4. POZITA GJEOGRAFIKE
REPUBLIKA E SHQIPERISE SHTRIHET NE EVROPEN JUGLINDORE, NE PJESEN PERENDIMORE TE
GADISHULLIT TE BALLKANIT DHE KA DALJE TE GJERE NE DETET ADRIATIK DHE JON. AJO NDODHET MIDIS
KOORCLINATAVE GJEOGRAFIKE: 93O 38’ – 42O 16’ GJERESI GJEOGRAFLKE VERIORE DHE 19O 16’ – 21O
04’ GJATESI GJEOGRAFICE LINDORE. PICAT ME TE SKAJSHME TE SHTRIRJES GJEOGRAFIKE TO
REPUBLIKES SE SHQIPERISE JANE: VERMOSHI NE VERI, KONISPOLI NE JUG, ISHULLI I SAZANIT NE
PERENDIM DHE FSHATI VERNIK I RRETHIT TE DEVOLLIT NE LINDJE.
BRENDA KESAJ SHTRIRJEJE GJEOGRAFIKE, TERRITORI I SHQIPERISE ARRIN NE VIJE AJRORE GJATESINE
PREJ 355 KM NGA VERIU NE JUG DHE 150 KM NGA PERENDIMI, NE LINDJE. GJATESIA E PERGJITHSHME E
KUFIJVE TE SHQIPERISE ARRIN NE 1094 KM, NGA TE CILET 658 KM JANE KUFIJ TOKESORE, 316 KM JANE
KUFIJ DETARE, 72 KM KUFIJ LIQENORE DHE 48 KM KUFIJ LUMORE. BRENDA KETYRE KUFIJVE SIPERFAQJA
A REPUBLIKES SE SHQIPERISE ESHTE 28 748 KM 2, QE DO TE THOTE DICKA E PERAFERT ME SIPERFAQEN
E BELGJIKES.
SHTETET KUFITARE ME TE CILAT KUFIZOHET REPUBLIKA E SHQIPERISE, JANE: MALI I ZI DHE KOSOVA NE
VERI, REPUBLIKA ISH-JUGOSLLAVE E MAQEDONISE NE LINDJE, GREQIA NE JUGLINDJE DHE JUG. NE
PERGJITHESI KUFIRI TOKESOR ESHTE MALOR DHE I VESHTIRE PER T’U KALUAR. KALIMI I TIJ REALIZOHET
VETEM NEPERMJET DISA QAFAVE MALORE DHE LUGINAVE LUMORE SI: HANI I HOTIT NE KUFI ME MALIN E
ZI, LUGINA E DRINIT TE BARDHE (QAFE MORINI) DHE QAFA E PRUSHIT NE KUFIRIN ME KOSOVEN, QAFE
THANA DHE SHEN-NAUMI NE KUFIRIN ME MAQEDONINE, KAPSHTICA DHE KAKAVIA NE KUFIRIN ME
GREQINE ETJ.
5. RELIEVI
RELIEVI I SHQIPËRISË ËSHTË KRYESISHT MALOR. VARGMALET E PARA ALPINE U
FORMUAN NGA MBARIMI I JURASIKUT, NDËRSA GJATË ERËS KENOZOIKE U SHPEJTUA
PROCESI MALFORMUES NË TËRËSINË E ALBANIDEVE, QË TANI PËRBËJNË TOKËN E
NËNTOKËN E SHQIPËRISË. LARTËSIA MESATARE E RELIEVIT ËSHTË 708 METRA, OSE
2 HERË MË E LARTË SE MESATARJA E EVROPËS. LARTËSITË MË TË MËDHA GJENDEN
NË ALPET SHQIPTARE DHE NË MALET E LINDJES (KORABI 2751 METRA MBI NIVELIN
E DETIT, PËRBËN EDHE MAJËN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË).
TERRITORI I SHQIPËRISË NDAHET NË 4 KRAHINA TË MËDHA NATYRORE (FIZIKO-
GJEOGRAFIKE):
KRAHINA MALORE VERIORE
KRAHINA MALORE QENDRORE
KRAHINA MALORE JUGORE
ULTËSIRA PERËNDIMORE
6. NGA KRAHINA MALORE VERIORE VLEN TË VEÇOHEN ALPET SHQIPTARE QË SHQUHEN PËR KONTRAST TË
MADH MIDIS MALEVE TË LARTA DHE LUGINAVE TË THELLA. RRETH 30 MAJA MALESH NDODHEN MBI 2 500
M MBI NIVELIN E DETIT. NDËR LUGINAT DALLOHEN SIDOMOS LUGINA E VALBONËS DHE AJO E THETHIT.
KRAHINA MALORE QENDRORE NUK ËSHTË AQ KOMPAKTE SA AJO VERIORE, POR E NDARË NË DISA
MASIVE MALORE, SI: VARGU I KORABIT, MALET E LURËS, MALET E SKËNDERBEUT ETJ. KËTO MALE
NDËRPRITEN NGA LUGINA TË NDRYSHME. KRAHINA MALORE JUGORE ARRIN DERI NË DETIN JON NË JUG
DHE ËSHTË E COPËTUAR NË DISA VARGJE MALORE DHE LUGINA LUMORE. VEND TË VEÇANTË NË TË
ZË RIVIERA SHQIPTARE, E CILA SHTRIHET NGA GJIRI I VLORËS DERI NË BUTRINT NË JUG. PËRGJATË
BREGDETIT ADRIATIK, NË PERËNDIM TË VENDIT SHTRIHET ULTËSIRA PERËNDIMORE E SHQIPËRISË ME
GJATËSI NGA VERIU NË JUG RRETH 200 KM DHE ME GJERËSI NGA PERËNDIMI NË LINDJE, DERI NE 50 KM.
KJO ULTËSIRË PËRBËN ULTËSIRËN MË TË MADHE NË PJESËN PERËNDIMORE TË BALLKANIT DHE ËSHTË
RAJONI MË I ZHVILLUAR EKONOMIK I SHQIPËRISË.
RELIEVI I TOKAVE SHQIPTARE SHTRIHET NGA NIVELI I DETIT DERI NË LARTËSINË 2751M (MALI I KORABIT).
I GJITHË KY NDRYSHIM I LARTËSISË NDIKON NË NDRYSHIMET E MËDHA KLIMATERIKE, NË BIMËSI, SI DHE NË
DENDËSINË E VENDOSJES SË QENDRAVE TË BANUARA NË DREJTIM VERTIKAL. NË RELIEVIN E TYRE
MBIZOTËROJNË KODRAT DHE MALET. DUKE U NISUR NGA LARTËSIA MBI NIVELIN E DETIT, DALLOHEN:
RELIEVI I ULËT, I MESËM DHE I LARTË. RELIEVI I ULËT SHTRIHET NGA NIVELI I DETIT, DERI NË 200 M MBI
KËTË NIVEL. AI PËRFSHIN FUSHAT DHE KODRAT E ULËTA PRANË BRIGJEVE DETARE TË ADRIATIKUT E
JONIT DHE PËRGJATË SEKTORËVE TË MESËM TË LUGINAVE LUMORE. RELIEVI I MESËM SHTRIHET NGA 200
DERI NE 1000M MBI NIVELIN E DETIT. AI KA SHTRIRJEN MË TË MADHE DHE PËRFSHIN: KODRAT, GROPAT,
FUSHËGROPAT DHE LUGINAT KRYESORE. RELIEVI I LARTË SHTRIHET 1000 M MBI NIVELIN E DETIT DHE
PËRFSHIN MALET DHE SISTEMET MALORE. PJESA MË E MADHE E KËTYRE MALEVE KA LARTËSI DERI NË
2000 M. MALET ME LARTËSI MË TË MADHE SE 2000 M KANË SHTRIRJE TË KUFIZUAR.SEK. "NATYRA"[8]
7. MALET E SHQIPERISE:
MALET KANË TIPARE MORFOLOGJIKE TË NDRYSHME. KRESHTAT E TYRE
JANË HERË TË ASHPRA E HERË TË BUTA. FORMA E TYRE VARET NGA
PËRBËRJA SHKËMBORE DHE VEPRIMI I FAKTORËVE TË JASHTËM. KRESHTA
TE ASHPRA NDESHEN KRYESISHT TEK SHKËMBINJTË GËLQERORË, POR EDHE
NË ATO MAGMATIKË TË MODELUAR NGA EROZIONI LUMOR I AKUJVE TË
KUATERNARI
KORABI
KORABI ËSHTË NJË NGA MALET MË TË LARTA TË EVROPËS JUGLINDORE, I
CILI SHTRIHET PËRGJATË KUFIRIT TË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË
MAQEDONISË. MASIVI I TIJ SHKËMBOR ËSHTË NJË MASIV SHUMË I THYER
MALOR DHE PËRBËHET KRYESISHT NGA RRESHPE DHE GËLQERORË
TË PALEOZOIKUT ME STRUKTURAT NË BLLOQE, SI DHE DISA SHKËMBINJ TË
DËMTUAR RËNDË PREJ GIPSI TË TRIASIKUT PERMIAN. KORABI ËSHTË
GJITHASHTU MIKPRITËS I SHUME SHOQATAVE TE NDRYSHME ALPINISTE,
SYNIMI I TE CILAVE ËSHTË PUSHTIMI I MAJËS MË TË LARTË TË VENDIT, 2723
M MBI NIVELIN E DETIT.
8. ALPET SHQIPTARE SHTRIHEN NE VERI TE LUMIT DRIN DHE NE PERENDIM TE
RRJEDHJES SE POSHTME TE LUMIT VALBONA . ATO PERFSHIJNE PJESEN VERIORE TE
VENDIT DHE ZENE RRETH 8% TE TIJALPET PERBEHEN KRYESISHT NGA GELQERORET,
POR GJENDEN EDHE DEPOZITIME TERRIGJENE DHE MAGMATIKE. ALPET PERBEJNE
GRUMBULLIN MALOR ME TE FUQISHEM, ME TE LARTE, ME TE ASHPER DHE ME TE
COPETUAR TE VENDIT. LARTESIA MESATARE E TYRE MBI NIVELIN E DETIT ARRIN NE
1500 M. KETU NDODHEN SHUMICA E MAJAVE TE SHQIPERISE ME IARTESI MBI 2000
M.GJITHANDEJ TE SHEH SYRI KRESHTA E MAJA TE MPREHTA DHE TE DHEMBEZUARA,
QE NGRIHEN MENJEHERE RRETH 2000 M MBI LUGINAT E NGUSHTA DHE TE THELLA,
PLOT ME PRAGJE DHE UJEVARA, KANIONE DHE GRYKA. TEK ALPET DALLOHEN
BLLOQET, MALESITE, KURRIZET MALORE DHE LUGINAT:
BLLOKU I JEZERCES SHRIHET NE QENDER TE ALPEVE DHE KA RELIEV ME TE LARTE,
ME TE ASHPER DHE ME TE THEPISUR. ATY NDODHET MAJA E JEZERCES 2694 M, ME
E LARTA NE ALPET DHE E DYTA NE SHQIPERI, PAS MAJES SE KORABIT.
9. MALI I TOMORRIT
MALI TOMORR ËSHTË NJË MAL I LARTE NË SHQIPËRINË JUGORE NË AFËRSI TË QYTETEVE TË
BERATIT DHE TË POLIÇANIT. MAJA MË E LARTË E SAJ, QUKA E PARTIZANIT, ARRIN NJË
LARTËSI PREJ 2416 METRA. TOMORRI ËSHTË I NJË RËNDËSIE TË MADHE PËR BANORET NGA E
GJITHË VENDI, PASI ATY GJENDET NJË TEMPULL FETAR BEKTASHI, NJËKOHËSISHT OFRON NJË
VEND TE PERSHTATSHEM PËR SKI.
PIRAMIDE NE MALIN E TOMORIT ?
FLITET NE AMBIENTET E NASA SE NE MALIN E TOMORRIT NE SHQIPERI FSHIHET NJE MISTER I
MADH DHE I FRIKSHEM PER TE ARDHMEN E NJERZIMIT..SIPAS TYRE ATY EGZISTON DICKA QE
SPECIALISTET E NASA KAN SHUME VJET QE PO E MONITOROJEN ME ANE TE NJE SATELITI
SPECIAL…RRETH KETIJ MISTERI ESHTE FOLUR DHE TEK EMISIONI ORA E NATES TEK ORA
NEWS PARA DISA MUAJSH….ATY EGZISTON NJE SHPELL DHE NE BRENDESI TE SHPELLES
GJENDET NJE GROP E MADHE KU DISA NJERZ JAN MUNDUAR TE ZBRESIN ME LITAR,POR NE
MOMENTIN E LESHIMIT TE LITARIT NE GROP AI CUDITERISH KEPUTET….DISA SPECIALIST USA
MENDOJEN SE NESE VJEN FUNDI I BOTES,AI DO TE NIS NJE MALI I SHENJT I
TOMORRIT….DHE MENDOHET SE NOEJA E NISI NGA MALI I TOMORRIT ANIJEN E TIJ QE
SHPETOJ NJERZIMIN NE PERMBYTJEN E MADHE MIJRA VITE ME PARE…..KOHA DO TA
VERTETOJ NESE JEN TE VERTETA KETO SPEKULLIME…
10. FUSHAT E SHQIPERISE
FUSHAT ZËNE KRYESISHT PJESËN PERËNDIMORE, PËRGJATË BREGDETIT ADRIATIK DHE LUMENJVE
KRYESORE TË VENDIT SI VJOSA, DEVOLLI, OSUMI, SHKUMBINI, ERZENI, MATI E DRINI, KU GJENDEN,
GJITHASHTU, EDHE TOKAT BUJQËSORE E QENDRA TË MËDHA BANIMI, SI DHE PËRSHKOHEN NGA RRUGË TË
RËNDËSISHME KOMUNIKIMI. FUSHAT MË TË LARTA GJENDEN NË PELLGUN E KORÇËS, MBI 800 M MBI
NIVELIN E DETIT NDËRSA FUSHA MË E MADHE ËSHTË FUSHA E MYZEQESË E SHTRIRË NË ANËN
PERËNDIMORE, QË ËSHTË DHE FUSHA MË E MADHE E BALLKANIT PERËNDIMOR.
FUSHA E MYZEQESE:
FUSHA E MYZEQESE ESHTE FUSHA ME E MADHE DHE ME E RENDESISHME E VENDIT TONE. PERFSHINE
GJITHE PJESEN JUGORE TE ULTESIRES BREGDETARE. NE KUPTIMIN FIZIKO-GJEOGRAFIK KJO FUSHE
SHTRIHET NGA SHKEMBI I KAVAJES NE VERI E DERI NE VLORE NE JUG NE NJE GJATE 100 KM DHE NGA
BREGU I ADRIATIKUT NE PERENDIM DERI NE KODRAT E DARSISE DHE MALLAKASTRES NE LINDJENE NJE
GJERESI MAXIMALE RRETH 50KM. NGA ANA ETNOGRAFIKE KONCEPTI MYZEQE ESHTE ME I NGUSHTE, POR
PERMBAJTJA E TIJ KA NDRYSHUAR HISTORIKISHT. NE KOHET ME TE VJETRA ME MYZEQE, KUPTOHEJ NJE
NJESI QE SHTRIHET MIDIS DY BRIGJEVE TE SEMANIT TE POSHTEM E QE NJIHEJ ME EMRIN "DHEU I BUTE".
KORÇËS, ME E MADHJA DHE NDER FUSHAT ME T RËNDËSISHME TE SHQIPËRISË, NDODHET RRETH 850 M
MBI NIVELIN E DETIT. DALLOHET PËR RELIEVIN E SAJ KREJT TE RRAFSHET. PJESËN VERIORE TE SAJ E
ZINTE KËNETA E MALIQIT, QË U THA ARTIFICIALISHT NE VITET E PARA PAS ÇLIRIMIT TE VENDIT. AJO KA
TOK SHUME PJELLORE DHE ËSHTË SHUME E POPULLUAR. NE TE NDODHET QYTETI I KORÇËS DHE AI I
MALIQIT, SI DHE SHUME FSHATRA.
11. MALI I DAJTIT
MALI I DAJTIT ËSHTË NJË MAL NË SHQIPËRI QË ARRIN NJË LARTËSI PREJ
1613 METRA. NDODHET NË NJË AFËRSI PREJ 26 KILOMETRASH NGATIRANA ME
RRETH 26 LLOJE DRURËSH DHE SHKURRESH PYJORE, TË CILAT MBULOJNË RRETH
80 % TË TERRITORIT, BIMËSH E BARISHTORE ,KAFSHËT DHE SHPENDËT E EGRA, DY
MAJAT DOMINUESE, “BALLKONET”, QË QËNDROJNË MBI SHKËMBINJTË E PJERRËT,
DËBORËN E DIMRIT DHE LARTËSINË RELATIVISHT TË MADHE NGA NIVELI I DETIT, DUKE
FILLUAR NGA 300 METRA DERI NË LARTËSINË 1613 METRASH TË MAJËS MË TË
LARTË, NË TË 4 ZONAT FITOKLIMATIKE E ME NJË KUNDËRDREJTIM QË SIGURON
MJAFTUESHMËRINË E DITËVE ME DIELL, E PËR KONSEKUENCË ME NJË KLIMË MË TË
FRESKËT E ME AJËR MË TË PASTËR SE PLLAJA KU SHTRIHET TIRANA. MALI I DAJTIT I
SHPALLUR “PARK KOMBETAR” ME VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, NR 9248,
DT. 6.2.1966, KA SOT NJË SIPËRFAQE PREJ RRETH 3300 HA DHE ME PERSPEKTIVE
ZGJERIMI DERI NE RRETH 11000 HA. AI ËSHTË NË JURIDIKSIONIN DHE ADMINISTRIMIN
E DREJTORISË SË SHËRBIMIT PYJOR TIRANË.
12. MALI I GRAMOZIT
MALI I GRAMOZIT ËSHTË NJË VARG MALOR NË RRETHIN KOLONJË LINDORE NË
SHQIPËRI DHE JANINË VERILINDORE DHE PERËNDIMOR KASTORIAS PREFEKTURËN
NË GREQI. MALI ËSHTË PJESË E VARGMALEVE PINDIT DHE ËSHTË NJË NGA VERIOR.
MAJA E TIJ QËNDROJNË RRETH 2.523 M. AJO I DETYROHET EMRIN E SAJ ME
KOMUNITETIN ARUMUN TË GRAMOS NE PREFEKTURËN PERËNDIMOR KASTORIAS.
RAJONI ËSHTË E BANUAR KRYESISHT NGA ARUMUNET.
GR-20 (KOZANI - KONITSA - JANINËS) ËSHTË NË JUGLINDJE. GJATËSIA E TIJ ËSHTË
RRETH 25 KM PËR 30 KM NGA VERIPERËNDIMORE NË JUGLINDJE DHE GJERËSIA E TIJ
ËSHTË RRETH 15 KM NE 20 KM NGA JUGPERËNDIM TË VERILINDJE.
TË DY LUMENJ TË GJATË DHE TË RËNDËSISHME TË SHQIPËRISË, OSUM DHE
DEVOLLIT, E KANË ORIGJINËN NË SHPATET VERIORE TË GRAMOS. MOUNT GRAMOS
ISHTE NJË BASTION KOMUNISTE GJATË LUFTËS CIVILE GREKE DHE VENDIN E
BETEJËS PËRKATËSE NË VITIN 1949.
13. ISHUJT NE SHQIPERI
SHQIPËRIA SI VEND BREGDETAR KA NJË NUMËR TË VOGËL ISHUJSH, SHUMICA E TYRE JANË TË VEGJËL
DHE NUK KALOJNË 1 KM2 SIPËRFAQE, PËRVEÇ ISHULLIT TË SAZANIT DHE ATIJ TË KUNËS. ISHUJT E
SHQIPËRISË NDODHEN NË DETIN ADRIATIK, DETIN JON, SI DHE NË DISA LIQENE BRENDA VENDIT. DISA
NGA TA JANË TË PËRSHTATSHËM PËR TURIZËM SEPSE KANË NJË BUKURI QË ËSHTË E VIRGJËR DHE E
PAPREKUR NGA DORA E NJERIUT, POR ASNJË NGA ISHUJT NUK ËSHTË I BANUAR.
ISHULLI I SAZANIT
SAZANI ËSHTË ISHULLI MË I MADH I SHQIPËRISË. MAJA E TIJ MË E LARTË ËSHTË 342 M. ISHULLI I
SAZANIT KA NJË SIPËRFAQE PREJ 5,7 KM2 DHE VIJË BREGDETARE ME GJATËSI RRETH 15 KM. ISHULLI
NGA PIKËPAMJA E EKOSISTEMIT ËSHTË NJË PARK I VËRTETË, SHUMË I PASUR DHE I MBROJTUR, SI
REZULTAT I TË QENIT VAZHDIMISHT ZONË USHTARAKE. KJO KA MUNDËSUAR SHMANGIEN E GJUETISË SË
PALIGJSHME, SI DHE TË ABUZIMEVE E DËMTIMEVE TË TJERA. SHPELLAT NËNUJORE, SI AJO E HAXHI
ALISË, GJIRIT TË DJALLIT E TË TJERA JANË NGA MË TË MËDHATË QË MUND TË GJENDEN NË MESDHE.
ATO SOT PËRBËJNË NJË SFIDË TË VËRTETË PËR ZHYTËSIT DHE NJË ATRAKSION TË VEÇANTË PËR
SPORTET NËNUJORE.
ISHULLI I KUNES
ISHULLI I DYTE MË I MADH I SHQIPËRISË. GJENDET NË DELTËN E DRINIT, AFËR QYTETIT TË LEZHËS DHE
KA NJË SIPËRFAQE PREJ 1.4 KM2. ISHULLI ËSHTË 1.5 KM LARG BREGUT DHE STREHON NË GJIRIN E TIJ
RRETH 70 LLOJE ZOGJSH, 22 LLOJE ZVARRANIKËSH, 6 LLOJE AMFIBËSH DHE 23 LLOJE GJITARËSH. NË
AFËRSI TE TIJ GJENDEN PLAZHET E TALES DHE KUNËS.
14. GADISHUJT
GADISHULLI I KARABURUNIT (TURQ. GJUHA E ZEZE) ËSHTË I VETMI GADISHULL NË
SHQIPËRI. AI KA NJË SIP. PREJ 62 KM2 DHE NDODHET NË QYTETIN E VLORËS.
GADISHULLI NJIHEJ QË NË LASHTËSI PËR PASURITË NATYRORE (MERMERIN),
PASURITË PYJORE (VALANIDHIN), PASURITË HISTORIKO-ARKEOLOGJIKE SI DHE
REZERVATIN E PASUR ME DERRAT E EGËR. NË SKAJIN VERIPERËNDIMOR TË
KARABURUNIT NDODHET KEPI I GJUHËZËS, PIKA MË PERËNDIMORE E SHQIPËRISË
NJËKOHËSISHT DHE VEND-STREHIMI I SHPELLËS SË HAXHI ALIUT, SHPELLËS MË TË
MADHE BREGDETARE TË VENDIT. NATYRA E TIJ PARAQITET E PASUR NË PYJE POR E
VARFËR NË BIMËSI DHE UJËRA SIPËRFAQËSORE, SHKAQE KËTO QË E KANË BËRË
ZONËN TË PABANUESHME. PAMJA E TIJ E VIRGJËR KONTRIBUON NË ASPEKTIN
TURISTIK TË VENDIT I CILI ËSHTË I MBUSHUR ME SHPELLA, TË ÇARA, GJIRE E PLAZHE
TË VEGJËL. AGJENCI TË NDRYSHME TURISTIKE APLIKOJNË JO VETËM UDHËTIME
PËRGJATË KËTIJ MASIVI, POR EDHE PUSHIME NJËDITORE, NË PLAZHET QË NDODHEN
ATY. UDHËTIME TË TILLA ORGANIZOHEN KRYESISHT GJATË STINËS SË VERËS,
NDËRSA SYNOHET QË ATO TË SHTRIHEN GJATË GJITHË VITIT.
15. KY DET SHTRIHET MIDIS GADISHULLIT APENIN NË PERËNDIM DHE GADISHULLIT TË
BALLKANIT NË LINDJE, KURSE KANALI I OTRANTOS (72 KM) E NDAN ATË ME DETIN JON. DETI
ADRIATIK ËSHTË I GJATË 850 KM (DREJTIMI VERI-JUG) DHE I GJERË 203 KM (LINDJE-
PERËNDIM). THELLËSIA MË E MADHE E TIJ ARRIN NË 1590 M. NË BRIGJET SHQIPTARE KY DET
ËSHTË I CEKËT. BRIGJET SHQIPTARE TË DETIT ADRIATIK KANË GJATËSI 380 KM. PJESA MË E
MADHE E TYRE JANË BRIGJE TË ULËTA FUSHORE ME PLAZHE TË MËDHA (DISA DHJETËRA
KILOMETRA TË GJATA DHE DERI NË DISA QINDRA METRA TË GJERA), ME PËRBËRJE RËRE
SHUMË TË IMËT. NDËR TO DALLOHET, PLAZHI I VELIPOJËS, DURRËSIT, DIVJAKËS, VLORËS
ETJ. NË KËTO PLAZHE PUSHOJNË ME MIJËRA TURISTË VENDAS DHE TË HUAJ. NË KËTË
BREGDET GJENDEN EDHE DISA GJIRE, SI: GJIRI I TIVARIT, I DRINIT, I DURRËSIT, I VLORËS,
SHUMË TË PËRSHTATSHËM PËR PORTE DETARE. NË TO NDODHEN EDHE PORTET MË TË
RËNDËSISHME TË TË GJITHA VENDIT (DURRËSI, VLORA, DHE SHËNGJINI).
DETI JON
KY DET SHTRIHET MIDIS PJESËS JUGORE TË GADISHULLIT TË BALLKANIT DHE GADISHULLIT
APENIN. AI ËSHTË DETI MË I THELLË I MESDHEUT (5121 M), ËSHTË DET I HAPUR DHE MJAFT I
NGROHTË. BRIGJET SHQIPTARE TË KËTIJ DETI SHTRIHEN NGA GADISHULLI I
KARABURUNIT DERI NË GJIRIN E ARTËS. AI ËSHTË I GJATË RRETH 270 KM DHE KA TIPARE TË
NDRYSHME. PËRGJATË TIJ NGRIHEN MALE, PRANDAJ KY BREGDET ËSHTË KRYESISHT I LARTË
E SHKËMBOR. NË KËTË BREGDET PLAZHET JANË TE RRALLA DHE ZALLORE. KA EDHE
SEKTORË TE TJERË TE TIJ NË TË CILËT MALET U LËNE VEND FUSHAVE TE VOGLA. NE
GRYKËDERDHJEN E LUMIT TË KALAMASIT (ÇAMËRI) DHE TË LUMIT TË PAVLËS (SHQIPËRI)
BRIGJET JANË TË ULËTA E FUSHORE, ME PLAZHE RANORE DHE SEKTORË TË MOÇALIZUAR.
PAMJA TËRHEQËSE, BURIMET E PASTRA, SHKËLQIMI I DIELLIT, UJËRAT E KALTRA DHE TË
TEJDUKSHME TË DETIT U JAPIN KËTYRE PLAZHEVE VLERA TË MËDHA TURISTIKE.
17. KLIMA
Me një pozicion fantastik që shtrihet si në detin Adriatik
ashtu edhe në atë Jon, Shqipëria ka një klimë të thatë me
temperatura që variojnë nga 22-30C dhe me mbi 180 ditë
me diell në vit.
Moti në bregdet është mesdhetar, me dimra të butë dhe të
lagësht si dhe me verë të ngrohtë, të thatë dhe me diell.
Zonat e tjera variojnë nga niveli mbi detin ndërsa zonat
malore janë shpesh me borë në dimër i cili vazhdon deri
në pranverë.
Në zonat bregdetare i nxehti i madh është shumë i rrallë,
dhe megjithëse shpesh pak i lagësht, bëhet i këndshëm
nga erërat ditore të detit. Dimri në plazh është i butë por
me raste ka erëra të ftohta që vijnë nga veriu dhe lindja të
cilat mund të sjellin të ftohtin për disa ditë kur malet janë
të mbuluara me borë.
Në të gjithë vendin, vera dhe vjeshta janë muajt më të
qëndrueshëm. Dielli ndriçon shumë, me rreth 11 orë në
ditë në Korrik dhe rreth 4 orë në ditë në Janar.
18. PLAZHET KRYESORE JANË
Plazhi i Shëngjinit
Plazhi i Talës
Plazhi i Durrësit
Plazhi i Divjakës
Plazhi i Semanit
Plazhi i Vlorës
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi i Himarës
Plazhi i Sarandës
Kepat kryesore janë
Kepi i Rodonit
Kepi i Bishtit të Pallës
Kepi i Gjuhezës
Ishujt kryesore janë
Ishulli i Sazanit
Ishulli i Kunës
Ishulli i Zvërnecit
Gadishulli i vetëm
Karaburuni
19. DETI ADRIATIK
Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim
dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i
Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik
është i gjatë 850 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km
(lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në
1590 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet
shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e
madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të
mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa
qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët.
Ndër to dallohet, plazhi i
Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe
pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë
bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i
Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte
detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të
të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).
20. DETI JON
Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të
Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë
i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i
ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen
nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai
është i gjatë rreth 270 km dhe ka tipare të ndryshme.
Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është
kryesisht i lartë e shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet
janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij
në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Ne
grykëderdhjen e lumit të Kalamasit (Çamëri) dhe
të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e
fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar.
Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit,
ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre
plazheve vlera të mëdha turistike.
21. LIQENET
Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme.
Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike,
nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve
gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga
njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje
dhe për furnizimin
22. LIQENI I SHKODRËS
Është liqeni më i madh i
gadishullit të Ballkanit, me një
sipërfaqe prej 368 km, nga të
cilat 149 km përfshihen
brenda kufijve të Republikës
së Shqipërisë. Në këtë liqen
derdhet lumi i Moraçes dhe
prej tij del ai i Bunës. Është
liqen i cekët (me thellësi
mesatare 7 m dhe maksimale
44 m) i përmendur për
gjuetinë e peshkut dhe për
vlerat turistike.
23. LIQENI I OHRIT
Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit
(mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë
në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111
km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen
derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te
mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij.
Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të
madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos
munguar këtu dhe disa lloje endemike.
24. LIQENI I PRESPËS
Përbëhet nga Prespa e Madhe (285 km2) dhe nga Prespa e
Vogël (44 km2). Nga kjo sipërfaqe liqenore në Republikën e
Shqipërisë përfshihen 49 km2. Liqeni i Prespës është më i
ceket se liqeni i Ohrit. Thellësia mesatare e tij arrin deri në
35 m ndërsa maksimalja në 54 m. Në këtë liqen derdhen
disa përrenj; prej tij uji del në rrugë nëntokësore dhe
përfundon në liqenin Ohrit. Ky liqen ka vlera të veçanta për
peshkim dhe turizëm.
25. LUMENJET
Drini
Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën
perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të
Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e
Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë
buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e
Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në
vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i
Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale
të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e
Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi
5100 m3/sek
Buna
Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i
Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të
ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me
një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin
670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky
lumë është pjesërisht i lundrueshëm.[
26. Mati
Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një
lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar
digat e dy hidrocentraleve (i Ulzësdhe i Shkopetit). Prurja
mesatare vjetore arrin 103 m3/s.[
Shkumbini
Lumi Shkumbin, (ose Lumi Shkëmbi), buron në malin e
Valamarës dhe duke rrjedhur nëpër një luginë të ngushtë me
reliev të thyer, derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi
është 181 km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore
prej 61 m3/sek. Shkumbini e ndanë pothuajse në dy pjesë të
barabarta Shqipërinë.
27. Semani
Semani është lumi i dytë për nga gjatësia në Shqipëri, pas Drinit. Lumi fillon në rrethin e
Beratit dhe formohet nga bashkimi i dy lumenjve Osum dhe Devoll në afërsi të fshatit
Kozarë. Është i gjatë rreth 281 km, me pellg ujëmbledhës 5,649 km2 dhe lartësi
mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi përshkon fushën e Myzeqesë, shkarkon ujërat e
tij në detin Adriatik, në jug të lagunës së Karavastasë.
Vjosa
Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin
Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka
një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192
km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6,706 km2, 2,154
km2 prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4,552 km2 brenda kufijve të
Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m3/sek
28. POPULLSIA
POPULLSIA E SHQIPËRISË NDËR VITE
SHQIPËRIA KA 2,821,977 BANORË.[5] 46% E SHQIPTARËVE JETOJNË NËPËR FSHATRA. MBAS
KOHËS SË DIKTATURËS NDODHI NJË NDRYSHIM DEMOGRAFIK. ME QINDRA SHQIPTARË KANË
EMIGRUAR (TË LIGJSHËM OSE TË PALIGJSHËM) NË ITALI, GREQI, BE EDHE NË VENDET E
AMERIKËS VERIORE. NË 2004 SHTETI SHQIPTAR SHPALLI NJË MILION EMIGRANTË NË MË PAK
SE 15 VJET. PAVARËSISHT SE NJERËZIT KANË EMIGRUAR, RRITJA E POPULLSISË NË QYTETE SI
TIRANA DHE DURRËSI NUK U NDALUA. TIRANA, NË VITIN 1990 KISHTE 250,000 BANORË EDHE
20 VJET ME VONË KA MË SHUMË SE 600,000 BANORË, KJO ËSHTË NJË RRITJE PREJ 140%.
NË ATË KOHË NJERËZIT KANË LËNË VENDIN DHE KANË SHKUAR NËPËR VENDE TË HUAJA OSE
NJERËZIT KANË LËNË FSHATIN DHE KANË SHKUAR NËPËR QYTETE. KËSHTU SHUMË FSHATRA
NË JUG JANË SOT TË LËNA PAS DORE. SHQIPËRIA KA DISA PAKICA ETNIKE-GJUHËSORE. MIDIS
TYRE JANË PAKICA GREKE (ETNIA MË E MADHE), VLLAHËT (10,000), SLLAVËT (3,000 SERBË,
BOSHNJAKË, GORANË DHE MAQEDONAS, ROMË 9,000). RRETH 25,000 GREKË KANË BANIMET
NË ZONAT RURALE NË JUG TË SHQIPËRISË DHE KRYESISHT NË ZONAT E PAKICAVE GJUHËSORE
NË KUFI ME GREQINË TË QARKUT TË SARANDËS, TË GJIROKASTRËS (DROPULL, POGON), TË
DELVINËS, TË HIMARËS, SI DHE NË QENDRAT E MËDHA SI DURRËSI, TIRANA.
30. Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të
stabilizuar cilësore . Ai klasifikohet ne disa
kategori :
-Turizmi blu
-Turizmi I gjelber
-Turizmi I bardhe
-Turizmi kulturor
etj
31. Velipoja : Eshtë një nga plazhet dhe pikat turistike më të
rëndësishme të Shkodrës, por edhe në Shqipëri. Ajo dita ditës është
duke e lëshuar shtatin e vet me bukurinë dhe vlerën. Këtu turisti
e gjënë mikpritjen, rërën ,plazhin nder me te gjatat dhe nder me te
gjërat në rajon, e sajuar në pasurinë e vet me rërë të imtë me
plazhe të sheshta , buzë bregdeti deri një kilometër pa u rrezikuar as
mosha e re, as të moshuarit qe do te pësojnë ,është me
rëndësi të moshuarit këtu kane përnjëherë edhe zëvendësimin e
banjave për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, kjo është vlera e
Velipojës! Në të ardhmen synon të shndërrohet ne një pikë ma
turistiket në rajon. Velipoja shtrihet jo ma shumë se 30 kilometra nga
Shkodra, buzë bregdetit Adriatik. Është një qendër turistike mjaft e
këndshme , me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijshëm
deti, plazhi, lumi, delta me ishuj, kodra, fusha, laguna
tërheqëse, pylli, çka flasin me njëra tjetrën dhe joshin syrin e turistit
qe të jenë një ngazëllim qetësues e shpirtëror për relaksim, gjatë
ditëve në turizëm.
32. Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i
Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore
ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë
periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000
turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit
antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një
gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant
për turizmin historik.
Për t'u vizituar:
Muret e kalasë: rrënojat e fortifikimeve Bizantine të
shekullit të VI të cilave i shtohen në shekullin e XIV torrat
e rrumbullakta veneciane.
Anfiteatri: është një nga monumentet me vlera të medha
dhe më i rëndësishmi që ka mbijetuar nga qyteti antik.
është ndërtuar në shekullin e II para.K dhe u braktis në
mesjetë. Nga dokumentat kuptohet që anfiteatri ishte
shumë i madh dhe kishte një kapacitet prej 15.000
spektatorësh.
Banjot termale romake: të zbuluara në vitin 1962, gjatë
ndërtimit të pallatit të kulturës. Ato ishin të pajisura me
një sistem ngrohjeje.
Muzeu arkeologjik: Ndodhet në afërsi të bregut të detit, i
pasur me objekte të gjetura në Durrës, që na bejnë të
kuptojmë banorët antikë të Durrësit dhe traditat e tyre.
33. Divjaka : Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një
nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në
Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet
nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i
Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.
34. Vlora : Nder shume ndjenja qe provon
kur zbret ne Vlore per here te
pare, ndoshta ajo qe godet me teper i
dedikohet unicitetit te ketij qyteti. Nje
vend mesdhetar, lagur nga deti Adriatik
dhe ai Jon, Vlora ka qene per mijera vjet
ne rrjedhen e historise nje port tregetar i
rendesishem ne rajon.
Shpirti bujar i vlonjatit eshte nje shkrirje
midis bluse se thelle te detit, bardhesise
se reres, dhe ashpersise se maleve.
Prandaj Vlora meriton nje njohje me te
thelle.
I lindur me hapa te vegjel turizmi ne
Vlore po transformohet gjithnje e me
shume ne nje vrap pa limite. Kjo ka
difektet e veta por edhe te mirat: ka
njohur Vloren me vendet fqinje, ka
hapur dyert drejt perendimit, ka bere te
flase per ambjentin, per kulturen dhe
historine. Tashme po ndiqet nje politike
e posacme per turizmin vlonjat duke
nxjerre ne drite parqet e rezervatet
natyrore. Ne Vlore ekzistojne ende
vende natyrale nga me te ashprit( te
paprekshme) ne Europe
-rruga per ta kuptuar kete duket tashme e
qarte: bashkimi i turizmit me ambientin, dalja
nga rrethi vicioz i shtepive te nevojshme per
te pritur nje numer turistesh verore gjithnje ne
rritje, favorizimi i interesit per zonat e
brendshme.
Pas momentit te arte te plazhit, meriton te
zbulohet dhe te vleresohet edhe brendesia e
Vlores. Nje udhetim do te perbente rastin per
te njohur njerez ndoshta te mbyllyr ne nje
kontakt te pare, por pastaj gjithnje me te
hapur, me mikprites dhe dashamires; per te
njohur nje gastronomi te pasur ne lloje; per te
zgjedhur midis shume produkteve artizanale
te punuara me finese; ne fund per te zbritur
butesisht ne brendesine e nje peisazhi te
destinuar te mbetet ne syte dhe zemren e
udhetarit.
35. Saranda : qyteti i bukur i
Sarandës ofron një stil dhe
atmosfere të veçante.
Panorama e detit,
shumëllojshmëria e florës,
e favorizuar dhe nga klima
e bute, e bëjnë Sarandën
një qendër kryesore
pushimesh dhe një qytet të
rëndësishëm turistik.
Saranda ndodhet në një gji
të hapur deti, përballe
ishullit grek të Korfuzit.
36. Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça
mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit.
Karakteristike e vendit është ajri i pastër
dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit
mund të praktikohet sporti i skive. Fshati
është një nga zonat me tërheqëse nga këto
ane të Ballkanit.
Në dimër funksionon Pista e Skive dhe
zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të
janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate
kombëtare. Është një nga vendet e rralla ku
mund të zhvillohen këto lloje sportesh
dimërore, por ende mungon iniciativa për ta
zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe
sportin dimëror. Banorët e fshatit
mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të
gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin
e shërbimeve turistike, që në fund të fundit
do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të
ishin edhe një mundësi më shumë
punësimi për vendasit.
37. Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një
siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30
km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij
shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me
një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe
ndërkombëtare. Ajri i paster, gurgullimat e zhurmshme te
lumit, gjelberimi, majat e thepisura te maleve, rrethojne
luginen duke krijuar nje peisazh magjepes.
38. Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet
shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga
Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një
monument natyror vërtete interesant është ujëvara e
Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30
metër.
Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku
edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të
banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të
rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt
ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka
konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të
përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e
Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e
bukura të Tirolit, Austri.
39. .
Parku Kombëtar “Dajti”
Ndodhet në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë dhe
ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ai ndodhet në pjesën
lindore të fushës se gjerë të Tiranës 26 km në lindje
të Tiranës dhe 50 km larg nga aeroporti “Nënë
Tereza”. Tipike e Parkut te Dajtit është shtrirja e
bimësisë me kate . Ky park është një zonë shumë e
frekuentuar nga pushuesit ditor. Ai konsiderohet
"Ballkoni natyror i Tiranës". Ai ofron mundësi
akomodimi për pushuesit . Aty mund te shkohet me
teleferik , udhëtim i cili ofron një eksperience te
veçante.
40. Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ka një sip prej 8000 ha dhe konsiderohet
si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Ndodhet
25-30 km në veri-perëndim të qytetit të
Bajram Currit. Shtrihet midis majash të
larta e të thepisura të mbuluara me një
kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë
duke dhënë kështu imazhin e një lugine
plot labirinte dhe të papritura.
- Shtrirja- Ka nje sip prej 8000 ha dhe
konsiderohet si mrekullia e Alpeve
Shqiptare. Ndodhet 30 km ne
veriperendim te qytetit te Bajram Curri.
Parku Kombetar fillon 4 km.larg qytetit
B.Curri,në gryken e Shtrejtit,prane
qendres se Komunes Margegaj . Shtrihet
midis majash te larta e te thepisura te
mbuluara me nje kolorit fantastik
ngjyrash ne çdo stine duke dhene keshtu
imazhin e nje lugine plot labirinthe dhe te
papritura . - Lugina e Valbones eshte
nje nga mrekullite e paperseritshme te
natyres alpine shqiptare.
41. Parku Kombëtar “Thethi”
Ka një siperfaqe prej
2630 ha dhe ndodhet në
Alpet e Shqipërisë,
pranë Bjeshkëve të
Nëmura. Ai ndodhet në
një distancë 70 km larg
qytetit të Shkodrës dhe
përshkohet nga lumi i
Thethit, me një prurje
prej rreth 1000-1300
l/sek dhe është i pasur
me troftën e malit. Një
pikë mjaft piktoreske dhe
mahnitëse është Ujëvara
e Grunasit. Për tu
vlerësuar është prania e
drurit relikt të lisit. Ky
përfaqëson zonën më të
populluar të vendit me
rrëqebull ( linx linx ) i cili
konsiderohet specie e
rrezikuar.
42. Parku Kombëtar “Lura”
Ka një sipërfaqe prej 1280 ha dhe shtrihet në faqen
lindore të Masivit "Kurora e Lurës". Mjaft piktoreske këtu
janë 14 liqenet akullnajore të Lurës. Në dimër sipërfaqet
e tyre ngrijnë. Ndërsa në pjesën jugore të parkut ndodhet
"Fusha e Pelave" që ofron pamje shumë çlodhëse, pasi
ka bimësi të larmishme me lule shumëngjyrëshe të
rrethuara nga drurë shekullorë halorë. Në këtë park ka
mundësi të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit.
43. Parku "Bredhi i Hotoves"
Bredhi i Hotovës është park
kombëtar, ndodhet në jug të
Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i
Përmetit, dhe mund të cilë sohet si
mushkria natyrore e Shqipërisë
Jugore. Me një shtrirje prej 1200
hektarësh dhe një masiv të
mrekullueshëm të përbërë kryesisht
nga Bredhi Maqedonas, ky park
kombëtar është një nga
perlat turistike të
Shqipërisë, që ofron
surpriza të këndëshme
në çdo stinë të vitit, si në
dimër, ku ai është i
mbuluar nga dëbora por
dhe në verë ku mund të
shijosh freskinë e tij.Prej
disa vitesh ai është
kthyer në një vend që
vizitohet shpesh nga
turistët. Ai ndodhet në
zonën e Frashërit, rreth
35 kilometra nga qyteti i
Përmetit, në verilindje të
tij.
Pamja madhështore e
parkut të shfaqet nga
hyrja e luginës së
Lumicës e deri afër
majës së malit të
Kokojkës.
44. Parku Kombetar "Prespa”
Ka një sipërfaqe prej 27500 ha, duke perbere ne kete
menyre edhe Parkun Kombetar me te madh te
Shqipërise. Ndodhet në kryqëzimin e kufijve të
Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Përbëhet nga
liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe
pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë është mjaft e pasur
me vlera kulturore. Këtu mund të përmendim kishat
eremitë të Bizantit, Shpellën e Trenit në liqenin e Prespës
së Vogël, kalaja e Trojanit, kisha e Shën Mërisë ndërtuar
në ishullin e Maligradit në shek e 14-të. Liqeni i Prespës
së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në
Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të
kryeministrave të të dy vendeve.
45. “Parku natyror I Rrajces” Zona e mbrojtur e Rrajcës
ndodhet në rrethin e Librazhdit. Format glaciale ku
gjendet Rrajca janë të vendosura në shpatin verior e
lindor të malit të Shebenikut ku gjendet kompleksi i
cirqeve akullnajore të Rrajcës. Në këtë cirk akullnajor
janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një
atraksion natyror për tu vizituar. Këto liqene kanë një
gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi
mesatare prej 80 metrash. Ato gjenden të vendosura në
lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në
këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e
asfaltuar Përrenjas - Rrajcë dhe më pas, nga fshati
Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë.
46. Parku Kombëtar “Pishat e Divjakës
Ka një sipërfaqe prej 1250 ha dhe ndodhet 5 km larg qytetit të Divjakës
dhe 40 km larg qytetit të Lushnjes. Ky park është njëkohësisht edhe pjesë
e kompleksit Laguna e Karavastasë ndodhet nën mbrojtjen e Konventës
Ndërkombëtare të Ramsarit, që nga viti 1994. Ky park përbën një nga
ekosistemet më të rëndësishme të gjithë vendit. Kjo sidomos për faunën e
pasur ku përfaqësuesi më tipik është pelikani kaçurrel, i cili zë rreth 6.4%
të popullatës botërore. Ketu ndodhet pika perendimore e folezimit te ketij
shpendi ne europe.
Parku “Llogarasë”]
Gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapesinor
midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me
forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.
Parku "Qafe Shtama”
Ka një sipërfaqe prej 2000 ha dhe ndodhet rreth 25 km në verilindje të
qytetit të Krujës. Në përgjithësi pamja e këtij parku është rrethor dhe mjaft
piktoresk. Në këtë park mjaft tërheqës përmendet çezma e "Nënës
Mbretëreshë" me ujë shumë të pastër, të ftohtë e kurativ. Është një zonë
mjaft e frekuentuar për vlerat e larta kurative dhe ato të peisazhit që ajo
ofron.
47. Kanionet e Skraparit .
Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të
gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre
kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është
quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". Janë pikërisht ujërat e tij, që me
forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë,
por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës
antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri
mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria
befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të
pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të
mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë
pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një
përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre
të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale,
por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të
dalësh.Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës
dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin
nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të
ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.
48. Butrinti
Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti
është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit
dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti1992. Parku
Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej
15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi
nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të
gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur
natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i
Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në
njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj
gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të
përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi,
kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që
arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80
cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare.
Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës
automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg
nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë
për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e
përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra
katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e
saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale.
Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të
shumta shkencore.
Turizmi kulturor
49. Gjirokastra ose Gjirokastër,
është qytet në Shqipërinë
jugore, banorët e të cilit quhen
gjirokastritë. Qytet i përfshirë në
Listën e Trashëgimisë Botërore
të UNESCO-s më 2005, si një
nga pak shembujt e mbijetuar
në Ballkan të qyteteve tregtare
të stilit otoman.
Turisti ne Gjirokastër mund te
vizitoje Qendrën Historike me
Pazarin dhe objektet e tij
karakteristike si dhe Kështjellën
ku përvec Muzeut te Armeve te
ofron pamje shume te bukura te
qytetit nga lart. Ne Gjirokastër
vizitori mund te vizitoje edhe
Muzeun Etnografik, Shtepite
karakteristike te Zekateve,
Skendulateve, Babametos,
Kadarese, Hani i Zagorise,
Dulajve, etj.
Ne Luginën e Drinos gjenden disa
site arkeologjike ku me te
rëndësishmit janë "Antigonea", rreth
14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i
Hadrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te
fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe
me vlera historike e arkitektonike janë
edhe Kishat paleokristiane te Shën
Marise Labove dhe Peshkepi.
Për te apasionuarit e natyrës me
shume vlera jane Parqet natyrore si
Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte
Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit
(1200 m), Ujrat Ternale te Benjes
(Permet) si dhe kanionet e Lumit te
Suhes Zagorise dhe Vjoses.
50. Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të
njerëzimit. Një kohë, kur ujerat rridhnin të pakontrolluara
dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv
shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili
duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet
ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjet.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të
shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë. Pjeset me
interesante jane : Kalaja, lagjet e Gorices dhe
Mangalemit si dhe Kodiket e Beratit te cilet jane dy nga
doreshkrimet me te vjetra te fese se krishtere.
Berati njihet ndryshe edhe si qyteti I Nje mbi nje
dritareve.
52. TAVE KOSI (ELBASAN)
TAVA E KOSIT ESHTE NJE GJELL
KARAKTERISTIKE SHQIPTARE.
AJO PERGATITER ME MISH QENGJI OSE
DASHI,VEZ KOS E PAK ORIZ.
MUND TE GATUHET EDHE PA ORIZ.
PO ASHTU DO TE ISHTE IDEALE NESE
TAVA DO TE PIQEJ NE FURRE DRURI
53. LAKROR ME SPINAQ (KORCE)
LAKRORI ME SQINAQ ESHTE
NJE GATIM TRADICIONAL
SHQIPTAR I CILI MUND TE
OERGATITET ME PERERES TE
NDRYSHEM SI SQINAQ QEPE
EDHE DOMATE ,KUNGULL
,HITHRA ,EJT
54. FERGESE E TIRANES
Nje nga pjatat me te thjeshta dhe me me shije na
vjen nga Shqiperia e mesme , nga Tirana .
Gjithe cfare duhet jane qepe ,domate , speca
djathe/gjize dhe ky gatim deperton ne hunde .
55. Tave krapi (Shkoder)
Shkodra njihet si pjese e Ballkanit dhe si e tille edhe ne
artin e kulinarine ka dominuar kuzhina orientale. Kjo
kuzhine ka si te vecante te asaj kohe se dominojne
yndyrnat dhe salcat e ndryshme. Ne kete familje gjellesh
futen edhe tava e krapit shkodrane. Thuhet shkodrane
sepse ajo ka te vecantat e veta me shume gatime te
ndryshme qe behen si ne Shkoder ashtu edhe ne disa
qytete te tjera. Ajo ka nje recete krejt te vecante si ne
sasine ashtu edhe ne llojet e asortimenteve te saj qe
kane lidhje direkt me zonen e Shkodres.
56. MISH I PJEKUR NE
HELL (VLORE) Kuzhina e zones se Vlores eshte nje
kuzhine tipike e zonave malore por
njekohesisht dhe bregdetare. Ne te
perdoren prodhime te fresketa
blegtorale te kopeve te dhirta dhe te
te leshtave qe rriten neper malet
buze detit, me barin e fresket dhe
eren e detit.
Karakteristike shume e veçante e
kuzhines vlonjate eshte gatimi i
prodhimeve te detit.
Mishi i pjekur ne hell: duke qene
karakteristik i vendit, mund te gjendet
ne çdo restorant. Afersia me detin
dhe cilesia e kullotave i japin mishit
ne kete zone nje shije te
pakrahasueshme, sidomos qengji i
Karaburunit.
57. TAVE ME KORAN ( POGRADEC)
Peshku koran I cili rritet vetem ne Pogradec dhe ne nje qytet
te Rusise eshte ai lloj peshku qe sot rrezikon zhdukjen .
Tava me kete peshk mbetet origjinale pogradecare dhe e
pandryshueshme . Komenti I vetem eshte : “Yumm sa I
shijshem!”
59. PESHNGRITJA NE SHQIPERI
Rikthehet bindshëm, me dy medalje ari dhe një bronzi, peshëngritësi ynë i
mirënjohur, Erkand Qerimaj,pas pezullimit për përdorim të substancave të ndaluara.
Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe, ndërsa Daniel Godeli renditet i dyti!
Rezultat i mrekullueshëm i peshëngritësit shkodran, që ka ngritur 194 kg në stilin e
shtytjes, duke merituar kështu medaljen e artë.
Po ashtu, Qerimaj ka ngritur 349 kg në dygarësh dhe ka marrë një tjetër medalje ari.
Daniel Godelli u rendit i dyti me medalje argjendi dhe pse ngriti te njejten peshe me
Qerimaj, pasi kishte nje peshe trupore me te madhe. Godelli fitoi tre medalje
argjendi, në shkëputje, shtytje dhe dygarësh.
Romela Begaj nuk ishte me fat në këtë Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që
po zhvillohet në Tel Aviv. Ajo nuk ia doli dot të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin
në kategorinë 63 kg për femra, edhe pse tentoi deri në fund, por u detyrua të
braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi kishte ngritur
peshën 115 kg në provën e saj të parë.
Kështu, 27-vjecarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare,
duke mos hyrë dot në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes. ku u rendit e katërta
në kontinent.
60. FUTBOLLI NE SHQIPERI
Futbolli në Shqipëri ka ekzistuar para se të krijohej
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kjo është
dëshmuar nga regjistrimi i ekipit në turneun e Kupës
Ballkanike gjatë viteve1929-1931, i cili filloi në vitin 1929
(edhe pse Shqipëria përfundimisht kishte presion nga
ekipet për shkak të konkurrencës, konkurrencën e filloi e
para dhe ishte mjaft e fuqishme në duele). Kombëtarja
Shqiptare u themelua më 6 qershor 1930, por Shqipëria
duhej të priste 16 vite për të luajtur ndeshjen e parë të saj
ndërkombëtar, dhe atëher debutoi kundër Jugosllavisë në
vitin 1946. Në 1932, Shqipëria u bashkua me FIFA (gjatë
kongresit 12 - 16 qershor) dhe në vitin 1954, ajo ishte një
nga anëtarët themelues të UEFA-s.
61. BSKETBOLLI NE SHQIPERI
Liga e Basketbollit e Shqipërisë është një
kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e
klubeve profesioniste të basketbollit në Shqipëri
dhe është evenimenti më i rëndësishëm në
Shqipëri. U themelua në vitin 1946 nga FSHB.
Kupa e basketbollit e Shqipërisë është evenimenti i
dytë për nga rëndësia. Ekipi me më shumë trofe
është B.C. Partizani Tirana, që e kanë fituar këtë
kupë për numrin rekord 33 herë. Liga konsiston në
12 ekipe profesioniste në Shqipëri dhe është një
nga ligat më të vjetra në Ballkan, themeluar që në
vitin 1946.
62. NOTI NE SHQIPERI
Shprese per nje kthese ne sportin e notit. Analiza
vjetore e federates se notit ish nje sukses sipas
informacionit tek gazeta TELEGRAF , per
problematiken qe trajtoj si dhe per frymen optimiste
qe ajo percoj ne gjithe komunitetin e notit. Eshte
detyre tani qe te gjithe te luftojne qe te bejne realitet
objektivat qe ajo vuri. Ka ardhur koha qe rritja e
cilesise te zere vendin e duhur ne punen e gjithe
skuadrave , shenja per kete kane filluar te duken.
garat e zhvilluara ne Hercegnovi treguan qe mund
te guxojme dhe realizojme rezultate qe me pare
dukeshin ender.
63. VOLEJBOLLI NE SHQIPERI
Liga e Volejbollit e Shqipërisë është një
kompeticion që konsiston në pjesëmarrjen e
klubeve profesioniste të volejbollit në Shqipëri dhe
është evenimenti më i rëndësishëm në Shqipëri. U
themelua në vitin 1946 nga FSHV. Kupa e
volejbollit e Shqipërisë është evenimenti i dytë për
nga rëndësia. Ekipi me më shumë trofe është KS
Dinamo, që e kanë fituar këtë ligë për numrin
rekord 25 herë.[1] Liga konsiston në 12 ekipe
profesioniste në Shqipëri dhe është një nga ligat
më të vjetra në Ballkan, themeluar që në vitin 1946.
64. MUNDJA NE SHQIPERI
Mundja është një ndër përleshjet më të vjetra në
historine e njerzimit. Qëllimi i së cilës është që
kundështari i mundur të pranojë vetëvetiu shtrirjen
për toke. Nga këtu vije edhe mundja si disiplin
sportive ku janë të vendosura disa rregulla të cilat
kontrollohen nga një gjyqtarë sportiv. Përderisa
mundja në natyrë, zhvillohet në hapsirë të lirë,
zakonish livadhe, si sport mundja zhvillohet brenda
një rrethi të vizatuar që paraqetë kufirin hapsirorë
në të cilin kundërshtarët kanë drejtë të lëvizin.
65. HENDBOLLI NE SHQIPERI
Hendbolli i Kosovës ka një histori të gjatë dhe të pasur.
Janë tri periudha që ravijëzojnë qartë këtë histori:
- E para, veprimtaria që nga fillimet, ose viti 1948;
- E dyta, që nga pavarësimi, ose viti 1990, dhe,
- E treta, që nga viti 1999 e deri më sot.
Që të tri këto periudha kanë të veçantat jo vetëm
historike. Ato shënojnë shkallët e zhvillimit dhe afirmimit
vendor dhe ndërkombëtar. Po ata njerëz që dikur ishin
lojtarë, së bashku me të tjerët, që rrinin krah i tyre, në
periudhën e dytë ishin krah i atyre që i takuan brezit të
veprimit të hendbollit gjatë viteve të robërisë dhe të
lirisë…