SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Bukuroshja
e durresit
Eshtë mozaiku më i vjetër i zbuluar në
Shqipëri deri më sot. Ka permasat 5.1 X 3m
dhe është realizuar me gurë zalli
shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e
zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë
bisqe me lule zambaku, lule këmbane e
rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë
sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha
janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme
kurse sfondi është i zi.[1] Motive zbukurimi të
ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët
bashkëkohës të Pelas (Maqedoni e Lashtë)
• Arkeologët e kanë zbuluar një bust të
periudhës romake të shekullit të dytë, që
sipas ekspertëve, është zbulimi më i
rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e
fundit në Shqipëri.
“Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më
i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në
Shqipëri, pasi ende është i paprekur”, tha
profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i
cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni,
së bashku me arkeologët shqiptarë.
Ekspertët thonë se busti i atletit të
panjohur i gjetur në Apolloni, 120
kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në
gjendje shumë të mirë.
Apollonia është njëri nga terrenet më të
mëdha arkeologjike në Shqipëri.
Sipas tij, busti “për shkaqe të sigurisë,
ishte dërguar në Muzeun Arkeologjik të
Tiranës, pasi muzeu Apollonia ende nuk e
ka të vendosur sistemin e sigurisë”.
• FIER - Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në
Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje ë
periudhës romake është zbuluar nga gërmimet që kreu
ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e
krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari ë
periudhës romake. Vepra mendohet se I përket shekullit
të II ose të III pas lindjes së Krishtit.
Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në
Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja
është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur
në gjendje shumë të mirë. Vetë ekspertët, flasin për një
zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj,
përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën
është zbuluar.
• FIER-Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në
parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i
përket një aristokrati të periudhës romake, një tjetër bust
njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro-
francez.
Bëhet fjalë për një bust femre që i përket sërish periudhës
romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes
së Krishtit.
Busti i femrës është gjetur shumë prane vendit që u
zbulua busti prej mermeri i burrit të lashtë.
Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në
Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është
busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas
ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu
referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe
gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e
një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e
kulturore. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake
është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-
franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se
këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra
mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes
së Krishtit.
• Elbasan: Zbulohen dy relieve antike
Dy relieve antike,që i takojnë fillimit të shekullit
të I të erës sonë janë zbuluar gjatë pastrimit të
kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, nga një
person që po kryen një investim brenda mureve
të këtij monumenti."Këto dy relike kanë lidhje
me Scampinin e hershëm,(emri i vjetër i
Elbasanit),para se të ndërtohej kalaja", tha
arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e këtyre
zbulimeve është se një prej relieve tregon
figurën e një qytetari të Scampinit të hershëm,
me emrin ilir Grikus, i dëshmuar dhe në Durrës.
Relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje i
njohur në Durrës, që dëshmon se vendbanimet
romake në rrugën Egnatia u populluan nga ilirët.
• TIRANË- Një instrument muzikor fyell i shekullit të parë para Krishtit, që i
përket periudhës romake, është zbuluar një vit më parë në qytetin e
Lezhës dhe po restaturohet pranë Institutit të Arkeometrisë dhe
Konservimit. Drejtori i këtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh të
mërkurën në një prononcim për mediat se, "gjatë vitit të kaluar në Lezhë
është zbuluar një mori fragmentesh prej kocke, të cilat nuk kishin asnjë
formë, por disa indikacione që treguan se ishte një instrumet muzikor, një
fyell i shek të parë para Krishtit, ose i shekullit të parë pas Krishtit që i
përket periudhës romake".
"U desh një punë shtatëmujore që të arrihej në restaurimin e këtyre
fragmenteve, mbi 200 copë dhe që krijuan këto fragmente me të mëdha",
tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton që këtu
mund të ketë qënë ose një punishte që prodhonte instrumenta muzikore,
ose një dyqan ku shiteshin këto instrumenta, por kjo nuk është përcaktuar
akoma, dhe do të dojë ende gërmime te tjera arkeologjike që të
përcaktohet me saktësi".
Duke u ndalur te rëndësia e këtij objekti, drejtori i Institutit të
Arkeometrisë dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "është hera e parë
që zbulohet një objekt i tillë me një grumbull të tillë fragmetesh prej kocke
që i përkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "në Shqipëri kemi dy
raste analoge të këtij tipi, pasi në vitin 1975 është zbuluar në Apolloni një
grup kockash të ngjashme me këto, të futura në një enë bronxi dhe rasti
tjetër është ai i një viti më parë në Lezhë".
Ai shtoi më tej se, "ne mendojmë që të mos jetë vetëm nëj instrument
muzikor, por disa dhe duhet që në të ardhmen të angazhohen disa
specialistë të historisë së veglave muzikore, në mënyrë që japin një të
dhënë të saktë për këtë çështje".
• Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohur
Arkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të
panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën histroike të Apollonisë,
pranë Fierit. Vepra mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të
dytë pas erës së re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e
mëdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është
gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi
18 shekuj më parë. Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun
Arkeologjik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër
zbulimin arkeologjik më të fundit të bërë në Apolloni.
Berisha, vlerëson lartë zbulimin më të fundit në Apolloni
Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun Arkeologjik në Qendrën e
Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër zbulimin arkeologjik më të
fundit të bërë në Apolloni. Arkeologët shqiptarë në bashkëpunim me
arkeologë francez, kanë zbuluar bustin e një aristokrati nga Apollonia, që i
përket gjysmës së dytë të shekullit të II pas Krishtit.
Ky prezantim iu bë Kryeministri Berisha nga Profesor Jean-Luc Lamboley,
bashkëdrejtori francez i ekspeditës së përbashkët shqiptaro – franceze të
Apollonisë, i cili theksoi se ky zbulim, fryt i një bashkëpunimi të gjatë
shqiptaro – francez në këtë qendër arkeologjike, është një kryevepër, një
nga skulpturat më të bukura të repertorit botëror të periudhës romake të
shekullit të dytë të erës sonë dhe një dëshmi tjetër e zhvillimit të lartë
kulturor të Apollonisë në kohën e artë të lulëzimit të saj në shekullin e dytë
pas Krishtit.
• Kryeministri tha se ky zbulim ka vlerë të paçmueshme dhe të jashtëzakonshme . “Vlerat e tij janë
të jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu
janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë” theksoi ndër të tjera
Kryeministri.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se;
“Dua të shpreh vlerësimin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë ekipit
shqiptaro-francez, që zbuloi këtë verë, një kryevepër të gjenisë krijuese në skulpturë të të gjitha
kohërave.
Ky zbulim, siç theksuat ju, ka vlerë të paçmuar të jashtëzakonshme. Vlerat e tij janë të
jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë
akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë. Një përjetësi e bazuar në vlera
të qytetërimit perëndimor.
Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor
ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë
është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm.
Dua të rikujtoj këtu një historian të shquar austriak, i cili ka shkruar njërin nga librat më të mira
për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në mënyrë të përsëritur Johanes Hans shtron pyetjen, çfarë janë
këta shqiptarët?
Dhe ajo që është shumë mbresëlënëse shumë impresionuese ta jep përgjigja, se tek shqiptarët
gjen element jo të paktë të kulturës helenike, të kulturës romake dhe dikush mund të mendojë se
këto janë huazime të shqiptarëve nga këto kultura.
Ky historian i shquar ka mendim tjetër, ai mendon së ilirët morën njëlloj si helene dhe romakët
apo trashëgoi njëlloj si helenet dhe romakët nga popullata pre helene , pre romake, shumë nga
ata element që sot u atribuohen helenëve apo romakëve.
Komentet e mia nuk kanë lidhje me skulpturën e mrekullueshme, sepse të gjitha vlerësimet do
t’ia bëni ju mbi kriteret më të sakta shkencore, por unë dhe njëherë dua t’ju shpreh mirënjohjen
më të thellë, ju z. profesor, Qeverisë franceze, Ambasadores, për këtë ndihmë jashtëzakonisht të
çmuar. Ky zbulim për qeverinë shqiptare ka edhe një dimension tjetër të frymëzimit të saj, të
detyrimit të saj, për të fuqizuar mbështetjen për arkeologjinë shqiptare, për të fuqizuar
bashkëpunimin me vendin tuaj mik dhe vendet e tjera mike në këtë fushë jashtëzakonisht të
rëndësishme në rrafshin kulturor në rrafshin historik dhe në tërësi. Dhe një herë faleminderit
shumë, unë u mrekullova nga ky zbulim”.
• Për të ditur ekzistencën e një populli apo edhe lashtësinë e tij duhet shohësh edhe objektet e tij
kulturore. Por për të gjetur vlerat kulturore të popullit tonë duhet të shkosh në shtete të tjera,
pasi monumentet e kulturës janë vjedhur dhe janë dërguar në muzetë e huaja. Daton në vitin
1418 vjedhja e parë e monumenteve tona të kulturës. E duket se arkeologu Kiriaku i Ankonës e
ka pasur dorë "të mbarë", pasi vjedhjet e kulturës sonë të lashtë kanë vazhduar edhe vite më
pas, duke pasuar njëra-tjetrën qoftë edhe në vlera monetare. Por duket se tashmë këto
monumente të vjedhura do të rikthehen në vendin e origjinës. Madje për këtë ministri aktual i
Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka bërë një sërë kërkesash në vendet ku janë gjetur
monumentet tona të kulturës, që ato të rikthehen në Shqipëri. Ky proces i nisur do të vazhdojë
më tej për të rikthyer në vendin tonë objektet kulturore shqiptare.
Vjedhjet
Kanë kaluar afro 600 vjet kur Kiriaku i Ankonës kreu ekspeditën e parë arkeologjike në Shqipëri.
Që nga viti i largët 1418, nëntoka shqiptare ka shërbyer si një truall i mirë për studiues,
shkencëtarë e trafikantë, jo vetëm për të gjetur thesaret e kohës së vjetër, por edhe për t'u
pasuruar me tregtinë e tyre. Shqipëria në këtë drejtim, mund të quhet pa frikë si e vjedhura e
madhe e Evropës. Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, janë rreth 1700 objekte
kulturore të vjedhura, ku disa prej tyre priten të kthehen në Shqipëri.
Qendra e Inventarizimit
Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është ngritur në vitin 1995, me detyrë
krijimin e katalogut informativ të trashëgimisë kulturore. Më pas, në vitin 2003 del ligji për
trashëgimin kulturore, i cili vë detyra të rëndësishme jo vetëm në fushën e Regjistrit të
Trashëgimisë Kulturore të vendit, por edhe në mbrojtjen dhe menaxhimin e saj në mënyrë
bashkëkohore. Në Qendrën Kombëtarë është krijuar katalogu "Onufri", i cili përmban
trashëgiminë kulturore, të dhëna nga institucionet gjatë periudhës. Katalogu tjetër përmban të
regjistruara të gjitha pasuritë kulturore që nuk e kanë marrë statusin si të tillë, por do ta marrin
me kalimin e kohës. Është një katalog që ka një rëndësi shumë të madhe për mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore që është krijuar para 15 vjetësh e vazhdon të krijohet ende. Regjistrimi në
këtë katalog i veprave të artit apo objekteve të tjera që krijohen sot, të cilat qarkullojnë lirshëm
brenda dhe jashtë vendit, por duke qenë të pajisura me kartelë nga ky institucion, mbrohen
kryesisht nga të gjithë fenomenet negative. Ndërsa katalogu i tretë është i objekteve të humbura.
Në këtë katalog janë të gjithë vjedhjet e objekteve që kanë ndodhur nga 1991 e deri ne 1997 nga
denoncimet që janë bërë në polici. Por tani në këtë katalog do të jenë të gjitha objektet e
humbura edhe në vitet në vazhdim. Ky katalog është krijuar nga Qendra në bashkëpunim edhe
me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
• Objektet që pritet të kthehen në atdhe
Shtatorja e Artemisit të Nikesë, e grabitur në Finiq, është objekt i shek III
p.k. e lartë 125 cm, e punuar në mermer. Është gjetur në Finiq, Sarandë.
Është grabitur në mars 1997 në Butrint. Statujës i mungojnë dy krahë,
koka dhe ka shumë dëmtime në sipërfaqe. Perëndesha e Nikesë ka veshur
një mantel të gjatë të palosur, ku nën gjoks krijon një apoptygma.
Paraqitet në lëvizje. I përket periudhës helenike. Shtatore djali (Apolloni),
grabitur në Butrint, shek. II e.re. Është e lartë 138 cm, e punuar në
mermer. Perëndia Apollon paraqitet i zhveshur, me trupin e mbështetur
mbi këmbën e djathtë; e majta është e avancuar përpara. Aktualisht
statuja është acefale, por koka është punuar më vete dhe tani ruhet në
Muzeun Arkeologjik të Tiranës.
Monumentet e vjedhura
1418
Në Shqipëri kryhet eksplorimi i parë arkeologjik nga Kiriaku i Ankonës.
Gjatë gërmimeve të kryera u gjetën një sërë objektesh kulturore që i
përkisnin vendin tonë. Por këto objekte nuk u shënuan në listën e
monumenteve kulturore, duke sjellë kështu edhe marrjen e tyre nga vet
arkeologu.
• 1435
Në Shqipëri kryhet eksplorimi i dytë po nga Kiriaku i Ankonës. I cilësuar si
një nga udhëtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Kiriaku i Ankonës raporton
nga udhëtimet e tij në detin Mesdhe të dhëna të shumta, vizatime dhe
kopje të teksteve të vjetra. Madje disa prej tyre janë marrë nga vet ai gjatë
gërmimeve në Shqipëri.
1798Një nga vjedhjet që është kryer te ato të cilësuara monumente kulture
janë edhe gurët e një amfiteatri antik në vendin tonë, atë të Apolonisë.
Kështu që nga gërmadhat e Apolonisë, Ibrahim Pasha i Beratit në vitin 1798
merr 70 qerre me gurin e amfiteatrit për të ndërtuar sarajet e veta.
1859
Një nga arkeologët francezë merr nga vendi ynë monumente kulture për t’i
dërguar më pas në vendin e tij. Kështu në vitin 1859 merret në Apoloni dhe
dërgohet në Muzeun e Luvrit një satiri. Arkeologu Goltier de Klabri kishte
bërë të njëjtën gjë edhe me një statujë të Votories në muret e Manastirit të
Pojanit.
1861
Arkeolog të shumtë kanë mbërritur në vendin tonë duke gërmuar vende të
ndryshme antike dhe duke nxjerrë prej tyre monumente nga më të
ndryshme dhe më me vlerë. Në vitin 1861 dërgohen në Muzeun e Luvrit
mbishkrime e skulptura nga Apolonia dhe Durrësi. Arkeologu francez Leon
Hëzej ndërmori një ekspeditë në Shqipëri me këtë qëllim.
• 1872
Janë nxjerrë nga dheu apo janë vlerësuar nga arkeologë të huaj. Por edhe pse janë
pjesë e vendit tonë, skulptura të ndryshme apo edhe mbishkrime të vjetra që i
përkasin kohës së antikitetit janë dërguar në muze të vendeve të huaja. Kështu në
Luvër dërgohet një figurinë bronzi e gjetur në Gur të Zi në Shkodër e quajtur “Një
damë antike shqiptare”.
1880
Dihen që janë monedha shqiptare, por edhe pse kanë mbishkrimin e shqiponjës dy
krenare nuk kanë qëndruar në këtë vend. Pasi në vitin 1880 Artur Evans grabiti një
thesar monedhash. Por jo vetëm kaq, së bashku me to edhe një shpatë bronzi dhe
objekte të tjera, të marrë në Selcë të Shkodrës.
1894
Në vitin 1894 zbulohen në qytetin e Durrësit 50 copë drahme. Këto lloj monedhash
nga studimet e shumë historianëve janë përdorur nga viti 400 i erës sonë e deri në
mesin e vitit 300 para erës sonë. Por këto drahme pasi zbulohen nuk shkojnë në
Muzeun tonë Kombëtar, por dërgohen në Muzeun e Vjenës.
1899
Një arkeolog francez me emrin Dëgran zbulon disa objekte në Kalanë e Dalmacës dhe
i dërgon në Muzeun Sen-Zhërmen në Paris. Por jo vetëm ky, pasi po në këtë vit një
arkeolog gjerman i quajtur Treger zbulon pas disa gërmimesh në Kalanë e Dalmacës
shumë objekte të cilat i dërgon më pas në Muzeun e Berlinit.
1902
Nëse janë objekte me vlerë, këtë fare mirë e dinë arkeologët e huaj, të cilët kanë
shëtitur shpeshherë vendin tonë dhe kanë marrë prej tij jo pak objekte apo
monumente kulture me vlerë. Në zonën e Peqinit zbulohet një thesar. Është
interesant fakti se pjesët e tij dërgohen në muzeumet e Stambollit, Parisit dhe Nju
Jorkut.

More Related Content

What's hot

Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareDenis Lezo
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiMartina Shtufi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projektFacebook
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeaulenc gjini
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...xhovanaluli
 

What's hot (20)

Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Skenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetareSkenderbeu & Rilindja kombetare
Skenderbeu & Rilindja kombetare
 
Projekt Kruja
Projekt KrujaProjekt Kruja
Projekt Kruja
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi
 
matematika projekt
matematika projektmatematika projekt
matematika projekt
 
Duhani, rreziqet
Duhani, rreziqetDuhani, rreziqet
Duhani, rreziqet
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematike
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
 
Ulliam shekspir
Ulliam shekspirUlliam shekspir
Ulliam shekspir
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 

Viewers also liked

HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEAltin Emiri
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe faunasara7991
 
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Media
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream MediaIzrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Media
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Mediajimiizrael
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neAn An
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptitaldo bega
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
Historiku i Egjiptit të Lashtë
Historiku i Egjiptit të LashtëHistoriku i Egjiptit të Lashtë
Historiku i Egjiptit të Lashtëaldo bega
 
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- ProjektPiramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- ProjektEltonAlbert
 
Ndotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiNdotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiErvis Leçi
 
Veprimtari praktike histori e thelluar
Veprimtari praktike histori e thelluarVeprimtari praktike histori e thelluar
Veprimtari praktike histori e thelluarAlgita Mesiti
 
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historikePunim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historikeAgonHashani
 

Viewers also liked (20)

HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKEBota antike GREKE dhe ROMAKE
Bota antike GREKE dhe ROMAKE
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
Flora dhe fauna
Flora dhe faunaFlora dhe fauna
Flora dhe fauna
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Piramidat
PiramidatPiramidat
Piramidat
 
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Media
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream MediaIzrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Media
Izrael Social Media Lecture Blogging vs. Mainstream Media
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Albania
AlbaniaAlbania
Albania
 
Zbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike neZbulimet arkeologjike ne
Zbulimet arkeologjike ne
 
Temple of Hatshepsut, Deir el-Bahri
Temple of Hatshepsut, Deir el-BahriTemple of Hatshepsut, Deir el-Bahri
Temple of Hatshepsut, Deir el-Bahri
 
Piramidat e Egjiptit
Piramidat e EgjiptitPiramidat e Egjiptit
Piramidat e Egjiptit
 
Sociologjia
SociologjiaSociologjia
Sociologjia
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Historiku i Egjiptit të Lashtë
Historiku i Egjiptit të LashtëHistoriku i Egjiptit të Lashtë
Historiku i Egjiptit të Lashtë
 
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- ProjektPiramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
Piramidat e Egjiptit dhe Enigmat e tyre- Projekt
 
Ndotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne ShqiperiNdotja akustike ne Shqiperi
Ndotja akustike ne Shqiperi
 
Veprimtari praktike histori e thelluar
Veprimtari praktike histori e thelluarVeprimtari praktike histori e thelluar
Veprimtari praktike histori e thelluar
 
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historikePunim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
Punim seminarik: Ruajtja e trashegimisë historike
 

Similar to Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...UNESCO Venice Office
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik sara7991
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarveJURIST
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Skulptura Greke - Prezantim
Skulptura Greke - PrezantimSkulptura Greke - Prezantim
Skulptura Greke - PrezantimJusaWeb Dreni
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*Vajza Vogel
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetAn An
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 
ARTI PAMOR
ARTI PAMORARTI PAMOR
ARTI PAMORroni45
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Lo Ri
 

Similar to Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore) (20)

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
 
7
77
7
 
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik Nje guidim ne nje vend arkeologjik
Nje guidim ne nje vend arkeologjik
 
Arkeologji
ArkeologjiArkeologji
Arkeologji
 
Projekt-Arte
Projekt-ArteProjekt-Arte
Projekt-Arte
 
Prejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarvePrejardheja e shiptarve
Prejardheja e shiptarve
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Skulptura Greke - Prezantim
Skulptura Greke - PrezantimSkulptura Greke - Prezantim
Skulptura Greke - Prezantim
 
ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*ndertesat popullore korce *rafaela*
ndertesat popullore korce *rafaela*
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
 
Muzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentetMuzika dhe instrumentet
Muzika dhe instrumentet
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
ARTI PAMOR
ARTI PAMORARTI PAMOR
ARTI PAMOR
 
Presentation1 (2)
Presentation1 (2)Presentation1 (2)
Presentation1 (2)
 

More from Diana Lamaj

Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseDiana Lamaj
 
Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Diana Lamaj
 
Fotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeFotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeDiana Lamaj
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarDiana Lamaj
 
Filma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraFilma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraDiana Lamaj
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Diana Lamaj
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Diana Lamaj
 
Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Diana Lamaj
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Parlare d’Italia
Parlare d’ItaliaParlare d’Italia
Parlare d’ItaliaDiana Lamaj
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Diana Lamaj
 
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Diana Lamaj
 

More from Diana Lamaj (20)

Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Veshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te ShqiperiseVeshjet tradicionale te Shqiperise
Veshjet tradicionale te Shqiperise
 
Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus Shqiperia ne fokus
Shqiperia ne fokus
 
Fotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografikeFotografia dhe aparatet fotografike
Fotografia dhe aparatet fotografike
 
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquarShkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
Shkenca e matematikes Biografi te matematikaneve te shquar
 
Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
Filma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libraFilma te bazuar ne libra
Filma te bazuar ne libra
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj
 
Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)Iliada (Homeri)
Iliada (Homeri)
 
Edit Durham
Edit DurhamEdit Durham
Edit Durham
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete!
 
Adolf Hitler
Adolf Hitler Adolf Hitler
Adolf Hitler
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit Metoda per parashikimin e motit
Metoda per parashikimin e motit
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit
 
Parlare d’Italia
Parlare d’ItaliaParlare d’Italia
Parlare d’Italia
 
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
 
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
 

Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

  • 1. Bukuroshja e durresit Eshtë mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot. Ka permasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi.[1] Motive zbukurimi të ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas (Maqedoni e Lashtë)
  • 2. • Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri. “Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur”, tha profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë. Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë. Apollonia është njëri nga terrenet më të mëdha arkeologjike në Shqipëri. Sipas tij, busti “për shkaqe të sigurisë, ishte dërguar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, pasi muzeu Apollonia ende nuk e ka të vendosur sistemin e sigurisë”.
  • 3. • FIER - Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje ë periudhës romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari ë periudhës romake. Vepra mendohet se I përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit. Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë. Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.
  • 4. • FIER-Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i përket një aristokrati të periudhës romake, një tjetër bust njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro- francez. Bëhet fjalë për një bust femre që i përket sërish periudhës romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit. Busti i femrës është gjetur shumë prane vendit që u zbulua busti prej mermeri i burrit të lashtë. Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë. Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar. Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e kulturore. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro- franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.
  • 5. • Elbasan: Zbulohen dy relieve antike Dy relieve antike,që i takojnë fillimit të shekullit të I të erës sonë janë zbuluar gjatë pastrimit të kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, nga një person që po kryen një investim brenda mureve të këtij monumenti."Këto dy relike kanë lidhje me Scampinin e hershëm,(emri i vjetër i Elbasanit),para se të ndërtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e këtyre zbulimeve është se një prej relieve tregon figurën e një qytetari të Scampinit të hershëm, me emrin ilir Grikus, i dëshmuar dhe në Durrës. Relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje i njohur në Durrës, që dëshmon se vendbanimet romake në rrugën Egnatia u populluan nga ilirët.
  • 6. • TIRANË- Një instrument muzikor fyell i shekullit të parë para Krishtit, që i përket periudhës romake, është zbuluar një vit më parë në qytetin e Lezhës dhe po restaturohet pranë Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit. Drejtori i këtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh të mërkurën në një prononcim për mediat se, "gjatë vitit të kaluar në Lezhë është zbuluar një mori fragmentesh prej kocke, të cilat nuk kishin asnjë formë, por disa indikacione që treguan se ishte një instrumet muzikor, një fyell i shek të parë para Krishtit, ose i shekullit të parë pas Krishtit që i përket periudhës romake". "U desh një punë shtatëmujore që të arrihej në restaurimin e këtyre fragmenteve, mbi 200 copë dhe që krijuan këto fragmente me të mëdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton që këtu mund të ketë qënë ose një punishte që prodhonte instrumenta muzikore, ose një dyqan ku shiteshin këto instrumenta, por kjo nuk është përcaktuar akoma, dhe do të dojë ende gërmime te tjera arkeologjike që të përcaktohet me saktësi". Duke u ndalur te rëndësia e këtij objekti, drejtori i Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "është hera e parë që zbulohet një objekt i tillë me një grumbull të tillë fragmetesh prej kocke që i përkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "në Shqipëri kemi dy raste analoge të këtij tipi, pasi në vitin 1975 është zbuluar në Apolloni një grup kockash të ngjashme me këto, të futura në një enë bronxi dhe rasti tjetër është ai i një viti më parë në Lezhë". Ai shtoi më tej se, "ne mendojmë që të mos jetë vetëm nëj instrument muzikor, por disa dhe duhet që në të ardhmen të angazhohen disa specialistë të historisë së veglave muzikore, në mënyrë që japin një të dhënë të saktë për këtë çështje".
  • 7. • Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohur Arkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën histroike të Apollonisë, pranë Fierit. Vepra mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të dytë pas erës së re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e mëdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi 18 shekuj më parë. Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun Arkeologjik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër zbulimin arkeologjik më të fundit të bërë në Apolloni. Berisha, vlerëson lartë zbulimin më të fundit në Apolloni Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun Arkeologjik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër zbulimin arkeologjik më të fundit të bërë në Apolloni. Arkeologët shqiptarë në bashkëpunim me arkeologë francez, kanë zbuluar bustin e një aristokrati nga Apollonia, që i përket gjysmës së dytë të shekullit të II pas Krishtit. Ky prezantim iu bë Kryeministri Berisha nga Profesor Jean-Luc Lamboley, bashkëdrejtori francez i ekspeditës së përbashkët shqiptaro – franceze të Apollonisë, i cili theksoi se ky zbulim, fryt i një bashkëpunimi të gjatë shqiptaro – francez në këtë qendër arkeologjike, është një kryevepër, një nga skulpturat më të bukura të repertorit botëror të periudhës romake të shekullit të dytë të erës sonë dhe një dëshmi tjetër e zhvillimit të lartë kulturor të Apollonisë në kohën e artë të lulëzimit të saj në shekullin e dytë pas Krishtit.
  • 8. • Kryeministri tha se ky zbulim ka vlerë të paçmueshme dhe të jashtëzakonshme . “Vlerat e tij janë të jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë” theksoi ndër të tjera Kryeministri. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se; “Dua të shpreh vlerësimin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë ekipit shqiptaro-francez, që zbuloi këtë verë, një kryevepër të gjenisë krijuese në skulpturë të të gjitha kohërave. Ky zbulim, siç theksuat ju, ka vlerë të paçmuar të jashtëzakonshme. Vlerat e tij janë të jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë. Një përjetësi e bazuar në vlera të qytetërimit perëndimor. Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm. Dua të rikujtoj këtu një historian të shquar austriak, i cili ka shkruar njërin nga librat më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në mënyrë të përsëritur Johanes Hans shtron pyetjen, çfarë janë këta shqiptarët? Dhe ajo që është shumë mbresëlënëse shumë impresionuese ta jep përgjigja, se tek shqiptarët gjen element jo të paktë të kulturës helenike, të kulturës romake dhe dikush mund të mendojë se këto janë huazime të shqiptarëve nga këto kultura. Ky historian i shquar ka mendim tjetër, ai mendon së ilirët morën njëlloj si helene dhe romakët apo trashëgoi njëlloj si helenet dhe romakët nga popullata pre helene , pre romake, shumë nga ata element që sot u atribuohen helenëve apo romakëve. Komentet e mia nuk kanë lidhje me skulpturën e mrekullueshme, sepse të gjitha vlerësimet do t’ia bëni ju mbi kriteret më të sakta shkencore, por unë dhe njëherë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, ju z. profesor, Qeverisë franceze, Ambasadores, për këtë ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Ky zbulim për qeverinë shqiptare ka edhe një dimension tjetër të frymëzimit të saj, të detyrimit të saj, për të fuqizuar mbështetjen për arkeologjinë shqiptare, për të fuqizuar bashkëpunimin me vendin tuaj mik dhe vendet e tjera mike në këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme në rrafshin kulturor në rrafshin historik dhe në tërësi. Dhe një herë faleminderit shumë, unë u mrekullova nga ky zbulim”.
  • 9. • Për të ditur ekzistencën e një populli apo edhe lashtësinë e tij duhet shohësh edhe objektet e tij kulturore. Por për të gjetur vlerat kulturore të popullit tonë duhet të shkosh në shtete të tjera, pasi monumentet e kulturës janë vjedhur dhe janë dërguar në muzetë e huaja. Daton në vitin 1418 vjedhja e parë e monumenteve tona të kulturës. E duket se arkeologu Kiriaku i Ankonës e ka pasur dorë "të mbarë", pasi vjedhjet e kulturës sonë të lashtë kanë vazhduar edhe vite më pas, duke pasuar njëra-tjetrën qoftë edhe në vlera monetare. Por duket se tashmë këto monumente të vjedhura do të rikthehen në vendin e origjinës. Madje për këtë ministri aktual i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka bërë një sërë kërkesash në vendet ku janë gjetur monumentet tona të kulturës, që ato të rikthehen në Shqipëri. Ky proces i nisur do të vazhdojë më tej për të rikthyer në vendin tonë objektet kulturore shqiptare. Vjedhjet Kanë kaluar afro 600 vjet kur Kiriaku i Ankonës kreu ekspeditën e parë arkeologjike në Shqipëri. Që nga viti i largët 1418, nëntoka shqiptare ka shërbyer si një truall i mirë për studiues, shkencëtarë e trafikantë, jo vetëm për të gjetur thesaret e kohës së vjetër, por edhe për t'u pasuruar me tregtinë e tyre. Shqipëria në këtë drejtim, mund të quhet pa frikë si e vjedhura e madhe e Evropës. Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, janë rreth 1700 objekte kulturore të vjedhura, ku disa prej tyre priten të kthehen në Shqipëri. Qendra e Inventarizimit Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është ngritur në vitin 1995, me detyrë krijimin e katalogut informativ të trashëgimisë kulturore. Më pas, në vitin 2003 del ligji për trashëgimin kulturore, i cili vë detyra të rëndësishme jo vetëm në fushën e Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore të vendit, por edhe në mbrojtjen dhe menaxhimin e saj në mënyrë bashkëkohore. Në Qendrën Kombëtarë është krijuar katalogu "Onufri", i cili përmban trashëgiminë kulturore, të dhëna nga institucionet gjatë periudhës. Katalogu tjetër përmban të regjistruara të gjitha pasuritë kulturore që nuk e kanë marrë statusin si të tillë, por do ta marrin me kalimin e kohës. Është një katalog që ka një rëndësi shumë të madhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që është krijuar para 15 vjetësh e vazhdon të krijohet ende. Regjistrimi në këtë katalog i veprave të artit apo objekteve të tjera që krijohen sot, të cilat qarkullojnë lirshëm brenda dhe jashtë vendit, por duke qenë të pajisura me kartelë nga ky institucion, mbrohen kryesisht nga të gjithë fenomenet negative. Ndërsa katalogu i tretë është i objekteve të humbura. Në këtë katalog janë të gjithë vjedhjet e objekteve që kanë ndodhur nga 1991 e deri ne 1997 nga denoncimet që janë bërë në polici. Por tani në këtë katalog do të jenë të gjitha objektet e humbura edhe në vitet në vazhdim. Ky katalog është krijuar nga Qendra në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
  • 10. • Objektet që pritet të kthehen në atdhe Shtatorja e Artemisit të Nikesë, e grabitur në Finiq, është objekt i shek III p.k. e lartë 125 cm, e punuar në mermer. Është gjetur në Finiq, Sarandë. Është grabitur në mars 1997 në Butrint. Statujës i mungojnë dy krahë, koka dhe ka shumë dëmtime në sipërfaqe. Perëndesha e Nikesë ka veshur një mantel të gjatë të palosur, ku nën gjoks krijon një apoptygma. Paraqitet në lëvizje. I përket periudhës helenike. Shtatore djali (Apolloni), grabitur në Butrint, shek. II e.re. Është e lartë 138 cm, e punuar në mermer. Perëndia Apollon paraqitet i zhveshur, me trupin e mbështetur mbi këmbën e djathtë; e majta është e avancuar përpara. Aktualisht statuja është acefale, por koka është punuar më vete dhe tani ruhet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Monumentet e vjedhura 1418 Në Shqipëri kryhet eksplorimi i parë arkeologjik nga Kiriaku i Ankonës. Gjatë gërmimeve të kryera u gjetën një sërë objektesh kulturore që i përkisnin vendin tonë. Por këto objekte nuk u shënuan në listën e monumenteve kulturore, duke sjellë kështu edhe marrjen e tyre nga vet arkeologu.
  • 11. • 1435 Në Shqipëri kryhet eksplorimi i dytë po nga Kiriaku i Ankonës. I cilësuar si një nga udhëtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Kiriaku i Ankonës raporton nga udhëtimet e tij në detin Mesdhe të dhëna të shumta, vizatime dhe kopje të teksteve të vjetra. Madje disa prej tyre janë marrë nga vet ai gjatë gërmimeve në Shqipëri. 1798Një nga vjedhjet që është kryer te ato të cilësuara monumente kulture janë edhe gurët e një amfiteatri antik në vendin tonë, atë të Apolonisë. Kështu që nga gërmadhat e Apolonisë, Ibrahim Pasha i Beratit në vitin 1798 merr 70 qerre me gurin e amfiteatrit për të ndërtuar sarajet e veta. 1859 Një nga arkeologët francezë merr nga vendi ynë monumente kulture për t’i dërguar më pas në vendin e tij. Kështu në vitin 1859 merret në Apoloni dhe dërgohet në Muzeun e Luvrit një satiri. Arkeologu Goltier de Klabri kishte bërë të njëjtën gjë edhe me një statujë të Votories në muret e Manastirit të Pojanit. 1861 Arkeolog të shumtë kanë mbërritur në vendin tonë duke gërmuar vende të ndryshme antike dhe duke nxjerrë prej tyre monumente nga më të ndryshme dhe më me vlerë. Në vitin 1861 dërgohen në Muzeun e Luvrit mbishkrime e skulptura nga Apolonia dhe Durrësi. Arkeologu francez Leon Hëzej ndërmori një ekspeditë në Shqipëri me këtë qëllim.
  • 12.
  • 13.
  • 14. • 1872 Janë nxjerrë nga dheu apo janë vlerësuar nga arkeologë të huaj. Por edhe pse janë pjesë e vendit tonë, skulptura të ndryshme apo edhe mbishkrime të vjetra që i përkasin kohës së antikitetit janë dërguar në muze të vendeve të huaja. Kështu në Luvër dërgohet një figurinë bronzi e gjetur në Gur të Zi në Shkodër e quajtur “Një damë antike shqiptare”. 1880 Dihen që janë monedha shqiptare, por edhe pse kanë mbishkrimin e shqiponjës dy krenare nuk kanë qëndruar në këtë vend. Pasi në vitin 1880 Artur Evans grabiti një thesar monedhash. Por jo vetëm kaq, së bashku me to edhe një shpatë bronzi dhe objekte të tjera, të marrë në Selcë të Shkodrës. 1894 Në vitin 1894 zbulohen në qytetin e Durrësit 50 copë drahme. Këto lloj monedhash nga studimet e shumë historianëve janë përdorur nga viti 400 i erës sonë e deri në mesin e vitit 300 para erës sonë. Por këto drahme pasi zbulohen nuk shkojnë në Muzeun tonë Kombëtar, por dërgohen në Muzeun e Vjenës. 1899 Një arkeolog francez me emrin Dëgran zbulon disa objekte në Kalanë e Dalmacës dhe i dërgon në Muzeun Sen-Zhërmen në Paris. Por jo vetëm ky, pasi po në këtë vit një arkeolog gjerman i quajtur Treger zbulon pas disa gërmimesh në Kalanë e Dalmacës shumë objekte të cilat i dërgon më pas në Muzeun e Berlinit. 1902 Nëse janë objekte me vlerë, këtë fare mirë e dinë arkeologët e huaj, të cilët kanë shëtitur shpeshherë vendin tonë dhe kanë marrë prej tij jo pak objekte apo monumente kulture me vlerë. Në zonën e Peqinit zbulohet një thesar. Është interesant fakti se pjesët e tij dërgohen në muzeumet e Stambollit, Parisit dhe Nju Jorkut.