Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
TIRANA BUSINESS UNIVERSITY
FAKULTETI: ADMINISTRIM BIZNESI
VITI: I
LËNDA: E DREJTË BIZNESI
P...
TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN
Viti Traktati Komente
1952
Traktati themelues i Komunitetit
Evropian të Karbonit dhe Çeliku...
Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si
Traktati i Mastrihtit)
1993
- Krijohet Bashkimi Evropian
- Traktati i Mast...
Traktati i Nicës
2003
- Pas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen
institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të
funk...
Traktati i Mastrihtit - 1992
 Traktati i Mastrihtit njihet më shumë
si Traktati i Bashkimit Europian, pasi me
të, nisi rr...
Traktati i Amsterdamit - 1997 Në Amsterdam, më 16-17 qershor 1997,
kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 15
vendeve të ...
Traktati i Nicës - 2001
 Traktati i Nicës si dokument, i parapriu zgjerimit të Bashkimit Europian dhe si i
tillë ai u fok...
Traktati i Lisbonës - 2007
 Traktati i Lisbonës (i njohur fillimisht si
Traktati i Reformës) është një
marrëveshje ndërko...
Traktatet e Bashkimit Europian
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Traktatet e Bashkimit Europian

7,439 views

Published on

Traktate e Bashkimit Europian

Published in: Law
  • Login to see the comments

Traktatet e Bashkimit Europian

  1. 1. TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN TIRANA BUSINESS UNIVERSITY FAKULTETI: ADMINISTRIM BIZNESI VITI: I LËNDA: E DREJTË BIZNESI PUNOI: Denis Meça Albi Boduri
  2. 2. TRAKTATET E BASHKIMIT EUROPIAN Viti Traktati Komente 1952 Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut - Themelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC) 1957 Traktati i Romës (njihet edhe si Traktati i BE-së) - Themelohet KEE-ja dhe Euratom - Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës 1965 Traktati i Bashkimit - Krijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet Evropiane 1987 Akti Unik Evropian (AUE) - Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të Brendshëm
  3. 3. Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si Traktati i Mastrihtit) 1993 - Krijohet Bashkimi Evropian - Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet Evropiane. - Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e “çështjeve të brendshme dhe drejtësisë”. - Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër- qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE). Traktati i Amsterdamit 1999 - Ndryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së
  4. 4. Traktati i Nicës 2003 - Pas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të funksionojë në mënyrë eficiente. - Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i Romës bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar. Traktati i Lisbonës 2007 - Ky traktat e bën BE-në: Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, “Iniciativa e Qytetarëve”, Kapitulli i të Drejtave Themelore Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin e energjisë
  5. 5. Traktati i Mastrihtit - 1992  Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Europian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët europiane, Euro.  Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Europian dhe në Bashkimin Europian, u përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit europian.  Traktati i Mastrihtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, në 7 shkurt 1992  Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua Bashkimi Evropian me 12 vende anëtare të Komunitetit, të cilat ishin: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksmeburgu, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Spanja. Numri i anëtarëve do të shkonte në 15 në vitin 1995.  Në tërësinë e tij, Traktai i Maastrihtit mund të përmblidhet në tri elementë kryesore ose tri shtylla  - Së pari, veshja e Komunitetit europian (i cili zëvendësoi Komunitetin Ekonomik Europian), me kompetenca të gjera mbikombëtare; - Së dyti, bashkëpunimi në fushën e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë; - Së treti, bashkëpunimi në fushën e marrëdhënieve të brendshme dhe të drejtësisë.
  6. 6. Traktati i Amsterdamit - 1997 Në Amsterdam, më 16-17 qershor 1997, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 15 vendeve të Bashkimit Europian arritën në një marrëveshje politike për një traktat të ri për Europën, Traktatin e Amsterdamit  Ai afirmoi parimet e lirisë, të demokracisë dhe të respektit të të drejtave të njeriut  Ai mbetet një traktat shumë i rëndësishëm, pasi forcoi objektivat e arritura nga traktatet e tjera dhe, megjithëse jo në mënyrën që pritej, hodhi hapat për një bashkëpunim më të fuqishëm në nivel europian.  Traktati i Amsterdamit përcaktoi katër objektiva kryesore. 1. Punësimi dhe qytetari në zemër të bashkimit europian. 2. Qarkullimi i lirë dhe siguria. 3. Drejt një politikë të jashtme dhe të sigurisë të përbashkët. 4. Reforma e institucioneve europiane para zgjerimit.  Ai rishikoi pjesërisht sistemin e vendimmarrjes në këto drejtime:  forcoi në mënyrë të konsiderueshmë pjesëmarrjen e Parlamentit europian në procedurat legjislative të BE-së, nëpërmjet përgjithësimit dhe thjeshtësimit të procedurave të "bashkë-vendimmarrjes". Parlamenti europian dhe Këshilli i ministrave të BE-së i marrin vendimet së bashku dhe janë të barabarë këtë proces vendmmarrje për shumicën e akteve ligjore e kryesisht ato që lidhen me qytetarin: punësimi, shëndeti, qarkullimi i lirë, kërkimet, mjedisi, barazia në shpërblim etj..  në gjirin e Këshillit, unanimiteti kërkohet vetëm për çështjet kushtetuese dhe temat e ndjeshme si për shembull fiskaliteti, dhe kuadri rregullator për emigracionin dhe viza për 5 vjet.
  7. 7. Traktati i Nicës - 2001  Traktati i Nicës si dokument, i parapriu zgjerimit të Bashkimit Europian dhe si i tillë ai u fokusua në ato çështje, që kanë të bëjnë me sigurimin e mirëfunksionimit institucional, në momentin e hyrjes së anëtarëve të rinj, pra në momentin kur Bashkimi Europian do të numërojë 30 anëtarë. Nga kjo pikëpamje, Traktati i Nicës përqëndrohet kryesisht në reformën institucionale, të orientuar në tri drejtime kryesore: - procedurat e vendimmarrjes në gjirin e Këshillit, - përbërja dhe funksionimi i institucioneve europiane, - forcimi i bashkëpunimit.  Dy drejtimet e para lidhen me tre shtyllat e Bashkimit Europian. Veç këtyre çështjeve themelore, u trajtuan edhe probleme me natyrë institucionale si për shembull: thjeshtësimi i traktateve, përcaktimi i kompetencave, integrimi në Kartën e të Drejtave Themelore dhe roli i parlamenteve kombëtare.  Traktati i Nicës u nënshkrua nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare më 26 shkurt 2001, ndërkohë që ratifikimi i tij, në vende të ndryshme u realizua ose nëpërmjet miratimit në parlament, ose me referendum. Si rrjedhojë e këtij procesi, Traktati hyri në fuqi më 1 shkurt 2003.
  8. 8. Traktati i Lisbonës - 2007  Traktati i Lisbonës (i njohur fillimisht si Traktati i Reformës) është një marrëveshje ndërkombëtare e cila ndryshon dy traktatet të cilat formojnë bazën kushtetuese te Bashkimit Evropian (BE). Traktati i Lisbonës u nënshkrua nga shtetet anëtare të BE-së më 13 dhjetor 2007, dhe hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Ajo ndryshoi Traktatin e Mastrihtit (1993), i cili gjithashtu është i njohur si Traktati në Bashkimin Evropian, si dhe të Traktatit të Romës (1958), i cili gjithashtu është i njohur si Traktati themelues të Komunitetit Europian (TEEC) në Lisbonë, Traktati i Romës u riemërua në Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU).  Qëllimi i deklaruar i traktatit ishte për të "përfunduar procesin e filluar nga Traktati i Amsterdamit [1997] dhe me Traktatin e Nicës [2001] me qëllim rritjen e efikasitetit dhe legjitimitetit demokratik të Bashkimit dhe për përmirësimin e koherencës së saj veprim  Afati kohor për traktatin:  • 21-23 qershor 2007: Takimi i Këshillit Evropian në Bruksel, mandati për Konferencën Ndërqeveritare (IGC)  • 23 korrik 2007: IGC në Lisbonë, teksti i Traktatit të Reformës  • 07-08 shtator 2007: Takimi i ministrave të jashtëm  • 18-19 tetor 2007: Këshilli Evropian në Lisbonë, marrëveshja përfundimtare mbi Traktatin e Reformës  • 13 dhjetor 2007: Nënshkrimi në Lisbonë  • 1 Janar 2009: Data e planifikuar e hyrjes në fuqi

×