer nga një nëpunës civil, organi disiplinor duhet të bëjë atë hetim që ai e konsideron të nevojshëm, dhe: 3. Në qoftë se organi disiplinor e raporton çështjen në prokurori ose ndërmerr veprime të procedimit, ai duhet ta pezullojë nëpunësin nga kryerja e detyrës 29
  • 30. së tij, nëse e gjykon këtë në dobi të interesit publik, derisa të merret vendimi përfundimtar. 4. Nëpunësi civil i pezulluar vazhdon të marrë pagën e tij bazë gjatë pezullimit, por organi disiplinor mund të urdhërojë që përfitimet e tjera, që nëpunësi do t’i merrte në kushte normale, të pezullohen. Nëse nëpunësi konsiderohet jofajtor nga organi kompetent ose nga organi disiplinor, të gjitha shumat që nuk i janë paguar, i kthehen atij menjëherë. 5. Procedurat disiplinore fillohen kur organi disiplinor dërgon një kërkesë me shkrim për fillimin e procedimit disiplinor ndaj nëpunësit civil tek kryetari i komisionit. 30