1. POLITIKA EKONOMIKE
1-SHKOLLAT E MENDIMIT EKONOMIK MBI ROLIN E SHTETIT NE EKONOMI
a-Doktrina Liberale dhe
b-Intervencioniste
1.1-doktrina liberale
Themelues janë Adam Smith dhe David Rikardo. Karakteristika të kësaj shkolle
janë. Mosndërhyrja e shtetit në ekonomi, Konkurrenca e lirë në ekonomi,dhe se
në ekonomi vepron një dorë e padukshme. Sipas Smithit individin dhe
kapitalistin e nxisin për tu marrë me aktivitet ekonomik: egoizmi, afiniteti,
dëshira për liri, shprehia e punës dhe afiniteti për tregti.
1.2-doktrina intervencioniste
Themelues është Xhon Kejnzi i cili ishte për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi.
Karakteristikat e kësaj doktrine janë. Se nuk duhet mbështetur në dorën e
padukshme, Intervenimi shtetëror është i domosdoshëm për sukses kundër
krizës në ekonomi dhe në vend të dorës së padukshme rekomandohet dora
politike ( e shtetit).
2-TIPET MODELET E SISTEMEVE EKONOMIKE
Më karakteristike sot janë: Modeli Amerikan, Gjerman, Japonez, Suedez, Sistemi
administrativo-komandues dhe ish modeli i shteteve socialiste-kinez-rusë.
3-BARTËSIT E EKONOMISË SË APLIKUESHME - Janë:
1-Organet shtetërore, organet publike-juridike
2-Organizatat ndërkombëtare dhe
3-Trupat operative ( firmat dhe ndërmarrjet).
3.1-organet shtetërore-Në emër të shtetit udhëheqin organet shtetërore të
cilat aprovojnë dispozita të ndryshme dhe sigurojnë aplikimin e tyre. Organet
ligjvënëse krijojnë norma juridike dhe një pjesë ë këtyre normave rregullojnë
marrëdhëniet ekonomike. Organet administrative kujdesen për realizimin e tyre
dhe në kuadër të këtyre organeve vend të rëndësishëm zënë qeveria me resorët
e veta.
3.2-organet publike–juridike
Kryejnë funksione publike në fushë të ekonomisë dhe janë: Odat ekonomike dhe
Bursat
odat ekonomike
Harmonizojë interesat e veçanta të anëtareve të sajë me interesat e shoqërisë.
Ku shteti me anë të disa dispozitave të veçanta ju beson kryerjen e disa punëve
Faqe 1 prej 23
2. odave ekonomike. Formohen me qëllim të ekonomisë dhe pjesëve te sajë.
Dallojmë dy lloje të odave ekonomike.
a) Odat ekonomike Evropiane-kontinentale (kanë karakter juridiko-publik,
formohen me ligj dhe anëtarësimi është i obligueshëm) dhe
b) Odat ekonomike anglo-saksone (janë të karakterit juridiko-privat dhe
anëtarësimi është i vullnetshëm).
Bursat
Janë tregje të përhershme në të cilat veprojnë rregulla dhe uzansa të veçanta.
Në bursa punët mund të i lidhin vetëm anëtarët e saj, dhe punët kryhen përmes
ndërmjetësve (senzalve). Shitblerja mund të kryhet vetëm përmes mostrave të
mallrave. Punët në bursa lidhen; a) Prompte (menjëherë) dhe me b) Termin.
Themelimi i bursave bëhet me ligj.
3.3-organet politike
Partitë që janë në pushtet nëpërmjet parlamentit dhe ministrive angazhohen në
realizimin e programeve të tyre ekonomike. Sindikata është forma më masovike
e organizimit të punëtoreve.
3.4-trupat operative (firmat dhe ndërmarrjet)
Ndërmarrja paraqet subjekt të pavarur ekonomik dhe person juridik e cila
prodhon të mira ose kryen shërbime të caktuara për nevojat e tregut dhe duke
bartur rrezikun afarist me qëllim të realizimit të fitimit dhe qëllimeve tjera
konform me kushtet dhe mundësit që i ofron sistemi ekonomik i vendit.
Format më të rëndësishme organizative të ndërmarrjeve janë;
a-Ndërmarrjet në pronësi publike-Me të cilat menaxhon shteti dhe janë në
pronësi të tij.
b-Ndërmarrjet private- Që janë në pronësi private dhe
c-Ndërmarrjet e përziera–Që bashkohen në forma të ndryshme për të ngritur
efikasitetin dhe fitimin.
Sot në ekonomin e tregut format më të zakonshme të ndërmarrjeve–firmave
janë:
a-ndërmarrjet e pavarura individuale
b-shoqëria më përgjegjësi të pakufizuar
c-shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
d-shoqëritë aksionare
e-shoqëritë komanditore
a-ndërmarrjet-firmat e pavarura individuale
Formohen nga personat fizikë të cilët një herit janë edhe pronarë të firmës. Këto
ndërmarrje zakonisht janë të vogla dhe kryesisht formohen si shërbime dhe më
pak si prodhuese. Karakteristikat janë. Pronari është edhe menaxher i firmës, të
punësuarit janë zakonisht anëtar të familjes, pronari merr vendime dhe bën
vetëfinancim, pronari disponon me fitimin dhe përgjigjet për obligimet ndaj
shtetit. Në kuadër të këtij lloji të ndërmarrjeve forma më e shpeshtë është
Faqe 2 prej 23
3. mikrondërmarrjet apo micro-enterprise. Mikrondërmarrjet janë kategori e re dhe
formohen në kuadër të familjes dhe motiv kryesor kanë punësimin e antarve të
familjes dhe sigurimin e ekzistencës.
b-shoqëria me përgjegjësi të pakufizuar (solidare)
Kjo shoqëri bëhet me marrëveshje në mes të anuarve dhe të gjithë përgjigjen
për obligimet në mënyrë solidare dhe që të gjithë janë të barabartë.
c-shoqëria më përgjegjësi të kufizuar
Kjo themelohet në bazë të marrëveshjes në mes të anuarve të shoqërisë të cilët
bashkojnë punë dhe mjetet me qëllim të formimit të një të përbashkët . Me
rastin e bashkimit në kapitalin themelues shuma e anuarve nuk është e thënë të
jetë e barabartë pra secili prej tyre merr pjesë me shumë të caktuar sipas
interesit që shpreh për këtë shoqëri. Përgjegjësit e anuarve ndaj obligimeve janë
të kufizuara varësisht nga vlera e avancuar e mjeteve financiare.
d-shoqëritë aksionare
Paraqesin formën organizative me të madhe që formohen me bashkimin e shumë
kapitaleve individuale në një kapital të përbashkët që quhet kapitali aksionar. Me
këtë rast aksionarëve u jepen letra me vlerë që quhen aksione me të cilën
përcaktohet vlera nominale e aksionit dhe e drejta në pjesëmarrje të fitimit
(Dividentës). Po ashtu ofron më shumë mundësi të marrjes së kredive sepse
ekziston mundësia më e madhe e kthimit të kredisë në krahasim me ndërmarrjet
private. Avansimi i kapitaleve aksionare në shoqëritë aksionare bëhet me blerjen
e aksioneve në tregun e bursës.
Çdo aksion ka edhe vlerën e vet që mund të jetë nominale (të përcaktuar me
rastin e blerjes) pastaj vlerën e tregut (të përcaktuar në bazë të ofertës dhe
kërkesës). Aksionarët mund të marrin fitimin në dy forma a) nëpërmjet
dividentës që do të thotë se poseduesit e aksioneve për çdo aksion marrin një
shumë të caktuar nga shoqëria aksionare dhe b) nëpërmjet riinvestimit që do të
thotë se shoqëria aksionare mund të mos e shpërndaj fitimin por ta investojë në
fonde kryesore që në të ardhmen tu shtohen fitimet aksionarëve. Si rrjellim i
kësaj kemi rritjen e çmimeve të aksioneve me q rast poseduesit marrin edhe një
shtesë plus përveç dividentës e që ky fitim quhet fitimi nga kapitali aksionar.
Dividenta si e ardhur nga aksioni nuk është e ditur që më par sepse vlera e sajë
varet nga suksesi afarist i shoqërisë aksionare.
e-shoqëria komanditore
Kjo paraqet formën e përzier të ndërmarrjeve dhe përbehet prej dy lloj
aksionesh: të brendshëm dhe të jashtëm. Aksionarët e brendshëm udhëheqin
dhe përgjigjen për detyrimet e kompanisë dhe janë komplementar dhe të
jashtmit nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në udhëheqje dhe afarizëm por gëzojnë
të drejtën në marrjen e fitimit të ndërmarrjes. Format më të larta të organizimit
të ndërmarrjeve në fazën monopolistike të kapitalizmit janë. Kartelet, Trustet,
Koncernet, Koorporatat, Holdingu etj.
Faqe 3 prej 23
4. Kartelet
Paraqet formën më të hershme dhe me të thjeshtë të bashkimit të ndërmarrjeve
kapitaliste në shoqëri aksionare( monopole). Në kartele ndërmarrjet e bashkuara
formalisht mbajnë statusin e pavarësisë. Në kartele bashkohen dy e më shumë
ndërmarrje me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre afariste. Marrëveshjet
kryesore në mes të tyre janë. Karteli për kufizimin e çmimeve, karteli për
kufizimin e prodhimit, karteli për ndarjen e tregjeve dhe Karteli për shfrytëzimin
e patentave dhe licencave.
Trustet
Paraqesin bashkimin e disa ndërmarrjeve të së njëjtës degë në një ndërmarrje të
përbashkët me qëllim të vënies së monopolit në treg. Politika dhe rezultatet
afariste këtu për dallim nga Kartelet, këtu shkrihen në trust. Trusti udhëheq në
interes të të gjitha ndërmarrjeve të bashkuara në të. Dhe për dallim nga karteli
fitimi i ndërmarrjeve derdhet në fondin e akumulimit të tërë trustit.
Koncernet
Me rastin e bashkimit të ndërmarrjeve në koncerne ato humbasin plotësisht
pavarësinë e tyre. Përparësi e këtyre formave më të larta të bashkimit të
ndërmarrjeve është së këtu bashkohen ndërmarrjet nga degë të ndryshme dhe
në këtë mënyrë arrijnë fitime të larta.
Korporata
Forma e re është pas luftës së dytë botërore dhe u zhvillua në vendet me të
zhvilluar kapitaliste. Kanë statusin e personit juridik dhe paraqesin formë të
organizimit të shtetit në ekonomi ose të kryerjeve të punëve publike dhe andaj
kuptohet janë në pronësi të shtetit. psh. KEK-u etj.
Holdingu
Paraqet shoqëri e cila aktiven e vet ka vetëm aksionet e shoqërive të tjera.
Holdingu kryen veprimtari financiare që është në interes të shoqërive që i
kontrollon dhe udhëheq me to. Shoqëria holding mjetet e saja i plason në një
numër më të madh të shoqërive aksionare dhe në secilën prej tyre disponon me
kontroll të aksioneve.
4-SISTEMI BANKAR
Bankat janë organizata ekonomike të cilat merren me : pranimin dhe ruajtjen e
parave të gatshme, huazimin e parave, në ndërmjetësimin në qarkullim e
pagesave dhe marrjen dhe dhënien e kredive për klient të tyre. Në çdo shtet
sistemi bankar përbëhet nga dy nivele. Niveli i par , banka qendrore dhe niveli i
dytë- të gjitha llojet e tjera të bankave.
4.1. banka qendrore (emetuese)
Në krye të sistemit bankar të çdo vendi qëndron banka qendrore dhe është i
vetmi institucion financiar dhe zë vendin kryesor në sistemin financiar të vendit
përkatës. Funksionet më të rëndësishme të sajë janë: E drejta për të emetuar
Faqe 4 prej 23
5. para në monedha dhe kartëmonedha, mbikëqyrë punën e bankave komerciale,
bënë linçensimin e bankave komerciale, ruajtjen dhe depozitimin e metaleve
fisnike dhe paraqitet në rolin e arkës shtetërore. Bankën qendrore e drejton
guvernatori.
4.2. bankat e nivelit të dytë
Parashihen me dispozita ligjore dhe i nënshtrohen bankës qendrore. Mund të jen
private dhe shtetërore, formohen me lejen e bankës qendrore dhe për
themelimin e tyre nevojitet që themeluesi të sigurojë një shumë të kapitalit
themeltar që e cakton banka qendrore.
5. ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE BARTËSE TË EKONOMISË SË APLIKUESHME JANË:
a-Organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-ës.
b-Organizatat ndërkombëtare jashtë përbërjes së OKB-ës.
c-Organizatat ndërkombëtare të shteteve në zhvillim.
5.1- organizatat ndërkombëtare në kuadër të OKB-ës.
Këshilli ekonomik-social
Është organ i OKB-ës dhe ndihmon për një mirëqenie dhe stabilitet më të madh.
Këshilli studion dhe jep rekomandime për çështje ndërkombëtare nga lëmi i
kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe çështjeve tjera ekonomike-sociale.
Banka ndërkombëtare për zhvillim dhe rindërtim
Është formuar për dy qëllime: për rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga
lufta dhe Jep investime në zhvillimin ekonomik të vendeve të pazhvilluara. Banka
punon në principin e shoqërisë aksionarëve dhe përbëhet nga organet: këshilli i
guvernatorëve dhe këshilli ekzekutiv.
Fondi monetar ndërkombëtar
Është institucion i specializuar i OKB-ës dhe fushëveprimi i tij është, çështjet
monetare dhe financiare për vendet anëtare. Detyrat e tij janë: stabilizimi i
valutës nacionale, heqja e kufizimeve revizore në pagesat ndërkombëtare dhe
krijimi i marrëdhënieve në mes të valutave të vendeve.
Organizata ndërkombëtare e punës
Selinë e ka në Gjenevë dhe qëllimi i sajë është që me marrëveshje
ndërkombëtare të siguroj kushte më të mira të punës dhe pozitë më të mirë të
punëtorëve. Andaj studion dhe jep rekomandime për vendet anëtare .Anëtare
janë shtetet të cilat e pranojnë statusin e sajë.
Konferenca e KB-së për tregti dhe zhvillim
Nuk është organizatë ku anëtarët do të jenë ngushtë të lidhur me obligime të
caktuara andaj edhe rezultatet e kësaj organizate janë modeste. Në mbledhjet e
saja debatohet për problemet në tregtinë ndërkombëtare dhe zhvillimin e
shpejtuar të ekonomive të prapambetura.
Faqe 5 prej 23
6. Organizata e KS-së për zhvillim industrial
Kjo organizatë zhvillon aktivitet në lëmin e industrializimit të shteteve të
pazhvilluara.
Organizata e KS-së për bujqësi dhe ushqim
Selinë ë ka në Romë dhe detyrat e saja janë: Të ndikoj në rritjen e shpejtë të
prodhimtarisë bujqësore në shtetet e pazhvilluara dhe përmirësoj ushqimin e
popullsisë në këto shtete.
Marrëveshja e përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë
Paraqet marrëveshje mbi principet e politikës tregtare ndërkombëtare dhe
tregtisë multilaterale dhe bazohet në këto parime; Pranimi i vullnetshëm i
rregullave në përparimin e tregtisë ndërkombëtare, Shtetet anëtare pranojnë
klauzolën e favorizimit me të lartë, Zvogëlimi i barrierave në tregtinë e jashtme
me biseda dhe respektimi i tregtisë së drejtë( tarifat dhe barrierat tregtare te
jenë sipas marrëveshjes).
6-ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE JASHTË PËRBËRJËS SË OKB-ËS.
Organizata për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim
Përfshin 24 shtetet më të zhvilluara perëndimore dhe është një përpjekje për
integrim ekonomik. SHBA kishte dalur me një program për rindërtimin e Evropës
pas luftës së dytë dhe kjo ndihmë kishte për qëllim pengimin e ndikimit politik të
BRSS, forcimin e aleatëve dhe krijimin e partnerëve gjegjës.
Bashkësia ekonomike evropiane
Apo unioni evropian është formuar në Romë nga 6 shtetet më të zhvilluar të
Evropës perëndimore. Qëllimet e krijimit janë realizimi i bashkimit të madh të
popujve të Evropës.
Unioni ekonomik monetar
Me krijimin e tij është paraparë krijimi i sistemit monetar evropian ku në vitin
2002 EURO hynë në përdorim dhe bëhet valutë legale zyrtare në unionin
evropian.
Politika e përbashkët bujqësore
Unioni evropian paguan mbi 50 miliard subvencione bujqësore.
Politika e përbashkët tregtare
Në marrëveshje të formimit të unionit theksohet se shtetet anëtare deshifrojnë
të kontribuojnë në: në zhvillim harmonik të tregtisë botërore, zvogëlimin apo
heqjen e barrierave doganore dhe nxjerrjen e rregullave të përgjithshme të
konkurrencës.
Politika sociale-Shtetet anëtare të unionit janë pajtuar mbi nevojën e
përmirësimit të kushteve të jetës dhe punës së punëtoreve.
Faqe 6 prej 23
7. 7-QËLLIMET NË EKONOMINË E APLIKUESHME
Nënkuptojmë një gjendje të ardhshme e cila dëshirohet të arrihet dhe e cila
ndryshon nga tanishmja e cila arrihet me aksion të përbashkët dhe të dobishëm
te të gjitha subjekteve.
7.1 sistemi i përgjithshëm i qëllimeve përfshin :
Qëllimet materiale-prodhuese, qëllimet ekonomike-sociale dhe qëllimet Politiko-
sociale.
8. INSTRUMENTET DHE KUPTIMI I TYRE
Instrumentet kanë shumë kuptime si janë madhësi ekonomike, janë element i
sistemit institucional dhe janë mjete me të cilat kryhet një apo më shumë detyra.
Në këtë drejtim me rëndësi janë Detyrat dhe Masat.
8.1 detyra
Është gjendje e dëshiruar apo rrugë drejt së cilës duhet ecur> Si më të
rëndësishme janë: Punësimi, stabilizimi, përmirësimi në bilancin e pagesave,
zgjerimi i prodhimit, etj.
8.2 masat
Është përdorimi i instrumenteve në moment të caktuar me qëllim të kryerjes së
një apo më shumë detyrave si : zvogëlimi i tatimit në të ardhura ose aprovimi i
buxhetit dhe Heqja e ndonjë mase.
8.3-klasifikimi i instrumenteve
Sipas profesorit Kirchen janë dy grupe kryesore:
Instrumentet në analizat ekonomike dhe Instrumentet në teorinë ekonomike.
8.4- instrumentet në analizat ekonomike ndahen në pesë grupe:
1-instrumentet nga grupi i financave publike
Kanë të bëjnë me të hyrat dhe të dalat publike të shtetit dhe saldon e tyre.
Shumica e instrumenteve veprojnë automatikisht e disa sipas nevojës ndoshta
një herë në vit. Në kuadër të këtij grupi bëjnë pjesë instrumentet e politikës
fiskale ( doganat, akcizat, tatimet, taksat e ndryshme etj). Te këto instrumente
me rëndësi është afati , nuk guxohet të vonohet në aplikimin e tyre.
2-instrumentet kredito-monetare
Më këto intervenohet në zhvillimin ekonomik duke e përcjellë masën e parasë në
qarkullim dhe duke u dhënë kredi subjekteve ekonomike dhe firmave private me
kushte të volitshme. Këto instrumente shteti i ndërmerr në mënyrë të
befasishme dhe janë të fshehura.
3-kurset devizore-(valutore)
Faqe 7 prej 23
8. Janë instrumente te forta , bëjnë ndryshime të fuqishme në ekonomi kombëtare
dhe ndikojnë në mënyrë motive pasi shprehin raportin më valutat e tjera dhe në
rast të degradimit paraqitet rreziku i humbjes në valutën nacionale. Ndryshimi i
kursit shkakton rritjen e çmimeve dhe ndryshime në shpërndarjen e të
ardhurave.
4-instrumentet e kontrollit direket
Sipas natyrës këto janë instrumente te fuqishme dhe shkaktojnë efekte të
shpejta dhe shfrytëzohen në kohëra të krizave në mënyrë që në afate të shkurta
ti zgjidhin problemet e grumbulluara ekonomike. Janë më pak efikase në afate të
gjata.
5-Reforma E Sistemit
Këto instrument janë prezentë në katër grupet e mëhershme dhe me ndihmën
e tyre reformohet sistemi dhe ndërrohet struktura e tij. Dhe e gjithë kjo bëhet
me anë të ndryshimeve ligjore.
8.5-instrumentet në teorinë ekonomike
Po ashtu janë pesë grupe me rëndësi;
1-instrumentet e njohjes
Shfrytëzohen në përgatitjen e vendimeve sidomos në momente të vështira
ekonomike dhe sociale si pas luftës. Me anë të këtyre instrumenteve qeveritë
dëshirojnë të shpërndajnë racionalist burimet e rralla. Si më të rëndësishme në
këtë drejtim janë: tabelat input-output dhe e balancave ekonomike, me të cilat
pasqyrohet aktiviteti ekonomik i të gjitha subjekteve.
2-instrumenti intervenues
Për kah natyra janë kompleks dhe globale psh , kufizimi i kredive ku shteti
dëshiron të ndihmoj ndonjë degë të ekonomisë apo të ruaj standardin jetësor.
Për kah karakteri janë Buxhetor dhe Monetar. me politikën buxhetore preken te
hyrat apo të dalurat e shtetit.
3-instrumente internacionale
Këto rregullojnë marrëdhëniet ekonomike në tërë shtetin por edhe brenda
regjionit të tij me qëllim të lehtësohet qarkullimi i mallrave, kapitalit etj.
4-instrumentet strukturale
Këto e ndryshojnë bazën e funksionimit të ekonomisë kombëtare dhe strukturës
së tij.
5-instrumentet e politikës ekonomike vijuese
Këto instrumente shërbejnë për vendosjen në afat të shkurtë të gjendjes e cila
ka devijuar nga parimet e caktuara ekonomike. Dhe më së shpeshti përdorën në
bujqësi, industri etj.
Faqe 8 prej 23
9. 9. ZGJEDHJEN DHE SELEKSIONIMIN E INSTRUMENTEVE
E bëjnë subjektet e politikës me qëllim të arrihen ndryshime të caktuara në jetën
sociale.
9.1-gjatë seleksionimit të instrumenteve
Duhet pasur parasysh dy anë: Ana politiko-sociale sepse aplikimi i tyre mund të i
sjellë në pozitë të pavolitshme ekonomike dhe sociale dhe Ana teknike.
9.2-përdorimi i instrumenteve
Duhet pasur parasysh faktet siç janë; çfarë është intensiteti i instrumenteve, kur
duhet të përdorën dhe si të kuptohet komplimentariteti i tyre.
9.3-Fusha ku vepron ekonomia e aplikueshme dhe ku e tregon suksesin apo
dështimin e sajë është rrethi ( ambienti i caktuar).
Rrethi ka dy kuptime:
Rrethi fizik(hapësirë e caktuar fizike)dhe rrethi shoqëror-ekonomik (tërësia e
marrëdhënieve prodhuese) si pasoje e veprimtarive ekonomike të njerëzve.
10- EKONOMIA KOMBËTARE
E përbëjnë të gjitha të mirat materiale, si dhe personat fizik dhe juridik që
kryejnë veprimtari ekonomike dhe shërbime të ndryshme brenda kufijve të
shtetit të caktuar dhe të cilët gjenden nën juridiksionin e tij.
10.1 struktura e ekonomisë kombëtare
Për analiza më të përafërta është e nevojshme që ekonomia kombëtare të
ndahet në njësi më të vogla dhe mundësisht në pjesë sa më homogjene që kanë
elemente të përbashkëta. Kjo ndarje bëhet bazë të parimit: a) Teknologjik b)
institucional dhe c) funksional.
a-parimi teknologjik
Në bazë të këtij parimi lëmenjtë kryesor ekonomik janë: Industria e
xehetaria,Bujqësia dhe peshkimi, Pylltaria, Ekonomia e ujërave, ndërtimtaria,
Komunikacioni, Tregtia, Hoteleria dhe turizmi, Zejtaria.
b-sipas parimit institucional kemi:
Ndërmarrje, ekonomi shtëpiake, institucionet a administratës së përgjithshme,
ekonomia fshatare dhe Subjekte të tjera.
c-sipas parimit funksional kemi:
Sektorin e prodhimtarisë, Të hyrat dhe të dalat e popullsisë, Të hyrat dhe te
dalat e lëmenjve joprodhues, konsumi personal dhe i përbashkët, sektori i
investimeve dhe Sektori i marrëdhënieve me botën.
10.2-sektori i prodhimtarisë
Ky sektor përfshin bilancin kryesor të rrjedhave ekonomike në ekonominë
kombëtare dhe përmes tij pasqyrohet outputi dhe inputi i lëmenjve prodhues të
ekonomisë kombëtare.
Faqe 9 prej 23
10. 10.3-të hyrat dhe të dalat e popullsisë
Ky sektor tregon nivelin e standardit jetësor të popullsisë përkatësisht fuqinë
blerëse të popullsisë si kërkesë agregate dhe sistemin e shpërndarjes te të
ardhurave kombëtare.
10.4-të hyrat dhe të dalat e lëmenjve joprodhues
Ky sektor pasqyron të hyrat dhe të dalat publike të shtetit destinimin dhe
shpenzimin e tyre. Nga veprimi dhe niveli i këtij sektori varet edhe zhvillimi i
shërbimeve të përgjithshme dhe të përbashkëta si dhe niveli i standardit të
përgjithshëm shoqëror.
10.5-konsumi personal dhe i përbashkët
Përmes tij shprehet niveli i standardit të popullsisë , kurse përmes konsumit të
përbashkët shprehet standardi i përgjithshëm shoqëror.
10.6 sektori i investimeve
Investimet si faktor material paraqesin bazën në të cilën mbështetet zhvillimi
aktual dhe perspektiv i ekonomisë.
10.7-sektori marrëdhënieve me botën
Ky sektor pasqyron bilancin e transaksioneve ekonom ike të vendit me ekonomit
e vendeve të tjera të botës. Përmes tij pasqyrohet importi dhe eksporti i mallrave
dhe shërbimeve.
11.-BEGATIA E PRODHUAR
Me termin begati nënkuptojmë tërësinë e të mirave të cilat i ka një shoqëri nëse
ato të mira janë të dobishme për njeriun. Andaj begatia kombëtare përfshin
pasuritë natyrore dhe begatinë e prodhuar. Globalisht begatia e prodhuar
ndahet ne a) Fondet kryesore dhe b) fondet xhiruese.
11.1-fondet kryesore
Funksionin bartës të zhvillimit ekonomik të çdo vendi e kanë fondet kryesore e
në kuadër të tyre fondet prodhuese. Në fondet prodhuese bëjnë pjesë mjetet për
prodhim ( fabrikat, ndërtesat, makinat dhe pajisjet) , rrugët dhe instalimet e
ndryshme. Fondet kryesore ndahen në. A) Fondet kryesore në lëmenj ekonomik
B)Të mirat publike dhe C)Lëmenj joekonomik.
11.2- format më të rëndësishme
Për të shprehur vlerën e fondeve prodhuese janë: Vlera furnizuese( paraqet
vlerën furnizuese dhe shpenzimet e transportit dhe instalimit), Vlera e tanishme
(fitohet kur nga vlera furnizuese heqin vlerën e harxhuar të amortizimit), Vlera e
re (çmimi aktual që ato pajisje kanë në treg), Vlera e tregut (vlera që do të
arrihet me rastin e shitjes së mjeteve përkatëse në treg).
Faqe 10 prej 23
11. 11.3- fondet xhiruese
Zakonisht nënkuptojmë stoqet apo rezervat. Dhe klasifikohen në
A)rezervat afariste në ndërmarrjet ekonomike ( lëndët e para, materiali i repartit
dhe konsumues, rezervat e produkteve të gatshme në depo etj.) dhe
B) Të mirat konsumuese në amvisëri (që ndahen në 1- të mirat konsumuese
afatgjate p,sh mobilet, pajisjet ne teknikën e bardhë veturat etj,
2- Të mirat gjysmë afatgjata si p.sh, veshmbathja dhe
3- të mirat aktuale si p.sh. Lëndët djegëse , ushqimore etj.
12.- DALLOJMË DY TIPA KRYESOR TË SISTEMEVE EKONOMIKE-SHOQËRORE
a) sistemin borgjez( tipi i ekonomisë së tregut)
b) sistemin socialist ( tipin e ekonomisë së dirigjuar me planë).
13.-MODELI I EKONOMISË SË TREGUT
Ekonomia e tregut sipas karakterit është liberal e në pikëpamje teorike
mbështetet ne teorinë e ekuilibrit të përgjithshëm. Në këtë model ligjet
ekonomike (oferta dhe kërkesa) veprojnë lirë. Në këto kushte rregullator kryesor
i tregut paraqitet oferta agregate dhe kërkesa agregate. Lartësia e çmimeve
varet nga oferta dhe kërkesa. Në qoftë se oferta është më e madhe se kërkesa
çmimi bie dhe anasjelltas nëse kërkesa është më e madhe se oferta çmimi
ngritët. Prandaj në kushtet e ekonomisë së tregut koordinimin e e aktiviteteve
ekonomike ndërmjet subjekteve ekonomike e bën mekanizmi i tregut, ndërsa
nxitjen në ekonomizëm e bën interesi individual, kurse kontrollin e efikasitetit
kryen konkurrenca e tregut.
14.- PROCESIN E TRANZICIONIT
Mund ta përkufizojmë si periudhë kalimtare nga një shoqëri etatiste burokratike
me një regjim autarkik e një partiak, në një shoqëri demokratike me pluralizëm
politik si dhe kalimi nga ekonomia e dirigjuar dhe me plan në ekonomi të tregut
dhe pluralizëm të pronës.
Në kuadër të procesit të tranzicionit procesi i privatizimit parqet hallkën kryesore
pa të cilën nuk mund te kenë sukses reformat ekonomike dhe shoqërore. Në
jetën praktike të vendimeve të cilat kanë kaluar apo gjenden në periudhën e
tranzicionit janë zbatuar model të ndryshme të privatizimit dhe nga të gjithat
me të rëndësishme janë;
A- Modeli i privatizimit të shpejtë përmes konceptit ‘ SHOK TERAPISË” i njohur
me emrin modeli “ bing-gang.
B- Modeli i privatizimit gradual i njohur me emrin ‘ STEP BY STEP” që ndryshe
quhet hap pas hapi. Modeli i par është aplikuar në shumicën e vendeve në
tranzicion të cilin e përkrah edhe fondi monetar ndërkombëtar dhe rezultatet
janë të shpejta. Mirëpo ky model në vendet ku u zbatua e shëndrroi procesin e
privatizimit në proces ne vete dhe nuk dha rezultatet e pritura. Pasi që procesi i
privatizimit u mundësoi individëve apo grupeve nëpërmjet partive dhe posteve
që në emër të privatizimit të uzurpojnë , të plaçkitin një pjesë të madhe të
pasurisë kombëtare.
Faqe 11 prej 23
12. Modeli i dytë , i ashtuquajturi gradual është zbatuar në më pak vende dhe duke u
mbështetur në përvojën deri më tani është treguar më i suksesshëm në
krahasim me modelin e par dhe po përkrahet më shumë . Ky sistem i ka së paku
tri përparësi nga i sistemi i parë: 1- së pari vë efikasitetin ekonomik dhe aftësinë
e ekonomisë kombëtare me qëllim të futjes së sajë në tregun botëror, 2- Së dyti
niset nga fakti se ndërrimet e institucioneve të tregut dhe futja e sistemit të ri të
vlerave nuk mund të bëhet brenda natës dhe së treti 3- Nuk e mohon ekzistimin
e pronës publike apo shtetërore të ndërmarrjeve publike dhe ato me rëndësi
vitale si p.sh. sistemi elektro-energjetik, telekomunikacioni.
13.-PROCESI I PRIVATIZIUMIT
Për të pasur sukses duhet të ketë shumë elemente prej të cilave veçohen
-Rregullativa, Qasjen ekonomike, Përcaktimi i periudhës kohore, Çështjen e
pronës dhe Zgjidhjen e modelit te privatizimit.
1-rregullativa juridike
Paraqet varg ligjesh që duhet përgatitur para se të filloj procesi i privatizimit.
2-qasja ekonomike
Ky aspekt paraqet një reformë të përgjithshme ekonomike.
3-përcaktimi I periudhës kohore
Që të ketë sukses procesi I privatizimit duhet të përcaktohet periudha kohore pre
fillimi I dhe mbarimi I tij.
4-çështja e pronës dhe pronësisë
Kosova në këtë drejtim I ka specifikat e veta sepse duhet përfshirë të gjitha
kohët e Jugosllavisë sepse këto shtete në forma të ndryshme ua morën pronat
shqiptarëve.
5-zgjidhja e modelit
Paraqet njërën ndër çështjet më të rëndësishme. Shtylla e 4 për ta hequr
përgjegjësinë vet formoj Agjensionin e Kosovës për Mirëbesim AKM, Në këtë
mënyrë AKM-ja që është i vetmi institucion ne Kosovë që është bartës për
procesin e privatizimit dhe ky agjension I ka ofruar dy forma për privatizim.
MODELIN SPIN OF dhe LIKUIDIMIN.
Modeli spin of paraqet
Modelin më të pasuksesshëm të privatizimit deri më tani që është zbatuar dhe
praktika tregon se ky model ka dështuar. Sipas këtij modeli investitori I ri nuk
mban kurrfarë përgjegjësi për punëtorët që kanë punuar më parë apo punojnë
edhe tani në ndërmarrjet me pronësi shoqërore.
14.-SISTEMI DEVIZOR
Paraqet varg dispozitash ligjore me të cilat rregullohet , kufizohet ose ndalohet
qarkullimi i mallrave dhe I shërbimeve me botën , të fituarit dhe të disponuarit
Faqe 12 prej 23
13. me deviza si dhe të gjitha pagesat me botën.. Për nga forma sistemi devizor
mund të jetë i ashpër dhe i Lirë.
a- sistemi i ashpër(centralist) devizor është atëherë kur me dispozita ligjore
rregullohet çdo qarkullim I mallrave dhe I shërbimeve me botën , çdo pagesë
dhe arkëtim nga bota si dhe fitimi dhe disponimi me deviza. Ky sistem u
përgjigjet vendeve që kanë sistem centralist të udhëheqës me ekonomi.
b- sistemi i lirë devisor-Është atëherë kur me dispozita ligjore është e
rregulluar vetëm një pjesë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve , vetëm disa
pagesa dhe arkëtime më botën apo vetëm disa forma të fitimit dhe disponimit
me deviza.
15-KUPTIMI I DISA SHPREHJEVE QË PËRDORËN NË SISTEMIN E DEVIZAVE.
1-devizat-Paraqesin para të huaja me të cilat disponon shteti , subjekti juridik
apo personi fizik në botën e jashtme.
2-valuta-Shpreh paranë e huaj me të cilat disponon një vend pa marrë parasysh
prejardhjen e tyre.
3-kursi revizor
Paraqet çmimin apo vlerën e valutës së huaj të shprehur në njësinë monetare të
vendit dhe anasjelltas, çmimin e monedhës së vendit dhe valutës së huajë. Kursi
devizor mund të jetë direkt dhe indirekt. Kursi devizor direkt shpreh raportin e
valutës nacionale ndaj valutës së huajë, përkatësisht sa njësi monetare të vendit
duhet dhënë për një njësi të valutës së huajë. Ndërsa kursi devizor indirekt
shpreh vlerën e njësisë së valutës nacionale ndaj valutës së huajë .
4-tregu revizor
Përfshin blerjen dhe shitjen e devizave të valutave të ndryshme për valutë të
vendit, në mes të bankave dhe personave të tjerë në kuadër të një vendi apo ne
mes të vendeve të ndryshme.
5- veprimtaria revizore
Paraqet tregtinë me mjete te huaja të pagesës dhe atë të devizave si formë e
pagesës dhe e kambialeve , e çeqeve dhe e valutave në formë të njësisë
monetare.
16-FAKTORËT NGA TË CILËT VARET EDHE STRUKTURA E TREGUT
Ekzistojnë faktorë të shumët të cilët ndikojnë në strukturën dhe vëllimin e tregut
siç janë. Vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare, Lartësia e të
ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre, Pajisja teknike e tregut, Faktori
subjektiv dhe Komunikacioni.
1-vëllimi dhe struktura e prodhimit të ekonomisë kombëtare
Madhësia e tregut kombëtar varet nga sasia dhe struktura e madhit që ofrohet
në treg nga prodhuesit vendorë. Nëse vëllimi I prodhimit është i madh , tregu do
të jetë më i furnizuar pra oferta do të jetë më e madhe dhe anasjelltas. Me këtë
Faqe 13 prej 23
14. rast tregu kombëtar do të jetë më I pasur edhe për nga struktura e edhe për nga
llojllojshmëria..
2-lartësia e të ardhurave kombëtare dhe shpërndarja e tyre
Niveli i të ardhurave kombëtare varet nga niveli I zhvillimit të forcave prodhuese
të vendit përkatës. Ndërkaq nga lartësia dhe mënyra e shpërndarjes funksionale
të ardhurave kombëtare varet fuqia blerëse e konsumatorëve. Lartësia e pagave
paraqet faktor shumë të rëndësishëm që ndikon në madhësinë dhe strukturën e
tregut kombëtar. Nëse pagat janë të larta atëherë edhe kërkesat efektive për
nevojat për konsumin personal shprehet drejtpërdrejtë në rritjen kërkesës
agregate në ekonominë kombëtare.
3-pajisja teknike e tregut
Niveli teknik, përkatësisht furnizimi i tregut me stabilimente të ndryshme
teknike, ndikon në ruajtjen e vlerës së përdorimit të mallrave nga aspekti kohor
prej momentit të prodhimit deri te konsumi. Kjo veçmas shprehet për mallrat që
kanë karakter sezonal, ku pajisja teknike mundëson furnizimin e tregut me
prodhime të ndryshme , pavarësisht nga sezona e tyre e prodhimit.. Pra niveli I
lartë I pajisjeve teknike konsilodon raportin në mes të ofertës dhe kërkesës pa
marr pavarësisht prej zezonës së prodhimit të tyre dhe në këtë mënyrë ruhet
stabilizimi I tregut vendor.
4-faktori subjektiv
Numri dhe struktura e popullsisë paraqet faktor të rëndësishëm në formimin e
tregut kombëtar të çdo vendi. Ndikimi I popullsisë në tregun kombëtar është I
ndryshëm por ai kryesisht shprehet nëpërmjet. Numrit të popullsisë, Strukturës
socio-ekonomike, Strukturës moshore, gjinore, fetare etj.
5-komunikacioni
Paraqet faktor të rëndësishëm jo vetëm për tregun kombëtar por edhe për atë
botëror. Komunikacioni mundëson bartjen e mallit prej prodhuesit deri te
konsumuesi pra bëhet edhe shpërndarja territoriale e të mirave materiale që
mundëson furnizimin me mallrat ë ndryshme viset përkatëse të vendit dhe bën
balancimin e tregut kombëtar dhe botëror.
17-MASAT PËR STABILIZIMIN E TREGUT
Masat me të cilat intervenon shteti në stabilizimin e tregut janë të ndryshme dhe
me më rëndësi janë. Masat administrative, Masat ekonomike, Masat me karakter
afatshkurtër dhe Masat me karakter afatgjatë.
1-masat administrative
I ndërmarr shteti me qëllim të stabilizimit të tregut kombëtar. Ato paraqesin
masat me të cilat shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë intervenon në sferën
ekonomike përkatësisht në rregullimin e raporteve në mes të ofertës dhe
kërkesës.
Faqe 14 prej 23
15. 2-masat ekonomike
Me anë të tyre ndikohet në stabilizimin e tregut. Dhe me anë të tyre nuk cenohen
te drejtat e subjekteve ekonomike që ato në mënyrë të pavarur ti rregullojnë
raportet ekonomike në mes veti.
3-masat me karakter afatshkurtër
Janë ato me të cilat shteti intervenon në treg prej të cilave menjëherë ,
përkatësisht pas marrjes së tyre, mund të priten efektet e stabilizimit të tregut.
4-masat me karakter afatgjatë
Ndikojnë në evitimin e shkaqeve të mos stabilitetit të tregut kombëtar. Efektet e
tyre nuk janë të menjëhershme siç ishte rasti te masat me afat të shkurtër por
në një periudhe të gjatë kohore ato ndikojnë në stabilizimin e tregut të caktuar.
Masa të tjera që ndikojnë në stabilizimin e tregut janë edhe:Rritja e vëllimit të
prodhimit, Importi, shfrytëzimi i rezervave dhe zvogëlimi i masës monetare.
1-rritja e vëllimit të prodhimit
Vjen duke shfrytëzuar në shkallë të madhe kapacitetin me ngritjen e nivelit të
produktivitetit të punës, rritjen e turneve të punës etj që ndikon në rritjen e
madhësisë së të mirave materiale të destinuara për treg.
2-importi intervenues
Po ashtu ndikon në rritjen e fondit të mallrave në tregun kombëtar. Pra me këtë
rast importi e rrit ofertën efektive dhe përdorët me qëllim të harmonizimit të
raporteve në mes të ofertës dhe kërkesës.
3-shfrytëzimi i rezervave
Paraqet masë me të cilën ndikohet në rritjen e ofertës pra në rritjen e fondeve të
mallrave në tregun e brendshëm dhe harmonizimin në mes të ofertës dhe
kërkesës.
4-zvogëlimi i masës monetare
Paraqet masën me të cilën ndikohet në zvogëlimin e kërkesës efektive në tregun
kombëtar. Siç dihet rritja e kërkesës efektive drejtpërdrejt shprehet në ngritjen
e nivelit të çmimeve dhe në këtë mënyrë shkaktohet çrregullimi i tregut vendor.
Për ta evituar këtë dukuri destabilizuese në tregun kombëtar shteti ndërmerr
pasa përkatës siç është zvogëlimi i parasë në qarkullim i cili në radhë të parë
bëhet përmes uljeve të politikës kreditore.
18-KUPTIMI INIVELT JETËSOR
Niveli jetësor i një vendi varet nga shkalla e zhvillimit të forcave prodhuese të
vendit përkatës në një anë dhe në anën tjetër shpreh shkallën sasiore dhe
cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jo-materiale të njeriut. Për
përcaktimin e nivelit jetësor merren tregues të shumtë ekonomik e joekonomik
dhe ata zakonisht janë në katër grupe kryesore.
Faqe 15 prej 23
16. A- Treguesit ë përgjithshëm ( ushqimi, veshmbathja, banimi, shëndetësia, arsimi
etj).
B-Treguesit diferencial.(Të ardhurat, mënyra e banimit, mënyra e veshmbathjes
etj).
C- Treguesit punues (punësimi apo papunësimi)
D-Treguesit politiko-shoqëror (ndikimi i njeriut ne jetën politike, në udhëheqje,
në marrjen e vendimeve etj).
19-KONSUMI FINAL
Elementet kryesore janë. Konsumi personal, Konsumi shtetëror dhe Investimet.
1-konsumi personal
Mund të themi se konsumi personal parqet konsumin e përgjithshëm të
popullsisë së një vendi në periudhë të caktuar kohore. Dhe ai përbëhet prej dy
komponentëve kryesore. Prej mjeteve MONETARE dhe prej konsumit NATYROR.
Konsumi personal absorbon pjesën më të madhe te të ardhurave kombëtare në
çdo vend dhe në çdo shoqëri. Fondi i konsumit personal pas heqjes së obligimeve
ndaj shoqërisë dhe obligimeve të tjera si psh. Tatimi, taksat, kursimet etj.
Paraqet kërkesën agregate dhe fuqinë blerëse të popullsisë. Konsumi natyror
parqet shpenzimin e të mirave materiale të cilat i prodhon vetë individi apo
familja dhe ato i shpenzon për plotësimin e nevojave te veta dhe të anëtareve të
familjes së vet.
Sa i përket nevojave personale të popullsisë mund të ndahen në Parësore
( ushqimi, veshmbathja, banimi etj) Dytësore (pushimet verore, udhëtimet e
ndryshme , arkëtimet etj) Luksoze ( diçka ekstra në krahasim me ato parësore
dhe dytësore).
2-konsumi shtetëror
Parqet formën e plotësimit të nevojave të popullsisë në përgjithësi të ati vendi.
Ky konsum i ka dy komponentë kryesore. Konsumi i përbashkët-Me të cilat mjete
zhvillohen veprimtaritë publike që shërbejnë për plotësimin e nevojave të
përbashkëta si shëndetësia, arsimi, kultura, shkenca, mbrojtja sociale etj.
Konsumi i përgjithshëm
Që e përbëjnë mjetet e dhëna për veprimtari joprodhuese e që janë të
nevojshme për jetën e përditshme të popullsisë siç janë organet shtetërore,
administrate, gjyqet , sigurimi, mbrojtja e popullsisë etj.
3-Investimet
Nga aspekti i konsumit final paraqesin komponentë të rëndësishme të ekonomisë
kombëtare . Investimet si faktor material zënë vend të rëndësishëm në konsumin
final të ekonomisë kombëtare. Në përfundim formula e konsumit final është
C+1+G+BX
20-POLITIKA E TREGTISË SË JASHTME
Kuptimi i tregtisë së jashtme:
Faqe 16 prej 23
17. a) kuptimi i ngushtë, me këtë rast kuptojmë eksportin dhe importin
b) kuptimi gjerë, që kuptojmë pos importit dhe eksportit edhe shërbimet e
ndryshme. Nga aspekti makroekonomik tregtia e jashtme mund të definohet si
Këmbim mallrash dhe shërbimesh të ndryshme të një vendi me vendet e tjera të
botës e cila në vete ka dy elemente kryesore. EKSPORTIN dhe IMPORTIN.
1-eksporti
Thënë në mënyrë më të thjeshtë paraqet shitjen e mallrave dhe të shërbimeve të
ndryshme të një vendi me vende të tjera të botës. Me anë të eksportit një vend
këmben te mira materiale të cilat janë mbi vëllimin e nevojave të popullsisë së
vendit dhe bën shërbime të tjera duke i siguruar të ardhura (deviza) vendit të
cilat I shërbejnë për të paguar borxhet ndaj vendeve të tjera.
2-importi
Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe të shërbimeve të
ndryshme. Pra përmes kësaj forme të tregtisë së jashtme bëhet importimi I të
mirave materiale të cilat nuk prodhohen apo nuk mund të prodhohen në vendin
përkatës. Andaj importi mundëson të bëhet furnizimi me të mira materiale deri
te të cilat nuk mund të arrihet në mënyrë tjetër.
21-NË POLITIKËN E TREGTISË SË JASHTME PËR NGA FORMA DALLOJMË
DY SISTEME KRYESORE
a-Sistemin e tregtisë së lirë
Që paraqet atë formë të politikës së tregtisë së jashtme sipas së cilës
marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare zhvillohen në mënyre të lirë pa
përzierjen e shtetit pra nën veprimin e lirë të ligjeve ekonomike.
b-sistemin e proteksionizmit
Që është I kundërte me sistemin e lirë . Në sistemin e proteksionizmit shteti
marr masa mbrojtëse me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit të ekonomisë
kombëtare.
22- FAKTORËT QË E KUSHTËZOJNË TREGTINË E JASHTME
Janë Shpërndarja e pabarabartë e pasurive natyrore, Zhvillimi i pabarabartë dhe
kushtet e ndryshme të prodhimit, Niveli i shpenzimeve të prodhimit. Zhvillimi i
komunikacionit etj.
1-Shpërndarja e pabarabartë e pasurive natyrore
Lendet e para që janë bazë materiale e çdo prodhimi në shoqëri janë të
shpërndara në pikëpamje gjeografike në mënyrë jot ë barabartë në botë. Kështu
që të gjitha vendet janë të detyruara disa më pak e disa më shumë të importojnë
lëndë të para nga vendet e tjera.
2-Zhvillimi i pabarabartë dhe kushtet e ndryshme të prodhimit
Faqe 17 prej 23
18. Në bazë të nivelit të zhvillimit të forcave prodhuese sot ekzistojnë
shpërpjesëtime të mëdha në mes të vendeve te botës. Në këtë pikëpamje marrë
në tersi bota është e ndarë dyshë, në një anë kemi vendet industrialistë shumë
të zhvilluara dhe në anën tjetër vendet ekonomikisht jo mjaft të zhvilluara.
Vendet e zhvilluara prodhojnë produkte finale ndërsa vendet jot ë zhvilluar
prodhojnë prodhime parësore.
3-Niveli i shpenzimeve të prodhimit
Ndarja ndërkombëtare e punës ka bërë të mundshëm që ekonomia e një vendi të
paraqitet me përparësitë e saj prodhues në nivel të sektorit. Në shumë vende
ekzistojnë firma dhe degë të ndryshme të cilat për shkak të madhësisë
prodhuese realizojnë të ardhura të larta apo kanë shpenzime të ulëta për njësi të
prodhimit. Kjo ju mundëson atyre të jenë konkurrent në tregun botëror.
4-Zhvillimi i komunikacionit
Në fillim ka mundësuar lidhshmëritë e rajoneve dhe të vendeve të botës në një
treg botëror dhe njëherazi ka shpejtësuar procesin e shkëmbimit ndërkombëtar
të mallrave. Pra komunikacioni bën të mundshëm importimin e mallrave për të
cilat ka nevojë një vend dhe eksportimin e të mirave materiale të një vendi në
vendet e tjera.
23- INSTRUMENTET KRYESORE TE POLITIKËS SË TREGTISË SË JASHTME
1-Masat nacionale dhe
2-Masat ndërkombëtare.
1-Masat autonome apo nacionale të një vendi mund të ndahen ne:
Masat organizative dhe
Masat rregullative
MASAT ORGANIZATIVE TË POLITIKËS SË JASHTME PARAQITEN NË SISTEME TË
NDRYSHME SI;
1- sistemi decentralist i organizimit të tregtisë së jashtme
Ky është karakteristik për vendet e zhvilluara përkatësisht vendet me ekonomi të
tregut. Këtu parimisht i lejohet çdo subjekti ekonomik të merret me tregti të
jashtme nëse ai tregon interes për këtë dje ka leverdi ekonomike.
2- sistemi gjysmë centralist i organizimit të tregtisë së jashtme
Në këto vende me tregti të jashtme kryesisht merren ndërmarrjet shtetërore
( ndonëse edhe private) përmes të cilave shteti zbaton politikën e vet në tregtinë
e jashtme. Disa prodhime që kanë karakter strategjik apo nacional nuk mund të
këmbehen me botën pa dhënën e lejes speciale të shtetit.
3- sistemi centralist i organizimit të tregtisë së jashtme
Si formë e tregtisë së jashtë karakteristik e vendeve socialiste . në këto shtete I
tërë procesi I organizimit dhe afarizmin me tregti të jashtme është përqendruar
në duar të shtetit.
Faqe 18 prej 23
19. 24.-MASAT E RREGULLIMIT TË TREGTISË SË JASHTME
1-Masat me të cilat ndikohet në lartësinë e çmimeve
Në kuadër të këtyre masave janë DOGANAT dhe MASAT JASHTËDOGANORE
DOGANAT janë një lloj i tatimit që i paguhet shtetit me të cilin ngarkohet malli
me prejardhje të vendit apo të jashtëm, i cili kalon kufirin shtetëror pa marrë
parasysh se a është fjala për mallin e importuar, të eksportuar apo transit.
Kështu me pagimin e doganës malli i jashtëm barazohet me mallin e brendshëm
dhe fiton karakterin e mallit të brendshëm.
Sipas qëllimit doganat ndahen:
A- dogana fiskale
Që paraqesin burim financiar mjaft të rëndësishëm të hyrave publike të shtetit.
Mjetet nga dogana i grumbullon vetëm shteti përmes organe të veta dhe që i
shërbejnë për plotësimin e nevojave të përgjithshme dhe të përbashkëta të
popullsisë.
B- doganat ekonomike apo mbrojtëse
Kanë për qëllim mbrojtjen dhe nxitimin e zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Me
dogana ekonomike rritet aftësia konkurruese e ekonomisë se vendit në tregun e
brendshëm dhe te jashtëm.
Sipas origjinës së mallrave doganat ndahen;
1. Doganat eksportuese 2-Doganat importuese dhe 3- Doganat transit.
Sipas mënyrës së doganimit kemi;
Doganat ad valorem-(vlersore) që zbatohen në mënyrë të barabartë dhe
njësoj në të gjitha llojet e mallrave edhe pse çmimet e tyre mund të jenë të
ndryshme. Me këtë rast dogana paguhet mbi vlerën reale të mallrave dhe atë në
përqindje të caktuar.
Doganat specifike
Të cilat për dallim nga doganat sipas vlerës , janë më të ndërlikuara sepse
përcaktohen për çdo lloj malli veç e veç.
Sipas mënyrës së veprimit doganat dallohen;
Doganat diferenciale
Faqe 19 prej 23
20. Të cilat karakterizohen me qasje të ndryshme të doganimit të mallit varësisht
nga cili vend vjen ai mall, në mënyrë të drejtpërdrejt apo më ndërmjetësim dhe
me çfarë mjetesh të komunikacionit importohet.
Doganat preferenciale
Të cilat në esencë paraqesin dogana diferenciale me tendencë që një vend apo
një lloj i caktuar i mallit të favorizohet në krahasim me vendet apo llojin e
mallrave të tjera.
Dallohen edhe doganat- ANTI DAMPINGE- që zbatohen ne rastin kur një vend do
të pengojë apo të përkufizojë dumpingun që një vend tjetër e zbaton në tregun e
brendshëm të saj, duke shitur mallin me çmime më të ulëta se sa që janë
çmimet vendore për prodhimet përkatëse.
Masat jashtëdoganore
Përfshinë instrumentet e politikës monetare–kreditore, të politikës fiskale, të
tarifave të komunikacionit etj. Në grupin e masave jashtë doganore më të
rëndësishme janë PREMIT që zakonisht u jepen ndërmarrjeve eksportuese dhe
shumë rrallë ndërmarrjeve importuese.
MASAT QË NDIKOJNË NË SASINË E MALLRAVE QË U NËNSHTROHEN
TRANSAKSIONEVE TË JASHTME.
a- ndalesat b- sistemi i lejeve dhe c- kontingjenti
a-ndalesat-paraqesin masë shtetërore të rëndësishme të politikës së jashtme
me të cilën ndalohet importi, eksportimi apo transitimi i të gjitha apo disa llojeve
të mallrave dhe që vlen për të gjitha apo vetëm për disa vende.
b-sistemi i lejeve-Me të cilin shteti përcakton në mënyrë të përpiktë llojet dhe
sasitë e mallrave që mund të importohen apo eksportohen.
c-kontigjentet-Paraqesin dispozitat me te cilat lejohet madhësia maksimale e
importit apo e eksportit të prodhimit të caktuar në periudhë të caktuar kohore.
25.-MASAT NDËRKOMBËTARE.
Mund të jenë më karakter BILATERAL dhe MULTILATERAL. Si instrument kryesor
i politikës së tregtisë së jashtme janë KONTRATAT NDËRKOMBËTARE
EKONOMIKE. Tek këto kontrata zakonisht hasim këto parime.
Parimi (klauzola) i favorizimit më të madh
Në qoftë se në kontratë ndërkombëtare figuron kjo klauzolë do të thotë se vendi
t përkatës i njihen të gjitha të drejtat, favorizimet dhe koncesionet që i janë
dhënë në parë cilit do vend tjetër,
parimi preferencial-mundëson dhënien e koncesioneve speciale një vendi në
krahasim me vende tjera,
Faqe 20 prej 23
21. parimi i tretmanit nacional-Nënkupton që shtetet kontraktuese me rastin e
kontraktimit, qytetarët dhe persona juridikë të bashkë nënshkruesit ti trajtojnë
për disa çështje saktësisht të përcaktuara ashtu si i trajtojnë edhe qytetarët dhe
personat juridik të vendit të vet.
26-PASQYRA REALE E KËMBIMIT NDËRKOMBËTAR TË ÇDO VENDI
PARAQITET PËRMES BILANCIT TË TREGTISË SË JASHTME DHE BILANCIT
TË PAGESAVE.
a-bilanci i tregtisë së jashtme-Paraqet marrëdhëniet e ndryshme ekonomike
të një vendi me vendet e tjera të botës të përfshira në një periudhë të caktuar
kohore që zakonisht merret një vend kalanderik.
a-bilanci i pagesave-Përfshin të gjitha llojet e transaksioneve ekonomike të
shprehura në vlerë të një vendi ndaj vendeve të tjera të botës në periudhë të
caktuar kohore që po ashtu merret një vit. Pra bilanci i pagesave paraqet
raportin ndërmjet të hyrave dhe të dalave, përkatësisht kredisë ( kërkesës) që
paraqet eksportin dhe debisë ( borxhit) që paraqet importin.
27-KONCEPTI I SOTSHËM I SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE
Mund të përcaktohet shteti që kujdeset të sigurojë një jetesë të përshtatshme
normale për shtetasit me synimin e arritjes së mirëqenies së përgjithshme. Tri
karakteristikat të përbashkëta të tij janë.
a- Kryerja e funksionit social për sigurimin e jetesës së përshtatshme të
shtetasve dhe minimizimin e të këqijave apo vuajtjeve.
b- Sistemimi i mjeteve financiare të aprovuara shoqërisht-Kjo shpreh realizimin
e shpenzimeve duke e veçuar nivelin e shpenzimeve sociale si reflektim i
angazhimit të shtetit ndaj jetesës normale.
c- Shërbime sociale në të gjitha nivelet e strukturës sociale
28-PËRCAKTIME TË PERSONALITETEVE SHTËTËRORE
a- otto von bismark-Kancelari i par i Gjermanisë së bashkuar që konsiderohet
si pionier i hershëm i politikave të sigurimeve sociale i cili lidhi fjalën mirëqenie
me fjalën shtet.
b-uinston çerçil-I cili dha një mision të ri politik për shtetin duke vënë theksin
në mirëqenien dhe në të drejtat ekonomike dhe sociale të individëve që duhet të
sigurohen Brenda këtij shteti dhe kështu sipas tij do të shmangeshin rreziqet
shkatërrimtare që vinin nga socialistët marksistë.
c-frenklin ruzvelti-Presidenti i SHBA-ve i cili deklaronte se Qeveria ka detyrë te
përcaktuar që të përdorë të gjithë pushtetin dhe resurset e saj për të përballur
problemet e reja sociale , ti sigurojë personave të drejtën në jetën e tyre
ekonomike dhe politike, lirinë dhe kërkimin e lumturisë.
Faqe 21 prej 23
22. d- uilliam beverixh-Sipas tij shteti i mirëqenies është ai që vendos të luftojë
pesë të këqijat e njerëzimit për arritjen e një mirëqenie të p[përgjithshme ku
secili të ketë para të mjaftueshme, shëndet të mirë, kushte të mira strehimi ,
arsimim të mirë etj.
e- T.h. marshall-Shquhet për kontributin që ka dhënë në studimin dhe
përcaktimin e kategorive të të drejtave dhe lirive të njeriut.
29-DY TIPARET MË THELBËSORE TË SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE JANË:
A- Ndërhyrja e shtetit në një shkallë apo masë të gjerë në sferën e jetës
ekonomike dhe sociale dhe kështu mirëqenia sociale behet pjesë integrale e
funksionit të shtetit .
B- I dyti ka të bëjë me evidentimin e kategorisë së të drejtave të individit në
sferën ekonomike dhe sociale, me fjalë të tjera e drejta sociale si një e drejtë e
padiskutueshme, si një e drejtë natyrore.
30-KOMPONENTËT KRYESORË TË SHTETIT TË MIRËQENIES SOCIALE JANË
a-sigurimi social-Apo mbrojtja shoqërore ka të bëjë me kujdesin, mbrojtjen ,
sigurimin më përfitime materiale të shtresave në periudha më kritike të jetës së
tyre normale, kur ata gjenden në mes të vështirësive ekonomike si psh, kur janë
të sëmurë, ose të paaftë për të bërë punë, në pleqëri, fëmijët jetimë , grat e
veja.
b-asistenca sociale-E njohur si përfitim i kompensimit social ku futet asistenca
ose përfitimi për veteranët e luftës, ndihma për fëmijët e vegjël, ndihma për
gratë shtatzëna dhe në përgjithësi ndihma për të varfëritë.
1-faktori demografik-Ka të bëjë me raportin midis grup moshave të reja dhe
të vjetra, numrit të grave dhe të burrave, raportin në mes të sëmurëve dhe te
shëndoshëve dhe midis lindshmërisë dhe vdekshmërisë. Pra tani vdekshmëria ka
zbritur dhe është rritur jetëgjatësia .
2-faktori ekonomik-Në përgjithësi mund të thuhet se zhvillimi i mirëqenies eci
në përputhje me fazat apo epokat e zhvillimit ekonomik, të shtimit të prodhimit
kombëtar dhe të rritjes së të ardhurave. Sa më të mëdha të jenë të ardhurat aq
më e lartë është mirëqenia dhe e kundërta, kur të ardhurat janë të pakta , të
pamjaftueshme edhe mirëqenia nuk është e mire.
3-faktori politik-Në radhën e ndikimit të faktorëve është edhe ai politik që gjen
zbatim përmes programeve të ndryshme të partive politike të cilat përfaqësojnë
alternative të ndryshme.
4-faktori i jashtëm-Së fundi është faktori i jashtëm ose ndërkombëtar ai i cili
ka të bëjë me ndikimet që vendet apo shtetet ushtrojnë ndaj njëri tjetrit.
Faqe 22 prej 23