2. Ahmet Zogu,
formalisht Naltmadhnia e Tij Zog
I Skëndërbeu III Mbret i
Shqiptarëve, (Lindi më 8
Tetor 1895 , në Burgajet tëMatit, në
një kështjellë të ndërtuar rreth
shekullit të XV. - 9
Prill 1961. Suresnes pranë Parisit),
ishte politikan shqiptar, Ministër i
Brendshëm (30 janar, 1920 – 14
nëntor, 1920), kryeministër
i Shqipërisë (1922-1924),
president (1925 - 1928) dhe mbret i
shqiptarëve 1 shtator1928 - de
facto 7 prill 1939 pas pushtimit
italian, ndërsa de iure më 2
janar 1946 pas shpalljes së
Shqipërisë Republikë.
3. • U lind Ahmet Muhtar(kryeplak)[3] Bej Zogolli në kalanë e Burgajetit,
qytet i afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë iXhemal
Pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije
Toptani në 1895. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarë
tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Familja e s'ëmës,
Toptani, pretendonte se ishte trashëgimtare nga motra e heroit
kombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica.
• Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron,
Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz
Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15
Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lycée
Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane
në rënie, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë
ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit,
i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal Bej
Zogolli.
• Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-
Hungarisë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919
përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai
shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë
shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën
gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë
perëndimore.
4. Kronologjia e jetës së Zogut
• Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u
kthye në Shqipëri, për arsye se
Fuqitë Ballkanike, të
përkrahur hapur nga Rusia, po
përgatiteshin që ti shpallnin
luftë Perandorisë Osmane, si
rrjedhojë Shqipëria do të
vuante pasojat e kësaj lufte.
Në 1 Nëntor 1912, ai merr
pjesë me ~2000 matjanët e Tij
në luftë kundër ushtrive serbo-
malazeze duke i ardhur në
ndihmë qytetit të Shkodrës i
cili mbrohej nga Hasan
Riza Pasha dhe daja i tij Esat
Pashë Toptani.
• Por thyhet keq nga serbët në
Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912,
në shpalljen e pavarësisë
në Vlorë nga Ismail Qemali,
Matin, Dibrën dhe Mirditën do
ta përfaqësonte Beu i Vogël, i
cili kryesonte delegacionin
prej 26 vetash. Ndërkohë që
luftonte, u njoftua se Dibra u
pushtua dhe u dogj nga forcat
serbe, si dhe po i drejtoheshin
Matit. Atëherë Ahmet Zogu me
shpejtësi të madhe u nis për në
Mat, ku filloi menjëherë
përgatitjet për të mbrojtur të
paktën Matin nga sulmi.
5. Mbas një përgjigje negative nga ana e
rebelëve, ai marshon
drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat
rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë
kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi
largohet nga Shqipëria dhe ia lë
administrimin e vendit një përfaqësie
ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu,
të tërhiqej nga Kruja drejt Matit.
• Mbas përfundimit të kuvendit u kthye
në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen
e krahinave të Matit dhe Dibrës,
kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat
Zogu, kishte shumë armatim dhe
municione për të cilët kishin nevojë
kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët
vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe
një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë
dhe bijtë e tij nuk i braktisën të
ardhurit por i mbajtën në familjet e
tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë
qeverisjes së Ismail Qemalit, Zogu
mbrojti interesat e kësaj qeverie duke
kundërshtuar edhe Esat Pashë
Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe
përpjekjeve të Princ Vidit që të
instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai
e përkrahu atë. Në pranverën e 1914,
plasi një kryengritje kundër Vidit (e
cila mendohej se ishte ideuar nga Esat
Pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë
të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat
rebele që të tërhiqeshin dhe mos të
rrezikonin interesat kombëtare.
6. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë
dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë
(çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin
Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e
tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb
dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si
shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat
Toptanit donin ta internonin. E jëma, i kërkon ndihmë At' Pal Dodajt, atëherë
në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat
Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu
shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake.
7. Më 11 shkurt 1920 pas
kundërshtisë italiane për të
mos lejuar vendosjen e
qeverisë në kryeqytetin e
vendit në Durrës, Zogu çan
barrikadën dhe siguron
vendosjen e qeverisë dhe
Këshillit të Naltë në Tiranë.
• Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së
Franc Jozefit, në Vjenë u bë
kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një
delegacion nga Shqipëria. Mbas
kësaj ceremonie austriakët i
kërkuan Zogut, që të qëndronte në
Vjenë, vend i cili kishte ofruar
bursa për një grusht shqiptarësh, e
kishte plane për vendin tonë. Atje
takon dhe Çatin Saraçin[4]. Ai u
detyrua të vendosej në Vjenë deri
në përfundim të Luftës. Në 1919,
Shqipëria rrezikonte realisht
ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet
në aktivitetin politik duke kërkuar
që të mbahej një kongres kombëtar
për të mbrojtur fatet e Shqipërisë,
kongres që u mbajt në Lushnjë me
21-31 janar 1920 i siguruar me
9,000 vete nga ai (Kongresi e
emëroj ministër te brendshëm).
8. Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"
• Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një
grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror
në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas
zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i
formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin
e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në
votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja
Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare
të Trashëgueshme.
• Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të
Shqiptarëve" nën emrin "Zog I". Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar
për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte
mbushur plot me deputetë, punonjës civilë, kryetarë të fiseve disa të veshur
me frakë dhe të tjerë me feste prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të
huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në
sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet
pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa
dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u
rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e
rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.
9. Largimi nga vendi
• Më 7 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist,
largohet nga Shqipëria. Më 8 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe
fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga
ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë
Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të
lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në
Greqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëm
ndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtu
fillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3
Maj 1939mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të
vendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për në
Evropë. Më 2 Maj 1939familja mbretërore e shoqëruar nga tetë
vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në
Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet pati
mundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesa
grekët. Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjen
sërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmën
e një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqia
dhe i hodhi sytë drejt Britanisë.
10. • Ai e informoi ambasadorin n'Ankara për dëshirën e tij m'u vendos
në Londër. Pergjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotua
se nuk do të perfshihej n'asnjë aktivitet politik. Me qëllim që të
shmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmes
Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin një
udhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiu
etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2
Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i
Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe
merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të
larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarë
aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në
Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22
Qershor1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe
fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz
dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në
Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18
Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti
Faruk i Egjiptit.
• Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në
fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin
“Foch”, më 8 Prill 1961.
11. Hymni i Mbretit ZOG I Mbreti i
Shqiptareve
• Si shkëndijë që lëshohet prej
diellit
• Edhe tym edhe mjergull
shpërndanë,
• Si rrufe që shkëputet prej qiellit
• E shkatërron edhe djek e
përlanë,
• Si një engjëll I nalt prej Zotit
• Si një yll që zbret befas mbi dhe,
• Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
• Ashtu leu Zog’ I re për ne,
• Rroftë Zog I parë, rroftë,
• Shpëtimtari I Atdheut,
• Brez pas brezit mbretëroftë,
•
• Përmbi fron’ e Skënderbeut.
• Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
• Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
• Se në kanë tallaze e valë,
• Syri yt as u-tremb, as u-tut,
• Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
• Brez pas brezit kujtim je për ne,
• Merr kurorën me lul’ e dafin
• Si I dytë I vërtetë Skënderbe,
• Rroftë Zog I parë, rroftë,
• Shpëtimtari I Atdheut,
• Brez pas brizit Mbretëroftë ;
• Përmbi Fron e Skënderbeut.