Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Shqiperia PJ1

1,039 views

Published on

Shqiperia PJ1

Published in: Art & Photos
  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

Shqiperia PJ1

  1. 1. PJ I(GJEOGRAFIA)
  2. 2. Të dhëna  Kryeqyteti Tirana  Qyteti më i madh Tirana  Gjuha zyrtare Gjuha shqipe  Pavarësia 28 nëntor 1912  Festa kombëtare 28 nëntori  Forma e qeverisë  Republikë parlamentare  Kryetari i shtetit Bujar Nishani  Kryeministri Edi Rama  Sipërfaqja – totale-28 748 km² – % ujë-4.7 %  Vëndi i 139-të  Kufiri-720 km  ZEE-3 768 km²  Popullsia (2011) – totale-2,821,977 banorë – dendësia-111.3 banorë/km²  Vëndi i 126-të  IZHNJ (2012)-0.739  Monedha-Leku  Zona kohore – zakonisht-UTC+1 – në verë-UTC+2 Prefiksi telefonik-00355  Prefiksi radiofonik-ZAA-ZAZ  Kodi i internetit.al  Kodi ISO 3166-1-008 / ALB / AL
  3. 3. Flamuri i Shqipërisë Stema e Shqipërisë
  4. 4. Shqipëria  Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanikdhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km largItalisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.
  5. 5. Vendndodhja gjeografike  Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon.Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë: 657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
  6. 6. Pamje satelitore e Shqipërisë
  7. 7. Relievi  Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.
  8. 8. Riviera shqiptare Malet në Shqipërinë e mesme, afër Krujës Fushë në Alpet shqiptare
  9. 9. Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko- gjeografike) Lagunat kryesore janë  Alpet shqiptare  Krahina malore qendrore  Krahina malore jugore  Ultësira bregdetare  Laguna e Lunrës (Vilunit)  Laguna e Patokut  Laguna e Bishtrakës  Laguna e Karavastasë  Laguna e Nartës  Laguna e PashalimanitPlazhet kryesore janë: Plazhi i Velipojës Plazhi i Shëngjinit Plazhi i Talës Plazhi i Durrësit Plazhi i Divjakës Plazhi i Semanit Plazhi i Vlorës Plazhi i Dhërmiut Plazhi i Himarës Plazhi i Sarandës Kepat kryesore janë •Kepi i Rodonit •Kepi i Bishtit të Pallës •Kepi i Gjuhezës Ishujt kryesorë janë •Ishulli i Sazanit •Ishulli i Kunës •Ishulli i Zvërnecit
  10. 10. Klima  Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
  11. 11. Njësitë territoriale  Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku, pastaj rrethi, bashkia, komuna dhe fshati.  Bashkia e Tiranës gëzon status të veçantë nga bashkitë e tjera dhe ndahet në 11 njësi bashkiake të vogla. Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe: 1.Qarku i Beratit 2.Qarku i Dibrës 3.Qarku i Durrësit 4.Qarku i Elbasanit 5. Qarku i Fierit 6. Qarku i Gjirokastrës 7. Qarku i Korçës 8. Qarku i Kukësit 9. Qarku i Lezhës 10. Qarku i Shkodrës 11. Qarku i Tiranës 12. Qarku i Vlorës
  12. 12. Shqipëria është e ndarë më tej në 36 rrethe 1.Rrethi i Beratit 2.Rrethi i Bulqizës 3.Rrethi i Delvinës 4.Rrethi i Devollit 5.Rrethi i Dibrës 6.Rrethi i Durrësit 7.Rrethi i Elbasanit 8.Rrethi i Fierit 9.Rrethi i Gjirokastrës 10.Rrethi i Gramshit 11.Rrethi i Hasit 12.Rrethi i Kavajës 13.Rrethi i Kolonjës 14.Rrethi i Korçës 15.Rrethi i Krujës 16.Rrethi i Kuçovës 17.Rrethi i Kukësit 18.Rrethi i Kurbinit 19.Rrethi i Lezhës 20.Rrethi i Librazhdit 21.Rrethi i Lushnjës 22.Rrethi i Malësisë së Madhe 23.Rrethi i Mallakastrës 24.Rrethi i Matit 25.Rrethi i Mirditës 26.Rrethi i Peqinit 27.Rrethi i Përmetit 28.Rrethi i Pogradecit 29.Rrethi i Pukës 30.Rrethi i Sarandës 31.Rrethi i Shkodrës 32.Rrethi i Skraparit 33.Rrethi i Tepelenës 34.Rrethi i Tiranës 35.Rrethi i Tropojës 36.Rrethi i Vlorës
  13. 13. 36 rrethet e Shqipërisë
  14. 14. VAZHDON…

×