SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Kuptimi dhe lënda e penologjisë

Penologjia studion ekzekutimin e të gjitha sanksioneve penale e jo vetëm të dënimeve.
Kjo shkencë përpos dënimeve, merret edhe me trajtimin dhe studimin e sanksioneve të
tjera psh., të masave të sigurisë-dënimeve plotësuese, masave edukative-korrektuese,
pastaj me zhvillimin dhe evolucionin e sanksioneve penale, organizimin e institucioneve
të ndryshme korrektuese-përmirësuese dhe me metodat e riintegrimit dhe riintegrimit të
të dënuarve.

Penologjia është shkencë teorike, pozitivo-juridike (sepse shpjegon dhe interpreton të
drejtën e ekzekutimit të sanksioneve penale).

Termin penologji për herë të parë e ka përdorur autori Gjerman Franc Liber në vitin
1845.

Zhvillimi i penologjisë në drejtim të pavarur.

Faza e parë - në shek. 18 në kohën e sistemeve skllavopronare dhe feudale, çështja e
ekzekutimit të dënimeve nuk është trajtuar në pikëpamje shkencore. Dënimet më të
shpeshta kanë qenë gjymtimi, rrahja me kamxhik, gozhdimi në kryq, ngulja në çengel
ose në hu, prerja e gjuhës, veshëve, nxjerrja e syve, prerja duarve etj.

Pionierët e penologjisë : Xhon Huard, Xheremi Benthan në Angli, Vagnic, Armin, Julius,
Liber në Gjermani, Mirabo, Luka në Francë, Bengjamin Frenklin në Amerikë etj.

Autori Gjerman në 1828 boton librin me titull "Shkenca mbi burgjet", dhe studimin
"Sistemet penitensiare të shteteve të evropës dhe amerikane"

Faza e dytë - shek 19-20, koha kur pikëpamjet dhe mendimet lidhur me shkaqet e krimit
ndërrojnë në mënyrë esenciale dhe tani shtrohet nevoja e trajtimit dhe studimit të
personalitetit të kryesit të veprës penale.

Autorët më të njohur ishin amerikanë :Reckles, Saterlanc, Barns dhe Piter, Taft, Eliot,
Xhonson, Koldvell, Xhons etj.

Në Evropë ishin: Gross, Selig, Eksner, Konstant, Radzinoviq etj.

Faza e tretë – Penologjinë e trajtojnë si shkencë plotësisht të pavarur. Kongresi i III
ndërkombëtar për të drejtën penale, i mbajtur në Palermo 1933, është kërkuar që lidhur
me ekzekutimin e sanksioneve penale të nxirren ligje të veçanta e jo të trajtohen në
kuadër të kodit penal.

Lënda e Penologjisë (Penologjia është shkencë juridike pozitive).
Penologjia është e drejta mbi ekzekutimin e sanksioneve penale është një shkencë
teorike dhe praktike mbi aplikimin dhe efikasitetin e sanksioneve penale e cila duke

                                         Page 1 of 24
shfrytëzuar njohuritë dhe të arriturat e shkencave të tjera, studion dhe përsos
organizimin , mjetet dhe metodat e ekzekutimit të sanksioneve penale, me qëllim të
riedukimit dhe riintegrimit më të suksesshëm të personave të dënuar dhe pengimit të
aktivitetit kriminal në shoqëri.

Lëndë e trajtimeve konkrete të penologjisë janë: sanksionet penale të cilat si masa për
pengimin e kriminalitetit mund të jenë të llojllojshme dhe personi i dënuar si subjekt i
përgjegjshëm juridiko penal.

Penologjia është shkencë empirike sepse studion dhe analizon problematikën e
ekzekutimeve të sanksioneve penale të cilat shqiptohen dhe zbatohen nga gjykata dhe
institucionet e ndryshme.

Metodat e Penologjisë

Studimi i rasteve individuale, personalitetit, bashkëbisedimit, klinike, anketës,
intervistës, krahasimit, matjes, statistikore, studimit të lëndëve gjyqësore, studimit të
dosjeve të të dënuarve etj.

Raporti i penologjisë me shkencat e tjera

Penologjia ka raporte me të drejtën penale, kriminologjinë, politikën penale,
pedagogjinë, andragogjinë, psikologjinë dhe sociologjinë.

Penologjia dhe e drejta penale – E drejta penale duke definuar veprat penale dhe duke
përcaktuar sanksionet penale, cakton suazat edhe të lëndës së penologjisë.

Penologjia dhe kriminologjia – Penologjia shfrytëzon metodat dhe mjetet e
kriminologjisë e sidomos analizën e faktorëve subjektiv dhe social të sjelljes delikuente,
e të cilat kanë rëndësi fundamentale për penologjinë bashkëkohore.

Penologjia dhe politika kriminale – Penologjia në bazë të përvojës bën vërejtje,
sugjerime dhe propozime, drejtpërdrejtë apo tërthorazi politikës kriminale, që ajo të bëjë
ndërrimeve dhe inovacione duke aplikuar metoda më efikase kundër kriminalitetit.

Penologjia dhe pedagogjia – Penologjia shfrytëzon metodat, mjetet dhe instrumentet e
pedagogjisë në procesin e edukimit të personave të rinj gjegjësisht të miturve dhe të
rriturve në procesin e edukimit dhe riintegrimit.
Penologjia dhe andragogjia – raporti i tyre konsiston në edukimin dhe riintegrimin e
personave të rritur të dënuar, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë njohuri elementare
edukative dhe arsimore pasi që kanë qëndruar gjatë në institucione korrektuese.

Penologjia dhe psikologjia – Penologjia përmes instrumenteve të ndryshme psikologjike
arrin që të njoh personalitetet e personave të dënuar dhe pastaj atyre t’iu përshtat
metodat e ndryshme të tretmanit me qëllim riedukimi dhe riintegrimi.

                                         Page 2 of 24
Penologjia dhe sociologjia – Sociologia i ofron penologjisë të dhëna mbi aktivitetin
kriminal të personit të dënuar, gjendjen e tij ekonomike, familjare, nivelin kulturor, socio-
ekonomik etj.

                                       Kapitulli II
                         Reagimi ndaj kriminalitetit gjatë historisë

Format e reagimit ndaj kriminalitetit

Format e reagimit janë ndarë në dy periudha : Periudha e reagimit privat dhe publik-
shtetëror.

Reagimi privat - Tri fazat e reagimit privat janë:


1-Përzënia apo dëbimi nga bashkësia
2-Hakmarrja/gjakmarrja (3 etapa : shpagimit/frikësimit, humanitare dhe individualizimit)

Etapën humanitare - kanë kontribuar mendimtarët Tomas Mor (Utopia), Eroa, Hugo
Grocius (de jure belli et pacis), Bekon, Lok, Hobs, Monteskje (fryma e ligjit), Zh.Zh.
Ruso (mbi kontratën shoqërore). Shkolla klasike juridiko-penale Cesare Bekarie (mbi
krimin dhe dënimin) i cili është pionier i abolicionist. Anselm Fojerbah, Jeremi Bentham.

Etapa e individualizimit – dënimi t’u përshtatet vetive dhe cilësive subjektive të kryesve
të veprave penale.

Individualizimi sipas shkollës pozitiviste italiane Qesaro Lombrozo, Enriko Feri dhe
Rafaello Garofallo,

Individualizimi sipas shkollës sociologjike- Fanc List, Van Hamel dhe A. Prins.

Individualizimi sipas shkollës së mbrojtjes së re shoqërore- Filipo Gramatika dhe Mark
Anseli, të cilët angazhohen për dejuridizimin/spastrimin nga nocionet abstrakte të së
drejtës penale, riintegrimin e kryesit.

3-Pajtimi me shpërblim apo kompozicioni.
       Teoritë mbi bazën juridike dhe qëllimin e ndëshkimit – dënimit. Kapitulli III

Pikëpamjet më të njohura janë teoritë: idealiste/metafizike; kontratës shoqërore,
juridike, sociologjike.

Teoritë idealiste dhe metafizike – ndëshkimin e shpjegojnë me interpretime dhe kuptime
filozofike dhe idealiste. Sipas saj është kërkesë imperative e drejtësisë absolute
insistimi që kryesi të dënohet patjetër.

                                         Page 3 of 24
Pikëpamja e drejtësisë hyjnore- e drejta e shtetit dhe shoqërisë të shqiptojë dhe të
ekzekutojë dënime rrjedh nga perëndia.

Pikëpamja e drejtësisë morale – baza juridike dhe shoqërore e së drejtës së shtetit që
të shqiptojë edhe ekzekutojë dënime, qëndron në normat morale, në moralin si sistem
universal i rregullimit të sjelljeve dhe jetës njerëzore.( Platoni, Kanti).

Pikëpamja e drejtësisë ligjore – në shoqëri ekziston një drejtësi ligjore absolute,
pavarësisht nga vullneti i njerëzve dhe grupeve të caktuara. Ajo drejtësi ligjore synon ta
mbajë një rend dhe një rregull- në harmoni dhe në pajtim me ligjet.

Përfaqësues kryesor ishte Hegeli.

Teoritë e kontratës shoqërore – Hugo Grocius dhe Zh.ZH. Ruso botëkuptimet e tyre
mbi të drejtën natyrore. Njeriu të drejtat e veta vullnetarisht ia delegon shtetit.

Teoritë juridike- normativiste – bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së shtetit që
të shqiptojë dhe ekzekutojë dënime e gjejnë në legjislaturën pozitive të një vendi.
Përfaqësues Karl Binging.

Teoritë sociologjike – përfaqësues Gjermi Bentham bazën juridike dhe shoqërore të
shteti që të shqiptojë dënime qëndron në dobishmërinë e dënimit për mbrojtjen e
shoqërisë. Franc von List thotë se baza juridike dhe shoqërore e dënimit qëndron në
domosdoshmërinë e ruajtjes së rendit juridik.

Teoritë mbi qëllimin e ndëshkimit.

Mendimet e filozofëve grekë; Platoni dhe Aristoteli, Romakë: Seneka, Ciceroni dhe
Justiniani.

Lidhur me qëllimin dhe arsen e ndëshkimit, kemi disa mendime dhe teori: mendimet
absolute, relative dhe të përziera.

Teoritë absolute mbi qëllimin e ndëshkimit – Arsyeja e ndëshkimit është hakmarrja,
kthimi i së keqes me të keqe më të madhe. Sipas Kanti-t, qëllimi i dënimit është
hakmarrja, si imperativ i ndërgjegjes morale të drejtësisë morale.

Sipas Hegel-it, qëllimi i dënimit është hakmarrja si domosdoshmëri dialektike ligore.

Teoritë relative mbi qëllimin e ndëshkimit – Bekarie, Fojerbah, Ruso, Bentham. Këto
teori qëllimin e orientojnë kah e ardhmja, që të pengohet kryerja e krimeve. Lidhur me
mënyrën e arritjes së preventivës dhe parandalimit dallojmë teorinë e preventivës
speciale dhe gjenerale.
Teoritë e preventivës speciale: qëllimi konsiston në ndikimin preventiv në kryesin e VP,

                                        Page 4 of 24
sipas kësaj kemi teoritë e preventivës speciale: Teoria e frikësimit me anë të
ekzekutimit të dënimit, teoria e kujdestarisë, teoria e përmirësimit dhe teoria e
riintegrimit.

Teoritë e preventivës gjenerale: qëllimi konsiston në ndikimin tek qytetarët që mos të
kryejnë vepra penale. Lidhur me realizimin e qëllimit të preventivës gjenerale dallojmë
teorinë e frikësimit duke paraparë dënimet, teorinë e frikësimit duke ekzekutuar dënimet
dhe teoria e vërejtjes.

Teoritë e përziera

Teoritë e përziera theksojnë se dënimi në esencë në vetvete përmban edhe elemente
të hakmarrjes, edhe elemente te pengimit dhe të përmirësimit. Këto teori bëhen
dominuese dhe në praktikën ligjdhënëse, praktikën gjyqësore.

Teoritë bashkëkohore

Vërehet angazhimi që të eliminohet praktika e etiketimit, njollosjes dhe stigmatizimit
moral të personave që kanë kryer sjellje të ndryshme kriminale. Insistohet që personat
e dënuar pas përfundimit të procesit të riintegrimit të kyçen në proceset normale
jetësore pa pengesa dhe pa etiketime, si ndodhte më parë.

Penologu francez P.Kornil, thekson se në pikëpamje psikologjike është e mundur që
qëllimi i riedukimit dhe i frikësimit të arrihet në të njëjtën kohë.




                                  PJESA DYTË
                     SANKSIONET PENALE DHE EKZEKUTIMI I TYRE


 Sanksionet penale si masa të reagimit të shtetit ndaj krimit
 Kuptimi dhe llojet e sanksioneve penale
 Kuptimi i sanksioneve penale
 Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore
 të cilat aplikohen ndaj kryesve të veprave penale me të cilat shoqëria mbrohet nga
 kriminaliteti.
 Paraparja dhe aplikimi i të gjitha sanksioneve penale në një shtet sipas dispozitave
 penale quhet sistem i sanks. penale.
 Sanksionet penale si masa mbrojtëse cilësohen mjetet për pengimin e kriminalitetit
 sigurimin e rendit shoqëror nga atakimet e rrezikshme dhe kundërligjore të individëve
 dhe grupeve të caktuara. Sanksionet penale janë polivalente për nga funksionet e tyre
 dhe pluraliste për nga llojet dhe struktura e tyre.

                                        Page 5 of 24
Pa marrë parasysh dallimet terminologjike në emërtimin e sanksioneve penale sipas
kodeve penale të shteteve të ndryshme ato mund të ndahen në :

Dënime,
Masa të ndryshme të zëvendësimit të dënimeve ose dënime alternative,
Dënime plotësuese-dënimet plotësuese si sanksione të veçanta penale që aplikohen
ndaj delikuentëve të rrezikshëm, nga shprehitë ose ndaj delikuentëve profesional,
Masa të trajtimit të detyrueshëm të personave me çrregullime mendore,
Masa edukative korrektuese si sanksione të veçanta penale ndaj delikuentëve të
mitur.
Sanksionet penale në sistemin bashkëkohor të ndëshkimit kanë karakter dualist
dmth., ndaj kryesve të veprave penale mund të shqiptohen dhe ekzekutohen dënimet
dhe zëvendësimet e tyre.
Sanksionet penale sipas legjislacionit të ri penal të Kosovës.
Sanksionet penale në Kodin e përkohshëm penal të Kosovës.Sanksione penale
numërohen:



 1. Dënimet kryesore,      2. Dënimet alternative,    3. Dënimet plotësuese,    4. Vërejtja e gjykatës

Masa të trajtimit të detyrueshëm numërohen:


Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit të veprës penale me paaftësi mendore,
Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale me aftësi të zvogëluar
mendore,
Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësve të veprave penale të varur
nga droga dhe alkooli.
Qëllimet e këtij kodi janë :

o Të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprës penale në të ardhmen dhe të bëjë
rehabilitimin e tij,
o Të përmbajë persona të tjerë nga kryerja e veprës penale.
Sipas nenit 35 të Kodit penal të Kosovës janë përcaktuar llojet e dënimeve :

 Dënime kryesore,                   Dënime alternative                 Dënime plotësuese.

Dënimet kryesore
Dënimi me burgim afatgjatë, Dënimi me burgim dhe Dënimi me gjobë.


Dënimi me burgim afatgjatë:



                                     Page 6 of 24
Ky dënim nuk mund të parashikohet si dënim kryesor i vetëm për një vepër penale të
veçantë, por çdo herë parashikohet në mënyrë alternative me dënimin me burgim.
Min/max i dënimit 21-40 vjet.

Dënimi me burgim:

Min/max i dënimit 15 ditë-20 vjet. Në rastet e shqiptimit të dënimit me burgim deri në 3
muaj, gjykata mund të vendos të zëvendësoj me: dënimin me gjobë ose me dënimin
me punë në dobi të përgjithshme (me pëlqim të kryesit)

Dënimi me gjobë:

Është dënim kryesor por mund të shqiptohet edhe si dënim plotësues. Min/Max i
dënimit është 50 € deri 25.000 €. Kur vepra penale është kryer me qëllim të fitimit të
dobisë pasurore dënimi mund të jetë më i lartë se 500.000€ .

Zëvendësimi i dënimit (me burgim ose me gjobë) me urdhrin për punë në dobi të
përgjithshme.

Gjykata me pëlqimin e personit të dënuar mund të shqiptojë Urdhrin për punë në dobi
të përgjithshme si zëvendësim të dënim me burgim ose dënimit me gjobë.

Urdhri për punë në dobi të përgjithshme (deri 1 vjet) e urdhëron gjykata (në interes të
organit shtetëror, institucionit publik ose humanitar) për një periudhë të caktuar kohe
prej 30-240 orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës.

Dënimet alternative:
Dënimin me kusht, Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm
rehabilitues. Dënimi me kusht me urdhër nga shërbimi sprovues. Dënimi me kusht me
urdhër për punë në dobi të përgjithshme dhe gjysmë lirinë.
1- Dënimi me kusht
Është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në procedurë gjyqësore kryesve të
veprës penale për të cilin është paraparë dënimi me burgim deri në 5 vite ose është
paraparë dënimi me gjobë, dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos
ekzekutohet, nëse personi i dënuar për kohën e caktuar nga gjykata nuk kryen vepër
tjetër. Dënimi me kusht mund revokohet.
2- Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues
Për nga natyra përmbajtjesore e këtij dënimi të përcaktuar në nenin 50 KPPK, rrjedh
se gjykata i shqipton të dënuarit dënimin me burgim dhe në të njëjtën kohë ia pezullon
ekzekutimin e tij, e njëherit e urdhëron personin e dënuar për të mbajtur kontakte me
shërbimin sprovues. Ky dënim alternativ në aspektin kohor shqiptohet nga 6 muaj deri
3 vjet.
Gjykata mund të shqiptojë një apo më shumë lloje te detyrimeve : Mjekimi, trajnimi,
vizita te psikologu, aktivitete punuese, shfrytëzimi i pagës për detyrime familjare, heqja
dorë nga alkooli apo droga, shoqërimi me të dyshuar etj.
3- Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme

                                      Page 7 of 24
Gjykata për të shqyrtuar këtë dënim, duhet të plotësohen këto kushte: kryesit të
veprës penale t’i jetë shqiptuar dënimi me gjobë deri 25000euro, ose me burgim deri
në një vit, të jetë dhënë pëlqimi nga personi i dënuar për shqiptimin e këtij dënimi, të
ekzistojë vlerësimi për këtë dënim në raportin e shërbimit sprovues. Gjykata cakton
orarin e orëve të punës, ndërsa, shërbimi sprovues vendos për llojin e punës.
4- Gjysmëliria
Gjysmëliria është dënim alternativ të cilin gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale
e i cili konsiston në faktin se personit të cilit i shqiptohet dënimi me burgim deri në një
vit, e i cili konsiston në ekzekutimin e këtij dënimi në gjysëmliri për shkak të
detyrimeve të personit të dënuar lidhur me punën, arsimimin, kualifikimin ose aftësimin
profesional, përgjegjësinë esenciale familjare apo për nevojën për trajtim
oserehabilitim mjekësor. I dënuari kohën tjetër duhet ta kalojë në institucionin
penitensiar
Dënimet plotësuese
Dënimet plotësuese gjykata i shqipton krahas dënimit kryesor ose dënimit alternativ
me qëllim të mënjanimit të kushteve dhe rrethanave të cilat mund të ndijojnë që
kryerësi në të ardhmen të kryejë vepra penale. Dënimet plotësuese janë:

Gjoba,
Heqja e të drejtës për t’u zgjedhur,
Ndalimi i ushtrimit të profesionit në administratën publike ose në shërbimin publik,
Ndalimi i ushtrimit të profesionit aktiviteteve ose detyrës,
Ndalimi për të drejtuar automjetin,
Marrja e lejes së vozitjes,
Marrja e sendit,
Urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe dëbimi i të huajit nga territori i Kosovës,
Vërejtja e gjykatës.
Masat e trajtimit të detyrueshëm
Janë sanksione të veçanta që u shqiptohen kryesve të veprave penale të cilët në
momentin e kryerjes kanë pasur çrregullime mendore ose kanë qenë të varur nga
droga dhe alkooli.. Rregullorja "Mbi procedurën penale ku përfshihen kryes me
çrregullime mendore" ka paraparë këto masa të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik:


Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim, (kur ekziston rreziku i kryerjes së veprave
tjera të rrezikshme)
Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri.
Sanksionet penale sipas ligjit penal për të mitur i Kosovës

 Masat e              Masat                           Dënimet             Masat e trajtimit të
                                         Dënimet
 diversitetit         edukuese                        plotësuese          detyrueshëm

Masat e diversitetit:
Kanë për qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre. Janë paraparë këto masa të

                                       Page 8 of 24
diversitetit:

Kërkim falje nga i mituri palës së dëmtuar,
Ndërmjetësimi në mes të të miturit dhe familjes së tij,
Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar,
Vijimi me rregull i shkollimit nga i mituri,
Pranimi i punësimit apo aftësimit në ndonjë profesion i të miturit,
Kryerja e punëve pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësitë e të miturit,
Edukimi me rregullat e trafikut,
Këshillimi psikologjik.
Masat edukative:
Kanë për qëllim rehabilitimin dhe zhvillimin edukativ. Janë paraparë këto masa
edukative:

Masat disiplinore (qortimi gjyqësor dhe dërgimi në qendrën disiplinore)
Masat e mbikëqyrjes së shtuar ( mbikëqyrja e shtuar nga prindi, adoptuesi, kujdestari,
organi i kujdestarisë)
Masat institucionale ( dërgimi në institucionin edukativ, edukativo-korrektues,
institucioni me kujdes të posaçëm)
Dënimet ndaj kryesve të mitur:

Gjoba
Urdhëri për punë në dobi të përgjithshme
Burgimi për të mitur
Sanksionet penale sipas kodit të Shqipërisë

 Dënimet kryesore          Dënimet plotësuese        Masat mjekësore           Masat edukative


                                   Kapitulli V
Karakteri dhe llojet e sanksioneve penale para paraqitjes së dënimit me burgim

Llojet e dënimeve para paraqitjes së dënimeve me burgim
Në shoqëritë primitive format kryesore të reagimit ishin: Përzënia, Hakmarrja dhe
Kompozicioni.
Hakmarrja pas themelimit të shtetit transformohet në dënim me vdekje ose në dënime
trupore e fizike.
Kompozicioni transformohet në dënim pronësor, dënim me gjobë.
Dënimet të cilat ishin në zbatim deri me paraqitjen e dënimit me burgim kanë qenë të
llojllojshme dhe klasifikohen :

                                Me punë të rëndë
 Eliminuese          Trupore                          Morale               Pronësore
                                fizike


                                     Page 9 of 24
Dënimet eliminuese : 1-Dënimi me vdekje, 2-Dëbimi, 3-Deportimi, 4-Relegacioni


Dëbimi: dënimin e parashikojnë ligjet më të vjetra, si ligji hamurabit, drakonit, solonit,
12 tabelave etj.
Depërtimi : Për herë të parë në Portugali dhe Spanjë në shek.15. Parashihet me ligj
në vitin 1717 në Angli.
Relegacioni: Personi pas mbajtjes së dënimit kryesor, dërgohej në një vend tjetër për
kohë të caktuar.
Dënimet trupore: Llojet e dënimeve trupore janë: Gjymtimet, Rrahjet.
Dënimet me punë të rëndë fizike : Puna fizike në anije si lundërtar dhe veltar, puna në
xeherore, puna në plantazhe, puna në mihje, thyerjen e gurëve, çeljen e hapësirave të
reja tokësore etj
Dënimet morale dhe çnjerëzuese : Kishin për qëllim degradimin, me shenjim në fytyrë
me vulë-nishan, marrjen e titujve.
Dënimet plotësuese : Konfiskimi i pasurisë (pjesshëm apo i plotë) dënimi me gjobë në
të holla shumëfish.



                                   Kapitulli VI
                      Dënimet me burgim dhe ekzekutimi i tyre

Paraqitja e dënimeve me burgim dhe burgjet e para
Dënimet me burgim janë sanksione penale të cilat aplikohen më së shumti në
praktikën gjyqësore. Burimet historike flasin se e drejta e shteteve të lashta (kineze,
asirase, egjiptiane) e kanë njohur burgun. Në greqinë dhe romën e vjetër kanë
ekzistuar burgje të cilat janë vendosur në kështjella "Bastilles" ose bodrumet e kalave
"Qubliettes".Në romë ka qenë i njohur burgu i "Tullanium" ku mbaheshim të
paraburgosurit deri në ekzekutimin e dënimit.
Juristi romak Ulpian, shprehet se "Burgjet duhet të përdoren vetëm për mbajtjen e të
dënuarve e jo për ndëshkimin e tyre".
Kodi penal i Karolinës "Constitutio Criminalis Carolina" e ka njohur burgun e
përjetshëm.
Institucioni i parë i burgut konsiderohet burgu "Bridvell" në Londër i themeluar nga
Eduardi VI në vitin 1553.
Papa Klementi XI në Romë themeloi burgun për të mitur "Shën MIkeli" , në hyrjen e
burgut shkruhej "Nuk mjafton të ndëshkosh njerëzit që kanë kryer krime por duhet që
t’i përmirësosh ata, me edukim dhe punë".
Burgimi i formë e heqjes së lirisë dhe mjet i mbrojtjes nga kriminaliteti ka kaluar në dy
faza kryesore: faza preventive dhe faza e dënimit si mjet dhe sanksion penal. Burgimi
ndërmerrej edhe si masë e ndalimit derisa kryesi të kryente obligimet materiale.
Faktorët që kanë ndikuar në paraqitjen e dënimit me burgim

Mendimet dhe idetë humaniste e përparimtare të filozofëve dhe shkollave të ndryshme

                                      Page 10 of 24
(T.Mor, H.Grocius, Zh Ruso, Monteskje, C.Bekarie, Xhon Huard)
Idetë dhe kontributi i revolucionit francez dhe legjislacioni i tij penal dhe ndikimi i
pranisë së lirive&drejtave qytetare (dalin në pah parimet e shkollave dhe lëvizjeve
humaniste historiko-juridike : parimi i ligjshmërisë, barazisë qytetare etj, nga të cilat
jeta e njeriut, liritë dhe të drejtat e qytetarëve fitojnë një cilësi dhe kualitet të veçantë)
Shfrytëzimi i punës së personave të dënuar si fuqi e lirë punëtore (Fuqia e lirë
punëtore e personave të dënuar dhe dëshira e shoqërisë borgjeze që të përfitojë
kapital)
Fazat e dënimeve me burgim dhe transformimi i tyre
Dënimi me burgim si sanksion penal për herë të parë është paraparë në Kodin Penal
Frances të vitit 1792, dhe kodin e Napolonit të vitit 1810. Rruga e transformimeve dhe
ndryshimeve të dënimeve me burgim përcillet në dy faza kryesore:
Faza e parë : përfshinë kohën që nga paraqitja e këtyre dënimeve deri mesi i shek 20,
kjo fazë karakterizohet me
afirmimin e dënimeve me heqjen e lirisë si dënime më të favorshme për kryesin, llojet
e dënimeve ishin: burgimi,
internimi, burgu i rëndë, burgu shtëpiak, burgu i përjetshëm, burgu me pranga, burgu i
lehtë etj.
Karakteristikë ka qenë ekzistimi i një numri të madh të formave të dënimeve:


- Kodi i Napolonit 1810, parasheh: burgimin, internimin, burgun me punë të
dhunshme, burgun përmirësues, burgun policor, burgun e rëndë, burgun e
përjetshëm.
- Kodi penal i Gjermanisë, 1871, parasheh: burgimin, internimin, burgun e zakonshëm,
B. e rëndë,B. e përjetshëm.
- Kodi penal i Belgjikës, 1865, parasheh: burgimin, B. policor, internimin, B. e rëndë,
B. e përjetshëm, burgun me
punë të detyrueshme.

- Anglia (nuk e ka bërë kodifikimin) parasheh: burgun, B. e zakonshëm, B. e rëndë,B.
punë detyrueshme,B. përjetshëm
- Kodi penal i Italisë, parasheh: burgimin, burgun e zakonshëm, burgun e rëndë,
burgun e përjetshëm.
- Kodi penal i Spanjës, parasheh: Burgimin, e zakonshëm, e rëndë, e përjetshëm, B.
me depërtim dhe internimin.

Faza e dytë : përfshin kohën e përpjekjeve të mëdha për transformimin e plotë të
qëllimit dhe të karakterit të dënimit me burgim. Autorët mendojnë se dënimet me
burgim duhet të unifikohen dhe të reduktohen në një dënim.
Zhan Pinatel thekson se duhet të braktiset mendimi se duke mbajtur personin e
dënuar të privuar nga liria ai mund të përgatitet për jetë në liri dhe mund të
përmirësohet dhe riedukohet me sukses.
Faza tretë : përfshin masat e reja si: masat e diversitetit ndaj të miturve, dënimet
alternative, dënimet me kusht, dënime plotësuese dhe format tjera të zëvendësimit të

                                        Page 11 of 24
dënimit me burgim
Sistemet kryesore të ekzekutimit të dënimit me burgim
Kuptimi dhe llojet
Sistemet dhe metodat e ekzekutimit të dënimit me burgim në mënyrë kronologjike,
historike konsiderohen:

 Sistemi i burgut           Sistemi i          Sistemi i         Sistemi i        Sistemi
 kolektiv                   qelisë             heshtjes          pikave           progresiv

Sisteme që mbështeten në idetë bashkëkohore të riintegrimit të personave
konsiderohen:

 Sistemi i              sistemi bashkëkohor
 klasifikimit           modern
Sistemi i burgu kolektiv : Konsiderohen si "Universitete të vërteta të krimit", ku ishin të
pranishme: prostitucioni, bixhozi, alkoolizmi, mashtrimet, vrasjet etj. Kritikë të këtij
sistemi kanë qenë Xhon Huard, Gjermi Bentan , Mirabo etj.

Sistemi i qelisë ose izolimit : Në literaturë mendohet se vetëm me sistemin e izolimit
fillon ekzekutimi i vërtetë i dënimit-burg.

Ndryshe quhet edhe sistemi pensilvanik apo filadelfik, për shkak se për herë të parë u
paraqit në Filadelfi në vitin 1790.

Përmenden dy varianta të këtij sistemi: sistemi klasik i qelisë dhe sistemi i heshtjes
apo Obernit (Auburn)

Sistemi i qelisë apo izolimit klasik ka qëndruar më së shumti në praktikën penitensiare
(që nga viti 1818).

Si përparësi është pengimi i ndikimit negativ të personave të dënuar në njëri tjetrin,
evitohet mundësia e ikjes, eliminohen mundësitë e trazirave dhe kryengritjeve të
dënuarve. Si të meta kanë qenë pasojat e rënda shëndetësore psikike dhe fizike,
qëndrimi në burg për shumë delikuentë është bërë faktorë kriminogjen. Në penologji
quhet përshtatje e jetesës në burg.

Sistemi i heshtjes ose Obernit (Auburnqytet në Nju Jork). Sipas këtij sistemi personat
e dënuar natën, qëndrojnë të ndarë nga njëri tjetri dhe të izoluar plotësisht, ndërsa
ditën dërgohen në punë. Ata e kanë pasur të ndaluar çdo bisedë dhe komunikim mes
tyre me qëllim të pengimit të infektimit kriminal. Obligoheshin puna kolektive, ndarja
dhe klasifikimi në grupe, aftësimi, përfitimi i mjeshtërive të caktuara.

Sistemi progresiv – Për herë të parë parashikohen mjetet stimuluese dhe shpërblimi

                                        Page 12 of 24
për të dënuarit me sjellje të mira dhe punë të suksesshme.I dënuari gjatë mbajtjes së
dënimit, kalon nëpër faza në mënyrë progresive duke ndryshuar pozitën tij.

Sistemi progresiv anglez: (1853) – sipas këtij sistemi të dënuarit gjatë ekzekutimit të
dënimit me burgim, kalojnë 3 faza:

Faza I: është qëndrimi në qeli por me disa përmirësime në ushqim, higjienë, literaturë,
vizita nga familjarët.

Faza II: të dënuarit gjatë ditës punojnë (mjeshtri) së bashku pa obligim të heshtjes,
ndërsa natën qëndrojnë në qeli të veçanta., nxitja e të dënuarve që ata vetë të
ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me
burgim.

Faza III: qëndron në lëshimin me kusht , dmth., lirohen para kohe dhe dalin në liri pa
mbajtur tërë dënimin e paraparë.

Personat e dënuar gjatë qëndrimit në ent, sipas këtij sistemi, kanë një jetë dinamike.
Pozita e tyre ndërron shkallë-shkallë. Ndërrimi i kësaj pozite në pjesë më të madhe
varet prej vetë personave të dënuar.

Sistemi progresiv irlandez : Risi është faza 4 lirimi me kusht – të dënuarit para se të
lirohen me kusht duhet të vendosen në një objekt të veçantë ku kushtet e jetës dhe
punës janë krejtësisht tjera nga ato të personave që gjenden në fazën e burgut të
përbashkët. Dërgimi dhe vendosja e personave të dënuar në paralelen për të lirë,
bëhej nga një këshill i veçantë.

Sistemi i pikëve (ose Mokanakut) – Dënimi për secilin të dënuar është shprehur me
një shumë të poenave dhe të pikëve, të cilat nëse të dënuarit i fitonin kishin
benificione të ndryshme dhe në fund arrinin të fitonin lirinë para kohe. Në fazën e tretë
grupi shpërndahet dhe secili fitonte nga një shtëpizë dhe tokë ku mund të merrej me
punë bujqësore.

Sistemi i klasifikimit ose i Gjenevës : Kishte 3 faza: faza e qelisë, faza e burgut të
përbashkët dhe faza e daljes para kohe në liri. Interesant është faza e dytë në të cilën
të dënuarit sipas kritereve subjektive dhe objektive klasifikoheshin në grupe,
nëngrupe, klasë, paralele me qëllim të pengimit të ndikimit. Klasifikimi bëhej sipas
kritereve juridiko-penale, veprave penale, shkallës së përgjegjësisë, motivit të kryerjes
dhe recidivizmit.

Sistemi modern ose bashkëkohor.- Personat e dënuar të përgatiten që të kyçe pa
probleme në jetën në liri.

Në paraqitjen esistemit ndikim të madh kanë pasur shkencat e kriminologjisë, drejtës
penale, psikologjisë, penologjisë.

                                      Page 13 of 24
Shkolla juridike-penale ka kontribuar në respektimin dhe aplikimin e parimeve të
ligjshmërisë dhe humanitetit.

Shkolla pozitiviste ka kontribuar për njohjen e personalitetit sidomos të vetive
biologjike, anatomike dhe psikologjike.

Shkolla e mbrojtjes së re shoqërore ka kontribuar në paraqitjen e klasifikimit të
personave të dënuar.

Në sistemin modern nuk është e pranishme faza e izolimit të personave të dënuar, por
aplikohet si masë disiplinore.

Faza I – fillon me vrojtimin dhe studimin e personit të dënuar (ekspertëve psikologji,
sociologji, kriminologji, pedagogji)

Faza II – bëhej klasifikim i gjerë, të dënuarit në bazë të punës dhe aftësimit fitonin të
drejta dhe benificione.

Faza III – lëshimi me kusht dh ndihma postpenale ndaj të dënuarve (iu sigurohej puna,
banimi, etj)

Gjatë qëndrimit të ente , të dënuarit kalojnë nëpër disa institucione të tipit të veçantë;
të hapura, vikende etj, ku puna dhe jeta e personave të dënuar është shumë afër
punës dhe jetës në liri.




                                       Kapitulli VII

Roli i organizimit dhe asociacioneve ndërkombëtare për zhvillimin dhe
përsosjen e ekzekutimit të sanksione penale

Organizatat, shoqatat dhe asociacionet më të njohura që kanë dhënë kontribut në
këtë drejtim përmenden:
Komisioni ndërkombëtar për të drejtën penale dhe institucionet korrektuese,

Komisioni për çështje sociale i OKB-së,

Shoqata ndërkombëtare për kriminologji,

Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen shoqërore,


                                       Page 14 of 24
Shoqata ndërkombëtare për të drejtën penale.

Posaçërisht janë të vlefshme Rregullat standarde minimale të OKB-së mbi trajtimin e
të burgosurve dhe rregullat Evropiane të burgut për të cilat do të bëhet fjalë në pjesën
e IV gjegjësisht në shtojcën e këtij teksti.

1- Komisioni ndërkombëtar për të drejtën penale dhe institucionet korrektuese

Kontribut i komisionit është hartimi i disa rregullave standarde minimale për trajtimin e
të burgosurve nëpër ente me titull "Përmbledhje rregullash mbi trajtimin e të
burgosurve" i cili aprovohet më 1934 nga Lidhja e Popujve. Ky komision
ndërkombëtar, shndërrohet në organ të veçantë të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, në kuadër të Fondacionit ndërkombëtar për të drejtën penale dhe trajtimin
e të burgosurve.

2- Komisioni për çështje sociale i OKB-së mbi parandalimin e kriminalitetit dhe
trajtimin e delikuentëve.
Ky komision ka mbajtur disa kongrese ku janë trajtuar çështjet e ekzekutimin e
dënimeve me burgim. OKB më 1975 ka aprovuar Rezolutën "Deklarata mbi mbrojtjen
e të gjithë personave nga torturat dhe dënimet e vrazhda, johumane dhe
poshtëruese". Është theksuar se aplikimi i dënimit me burgim duhet të jetë si mjet i
fundit i pengimit të kriminalitetit e jo si mjet i rregullt. Ky kongres njihet nga fakti se ka
aprovuar tri rezoluta:

1- " Mbi nevojën e kërkimit të alternativave për burgun ose dënimin me burgim",
2- "Problematika e femrave si delikuente dhe si persona të dënuar",
3- "Kërkimin dhe përsosjen e masave të ndryshme mbi riintegrimin social të dënuarve
me burgim".
3- Shoqata ndërkombëtare për Mbrojtjen e Re Shoqërore
Kjo shoqatë nga ndikuar në paraqitjen e reformave rrënjësore penitensiare në shumë
shtete, individualizmin e tretmanit të personave të dënuar, inaugurimin dhe rregullimin
ligjor të vrojtimit dhe observimit të personalitetit të të dënuarve në institucione
korrektuese. Gjithashtu, shoqata ka insistuar që personeli i institucioneve korrektuese
të ketë sjellje të mira.
Në këtë kongres u paraqit ideja që drejtoria e institucioneve korrektuese varësisht prej
suksesit të procesit të riintegrimit të ketë mundësi që të bëjë ndryshimin e zgjatjes së
dënimit me burgim ose të lejojë që të dalin para kohe në liri.
4- Shoqata ndërkombëtare për kriminologji
Si çështje kryesore kjo shoqatë ka trajtuar temën "Burgu si faktor kriminogjen".
Ndikimet negative që manifestohen në jetën fizike të personit të dënuar, paraqiten si
rezultat i ushqimit të dobët, i vendosjes dhe kushteve të vështira në lokalet e burgut,
veshmbathjes joadekuate, të higjienës dhe qëndrimin rigoroz të personelit të burgjeve.
Sjelljet e këtilla ndikojnë që te të dënuarit të paraqiten deformime të ndryshme psikike,
si egoizmi, poltronizmi, agresiviteti, inferioriteti etj.


                                        Page 15 of 24
Është konstatim se burgu klasik sjell çrregullimin e raporteve familjare, shkurorëzimin
apo shkatërrimi i bashkësisë familjare, ndarjen e fëmijëve, ngeljen e të miturve pa
mbrojtje dhe kujdes etj.

Kjo shoqatë insiston në transformimin rrënjësor të burgut klasik në një ent modern të
riedukimit dhe përmirësimit.

Kjo shoqatë ka dhënë kontribut të madh për përsosjen e metodave dhe mjeteve më
bashkëkohore për individualizimin e procesit të tretmanit të personave të dënuar
nëpër institucione korrektuese.

5- Shoqata ndërkombëtare për të drejtën penale

Kjo shoqatë ka trajtuar problematikën e sanksioneve penale (kongresi XI, 1974 në
Budapesht). Kanë dalur propozime të reja që dënimet me burgim të zëvendësohen
me dënime dh masa të tjera, e sidomos me dënimin me të holla, dënimin me kusht etj.

Rregullat Standarde Minimale të OKB-së mbi trajtimin e personave të burgosur.

Ky dokument (versioni final) është aprovuar në Gjenevë 1955, ndërsa këshilli i
ekonomik-social i OKB-së, e ka vërtetuar me rezolutë të veçantë në vitin 1957.
Rregullat standarde minimale, pas aprovimit të tyre, bëhen një prej burimeve dhe
themeleve kryesore në të cilat mbështetet praktika e trajtimit të personave të dënuar
nëpër burgje dhe ente ndëshkimore.

Këto rregulla kanë për qëllim eliminimin dhe braktisjen e metodës së maltretimit fizik
dhe psikik të personave të burgosur nëpër burgje. Këto rregulla trajtojnë dhe
rregullojnë disa grupe të çështjeve, p.sh., parimet themelore mbi organizimin e
burgjeve dhe institucioneve, pranimin e të dënuarve dhe vendosjen e tyre në burgje
dhe ente, klasifikimin dhe kategorizimin e personave të dënuar, trajtimin dhe sigurimin
e higjienës personale, veshmbathjes, ushqimit, organizimin e kohës së lirë, aktivitetet
sportive dhe kulturore dhe ndihmën shëndetësore, mbajtjen e rendit, disiplinës e
ndëshkimit të të burgosurve dhe me aplikimin e mjeteve të dhunës ndaj tyre,
kontaktimi i të dënuarve me botën e jashtme, informimin dhe të drejtën e ankesës.

Rregullat trajtojnë obligimin e institucioneve për kategorizimin e të burgosurve sipas:
gjinisë, moshës, llojit të dënimit, llojit të veprës penale, karrierës kriminale etj.

Përcaktohen kriteret për sasinë e dritës natyrore, ajrit të pastër, hapësirës, nxehjes,
dhomave , ujit të pijes etj.

Nëse rrezikohet rendi dhe qetësia justifikohen forca fizike ndaj të burgosurve.

Rregullat Evropiane të burgut


                                      Page 16 of 24
Këshilli Evropës ka aprovuar një rekomandim të cilat përmbajnë çështjet e pranimit të
dënuarve, evidentimin, klasifikimin, vizitat , korrespodenca etj. KE rekomandon që të
burgosurve t’u lejohet të marrin pjesë në edukim jashtë burgut.

Ekzekutimi i dënimeve me burgim dhe tretmani i të burgosurve
Me nocionin riedukim, risocializim dhe riintegrim, duhet të kupohet një gjendje tjetër
kualitative, sipas së cilës personi i dënuar, gjatë qëndrimit në ent dhe në bazë të
tretmanit të zbatuar atje, ka ndryshuar esencialisht. Gjatë procesit të riintegrimit, të
burgosurit duhet të binden se problemet, mosmarrëveshjet dhe konfliktet e tij në
shoqëri, nuk vijnë vetëm nga mjedisi që e rrethon, por shpesh janë produkt i gjendjes
psikike dhe shpirtërore të personalitetit të tij. Ata duhet t’iu nënshtrohen procesit të
tretmanit, të arrijë që t’i harmonizojë kërkesat, motivet dhe dëshirat e tij personale, me
raportet e mjedisit, me normat dhe rregullat ligjore që vlejnë në shoqëri.

Tretmani – trajtimi i personave të dënuar si kusht për riintegrimin e tyre
Me tretman nënkuptohet një aktivitet i paramenduar dhe i organizuar mirë me qëllim të
riedukimit dhe riintegrimit të personave të dënuar. Tretmani kuptohet si punë e
veprimeve për riintegrim, edukim, angazhim në punë, angazhim në aktivitete të lira,
aftësimin profesional. Në kuptimin e gjerë trajtimin e delikuentit në të gjitha fazat e
ndriçimit të rastit kriminal.Tretman në kuptimin e plotë është tretmani gjatë kohës së
qëndrimit të personave të dënuar në institucione.

Për realizimin e tretmanit dhe arritjen e qëllimit përfundimtar të ekzekutimit të dënimit
me burgim janë të domosdoshme të plotësohen dhe realizohen disa kushte të cilat
kanë të bëjnë me:

1. Individualizimi i tretmanit të personave të dënuar – nënkuptohet përshtatja e
metodave dhe mjeteve të ndikimit personalitetit të tyre (sipas vetive dhe cilësive
psikike, sociale dhe kulturore të personave të dënuar), për t’u realizuar me sukses
individualizimi i tretmanit është e domosdoshme studimi, observimi dhe njohja e
personalitetit të dënuarit.

Observimi dhe studimi i të dënuarve- ekziston observimi shkencor dhe empirik.

o Observimi shkencor: bëhet në institucione të veçanta shkencore ku personat e
dënuar i nënshtrohen një studimi dhe analize të gjithanshme të vetive psikike,
biologjike dhe sociale. Këto institucione qendra observimit, qendra klasifikimi, qendra
për diagnostifikim, qendra të tirazhit, zyra të observimit dhe hulumtimit etj.

o Studimi dhe observimi empirik: zbatohet në institucionet korrektuese ku zbatohen
nga ekipe ekspertësh të lëmenjve të ndryshëm (socialë, edukatorë, psikologë, mjekë,
juristë etj). Observimi bëhet me rastin e pranimit të personit të dënuar në ent dhe ai
observim mund të vazhdojë më tej. Studimet dhe observimet në qendrat e observimit,
zakonisht bëjnë hulumtime të natyrës psikologjike dhe sociologjike të personave të
dënuar.

                                      Page 17 of 24
Studimet dhe observimet psikopatike, përfshinë studimin e gjendjes dhe të
ndryshimeve anatomike fizike dhe sferën e jetës psikike të personalitetit të të
dënuarve. Me anë të testeve të cilat përcaktojnë shkallën e inteligjencës, vetitë e
karakterit, temperamentit, orientimin profesional të të dënuarit etj. Ndërsa, me metoda
biometrike përcaktohet shkalla e vetëdijes, e të mbajturit mend, format e reagimeve,
aftësia e gjykimeve etj.

Studimet dhe kërkimet sociologjike, të personalitetit të të dënuarit kanë të bëjnë me
kërkimin e kushteve sociale të ambientit dhe familjes ku është rritur dhe formuar
personi i dënuar. Me qëllim të caktimit të shkallës së ndikimit të këtyre rrethanave në
sjelljen kriminale përdoren metodat si: anketa, intervista, bashkëbisedimi etj.
Kërkimeve përfshijnë analizën e rrethanave sociale, ekonomike, familjare, kulturore e
politike. Për vëllimin dhe observimin e studimit të personave të dënuar veçohen disa
lloje të observimit. Observimi fakultativ, observimi obligativ, observimi gjyqësor-
kriminologjik, observimi penitensiar.

- Observimi Kriminologjik dhe gjyqësor- qëllimi është individualizimi i përgjegjësisë,

- Observimi penitensiar, qëllimi është përshtatja e masave, metodave e mjeteve,
personit të dënuar, për riedukimin dhe riintegrimin e tij.

- Observimi fakultativ, bëhet vetëm ndaj atyre që tregojnë disa parashenja dhe sjellje
devijonte të në intensiteti më të madh.

- Observimi obligator, është i detyrueshëm për të gjithë të dënuarit.

2. Klasifikimi i personave të dënuar : karakteristikë e përbashkët i klasifikimit është
individualizimi i përgjegjësisë penale, individualizimi i dënimit dhe individualizimi i
tretmanit me qellim të përmirësimit të tyre. Klasifikimi është një proces permanent
gjatë tërë tretmanit penitensiar. Llojet dhe kriteret e klasifikimit janë:

a) Klasifikimi i jashtëm (ekstrem) quhet klasifikim horizontal në bazë të disa kritereve
objektive. Me rastin e këtij klasifikimi mirren parasysh mosha, gjinia, lloji i veprës
penale, lloji i dënimit dhe lartësia e tij dhe recidivizmi. Këtë ndarje e bën vetë ligji apo
gjykatat gjatë trajtimit, gjykimit dhe shqiptimit të dënimit me burgim.

b) Klasifikimi i brendshëm (intern), quhet klasifikim vertikal i cili bëhet brenda
institucioneve korrektuese i cili bëhet në bazë të vetive, cilësive dhe karakteristikave
subjektive. Grupet duhet të kenë veti heterogjene. Klasifikimin e bëjnë komisione
profesionale me ekspertë të lëmenjve dhe profileve të ndryshme shkencore dhe
profesionale.

3. Klasifikimi dhe kategorizimi i institucioneve korrektuese – nënkupton
themelimin e institucioneve të llojllojshme, me qëllim të zbatimit të tretmanit dhe
përshtatjes më të suksesshme të kërkesave për riedukimin dhe riintegrimin e

                                       Page 18 of 24
personave të dënuar. Klasifikimi bëhet në bazë të kritereve objektive (llojit të veprës
penale, lloji dënimit, lartësia e dënimit, mosha, gjinia)

a) Institucionet korrektuese në Kosovë ndahen në:

1- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim,
2- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim afatgjatë,
3-Qendra të paraburgimit për ekzekutimin e paraburgimit dhe dënimeve të burgimit
deri në 3 muaj,
4- Burgje për femra për ekzistimin e dënimit me burgim,
5- Burgje për femra për ekzekutimin e dënimit me burgim,
6- Burgje për të mitur,
7- Institucionet korrektuese për ekzekutimin e masave edukative,
8- Burgje- spitale për trajtimin e të paraburgosurve dhe personave të dënuar të
sëmurë.
b) Llojet dhe kriteret e klasifikimit të institucioneve
- Organizimi horizontal dhe vertikal,
- Institucione të përgjithshme dhe të veçanta,
- Institucione dhe burgje,
Sipas moshës dhe kategorisë: Institucione korrektuese dhe institucione edukative për
të mitur,
Sipas gjinisë institucionet ndahen në: Institucione për femra dhe institucione për
meshkuj,
Sipas rajonit institucionet ndahen në: Institucione lokale, rajonale, republikane dhe
federale.
Sipas shkallës së sigurisë institucionet mund të jenë: Të tipit të mbyllur, të tipit gjysmë
të hapur, të tipit të hapur.

Ndarja dhe klasifikimi vertikal bëhet në bazë të kritereve subjektive : institucione
speciale për të mitur të rinj, për të rritur, për të dënuar nga shprehitë, për të dënuar për
delikte në trafikun rrugor, për persona të sëmurë që kanë kryer krime, për trajtimin dhe
rehabilitimin e të dënuarve alkoolistë dhe narkomanë, për të dënuar me çrregullime
mentale.
Në Kosovë ekzistojnë këto lloje të institucioneve:
1. Institucioni korrektues në Dubravë,
2. Institucioni korrektues në Lypjan
3. Burgjet e qarkut në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan etj.
Institucionet korrektuese sipas lartësisë dhe zgjatjes së dënimit, ndahen në burgje dhe
institucione korrektuese.

Burgjet janë institucione të themeluara në qendra komunale apo rajonale, ku
zakonisht bëhet ekzekutimi i dënimit me burgim, me kohëzgjatje të shkurtër.
Institucionet korrektuese zakonisht janë institucione më të degëzuara dhe më të
organizuara në të cilat mbahet dënimi me burgim me një kohëzgjatje më të madhe.
Mund të jenë të tipit të përgjithshëm dhe të specializuara.

                                       Page 19 of 24
Institucionet korrektuese ndahen edhe sipas kriterit të shkallës së sigurisë, në :

o Institucione të tipit të mbyllur ose shkallës së lartë të sigurisë (sigurim objektivo-
subjektiv)
o Institucione të tipit gjysmë të mbyllur ose me shkallë të mesme të sigurisë(sigurim
fizik ose personal)
o Institucione të tipit të hapur ose me shkallë të ultë të sigurisë(shkallë më të ulët të
sigurimit)


                                    Kapitulli IX
               Mjetet dhe metodat e tretmanit të dënuarve me burgim

1. Kuptimi dhe rëndësia dhe llojet e mjeteve dhe metodave të tretmanit të
personave të dënuar
Si metodë e riintegrimit mund të definohet shfrytëzimi i planifikuar i një grumbulli të
mjeteve, formave dhe faktorëve. Metodat e trajtimit kanë të bëjnë me veprimet dhe
masat që i ndërmerr personeli i institucionit ndaj të dënuarve, ndërsa metoda e
riintegrimit të tyre nënkupton një zgjedhje të vetëdijshme të veprimeve, masave dhe
mjeteve të caktuara me qëllim të riedukimit dhe riintegrimit të personave të dënuar.
Metodat që aplikohen në rrugën e përmirësimit dhe riedukimit janë:
1. Puna e personave të dënuar,
2. Puna individuale e personelit të institucionit me persona të dënuar,
3. Puna grupore e personelit të institucionit me persona të dënuar,
4. Vetorganizimi i personave të dënuar,
5. Arsimimi dhe shkollimi i personave të dënuar,
6. Aftësimi i profesional i personave të dënuar,
7. Organizimi i jetës kulturore-zbavitëse e sportive i personave të dënuar.
Puna e personave të dënuar: qëllimi dhe karakteri i punës së personave të dënuar,
gjithmonë është varur nga qëllimi i dënimit me burgim gjatë fazave të ndryshme të
aplikimit të tij:
Faza I - ka pasur karakter shpagimi dhe hakmarrje ndaj të dënuarve (Shtrati i fortë,
ushqim i ligë dhe punë e rëndë)

Faza II – kur dënimi me burgim bëhet dënim dominues në legjislacionin penal pozitiv,
puna paraqitet si mjet përmirësimi.

Faza III- Kur puna trajtohet si masë, mjet dhe metodë e rëndësishme për riedukimin
dhe riintegrimin e të dënuarve.

Nga rregullat standarde minimale të OKB-së, dalin përfundime se puna të dënuarve u
mundëson fitimin e shprehive të punës, ruajtjes dhe përsosjes së shprehive të
mëparshme pozitive, aftësimin dhe përgatitjen profesionale, sigurimin e të ardhurave.



                                       Page 20 of 24
Format e organizimit të punës së personave të dënuar, ndahen në dy grupe:

1. Sistemi i organizimit të punës private (me qira, me kontratë, sipas njësive punuese,
organizim publik)

Sistemi i organizimit të punës publike (punë për llogari të shtetit, për nevoja të shtetit,
për punët publike, punës me ndërmarrje në liri)
2. Puna e personelit penitensiar me personat e dënuar – veçanërisht përmendet
puna individuale e edukatorit, puna grupore me personat e dënuar dhe format e tjera.
- Përgatitja dhe aftësia profesionale e personelit të institucionit korrektues : kërkohet
që personeli penitensiar, sidomos edukatorëve, punëtorëve socialë, mjekët,
psikologët, instruktorët, gardianët dhe rojet e institucioneve, të kenë njohuri dhe
përgatitje elementare profesionale dhe praktike nga fusha e pedagogjisë, sociologjisë,
psikologjisë, andragogjisë, kriminologjisë, të drejtës penale, penologjisë etj.

- Puna individuale e edukatorit me personat e dënuar – Kjo punë lidhet me nevojën e
njohjes së plotë të personalitetit të të dënuarit, përcjelljen e punës dhe sjelljeve të tij
në ent, me bisedat, këshillimet, arsimimin, dhe orientimin profesional. Edukatori apo
pedagogu duhet që, më parë, të konsultojë dhe studiojë dokumentacionin e plotë të
gjykatës, të studioj dosjen penologjike dhe anketën sociale. Lidhur me njohjen e
personalitetit të të dëmtuarit nga ana e edukatorit apo pedagogut, janë me rëndësi
diagnoza kriminale, prognoza sociale dhe propozimet për zbatimin e tretmanit, të cilat
janë përpunuar nga ekipi i ekspertëve të qendrës observuese. Lidhur me raportin dhe
mënyrën e kontaktimit të edukatorëve dhe pedagogëve me personat e dënuar,
përmenden disa metoda: Bindjes, krijimit të shprehive, nxitjes, premtimit-dhuratave-
shpërblimeve, shtrëngimit dhe ndëshkimit.

Metoda e bindjes: edukatorët insistojnë që t’i bindin të dënuarit t’i respektojnë rregullat
e rendit shtëpiak, obligimet dhe detyrimet tjera.

Metoda e shprehive: kanë të bëjnë me shprehitë për punë, për higjienë personale dhe
lokalit, mjeshtrive etj.

Metoda e nxitjes: te personi i dënuar të zgjon motive, dëshira dhe vullnet pozitiv duke
premtuar, notuar, lavdëruar, dhurata, organizimi i garave etj.

Metoda e premtimit, dhuratave dhe shpërblimeve në mënyrë publike:

Metoda e shtrëngimit dhe ndëshkimit: ndërmerren kur metodat tjera nuk kanë efekte.
Mjetet më të shpeshta janë qortimi, vërejtja, kontrolli, mbikëqyrja, kërcënimi, ndalesat
e ndryshme, detyrimi i veprimit të caktuar.

- Puna e punëtorëve socialë me personat e dënuar: personi social ka për detyrë të
ndikojë te personat e dënuar, që ta tejkalojnë gjendjen e krijuar me faktin e kryerjes së
krimit dhe privimit nga liria, t’iu ndihmojë atyre në sanimin e marrëdhënieve të prishura

                                       Page 21 of 24
dhe të çrregulluara familjare, martesore dhe të marrëdhënieve tjera.

Punëtorët socialë duhet të hartojë një analizë sociale me konstatime dhe mendime të
cilat janë të rëndësishme për procesin e tretmanit dhe të riintegrimit të personave të
dënuar. Kjo analizë, ndahet në tri pjesë kryesore.

- Në pjesën e parë të analizës sociale janë: të dhënat mbi gjendjen sociale ( të dhënat
mbi martesën dhe marrëdhëniet martesore, të dhënat mbi familjen dhe raportet
familjare, të dhënat mbi numrin e anëtarëve të familjes, të dhënat mbi profesionin,
moshën, gjininë dhe kushtet tjera.

- Në pjesën e dytë të analizës sociale hartohet anamneza kriminologjike.

- Pjesa e tretë përmban shënime të sintetizuara nga dy pjesët (dmth.Diagnoza
sociale)

Punëtori social kontribuon në procesin e klasifikimit të personave të dënuar në grupe
dhe nëngrupe, në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve në mes të
personave të dënuar, në zgjedhjen dhe evitimin e mosmarrëveshjeve në mes të
personave të dënuar dhe personelit të institucionit, në zgjedhjen dhe përmirësimin e
marrëdhënieve në mes të dënuarve dhe familjeve të tyre.

Punëtori social mund të japë ndihmë të madhe në organizimin dhe përgatitjen e daljes
së personave të dënuar në liri, t’u ndihmojë personave të dënuar që kur të dalin në liri,
t’i zgjidhin disa çështje dhe probleme vitale për jetën e tyre. Fjala është për: sigurimin
e punësimit, sigurimin e banimit, vazhdimin e shërimit dhe mbrojtjes shëndetësore,
përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara familjare dhe një varg problemesh tjera.

- Puna e mjekut dhe e punëtorëve shëndetësorë me personat e dënuar – kanë ndikim
të madh, si në tretmanin individual të personave të dënuar ashtu edhe në atë kolektiv.
Nga praktika penitensiare theksohet se personat e dënuar i besojnë mjekut dhe
psikiatrit dhe rrëfejnë disa çështje, probleme dhe preokupime intime të cilat personeli
tjetër i institucionit nuk mund t’i hetojë dhe t’i dijë.

Propozimet dhe mendimet profesionale të punëtorëve shëndetësorë, lidhur me
caktimin e vendit të punës, me kushtet e vendosjes dhe veshmbathjes, me ushqimin
dhe llojin e ushqimit si dhe me ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj të dënuarve,
kanë rëndësi dhe ndikim të veçantë në procesin e tretmanit të personave të dënuar
gjatë qëndrimit në institucione korrektuese.

-Puna e instruktorëve me personat e dënuar – Instruktorët, si mjeshtër dhe ekspertë të
profileve të ndryshme kanë detyrë që t’i mësojnë dhe aftësojnë personat e dënuar në
procese të ndryshme të punës, në teknologji dhe në mjeshtri të caktuara. Instruktorët
mund t’i përfitojnë ata që me më vullnet të kyçen në procesin e punës, që me
interesim të fitojnë shprehi pune, të zënë e mësojnë mjeshtri, t’i përsosin ato, të fitojnë

                                      Page 22 of 24
kualifikime dhe tituj të caktuar, të nxisin iniciativën për angazhime krijuese në punë.
Instruktori, nxit dhe kultivon kultin e punës. Në këtë mënyrë, mënjanohen vetitë
negative siç janë: agresiviteti, egoizmi, parazitizmi dhe dukuri tjera

3- Metodat e tretmanit grupor me personat e dënuar : puna grupore nënkupton
udhëheqjen dhe organizimin nga ana e personelit të institucionit të bisedave
kontakteve dhe debateve të ndryshme me personat e dënuar me qëllim të riedukimit
Metodat grupore mund të zbatohen në formë të metodave të këshillimeve grupore dhe
të psikoterapisë grupore.

- Metodat e këshillimeve grupore – nënkupton bisedën me një grup të personave të
dënuar. Grupi mund të jetë prej 5-10 persona. Biseda dhe debati duhet të zhvillohet
në tryezë të rrumbullakët, jashtë lokaleve të mbyllura të institucionit. Puna grupore dhe
këshillimet grupore e trimërojnë personat e dënuar i afrojnë atij mundësi që të ndeshet
me realitetin,ashtu si është.

- Metoda e psikoterapisë grupore – angazhohet për njohjen më të thellë të vetive dhe
cilësive individuale të personit të dënuar. Ajo planifikon teknika dhe ecuri të
psikanalizës së Frojdit. Metoda e këshillimeve grupore kishte për qëllim që të ndikojë
që ata t’i eliminojnë disa simptoma të gjendjeve neurotike. Metoda e psikoterapisë
grupore bën shpjegime të natyrës gjenetike dhe sjelljeve dhe qëndrimeve të dënuarve.
Metoda e psikoterapisë grupore, të gjitha njohuritë mbi të dënuarin i grumbullon me
anë të aplikimit të testeve psikopatike dhe sociopatike.

4- Vetorganizimi i personave të dënuar – personat e dënuar vetorganizohen, e
administrojë vetë jetën dhe punën në ent, i qeverisin vetë aktivitetet lidhur me
prodhimin, aktivitetet e jetës kulturore-zbavitëse, sportive etj.

Kjo mënyrë e organizimit ndikon në eliminimin e disa dukurive kriminale dhe negative,
brenda në ent, si kontrabandës me drogë vjedhjeve, aplikimit të dhunës, rrahjeve,
konflikteve apo mosmarrëveshjeve në mes të dënuarve i zgjidhte këshilli i veçantë, i
përbërë nga vetë të dënuarit me burgim, i cili caktonte dhe ndërmerrte masa të
ndryshme ndaj personave të dënuar. Vendimet dhe qëndrimet e "Këshillave" të tilla të
të dënuarve, kanë pasur më shumë autoritet se sa vendimet e drejtorisë.

5- Arsimimi dhe ngritja profesionale si metodë e trajtimit të personave të
dënuar – për arritjen e nivelit dhe shkallës së arsimimit e shkollimit si dhe aftësive
profesionale, personave të dënuar i’u lëshohen dëftesa, diploma dhe certifikata të cilat
vlejnë edhe në liri. Disa personave të dënuar të cilët tregojnë sukses të veçantë, që
arrijnë rezultate të posaçme në mësim, në punë praktike në inovacione dhe përparime
teknike, drejtoria e institucioneve korrektuese ua mundëson që këtë aftësi dhe talent
të tyre pa pengesa edhe jashtë institucionit. Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve
penale të Kosovës ka trajtuar problematikën e aftësimit profesional dhe arsimimit të
personave të burgosur që gjenden në institucionet korrektuese.


                                      Page 23 of 24
6- Aktivitetet kulturore, argëtuese dhe sportive me të dënuar – metodë dhe faktor
    i fuqishëm për riedukimin dhe përmirësimin e personave të dënuar, konsiderohet edhe
    organizimi i jetës kulturore-argëtuese dhe sportive.

    Të gjitha institucionet korrektuese duhet të disponojnë me biblioteka dhe salla të
    leximit, të nxirren gazeta dhe fletushka të cilat pasqyrojnë punën dhe jetën e të
    dënuarve, shkrimet dhe punimet në gazetat e tilla përgatiten nga personat e dënuar.
    Nëpërmjet garave të këtilla sportive, te personat e dënuar, zhvillohet fryma e jetës
    kolektive, besimi reciprok e humaniteti. Në anën tjetër, flaken disa veti, si
    egocentrizmi, agresiviteti, parazitizmi etj.




.




                                        Page 24 of 24

More Related Content

What's hot

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 

What's hot (20)

E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 

Viewers also liked

E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rdzogaj
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Flamur Troni
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civilezogaj
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaleLavdrimi91
 

Viewers also liked (20)

Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Korrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosoveKorrupsioni ne kosove
Korrupsioni ne kosove
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
16
1616
16
 
33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile33739619 e-drejta-civile
33739619 e-drejta-civile
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 

Similar to Penologjia

Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxAdeaAdemi1
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdARMIDA
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Arsiola DYRMISHI
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Adem Haxholli
 
Sociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareSociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareDoniza Maliqi
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjikeeriona7
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare ArberSusuri
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesYllYmeri
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1ZuhdiHajzeri
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Sajbrendonas
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitLavdrimi91
 

Similar to Penologjia (20)

Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptxMesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
Mesnut Ademi 2023 Kriminologji Ligjerata .pptx
 
Politika Kriminale Slajd
Politika Kriminale SlajdPolitika Kriminale Slajd
Politika Kriminale Slajd
 
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
Politikakriminale slajd-100323082830-phpapp02
 
Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.Fillet e se drejtes fillimi baze.
Fillet e se drejtes fillimi baze.
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Sociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShareSociologjia - SlideShare
Sociologjia - SlideShare
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
Punim seminarik - Gjykata Penale Nderkombetare
 
LIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKALIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKA
 
Sociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtesSociologjia e se drejtes
Sociologjia e se drejtes
 
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1Prof Beqir Sadiku  Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
Prof Beqir Sadiku Sociologji -kollekiumi 2, Juridik 1
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I SajPolitika Kriminale Dhe Objekti I Saj
Politika Kriminale Dhe Objekti I Saj
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Psikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimitPsikologjia ligjore e krimit
Psikologjia ligjore e krimit
 

Penologjia

  • 1. Kuptimi dhe lënda e penologjisë Penologjia studion ekzekutimin e të gjitha sanksioneve penale e jo vetëm të dënimeve. Kjo shkencë përpos dënimeve, merret edhe me trajtimin dhe studimin e sanksioneve të tjera psh., të masave të sigurisë-dënimeve plotësuese, masave edukative-korrektuese, pastaj me zhvillimin dhe evolucionin e sanksioneve penale, organizimin e institucioneve të ndryshme korrektuese-përmirësuese dhe me metodat e riintegrimit dhe riintegrimit të të dënuarve. Penologjia është shkencë teorike, pozitivo-juridike (sepse shpjegon dhe interpreton të drejtën e ekzekutimit të sanksioneve penale). Termin penologji për herë të parë e ka përdorur autori Gjerman Franc Liber në vitin 1845. Zhvillimi i penologjisë në drejtim të pavarur. Faza e parë - në shek. 18 në kohën e sistemeve skllavopronare dhe feudale, çështja e ekzekutimit të dënimeve nuk është trajtuar në pikëpamje shkencore. Dënimet më të shpeshta kanë qenë gjymtimi, rrahja me kamxhik, gozhdimi në kryq, ngulja në çengel ose në hu, prerja e gjuhës, veshëve, nxjerrja e syve, prerja duarve etj. Pionierët e penologjisë : Xhon Huard, Xheremi Benthan në Angli, Vagnic, Armin, Julius, Liber në Gjermani, Mirabo, Luka në Francë, Bengjamin Frenklin në Amerikë etj. Autori Gjerman në 1828 boton librin me titull "Shkenca mbi burgjet", dhe studimin "Sistemet penitensiare të shteteve të evropës dhe amerikane" Faza e dytë - shek 19-20, koha kur pikëpamjet dhe mendimet lidhur me shkaqet e krimit ndërrojnë në mënyrë esenciale dhe tani shtrohet nevoja e trajtimit dhe studimit të personalitetit të kryesit të veprës penale. Autorët më të njohur ishin amerikanë :Reckles, Saterlanc, Barns dhe Piter, Taft, Eliot, Xhonson, Koldvell, Xhons etj. Në Evropë ishin: Gross, Selig, Eksner, Konstant, Radzinoviq etj. Faza e tretë – Penologjinë e trajtojnë si shkencë plotësisht të pavarur. Kongresi i III ndërkombëtar për të drejtën penale, i mbajtur në Palermo 1933, është kërkuar që lidhur me ekzekutimin e sanksioneve penale të nxirren ligje të veçanta e jo të trajtohen në kuadër të kodit penal. Lënda e Penologjisë (Penologjia është shkencë juridike pozitive). Penologjia është e drejta mbi ekzekutimin e sanksioneve penale është një shkencë teorike dhe praktike mbi aplikimin dhe efikasitetin e sanksioneve penale e cila duke Page 1 of 24
  • 2. shfrytëzuar njohuritë dhe të arriturat e shkencave të tjera, studion dhe përsos organizimin , mjetet dhe metodat e ekzekutimit të sanksioneve penale, me qëllim të riedukimit dhe riintegrimit më të suksesshëm të personave të dënuar dhe pengimit të aktivitetit kriminal në shoqëri. Lëndë e trajtimeve konkrete të penologjisë janë: sanksionet penale të cilat si masa për pengimin e kriminalitetit mund të jenë të llojllojshme dhe personi i dënuar si subjekt i përgjegjshëm juridiko penal. Penologjia është shkencë empirike sepse studion dhe analizon problematikën e ekzekutimeve të sanksioneve penale të cilat shqiptohen dhe zbatohen nga gjykata dhe institucionet e ndryshme. Metodat e Penologjisë Studimi i rasteve individuale, personalitetit, bashkëbisedimit, klinike, anketës, intervistës, krahasimit, matjes, statistikore, studimit të lëndëve gjyqësore, studimit të dosjeve të të dënuarve etj. Raporti i penologjisë me shkencat e tjera Penologjia ka raporte me të drejtën penale, kriminologjinë, politikën penale, pedagogjinë, andragogjinë, psikologjinë dhe sociologjinë. Penologjia dhe e drejta penale – E drejta penale duke definuar veprat penale dhe duke përcaktuar sanksionet penale, cakton suazat edhe të lëndës së penologjisë. Penologjia dhe kriminologjia – Penologjia shfrytëzon metodat dhe mjetet e kriminologjisë e sidomos analizën e faktorëve subjektiv dhe social të sjelljes delikuente, e të cilat kanë rëndësi fundamentale për penologjinë bashkëkohore. Penologjia dhe politika kriminale – Penologjia në bazë të përvojës bën vërejtje, sugjerime dhe propozime, drejtpërdrejtë apo tërthorazi politikës kriminale, që ajo të bëjë ndërrimeve dhe inovacione duke aplikuar metoda më efikase kundër kriminalitetit. Penologjia dhe pedagogjia – Penologjia shfrytëzon metodat, mjetet dhe instrumentet e pedagogjisë në procesin e edukimit të personave të rinj gjegjësisht të miturve dhe të rriturve në procesin e edukimit dhe riintegrimit. Penologjia dhe andragogjia – raporti i tyre konsiston në edukimin dhe riintegrimin e personave të rritur të dënuar, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë njohuri elementare edukative dhe arsimore pasi që kanë qëndruar gjatë në institucione korrektuese. Penologjia dhe psikologjia – Penologjia përmes instrumenteve të ndryshme psikologjike arrin që të njoh personalitetet e personave të dënuar dhe pastaj atyre t’iu përshtat metodat e ndryshme të tretmanit me qëllim riedukimi dhe riintegrimi. Page 2 of 24
  • 3. Penologjia dhe sociologjia – Sociologia i ofron penologjisë të dhëna mbi aktivitetin kriminal të personit të dënuar, gjendjen e tij ekonomike, familjare, nivelin kulturor, socio- ekonomik etj. Kapitulli II Reagimi ndaj kriminalitetit gjatë historisë Format e reagimit ndaj kriminalitetit Format e reagimit janë ndarë në dy periudha : Periudha e reagimit privat dhe publik- shtetëror. Reagimi privat - Tri fazat e reagimit privat janë: 1-Përzënia apo dëbimi nga bashkësia 2-Hakmarrja/gjakmarrja (3 etapa : shpagimit/frikësimit, humanitare dhe individualizimit) Etapën humanitare - kanë kontribuar mendimtarët Tomas Mor (Utopia), Eroa, Hugo Grocius (de jure belli et pacis), Bekon, Lok, Hobs, Monteskje (fryma e ligjit), Zh.Zh. Ruso (mbi kontratën shoqërore). Shkolla klasike juridiko-penale Cesare Bekarie (mbi krimin dhe dënimin) i cili është pionier i abolicionist. Anselm Fojerbah, Jeremi Bentham. Etapa e individualizimit – dënimi t’u përshtatet vetive dhe cilësive subjektive të kryesve të veprave penale. Individualizimi sipas shkollës pozitiviste italiane Qesaro Lombrozo, Enriko Feri dhe Rafaello Garofallo, Individualizimi sipas shkollës sociologjike- Fanc List, Van Hamel dhe A. Prins. Individualizimi sipas shkollës së mbrojtjes së re shoqërore- Filipo Gramatika dhe Mark Anseli, të cilët angazhohen për dejuridizimin/spastrimin nga nocionet abstrakte të së drejtës penale, riintegrimin e kryesit. 3-Pajtimi me shpërblim apo kompozicioni. Teoritë mbi bazën juridike dhe qëllimin e ndëshkimit – dënimit. Kapitulli III Pikëpamjet më të njohura janë teoritë: idealiste/metafizike; kontratës shoqërore, juridike, sociologjike. Teoritë idealiste dhe metafizike – ndëshkimin e shpjegojnë me interpretime dhe kuptime filozofike dhe idealiste. Sipas saj është kërkesë imperative e drejtësisë absolute insistimi që kryesi të dënohet patjetër. Page 3 of 24
  • 4. Pikëpamja e drejtësisë hyjnore- e drejta e shtetit dhe shoqërisë të shqiptojë dhe të ekzekutojë dënime rrjedh nga perëndia. Pikëpamja e drejtësisë morale – baza juridike dhe shoqërore e së drejtës së shtetit që të shqiptojë edhe ekzekutojë dënime, qëndron në normat morale, në moralin si sistem universal i rregullimit të sjelljeve dhe jetës njerëzore.( Platoni, Kanti). Pikëpamja e drejtësisë ligjore – në shoqëri ekziston një drejtësi ligjore absolute, pavarësisht nga vullneti i njerëzve dhe grupeve të caktuara. Ajo drejtësi ligjore synon ta mbajë një rend dhe një rregull- në harmoni dhe në pajtim me ligjet. Përfaqësues kryesor ishte Hegeli. Teoritë e kontratës shoqërore – Hugo Grocius dhe Zh.ZH. Ruso botëkuptimet e tyre mbi të drejtën natyrore. Njeriu të drejtat e veta vullnetarisht ia delegon shtetit. Teoritë juridike- normativiste – bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së shtetit që të shqiptojë dhe ekzekutojë dënime e gjejnë në legjislaturën pozitive të një vendi. Përfaqësues Karl Binging. Teoritë sociologjike – përfaqësues Gjermi Bentham bazën juridike dhe shoqërore të shteti që të shqiptojë dënime qëndron në dobishmërinë e dënimit për mbrojtjen e shoqërisë. Franc von List thotë se baza juridike dhe shoqërore e dënimit qëndron në domosdoshmërinë e ruajtjes së rendit juridik. Teoritë mbi qëllimin e ndëshkimit. Mendimet e filozofëve grekë; Platoni dhe Aristoteli, Romakë: Seneka, Ciceroni dhe Justiniani. Lidhur me qëllimin dhe arsen e ndëshkimit, kemi disa mendime dhe teori: mendimet absolute, relative dhe të përziera. Teoritë absolute mbi qëllimin e ndëshkimit – Arsyeja e ndëshkimit është hakmarrja, kthimi i së keqes me të keqe më të madhe. Sipas Kanti-t, qëllimi i dënimit është hakmarrja, si imperativ i ndërgjegjes morale të drejtësisë morale. Sipas Hegel-it, qëllimi i dënimit është hakmarrja si domosdoshmëri dialektike ligore. Teoritë relative mbi qëllimin e ndëshkimit – Bekarie, Fojerbah, Ruso, Bentham. Këto teori qëllimin e orientojnë kah e ardhmja, që të pengohet kryerja e krimeve. Lidhur me mënyrën e arritjes së preventivës dhe parandalimit dallojmë teorinë e preventivës speciale dhe gjenerale. Teoritë e preventivës speciale: qëllimi konsiston në ndikimin preventiv në kryesin e VP, Page 4 of 24
  • 5. sipas kësaj kemi teoritë e preventivës speciale: Teoria e frikësimit me anë të ekzekutimit të dënimit, teoria e kujdestarisë, teoria e përmirësimit dhe teoria e riintegrimit. Teoritë e preventivës gjenerale: qëllimi konsiston në ndikimin tek qytetarët që mos të kryejnë vepra penale. Lidhur me realizimin e qëllimit të preventivës gjenerale dallojmë teorinë e frikësimit duke paraparë dënimet, teorinë e frikësimit duke ekzekutuar dënimet dhe teoria e vërejtjes. Teoritë e përziera Teoritë e përziera theksojnë se dënimi në esencë në vetvete përmban edhe elemente të hakmarrjes, edhe elemente te pengimit dhe të përmirësimit. Këto teori bëhen dominuese dhe në praktikën ligjdhënëse, praktikën gjyqësore. Teoritë bashkëkohore Vërehet angazhimi që të eliminohet praktika e etiketimit, njollosjes dhe stigmatizimit moral të personave që kanë kryer sjellje të ndryshme kriminale. Insistohet që personat e dënuar pas përfundimit të procesit të riintegrimit të kyçen në proceset normale jetësore pa pengesa dhe pa etiketime, si ndodhte më parë. Penologu francez P.Kornil, thekson se në pikëpamje psikologjike është e mundur që qëllimi i riedukimit dhe i frikësimit të arrihet në të njëjtën kohë. PJESA DYTË SANKSIONET PENALE DHE EKZEKUTIMI I TYRE Sanksionet penale si masa të reagimit të shtetit ndaj krimit Kuptimi dhe llojet e sanksioneve penale Kuptimi i sanksioneve penale Sanksionet penale janë masa të shtrëngimit të parapara me dispozita pozitive ligjore të cilat aplikohen ndaj kryesve të veprave penale me të cilat shoqëria mbrohet nga kriminaliteti. Paraparja dhe aplikimi i të gjitha sanksioneve penale në një shtet sipas dispozitave penale quhet sistem i sanks. penale. Sanksionet penale si masa mbrojtëse cilësohen mjetet për pengimin e kriminalitetit sigurimin e rendit shoqëror nga atakimet e rrezikshme dhe kundërligjore të individëve dhe grupeve të caktuara. Sanksionet penale janë polivalente për nga funksionet e tyre dhe pluraliste për nga llojet dhe struktura e tyre. Page 5 of 24
  • 6. Pa marrë parasysh dallimet terminologjike në emërtimin e sanksioneve penale sipas kodeve penale të shteteve të ndryshme ato mund të ndahen në : Dënime, Masa të ndryshme të zëvendësimit të dënimeve ose dënime alternative, Dënime plotësuese-dënimet plotësuese si sanksione të veçanta penale që aplikohen ndaj delikuentëve të rrezikshëm, nga shprehitë ose ndaj delikuentëve profesional, Masa të trajtimit të detyrueshëm të personave me çrregullime mendore, Masa edukative korrektuese si sanksione të veçanta penale ndaj delikuentëve të mitur. Sanksionet penale në sistemin bashkëkohor të ndëshkimit kanë karakter dualist dmth., ndaj kryesve të veprave penale mund të shqiptohen dhe ekzekutohen dënimet dhe zëvendësimet e tyre. Sanksionet penale sipas legjislacionit të ri penal të Kosovës. Sanksionet penale në Kodin e përkohshëm penal të Kosovës.Sanksione penale numërohen: 1. Dënimet kryesore, 2. Dënimet alternative, 3. Dënimet plotësuese, 4. Vërejtja e gjykatës Masa të trajtimit të detyrueshëm numërohen: Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit të veprës penale me paaftësi mendore, Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale me aftësi të zvogëluar mendore, Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësve të veprave penale të varur nga droga dhe alkooli. Qëllimet e këtij kodi janë : o Të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprës penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij, o Të përmbajë persona të tjerë nga kryerja e veprës penale. Sipas nenit 35 të Kodit penal të Kosovës janë përcaktuar llojet e dënimeve : Dënime kryesore, Dënime alternative Dënime plotësuese. Dënimet kryesore Dënimi me burgim afatgjatë, Dënimi me burgim dhe Dënimi me gjobë. Dënimi me burgim afatgjatë: Page 6 of 24
  • 7. Ky dënim nuk mund të parashikohet si dënim kryesor i vetëm për një vepër penale të veçantë, por çdo herë parashikohet në mënyrë alternative me dënimin me burgim. Min/max i dënimit 21-40 vjet. Dënimi me burgim: Min/max i dënimit 15 ditë-20 vjet. Në rastet e shqiptimit të dënimit me burgim deri në 3 muaj, gjykata mund të vendos të zëvendësoj me: dënimin me gjobë ose me dënimin me punë në dobi të përgjithshme (me pëlqim të kryesit) Dënimi me gjobë: Është dënim kryesor por mund të shqiptohet edhe si dënim plotësues. Min/Max i dënimit është 50 € deri 25.000 €. Kur vepra penale është kryer me qëllim të fitimit të dobisë pasurore dënimi mund të jetë më i lartë se 500.000€ . Zëvendësimi i dënimit (me burgim ose me gjobë) me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme. Gjykata me pëlqimin e personit të dënuar mund të shqiptojë Urdhrin për punë në dobi të përgjithshme si zëvendësim të dënim me burgim ose dënimit me gjobë. Urdhri për punë në dobi të përgjithshme (deri 1 vjet) e urdhëron gjykata (në interes të organit shtetëror, institucionit publik ose humanitar) për një periudhë të caktuar kohe prej 30-240 orë pune. Shërbimi sprovues vendos për llojin e punës. Dënimet alternative: Dënimin me kusht, Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues. Dënimi me kusht me urdhër nga shërbimi sprovues. Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme dhe gjysmë lirinë. 1- Dënimi me kusht Është dënim alternativ të cilin e shqipton gjykata në procedurë gjyqësore kryesve të veprës penale për të cilin është paraparë dënimi me burgim deri në 5 vite ose është paraparë dënimi me gjobë, dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet, nëse personi i dënuar për kohën e caktuar nga gjykata nuk kryen vepër tjetër. Dënimi me kusht mund revokohet. 2- Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues Për nga natyra përmbajtjesore e këtij dënimi të përcaktuar në nenin 50 KPPK, rrjedh se gjykata i shqipton të dënuarit dënimin me burgim dhe në të njëjtën kohë ia pezullon ekzekutimin e tij, e njëherit e urdhëron personin e dënuar për të mbajtur kontakte me shërbimin sprovues. Ky dënim alternativ në aspektin kohor shqiptohet nga 6 muaj deri 3 vjet. Gjykata mund të shqiptojë një apo më shumë lloje te detyrimeve : Mjekimi, trajnimi, vizita te psikologu, aktivitete punuese, shfrytëzimi i pagës për detyrime familjare, heqja dorë nga alkooli apo droga, shoqërimi me të dyshuar etj. 3- Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme Page 7 of 24
  • 8. Gjykata për të shqyrtuar këtë dënim, duhet të plotësohen këto kushte: kryesit të veprës penale t’i jetë shqiptuar dënimi me gjobë deri 25000euro, ose me burgim deri në një vit, të jetë dhënë pëlqimi nga personi i dënuar për shqiptimin e këtij dënimi, të ekzistojë vlerësimi për këtë dënim në raportin e shërbimit sprovues. Gjykata cakton orarin e orëve të punës, ndërsa, shërbimi sprovues vendos për llojin e punës. 4- Gjysmëliria Gjysmëliria është dënim alternativ të cilin gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale e i cili konsiston në faktin se personit të cilit i shqiptohet dënimi me burgim deri në një vit, e i cili konsiston në ekzekutimin e këtij dënimi në gjysëmliri për shkak të detyrimeve të personit të dënuar lidhur me punën, arsimimin, kualifikimin ose aftësimin profesional, përgjegjësinë esenciale familjare apo për nevojën për trajtim oserehabilitim mjekësor. I dënuari kohën tjetër duhet ta kalojë në institucionin penitensiar Dënimet plotësuese Dënimet plotësuese gjykata i shqipton krahas dënimit kryesor ose dënimit alternativ me qëllim të mënjanimit të kushteve dhe rrethanave të cilat mund të ndijojnë që kryerësi në të ardhmen të kryejë vepra penale. Dënimet plotësuese janë: Gjoba, Heqja e të drejtës për t’u zgjedhur, Ndalimi i ushtrimit të profesionit në administratën publike ose në shërbimin publik, Ndalimi i ushtrimit të profesionit aktiviteteve ose detyrës, Ndalimi për të drejtuar automjetin, Marrja e lejes së vozitjes, Marrja e sendit, Urdhri për publikimin e aktgjykimit dhe dëbimi i të huajit nga territori i Kosovës, Vërejtja e gjykatës. Masat e trajtimit të detyrueshëm Janë sanksione të veçanta që u shqiptohen kryesve të veprave penale të cilët në momentin e kryerjes kanë pasur çrregullime mendore ose kanë qenë të varur nga droga dhe alkooli.. Rregullorja "Mbi procedurën penale ku përfshihen kryes me çrregullime mendore" ka paraparë këto masa të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik: Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim, (kur ekziston rreziku i kryerjes së veprave tjera të rrezikshme) Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri. Sanksionet penale sipas ligjit penal për të mitur i Kosovës Masat e Masat Dënimet Masat e trajtimit të Dënimet diversitetit edukuese plotësuese detyrueshëm Masat e diversitetit: Kanë për qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre. Janë paraparë këto masa të Page 8 of 24
  • 9. diversitetit: Kërkim falje nga i mituri palës së dëmtuar, Ndërmjetësimi në mes të të miturit dhe familjes së tij, Kompensimi i dëmit palës së dëmtuar, Vijimi me rregull i shkollimit nga i mituri, Pranimi i punësimit apo aftësimit në ndonjë profesion i të miturit, Kryerja e punëve pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësitë e të miturit, Edukimi me rregullat e trafikut, Këshillimi psikologjik. Masat edukative: Kanë për qëllim rehabilitimin dhe zhvillimin edukativ. Janë paraparë këto masa edukative: Masat disiplinore (qortimi gjyqësor dhe dërgimi në qendrën disiplinore) Masat e mbikëqyrjes së shtuar ( mbikëqyrja e shtuar nga prindi, adoptuesi, kujdestari, organi i kujdestarisë) Masat institucionale ( dërgimi në institucionin edukativ, edukativo-korrektues, institucioni me kujdes të posaçëm) Dënimet ndaj kryesve të mitur: Gjoba Urdhëri për punë në dobi të përgjithshme Burgimi për të mitur Sanksionet penale sipas kodit të Shqipërisë Dënimet kryesore Dënimet plotësuese Masat mjekësore Masat edukative Kapitulli V Karakteri dhe llojet e sanksioneve penale para paraqitjes së dënimit me burgim Llojet e dënimeve para paraqitjes së dënimeve me burgim Në shoqëritë primitive format kryesore të reagimit ishin: Përzënia, Hakmarrja dhe Kompozicioni. Hakmarrja pas themelimit të shtetit transformohet në dënim me vdekje ose në dënime trupore e fizike. Kompozicioni transformohet në dënim pronësor, dënim me gjobë. Dënimet të cilat ishin në zbatim deri me paraqitjen e dënimit me burgim kanë qenë të llojllojshme dhe klasifikohen : Me punë të rëndë Eliminuese Trupore Morale Pronësore fizike Page 9 of 24
  • 10. Dënimet eliminuese : 1-Dënimi me vdekje, 2-Dëbimi, 3-Deportimi, 4-Relegacioni Dëbimi: dënimin e parashikojnë ligjet më të vjetra, si ligji hamurabit, drakonit, solonit, 12 tabelave etj. Depërtimi : Për herë të parë në Portugali dhe Spanjë në shek.15. Parashihet me ligj në vitin 1717 në Angli. Relegacioni: Personi pas mbajtjes së dënimit kryesor, dërgohej në një vend tjetër për kohë të caktuar. Dënimet trupore: Llojet e dënimeve trupore janë: Gjymtimet, Rrahjet. Dënimet me punë të rëndë fizike : Puna fizike në anije si lundërtar dhe veltar, puna në xeherore, puna në plantazhe, puna në mihje, thyerjen e gurëve, çeljen e hapësirave të reja tokësore etj Dënimet morale dhe çnjerëzuese : Kishin për qëllim degradimin, me shenjim në fytyrë me vulë-nishan, marrjen e titujve. Dënimet plotësuese : Konfiskimi i pasurisë (pjesshëm apo i plotë) dënimi me gjobë në të holla shumëfish. Kapitulli VI Dënimet me burgim dhe ekzekutimi i tyre Paraqitja e dënimeve me burgim dhe burgjet e para Dënimet me burgim janë sanksione penale të cilat aplikohen më së shumti në praktikën gjyqësore. Burimet historike flasin se e drejta e shteteve të lashta (kineze, asirase, egjiptiane) e kanë njohur burgun. Në greqinë dhe romën e vjetër kanë ekzistuar burgje të cilat janë vendosur në kështjella "Bastilles" ose bodrumet e kalave "Qubliettes".Në romë ka qenë i njohur burgu i "Tullanium" ku mbaheshim të paraburgosurit deri në ekzekutimin e dënimit. Juristi romak Ulpian, shprehet se "Burgjet duhet të përdoren vetëm për mbajtjen e të dënuarve e jo për ndëshkimin e tyre". Kodi penal i Karolinës "Constitutio Criminalis Carolina" e ka njohur burgun e përjetshëm. Institucioni i parë i burgut konsiderohet burgu "Bridvell" në Londër i themeluar nga Eduardi VI në vitin 1553. Papa Klementi XI në Romë themeloi burgun për të mitur "Shën MIkeli" , në hyrjen e burgut shkruhej "Nuk mjafton të ndëshkosh njerëzit që kanë kryer krime por duhet që t’i përmirësosh ata, me edukim dhe punë". Burgimi i formë e heqjes së lirisë dhe mjet i mbrojtjes nga kriminaliteti ka kaluar në dy faza kryesore: faza preventive dhe faza e dënimit si mjet dhe sanksion penal. Burgimi ndërmerrej edhe si masë e ndalimit derisa kryesi të kryente obligimet materiale. Faktorët që kanë ndikuar në paraqitjen e dënimit me burgim Mendimet dhe idetë humaniste e përparimtare të filozofëve dhe shkollave të ndryshme Page 10 of 24
  • 11. (T.Mor, H.Grocius, Zh Ruso, Monteskje, C.Bekarie, Xhon Huard) Idetë dhe kontributi i revolucionit francez dhe legjislacioni i tij penal dhe ndikimi i pranisë së lirive&drejtave qytetare (dalin në pah parimet e shkollave dhe lëvizjeve humaniste historiko-juridike : parimi i ligjshmërisë, barazisë qytetare etj, nga të cilat jeta e njeriut, liritë dhe të drejtat e qytetarëve fitojnë një cilësi dhe kualitet të veçantë) Shfrytëzimi i punës së personave të dënuar si fuqi e lirë punëtore (Fuqia e lirë punëtore e personave të dënuar dhe dëshira e shoqërisë borgjeze që të përfitojë kapital) Fazat e dënimeve me burgim dhe transformimi i tyre Dënimi me burgim si sanksion penal për herë të parë është paraparë në Kodin Penal Frances të vitit 1792, dhe kodin e Napolonit të vitit 1810. Rruga e transformimeve dhe ndryshimeve të dënimeve me burgim përcillet në dy faza kryesore: Faza e parë : përfshinë kohën që nga paraqitja e këtyre dënimeve deri mesi i shek 20, kjo fazë karakterizohet me afirmimin e dënimeve me heqjen e lirisë si dënime më të favorshme për kryesin, llojet e dënimeve ishin: burgimi, internimi, burgu i rëndë, burgu shtëpiak, burgu i përjetshëm, burgu me pranga, burgu i lehtë etj. Karakteristikë ka qenë ekzistimi i një numri të madh të formave të dënimeve: - Kodi i Napolonit 1810, parasheh: burgimin, internimin, burgun me punë të dhunshme, burgun përmirësues, burgun policor, burgun e rëndë, burgun e përjetshëm. - Kodi penal i Gjermanisë, 1871, parasheh: burgimin, internimin, burgun e zakonshëm, B. e rëndë,B. e përjetshëm. - Kodi penal i Belgjikës, 1865, parasheh: burgimin, B. policor, internimin, B. e rëndë, B. e përjetshëm, burgun me punë të detyrueshme. - Anglia (nuk e ka bërë kodifikimin) parasheh: burgun, B. e zakonshëm, B. e rëndë,B. punë detyrueshme,B. përjetshëm - Kodi penal i Italisë, parasheh: burgimin, burgun e zakonshëm, burgun e rëndë, burgun e përjetshëm. - Kodi penal i Spanjës, parasheh: Burgimin, e zakonshëm, e rëndë, e përjetshëm, B. me depërtim dhe internimin. Faza e dytë : përfshin kohën e përpjekjeve të mëdha për transformimin e plotë të qëllimit dhe të karakterit të dënimit me burgim. Autorët mendojnë se dënimet me burgim duhet të unifikohen dhe të reduktohen në një dënim. Zhan Pinatel thekson se duhet të braktiset mendimi se duke mbajtur personin e dënuar të privuar nga liria ai mund të përgatitet për jetë në liri dhe mund të përmirësohet dhe riedukohet me sukses. Faza tretë : përfshin masat e reja si: masat e diversitetit ndaj të miturve, dënimet alternative, dënimet me kusht, dënime plotësuese dhe format tjera të zëvendësimit të Page 11 of 24
  • 12. dënimit me burgim Sistemet kryesore të ekzekutimit të dënimit me burgim Kuptimi dhe llojet Sistemet dhe metodat e ekzekutimit të dënimit me burgim në mënyrë kronologjike, historike konsiderohen: Sistemi i burgut Sistemi i Sistemi i Sistemi i Sistemi kolektiv qelisë heshtjes pikave progresiv Sisteme që mbështeten në idetë bashkëkohore të riintegrimit të personave konsiderohen: Sistemi i sistemi bashkëkohor klasifikimit modern Sistemi i burgu kolektiv : Konsiderohen si "Universitete të vërteta të krimit", ku ishin të pranishme: prostitucioni, bixhozi, alkoolizmi, mashtrimet, vrasjet etj. Kritikë të këtij sistemi kanë qenë Xhon Huard, Gjermi Bentan , Mirabo etj. Sistemi i qelisë ose izolimit : Në literaturë mendohet se vetëm me sistemin e izolimit fillon ekzekutimi i vërtetë i dënimit-burg. Ndryshe quhet edhe sistemi pensilvanik apo filadelfik, për shkak se për herë të parë u paraqit në Filadelfi në vitin 1790. Përmenden dy varianta të këtij sistemi: sistemi klasik i qelisë dhe sistemi i heshtjes apo Obernit (Auburn) Sistemi i qelisë apo izolimit klasik ka qëndruar më së shumti në praktikën penitensiare (që nga viti 1818). Si përparësi është pengimi i ndikimit negativ të personave të dënuar në njëri tjetrin, evitohet mundësia e ikjes, eliminohen mundësitë e trazirave dhe kryengritjeve të dënuarve. Si të meta kanë qenë pasojat e rënda shëndetësore psikike dhe fizike, qëndrimi në burg për shumë delikuentë është bërë faktorë kriminogjen. Në penologji quhet përshtatje e jetesës në burg. Sistemi i heshtjes ose Obernit (Auburnqytet në Nju Jork). Sipas këtij sistemi personat e dënuar natën, qëndrojnë të ndarë nga njëri tjetri dhe të izoluar plotësisht, ndërsa ditën dërgohen në punë. Ata e kanë pasur të ndaluar çdo bisedë dhe komunikim mes tyre me qëllim të pengimit të infektimit kriminal. Obligoheshin puna kolektive, ndarja dhe klasifikimi në grupe, aftësimi, përfitimi i mjeshtërive të caktuara. Sistemi progresiv – Për herë të parë parashikohen mjetet stimuluese dhe shpërblimi Page 12 of 24
  • 13. për të dënuarit me sjellje të mira dhe punë të suksesshme.I dënuari gjatë mbajtjes së dënimit, kalon nëpër faza në mënyrë progresive duke ndryshuar pozitën tij. Sistemi progresiv anglez: (1853) – sipas këtij sistemi të dënuarit gjatë ekzekutimit të dënimit me burgim, kalojnë 3 faza: Faza I: është qëndrimi në qeli por me disa përmirësime në ushqim, higjienë, literaturë, vizita nga familjarët. Faza II: të dënuarit gjatë ditës punojnë (mjeshtri) së bashku pa obligim të heshtjes, ndërsa natën qëndrojnë në qeli të veçanta., nxitja e të dënuarve që ata vetë të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre gjatë kohës së mbajtjes së dënimit me burgim. Faza III: qëndron në lëshimin me kusht , dmth., lirohen para kohe dhe dalin në liri pa mbajtur tërë dënimin e paraparë. Personat e dënuar gjatë qëndrimit në ent, sipas këtij sistemi, kanë një jetë dinamike. Pozita e tyre ndërron shkallë-shkallë. Ndërrimi i kësaj pozite në pjesë më të madhe varet prej vetë personave të dënuar. Sistemi progresiv irlandez : Risi është faza 4 lirimi me kusht – të dënuarit para se të lirohen me kusht duhet të vendosen në një objekt të veçantë ku kushtet e jetës dhe punës janë krejtësisht tjera nga ato të personave që gjenden në fazën e burgut të përbashkët. Dërgimi dhe vendosja e personave të dënuar në paralelen për të lirë, bëhej nga një këshill i veçantë. Sistemi i pikëve (ose Mokanakut) – Dënimi për secilin të dënuar është shprehur me një shumë të poenave dhe të pikëve, të cilat nëse të dënuarit i fitonin kishin benificione të ndryshme dhe në fund arrinin të fitonin lirinë para kohe. Në fazën e tretë grupi shpërndahet dhe secili fitonte nga një shtëpizë dhe tokë ku mund të merrej me punë bujqësore. Sistemi i klasifikimit ose i Gjenevës : Kishte 3 faza: faza e qelisë, faza e burgut të përbashkët dhe faza e daljes para kohe në liri. Interesant është faza e dytë në të cilën të dënuarit sipas kritereve subjektive dhe objektive klasifikoheshin në grupe, nëngrupe, klasë, paralele me qëllim të pengimit të ndikimit. Klasifikimi bëhej sipas kritereve juridiko-penale, veprave penale, shkallës së përgjegjësisë, motivit të kryerjes dhe recidivizmit. Sistemi modern ose bashkëkohor.- Personat e dënuar të përgatiten që të kyçe pa probleme në jetën në liri. Në paraqitjen esistemit ndikim të madh kanë pasur shkencat e kriminologjisë, drejtës penale, psikologjisë, penologjisë. Page 13 of 24
  • 14. Shkolla juridike-penale ka kontribuar në respektimin dhe aplikimin e parimeve të ligjshmërisë dhe humanitetit. Shkolla pozitiviste ka kontribuar për njohjen e personalitetit sidomos të vetive biologjike, anatomike dhe psikologjike. Shkolla e mbrojtjes së re shoqërore ka kontribuar në paraqitjen e klasifikimit të personave të dënuar. Në sistemin modern nuk është e pranishme faza e izolimit të personave të dënuar, por aplikohet si masë disiplinore. Faza I – fillon me vrojtimin dhe studimin e personit të dënuar (ekspertëve psikologji, sociologji, kriminologji, pedagogji) Faza II – bëhej klasifikim i gjerë, të dënuarit në bazë të punës dhe aftësimit fitonin të drejta dhe benificione. Faza III – lëshimi me kusht dh ndihma postpenale ndaj të dënuarve (iu sigurohej puna, banimi, etj) Gjatë qëndrimit të ente , të dënuarit kalojnë nëpër disa institucione të tipit të veçantë; të hapura, vikende etj, ku puna dhe jeta e personave të dënuar është shumë afër punës dhe jetës në liri. Kapitulli VII Roli i organizimit dhe asociacioneve ndërkombëtare për zhvillimin dhe përsosjen e ekzekutimit të sanksione penale Organizatat, shoqatat dhe asociacionet më të njohura që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim përmenden: Komisioni ndërkombëtar për të drejtën penale dhe institucionet korrektuese, Komisioni për çështje sociale i OKB-së, Shoqata ndërkombëtare për kriminologji, Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen shoqërore, Page 14 of 24
  • 15. Shoqata ndërkombëtare për të drejtën penale. Posaçërisht janë të vlefshme Rregullat standarde minimale të OKB-së mbi trajtimin e të burgosurve dhe rregullat Evropiane të burgut për të cilat do të bëhet fjalë në pjesën e IV gjegjësisht në shtojcën e këtij teksti. 1- Komisioni ndërkombëtar për të drejtën penale dhe institucionet korrektuese Kontribut i komisionit është hartimi i disa rregullave standarde minimale për trajtimin e të burgosurve nëpër ente me titull "Përmbledhje rregullash mbi trajtimin e të burgosurve" i cili aprovohet më 1934 nga Lidhja e Popujve. Ky komision ndërkombëtar, shndërrohet në organ të veçantë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Fondacionit ndërkombëtar për të drejtën penale dhe trajtimin e të burgosurve. 2- Komisioni për çështje sociale i OKB-së mbi parandalimin e kriminalitetit dhe trajtimin e delikuentëve. Ky komision ka mbajtur disa kongrese ku janë trajtuar çështjet e ekzekutimin e dënimeve me burgim. OKB më 1975 ka aprovuar Rezolutën "Deklarata mbi mbrojtjen e të gjithë personave nga torturat dhe dënimet e vrazhda, johumane dhe poshtëruese". Është theksuar se aplikimi i dënimit me burgim duhet të jetë si mjet i fundit i pengimit të kriminalitetit e jo si mjet i rregullt. Ky kongres njihet nga fakti se ka aprovuar tri rezoluta: 1- " Mbi nevojën e kërkimit të alternativave për burgun ose dënimin me burgim", 2- "Problematika e femrave si delikuente dhe si persona të dënuar", 3- "Kërkimin dhe përsosjen e masave të ndryshme mbi riintegrimin social të dënuarve me burgim". 3- Shoqata ndërkombëtare për Mbrojtjen e Re Shoqërore Kjo shoqatë nga ndikuar në paraqitjen e reformave rrënjësore penitensiare në shumë shtete, individualizmin e tretmanit të personave të dënuar, inaugurimin dhe rregullimin ligjor të vrojtimit dhe observimit të personalitetit të të dënuarve në institucione korrektuese. Gjithashtu, shoqata ka insistuar që personeli i institucioneve korrektuese të ketë sjellje të mira. Në këtë kongres u paraqit ideja që drejtoria e institucioneve korrektuese varësisht prej suksesit të procesit të riintegrimit të ketë mundësi që të bëjë ndryshimin e zgjatjes së dënimit me burgim ose të lejojë që të dalin para kohe në liri. 4- Shoqata ndërkombëtare për kriminologji Si çështje kryesore kjo shoqatë ka trajtuar temën "Burgu si faktor kriminogjen". Ndikimet negative që manifestohen në jetën fizike të personit të dënuar, paraqiten si rezultat i ushqimit të dobët, i vendosjes dhe kushteve të vështira në lokalet e burgut, veshmbathjes joadekuate, të higjienës dhe qëndrimin rigoroz të personelit të burgjeve. Sjelljet e këtilla ndikojnë që te të dënuarit të paraqiten deformime të ndryshme psikike, si egoizmi, poltronizmi, agresiviteti, inferioriteti etj. Page 15 of 24
  • 16. Është konstatim se burgu klasik sjell çrregullimin e raporteve familjare, shkurorëzimin apo shkatërrimi i bashkësisë familjare, ndarjen e fëmijëve, ngeljen e të miturve pa mbrojtje dhe kujdes etj. Kjo shoqatë insiston në transformimin rrënjësor të burgut klasik në një ent modern të riedukimit dhe përmirësimit. Kjo shoqatë ka dhënë kontribut të madh për përsosjen e metodave dhe mjeteve më bashkëkohore për individualizimin e procesit të tretmanit të personave të dënuar nëpër institucione korrektuese. 5- Shoqata ndërkombëtare për të drejtën penale Kjo shoqatë ka trajtuar problematikën e sanksioneve penale (kongresi XI, 1974 në Budapesht). Kanë dalur propozime të reja që dënimet me burgim të zëvendësohen me dënime dh masa të tjera, e sidomos me dënimin me të holla, dënimin me kusht etj. Rregullat Standarde Minimale të OKB-së mbi trajtimin e personave të burgosur. Ky dokument (versioni final) është aprovuar në Gjenevë 1955, ndërsa këshilli i ekonomik-social i OKB-së, e ka vërtetuar me rezolutë të veçantë në vitin 1957. Rregullat standarde minimale, pas aprovimit të tyre, bëhen një prej burimeve dhe themeleve kryesore në të cilat mbështetet praktika e trajtimit të personave të dënuar nëpër burgje dhe ente ndëshkimore. Këto rregulla kanë për qëllim eliminimin dhe braktisjen e metodës së maltretimit fizik dhe psikik të personave të burgosur nëpër burgje. Këto rregulla trajtojnë dhe rregullojnë disa grupe të çështjeve, p.sh., parimet themelore mbi organizimin e burgjeve dhe institucioneve, pranimin e të dënuarve dhe vendosjen e tyre në burgje dhe ente, klasifikimin dhe kategorizimin e personave të dënuar, trajtimin dhe sigurimin e higjienës personale, veshmbathjes, ushqimit, organizimin e kohës së lirë, aktivitetet sportive dhe kulturore dhe ndihmën shëndetësore, mbajtjen e rendit, disiplinës e ndëshkimit të të burgosurve dhe me aplikimin e mjeteve të dhunës ndaj tyre, kontaktimi i të dënuarve me botën e jashtme, informimin dhe të drejtën e ankesës. Rregullat trajtojnë obligimin e institucioneve për kategorizimin e të burgosurve sipas: gjinisë, moshës, llojit të dënimit, llojit të veprës penale, karrierës kriminale etj. Përcaktohen kriteret për sasinë e dritës natyrore, ajrit të pastër, hapësirës, nxehjes, dhomave , ujit të pijes etj. Nëse rrezikohet rendi dhe qetësia justifikohen forca fizike ndaj të burgosurve. Rregullat Evropiane të burgut Page 16 of 24
  • 17. Këshilli Evropës ka aprovuar një rekomandim të cilat përmbajnë çështjet e pranimit të dënuarve, evidentimin, klasifikimin, vizitat , korrespodenca etj. KE rekomandon që të burgosurve t’u lejohet të marrin pjesë në edukim jashtë burgut. Ekzekutimi i dënimeve me burgim dhe tretmani i të burgosurve Me nocionin riedukim, risocializim dhe riintegrim, duhet të kupohet një gjendje tjetër kualitative, sipas së cilës personi i dënuar, gjatë qëndrimit në ent dhe në bazë të tretmanit të zbatuar atje, ka ndryshuar esencialisht. Gjatë procesit të riintegrimit, të burgosurit duhet të binden se problemet, mosmarrëveshjet dhe konfliktet e tij në shoqëri, nuk vijnë vetëm nga mjedisi që e rrethon, por shpesh janë produkt i gjendjes psikike dhe shpirtërore të personalitetit të tij. Ata duhet t’iu nënshtrohen procesit të tretmanit, të arrijë që t’i harmonizojë kërkesat, motivet dhe dëshirat e tij personale, me raportet e mjedisit, me normat dhe rregullat ligjore që vlejnë në shoqëri. Tretmani – trajtimi i personave të dënuar si kusht për riintegrimin e tyre Me tretman nënkuptohet një aktivitet i paramenduar dhe i organizuar mirë me qëllim të riedukimit dhe riintegrimit të personave të dënuar. Tretmani kuptohet si punë e veprimeve për riintegrim, edukim, angazhim në punë, angazhim në aktivitete të lira, aftësimin profesional. Në kuptimin e gjerë trajtimin e delikuentit në të gjitha fazat e ndriçimit të rastit kriminal.Tretman në kuptimin e plotë është tretmani gjatë kohës së qëndrimit të personave të dënuar në institucione. Për realizimin e tretmanit dhe arritjen e qëllimit përfundimtar të ekzekutimit të dënimit me burgim janë të domosdoshme të plotësohen dhe realizohen disa kushte të cilat kanë të bëjnë me: 1. Individualizimi i tretmanit të personave të dënuar – nënkuptohet përshtatja e metodave dhe mjeteve të ndikimit personalitetit të tyre (sipas vetive dhe cilësive psikike, sociale dhe kulturore të personave të dënuar), për t’u realizuar me sukses individualizimi i tretmanit është e domosdoshme studimi, observimi dhe njohja e personalitetit të dënuarit. Observimi dhe studimi i të dënuarve- ekziston observimi shkencor dhe empirik. o Observimi shkencor: bëhet në institucione të veçanta shkencore ku personat e dënuar i nënshtrohen një studimi dhe analize të gjithanshme të vetive psikike, biologjike dhe sociale. Këto institucione qendra observimit, qendra klasifikimi, qendra për diagnostifikim, qendra të tirazhit, zyra të observimit dhe hulumtimit etj. o Studimi dhe observimi empirik: zbatohet në institucionet korrektuese ku zbatohen nga ekipe ekspertësh të lëmenjve të ndryshëm (socialë, edukatorë, psikologë, mjekë, juristë etj). Observimi bëhet me rastin e pranimit të personit të dënuar në ent dhe ai observim mund të vazhdojë më tej. Studimet dhe observimet në qendrat e observimit, zakonisht bëjnë hulumtime të natyrës psikologjike dhe sociologjike të personave të dënuar. Page 17 of 24
  • 18. Studimet dhe observimet psikopatike, përfshinë studimin e gjendjes dhe të ndryshimeve anatomike fizike dhe sferën e jetës psikike të personalitetit të të dënuarve. Me anë të testeve të cilat përcaktojnë shkallën e inteligjencës, vetitë e karakterit, temperamentit, orientimin profesional të të dënuarit etj. Ndërsa, me metoda biometrike përcaktohet shkalla e vetëdijes, e të mbajturit mend, format e reagimeve, aftësia e gjykimeve etj. Studimet dhe kërkimet sociologjike, të personalitetit të të dënuarit kanë të bëjnë me kërkimin e kushteve sociale të ambientit dhe familjes ku është rritur dhe formuar personi i dënuar. Me qëllim të caktimit të shkallës së ndikimit të këtyre rrethanave në sjelljen kriminale përdoren metodat si: anketa, intervista, bashkëbisedimi etj. Kërkimeve përfshijnë analizën e rrethanave sociale, ekonomike, familjare, kulturore e politike. Për vëllimin dhe observimin e studimit të personave të dënuar veçohen disa lloje të observimit. Observimi fakultativ, observimi obligativ, observimi gjyqësor- kriminologjik, observimi penitensiar. - Observimi Kriminologjik dhe gjyqësor- qëllimi është individualizimi i përgjegjësisë, - Observimi penitensiar, qëllimi është përshtatja e masave, metodave e mjeteve, personit të dënuar, për riedukimin dhe riintegrimin e tij. - Observimi fakultativ, bëhet vetëm ndaj atyre që tregojnë disa parashenja dhe sjellje devijonte të në intensiteti më të madh. - Observimi obligator, është i detyrueshëm për të gjithë të dënuarit. 2. Klasifikimi i personave të dënuar : karakteristikë e përbashkët i klasifikimit është individualizimi i përgjegjësisë penale, individualizimi i dënimit dhe individualizimi i tretmanit me qellim të përmirësimit të tyre. Klasifikimi është një proces permanent gjatë tërë tretmanit penitensiar. Llojet dhe kriteret e klasifikimit janë: a) Klasifikimi i jashtëm (ekstrem) quhet klasifikim horizontal në bazë të disa kritereve objektive. Me rastin e këtij klasifikimi mirren parasysh mosha, gjinia, lloji i veprës penale, lloji i dënimit dhe lartësia e tij dhe recidivizmi. Këtë ndarje e bën vetë ligji apo gjykatat gjatë trajtimit, gjykimit dhe shqiptimit të dënimit me burgim. b) Klasifikimi i brendshëm (intern), quhet klasifikim vertikal i cili bëhet brenda institucioneve korrektuese i cili bëhet në bazë të vetive, cilësive dhe karakteristikave subjektive. Grupet duhet të kenë veti heterogjene. Klasifikimin e bëjnë komisione profesionale me ekspertë të lëmenjve dhe profileve të ndryshme shkencore dhe profesionale. 3. Klasifikimi dhe kategorizimi i institucioneve korrektuese – nënkupton themelimin e institucioneve të llojllojshme, me qëllim të zbatimit të tretmanit dhe përshtatjes më të suksesshme të kërkesave për riedukimin dhe riintegrimin e Page 18 of 24
  • 19. personave të dënuar. Klasifikimi bëhet në bazë të kritereve objektive (llojit të veprës penale, lloji dënimit, lartësia e dënimit, mosha, gjinia) a) Institucionet korrektuese në Kosovë ndahen në: 1- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim, 2- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim afatgjatë, 3-Qendra të paraburgimit për ekzekutimin e paraburgimit dhe dënimeve të burgimit deri në 3 muaj, 4- Burgje për femra për ekzistimin e dënimit me burgim, 5- Burgje për femra për ekzekutimin e dënimit me burgim, 6- Burgje për të mitur, 7- Institucionet korrektuese për ekzekutimin e masave edukative, 8- Burgje- spitale për trajtimin e të paraburgosurve dhe personave të dënuar të sëmurë. b) Llojet dhe kriteret e klasifikimit të institucioneve - Organizimi horizontal dhe vertikal, - Institucione të përgjithshme dhe të veçanta, - Institucione dhe burgje, Sipas moshës dhe kategorisë: Institucione korrektuese dhe institucione edukative për të mitur, Sipas gjinisë institucionet ndahen në: Institucione për femra dhe institucione për meshkuj, Sipas rajonit institucionet ndahen në: Institucione lokale, rajonale, republikane dhe federale. Sipas shkallës së sigurisë institucionet mund të jenë: Të tipit të mbyllur, të tipit gjysmë të hapur, të tipit të hapur. Ndarja dhe klasifikimi vertikal bëhet në bazë të kritereve subjektive : institucione speciale për të mitur të rinj, për të rritur, për të dënuar nga shprehitë, për të dënuar për delikte në trafikun rrugor, për persona të sëmurë që kanë kryer krime, për trajtimin dhe rehabilitimin e të dënuarve alkoolistë dhe narkomanë, për të dënuar me çrregullime mentale. Në Kosovë ekzistojnë këto lloje të institucioneve: 1. Institucioni korrektues në Dubravë, 2. Institucioni korrektues në Lypjan 3. Burgjet e qarkut në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan etj. Institucionet korrektuese sipas lartësisë dhe zgjatjes së dënimit, ndahen në burgje dhe institucione korrektuese. Burgjet janë institucione të themeluara në qendra komunale apo rajonale, ku zakonisht bëhet ekzekutimi i dënimit me burgim, me kohëzgjatje të shkurtër. Institucionet korrektuese zakonisht janë institucione më të degëzuara dhe më të organizuara në të cilat mbahet dënimi me burgim me një kohëzgjatje më të madhe. Mund të jenë të tipit të përgjithshëm dhe të specializuara. Page 19 of 24
  • 20. Institucionet korrektuese ndahen edhe sipas kriterit të shkallës së sigurisë, në : o Institucione të tipit të mbyllur ose shkallës së lartë të sigurisë (sigurim objektivo- subjektiv) o Institucione të tipit gjysmë të mbyllur ose me shkallë të mesme të sigurisë(sigurim fizik ose personal) o Institucione të tipit të hapur ose me shkallë të ultë të sigurisë(shkallë më të ulët të sigurimit) Kapitulli IX Mjetet dhe metodat e tretmanit të dënuarve me burgim 1. Kuptimi dhe rëndësia dhe llojet e mjeteve dhe metodave të tretmanit të personave të dënuar Si metodë e riintegrimit mund të definohet shfrytëzimi i planifikuar i një grumbulli të mjeteve, formave dhe faktorëve. Metodat e trajtimit kanë të bëjnë me veprimet dhe masat që i ndërmerr personeli i institucionit ndaj të dënuarve, ndërsa metoda e riintegrimit të tyre nënkupton një zgjedhje të vetëdijshme të veprimeve, masave dhe mjeteve të caktuara me qëllim të riedukimit dhe riintegrimit të personave të dënuar. Metodat që aplikohen në rrugën e përmirësimit dhe riedukimit janë: 1. Puna e personave të dënuar, 2. Puna individuale e personelit të institucionit me persona të dënuar, 3. Puna grupore e personelit të institucionit me persona të dënuar, 4. Vetorganizimi i personave të dënuar, 5. Arsimimi dhe shkollimi i personave të dënuar, 6. Aftësimi i profesional i personave të dënuar, 7. Organizimi i jetës kulturore-zbavitëse e sportive i personave të dënuar. Puna e personave të dënuar: qëllimi dhe karakteri i punës së personave të dënuar, gjithmonë është varur nga qëllimi i dënimit me burgim gjatë fazave të ndryshme të aplikimit të tij: Faza I - ka pasur karakter shpagimi dhe hakmarrje ndaj të dënuarve (Shtrati i fortë, ushqim i ligë dhe punë e rëndë) Faza II – kur dënimi me burgim bëhet dënim dominues në legjislacionin penal pozitiv, puna paraqitet si mjet përmirësimi. Faza III- Kur puna trajtohet si masë, mjet dhe metodë e rëndësishme për riedukimin dhe riintegrimin e të dënuarve. Nga rregullat standarde minimale të OKB-së, dalin përfundime se puna të dënuarve u mundëson fitimin e shprehive të punës, ruajtjes dhe përsosjes së shprehive të mëparshme pozitive, aftësimin dhe përgatitjen profesionale, sigurimin e të ardhurave. Page 20 of 24
  • 21. Format e organizimit të punës së personave të dënuar, ndahen në dy grupe: 1. Sistemi i organizimit të punës private (me qira, me kontratë, sipas njësive punuese, organizim publik) Sistemi i organizimit të punës publike (punë për llogari të shtetit, për nevoja të shtetit, për punët publike, punës me ndërmarrje në liri) 2. Puna e personelit penitensiar me personat e dënuar – veçanërisht përmendet puna individuale e edukatorit, puna grupore me personat e dënuar dhe format e tjera. - Përgatitja dhe aftësia profesionale e personelit të institucionit korrektues : kërkohet që personeli penitensiar, sidomos edukatorëve, punëtorëve socialë, mjekët, psikologët, instruktorët, gardianët dhe rojet e institucioneve, të kenë njohuri dhe përgatitje elementare profesionale dhe praktike nga fusha e pedagogjisë, sociologjisë, psikologjisë, andragogjisë, kriminologjisë, të drejtës penale, penologjisë etj. - Puna individuale e edukatorit me personat e dënuar – Kjo punë lidhet me nevojën e njohjes së plotë të personalitetit të të dënuarit, përcjelljen e punës dhe sjelljeve të tij në ent, me bisedat, këshillimet, arsimimin, dhe orientimin profesional. Edukatori apo pedagogu duhet që, më parë, të konsultojë dhe studiojë dokumentacionin e plotë të gjykatës, të studioj dosjen penologjike dhe anketën sociale. Lidhur me njohjen e personalitetit të të dëmtuarit nga ana e edukatorit apo pedagogut, janë me rëndësi diagnoza kriminale, prognoza sociale dhe propozimet për zbatimin e tretmanit, të cilat janë përpunuar nga ekipi i ekspertëve të qendrës observuese. Lidhur me raportin dhe mënyrën e kontaktimit të edukatorëve dhe pedagogëve me personat e dënuar, përmenden disa metoda: Bindjes, krijimit të shprehive, nxitjes, premtimit-dhuratave- shpërblimeve, shtrëngimit dhe ndëshkimit. Metoda e bindjes: edukatorët insistojnë që t’i bindin të dënuarit t’i respektojnë rregullat e rendit shtëpiak, obligimet dhe detyrimet tjera. Metoda e shprehive: kanë të bëjnë me shprehitë për punë, për higjienë personale dhe lokalit, mjeshtrive etj. Metoda e nxitjes: te personi i dënuar të zgjon motive, dëshira dhe vullnet pozitiv duke premtuar, notuar, lavdëruar, dhurata, organizimi i garave etj. Metoda e premtimit, dhuratave dhe shpërblimeve në mënyrë publike: Metoda e shtrëngimit dhe ndëshkimit: ndërmerren kur metodat tjera nuk kanë efekte. Mjetet më të shpeshta janë qortimi, vërejtja, kontrolli, mbikëqyrja, kërcënimi, ndalesat e ndryshme, detyrimi i veprimit të caktuar. - Puna e punëtorëve socialë me personat e dënuar: personi social ka për detyrë të ndikojë te personat e dënuar, që ta tejkalojnë gjendjen e krijuar me faktin e kryerjes së krimit dhe privimit nga liria, t’iu ndihmojë atyre në sanimin e marrëdhënieve të prishura Page 21 of 24
  • 22. dhe të çrregulluara familjare, martesore dhe të marrëdhënieve tjera. Punëtorët socialë duhet të hartojë një analizë sociale me konstatime dhe mendime të cilat janë të rëndësishme për procesin e tretmanit dhe të riintegrimit të personave të dënuar. Kjo analizë, ndahet në tri pjesë kryesore. - Në pjesën e parë të analizës sociale janë: të dhënat mbi gjendjen sociale ( të dhënat mbi martesën dhe marrëdhëniet martesore, të dhënat mbi familjen dhe raportet familjare, të dhënat mbi numrin e anëtarëve të familjes, të dhënat mbi profesionin, moshën, gjininë dhe kushtet tjera. - Në pjesën e dytë të analizës sociale hartohet anamneza kriminologjike. - Pjesa e tretë përmban shënime të sintetizuara nga dy pjesët (dmth.Diagnoza sociale) Punëtori social kontribuon në procesin e klasifikimit të personave të dënuar në grupe dhe nëngrupe, në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve në mes të personave të dënuar, në zgjedhjen dhe evitimin e mosmarrëveshjeve në mes të personave të dënuar dhe personelit të institucionit, në zgjedhjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dënuarve dhe familjeve të tyre. Punëtori social mund të japë ndihmë të madhe në organizimin dhe përgatitjen e daljes së personave të dënuar në liri, t’u ndihmojë personave të dënuar që kur të dalin në liri, t’i zgjidhin disa çështje dhe probleme vitale për jetën e tyre. Fjala është për: sigurimin e punësimit, sigurimin e banimit, vazhdimin e shërimit dhe mbrojtjes shëndetësore, përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara familjare dhe një varg problemesh tjera. - Puna e mjekut dhe e punëtorëve shëndetësorë me personat e dënuar – kanë ndikim të madh, si në tretmanin individual të personave të dënuar ashtu edhe në atë kolektiv. Nga praktika penitensiare theksohet se personat e dënuar i besojnë mjekut dhe psikiatrit dhe rrëfejnë disa çështje, probleme dhe preokupime intime të cilat personeli tjetër i institucionit nuk mund t’i hetojë dhe t’i dijë. Propozimet dhe mendimet profesionale të punëtorëve shëndetësorë, lidhur me caktimin e vendit të punës, me kushtet e vendosjes dhe veshmbathjes, me ushqimin dhe llojin e ushqimit si dhe me ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj të dënuarve, kanë rëndësi dhe ndikim të veçantë në procesin e tretmanit të personave të dënuar gjatë qëndrimit në institucione korrektuese. -Puna e instruktorëve me personat e dënuar – Instruktorët, si mjeshtër dhe ekspertë të profileve të ndryshme kanë detyrë që t’i mësojnë dhe aftësojnë personat e dënuar në procese të ndryshme të punës, në teknologji dhe në mjeshtri të caktuara. Instruktorët mund t’i përfitojnë ata që me më vullnet të kyçen në procesin e punës, që me interesim të fitojnë shprehi pune, të zënë e mësojnë mjeshtri, t’i përsosin ato, të fitojnë Page 22 of 24
  • 23. kualifikime dhe tituj të caktuar, të nxisin iniciativën për angazhime krijuese në punë. Instruktori, nxit dhe kultivon kultin e punës. Në këtë mënyrë, mënjanohen vetitë negative siç janë: agresiviteti, egoizmi, parazitizmi dhe dukuri tjera 3- Metodat e tretmanit grupor me personat e dënuar : puna grupore nënkupton udhëheqjen dhe organizimin nga ana e personelit të institucionit të bisedave kontakteve dhe debateve të ndryshme me personat e dënuar me qëllim të riedukimit Metodat grupore mund të zbatohen në formë të metodave të këshillimeve grupore dhe të psikoterapisë grupore. - Metodat e këshillimeve grupore – nënkupton bisedën me një grup të personave të dënuar. Grupi mund të jetë prej 5-10 persona. Biseda dhe debati duhet të zhvillohet në tryezë të rrumbullakët, jashtë lokaleve të mbyllura të institucionit. Puna grupore dhe këshillimet grupore e trimërojnë personat e dënuar i afrojnë atij mundësi që të ndeshet me realitetin,ashtu si është. - Metoda e psikoterapisë grupore – angazhohet për njohjen më të thellë të vetive dhe cilësive individuale të personit të dënuar. Ajo planifikon teknika dhe ecuri të psikanalizës së Frojdit. Metoda e këshillimeve grupore kishte për qëllim që të ndikojë që ata t’i eliminojnë disa simptoma të gjendjeve neurotike. Metoda e psikoterapisë grupore bën shpjegime të natyrës gjenetike dhe sjelljeve dhe qëndrimeve të dënuarve. Metoda e psikoterapisë grupore, të gjitha njohuritë mbi të dënuarin i grumbullon me anë të aplikimit të testeve psikopatike dhe sociopatike. 4- Vetorganizimi i personave të dënuar – personat e dënuar vetorganizohen, e administrojë vetë jetën dhe punën në ent, i qeverisin vetë aktivitetet lidhur me prodhimin, aktivitetet e jetës kulturore-zbavitëse, sportive etj. Kjo mënyrë e organizimit ndikon në eliminimin e disa dukurive kriminale dhe negative, brenda në ent, si kontrabandës me drogë vjedhjeve, aplikimit të dhunës, rrahjeve, konflikteve apo mosmarrëveshjeve në mes të dënuarve i zgjidhte këshilli i veçantë, i përbërë nga vetë të dënuarit me burgim, i cili caktonte dhe ndërmerrte masa të ndryshme ndaj personave të dënuar. Vendimet dhe qëndrimet e "Këshillave" të tilla të të dënuarve, kanë pasur më shumë autoritet se sa vendimet e drejtorisë. 5- Arsimimi dhe ngritja profesionale si metodë e trajtimit të personave të dënuar – për arritjen e nivelit dhe shkallës së arsimimit e shkollimit si dhe aftësive profesionale, personave të dënuar i’u lëshohen dëftesa, diploma dhe certifikata të cilat vlejnë edhe në liri. Disa personave të dënuar të cilët tregojnë sukses të veçantë, që arrijnë rezultate të posaçme në mësim, në punë praktike në inovacione dhe përparime teknike, drejtoria e institucioneve korrektuese ua mundëson që këtë aftësi dhe talent të tyre pa pengesa edhe jashtë institucionit. Ligji mbi ekzekutimin e sanksioneve penale të Kosovës ka trajtuar problematikën e aftësimit profesional dhe arsimimit të personave të burgosur që gjenden në institucionet korrektuese. Page 23 of 24
  • 24. 6- Aktivitetet kulturore, argëtuese dhe sportive me të dënuar – metodë dhe faktor i fuqishëm për riedukimin dhe përmirësimin e personave të dënuar, konsiderohet edhe organizimi i jetës kulturore-argëtuese dhe sportive. Të gjitha institucionet korrektuese duhet të disponojnë me biblioteka dhe salla të leximit, të nxirren gazeta dhe fletushka të cilat pasqyrojnë punën dhe jetën e të dënuarve, shkrimet dhe punimet në gazetat e tilla përgatiten nga personat e dënuar. Nëpërmjet garave të këtilla sportive, te personat e dënuar, zhvillohet fryma e jetës kolektive, besimi reciprok e humaniteti. Në anën tjetër, flaken disa veti, si egocentrizmi, agresiviteti, parazitizmi etj. . Page 24 of 24