SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Download to read offline
GJYQËSIA KUSHTETUESE

Drejtësia kushtetuese nënkupton sigurimin e procesit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e
rendit kushtetues. Ky nocion përfshin tërësinë e veprimeve institucionale dhe normative
në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj çfarë përbënë rregullsi dhe stabilitet
kushtetues.

Supermacia kushtetuese- Sipas Jutta Lumbach , ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Gjermanisë, koncepti i supermanisë së kushtetutës nënkupton bartjen re
autoritetit më të lartë në sistemin juridik tek institutit i Kushtetutës si akt fundamental.

Siguria Juridike – Koncepti i sigurisë juridike është një parim i rëndësishëm i cili nënkupton
që normat juridike duhet të jenë të qarta dh precize në mënyrë që qytetarët të mund të
jenë të sigurt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj së drejtës. Parimi i sigurisë
juridike është veçanërisht i rëndësishëm me rastin e hartimit të akteve normative ( ligjeve,
akteve nënligjore).

                                      SHTETI I SË DREJTËS

Shteti i së drejtës është ndër parimet fundamentale të demokracisë moderne kushtetuese.
Kushtetuta e Kosovës në nenin 7 të sajë ka përcaktuar sundimin e ligjit ndër vlerat me
sublime kushtetuese:

“Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes,
demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit,
mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmi
ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”.

Juristi britanik Albert Dicey i cili nocionit të së drejtës i kishte dhënë një popullaritet të
konsiderueshëm, këto janë tri elementet të cilat asociohen në këtë nocion:

   1. Askush nuk mund të dënohet ose të bëhet të vuaj përveç në rast të shkeljes së ligjit
      të dëshmuar në gjykatë:

   2. Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht
      nga statusi social, ekonomik apo politik dhe

   3. Sundimi i ligjit përfshinë rezultatet e vendimeve gjyqësore për përcaktimin e të
      drejtave të personave privatë.

Shteti i së drejtës nënkupton ushtrimin e funksioneve publike në pajtim me të drejtën.

                                                                                                 1
MODELET E KONTROLLIT KUSHTETUES

                       1. Modeli i centralizuar i kontrollit kushtetues

Ky model njihet ndryshe edhe si modeli Evropian i mbrojtjes së kushtetutshmërisë duke
qenë se ky model i kontrollit kushtetues aplikohet tek një numër i konsiderueshëm i
shteteve evropiane. Modeli i centralizuar i drejtësisë kushtetuese nënkupton se kontrolli
kushtetues i besohet një organi të veçantë kushtetues. Në secilin rast ky organ mund të
jetë një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e lartë ose nkë organ i veçantë çfarë është Këshilli
Kushtetues në Francë.

                     2. Modeli i decentralizuar i kontrollit kushtetues

Modeli i decentralizuar 9 amerikan) i kontrollit kushtetues nënkupton një kontroll të
shpërndarë të kushtetutshmërisë në atë mënyrë që e drejta e gjykatave për të shqyrtuar
kushtetutshmërinë është decentralizuar dhe nuk përqendrohet në një organ të veçantë.
Për dallim nga koncepti evropian, sipas këtij modeli ( rasti ekzemplarë që nga rasti
Marbury V. Madison me 1803) secili gjyqtarë në çfarëdo instance gjyqësore ka të drejtë që
krahas zgjedhjes së çështjes kryesore të deklarohet në lidhje me pretendimet e palëve në
kontest për jo kushtetutshmëri.

Kontrolli i shpërndarë presupozon idenë se gjyqtari amerikan “ për të siguruar epërsinë e
kushtetutës , duhet të zbatoj jo thjeshtë ligjin por të drejtën. Kjo do të thotë se para se ta
zbatoj normën juridike, gjyqtari duhet ta verifikoj pajtueshmërinë dhe vlefshmërinë e saj
juridike në raport me kushtetutën.

                         3. Kontrolli abstrakt i kushtetutshmërisë

Sistemi evropian drejtësisë kushtetuese njeh institucionin e kontrollit abstrakt të
kushtetutshmërisë ose siç njihet ndryshe të terminologjisë juridike kontrolli abstrakt
normës. Sipas këtij sistemi, kontrolli i kushtetutshmërisë bëhet in abstractia, pra jashtë
ndonjë rasti konkret individual.

Parimisht procedurat e kontrollit in abstractia të kontrollit të kushtetutshmërisë vihen në
lëvizje nga palët të cilat kanë status të privilegjuar në nisjen e procedurës së kontrollit.

                          4. Kontrolli konkret i kushtetutshmërisë

Nëse një procedurë kontrolli kushtetues referohet një rasti konkret i cili para se te vihet
për shqyrtim kushtetues është trajtuar në rrugë të rregullt gjyqësore lidhur me të drejtat

                                                                                                 2
dhe interesat individuale të qytetarit atëherë kjo formë e kontrollit kushtetues njihet si
kontroll konkret.

                         KONTROLLI GJYQËSORË SUPRANACIONAL

                              1. Kuptimi i kontrollit supranacional

   Do të analizojmë dy forma të kontrollit gjyqësor në kontest evropian- kontrollin
  gjyqësor që ushtrohet në nivelin e së drejtës së bashkimit Evropian( Gjykata Evropiane e
  Drejtësisë) dhe kontrolli gjyqësor i cili ushtrohet në kontest të Konventës Evropiane për
  të Drejtat dhe Liritë Themelore respektivisht të Gjykatës evropiane për të Drejtat e
  Njeriut.

              2. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane u krijua sipas Traktit të KETHC më 1952 e
vendosur në Luksemburg.

Gjykata ka pushtetin për të zgjedhur mosmarrëveshjet ligjore midis shteteve anëtare të
BE-së, institucioneve të BE-së dhe individëve.

Gjykata ndihmohet nga 8 avokat të përgjithshëm, roli i të cilëve është për të paraqitur
opinionet e tyre për çështjet që i paraqiten Gjykatës

Në nivelin e dytë të hierarkisë së akteve normative të BE-së hyjnë aktet sekondare
legjislative dhe ekzekutive të Këshillit.

         3. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut

Krijimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut i ka paraprirë një lëvizje të shteteve evropiane
pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për të ngritur vetëdijesimin për nevojën e
mbrojtjes së lirive dhe të drejtave fundamentale, veçanërisht atyre politike të cilat në
Evropën Lindore i nënshtroheshin një kufizimi të theksuar që ndikoi në formimin e
diktaturave të pas Luftës së Dytë Botërore. I themeluar më 1949 në Kongresin e Evropës.

Organet themelore të Këshillit janë Komitetii Ministrave ( që përbëhet nga ministrat e
jashtëm të secilit shtet anëtarë), Asambleja Parlamentare( e përbrë nga deputet nga
Parlamenti i çdo shteti anëtar), dhe Sekretari i Përgjithshëm ( i cili drejton Sekretariatin e
Këshillit të Evropës). Për më tepër në kuadër të Këshillit të Evropës funksionon edhe
Komesari për të Drejtat e Njeriut.


                                                                                                 3
Më 1950 në Romë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nënshkruan Konventën Evropiane
për Liritë dhe të Drejtat Themelore i cili sot është ratifikuar nga 47 shtete anëtare të
Këshillit të Evropës dhe ka një ndikim të fuqishëm në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të
drejtave të njeriut.

Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut ka selinë në Strasburg të Francës dhe aktualisht
ka 47 gjyqtarë ( një gjyqtar për çdo Shtet Palë në Konventën evropiane për të Drejtat e
Njeriut dhe Lirive themelore( një për çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës).

Gjyqëtarët zgjidhen me shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare nga një listë prej
tre kandidatëve të Plëve Kontraktuese. Gjyqtarët kryejnë funksionin e tyr enë mënyrë të
pavarur jo si përfaqësuese i ndonjë shteti të veçantë.

Misioni i Gjykatës është të zbatoj Konventën evropiane të Drejtave të Njeirut për të
siguruar që Shtetet të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë.

             LINDJA DHE ZHVILLIMI I DOKTIRNËS SË KONTROLLIT GJYQËSOR

                            1. Shkëndijat e para të kontrollit gjyqësor

Ndonëse shkëndijat e para të kontrollit gjyqësorë datojnë që nga koha antike, format e
institucionalizuara të kontrollit kushtetues dalin në sipërfaqe vetëm në periudhën liberale
të kushtetutshmërisë moderne në fazën fillestare në premisat politike angleze në fillim të
shekullit XVII-të.

Kjo më së miri shprehej në Kushtetutën e Francës së vitit 1791 sipas së cilës “Gjykatat nuk
mund të ndërhyjnë në ushtrimin e pushtetit legjislativ të pezullojnë ekzekutimin e ligjeve,
ndërhyjnë funksionet administrative apo të thërrasin administratorët para tyre për arsye
të lidhur me detyrat e tyre”.

Leximi i përmbledhësve tona tregon se në shumë çështje e drejta zakonore
( common law) qëndron mbi ligjet e Parlamentit dhe se në disa raste ajo deklaron ato nule
e të paqena;në të vërtet kur një ligj i Parlamentit është në kundërshtim me një të drejtë të
konsakruar nga e drejta zakonore ose e pa mundshme për tu zbatuar, ai shqyrtohet nga
pikëpamja e së drejtës zakonore dhe deklarohet i pavlefshëm.

Por me lindjen e traditës së kontrollit gjyqësor duhet parë në Shtetet e bashkuara të
Amerikës. Është pikërisht vendi ku triumfoi koncepti i ndarjes më rigoroze të pushteteve
dhe bashkë me të edhe e drejta e gjykatave për të rishikuar kushtetutshmërinë e ligjeve të
miratuara nga Parlamenti.

                                                                                               4
2. Zhvillimi i konceptit të kontrollit gjyqësor

Një thirrje për supermanin e Kushtetutës ishte bërë publike edhe para miratimit të
Kushtetutës së SHBA-ve të vitit 1878. Pas viti t 1776 parimi se aktet legjislative duhet të
jenë në pajtim me kushtetutën ishte dhënë një zbatim praktik në disa shtete amerikane, si
p.sh. në Pensilvani. Kjo bëri që hartuesit e Kushtetutës Amerikane të ishin të vetëdijshëm
për rëndësinë e kontrollit gjyqësorë, dhe disa prej tyre edhe e favorizonin këtë koncept.
Kushtetuta qëndron e heshtur për sa i takon kontrollit kushtetues të ligjeve. Por ky fakt
nuk e pengoi Gjykatën Supreme të SHBA-ve që të argumentoj domosdoshmërinë e
mbrojtjes së kushtetutës dhe vlerave të saj në rastin Marbury K, Madison më 1803, një
vendim i shënuar në historinë e kontrollit gjyqësor në SHBA dhe formoi bazën e kontrollit
të gjyqësor në SHBA.

Pak fjal rrethë rastit – Presidenti Amerikan John Adams emëroi William Marbury të jetë një
gjykatës i paqes në Distriktin e Kolumbias, dhe emërimi i tij ishte nënshkruar nga zyrtari
përkatës federal ( në këtë rast natyrisht John Marshall duke vepruar në cilësinë e
Sekretarit të Shtetit në kuadër të Administratës së Presidentit Adams që ishte në largim
pas mbarimit të mandatit). Megjithatë, Sekretari i ri i Shtetit, James Madison refuzoi ti
dorëzoj emërimin e nënshkruar për Z. Marbury e cila bëri që Marbury të ngris padi për
këtë rast para Gjykatës së Lartë duke u thirrur në juridiksionin e saj origjinal dhe duke i
kërkuar Gjykatës të urdhëroj administratën që ti jepte atij të drejtën e tijë për të marrë
detyrë për të cilën ai kishte qenë i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara .
Marbury v. Madison ishte rasti i parë që Gjykata e Lartë deklaroi një ligj antikushtetues dhe
krioji konceptin e shqyrtimit gjyqësor në SHBA ( idenë se gjykatat mund të mbikëqyrin dhe
të anulojnë veprimet e një dege tjetër të pushtetit).

Vendimi historik i ndihmoi definimit të kontrolleve dhe balancave si një nga veçoritë
dalluese të sistemit amerikan të qeverisjes. Në shkurt të vitit 1803 Gjykata e Lartë mori një
vendim unanim ( 4-0) se MArbury kishte të drejtën e tij për të detyruar Sekretarin e Shtetit
Madison për të zbatuar vendimin mbi emërimin mbi bazën se Ligji mbi Gjyqësorin i vitit
1789 që e parashikonte këtë të drejtë ishte në mospërputhje me tekstin e Kushtetutës.

Aspekte të kontrollit gjyqësorë filluan të zënë vend në evropë në fillim të shek. XIX edhe
pse akoma nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë formë të institucionalizuar të kontrollit
kushtetues.



                       3. Kontrolli Gjyqësorë pas Luftës së Parë Botërore
                                                                                              5
Në periudhën pas Luftës së Parë Botërore u shënuan disa përpjekje për të
institucionalizuar doktrinën e kontrollit kushtetues në Evropë. Kushtetuta e Vajmarit e vitit
1919 ndonëse kishte përcaktuar në mënyrë eksplicite për një kontroll gjyqësor të
kushtetutshmërisë, Gjykatës së Perandorisë ( Reichgericht) i kishte njohur të drejtën që
mos të zbatonte ligje me përmbajtje antikushtetuese gjatë një procesi gjyqësor si dhe të
drejtën e kontrollit të konkordancës në mes të legjislacionit të lëndëve me Kushtetutën.

Por rëndësinë më të madhe në drejtim të sistemit të mbrojtjes së kushtetutshmërisë e pati
themelimi i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë më 1920 nga arkitekti i Kushtetutës së
Austrisë Hanz Kelzen. Për dallim nga SHBA, Austria themeloi një tribunal të specializuar për
të gjykuar çështje kushtetuese dhe ishte kompetente për të verifikuar kushtetutshmërinë e
ligjeve federale sipas kërkesës së qeverive të njësive federale, sipas kërkesës së Gjykatës
Supreme apo të Gjykatës Administrative, apo kurdo që një rast ngrihej para Gjykatës
Kushtetuese. Gjykata kushtetuese e Austrisë funksioni deri më 1934.

                         4. Kontrolli gjyqësor pas Luftës së II botërore

Pas mbarimit të Luftës së II-të Botërore u intensifikua procesi i themelimit të gjykatave
kushtetuese në shtetet e Evropës Perëndimore. Më 19455 Austria ri-themeloi Gjykatën
Kushtetuese ndërsa më 1947 gjykata kushtetuese u themelua edhe në Republikën e Italisë
fillimisht sipas modelit amerikan për të kaluar më 1956 në modelin evropian të kontrollit
kushtetues. Edhe Ligji themelor Gjerman i vitit 1949 kishte përcaktuar bazën kushtetuese
për themelimin e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane.

Më pas u ngritën sisteme të institucionalizuara edhe në Spanjë, Greqi dhe Portugali,
ndërsa kushtetuta e Republikës së pestë Francës ( 1958) kishte përcaktuar themelimin e
një Këshilli Kushtetues për të verifikuar paraprakisht kushtetutshmërinë e ligjeve të
miratuara.

                    KONTROLLI KUSHTEUTES NË VENDE TË NDRYSHME

         1. Kontrolli kushtetues në Republikën Federale të Gjermanisë

Ndonëse ishin të njohur me sistemin amerikan të shqyrtimit gjyqësor dhe ishin të
udhëhequr nga përvoja amerikane në formësimin e demokracisë e tyre kushtetuese pas
Luftës gjermanët u mbështetën kryesisht në traditën e tyre të rishikimit kushtetues drejtë
ndërtimit të një sistemi të tyre ose vetanak të kontrollit kushtetues bazuar në vlera dhe
traditat kushtetuese gjermane.


                                                                                             6
Gjatë hartimit të Ligjit Themelor në një kështjell të shekullit 19 në ishullin e Liqenit
Chiemsee në Gushtë të 1948 një grup ekspertësh të së drejtës kushtetuese finalizuan
projektin e parë të Kushtetutës i cili përfshinte dispozita edhe për themelimin e një gjykate
kushtetuese Kombëtare sipas rekomandimeve të Profesor Hans Nawiasky, i cili
konsiderohet si baba i Kushtetutës së paraluftës Bavareze.

Në planin organizativ duhet theksuar se Gjykata Kushte ftuese përbëhet nga 16 anëtarë,
sipas Ligjit themelor gjysma e anëtarëve të Gjykatës zgjidhen nga Bundestagu dhe gjysma
tjetër nga Bundesrati ( këshill federal). Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese Federale
megjithatë Bundestagu zgjedh tetë gjyqtarë në mënyrë indirekte përmes një komisioni për
Përzgjedhjen Gjyqësore i njohur si Wahlmannerausschuss. Bundesrati në anën tjetër
përcaktonte për tetë gjyqtarë sipas një shumicë prej dy të tretash të votave të nevojshme.

Gjykata Kushtetuese është ndarë në dy dhoma të quajtura Senate të cilat përbëhen nga
tetë gjyqtarë. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese zakonisht mban presidencën e Senatit të
parë kurse zëvendës presidenti i dytë është në krye të Senatit të Dytë. Senati i parë merret
me tepër me gjykimet e çështjeve jopolitike, kurs enë anën tjetër Senati i dytë është
projektuar që të funksionoj më shumë si një instancë e cila vendosë mbi
kushtetutshmërinë e kontesteve të natyrës politike.

Ligji për Gjykatën Federale përcakton se çdo person që pohon se një nga të drejtat
themelore, ose një nga të drejtat e tij sipas neneve 20(4),33,38,101,103 dhe 104 të Ligjit
Themelor është shkelur nga një autoriteti publik mund të paraqes një ankesë kushtetuese
në gjykatën Kushtetuese federale.

Aplikanti duhet të theksoj arsyet për ankesë duke specifikuar të drejtën e cila i është
shkelur dhe veprimi apo mos veprimi i organit ose autoritetit për të cilat ankuesi
pretendon të ketë qenë dëmtuar. Pra ankuesi duhet të jetë prekur në mënyrë direkte dhe
aktualisht nga akti i autoritetit publik.

                                  2. Kontrolli kushtetues në Francë

Kushtetuta aktuale e Francës është miratuar më 4 tetor 1958. Në diskursin e përditshëm
ajo quhet Kushtetuta e Republikës së V-të, ky dokument i cili e zëvendësoi kushtetutën e
Republikës së IV-të më 1946.

Këshilli kushtetues përbëhet nga nëntë anëtarë të cilët caktohen për një mandat 9 vjeqar
pa të drejtë ri emërimi. Një e treta e anëtarëve të Këshillit Kushtetues ripërtërihet çdo tri


                                                                                                7
vjet. Këtu tre anëtar emërohen nga Presidenti i Republikës, tre nga kryetari i Asamblesë
Kombëtare dhe tre anëtar të tjerë nga Presidenti i Senatit .

Presidenti i Këshillit Kushtetues emërohet nga Presidenti i Republikës.
Juridiksioni i Këshillit Kushtetues ndahet në dy grupe. Grupi i parë i juridiksionit përfshinë
mbikëqyrjen e rregullsisë së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe verifikimi i
rregullsisë së referendumeve. Kategoria e dytë e juridiksionit përbën shqyrtimin e
kushtetutshmërisë së ligjeve pas miratimit në Parlament dhe para shpalljes nga ana e
Presidentit.

                                  3. Kontrolli kushtetues në Shqipëri

Duhet theksuar se ngritja e gjykatës kushtetuese gjatë periudhës së diktaturës komuniste
ishte e pa pajtueshme me frymën dhe konceptin komunist dhe teorinë e sistemit kuvendar
sipas së cilës shkollë të mendimit juridik Kuvendi Popullor shënonte organin përfaqësues
më të lartë politik dhe kjo e bënte të pa pajtueshëm ngritjen e çfarëdo mekanizmi përveç
vetë Kuvendit Popullor për të dhënë vendime finale lidhje me interpretimin kushtetues
dhe çështjes së kushtetutshmërisë së ligjeve. Në tre instrumentet kushtetuese të cilat
Shqipëria i miratoi më 1946 ( Kushtetuta e vitit 1946, 1953 dhe 1976) në asnjë pjesë nuk
ishte referencë në lidhje me kontrollin gjyqësorë të kushtetutshmërisë përmes ndonjë
organi të veçantë. Në realitet kur ishte në pyetje çështja e kontrollit kushtetues
përcaktohej roli i Kuvendit si organ ligjvënës me kompetencë që të bëjë rishikimin dhe
interpretimin e kushtetutshmërisë. Kushtetua e viti t 1976 përcaktonte:

Neni 66: Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi i
sovranitetit të popullit e të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës.

Neni 67: Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore:

 Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës të
Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit; Miraton,
ndryshon Kushtetutën dhe ligjet , vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën
dhe bënë interpretimin e tyre.

Baza kushtetuese për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u vendos me Ligjin nr.
7561, datë 29.4.1992.

Ky ligj përcaktonte se Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që mbron dhe
garanton respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit, si dhe bënë interpretimin
përfundimtarë të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese përbëhej nga 9 anëtarë, 5 nga të cilët
                                                                                                 8
zgjidheshin nga Kuvendi Popullor dhe 4 nga Presidenti i Republikës për një mandat 12
vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Në punën e saj Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Tek juridiksioni i
kësaj gjykate gjejmë forma të ndryshme të kontrollit kushtetues.

Ndërsa sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 1998 Gjykata Kushtetues pësoi disa
ndryshime. Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarëve të cilët emërohen nga
Presidenti me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë 9 vjeçare pa të drejtë riemërimi.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radha e juristëve me kualifikim të lartë dhe
me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Kryetari i Gjykatës emërohet nga
radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit për një
mandat tre vjeçar.

                     4. Kontrolli gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjykata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Kjo
Gjykatë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës dhe tetë gjyqtarë të tjerë, të cilët emërohen nga
Presidenti dhe konfirmohen me pëlqim nga shumica e votave të Senatit. Për dallim nga
traditat evropiane, gjyqtarët në Gjykatën Supreme fitojnë emërime të përjetshme ( life
time periode ) dhe mandati i tyre përfundon vetëm pas vdekjes, dorëheqjes, daljes në
pension, ose në rast të një procedure afirmative të akuzës publike” impeachment”.

Doktrina amerikane e kontrollit gjyqësor mbështetet në parimin decentralizimit. Sipas këtij
sistemi, e drejta e kontrollit kushtetues ushtrohet nga secila gjykatë pavarësisht instancës
gjyqësore për dallim nga modeli evropian në të cilin e drejta e kontrollit përqendrohet në
një organ të veçantë.

Sistemi amerikan i kontrollit kushtetues mbështetet në parimin e një qështje juridike
kontradiktore dhe konkrete. Duhet përmendur se sistemi amerikan nuk njeh institucionin
abstrakt të kontrollit të kushtetutshmërisë.

                                   5. Kontrolli kushtetues në Itali

Kontrolli kushtetues në Itali ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë të emëruar 1/3 nga Presidenti i Republikës,
1/3 nga Parlamenti në seancë të përbashkët dhe nga 1/3 prej magjistraturës së zakonshme
dhe administrative.


                                                                                            9
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen midis magjistratëve, edhe në pension të
juridiksioneve të larta të zakonshme dhe administrative, profesorëve ordinarë të
universiteteve në lëndët juridike dhe avokatëve me përvojë 20 vjeçare në ushtrim të
profesionit.

Gjyqtarët emërohen për një mandat 9 vjeçar, i cili afat fillon të rrjedhë nga dita e betimit
dhe nuk mund të ripërtërihet sërish. Me mbarimin e afatit gjyqtari kushtetues pushon
përfundimisht nga detyra.

Një garanci e dytë shumë e rëndësishme është fakti se askush nuk mund të emërohet apo
të zgjidhet si një gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk posedon kualifikimet
profesionale të veçanta për këtë funksion.

Gjykata Kushtetuese gjykon mosmarrëveshjet në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve
dhe të akteve që kanë vlerën ligjit, të shtetit dhe regjioneve si dhe vendos në lidhje me
konfliktet për kompetencë në mes të organeve qendrore të pushtetit, konfliktet për
kompetencë në mes të organeve regjionale si dhe gjykon krimet e kryera nga Presidenti i
Republikës( tradhti kombëtare ose shkelje e dispozitave të Kushtetutës) Gjykata
Kushtetuese Italiane ushtron dy forma të kontrollit kushtetues, paraprak dhe të
mëpasshëm.

                                  6. Kontrolli kushtetues në Kosovë

Kosova nuk ka traditë të gjatë të kontrollit kushtetues, themelet e para të drejtësisë
kushtetuese në Kosovë pasuan me reformat kushtetuese në vitin 1971 të cilat avancuan
pozitën kushtetuese të Kosovës në kuadër të ish-federatës së Jugosllavisë.

Përfundimisht koncepti për ngritjen e gjykatës kushtetuese si pjesë fundamentale e
arkitekturës kushtetuese të Kosovës triumfoi në Bisedimet e Vjenës për statusin politik të
Kosovës nën udhëheqjen e Emisarit Special të OKB-së y. Marti Ahtisari i cili Propozimin
gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës , të datës 27 mars 2007, kishte
përcaktuar formimin e një gjykate kushtetuese nëntë anëtarshe për të siguruar ruajtje e
kushtetutshmërisë. Më 09 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikës
së Kosovës, në të cilën Gjykata Kushtetuese zuri një pozitë institucionale të rëndësishme.

Në kapitullin e tetë, Kushtetuta ka përcaktuar Gjykatën Kushtetuese si autoritetin
përfundimtarë për interpretimin e Kushtetutës duke akorduar një vëllim të gjerë të
juridiksionit kushtetues.


                                                                                               10
Ky rekurs kushtetues mund të përdore vetëm pas shterimit të mjeteve të rregullta juridike
dhe vetëm për s i takon shkeljeve konkrete dhe direkt të drejtave dhe lirive të përcaktuara
me Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga (9) nëntë gjyqtarë të cilët emërohen nga Presidenti i
Republikës së Kosovës, për një mandat 9 vjeçar , pa mundësi vazhdimi.

Vendimi për të propozuar shtatë nga gjyqtarët varet nga miratimi i 2/3 të deputetëve të
Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë kurse vendimi për të propozuar 2 gjyqtarët e tjerë,
merren me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit , të cilët janë të pranishëm dhe
që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të
Kuvendit , të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e
komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Gjykata kushtetuese udhëhiqet nga Kryetari
dhe Zv. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga vetë gjyqtarët e Gjykatës
Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të gjykatës, për mandat tre vjeçar.

Gjykata Kushtetuese drejtohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, si cili koordinon
aktivitetet e Gjykatës, thërret dhe drejton seancat verbale, përfaqëson Gjykatën
Kushtetuese dhe nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, kryen detyra tjera të
përcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Zv.
Kryetari ushtron detyrat e Kryetarit vetëm kur kryetari mungon. Mirëpo Kryetari mund t’ja
delegoj disa detyra të caktuara për të mbështetur kryetarin në ushtrimin e detyrës së tij.

Gjyqtarët e GjK gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga detyra
për vendimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të GjK. Ata mund të
shkarkohen nga Presidenti i R.KS me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të GjK vetëm për
krime të rënda ose mospërfillje të rëndë të detyrave. Gjyqtarët e GjK nuk mund të jenë
anëtarë të ndonjë partie, lëvizje apo organizate tjetër politike.

Një mekanizëm i rëndësishëm i pavarësisë të GjK është buxheit i sajë. Siaps nenit 14 të
Ligjit pët GjK, GjK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në fakt GjK fillimisht
përgatit projektbuxhetin e saj vjetor të cilin ia dërgon Kuvendit të Kosovës për aprovim.
Ligji për GjK ka përcaktuar se ekzekutivi nuk mund të ndryshoj në çfarëdo mënyre tjetër ta
modifikoj ose të ndikoj në propozimin e buxhetit të përgatitur nga GjK. Buxheti i propozuar
nga GjK përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e konsoliduar të Kosovës që i
paraqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.




                                                                                         11
Kontrolli abstrakt- GjK zhvillon kontroll kushtetues abstrakt me rastin e verifikimit të
përputhshmërisë së ligjeve, te dekrete të Presidentit e të kryeministrit dhe të rregulloreve
të Qeverisë me Kushtetutën.

Kontrolli preventiv- Sipas nenit 113(5), 10 ( dhjetë) a më shumë deputet të Kuvendit të
Kosovës brenda 8 ditësh nga dita e miratimit kanë të drejtë të kontestojnë
kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi.

Për shkak të natyrës urgjente dhe ndjeshmërisë së çështjes që është objekt shqyrtimi
kushtetues GjK është e detyruar të nxjerr vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas
dorëzimit të kërkesës.

Kontrolli kushtetues i marrëveshjeve ndërkombëtare- Kushtetuta e RKS ka një qasje
relativisht miqësore ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim mbështet në faktin
marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare bëhen pjes e sistemit të brendshëm juridik dhe
zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetë
zbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.

Për më tepër Kushtetuta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara dhe
normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të
Republikës së Kosovës.

Ankesa individuale kushtetuese- Kushtetuta ka përcaktuar se individët janë të autorizuar
të ngrenë shkeljet nga autoritet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale të
garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të
përcaktuara me ligj. Ky instrument apelues i mundëson secilit individ të kërkoj nga GjK
mbrojtje kushtetuese në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të
garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

Verifikimi shkeljeve potenciale të kushtetutshmërisë së Presidentit

GjK e Kosovës ka kompetencë të gjykoj nëse Presidenti i Republikës ka bërë shkelje serioze
të Kushtetutës në kuptim të nenit 113 të Kushtetutës.

30 apo më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës janë të autorizuar të ngrenë çështjen
nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

Procesi Kushtetues- Rregullat e procedimit të një kërkese kushtetuese përcaktohen me
Ligjin për GjK dhe të Rregullores së Punës së GjK. Ky proces qeveriset nga Parimi i
publicitetit, sipas të cilit seancat përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për

                                                                                             12
publikun dhe GjK mund të vendos të përjashtoj publikun kur vlerëson që është e
nevojshme për ruajtjen e sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik, informacionit të
fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik; jetës private ose sekretit afarist të palës
në procedurë.

Vendimmarrja- GjK vendimet e saj i merr me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të
pranishëm dhe që votojnë. Ato duhet të jenë në formë të shkruara, të arsyetuara dhe të
nënshkruara nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

                                POLITIKAT JURISPRUDENCIALE

Trajtimi i politikave jurisprudenciale është i natyrshëm për faktin që organet e mbrojtjes së
kushtetutshmërisë janë në vazhdimësi në përpjekje për të fuqizuar ndikimin e tyre përmes
vendimeve kushtetuese ose duke preferuar vetëpërmbajtjen si një tendencë për të mos
ndërhyrë në fushë veprimtarin e ligj dhënësit.

                                         1. Origjinalizimi

Origjinalizimi është një parim i interpretimit gjyqësorë që përpiqet për të gjetur synimin
ose kuptimin origjinal dhe nuk mund të kërkoj interpretime të reja të huaja në
kundërshtim me qëllimin origjinal të autorëve.

                            2. Aktivizimi Gjyqësorë ( judical activism)

Fjalori “ Blacks Law” përcakton aktivizimin gjyqësorë si një filozofi të vendim-marrjes
gjyqësore, ku gjykatësit lejojnë që pikëpamjet e tyre personale në lidhje me politikat
publike, në mesin e faktorëve të tjerë, për të udhëhequr vendimet e tyre.

Traja thekson: 2 Në raport me Kushtetutën aktivizimi nuk është një qëndrim që e përfill atë
më pak se vetëpërmbajtja, por veçse përbën një mënyrë tjetër të të shprehurit të saj. Si
vetëpërmbajtja dhe aktivizimi gjyqësorë ushtohen në emër respektimit të Kushtetututës-
njëra bindet me shumë shkronjës tjetra me shumë frymës të saj.

                      3. Vetëpërmbajtja gjyqësore ( judical seli-restraint)

Vetëpërmbajtja gjyqësore është një nga format e politikës jurisprudenciale e cila
manifestohet me tendencën e organeve të drejtësisë kushtetuese për të dhënë vendime
kushtetuese në momente të tilla kohore ku përmasa e ndikimit të një vendimi kushtetues
nuk stimulon përplasjet në mes pushteteve ose nuk ndikon në luhatjen e rendit
institucional.

                                                                                               13
4. Proporcionaliteti

Parimi i proporcionalitetit rrjedh nga e drejta gjermane dhe për herë të parë ndikoi në të
drejtën e BE-së në rastin Internationale Handelsgesellschaft më 1970: “ Një autoritet
publik nuk mund të vendosë detyrime për një qytetarë, përveç deri në masën për të cilën
ato janë të domosdoshme në interes të publikut për të arritur qëllimin e një mase të till”.




Përpiloi:

Drita Shala




                                                                                              14

More Related Content

What's hot

Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian Melos Jashari
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeRefik Mustafa
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 

What's hot (20)

E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian E drejta e unionit evropian
E drejta e unionit evropian
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë IntelektualeE Drejta e Pronësisë Intelektuale
E Drejta e Pronësisë Intelektuale
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 

Viewers also liked

Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetueseNasuf GËRMIZAJ
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseMiLchee Fetahi
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese ArberSusuri
 
Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1zogaj
 
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Xhoana Pepa
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEErgi Nushi
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukatEGLI TAFA
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBesart Zhuja
 
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton SylqaAutoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton SylqaValdet Shala
 

Viewers also liked (20)

Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetueseLigjeratat nga e drejta kushtetuese
Ligjeratat nga e drejta kushtetuese
 
KUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZEKUSHETUTA FRANCEZE
KUSHETUTA FRANCEZE
 
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
Punimi seminarik E Drejta Kushtetuese
 
E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese E drejta kushtetuese
E drejta kushtetuese
 
Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1Unioni evropian-se-prezentimi-1
Unioni evropian-se-prezentimi-1
 
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
Projekt gjeografi 11a SHQIPERIA DHE BE
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Futja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BEFutja e shqiperise ne BE
Futja e shqiperise ne BE
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Projekt edukat
Projekt edukatProjekt edukat
Projekt edukat
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dv
 
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton SylqaAutoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
 

Similar to Gjyqësia kushtetuese

Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutRefik Mustafa
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliirena kotobelli
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)Ardenia Flowers
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeVerlona Pireci
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1zogaj
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhekulla 2010
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfelisabeta31
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaDriton Dobruna
 

Similar to Gjyqësia kushtetuese (20)

Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te NjeriutMborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
Mborjta Nderkombtare e Te Drejtave Te Njeriut
 
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelliDETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
DETYRË KURSI /PROCESI I RREGULLT LIGJOR /2011 byirenakotobelli
 
New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)New microsoft word document (3)
New microsoft word document (3)
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
Mandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentarMandati dhe imuniteti parlamentar
Mandati dhe imuniteti parlamentar
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- ShenimeMbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
Mbrojtja Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut- Shenime
 
E drejta civile_1
E drejta civile_1E drejta civile_1
E drejta civile_1
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Organizimi i procedurave
Organizimi i proceduraveOrganizimi i procedurave
Organizimi i procedurave
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dheTë drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdfGarantimi-Drejtës-Informim.pdf
Garantimi-Drejtës-Informim.pdf
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
 

Gjyqësia kushtetuese

  • 1. GJYQËSIA KUSHTETUESE Drejtësia kushtetuese nënkupton sigurimin e procesit të kushtetutshmërisë dhe ruajtjen e rendit kushtetues. Ky nocion përfshin tërësinë e veprimeve institucionale dhe normative në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj çfarë përbënë rregullsi dhe stabilitet kushtetues. Supermacia kushtetuese- Sipas Jutta Lumbach , ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Gjermanisë, koncepti i supermanisë së kushtetutës nënkupton bartjen re autoritetit më të lartë në sistemin juridik tek institutit i Kushtetutës si akt fundamental. Siguria Juridike – Koncepti i sigurisë juridike është një parim i rëndësishëm i cili nënkupton që normat juridike duhet të jenë të qarta dh precize në mënyrë që qytetarët të mund të jenë të sigurt në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj së drejtës. Parimi i sigurisë juridike është veçanërisht i rëndësishëm me rastin e hartimit të akteve normative ( ligjeve, akteve nënligjore). SHTETI I SË DREJTËS Shteti i së drejtës është ndër parimet fundamentale të demokracisë moderne kushtetuese. Kushtetuta e Kosovës në nenin 7 të sajë ka përcaktuar sundimin e ligjit ndër vlerat me sublime kushtetuese: “Rendi Kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mos diskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmi ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut”. Juristi britanik Albert Dicey i cili nocionit të së drejtës i kishte dhënë një popullaritet të konsiderueshëm, këto janë tri elementet të cilat asociohen në këtë nocion: 1. Askush nuk mund të dënohet ose të bëhet të vuaj përveç në rast të shkeljes së ligjit të dëshmuar në gjykatë: 2. Askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë janë të barabartë përpara ligjit pavarësisht nga statusi social, ekonomik apo politik dhe 3. Sundimi i ligjit përfshinë rezultatet e vendimeve gjyqësore për përcaktimin e të drejtave të personave privatë. Shteti i së drejtës nënkupton ushtrimin e funksioneve publike në pajtim me të drejtën. 1
  • 2. MODELET E KONTROLLIT KUSHTETUES 1. Modeli i centralizuar i kontrollit kushtetues Ky model njihet ndryshe edhe si modeli Evropian i mbrojtjes së kushtetutshmërisë duke qenë se ky model i kontrollit kushtetues aplikohet tek një numër i konsiderueshëm i shteteve evropiane. Modeli i centralizuar i drejtësisë kushtetuese nënkupton se kontrolli kushtetues i besohet një organi të veçantë kushtetues. Në secilin rast ky organ mund të jetë një Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë e lartë ose nkë organ i veçantë çfarë është Këshilli Kushtetues në Francë. 2. Modeli i decentralizuar i kontrollit kushtetues Modeli i decentralizuar 9 amerikan) i kontrollit kushtetues nënkupton një kontroll të shpërndarë të kushtetutshmërisë në atë mënyrë që e drejta e gjykatave për të shqyrtuar kushtetutshmërinë është decentralizuar dhe nuk përqendrohet në një organ të veçantë. Për dallim nga koncepti evropian, sipas këtij modeli ( rasti ekzemplarë që nga rasti Marbury V. Madison me 1803) secili gjyqtarë në çfarëdo instance gjyqësore ka të drejtë që krahas zgjedhjes së çështjes kryesore të deklarohet në lidhje me pretendimet e palëve në kontest për jo kushtetutshmëri. Kontrolli i shpërndarë presupozon idenë se gjyqtari amerikan “ për të siguruar epërsinë e kushtetutës , duhet të zbatoj jo thjeshtë ligjin por të drejtën. Kjo do të thotë se para se ta zbatoj normën juridike, gjyqtari duhet ta verifikoj pajtueshmërinë dhe vlefshmërinë e saj juridike në raport me kushtetutën. 3. Kontrolli abstrakt i kushtetutshmërisë Sistemi evropian drejtësisë kushtetuese njeh institucionin e kontrollit abstrakt të kushtetutshmërisë ose siç njihet ndryshe të terminologjisë juridike kontrolli abstrakt normës. Sipas këtij sistemi, kontrolli i kushtetutshmërisë bëhet in abstractia, pra jashtë ndonjë rasti konkret individual. Parimisht procedurat e kontrollit in abstractia të kontrollit të kushtetutshmërisë vihen në lëvizje nga palët të cilat kanë status të privilegjuar në nisjen e procedurës së kontrollit. 4. Kontrolli konkret i kushtetutshmërisë Nëse një procedurë kontrolli kushtetues referohet një rasti konkret i cili para se te vihet për shqyrtim kushtetues është trajtuar në rrugë të rregullt gjyqësore lidhur me të drejtat 2
  • 3. dhe interesat individuale të qytetarit atëherë kjo formë e kontrollit kushtetues njihet si kontroll konkret. KONTROLLI GJYQËSORË SUPRANACIONAL 1. Kuptimi i kontrollit supranacional Do të analizojmë dy forma të kontrollit gjyqësor në kontest evropian- kontrollin gjyqësor që ushtrohet në nivelin e së drejtës së bashkimit Evropian( Gjykata Evropiane e Drejtësisë) dhe kontrolli gjyqësor i cili ushtrohet në kontest të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore respektivisht të Gjykatës evropiane për të Drejtat e Njeriut. 2. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Evropiane u krijua sipas Traktit të KETHC më 1952 e vendosur në Luksemburg. Gjykata ka pushtetin për të zgjedhur mosmarrëveshjet ligjore midis shteteve anëtare të BE-së, institucioneve të BE-së dhe individëve. Gjykata ndihmohet nga 8 avokat të përgjithshëm, roli i të cilëve është për të paraqitur opinionet e tyre për çështjet që i paraqiten Gjykatës Në nivelin e dytë të hierarkisë së akteve normative të BE-së hyjnë aktet sekondare legjislative dhe ekzekutive të Këshillit. 3. Kontrolli gjyqësor në nivelin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut Krijimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut i ka paraprirë një lëvizje të shteteve evropiane pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për të ngritur vetëdijesimin për nevojën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave fundamentale, veçanërisht atyre politike të cilat në Evropën Lindore i nënshtroheshin një kufizimi të theksuar që ndikoi në formimin e diktaturave të pas Luftës së Dytë Botërore. I themeluar më 1949 në Kongresin e Evropës. Organet themelore të Këshillit janë Komitetii Ministrave ( që përbëhet nga ministrat e jashtëm të secilit shtet anëtarë), Asambleja Parlamentare( e përbrë nga deputet nga Parlamenti i çdo shteti anëtar), dhe Sekretari i Përgjithshëm ( i cili drejton Sekretariatin e Këshillit të Evropës). Për më tepër në kuadër të Këshillit të Evropës funksionon edhe Komesari për të Drejtat e Njeriut. 3
  • 4. Më 1950 në Romë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nënshkruan Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore i cili sot është ratifikuar nga 47 shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka një ndikim të fuqishëm në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut ka selinë në Strasburg të Francës dhe aktualisht ka 47 gjyqtarë ( një gjyqtar për çdo Shtet Palë në Konventën evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive themelore( një për çdo shtet anëtar i Këshillit të Evropës). Gjyqëtarët zgjidhen me shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare nga një listë prej tre kandidatëve të Plëve Kontraktuese. Gjyqtarët kryejnë funksionin e tyr enë mënyrë të pavarur jo si përfaqësuese i ndonjë shteti të veçantë. Misioni i Gjykatës është të zbatoj Konventën evropiane të Drejtave të Njeirut për të siguruar që Shtetet të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë. LINDJA DHE ZHVILLIMI I DOKTIRNËS SË KONTROLLIT GJYQËSOR 1. Shkëndijat e para të kontrollit gjyqësor Ndonëse shkëndijat e para të kontrollit gjyqësorë datojnë që nga koha antike, format e institucionalizuara të kontrollit kushtetues dalin në sipërfaqe vetëm në periudhën liberale të kushtetutshmërisë moderne në fazën fillestare në premisat politike angleze në fillim të shekullit XVII-të. Kjo më së miri shprehej në Kushtetutën e Francës së vitit 1791 sipas së cilës “Gjykatat nuk mund të ndërhyjnë në ushtrimin e pushtetit legjislativ të pezullojnë ekzekutimin e ligjeve, ndërhyjnë funksionet administrative apo të thërrasin administratorët para tyre për arsye të lidhur me detyrat e tyre”. Leximi i përmbledhësve tona tregon se në shumë çështje e drejta zakonore ( common law) qëndron mbi ligjet e Parlamentit dhe se në disa raste ajo deklaron ato nule e të paqena;në të vërtet kur një ligj i Parlamentit është në kundërshtim me një të drejtë të konsakruar nga e drejta zakonore ose e pa mundshme për tu zbatuar, ai shqyrtohet nga pikëpamja e së drejtës zakonore dhe deklarohet i pavlefshëm. Por me lindjen e traditës së kontrollit gjyqësor duhet parë në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Është pikërisht vendi ku triumfoi koncepti i ndarjes më rigoroze të pushteteve dhe bashkë me të edhe e drejta e gjykatave për të rishikuar kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara nga Parlamenti. 4
  • 5. 2. Zhvillimi i konceptit të kontrollit gjyqësor Një thirrje për supermanin e Kushtetutës ishte bërë publike edhe para miratimit të Kushtetutës së SHBA-ve të vitit 1878. Pas viti t 1776 parimi se aktet legjislative duhet të jenë në pajtim me kushtetutën ishte dhënë një zbatim praktik në disa shtete amerikane, si p.sh. në Pensilvani. Kjo bëri që hartuesit e Kushtetutës Amerikane të ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrollit gjyqësorë, dhe disa prej tyre edhe e favorizonin këtë koncept. Kushtetuta qëndron e heshtur për sa i takon kontrollit kushtetues të ligjeve. Por ky fakt nuk e pengoi Gjykatën Supreme të SHBA-ve që të argumentoj domosdoshmërinë e mbrojtjes së kushtetutës dhe vlerave të saj në rastin Marbury K, Madison më 1803, një vendim i shënuar në historinë e kontrollit gjyqësor në SHBA dhe formoi bazën e kontrollit të gjyqësor në SHBA. Pak fjal rrethë rastit – Presidenti Amerikan John Adams emëroi William Marbury të jetë një gjykatës i paqes në Distriktin e Kolumbias, dhe emërimi i tij ishte nënshkruar nga zyrtari përkatës federal ( në këtë rast natyrisht John Marshall duke vepruar në cilësinë e Sekretarit të Shtetit në kuadër të Administratës së Presidentit Adams që ishte në largim pas mbarimit të mandatit). Megjithatë, Sekretari i ri i Shtetit, James Madison refuzoi ti dorëzoj emërimin e nënshkruar për Z. Marbury e cila bëri që Marbury të ngris padi për këtë rast para Gjykatës së Lartë duke u thirrur në juridiksionin e saj origjinal dhe duke i kërkuar Gjykatës të urdhëroj administratën që ti jepte atij të drejtën e tijë për të marrë detyrë për të cilën ai kishte qenë i emëruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara . Marbury v. Madison ishte rasti i parë që Gjykata e Lartë deklaroi një ligj antikushtetues dhe krioji konceptin e shqyrtimit gjyqësor në SHBA ( idenë se gjykatat mund të mbikëqyrin dhe të anulojnë veprimet e një dege tjetër të pushtetit). Vendimi historik i ndihmoi definimit të kontrolleve dhe balancave si një nga veçoritë dalluese të sistemit amerikan të qeverisjes. Në shkurt të vitit 1803 Gjykata e Lartë mori një vendim unanim ( 4-0) se MArbury kishte të drejtën e tij për të detyruar Sekretarin e Shtetit Madison për të zbatuar vendimin mbi emërimin mbi bazën se Ligji mbi Gjyqësorin i vitit 1789 që e parashikonte këtë të drejtë ishte në mospërputhje me tekstin e Kushtetutës. Aspekte të kontrollit gjyqësorë filluan të zënë vend në evropë në fillim të shek. XIX edhe pse akoma nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë formë të institucionalizuar të kontrollit kushtetues. 3. Kontrolli Gjyqësorë pas Luftës së Parë Botërore 5
  • 6. Në periudhën pas Luftës së Parë Botërore u shënuan disa përpjekje për të institucionalizuar doktrinën e kontrollit kushtetues në Evropë. Kushtetuta e Vajmarit e vitit 1919 ndonëse kishte përcaktuar në mënyrë eksplicite për një kontroll gjyqësor të kushtetutshmërisë, Gjykatës së Perandorisë ( Reichgericht) i kishte njohur të drejtën që mos të zbatonte ligje me përmbajtje antikushtetuese gjatë një procesi gjyqësor si dhe të drejtën e kontrollit të konkordancës në mes të legjislacionit të lëndëve me Kushtetutën. Por rëndësinë më të madhe në drejtim të sistemit të mbrojtjes së kushtetutshmërisë e pati themelimi i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë më 1920 nga arkitekti i Kushtetutës së Austrisë Hanz Kelzen. Për dallim nga SHBA, Austria themeloi një tribunal të specializuar për të gjykuar çështje kushtetuese dhe ishte kompetente për të verifikuar kushtetutshmërinë e ligjeve federale sipas kërkesës së qeverive të njësive federale, sipas kërkesës së Gjykatës Supreme apo të Gjykatës Administrative, apo kurdo që një rast ngrihej para Gjykatës Kushtetuese. Gjykata kushtetuese e Austrisë funksioni deri më 1934. 4. Kontrolli gjyqësor pas Luftës së II botërore Pas mbarimit të Luftës së II-të Botërore u intensifikua procesi i themelimit të gjykatave kushtetuese në shtetet e Evropës Perëndimore. Më 19455 Austria ri-themeloi Gjykatën Kushtetuese ndërsa më 1947 gjykata kushtetuese u themelua edhe në Republikën e Italisë fillimisht sipas modelit amerikan për të kaluar më 1956 në modelin evropian të kontrollit kushtetues. Edhe Ligji themelor Gjerman i vitit 1949 kishte përcaktuar bazën kushtetuese për themelimin e Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane. Më pas u ngritën sisteme të institucionalizuara edhe në Spanjë, Greqi dhe Portugali, ndërsa kushtetuta e Republikës së pestë Francës ( 1958) kishte përcaktuar themelimin e një Këshilli Kushtetues për të verifikuar paraprakisht kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara. KONTROLLI KUSHTEUTES NË VENDE TË NDRYSHME 1. Kontrolli kushtetues në Republikën Federale të Gjermanisë Ndonëse ishin të njohur me sistemin amerikan të shqyrtimit gjyqësor dhe ishin të udhëhequr nga përvoja amerikane në formësimin e demokracisë e tyre kushtetuese pas Luftës gjermanët u mbështetën kryesisht në traditën e tyre të rishikimit kushtetues drejtë ndërtimit të një sistemi të tyre ose vetanak të kontrollit kushtetues bazuar në vlera dhe traditat kushtetuese gjermane. 6
  • 7. Gjatë hartimit të Ligjit Themelor në një kështjell të shekullit 19 në ishullin e Liqenit Chiemsee në Gushtë të 1948 një grup ekspertësh të së drejtës kushtetuese finalizuan projektin e parë të Kushtetutës i cili përfshinte dispozita edhe për themelimin e një gjykate kushtetuese Kombëtare sipas rekomandimeve të Profesor Hans Nawiasky, i cili konsiderohet si baba i Kushtetutës së paraluftës Bavareze. Në planin organizativ duhet theksuar se Gjykata Kushte ftuese përbëhet nga 16 anëtarë, sipas Ligjit themelor gjysma e anëtarëve të Gjykatës zgjidhen nga Bundestagu dhe gjysma tjetër nga Bundesrati ( këshill federal). Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese Federale megjithatë Bundestagu zgjedh tetë gjyqtarë në mënyrë indirekte përmes një komisioni për Përzgjedhjen Gjyqësore i njohur si Wahlmannerausschuss. Bundesrati në anën tjetër përcaktonte për tetë gjyqtarë sipas një shumicë prej dy të tretash të votave të nevojshme. Gjykata Kushtetuese është ndarë në dy dhoma të quajtura Senate të cilat përbëhen nga tetë gjyqtarë. Presidenti i Gjykatës Kushtetuese zakonisht mban presidencën e Senatit të parë kurse zëvendës presidenti i dytë është në krye të Senatit të Dytë. Senati i parë merret me tepër me gjykimet e çështjeve jopolitike, kurs enë anën tjetër Senati i dytë është projektuar që të funksionoj më shumë si një instancë e cila vendosë mbi kushtetutshmërinë e kontesteve të natyrës politike. Ligji për Gjykatën Federale përcakton se çdo person që pohon se një nga të drejtat themelore, ose një nga të drejtat e tij sipas neneve 20(4),33,38,101,103 dhe 104 të Ligjit Themelor është shkelur nga një autoriteti publik mund të paraqes një ankesë kushtetuese në gjykatën Kushtetuese federale. Aplikanti duhet të theksoj arsyet për ankesë duke specifikuar të drejtën e cila i është shkelur dhe veprimi apo mos veprimi i organit ose autoritetit për të cilat ankuesi pretendon të ketë qenë dëmtuar. Pra ankuesi duhet të jetë prekur në mënyrë direkte dhe aktualisht nga akti i autoritetit publik. 2. Kontrolli kushtetues në Francë Kushtetuta aktuale e Francës është miratuar më 4 tetor 1958. Në diskursin e përditshëm ajo quhet Kushtetuta e Republikës së V-të, ky dokument i cili e zëvendësoi kushtetutën e Republikës së IV-të më 1946. Këshilli kushtetues përbëhet nga nëntë anëtarë të cilët caktohen për një mandat 9 vjeqar pa të drejtë ri emërimi. Një e treta e anëtarëve të Këshillit Kushtetues ripërtërihet çdo tri 7
  • 8. vjet. Këtu tre anëtar emërohen nga Presidenti i Republikës, tre nga kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe tre anëtar të tjerë nga Presidenti i Senatit . Presidenti i Këshillit Kushtetues emërohet nga Presidenti i Republikës. Juridiksioni i Këshillit Kushtetues ndahet në dy grupe. Grupi i parë i juridiksionit përfshinë mbikëqyrjen e rregullsisë së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe verifikimi i rregullsisë së referendumeve. Kategoria e dytë e juridiksionit përbën shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjeve pas miratimit në Parlament dhe para shpalljes nga ana e Presidentit. 3. Kontrolli kushtetues në Shqipëri Duhet theksuar se ngritja e gjykatës kushtetuese gjatë periudhës së diktaturës komuniste ishte e pa pajtueshme me frymën dhe konceptin komunist dhe teorinë e sistemit kuvendar sipas së cilës shkollë të mendimit juridik Kuvendi Popullor shënonte organin përfaqësues më të lartë politik dhe kjo e bënte të pa pajtueshëm ngritjen e çfarëdo mekanizmi përveç vetë Kuvendit Popullor për të dhënë vendime finale lidhje me interpretimin kushtetues dhe çështjes së kushtetutshmërisë së ligjeve. Në tre instrumentet kushtetuese të cilat Shqipëria i miratoi më 1946 ( Kushtetuta e vitit 1946, 1953 dhe 1976) në asnjë pjesë nuk ishte referencë në lidhje me kontrollin gjyqësorë të kushtetutshmërisë përmes ndonjë organi të veçantë. Në realitet kur ishte në pyetje çështja e kontrollit kushtetues përcaktohej roli i Kuvendit si organ ligjvënës me kompetencë që të bëjë rishikimin dhe interpretimin e kushtetutshmërisë. Kushtetua e viti t 1976 përcaktonte: Neni 66: Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi i sovranitetit të popullit e të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës. Neni 67: Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës të Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit; Miraton, ndryshon Kushtetutën dhe ligjet , vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bënë interpretimin e tyre. Baza kushtetuese për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u vendos me Ligjin nr. 7561, datë 29.4.1992. Ky ligj përcaktonte se Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë që mbron dhe garanton respektimin e Kushtetutës dhe legjislacionit, si dhe bënë interpretimin përfundimtarë të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese përbëhej nga 9 anëtarë, 5 nga të cilët 8
  • 9. zgjidheshin nga Kuvendi Popullor dhe 4 nga Presidenti i Republikës për një mandat 12 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Në punën e saj Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Tek juridiksioni i kësaj gjykate gjejmë forma të ndryshme të kontrollit kushtetues. Ndërsa sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 1998 Gjykata Kushtetues pësoi disa ndryshime. Gjykata Kushtetuese përbëhet prej 9 anëtarëve të cilët emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë 9 vjeçare pa të drejtë riemërimi. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen nga radha e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Kryetari i Gjykatës emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës me pëlqim të Kuvendit për një mandat tre vjeçar. 4. Kontrolli gjyqësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gjykata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Kjo Gjykatë përbëhet nga Kryetari i Gjykatës dhe tetë gjyqtarë të tjerë, të cilët emërohen nga Presidenti dhe konfirmohen me pëlqim nga shumica e votave të Senatit. Për dallim nga traditat evropiane, gjyqtarët në Gjykatën Supreme fitojnë emërime të përjetshme ( life time periode ) dhe mandati i tyre përfundon vetëm pas vdekjes, dorëheqjes, daljes në pension, ose në rast të një procedure afirmative të akuzës publike” impeachment”. Doktrina amerikane e kontrollit gjyqësor mbështetet në parimin decentralizimit. Sipas këtij sistemi, e drejta e kontrollit kushtetues ushtrohet nga secila gjykatë pavarësisht instancës gjyqësore për dallim nga modeli evropian në të cilin e drejta e kontrollit përqendrohet në një organ të veçantë. Sistemi amerikan i kontrollit kushtetues mbështetet në parimin e një qështje juridike kontradiktore dhe konkrete. Duhet përmendur se sistemi amerikan nuk njeh institucionin abstrakt të kontrollit të kushtetutshmërisë. 5. Kontrolli kushtetues në Itali Kontrolli kushtetues në Itali ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 15 gjyqtarë të emëruar 1/3 nga Presidenti i Republikës, 1/3 nga Parlamenti në seancë të përbashkët dhe nga 1/3 prej magjistraturës së zakonshme dhe administrative. 9
  • 10. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen midis magjistratëve, edhe në pension të juridiksioneve të larta të zakonshme dhe administrative, profesorëve ordinarë të universiteteve në lëndët juridike dhe avokatëve me përvojë 20 vjeçare në ushtrim të profesionit. Gjyqtarët emërohen për një mandat 9 vjeçar, i cili afat fillon të rrjedhë nga dita e betimit dhe nuk mund të ripërtërihet sërish. Me mbarimin e afatit gjyqtari kushtetues pushon përfundimisht nga detyra. Një garanci e dytë shumë e rëndësishme është fakti se askush nuk mund të emërohet apo të zgjidhet si një gjyqtarë i Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk posedon kualifikimet profesionale të veçanta për këtë funksion. Gjykata Kushtetuese gjykon mosmarrëveshjet në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjeve dhe të akteve që kanë vlerën ligjit, të shtetit dhe regjioneve si dhe vendos në lidhje me konfliktet për kompetencë në mes të organeve qendrore të pushtetit, konfliktet për kompetencë në mes të organeve regjionale si dhe gjykon krimet e kryera nga Presidenti i Republikës( tradhti kombëtare ose shkelje e dispozitave të Kushtetutës) Gjykata Kushtetuese Italiane ushtron dy forma të kontrollit kushtetues, paraprak dhe të mëpasshëm. 6. Kontrolli kushtetues në Kosovë Kosova nuk ka traditë të gjatë të kontrollit kushtetues, themelet e para të drejtësisë kushtetuese në Kosovë pasuan me reformat kushtetuese në vitin 1971 të cilat avancuan pozitën kushtetuese të Kosovës në kuadër të ish-federatës së Jugosllavisë. Përfundimisht koncepti për ngritjen e gjykatës kushtetuese si pjesë fundamentale e arkitekturës kushtetuese të Kosovës triumfoi në Bisedimet e Vjenës për statusin politik të Kosovës nën udhëheqjen e Emisarit Special të OKB-së y. Marti Ahtisari i cili Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës , të datës 27 mars 2007, kishte përcaktuar formimin e një gjykate kushtetuese nëntë anëtarshe për të siguruar ruajtje e kushtetutshmërisë. Më 09 prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në të cilën Gjykata Kushtetuese zuri një pozitë institucionale të rëndësishme. Në kapitullin e tetë, Kushtetuta ka përcaktuar Gjykatën Kushtetuese si autoritetin përfundimtarë për interpretimin e Kushtetutës duke akorduar një vëllim të gjerë të juridiksionit kushtetues. 10
  • 11. Ky rekurs kushtetues mund të përdore vetëm pas shterimit të mjeteve të rregullta juridike dhe vetëm për s i takon shkeljeve konkrete dhe direkt të drejtave dhe lirive të përcaktuara me Kushtetutë. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga (9) nëntë gjyqtarë të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës, për një mandat 9 vjeçar , pa mundësi vazhdimi. Vendimi për të propozuar shtatë nga gjyqtarët varet nga miratimi i 2/3 të deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë kurse vendimi për të propozuar 2 gjyqtarët e tjerë, merren me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit , të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, por që mund të bëhet vetëm pas pëlqimit të shumicës së deputetëve të Kuvendit , të cilët i mbajnë vendet që janë rezervuar ose garantuar për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. Gjykata kushtetuese udhëhiqet nga Kryetari dhe Zv. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të gjykatës, për mandat tre vjeçar. Gjykata Kushtetuese drejtohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, si cili koordinon aktivitetet e Gjykatës, thërret dhe drejton seancat verbale, përfaqëson Gjykatën Kushtetuese dhe nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, kryen detyra tjera të përcaktuara me këtë ligj ose me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa Zv. Kryetari ushtron detyrat e Kryetarit vetëm kur kryetari mungon. Mirëpo Kryetari mund t’ja delegoj disa detyra të caktuara për të mbështetur kryetarin në ushtrimin e detyrës së tij. Gjyqtarët e GjK gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile dhe shkarkimi nga detyra për vendimet e marra brenda fushës së përgjegjësive si gjykatës të GjK. Ata mund të shkarkohen nga Presidenti i R.KS me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të GjK vetëm për krime të rënda ose mospërfillje të rëndë të detyrave. Gjyqtarët e GjK nuk mund të jenë anëtarë të ndonjë partie, lëvizje apo organizate tjetër politike. Një mekanizëm i rëndësishëm i pavarësisë të GjK është buxheit i sajë. Siaps nenit 14 të Ligjit pët GjK, GjK financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. Në fakt GjK fillimisht përgatit projektbuxhetin e saj vjetor të cilin ia dërgon Kuvendit të Kosovës për aprovim. Ligji për GjK ka përcaktuar se ekzekutivi nuk mund të ndryshoj në çfarëdo mënyre tjetër ta modifikoj ose të ndikoj në propozimin e buxhetit të përgatitur nga GjK. Buxheti i propozuar nga GjK përfshihet në tërësi në propozimin për Buxhetin e konsoliduar të Kosovës që i paraqitet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim. 11
  • 12. Kontrolli abstrakt- GjK zhvillon kontroll kushtetues abstrakt me rastin e verifikimit të përputhshmërisë së ligjeve, te dekrete të Presidentit e të kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë me Kushtetutën. Kontrolli preventiv- Sipas nenit 113(5), 10 ( dhjetë) a më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës brenda 8 ditësh nga dita e miratimit kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji apo vendimi të miratuar nga Kuvendi. Për shkak të natyrës urgjente dhe ndjeshmërisë së çështjes që është objekt shqyrtimi kushtetues GjK është e detyruar të nxjerr vendim mbi kontestin jo më vonë se 60 ditë pas dorëzimit të kërkesës. Kontrolli kushtetues i marrëveshjeve ndërkombëtare- Kushtetuta e RKS ka një qasje relativisht miqësore ndaj së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim mbështet në faktin marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare bëhen pjes e sistemit të brendshëm juridik dhe zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetë zbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji. Për më tepër Kushtetuta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare te ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Ankesa individuale kushtetuese- Kushtetuta ka përcaktuar se individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritet publike të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Ky instrument apelues i mundëson secilit individ të kërkoj nga GjK mbrojtje kushtetuese në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Verifikimi shkeljeve potenciale të kushtetutshmërisë së Presidentit GjK e Kosovës ka kompetencë të gjykoj nëse Presidenti i Republikës ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës në kuptim të nenit 113 të Kushtetutës. 30 apo më shumë deputet të Kuvendit të Kosovës janë të autorizuar të ngrenë çështjen nëse Presidenti i Republikës së Kosovës ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës. Procesi Kushtetues- Rregullat e procedimit të një kërkese kushtetuese përcaktohen me Ligjin për GjK dhe të Rregullores së Punës së GjK. Ky proces qeveriset nga Parimi i publicitetit, sipas të cilit seancat përfshirë edhe shpallja e aktgjykimeve janë të hapura për 12
  • 13. publikun dhe GjK mund të vendos të përjashtoj publikun kur vlerëson që është e nevojshme për ruajtjen e sekretit shtetëror, rendit ose moralit publik, informacionit të fshehtë i cili do të rrezikohej nga shqyrtimi publik; jetës private ose sekretit afarist të palës në procedurë. Vendimmarrja- GjK vendimet e saj i merr me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Ato duhet të jenë në formë të shkruara, të arsyetuara dhe të nënshkruara nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. POLITIKAT JURISPRUDENCIALE Trajtimi i politikave jurisprudenciale është i natyrshëm për faktin që organet e mbrojtjes së kushtetutshmërisë janë në vazhdimësi në përpjekje për të fuqizuar ndikimin e tyre përmes vendimeve kushtetuese ose duke preferuar vetëpërmbajtjen si një tendencë për të mos ndërhyrë në fushë veprimtarin e ligj dhënësit. 1. Origjinalizimi Origjinalizimi është një parim i interpretimit gjyqësorë që përpiqet për të gjetur synimin ose kuptimin origjinal dhe nuk mund të kërkoj interpretime të reja të huaja në kundërshtim me qëllimin origjinal të autorëve. 2. Aktivizimi Gjyqësorë ( judical activism) Fjalori “ Blacks Law” përcakton aktivizimin gjyqësorë si një filozofi të vendim-marrjes gjyqësore, ku gjykatësit lejojnë që pikëpamjet e tyre personale në lidhje me politikat publike, në mesin e faktorëve të tjerë, për të udhëhequr vendimet e tyre. Traja thekson: 2 Në raport me Kushtetutën aktivizimi nuk është një qëndrim që e përfill atë më pak se vetëpërmbajtja, por veçse përbën një mënyrë tjetër të të shprehurit të saj. Si vetëpërmbajtja dhe aktivizimi gjyqësorë ushtohen në emër respektimit të Kushtetututës- njëra bindet me shumë shkronjës tjetra me shumë frymës të saj. 3. Vetëpërmbajtja gjyqësore ( judical seli-restraint) Vetëpërmbajtja gjyqësore është një nga format e politikës jurisprudenciale e cila manifestohet me tendencën e organeve të drejtësisë kushtetuese për të dhënë vendime kushtetuese në momente të tilla kohore ku përmasa e ndikimit të një vendimi kushtetues nuk stimulon përplasjet në mes pushteteve ose nuk ndikon në luhatjen e rendit institucional. 13
  • 14. 4. Proporcionaliteti Parimi i proporcionalitetit rrjedh nga e drejta gjermane dhe për herë të parë ndikoi në të drejtën e BE-së në rastin Internationale Handelsgesellschaft më 1970: “ Një autoritet publik nuk mund të vendosë detyrime për një qytetarë, përveç deri në masën për të cilën ato janë të domosdoshme në interes të publikut për të arritur qëllimin e një mase të till”. Përpiloi: Drita Shala 14