SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore
Si forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Ai
cilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve
kriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit ,
dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja e
fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdo
mosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik te
personit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale e
nga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes se
detyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirren
me ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit ,
shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe
organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe
nderregjionale.

Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , duke
gjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapital
te madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhe
juridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatat
kriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Ne
kete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuara
ne pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur.

1.2 . Pse krim i organizuar?

Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjate ndermarrjes se aktiviteteve dhe
veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato ne menyre te veqante. Per keto qelliime ata
inkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata te themeluara me pare ose shoqata te
reja te cilat si veprimtari te tyre oficiele e kane marrjen me transakcione te ndryshme te cilat nuk jane te
ndaluara ne pikpamje formale. Shpeshhere keto grupe , shoqata dhe organizata , jane te paraqitura dhe
te regjistruara ne menyre legale duke lajmeruar nje veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirepo , ne
esence, veprimtari e tyre eshte marrja me aktivitet kriminal. Keto grupe , shoqata dhe organizata ,
regjistrohen vetem sa per sy e faqe , per te pasur mbulese para organeve te pushtetit. Ndersa aktiviteti i
tyre i vertete eshte marrja me veprime kriminale. Keto grupe dhe shoqata kriminale , ne disa raste nuk e
fshehin percaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunen , vrasjet , shtrengimin ,
korrupsionin , terrorin dhe frikesimin per ti realizuar qellimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla ,
veprimin e tyre e arsyetojne me aktivitete gjoja te natyres politike , veprimtari per te drejtat dhe lirite e
grupeve te caktuara kulturore , etnike etj. Mirepo , ne esence aktiviteti i tyre eshte kriminal sado qe
perpiqet te kamuflohet1


1
    Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142

                                                                                                            1
1.3. Organizimi kriminal

Organizatat kriminale e kane shefin , organet dhe anetaret e organizates apo shoqates. Menyra e punes
dhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ dhe mbeshtetet ne parimet e fshehtesise se plote , te
nenshtrimit dhe pergjegjesise se ashper te anetareve dhe aktivisteve ndaj shefave dhe udheheqesve me
te larte. Qdo leshim , gabim , zbulim , thyerje , e rregullave te ruajtjes se fshehtesise ose moszbatimi i
detyrave dhe aksioneve , konkrete denohet ashper. Lejimi i depertimit ne strukturen e organizates ,
shoqates a grupit nga ana e personave te paautorizuar e sidomos te organeve te policise , zakonisht
ndeshkohet me vdekje , likuidim fizik dhe pa gjurme te anetareve apo personave te ndryshem te cilet ne
qfaredo menyre kane tentuar te infiltrohen ose ne qfaredo menyre te futen ne gjurme te aktiviteteve
kriminale.

Ne keto organizata dhe shoqata mbreteron : nenshtrimi i plote , frika , dhuna dhe tortura e vrazhde ndaj
anetareve te cilet gabojne ose nuk ndegjojne , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhet
ligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta”

1.4. Organizatat Kriminale

Te ketilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende ne disa vende te botes bashkekohore. Jane te
njohura organizatat tradicionale ne Itali si “ Mafia siciliane “ , “ Camorra” , “ Ndrangheta “ , “ Sacra
Corona Unita “ , “ Stida “ , “ Koza Nostra “ ne SHBA, “ Jakuza “ ne Japoni , “ Triadat “ ne Kine etj.
Organizata kriminale te tjera ka edhe ne Spanje “ ETA” , ne Irlande “ IRA” , Narkokartelet ne Ameriken
Latine , ne Rusi dhe vende te tjera te botes bashkekohore2

2. Aktivitetet kriminale
2.1. Trafikimi i droges

Trafikimi i droges eshte nje forme themelore e krimit te organizuar ne te gjithe Europen , dhe ne veqanti
ne Europen Juglindore me te mirenjohurat “ Rruget Ballkanike “ te cilat jane perdorur me pare nga
grupet turke te krimit te organizuar per trafikim te heroines , dhe sot perdoren per trafikimin e te gjitha
llojeve te drogave te paligjshme si dhe ne kuader te asaj qe njihet si “ trafikimi i shume drogave “ ku
ngarkesat njihen si “ ngarkesat kokteil” dhe qe perfshijne prekursoret , drogat kimike dhe sintetike.

Trafikimi i droges perfshine grupet kriminale te organizuara lokale dhe te kryesuara nga kapot e tyre
dhe te perbera nga shtetas te vendeve te burimit apo te tranzitimit. Megjithate shtetet raportojne ne
menyre te zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore te krimit te organizuar ,
si ne transportimin dhe shperndarjen e drogave , ashtu edhe ne menyre te zgjeruar , edhe perfshirjen e
trafikuesve te droges ne veprimtari te tjera te paligjshme si psh . ne trafikimin e qenieve

2
    Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142

                                                                                                           2
njerezore.3Grupet shqipetare te krimit te organizuar jane shnderruar ne furnizuesit kryesore te kanabisit
bimor ( kultivimin dhe trafikimin e tij ) dhe jane duke mbeshtetur trafikuesit e heroines turke dhe
kokaines kolumbiane , dhe po perpiqen koheve te fundit te hyjne plotesisht ne tregtine e kokaines duke
perbere keshtu nje kercenim ne rritje per BE-ne.

2.2. Trafikimi i qenieve njerezore

Trafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi ( seksual ) i individeve vurnelabel eshte kryesisht nje “ krim
i nendheshem “ , gje qe shpjegon veshtiresine per percaktimin ne menyre te sakte te permasave te
problematikes qe lidhet me elemente te ndryshem te kesaj fore te krimit te organizuar. Shume nga
perpjekjet per zbatimin e ligjit fokusohen vetem ne elementet e dukshem te trafikimit te qenieve
njerezore , duke anashkaluar ne pjese te madhe strukturat spontane dhe organizative qe fshihen pas
tyre. Kudo ne Europe , shpesh nuk dihet se shume nga raportimet per shkelje penale , si psh ne rastin e
perdhunimeve , izolimeve apo burgimeve te paligjshme , demtimeve te renda trupore , apo rastet e
grabitjeve apo vjedhjeve , fshehin ne vete elemente te trafikimit te organizuar te qenieve njerezore.
Situata komplikohet me tej ne lidhje me identifikimin e rasteve te trafikimit te qenieve njerezore nisur
nga fakti se shume shpesh grate e trafikuara heshtin ne lidhje me trafikantet e perfshire ne krim , pasi
perpiqen te mbrojne familjet ne vendet e tyre te cilat gjenden nen kercenimin e grupeve te krimit te
organizuar.

Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka te beje me organizata kriminale qe perdorin kercenimin apo
ushtrojne dhune , perdorin forcen , mashtrimin , genjeshtren , apo mjete te tjera. Trafikimi perfshine
disa veprime te dallueshme , por te nderlidhura , si rekrutimi , transporti , vendosja apo akomodimi , dhe
shfrytezimi , qe nuk eshte diqka qe ndodh vetem nje here , por qe kryhet gjate nje periudhe te caktuar
kohe. Grupet e krimit te organizuar shfrytezojne ne nje ane mundesite qe ofron tregu per sherbime seksi
dhe pune te lire ( kerkesa ) , dhe ne anen tjeter situaten vulnerabel te grave dhe femijeve ne shume
vende ( oferta ). Per me teper behet fjale per perfitime te larta nderkohe qe , me gjithe ndryshimet ne
legjislacionin perkates , risku i kontrollit dhe sanksioneve eshte i ulet.

Biznesi i trafikimit funksionon ne kete menyre :

    1. Rekrutimi – Grate u pergjigjen njoftimeve per pune ne gazete apo internet per kujdestare
       femijesh , modele , parukiere , kercimtare , kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga
       miq apo te aferm te tyre per te perfituar nga “ mundesi e punesimit ne shtetet e Europes “
    2. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit
       rregullohen nga grupet e krimit te organizuar.
    3. Detyrimi i borgjit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me te mberritur ne destinacion
       dhe femrat gjenden para nje borgji te madh qe i detyrohen trafikanteve per transportin e qe u
       duhet ta shlyejne permes prostitucionit




3
 Raporti mbi situaten CARPO , Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik
ne Evropen Jugindore, Aktivitetet Kriminale – Trafikimi i droges , fq 22

                                                                                                                 3
4. Shtrengimi me dhune – shpesh femrat shtrengohen me dhune. Ka raportime te shumta per
          femra te mbajtura ne izolim , te rrahura , te perdhunuara , te droguara ne menyre qe ti “ thyejne
          “ ato e t’i detyrojne te punojne. Per kete qellim kercenohen edhe familjet e tyre.
       5. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkembehen mes grupeve kriminale dhe vendeve te
          ndryshme me qellim qe te sigurojne egzistencen e “ mallit te fresket “ ne treg , te parandalojne
          zbulimin , dhe te disorientojne viktimen , duke i hequr asaj qdo mundesi per kontakte qe mund
          ta ndihmojne te largohet.

Shumica e personave te trafikuar veprojne ne perputhje me te ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “(
faktoret e shtytjes dhe terheqjes ) qe kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet qe i
shtyejne personat te largohen nga nje zone per te shkuar diku tjeter njihen si faktore te shtytjes si psh
papunesia e larte , tregu i punes i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet ne baze te seksit , varferia ,
mungesa e mundesive per te permiresuar cilesine e jetes ,ikja nga dhuna etj. Arsyet qe i terheqin
personat drejt nje zone te veqante njihen si faktoret e terheqjes si psh kerkresa per per puntore ne
industrine e seksit , kerkresa nga konsumatore te pasur per seks komercial , mundesite me te mira per
punesim , paga me te larta etj4

Profili i viktimave eshte i qarte , viktimat jane ne pjesen me te madhe gra e vajza qe jane te huaja ne
vendin ku shfrytezohen .

Trafikimi i femijeve nuk mund te jete kurrsesi nje nen produkt i neglizhueshem i trafikimit te qenieve
njerezore. Ai gjeneron perfitime te medha dhe si pasoje eshte ne duart e krimineleve te organizuar dhe
po zgjerohet ne menyre dramatike. Krimi i percaktuar si trafikim femijesh nenkupton shfrytezimin
komercial seksual te fmijeve duke perfshire edhe pornografine me femije. Por nenkupton edhe forma te
tjera te shfrytzimit te fmijeve duke i detyruar ata te vjedhin , te lypin , si dhe i referohet edhe femijeve
qe punojne ne kushtet e punes se detyruar. Femijet zene nje numer te konsiderueshem te viktimave. Ne
disa vende te Europes Juglindore , 50% e viktimave te trafikuara te raportuara jane nen moshen 18
vjeqare dmth jane femije. Ky numer pritet te rritet akoma me tej , pasi qe trafikantet dhe
bashkepuntoret e tyre po fokusohen gjithmone tek viktimat githnje e me te vogla ne moshe , pjeserisht
nga frika e infeksionit HIV e AIDS.

Shumica e rekrutimeve behen nga personat e te njejtit nacionalitet me viktimen e pastaj viktima
trafikohet ne tregjet e huaja.

Perveq dhune e kercenimeve , presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkepunimi me autoritetet
duket se jane mjetet me te perhapura per te mundesuar trafikimin dhe per mbrojtjen e biznesit.
Trafikimi i qenieve njerezore kerkon qe autoritetet publike te mbyllin syte ndaj ketij problemi apo te
bashkpunojne aktivisht .

Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrendshem i viktimave lokale , ne sherbim te nje
tregu lokal e rajonal , me kerkes gjithnje ne rritje per sherbime seksi , vazhdon te jete nje problem
serioz. Pasiqe jane trafikuar brenda vendit viktimat fitojne nje far “ pervoje “ e me pas ato mund te

4
    Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int)

                                                                                                            4
trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjese e nje lloji te vjeter te
prostitucioni dhe ende vazhdon te mos shihet nga autoritetet e vendeve si nje fenomen kriminal.Kjo gje
ka pasojat e veta per viktimat dhe per zbatimin e ligjit. Kjo gje mund te shpjegoje pse ne gjithe Europen
investigimet e krimit te organizuar ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore jane te pakta.

2.3. Kontrabanda e personave

Emigracioni eshte nje teme mjaft komplekse qofte si qeshtje sociale , qofte si problem kriminal.
Protokolli i Kombeve te Bashkuara per Emigracionin nga Toka , Deti dhe Ajri ka per qellim parandalimin
dhe luften kunder kontrabandes se personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri ne disa aspekte me
trafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Se pari kontrabandimi i emigranteve , edhe pse
shpesh kryhet ne kushte te rrezikshme dhe degraduese , ka te beje me emigrante qe kane rene dakord
te kontrabandohen , pra te kalojne kufirin ne menyre ilegale. Trafikimi i viktimave ne dallim me kete ka
te beje me persona qe ose nuk kane rene dakord per nje gje te tille ose edhe nese kane qene fillimisht
dakord kjo gje humbet kuptimin si pasoje e dhunes , mashtrimit apo abuzimit te perdorur nga
trafikantet. Se dyti kontrabandimi perfundon me arritjen e personave ne destinacionin e planifikuar ,
ndersa ne rastin etrafikimit shpesh shfrytezimi viktimes vazhdon prej ketij momenti ne vende te tjera ,
gje qe gjeneron te ardhura te tjera te paligjshme per trafikantet. Se treti kontrabandimi eshte gjithnje
ndershteteror ndersa trafikimi mund te mos jete i tille.5

Globalizimi kntribuon ne rritjen e konsiderueshme te kontrabandes se personave dhe te trafikimit te
tyre duke bere qe si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore te behen biznes kryesor
global i grupeve te krimit te organizuar. Ashtu siq ndodh me rastin e trafikimit , shkaqet kryesore te
kontrabandimit jane pikerisht faktoret e shtytjes qe qojne ne zhvendosjen e detyruar te njerezve si :
fatkeqesite natyrore , lufta , konfliktet etnike dhe fetare , persekutimi politik , lufta civile dhe varferia ,
faktoret qe i shtyejne emigrantet te lene vendin e tyre. Faktoret e terheqejes , ti tille si nevoja per forca
te lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e pergjithshme sociale , nje lloj zhvillimi relativ
ne vendet ne destinacion , sistemet qeverisese demokratike , stabiliteti politik e social dhe me e
rendesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve te caktuara perbejne kriteret per zgjedhjen e
nje vendi destinacion , qe shpesh eshte nje shtet i zhvilluar ( shtet anetar i BE-se).

Ne krahasim me trafikimin e qenieve njerezore kontrabandimi personave nuk kerkon shume sofistikim
operacional , po te kemi parasysh qellimet me pak komplekse te ketij tregu kriminal. Grupe te nivelit te
mesem jane ne gjendje te organizojne qdo udhetim , duke filluar qe nga sigurimi i dokumenteve te
identifikimit te falsifikuara deri tek kalimi i kufinjeve nderkombetare me mjete ilegale apo me ryshfet ,
ne bashkepunim me kompani transporti dhe agjenci udhetimi qe jane shpesh te lidhura me
kontrabandistet ose jane vete kontrabandiste. Masat e unifikuara per zbatimin e ligjit kane bere qe azil
kerkuesit te kalojne nga format me pak te rrezikshme te emigracionit ilegal deri tek menyrat me
klandestine te cilat jane me te shtrenjta dhe me te rrezikshme per femijet , grate , burrat e perfshire ne
kete veprim. Grupet e nivelit me te larte mund te sigurojne asistence logjistike per emigrantet ne vendin


5
 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne
Evropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45

                                                                                                              5
e destinacionit final zakonisht duke u mbeshtetur ne lidhjet me komunitetet te te njejtit etnicitet apo
kombesi te vendosur ne ate vend.

2.4. Pastrimi i parave

Lufta ndaj pastrimit te parave eshte nje prej menyrave me efektive per t’iu kundervene krimit te
organizuar , meqenese emeruesi i perbashket i te gjitha krimeve te renda dhe krimit te organizuar eshte
nxjerrja e fitimit. Siguria , integriteti dhe stabiliteti i institucioneve financiare dhe kreditore si dhe besimi
tek sistemi financiar ne teresi mund te vihet seriozisht ne rrezik nga perpjekjet e krimineleve dhe
bashkpunetoreve te tyre per te tjetersuar origjinen e te ardhurave te tyre , apo per te kanalizuar parate
e ligjshme per qellime terroriste. Te ardhurat e perfituara ne menyra te paligjshme mund te riinvestohen
ne biznese kriminale apo biznese te ligjshme , mund te konsumohen apo te fshihen. Per te parandaluar
kapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimit ato pastrohen ne menyre qe te mos dallohen prej parave
te fituara ne menyre te ligjshme. Parate pastrohen ne shume menyra te cilat behen edhe me te lehta
nga metodat elektronike te pageses dhe transaksioneve bankare.

Per te fshehur sa me mire origjinen kriminale te fondeve , zakonisht pastrimi parave kryhet ne nje
kontekst nderkombetar. Masat e miratuara vetem ne nivel kombetar , apo ne nivelin e komunitetit , pa
marre ne konsiderate koordinimin dhe bashkepunimin nderkombetar , do te kene efekte shume te
kufizuara. Me qellim qe te shmanget marrja masave nga ana e Shteteve Evropiane qe do te ishin te
papajtueshme me funksionimin e tregjeve evropiane , eshte e domosdoshme te merren masa te
perbashketa ne kete fushe , ne te gjitha kontekstet.

Pastrimi i parave eshte veper penale , qe mendohet se kryhet nga grupe te krimit te organizuar per te
ligjeruar fondet e paligjshme dhe shtron nje sfide gjithnje e me te madhe ne planin global , sidomos ne
raport me financimin e terroristeve. Ne vendet evropiane shumica e hetimeve mbi krimin e organizuar
lidhen me drogen , prandaj dikush mund te mendoje qe pastrimi me i madh i parave te kete lidhje me
drogen. Por duke pasur parasysh informacionet e raportuara mbi pastrimin e parave qe vien nga lloje te
tjera krimesh te tillla si trafikimi qenieve njerezore , kontrabanda personave , krimi i pastrimit te parave
po spikat gjithnje e me shume.

Grupet e krimit te organizuar mbeshteten gjithnje e me shume ne strukturat e ligjshme dhe tregtare ,
dhe ne kushtet kur kufinjet ndermjet strukturave te ligjshme dhe te paligjshme sa vijne e zbehen ,
pastrimi i parave ngreh vazhdimisht shqetesimin e depertimit te te ardhurave te paligjshme ne
ekonomine e ligjshme , me ane te metodave te pageses. Sikure dihet pastrimi i parave zakonisht
mbeshtetet ne tre faza:

    1. Alokimi – menyrat ne te cilat produktet direkte te krimit kanalizohen ne sistemet financiare ,
       kryesisht ne formen e pagesave me para ne dore .
    2. Shtresezimi – qarkullimi i fondeve nepermjet nje zingjiri transaksionesh financiare , per te
       zhdukur qdo lloj lidhjeje ndermjet kapitalit te alokuar dhe origjines se tij kriminale , ne menyre
       tipike kjo ndodh nepermjet transferimit te parave apo qeqeve.




                                                                                                               6
3. Integrimi – investimi i te ardhurave , qe kane origjine kriminale ne transaksionet ligjore dhe
       ekonomike , ne menyre tipike kjo ndodh ne pasuri te paluajtshme , objekt me vlere, kapital
       biznesi etj.




    3 . Karakteristikat e krimit te organizuar ne Kosove
3 .1. Lindja e krimit te organizuar ne Kosove

Kosova e fundit u prek nga lufterat ne Ish Jugosllavi ne vitet 1990 , dhe u perball me nje numer te madh
problemesh dhe sfidash te rindertimit te mbasluftes dhe tranzicionit.

Me gjithe perpjekjet e gjitheanshme te Bashkesise Nderkombetare , investimet ne shuma te medha
parash , vullnet te mire dhe burime njerezore , situata e pergjithshme ekonomike ne Kosove vleresohet
si tejet e rende. Deri me tash nuk eshte shenuar ndonje zhvillim i dukshem ekonomik , ndersa papunesia
qendron ne shkallen me te larte ne rajon dhe Evrope. Ne keto rrethana te pergjitheshme shoqerore , te
shoqeruara nga pasojat e luftes , u krijuan kushtet optimale per lindjen , dhe zhvillimin e krimit te
organizuar ne Kosove. Keshtu ne vitet e para te pasluftes kishte filluar ndertimi gradual i nje
infrastruktre tejet te fuqishme kriminale ne kete pjese te Evropes.

Sipas shume parametrave shkencore , me nje siguri te madhe mund te konstatohet fakti shqetesues se
kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni ne Kosove kane marre perpjestime masive dhe jane perhapur
ne te gjitha poret e jetes. Ky konstatim perputhet edhe me pershtypjet e krijuara ne opinionin se ne
Kosove vepron nje strukture e fuqishme e krimit te organizuar qe kontrollon jo vetem bizneset me
profitabile por edhe disa struktura vitale shteterore. Ne kete drejtim nuk jane te rralla as raportimet e
mediave te ndryshme ne vendin tone lidhur me aferat e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshem
shteterore ose lidhjeve te tyre me krimin e organizuar.

3.2 . Format e organizimit te krimit te organizuar ne Kosove

Krimi i organizuar ne Kosove dallon me krimin e organizuar ne vendet tjera fqinje. Format e organizimit
te dhe veprimit te krimit te organizuar ne Kosove mund te karakterizohen siq vijon:

    1. Agresiviteti – per dallim nga vendet e tjera ne Kosove grupet kriminale gjithnje synojne
       vendosjen e plote te kontrollit ne rajon ku veprojne.
    2. Aplikimi karakteristik i dhunes – grupet kriminale shqiptare jane te dhunshme , nuk kane ngurim
       te perdorin arme gjate perpjekjeve per bisedime , dhe nuk kane ngurim te perdorin armet gjate
       perpjekjeve per bisedime apo zgjidhje te problemit, ne krahasim me grupet e tjera qe fillimisht
       favorizojne bisedimet pastaj armet , shqipetaret se pari perdorin armet si mjet detyrimi per
       kundershtarin ne rast te bisedimit per ndonje zgjidhje te problemit.
    3. Lidhjet familjare – ne Kosove organizimi i grupeve kriminale kryesisht bazohet ne lidhje te
       ndryshme familjare , fisnore , rajonale , etnike.



                                                                                                            7
4. Struktura hierarkike e ndertuar me dhune – anetaret e grupeve te ndryshme kriminale ne
       Kosove zakonisht u nenshtrohen urdherave te pranuara sipas rangut hierarkik te ndertuar
       kryesisht me dhune. Kjo do te thote se grupet kriminale qe veprojne ne Kosove ne numrin
       absolut te rasteve jane te organizuara ne menyre vertikale.
    5. Bashkepunimi me grupe dhe organizata te ndryshme kriminale – grupet e ndryshme kriminale
       kosovare mbajne kontakte dhe bashkepunojne ne forma te ndryshme me numrin me te madh te
       grupeve kriminale nga Shqiperia , Maqedonia , Serbia , Turqia , Bosnja dhe Hercegovina ,
       Bullgaria , Mali i Zi dhe Kroacia. Poashtu kane arritur vendosjen e kontakteve edhe me klanet e
       caktuara te mafise italiane dhe asaj amerikane me emrin La Cosa Nostra.
    6. Lidhjet me strukturat e ndryshme shteterore – element tjeter karakteristik i krimit te organizuar
       ne Kosove eshte lidhja e tyre me strukturat e ndryshme shteterore dhe ato politike.6

3 .3 . Format e manifestimit te krimit te organizuar ne Kosove

Ne Kosove forma kryesore te krimit te organizuar jane : trafiku i droges , prostitucioni , shperlarja e
parave , privatizimi i kunderligjshem i ndermarrjeve publike , kercenimi per para , trafikimi i armeve ,
kontrabanda e duhanit , plaqkitjet me maska , vjedhjet e ndryshme , trafikimi i personave etj.

3.3.1.Trafikimi i qenive njerezore

Kosova eshte vend transit dhe destinacion per trafikim te qenieve njerzore. Rrjeti kryesor i prostitucionit
ilegal qe zhvillohet ne Kosove fillon ne Bullgari.

Duket sikur egzistojne tre nivele grupesh kriminale qe veprojne ne Kosove qe shpesh nderlidhen me
njera tjetren. Grupet e nivelit te ulet kujdesen per transportin e viktimave me makine ose furgona , ose
thjesht sigurojne te hollat e nevojshme qe viktimat te kalojne kufirin me autobus. Me pas keto viktima
strehohen ne te njejtat ambiente ku do te shfrytezohen. Grupet e niveleve me te larta organizojne
udhetimet , perfshire ketu sigurimin e dokumenteve dhe vizave te falsifikuara , por nuk perfshihen vete
ne shfrytezimin e viktimave , megjithese ato organizojne edhe ri – trafikimin. Grupe te tilla veprojne
sipas menyres me te strukturuar dhe shfaqin nje hierarki duke filluar qe nga perdorimi i “ personave
manekine “, te cilet sigurojne mbulesen ndaj kryetarit te rrethit kriminal , duke vazhduar me personelin
e sigurise dhe kunder zbulimit , i ngarkuar me detyren e perqarjes se aktiviteteve te policise , e me pas
me zyrtare te korruptuar qe informojne grupet kriminale per aksionet e policise.

Karakteristike e trafikim ne Kosove eshte se ne rolin e rekrutuesit ne Kosove 50 % e rasteve jane femrat
e shfrytezuara , ish viktima , te industrise se seksit.

Vendet e origjines se personave te trafikuar ne Kosove zakonisht jane : Moldavia , Ukraina , Bullgaria ,
Shqiperia , Kosova , Rumania , Kroacia , Serbia , Mali i Zi , Rusia etj




6
 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine –
Wien 2009 , fq 4 , 5 , 6 , 7.

                                                                                                                        8
Ukraina
                                                                                      Rumania
                                                                                      Shqiperia
                                                                                      Rusia
                                                                                      Moldavia
                                                                                      Kosova
                                                                                      Bullgaria
                                                                                      Serbia dhe M.Z




Grafik : Vendi i origjines se Personave te Trafikuar ne Kosove , 2004

3.3.2.Trafikimi i droges

Kosova ka vendendodhje kyqe ne rajon per shume kriminel ne Evropen Jug – Lindore. Lidhjet e ngushta
me popullsine etnike shqipetare ne Maqedoni , Shqiperi , si dhe me diasporen jashte vendit i bejne
grupet e krimit te organizuar te Kosoves mjaft efektive , veqanerisht ne trafikimin e droges ne tregjet
Perendimore.7

Droga qe sillet neper Kosove kalon neper nje rruge te gjate. Opiumi i destinuar per ne tregun e Evropes
kryesisht ka prejardhje nga Pakistani , Afganistani , Irani dhe disa rajone te ndryshme te Kaukazit. Pasi
sillet opiumi ne Turqi perpunohet ne heroine , pastaj shperndahet neper tregjet ilegale te shteteve te
ndryshme te Evropes. Trafikimi i kesaj droge behet ne menyre te organizuar nga grupet kriminale te
vendeve te burmit , vendit perpunimit , te vendeve te tranzitimit , dhe shitjes se tij.




7
 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne
Evropen Jugindore, Profilet e zonave te projektit – Kosova , fq 105.

                                                                                                              9
Grafik : Rruga Ballkanike e trafikimit te droges



Sipas disa te dhenave grupet e ndryshme shqipetare jane kultivuesit dhe furnizuesit kryesore te
produkteve te ndryshme te kanabisit bimore ne rajon. Sipas te dhenave te tjera ne malet shqipetare
tashme kultivohet edhe kokaina. 8

Sipas raporteve te Europolit mbi Krimin e Organizuar , grupet kriminale shqipetare kane arritur
vendosjen e pjeses me te madhe te kontrollit ilegal te droges ne disa shtete te Evropes.




8
 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine –
Wien 2009 , fq 13

                                                                                                                    10
Grafik : Droga e konfiskuar gjate viteve 2001 – 2007

3.3.3.Kontrabanda e personave

Kontrabandimi i personave ne nga Kosova per ne Evrope dhe SHBA zakonisht kryhet ne kushte
degraduese dhe te rrezikshme. Ne numrin me te madh te rasteve kontrabandimi perfundon ne
momentin e arritjes se personave ne vendin e planifikuar mirepo ka edhe raste kur shfrytezohen
viktimat duke i detyruar te punojne per ta.

Faktoret qe ndikojne ne largimin e personave nga Kosova jane social , ekonomik , politik etj.

Tregu i kontrabandes me emigrante nga Kosova eshte mjaft fitimprures dhe organizohet nga grupe te
vogla kontrabandiste. Kalimet e tilla ilegale zakonisht behen me korrutim te policeve kufitare , poashtu
edhe me viza te rrejshme .




                                                                                                       11
Tabelari i Raportit te Policise se Kosoves per vitin 2011 – Departamenti kunder krimit te organizuar

Nr.                  Objektivi             2010                2011                  Krahasimi
1                    Raste nen hetime      17                  16                    -1
                     nga viti kaluar
2                    Rast i ri             313                 407                   +94
3                    Raste te              292                 391                   +99
                     perfunduara
4                    Persona te            481                 577                   +96
                     dyshuar
5                    Persona te            463                 547                   +84
                     arrestuar
6                    Operacione            124                 186                   +62
7                    Vezhgime              74                  32                    -42
8                    Kallxime penale       292                 254                   -38
9                    Asistenca policore    24                  9                     -15
1o                   Asistenca             5                   5                     0
                     institucionev tjera
11                   Vetura te             28                  26                    -2
                     konfiskuara
12                   Arme te konfisk.      18                  21                    +3
13                   Fisheke te konfisk.   138                 512                   +374
14                   Para te konfisk.      26.000              19.372                -6728
15                   Konfiskim i           55.611              60.331.28             4.42
                     heroines
16                   Konf.mariuanes        199.278             216.449.6             +17.171
17                   Konf.hashash          2.8                                       -2.8
18                   Konf.kokaine          221.26              2737.54               +2516.28
19                   Konf.kanabis          9.724               3.604                 -6.120
                     bimor
20                   Konf.extazy           6                   699                   +693
21                   Droga tjera           1.318.5             5.388.6               +4.07
22                   Trafikim i            101                 143                   +42
                     narkotikeve
23                   Posedim i             146                 234                   +88
                     narkotikeve
24                   Kultivim i            42                  53                    +11
                     narkotikeve
25                   Vepra tjera           23                  24                    +1
30                   Grupe kriminale       18                  7                     -11
                     ne Kosove
31                   Grupe kriminale       6                   1                     -5
                     nderkombetare




                                                                                                       12
Konkluzione dhe rekomandime
Krimi i organizuar eshte nje koncept dinamik i cili eshte ne pershtatje te vazhdueshme ndaj nje
ambientit qe ndryshon dita dites dhe ndaj mundesive te reja qe ofrohen per krimin.

Rruget tradicionale Ballkanike te trafikimit te droges jane shnderruar ne rruge me dy kalime , ne te cilat
heroina dhe kanabisi levizin drejt BE-se , nderkohe qe kokaina dhe drogat sintetike levizin ne drejtim te
lindjes.

Ne Kosove po vihet re nje rritje e tregut te mbrendshem se bashku me rritje te numrit te perdoruesve,
eshte e nevojshme qe te shtohen jo vetem masat shtypese te ketij fenomeni por edhe masat
parandaluese.

Me maturimin e tregjeve te krimit , grupet kriminale perpiqen te konsolidojne aktivitetet e tyre
egzistuese , te shperndahen ne aktivitete te tjera dhe te legalizojne fitimet dhe pozicionet e tyre ne
shoqeri. Korrupsioni , si ne nivel te ulet ashtu edhe ne nivel te larte , duket te jete mjeti kryesor i
perdorur per te depertuar ne strukturat politike dhe ekonomike.

Kriminaliteti i organizuar ne Kosove funksionon permes nje rrjeti qe tejkalon kufinjet e ketij vendi. Ky
internacionalizim i krimit te organizuar ne Kosove e imponon edhe nevojen per vendosjen e formave te
zgjeruara te bashkepunimit ne mes policeve dhe vendeve te ndryshme te rajonit dhe pergjithesisht
Evropes , me qellim te koordinimit dhe zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder tij.

Nje bashkepunim eventual sidomos ne fushen e trafikimit te droges , trafikimit te qenieve njerezore ,
shperlarjes se parave , kontrabandes me arme etj. Padyshim se do te ndikonte ne permiresimin e
dukshem te aftesis se SHPK- se, dhe policeve te tjere te rajonit , ne luften kunder krimit te organizuar.

Ne interes te zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder korrupsionit krimit organizuar dhe terrorizmit ,
SHPK-ja duhet reformuar ne aspekt profesional , duhet te rrise kapacitetet e veta te angazhuara ne lufte
kunder krimit te organizuar dhe te lirohet nga ndikimi elementeve te aferta me strukturat kriminale.
Gjithashtu ne intres te mireqenies dhe autoritetit nacional duhet te nderpritet edhe qdo forme e
perzierjes dhe ndikimit politik ne punet e policise.




                                                                                                            13
Literatura
Kriminologjia – Dr. Ragip Halili , Prishtine 2011

Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne Evropen
Juglindore , Strasburg – gusht 2006

Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole Krasniqi ,
Prishtine – Wien 2009

Raporti vjetor i Policise se Kosoves – 2011




                                                                                                            14

More Related Content

What's hot

E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeVisar Kluna
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 

What's hot (20)

Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjjeE Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
E Drejta Administrative 70 pytje 70 pergjegjje
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 

Viewers also liked

Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreendritrrustemi9
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesMarjan Dodaj
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rdzogaj
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)ALB-AID Kukes
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitLavdrimi91
 
Trafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzoreTrafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzorecelmani
 
Krimi ekonomik
Krimi ekonomikKrimi ekonomik
Krimi ekonomikegzona1
 
Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeJana511
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjirediz
 
Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Erdi Dibra
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliAba Abush
 

Viewers also liked (20)

Trafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezoreTrafikimi i qenieve njerezore
Trafikimi i qenieve njerezore
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i KosovesUdhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
Udhezues per Kodin e Procedures Penale të Kosoves dhe Kodi Penal i Kosoves
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimit
 
Trafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzoreTrafikimi i qenieve njerzore
Trafikimi i qenieve njerzore
 
Krimi ekonomik
Krimi ekonomikKrimi ekonomik
Krimi ekonomik
 
Teoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave socialeTeoria e strukturave sociale
Teoria e strukturave sociale
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga Shendeti Dhe Droga
Shendeti Dhe Droga
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Papunësia
PapunësiaPapunësia
Papunësia
 
Duhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,AlkoliDuhani,Droga,Alkoli
Duhani,Droga,Alkoli
 

Similar to Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Arsiola DYRMISHI
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdARMIDA
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVArlindEmini1
 
Java e 7 të
Java e 7 tëJava e 7 të
Java e 7 tëEzona
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaleLavdrimi91
 
trafikimi i femijeve
trafikimi i femijevetrafikimi i femijeve
trafikimi i femijevemikaela basha
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Sajbrendonas
 

Similar to Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore (12)

Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
Krimi i Organizuar ne Republiken Maqedonis 1.0 (2020)
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Korrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosoveKorrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosove
 
16
1616
16
 
Qytetari
QytetariQytetari
Qytetari
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMVHyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
Hyrje Kriminalistik-Veprimtaria Hetimore e Policise RMV
 
Java e 7 të
Java e 7 tëJava e 7 të
Java e 7 të
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
trafikimi i femijeve
trafikimi i femijevetrafikimi i femijeve
trafikimi i femijeve
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 

More from Donikë Mjaki

Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristëDonikë Mjaki
 

More from Donikë Mjaki (11)

Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Ese
EseEse
Ese
 
Ese
EseEse
Ese
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristë
 

Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

  • 1. 1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore Si forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Ai cilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve kriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit , dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdo mosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik te personit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale e nga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes se detyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirren me ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit , shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe nderregjionale. Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , duke gjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapital te madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhe juridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatat kriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Ne kete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuara ne pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur. 1.2 . Pse krim i organizuar? Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjate ndermarrjes se aktiviteteve dhe veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato ne menyre te veqante. Per keto qelliime ata inkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata te themeluara me pare ose shoqata te reja te cilat si veprimtari te tyre oficiele e kane marrjen me transakcione te ndryshme te cilat nuk jane te ndaluara ne pikpamje formale. Shpeshhere keto grupe , shoqata dhe organizata , jane te paraqitura dhe te regjistruara ne menyre legale duke lajmeruar nje veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirepo , ne esence, veprimtari e tyre eshte marrja me aktivitet kriminal. Keto grupe , shoqata dhe organizata , regjistrohen vetem sa per sy e faqe , per te pasur mbulese para organeve te pushtetit. Ndersa aktiviteti i tyre i vertete eshte marrja me veprime kriminale. Keto grupe dhe shoqata kriminale , ne disa raste nuk e fshehin percaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunen , vrasjet , shtrengimin , korrupsionin , terrorin dhe frikesimin per ti realizuar qellimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla , veprimin e tyre e arsyetojne me aktivitete gjoja te natyres politike , veprimtari per te drejtat dhe lirite e grupeve te caktuara kulturore , etnike etj. Mirepo , ne esence aktiviteti i tyre eshte kriminal sado qe perpiqet te kamuflohet1 1 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142 1
  • 2. 1.3. Organizimi kriminal Organizatat kriminale e kane shefin , organet dhe anetaret e organizates apo shoqates. Menyra e punes dhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ dhe mbeshtetet ne parimet e fshehtesise se plote , te nenshtrimit dhe pergjegjesise se ashper te anetareve dhe aktivisteve ndaj shefave dhe udheheqesve me te larte. Qdo leshim , gabim , zbulim , thyerje , e rregullave te ruajtjes se fshehtesise ose moszbatimi i detyrave dhe aksioneve , konkrete denohet ashper. Lejimi i depertimit ne strukturen e organizates , shoqates a grupit nga ana e personave te paautorizuar e sidomos te organeve te policise , zakonisht ndeshkohet me vdekje , likuidim fizik dhe pa gjurme te anetareve apo personave te ndryshem te cilet ne qfaredo menyre kane tentuar te infiltrohen ose ne qfaredo menyre te futen ne gjurme te aktiviteteve kriminale. Ne keto organizata dhe shoqata mbreteron : nenshtrimi i plote , frika , dhuna dhe tortura e vrazhde ndaj anetareve te cilet gabojne ose nuk ndegjojne , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhet ligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta” 1.4. Organizatat Kriminale Te ketilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende ne disa vende te botes bashkekohore. Jane te njohura organizatat tradicionale ne Itali si “ Mafia siciliane “ , “ Camorra” , “ Ndrangheta “ , “ Sacra Corona Unita “ , “ Stida “ , “ Koza Nostra “ ne SHBA, “ Jakuza “ ne Japoni , “ Triadat “ ne Kine etj. Organizata kriminale te tjera ka edhe ne Spanje “ ETA” , ne Irlande “ IRA” , Narkokartelet ne Ameriken Latine , ne Rusi dhe vende te tjera te botes bashkekohore2 2. Aktivitetet kriminale 2.1. Trafikimi i droges Trafikimi i droges eshte nje forme themelore e krimit te organizuar ne te gjithe Europen , dhe ne veqanti ne Europen Juglindore me te mirenjohurat “ Rruget Ballkanike “ te cilat jane perdorur me pare nga grupet turke te krimit te organizuar per trafikim te heroines , dhe sot perdoren per trafikimin e te gjitha llojeve te drogave te paligjshme si dhe ne kuader te asaj qe njihet si “ trafikimi i shume drogave “ ku ngarkesat njihen si “ ngarkesat kokteil” dhe qe perfshijne prekursoret , drogat kimike dhe sintetike. Trafikimi i droges perfshine grupet kriminale te organizuara lokale dhe te kryesuara nga kapot e tyre dhe te perbera nga shtetas te vendeve te burimit apo te tranzitimit. Megjithate shtetet raportojne ne menyre te zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore te krimit te organizuar , si ne transportimin dhe shperndarjen e drogave , ashtu edhe ne menyre te zgjeruar , edhe perfshirjen e trafikuesve te droges ne veprimtari te tjera te paligjshme si psh . ne trafikimin e qenieve 2 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142 2
  • 3. njerezore.3Grupet shqipetare te krimit te organizuar jane shnderruar ne furnizuesit kryesore te kanabisit bimor ( kultivimin dhe trafikimin e tij ) dhe jane duke mbeshtetur trafikuesit e heroines turke dhe kokaines kolumbiane , dhe po perpiqen koheve te fundit te hyjne plotesisht ne tregtine e kokaines duke perbere keshtu nje kercenim ne rritje per BE-ne. 2.2. Trafikimi i qenieve njerezore Trafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi ( seksual ) i individeve vurnelabel eshte kryesisht nje “ krim i nendheshem “ , gje qe shpjegon veshtiresine per percaktimin ne menyre te sakte te permasave te problematikes qe lidhet me elemente te ndryshem te kesaj fore te krimit te organizuar. Shume nga perpjekjet per zbatimin e ligjit fokusohen vetem ne elementet e dukshem te trafikimit te qenieve njerezore , duke anashkaluar ne pjese te madhe strukturat spontane dhe organizative qe fshihen pas tyre. Kudo ne Europe , shpesh nuk dihet se shume nga raportimet per shkelje penale , si psh ne rastin e perdhunimeve , izolimeve apo burgimeve te paligjshme , demtimeve te renda trupore , apo rastet e grabitjeve apo vjedhjeve , fshehin ne vete elemente te trafikimit te organizuar te qenieve njerezore. Situata komplikohet me tej ne lidhje me identifikimin e rasteve te trafikimit te qenieve njerezore nisur nga fakti se shume shpesh grate e trafikuara heshtin ne lidhje me trafikantet e perfshire ne krim , pasi perpiqen te mbrojne familjet ne vendet e tyre te cilat gjenden nen kercenimin e grupeve te krimit te organizuar. Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka te beje me organizata kriminale qe perdorin kercenimin apo ushtrojne dhune , perdorin forcen , mashtrimin , genjeshtren , apo mjete te tjera. Trafikimi perfshine disa veprime te dallueshme , por te nderlidhura , si rekrutimi , transporti , vendosja apo akomodimi , dhe shfrytezimi , qe nuk eshte diqka qe ndodh vetem nje here , por qe kryhet gjate nje periudhe te caktuar kohe. Grupet e krimit te organizuar shfrytezojne ne nje ane mundesite qe ofron tregu per sherbime seksi dhe pune te lire ( kerkesa ) , dhe ne anen tjeter situaten vulnerabel te grave dhe femijeve ne shume vende ( oferta ). Per me teper behet fjale per perfitime te larta nderkohe qe , me gjithe ndryshimet ne legjislacionin perkates , risku i kontrollit dhe sanksioneve eshte i ulet. Biznesi i trafikimit funksionon ne kete menyre : 1. Rekrutimi – Grate u pergjigjen njoftimeve per pune ne gazete apo internet per kujdestare femijesh , modele , parukiere , kercimtare , kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga miq apo te aferm te tyre per te perfituar nga “ mundesi e punesimit ne shtetet e Europes “ 2. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit rregullohen nga grupet e krimit te organizuar. 3. Detyrimi i borgjit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me te mberritur ne destinacion dhe femrat gjenden para nje borgji te madh qe i detyrohen trafikanteve per transportin e qe u duhet ta shlyejne permes prostitucionit 3 Raporti mbi situaten CARPO , Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitetet Kriminale – Trafikimi i droges , fq 22 3
  • 4. 4. Shtrengimi me dhune – shpesh femrat shtrengohen me dhune. Ka raportime te shumta per femra te mbajtura ne izolim , te rrahura , te perdhunuara , te droguara ne menyre qe ti “ thyejne “ ato e t’i detyrojne te punojne. Per kete qellim kercenohen edhe familjet e tyre. 5. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkembehen mes grupeve kriminale dhe vendeve te ndryshme me qellim qe te sigurojne egzistencen e “ mallit te fresket “ ne treg , te parandalojne zbulimin , dhe te disorientojne viktimen , duke i hequr asaj qdo mundesi per kontakte qe mund ta ndihmojne te largohet. Shumica e personave te trafikuar veprojne ne perputhje me te ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “( faktoret e shtytjes dhe terheqjes ) qe kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet qe i shtyejne personat te largohen nga nje zone per te shkuar diku tjeter njihen si faktore te shtytjes si psh papunesia e larte , tregu i punes i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet ne baze te seksit , varferia , mungesa e mundesive per te permiresuar cilesine e jetes ,ikja nga dhuna etj. Arsyet qe i terheqin personat drejt nje zone te veqante njihen si faktoret e terheqjes si psh kerkresa per per puntore ne industrine e seksit , kerkresa nga konsumatore te pasur per seks komercial , mundesite me te mira per punesim , paga me te larta etj4 Profili i viktimave eshte i qarte , viktimat jane ne pjesen me te madhe gra e vajza qe jane te huaja ne vendin ku shfrytezohen . Trafikimi i femijeve nuk mund te jete kurrsesi nje nen produkt i neglizhueshem i trafikimit te qenieve njerezore. Ai gjeneron perfitime te medha dhe si pasoje eshte ne duart e krimineleve te organizuar dhe po zgjerohet ne menyre dramatike. Krimi i percaktuar si trafikim femijesh nenkupton shfrytezimin komercial seksual te fmijeve duke perfshire edhe pornografine me femije. Por nenkupton edhe forma te tjera te shfrytzimit te fmijeve duke i detyruar ata te vjedhin , te lypin , si dhe i referohet edhe femijeve qe punojne ne kushtet e punes se detyruar. Femijet zene nje numer te konsiderueshem te viktimave. Ne disa vende te Europes Juglindore , 50% e viktimave te trafikuara te raportuara jane nen moshen 18 vjeqare dmth jane femije. Ky numer pritet te rritet akoma me tej , pasi qe trafikantet dhe bashkepuntoret e tyre po fokusohen gjithmone tek viktimat githnje e me te vogla ne moshe , pjeserisht nga frika e infeksionit HIV e AIDS. Shumica e rekrutimeve behen nga personat e te njejtit nacionalitet me viktimen e pastaj viktima trafikohet ne tregjet e huaja. Perveq dhune e kercenimeve , presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkepunimi me autoritetet duket se jane mjetet me te perhapura per te mundesuar trafikimin dhe per mbrojtjen e biznesit. Trafikimi i qenieve njerezore kerkon qe autoritetet publike te mbyllin syte ndaj ketij problemi apo te bashkpunojne aktivisht . Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrendshem i viktimave lokale , ne sherbim te nje tregu lokal e rajonal , me kerkes gjithnje ne rritje per sherbime seksi , vazhdon te jete nje problem serioz. Pasiqe jane trafikuar brenda vendit viktimat fitojne nje far “ pervoje “ e me pas ato mund te 4 Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int) 4
  • 5. trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjese e nje lloji te vjeter te prostitucioni dhe ende vazhdon te mos shihet nga autoritetet e vendeve si nje fenomen kriminal.Kjo gje ka pasojat e veta per viktimat dhe per zbatimin e ligjit. Kjo gje mund te shpjegoje pse ne gjithe Europen investigimet e krimit te organizuar ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore jane te pakta. 2.3. Kontrabanda e personave Emigracioni eshte nje teme mjaft komplekse qofte si qeshtje sociale , qofte si problem kriminal. Protokolli i Kombeve te Bashkuara per Emigracionin nga Toka , Deti dhe Ajri ka per qellim parandalimin dhe luften kunder kontrabandes se personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri ne disa aspekte me trafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Se pari kontrabandimi i emigranteve , edhe pse shpesh kryhet ne kushte te rrezikshme dhe degraduese , ka te beje me emigrante qe kane rene dakord te kontrabandohen , pra te kalojne kufirin ne menyre ilegale. Trafikimi i viktimave ne dallim me kete ka te beje me persona qe ose nuk kane rene dakord per nje gje te tille ose edhe nese kane qene fillimisht dakord kjo gje humbet kuptimin si pasoje e dhunes , mashtrimit apo abuzimit te perdorur nga trafikantet. Se dyti kontrabandimi perfundon me arritjen e personave ne destinacionin e planifikuar , ndersa ne rastin etrafikimit shpesh shfrytezimi viktimes vazhdon prej ketij momenti ne vende te tjera , gje qe gjeneron te ardhura te tjera te paligjshme per trafikantet. Se treti kontrabandimi eshte gjithnje ndershteteror ndersa trafikimi mund te mos jete i tille.5 Globalizimi kntribuon ne rritjen e konsiderueshme te kontrabandes se personave dhe te trafikimit te tyre duke bere qe si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore te behen biznes kryesor global i grupeve te krimit te organizuar. Ashtu siq ndodh me rastin e trafikimit , shkaqet kryesore te kontrabandimit jane pikerisht faktoret e shtytjes qe qojne ne zhvendosjen e detyruar te njerezve si : fatkeqesite natyrore , lufta , konfliktet etnike dhe fetare , persekutimi politik , lufta civile dhe varferia , faktoret qe i shtyejne emigrantet te lene vendin e tyre. Faktoret e terheqejes , ti tille si nevoja per forca te lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e pergjithshme sociale , nje lloj zhvillimi relativ ne vendet ne destinacion , sistemet qeverisese demokratike , stabiliteti politik e social dhe me e rendesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve te caktuara perbejne kriteret per zgjedhjen e nje vendi destinacion , qe shpesh eshte nje shtet i zhvilluar ( shtet anetar i BE-se). Ne krahasim me trafikimin e qenieve njerezore kontrabandimi personave nuk kerkon shume sofistikim operacional , po te kemi parasysh qellimet me pak komplekse te ketij tregu kriminal. Grupe te nivelit te mesem jane ne gjendje te organizojne qdo udhetim , duke filluar qe nga sigurimi i dokumenteve te identifikimit te falsifikuara deri tek kalimi i kufinjeve nderkombetare me mjete ilegale apo me ryshfet , ne bashkepunim me kompani transporti dhe agjenci udhetimi qe jane shpesh te lidhura me kontrabandistet ose jane vete kontrabandiste. Masat e unifikuara per zbatimin e ligjit kane bere qe azil kerkuesit te kalojne nga format me pak te rrezikshme te emigracionit ilegal deri tek menyrat me klandestine te cilat jane me te shtrenjta dhe me te rrezikshme per femijet , grate , burrat e perfshire ne kete veprim. Grupet e nivelit me te larte mund te sigurojne asistence logjistike per emigrantet ne vendin 5 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45 5
  • 6. e destinacionit final zakonisht duke u mbeshtetur ne lidhjet me komunitetet te te njejtit etnicitet apo kombesi te vendosur ne ate vend. 2.4. Pastrimi i parave Lufta ndaj pastrimit te parave eshte nje prej menyrave me efektive per t’iu kundervene krimit te organizuar , meqenese emeruesi i perbashket i te gjitha krimeve te renda dhe krimit te organizuar eshte nxjerrja e fitimit. Siguria , integriteti dhe stabiliteti i institucioneve financiare dhe kreditore si dhe besimi tek sistemi financiar ne teresi mund te vihet seriozisht ne rrezik nga perpjekjet e krimineleve dhe bashkpunetoreve te tyre per te tjetersuar origjinen e te ardhurave te tyre , apo per te kanalizuar parate e ligjshme per qellime terroriste. Te ardhurat e perfituara ne menyra te paligjshme mund te riinvestohen ne biznese kriminale apo biznese te ligjshme , mund te konsumohen apo te fshihen. Per te parandaluar kapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimit ato pastrohen ne menyre qe te mos dallohen prej parave te fituara ne menyre te ligjshme. Parate pastrohen ne shume menyra te cilat behen edhe me te lehta nga metodat elektronike te pageses dhe transaksioneve bankare. Per te fshehur sa me mire origjinen kriminale te fondeve , zakonisht pastrimi parave kryhet ne nje kontekst nderkombetar. Masat e miratuara vetem ne nivel kombetar , apo ne nivelin e komunitetit , pa marre ne konsiderate koordinimin dhe bashkepunimin nderkombetar , do te kene efekte shume te kufizuara. Me qellim qe te shmanget marrja masave nga ana e Shteteve Evropiane qe do te ishin te papajtueshme me funksionimin e tregjeve evropiane , eshte e domosdoshme te merren masa te perbashketa ne kete fushe , ne te gjitha kontekstet. Pastrimi i parave eshte veper penale , qe mendohet se kryhet nga grupe te krimit te organizuar per te ligjeruar fondet e paligjshme dhe shtron nje sfide gjithnje e me te madhe ne planin global , sidomos ne raport me financimin e terroristeve. Ne vendet evropiane shumica e hetimeve mbi krimin e organizuar lidhen me drogen , prandaj dikush mund te mendoje qe pastrimi me i madh i parave te kete lidhje me drogen. Por duke pasur parasysh informacionet e raportuara mbi pastrimin e parave qe vien nga lloje te tjera krimesh te tillla si trafikimi qenieve njerezore , kontrabanda personave , krimi i pastrimit te parave po spikat gjithnje e me shume. Grupet e krimit te organizuar mbeshteten gjithnje e me shume ne strukturat e ligjshme dhe tregtare , dhe ne kushtet kur kufinjet ndermjet strukturave te ligjshme dhe te paligjshme sa vijne e zbehen , pastrimi i parave ngreh vazhdimisht shqetesimin e depertimit te te ardhurave te paligjshme ne ekonomine e ligjshme , me ane te metodave te pageses. Sikure dihet pastrimi i parave zakonisht mbeshtetet ne tre faza: 1. Alokimi – menyrat ne te cilat produktet direkte te krimit kanalizohen ne sistemet financiare , kryesisht ne formen e pagesave me para ne dore . 2. Shtresezimi – qarkullimi i fondeve nepermjet nje zingjiri transaksionesh financiare , per te zhdukur qdo lloj lidhjeje ndermjet kapitalit te alokuar dhe origjines se tij kriminale , ne menyre tipike kjo ndodh nepermjet transferimit te parave apo qeqeve. 6
  • 7. 3. Integrimi – investimi i te ardhurave , qe kane origjine kriminale ne transaksionet ligjore dhe ekonomike , ne menyre tipike kjo ndodh ne pasuri te paluajtshme , objekt me vlere, kapital biznesi etj. 3 . Karakteristikat e krimit te organizuar ne Kosove 3 .1. Lindja e krimit te organizuar ne Kosove Kosova e fundit u prek nga lufterat ne Ish Jugosllavi ne vitet 1990 , dhe u perball me nje numer te madh problemesh dhe sfidash te rindertimit te mbasluftes dhe tranzicionit. Me gjithe perpjekjet e gjitheanshme te Bashkesise Nderkombetare , investimet ne shuma te medha parash , vullnet te mire dhe burime njerezore , situata e pergjithshme ekonomike ne Kosove vleresohet si tejet e rende. Deri me tash nuk eshte shenuar ndonje zhvillim i dukshem ekonomik , ndersa papunesia qendron ne shkallen me te larte ne rajon dhe Evrope. Ne keto rrethana te pergjitheshme shoqerore , te shoqeruara nga pasojat e luftes , u krijuan kushtet optimale per lindjen , dhe zhvillimin e krimit te organizuar ne Kosove. Keshtu ne vitet e para te pasluftes kishte filluar ndertimi gradual i nje infrastruktre tejet te fuqishme kriminale ne kete pjese te Evropes. Sipas shume parametrave shkencore , me nje siguri te madhe mund te konstatohet fakti shqetesues se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni ne Kosove kane marre perpjestime masive dhe jane perhapur ne te gjitha poret e jetes. Ky konstatim perputhet edhe me pershtypjet e krijuara ne opinionin se ne Kosove vepron nje strukture e fuqishme e krimit te organizuar qe kontrollon jo vetem bizneset me profitabile por edhe disa struktura vitale shteterore. Ne kete drejtim nuk jane te rralla as raportimet e mediave te ndryshme ne vendin tone lidhur me aferat e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshem shteterore ose lidhjeve te tyre me krimin e organizuar. 3.2 . Format e organizimit te krimit te organizuar ne Kosove Krimi i organizuar ne Kosove dallon me krimin e organizuar ne vendet tjera fqinje. Format e organizimit te dhe veprimit te krimit te organizuar ne Kosove mund te karakterizohen siq vijon: 1. Agresiviteti – per dallim nga vendet e tjera ne Kosove grupet kriminale gjithnje synojne vendosjen e plote te kontrollit ne rajon ku veprojne. 2. Aplikimi karakteristik i dhunes – grupet kriminale shqiptare jane te dhunshme , nuk kane ngurim te perdorin arme gjate perpjekjeve per bisedime , dhe nuk kane ngurim te perdorin armet gjate perpjekjeve per bisedime apo zgjidhje te problemit, ne krahasim me grupet e tjera qe fillimisht favorizojne bisedimet pastaj armet , shqipetaret se pari perdorin armet si mjet detyrimi per kundershtarin ne rast te bisedimit per ndonje zgjidhje te problemit. 3. Lidhjet familjare – ne Kosove organizimi i grupeve kriminale kryesisht bazohet ne lidhje te ndryshme familjare , fisnore , rajonale , etnike. 7
  • 8. 4. Struktura hierarkike e ndertuar me dhune – anetaret e grupeve te ndryshme kriminale ne Kosove zakonisht u nenshtrohen urdherave te pranuara sipas rangut hierarkik te ndertuar kryesisht me dhune. Kjo do te thote se grupet kriminale qe veprojne ne Kosove ne numrin absolut te rasteve jane te organizuara ne menyre vertikale. 5. Bashkepunimi me grupe dhe organizata te ndryshme kriminale – grupet e ndryshme kriminale kosovare mbajne kontakte dhe bashkepunojne ne forma te ndryshme me numrin me te madh te grupeve kriminale nga Shqiperia , Maqedonia , Serbia , Turqia , Bosnja dhe Hercegovina , Bullgaria , Mali i Zi dhe Kroacia. Poashtu kane arritur vendosjen e kontakteve edhe me klanet e caktuara te mafise italiane dhe asaj amerikane me emrin La Cosa Nostra. 6. Lidhjet me strukturat e ndryshme shteterore – element tjeter karakteristik i krimit te organizuar ne Kosove eshte lidhja e tyre me strukturat e ndryshme shteterore dhe ato politike.6 3 .3 . Format e manifestimit te krimit te organizuar ne Kosove Ne Kosove forma kryesore te krimit te organizuar jane : trafiku i droges , prostitucioni , shperlarja e parave , privatizimi i kunderligjshem i ndermarrjeve publike , kercenimi per para , trafikimi i armeve , kontrabanda e duhanit , plaqkitjet me maska , vjedhjet e ndryshme , trafikimi i personave etj. 3.3.1.Trafikimi i qenive njerezore Kosova eshte vend transit dhe destinacion per trafikim te qenieve njerzore. Rrjeti kryesor i prostitucionit ilegal qe zhvillohet ne Kosove fillon ne Bullgari. Duket sikur egzistojne tre nivele grupesh kriminale qe veprojne ne Kosove qe shpesh nderlidhen me njera tjetren. Grupet e nivelit te ulet kujdesen per transportin e viktimave me makine ose furgona , ose thjesht sigurojne te hollat e nevojshme qe viktimat te kalojne kufirin me autobus. Me pas keto viktima strehohen ne te njejtat ambiente ku do te shfrytezohen. Grupet e niveleve me te larta organizojne udhetimet , perfshire ketu sigurimin e dokumenteve dhe vizave te falsifikuara , por nuk perfshihen vete ne shfrytezimin e viktimave , megjithese ato organizojne edhe ri – trafikimin. Grupe te tilla veprojne sipas menyres me te strukturuar dhe shfaqin nje hierarki duke filluar qe nga perdorimi i “ personave manekine “, te cilet sigurojne mbulesen ndaj kryetarit te rrethit kriminal , duke vazhduar me personelin e sigurise dhe kunder zbulimit , i ngarkuar me detyren e perqarjes se aktiviteteve te policise , e me pas me zyrtare te korruptuar qe informojne grupet kriminale per aksionet e policise. Karakteristike e trafikim ne Kosove eshte se ne rolin e rekrutuesit ne Kosove 50 % e rasteve jane femrat e shfrytezuara , ish viktima , te industrise se seksit. Vendet e origjines se personave te trafikuar ne Kosove zakonisht jane : Moldavia , Ukraina , Bullgaria , Shqiperia , Kosova , Rumania , Kroacia , Serbia , Mali i Zi , Rusia etj 6 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine – Wien 2009 , fq 4 , 5 , 6 , 7. 8
  • 9. Ukraina Rumania Shqiperia Rusia Moldavia Kosova Bullgaria Serbia dhe M.Z Grafik : Vendi i origjines se Personave te Trafikuar ne Kosove , 2004 3.3.2.Trafikimi i droges Kosova ka vendendodhje kyqe ne rajon per shume kriminel ne Evropen Jug – Lindore. Lidhjet e ngushta me popullsine etnike shqipetare ne Maqedoni , Shqiperi , si dhe me diasporen jashte vendit i bejne grupet e krimit te organizuar te Kosoves mjaft efektive , veqanerisht ne trafikimin e droges ne tregjet Perendimore.7 Droga qe sillet neper Kosove kalon neper nje rruge te gjate. Opiumi i destinuar per ne tregun e Evropes kryesisht ka prejardhje nga Pakistani , Afganistani , Irani dhe disa rajone te ndryshme te Kaukazit. Pasi sillet opiumi ne Turqi perpunohet ne heroine , pastaj shperndahet neper tregjet ilegale te shteteve te ndryshme te Evropes. Trafikimi i kesaj droge behet ne menyre te organizuar nga grupet kriminale te vendeve te burmit , vendit perpunimit , te vendeve te tranzitimit , dhe shitjes se tij. 7 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Profilet e zonave te projektit – Kosova , fq 105. 9
  • 10. Grafik : Rruga Ballkanike e trafikimit te droges Sipas disa te dhenave grupet e ndryshme shqipetare jane kultivuesit dhe furnizuesit kryesore te produkteve te ndryshme te kanabisit bimore ne rajon. Sipas te dhenave te tjera ne malet shqipetare tashme kultivohet edhe kokaina. 8 Sipas raporteve te Europolit mbi Krimin e Organizuar , grupet kriminale shqipetare kane arritur vendosjen e pjeses me te madhe te kontrollit ilegal te droges ne disa shtete te Evropes. 8 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine – Wien 2009 , fq 13 10
  • 11. Grafik : Droga e konfiskuar gjate viteve 2001 – 2007 3.3.3.Kontrabanda e personave Kontrabandimi i personave ne nga Kosova per ne Evrope dhe SHBA zakonisht kryhet ne kushte degraduese dhe te rrezikshme. Ne numrin me te madh te rasteve kontrabandimi perfundon ne momentin e arritjes se personave ne vendin e planifikuar mirepo ka edhe raste kur shfrytezohen viktimat duke i detyruar te punojne per ta. Faktoret qe ndikojne ne largimin e personave nga Kosova jane social , ekonomik , politik etj. Tregu i kontrabandes me emigrante nga Kosova eshte mjaft fitimprures dhe organizohet nga grupe te vogla kontrabandiste. Kalimet e tilla ilegale zakonisht behen me korrutim te policeve kufitare , poashtu edhe me viza te rrejshme . 11
  • 12. Tabelari i Raportit te Policise se Kosoves per vitin 2011 – Departamenti kunder krimit te organizuar Nr. Objektivi 2010 2011 Krahasimi 1 Raste nen hetime 17 16 -1 nga viti kaluar 2 Rast i ri 313 407 +94 3 Raste te 292 391 +99 perfunduara 4 Persona te 481 577 +96 dyshuar 5 Persona te 463 547 +84 arrestuar 6 Operacione 124 186 +62 7 Vezhgime 74 32 -42 8 Kallxime penale 292 254 -38 9 Asistenca policore 24 9 -15 1o Asistenca 5 5 0 institucionev tjera 11 Vetura te 28 26 -2 konfiskuara 12 Arme te konfisk. 18 21 +3 13 Fisheke te konfisk. 138 512 +374 14 Para te konfisk. 26.000 19.372 -6728 15 Konfiskim i 55.611 60.331.28 4.42 heroines 16 Konf.mariuanes 199.278 216.449.6 +17.171 17 Konf.hashash 2.8 -2.8 18 Konf.kokaine 221.26 2737.54 +2516.28 19 Konf.kanabis 9.724 3.604 -6.120 bimor 20 Konf.extazy 6 699 +693 21 Droga tjera 1.318.5 5.388.6 +4.07 22 Trafikim i 101 143 +42 narkotikeve 23 Posedim i 146 234 +88 narkotikeve 24 Kultivim i 42 53 +11 narkotikeve 25 Vepra tjera 23 24 +1 30 Grupe kriminale 18 7 -11 ne Kosove 31 Grupe kriminale 6 1 -5 nderkombetare 12
  • 13. Konkluzione dhe rekomandime Krimi i organizuar eshte nje koncept dinamik i cili eshte ne pershtatje te vazhdueshme ndaj nje ambientit qe ndryshon dita dites dhe ndaj mundesive te reja qe ofrohen per krimin. Rruget tradicionale Ballkanike te trafikimit te droges jane shnderruar ne rruge me dy kalime , ne te cilat heroina dhe kanabisi levizin drejt BE-se , nderkohe qe kokaina dhe drogat sintetike levizin ne drejtim te lindjes. Ne Kosove po vihet re nje rritje e tregut te mbrendshem se bashku me rritje te numrit te perdoruesve, eshte e nevojshme qe te shtohen jo vetem masat shtypese te ketij fenomeni por edhe masat parandaluese. Me maturimin e tregjeve te krimit , grupet kriminale perpiqen te konsolidojne aktivitetet e tyre egzistuese , te shperndahen ne aktivitete te tjera dhe te legalizojne fitimet dhe pozicionet e tyre ne shoqeri. Korrupsioni , si ne nivel te ulet ashtu edhe ne nivel te larte , duket te jete mjeti kryesor i perdorur per te depertuar ne strukturat politike dhe ekonomike. Kriminaliteti i organizuar ne Kosove funksionon permes nje rrjeti qe tejkalon kufinjet e ketij vendi. Ky internacionalizim i krimit te organizuar ne Kosove e imponon edhe nevojen per vendosjen e formave te zgjeruara te bashkepunimit ne mes policeve dhe vendeve te ndryshme te rajonit dhe pergjithesisht Evropes , me qellim te koordinimit dhe zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder tij. Nje bashkepunim eventual sidomos ne fushen e trafikimit te droges , trafikimit te qenieve njerezore , shperlarjes se parave , kontrabandes me arme etj. Padyshim se do te ndikonte ne permiresimin e dukshem te aftesis se SHPK- se, dhe policeve te tjere te rajonit , ne luften kunder krimit te organizuar. Ne interes te zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder korrupsionit krimit organizuar dhe terrorizmit , SHPK-ja duhet reformuar ne aspekt profesional , duhet te rrise kapacitetet e veta te angazhuara ne lufte kunder krimit te organizuar dhe te lirohet nga ndikimi elementeve te aferta me strukturat kriminale. Gjithashtu ne intres te mireqenies dhe autoritetit nacional duhet te nderpritet edhe qdo forme e perzierjes dhe ndikimit politik ne punet e policise. 13
  • 14. Literatura Kriminologjia – Dr. Ragip Halili , Prishtine 2011 Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne Evropen Juglindore , Strasburg – gusht 2006 Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole Krasniqi , Prishtine – Wien 2009 Raporti vjetor i Policise se Kosoves – 2011 14