SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK
PUNIM SEMINARIK
Lënda: E Drejta e Procedurës Civile
Tema: Bashkimi i Kërkesëpadive dhe Bashkëndërgjyqësia
Mentori: Studenti:
Prof. Albert Zogaj Egzon Doli
Hyrje
Në këtë punim do të trajtoj dy institute procedurale që i përkasin procedurës
kontestimore dhe që si të tilla kanë rol të rëndësishëm sepse mardhënjet juridiko-civile
nuk janë thjesht vetëm midis dy përsonave dhe me nga një kërkesë të vetme, por ato
shpesh mund të jenë mes disa palëve ose personave dhe me disa kërkese të ndryshme.
Më bashkimi e kërkesëpadive, si institut procedural kuptojmë kur pala paditëse në
procesin kontestimorë, ndaj palës së paditur parashtron dy apo më shumë kërkesa në një
padi të vetme dhe që për ato kërkesa zhvillohet e njejta procedurë, ndërkaq
bashkëndërgjyqësia gjithashtu është institut i procedurës civile me të cilin kuptohet rasti
kur në cilësinë e palës paditëse ose të paditur janë disa persona.
Si në rastin kur kemi të bëjmë me bashkim të kërkesëpadive ashtu edhe në rastin e
bashkëndërgjyqësisë, procedura civile për gjykatën dhe palët është më e komplikuar se në
rastin kur kemi të bëjmë me një kërkesë të vetme ose vetëm me një palë paditëse dhe një
të paditur. Ky konstatitm bëhet për faktin se kur procedura civile zhvillohet duke zbatuar
njërin nga këto dy institute mund të jetë më e gjatë se normalisht, sepse duhen trajtuar
shumë prova, duhen dëgjuar më shumë dëshmitarë, ekspert etj, andaj gjykata në raste të
tilla duhet të shpreh një profesionalizëm më të madh. Kur është fjala për bashkimin e
kërkespadive ai ndryshe njihet edhe si bashkim objektiv i padive, ndërsa kur është fjala
për bashkëndërgjyqësi kemi të bëjmë me bashkim subjektiv të padive.
Parimi i Ekonomizimit, është shkaku kryesorë se pse gjykata vendosë që për të gjitha
kërkesat, përkatësisht për të gjithë paditësit ose të paditurit të zhvillojë procedurën e
njejtë gjyqësore. Ajo që vlenë të thuhet është se kur është fjala tek bashkëndërgjyqësia,
institutet tjera procedurale si : Kërkesa për kthimin në gjendjen e mëparshme,
Gjyqëvarësia (Litispendenca), Mungesa e palës në senacë etj, zbatohet përshtatshmërisht.
Në kuadër të bashkimit të kërkespadive kemi tri lloje të bashkimit:
1. Bashkimi komulativ i kërkesëpadive
2. Bashkimi eventual i kërkesëpadive, si dhe
3. Bashkimi alternativ i kërkesëpadive
Ndërkaq në kuadër të bashkëndërgjyqësisë kemi disa lloje të saj:
1. Bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale
2. Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë dhe unike
3. Bashkëndërgjyqësia fillestare(primare) dhe e mëvonshme, si dhe
4. Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual
Të cilat lloje do të trajtohen secila veç e veç në këtë punim.
Bashkimi komulativ i kërkesëpadive
Fillimisht duhet cekur se padia është veprimi disponibil i personit fizik ose juridik
dhe veprimi i parë procedural, me paraqitjen e së cilës fillon procesi kontestimorë për çka
edhe prodhohen efektet e para juridike si për palën paditëse ashtu edhe për të paditurin.
Në parim, pala paditëse paraqet një padi dhe një kërkesë kundër palës së paditur, mirëpo
janë të shumta rastet në praktikë kur pala paditëse në një padi paraqet dy a më shumë
kërkesa ndaj palës së paditur dhe që kjo ndryshe në shkencën juridiko-civile njihet si
bashkim i kërkesëpadive. Për bashkimin e kërkesëpadive në një padi flet edhe neni 255 i
LPK-së.1
Në rastin kur paditësi në padinë e tij përfshinë disa kërkesa ndaj palës së paditur
dhe kërkon nga gjykata që për të gjitha ato kërkesa të vendosë përnjëherë me një vendim,
atëher kjo njihet si bashkimi komulativ i kërkesëpadive. Pra në rastin e tillë paditësi
kërkon nga gjykata që me vendimin e saj ta detyroj të paditurin që ti përmbushë të gjitha
kërkesat në mënyrë komulative ndaj tij, mirëpo kjo kërkesë e palës paditëse nuk e pengon
gjykatën që të nxjerrë aktgjykim të pjesshëm duke i aporvuar vetëm disa nga kërkesat e
paditësit (Neni 147 i LPK-së). Si rast tipik i bashkimit komulativ të kërkesëpadive mund
të jenë në rastet e shkaktimit të dëmit si rezultat i fatkeqësisë në komunikacion, kështu
P.SH personi B në cilësinë e taksitit është goditur në veturën e tij nga personi A, pa fajin
e tij, me çka i është dëmtuar makina dhe si rezultat i kësaj ai nuk mund ta ushtroj për disa
ditë profesionin e taksistit dhe në këtë rast personi B në padinë e tij mund të parashtroj
disa kërkesa ndaj personit A, siç janë: Kërkesa për dëmshpërblim për shkak të
shpenzimeve në rregullimin e makinës, Kërkesa për fitimin e humbur për shkak se ai nuk
ka mundur për disa ditë ta shfrytëzoj makinën e tij taksi si dhe Kërkesën për shpërblimin
e dhimbjeve shpirtërore të pësuara me rastin e aksidentit.
Për të ekzistuar bashkimi komulativ i kërkesëpadive duhet që paraprakisht të
plotësohen disa kushte. Si kushtë elementarë është ekzistimi i bazës së njejtë faktike
ose juridike për të gjitha ato kërkesa, të njejtën bazë faktike ose juridike e kanë të
gjitha ato kërkesa të cilat mund të subsumohen në të njejtën normë juridike, si psh. disa
autorë kërkojnë shpërblimin e dëmit nga një librari për shkak të shkeljes së të drejtës së
autorit.2
Nëse kërkesat e palës paditëse nuk janë të lidhura për të njejtën bazë faktike ose
juridike, atëher ato kërkesa mund të përfshihen në një padi vetëm nëse për të gjitha ato
kërkesa ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë, pastaj për të
gjitha ato kërkesa është përcaktuar lloji i njejtë i procedurës (pra nëse për njërën nga
kërkesat e palës paditëse kompetente është gjykata që zhvillon procedurën
jokontestimore, ndërsa për kërkesën tjetër gjykata që zhvillon procedurën kontestimore,
atëher s’kemi të bëjmë me bashkim komulativ të kërkesëpadive) dhe që gjykata pas
vlerësimit të këtyre rrethanave vjen në përfundim se përfshirja e këtyre kërkesave në një
padi i kontribuon ekonomizimit të gjykimit, e nëse gjykata vlerëson se kjo nuk i
kontribuon ekonomizimit të gjykimit atëher më së voni në seancën pregaditore ose
seancën për shqyrtimin kryesorë, gjykata me aktvendim e ndanë procedurën, ndaj të cilit
aktvendim lejohet ankimi (Neni 206 parag.1 i LPK-së).
1
Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 255.
2
Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
Me legjislacionin e më hershëm ishte paraparë që nëse nëse për njërën nga kërkesat e
palës paditëse është kompetent trupi gjykues ndërsa për kërkesën tjetër gjyqtari i vetëm,
atëher në lidhje me padinë vendosë trupi gjykues sepse konsiderohet që një qështje
vendoset në mënyrë më profesionale nga trupi gjykues se sa nga gjyqtari vetëm, ndërsa
me legjislacionin e ri të procedurës kontestimore neni 15 parag.1 parashihet se në
procedurën pranë gjykatës së shkallës së parë vendos vetëm gjyqtari individual. Si edhe
tek rasti i bashkëndërgjyqësisë, edhe tek bashkimi komulativ i kërkesëpadive mund të
ekzistoj bashkimi komulativ i njëkohshëm ose fillesar i kërkesëpadive dhe bashkimi
komulativ i mëvonshëm ose sukcesiv i kërkesëpadive. Tek bashkimi komulativ fillestarë i
kërkesëpadive pala paditëse në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë parashtron të
gjitha kërkesat përnjehërë që ka ndaj palës së paditur, ndërsa tek bashkimi komulativ i
mëvonshëm i kërkespadive, pala paditëse pas paraqitjes së padisë por jo më vonë se
seanca për shqyrtimin kryesorë të qështjes mund të paraqes edhe kërkesa të reja që ka
ndaj palës së njejtë, të cilat kërkesa nuk i ka përfshirë më herët në momentin e dorëzimit
të padisë në gjykatë dhe kjo mund të ndodhë me kusht që kërkesat e reja të kenë të njejtën
bazë faktike ose juridike me kërkesa e mëhershme të paraqitura në padi. 3
Bashkimi eventual i kërkesëpadive
Në rastët kur pala paditëse përfshinë në padinë e tij dy apo më shumë kërkesa të
cilat janë të ndërlidhura mes tyre dhe që kërkon nga gjykata që nëse e refuzon kërkesën e
parë, ta aprovoj kërkesën e dytë me rradhë, atëher kemi të bëjmë me bashkimin eventual
të kërkesëpadive. Kjo radhitje e kërkesave, duhet të jetë e caktuar në padi nga paditësi4
.
Bashkimi eventual i kërkesëpadive ndodhë zakonisht kur paditësi shpreh pasigurinë e tij
në lidhje me atë se a do të ketë sukses me kërkesën e parë ndaj palës së paditur. Për të
ekszituar bashkimi eventual i kërkesëpadive duhet parapraktisht të ekzsitoj baza e njejtë
faktike ose juridike, pastaj të ekzsitoj komeptenca lëndore dhe territoriale e gjykatës së
njejtë për të dyja kërkesat e palës paditëse, si dhe që për ato kërkesa të jetë paraparë lloji i
njejtë i procedurës, pra procedura kontestimore.
Një tjetër çështje e rëndësishme, kur është fjala e bashkimit eventual të kërkesëpadive,
është edhe vlera e objektit të kontestit, normalisht kjo vjen në shprehje në kontestet
pasuroro-juridike. Dispozita e nenit 30 të LPK-së në lidhje me vlerën e objektit të
kontestit përcakton se te vlera e objektit të kontestit merret parasyshë vetëm kërkesa
kryesore, mirëpo në rastin e bashkimit eventual të kërkesëpadive, pala paditëse ka dy
kërkesa: njëra kryesore e tjetra eventuale, andaj këtu mund të themi se vlera e objektit të
kontestit në rastin e bashkimit eventual të kërkesëpadive do të mund të caktohet sipas
vlerës së kërkesës së parë (kryesore) të palës paditëse, e nëse kërkesa e parë i është
refuzuar, atëher vlera e kërkesës së dytë (eventuale) do të ishte vendimtare në
përcaktimin e vlerës së objektit të kontesit.
Neni 255 i cili edhe flet për këtë institut procedural, nuk e pengon palën paditëse të
paraqes më shumë kërkese në mënyrë eventuale, pra jo vetëm dy por edhe 3 apo 4
kërkesa ndaj palës së paditur, të cilat kërkesa do të vijnë në shprehje vetëm nëse secila
3
Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I (ribotimi i IV-të), Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006.
4
Po Aty.
nga kërkesat paraprake i refuzohen paditësit nga gjykata. Poashtu i njejti nen ka
përcaktuar shprehimisht se me aprovimin e kërkesës së parë të palës paditëse, nga
gjykata, shuhet gjyqëvarësia e krijuar me kërkesën numër dy. Si shembull tipik i
bashkimit eventual të kërkesëpadive është kur pala paditëse në cilësinë e kreditorit, në
padinë e tij kërkon nga gjykata, që ta zgjidhë kontratën me të paditurin e nëse gjykata e
refuzon kërkesën për zgjidhjen e kontratës, atëher ta detyroj të paditurin që të përmbushë
detyrimin, përkatësisht çmimin kontraktues brenda afatit të caktuar ndaj paditësi si
kreditorë.
Pala e paditur nga paditësi i cili ka parashtruar dy kërkesa eventuale ndaj tij, ka të drejtën
dhe detyrën e tij që brenda afatit ligjorë prej 15 ditësh të parashtroj përgjigje në padi nga
momenti i dorëzimit të padisë nga gjykata5
. Nëse i padituri nuk parashtron përgjigje në
padi atëher gjykata mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të pandëgjueshmërisë ose
mosbindjes për duke e aprovuar njërën nga kërkesat e palës paditëse varësisht se për cilën
ekziston themelësia e kërkesës, e në rastin tjetër kur pala e paditur ka parashtruar
përgjigje në padi, duke e pohuar kërkesën e parë ose të dytë të paditësit, atëher gjykata
mund të nxjerrë aktgjykim në bazë të pohimit dhe në këtë rast nuk lëshohet në
themelësinë e kërkësës së pohuar nga i padituri, për shkak se kjo konsiderohet si veprim
disponibil i tij.
Bashkimi Alternativ i Kërkesëpadive
Gjithashtu edhe tek bashkimi alternativ i kërkesëpadive kemi të bëjmë më një
mardhënje detyrimore mes kreditorit i cili paraqitet si paditës dhe debitorit që paraqitet si
i paditur. Ky bashkim ekziston atëher kur paditësi në padinë e tij parashtron disa kërkesa
ndaj të paditurit dhe që i padituri në këtë rast ka të drejtë të zgjedh mes disa alternativave
për përmbushjen e detyrimit ndaj paditësit dhe me përmbushjen e njërës nga kërkesat e
paditësit konsiderohet se është përmbushur në tërësi detyrimi ndaj tij. Si shembull i një
detyrimi alternativ do të mund të ishte rasti kur kreditori kërkon nga debitori që në emër
të borxhit prej 35`000 Euro, t’ia dorëzoj atij makinen e markës mercedez ose t’ia dorëzoj
në pronësi banesën e tij dhe në rastin e tillë me dorëzimin e makinës ose të banesës nga
debitori, përmbushet në tërësi detyrimi i tij ndaj kreditorit. Pra tek bashkimi alternativ i
kërkesëpadive paditësi parashtron dy ose më shumë kërkesa, ndërsa i padituri ka të
drejtën e zgjedhjes së cilën nga këto kërkesa do të përmbushë ndaj paditësit, në atë
mënyrë që të fshihet në tërësi detyrimi ndaj tij, që do të thotë se kemi të bëjmë më një
ofertë që paditësi i bën të paditurit. Kur është fjala për zgjedhjen e njërës prej
alternativave për përmbushjen e detyrimit, këtë të drejtë e kanë: Kreditori, Debitori dhe
Personat e tretë.6
Bashkimi alternativ i kërkesëpadive nuk rregullohet shprehimisht me
dispozitat procedurale të ligjit mbi procedurën kontestimore, por për rregullimin e këtij
instituti procedural mund të shërbehemi me dispozitat e së drejtës materiale, përkatësisht
me ligjin mbi mardhënjet detyrimore(LMD) nga neni 387 deri 392. Dispozitat e LMD-së
parashohin edhe disa rregulla speciale në lidhje me zgjedhjen e debitori (të paditurit) ose
kreditorit (paditësit) mes alternativave për të përmbushur detyrimin. Kështu neni 388 i
LMD-së parasheh: Zgjedhja quhet e bërë kur pala të cilës i takon e drejta e zgjedhjes e
5
Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 394 parag.1.
6
Dauti, Nerxhivane, E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e Përgjithshme, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2013.
njofton palën tjetër për atë që e ka zgjedhur dhe nga ky moment zgjedhja nuk mund të
ndryshohet apo revokohet7
. Poashtu me këtë ligj është kufizuar e drejta e debitorit (të
paditurit) që zgjedhjen e tij për përmbushjen e detyrimit mes disa alternativave ndaj
kreditorit (paditësit) ta bëj brenda një përiudhe të caktuar kohore, e cila peridhë është
paraprë deri sa të mos jetë bërë përmbarimi i dhunshëm në sendet e debitorit. Ndërkaq ka
gjithashtu raste kur e drejta e zgjedhjes mes alternativave për përmbushjen e detyrimit i
takon kreditorit, kjo sepse kështu janë pajtuar ai dhe debitori ose këtë të drejtë ja ka
njohur ligji, andaj në raste të tilla nëse debitori në peridhën e caktuar kohore nuk e
shfrytëzon të drejtën e tij, pra nuk deklarohet lidhur me përmbushjen e detyrimit ndaj tij,
atëher kjo e drejtë mund ti kaloj debitorit8
. Përpos këtyre dy subjekteve, e drejta e
zgjedhjes se alternativave për përmbushjen e detyrimit, në raste të caktuara i takon edhe
personave të tretë të cilët në mardhënjen midis kreditorit dhe debitorit e përcaktojnë se
cili send do të dorëzohet në emër të përmbushjes së detyrimit, e nëse këta persona të tretë
nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda afatit të caktuar, atëher lënden e përmbushjes së
detyrimit e cakton gjykata.
Përgjegjësia për demtimin e sendit i cili është lëndë e detyrimit: Kur objekti i detyrimit
është shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhe për këtë përgjegjësinë e mban debitori, atëher
detyrimi kufizohet në objektin e mbetur nëse të drejtën e zgjedhjes e ka pasur debitori, e
nëse të drejtën e zgjedhjes e ka kreditori dhe sendi është shkatruar për fajin e debitorit,
atëher kreditori ka të drejtë të kërkoj objektin mbetur ose shpërblimin e dëmit. Ndërkaq
kur objekti i detyrimit është shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhë për këtë përgjegjësinë
e mban kreditorit, atëher detyrimi i debitorit ndaj tij shuhet, por nëse e drejta e zgjedhjes i
ka takuar debitorit atëher ky mund të kërkoj nga kreditori shpërblimin e dëmit dhe ta
kryerj detyrimin e vet nga objekti i mbetur, përkatësisht objekti i pa shkatrruar.
Shqyrtime hyrëse të bashkëndërgjyqësisë
Siç tham edhe më parë, shpesh ndodhë që procesi kontestimorë përpos që mund të
përbëhet nga disa kërkesa të paditësit, ai gjithashtu mund të përbëhet nga disa paditës ose
disa të paditur për të cilët vendosë gjykata e njejtë në procedurë të njejtë, gjë që në këtë
rast kemi të bëjmë me institutin e bashkëndërgjyqësi. Secili nga personat e tillë që marrin
pjesë në procedurën kontestimore me bashkëndërgjyqësi është në raport proceduralo-
juridik me palën kundërshtare, në njërën anë dhe me gjykatën në anën tjetër, që do të
thotë se në raste të tilla ekzistojnë aq raporte proceduralo-juridike sa ka edhe paditës apo
të paditur.9
Bashkëndërgjyqësi konsiderohet institut procedural i cili mund të themelohet
si i tillë vetëm me veprimin disponibil të palës paditëse dhe asnjëher me vendim të
gjykatës, kjo për faktin se pala paditëse këtu zgjedh cilët persona dëshiron ti padisë,
mirëpo nga kjo rregull e përgjithshme kemi përjashtim kur instituti i bashkëndërgjyqësisë
themelohet me vendimin e gjykatës dhe atëher kur psh. vdes pala, qoft paditëse apo e
paditur, gjatë gjykimit dhe në vend të saj vijnë trashëgimtarët e palës së vdekur gjë që në
këtë rast themelohet bashkëndërgjyqësia. Në kuadër të bashkëndërgjyqësisë kemi disa
lloje të saj të cilat do të trajtohen secila veç e veç në vijim.
7
Ligji mbi Mardhënjet Detyrimore Nr. 04/L-077, neni 388 parag.1
8
Kodi Civil i Shqipërise, kreu III neni 438.
9
Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I (ribotimi i IV-të), Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006.
Bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale
Bashkëndërgjyqësi materiale kemi në rastet kur mes bashkëndërgjyqësve
ekziston lidhja e caktuar juridike apo faktike në aspekten e objektit të kontestit dhe që
lidhja e tillë ka ekzistuar para se të filloj procesi kontestimore mes tyre.10
Kështu edhe
neni 264 parag.1 shkronja a) e LPK-së bën përkufizimin e tillë të bashkëndërgjyqësisë
materiale, e cila ekziston atëher kur palët në pikëpamje të objektit të kontestit janë në
bashkësi juridike apo nëse të drejtat e tyre, përkatësisht detyrimet, burojnë nga baza e
njëjtë faktike apo juridike. Bashkësia juridike në kuptim të kësaj dispozite ekziston atëher
kur në anën e palës paditëse kemi bashkësinë e kërkesave, kurse në anën e palës së
paditur bashkësinë e detyrimeve dhe të cilat kërkesa, përkatësisht detyrime burojnë nga
raporti i njejtë juridik. Psh si rast i tillë është rasti me bashkëpronarët e një palujtshmërie
kur ata e padisin personin A për shkak të pengim posedimit të palujtshmërisë, ose kur
bashëpronarët e palujtshmërisë paditen nga personi A si titullar i së drejtës së servitudit
për shkak bashkëpronarët ia kanë mohuar atij një të drejtë të tillë duke mos e lënë të kaloj
nga prona e tyre. Ndërkaq bashkësia faktike në kuptimin e nenit 264 të LPK-se, ekziston
atëher kur kërkesat, përkatësisht detyrimet e subjekteve që paraqiten si bashkëndërgjyqës
mbështeten në bazën e njejtë faktike dhe juridike. Në bashkësi të tillë faktike
konsiderohen p.sh. dy apo më shumë persona dëmtohen në një akstident të
komunikacionit, të cilët persona rastësisht paraqiten si palë e dëmtuar dhe që kërkesa e
tyre ndaj ngasësit të makinës i cili i ka aksidentuar ata në komunikacion, buron nga e
njejta gjendje faktike dhe subsumohet në të njejtën normë juridike. tek rasti i
bashkëndërgjyqësisë materiale kompetenca e gjykatës në pikëpamje territoriale caktohet
varësisht vendbanimit ose vendqëndrimit të palës apo palëve të paditur, e nëse mes të
paditurve kemi të bëjmë më debitorë kryesorë dhe akcesorë, atëher komptetente në
pikëpamje territoriale do të jetë gjykata brenda territorit të së cilës e ka vendbanimin njëri
nga debitorët kryesorë, e kur të gjithë të paditurit janë debitorë akcesorë atëher padia
mund ti paraqitet gjykatës që është e kompetencës territoriale për cilindo nga ta.
Ajo që vlenë të thuhet tëk bashkëndërgjyqësia materiale është se vlera e objketit të
kontestit në raste të tilla caktohet sipas vlerës së përgjithshme të kërkesës të të gjithë
bashkëndërgjyqësve.
Bashkëndërgjyqësia formale ekziston kur objekt i kontestit janë kërkesat
përkatësisht detyrimet e të njejtit lloj që mbështeten në bazën faktike dhe juridike
esencialisht të njejtë dhe po që se ekzsiton kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës
gjykatë të secilën kërkesë dhe për secilin të paditur.11
Pra me këtë përkufizim ligjorë
nënkuptojmë kërkesat apo detyrimet që ngriten nga subjkete të ndryshme të së drejtës,
për realizimin e të drejtave të tyre nga marrëdhënjet e tyre juridike të pavarura, mirëpo që
të gjitha këto marrëdhënje të pavarura juridike të subjekteve të së drejtës, në esencë janë
të njejta apo të ngjajshme. Si shembull tipik i bashkëndërgjyqësisë formale për subjektet
e së drejtës, për zgjidhjen e kërkesës së të cilëve ekziston kompetenca e njejtë lëndore
dhe territoriale e gjykatës, është rasti kur kompania X me seli në Gjakovë nuk ka kryer
obligimet e saj ndaj dhjetë punëtorëve, përkatësisht nuk i ka paguar pagat ndaj tyre, për
çka këta dhjetë punëtorë parashtrojnë padi në Gjykatën Themelore në Gjakovë ndaj
kompanisë X për mospagasë të pagave nga marrëdhënja e tyre e punës. Në rastin e tillë
10
Po Aty.
11
Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 264 parag.1 shkronja b).
konsiderohet se për secilin punëtorë është e njejta bazë faktike dhe juridike. Vlera e
objketit të kontestit në rastin e bashkëndërgjyqësisë formale llogaritet sipas çdo kërkese
veç e veç të palëve paditëse.
Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë dhe unike
Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë, si institut procedural trajtohet me nenin 268 të
LPK-së, ku me të kuptojmë se secili bashkëndërgjyqës që paraqitet në procesin
kontestimorë është palë në vete apo e pavarur nga bashkëndërgjyqësi tjeter dhe që
veprimet ose mosveprimet e njërit bashkëndërgjyqës prodhojnë efekte juridike vetëm për
të dhe palën kundërshtare të tij, por jo edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë. Pra ne rastin e
tillë edhe pse kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësi mes subjekteve, pozita e tyre
procedurale është njejtë sikur të gjithë ata bashkëndërgjyqës të kishin paditur apo të ishin
paditur veç e veç.12
Kur kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësinë e thjeshtë, gjykata ndaj çdo njëri
bashkëndërgjyqës, mund të jap vendime të ndryshme ose vendime me përmbajtje të
ndryshme.13
Këtu nëse gjykata vendosë që të ndërprejë ose pezulloj procedurën ndaj njërit
bashkëndërgjyqës, atëher ky vendim nuk vlen edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë. Si
shembull i bashkëndërgjyqësisë së tillë është kur kreditori ka paditur edhe debitorin
kryesorë edhe dorëzanin e debitorit, në këtë rast secili veprim ose mosveprim i debitorit,
përkatësisht dorëzanit prodhon efekte juridike vetëm për të. Duhet thenë se tek ky lloj i
bashkëndërgjyqësisë është më i favorshëm për palët në proces sepse për kryerjen ose
moskryerjen e veprimeve procedurale pala nuk i përgjigjen askujt.
Bashkëndërgjyqësia unike është e kundërta e bashkëndërgjyqësisë së thjeshtë për faktin
se këtu të gjitha palët bashkëndërgjyqëse konsiderohen si një palë e vetme, kështu që
kryerja ose moskryerja e një veprimi procedural nga pala bashkëndërgjyqëse prodhon
efekte juridike edhe ndaj bashkëndërgjyqësve të tjerë, si p.sh paraqitja e certifikatës së
pronësisë nga njëri bashkëndërgjyqës në gjykatën e shkallës së parë me qëllim të
vërtetimit të bashkëpronësisë ka efektin e njejtë për të gjithë bashkëndërgjyqësit njejtë
sikur të ishte paraqitur edhe nga ta. Mirëpo ligji ka paraparë që për të ekzistuar ky lloj i
bashkëndërgjyqësisë duhet që kontesti, për shkak të ligjit ose sipas natyrës së raportit
juridik të zgjidhet njejtë për të gjithë bashkëndërgjyqësit. Pra tek bashkëndërgjyqësia
unike kërkes padi e paditësit ose pranohet me përmbajtjen e njejtë ndaj të gjithëve ose
refuzohet ndaj të gjithë bashkëndërgjyqësve. Si shembull praktik se kur mund të vie në
shprehje bashkëndërgjyqësia unike është rasti kur disa trashigimtarë ligjorë të një
palujtshmërie kërkojnë nga gjykata që me vendimin e saj t’ua njoh atyre të drejtën e
trashëgimisë. Në praktikë mund të paraqiten raste kur dy apo më shumë palë
bashkëndërgjyqëse marrin veprime procedurale që janë në kundërshtim me njëra tjetrën ,
andaj në raste të tilla gjykata merr parasyshë atë veprim procedural të njërit
bashkëndërgjyqës që është më i favorshëm edhe për të bashkëndërgjyqësit e tjerë.
12
http://ëëë.uamd.edu.al/neë/ëp-content/uploads/2013/01/PALET-NDERGJYQESE-NE-PROCESIN-
GJYQESOR-CIVIL-.pdf (marrë me dt. 09.04.2015)
13
Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
Bashkëndërgjyqësia primare apo fillestare dhe e mëvonshme
Varesisht kriterit se bashkëndërgjyqësia ka ekzistuar që në qastin e ngritjes se padise, apo
ajo është themeluar më vonë nga ndërhyrja e një pale të tretë, dallojmë
bashkëndërgjyqësinë primare apo fillestare dhe të mëvonshme. Bashkëndërgjyqësia
primare ekziston atëher kur që në qastin e ngritjes së padisë me të cilin edhe fillohet
procesi kontestimorë, në cilësinë e palës paditëse ose të paditur janë dy apo më shumë
subjekte, të cilët kanë kërkesë përkatësisht detyrime ndaj palës kundërshtare. Si shembull
i tillë është kur dy palë paditëse kanë kërkesë ndaj një të padituri, për kompenzimin e
dëmit. Ndërkaq bashkëndërgjyqësia e mëvonshme është ajo lloj bashkëndërgjyqësie e
cila nuk ka ekzistuar në qastin e paraqitjes së padisë në gjykatë por është themeluar më
vonë me ndërhyrjen e një pale të tretë qoftë në cilësinë e paditësit ose të paditurit.
Bashkëndërgjyqësia primare apo fillestare mund të paraqitet në këto raste:
a) Nëse bashkëndërgjyqësit janë në bashkësi juridike në pikëpamje të
objektit të kontestit apo nëse të drejtat ose detyrimet e tyre burojnë nga e
njëjta bazë faktike apo juridike, si psh. kërkesa e përbashkët e
bashkëpronarëve.
b) Nëse objekt i kontestit janë kërkesat apo detyrimet e llojit të njejtë që kanë
bazë faktike ose juridike esencialisht të njejtë dhe nëse për të gjitha këto
kërkesa, ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë,
si dhe
c) Nëse bashkëndërgjyqësia është e lejuar shprehimisht me ligj
Bashkëndërgjyqësia e mëvonshme e cila paraqitet pas ngritjes së padisë mund të paraqitet
në këto raste:
a) Nëse deri në përfundimin e seancës për shqyrtimit kryesorë të çështjes, paditësit
primarë i bashkohet edhe një paditës tjetër, duke ndërhyrë kështu në proces, apo
nëse padia është zgjeruar duke përfshirë edhe një të paditur tjetër.
b) Nëse pala paditëse ose e paditur vdes gjatë rrjedhës së procesit kontestimorë, dhë
kërkesa përkatësisht detyrimi kalon tek pasardhësit juridik të palës së vdekur.
Kur kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësi të mëvonshme, se a do të hyjë në procesin
kontestimorë një palë e tretë apo jo, nuk është çështje që varet vetëm nga ai, por edhe nga
palët ndërgjyqëse, pasi që me nenin 272 parag.1 parashihet se secila nga palët
ndërgjyqëse mund t’ia kontestojnë ndërhyrësit të drejtën e ndërhyrjes në gjykim dhe të
propozojnë refuzimin e tij.14
Poashtu kriter tjetër që të ndodhë bashkëndërgjyqësia e
mëvonshme është që personat e tretë, të cilët ndërhyjnë në procesin kontestimorë duhet ta
pranojnë procesin në atë gjendjen në të cilin ndodhet në momentin kur ata ndërhyjnë në
gjykim si dhe të ketë interes juridik që të hyjë në proces kontestimorë. Po që se
ndërhyrësi ka hyrë në procesin kontestimorë deri në momentin para se vendimi i gjykatës
mbi kërkesëpadinë të jetë bërë i formës së prerë, atëher ai ka të drejtë të paraqes kundër
atij vendimi mjetin e jashtëzakonshëm të goditjes. Ky person i tretë që ndërhynë në
procesin kontestimorë mund të jetë si në anën e palës paditëse ashtu edhe të paditur,
andaj edhe veprimet e kryera nga ai kanë efekt për palën të cilës i është bashkuar, vetëm
14
Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 272 parag.1.
po që se ato veprime nuk janë në kundërshtim me veprimet procedurale të këtij të fundit.
Si raste kur ndodhë bashkëndërgjyqësia e mëvonshme, mund të jetë kur personi A
ndërhynë në procesin kontestimorë që zhvillohet mes bashkëndërgjyqësve dhe të
paditurit, me çka ai si titullarë i të drejtës së trashëgimisë mbi një palujtshmëri
parashtron kërkesën e njejtë me bashkëndërgjyqësit ndaj të paditurit. Ndërsa në anën
tjetër kemi edhe rastet kur personi i tretë ndoshta edhe kundër vullnetit të tij ndërhynë në
procesin kontestimorë por këtë herë në cilësinë e palës së paditur dhe kjo kur pala e
mëparshme e paditur ka vdekur gjatë procesit kontestimorë, me çka trashëgimtarët e tij
janë bërë pjesë e procesit kontestimorë për shkak se ata përpos të drejtave, nga
trashëgimlënësi trashëgojnë edhe detyrimet. Si moment i fundit kur një palë mund ti
bashkohet palëve paditëse ose të paditur në procesin kontestimorë është senaca
pregaditore ose seanca për shqyrtimin kryesorë të qështjes, nëse seanca pregaditore nuk
është mbajtur fare.15
Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual
Paditësi në padinë e tij mund të përfshijë dy ose më tepër të paditur, në atë mënyrë që
kërkon nga gjykata që kërkesëpadia e tij të aprovohet ndaj të paditurit të dytë po që se
refuzohet si e pa bazë ndaj të paditurit të parë, momenti i tillë në procedurën kontestimore
njihet si bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual. Bashkëndërgjyqësia me të
paditurin eventual krijohet që në momentin e ngritjes së padisë ndaj palës së paditur dhe
jo në faza të mëvonshme të procesit kontestimorë. Tek ky lloj i bashkëndërgjyqësisë pala
paditëse shpreh një lloj pasigurie në lidhje me themelësinë apo bazueshmërinë e
kërkesëpadisë së tij ndaj palës së paditur. Në rastin e bashkëndërgjyqësisë me të paditurin
eventual, paditësi osë paditësit përfshijnë dy apo më shumë persona si të paditur, por që
kërkojnë nga gjykata që t’ua pranoj kërkesëpadinë vetëm kundrejtë njërit prej tyre. Si
shembull i tillë praktik mund të jetë rasti kur personi A ka pësuar lëndime trupore në
fatkeqësi të komunikacionit, por ai në rastin e tillë nuk është i sigurt se fajtorë për
demtimin e tij ka qenë personi B apo personi C, andaj edhe në padinë e tij i përfshinë si
personin B ashtu edhe personin C, ashtu që kërkon nga gjykata që në rast se e refuzon
kërkesën e tij për kompensimin e dëmit ndaj personit B, ta aprovoj si të themeltë ndaj
personit C.
Është me rëndësi të thuhet se vendosja nga gjykata për kërkesën e paditësit kundrejtë të
paditurit eventual bëhet vetëm pasi që të bëhet i formës së prerë vendimi me të cilin është
refuzuar kërkesëpadia si e pathemeltë ndaj të paditurit të parë.
15
Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
K O N K L U Z I O N
Si përfundim mund të themi se bashkimi i kërkesëpadive dhe bashkëndërgjyqësia
janë institute mjaft të rëndësishme procedurale, të cilat janë në funksion të realizimit të
një parimi mjaft të rëndësishëm në procedurë kontestimore, siç ai i ekonomizimit të
gjykimit. Me zbatimin e këtyrë instituteve procedurale, arrihet ekonomizimi i gjykimit
për faktin se veprimet procedurale siç janë psh. padia, përgjigja në padi, ankesa etj,
kryhen vetëm njëherë, poashtu në raste të tilla gjykata cakton vetëm një seancë
pregaditore dhe një seancë për shqyrtimin kryesorë të çështjes juridike etj. Me bashkimin
e kërkesëpadive dhe tek bashkëndërgjyqësia, përpos ekonomizimit të gjykimit arrihet
edhe siguria juridike kjo sepse në raste të tilla kemi të bëjmë me të njejtat fakte që
paraqiten nga paditësit apo të paditurit, me çka mundësohet gjykimi i njëllojtë i çështjes
juridiko-kontestimore nga gjykata. Gjithashtu duhet thënë se çështja juridiko-
kontestimore e cila përbëhet nga disa kërkesëpadi, përkatësisht nga disa paditës ose të
paditur, është dukshëm më e komplikuar për gjykatës, e kjo veqanërisht në administrimin
e provave dhe fakteve që paraqiten në procedurë kontestimore.
B I B L I O G R A F I A
Aliu, Abdulla, E Drejta Civile pjesa e përgjithshme, Universiteti AAB, Prishtinë,2013.
Andrija Gams, Hyrje në të Drejtën Civile, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore në
KSAK, Prishtinë, 1986.
Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I I (ribotimi i IV-të), Universiteti i
Prishtinës,Prishtinë 2006.
https://masteratberat.files.ëordpress.com/2013/05/leksionet-e-procedures-civile.pdf
(marrë me dt.10.04.2015)

More Related Content

Viewers also liked

e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare privateNasuf GËRMIZAJ
 
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaParkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaErmal Sylejmani
 
Master Thesis Presentation
Master Thesis PresentationMaster Thesis Presentation
Master Thesis PresentationErmal Sylejmani
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
Sistemi i gjyqësisë në kosovë
Sistemi i gjyqësisë në kosovëSistemi i gjyqësisë në kosovë
Sistemi i gjyqësisë në kosovëAgon Balaj
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rdzogaj
 
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road design
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road designSpecifikimi teknik/Planung von Straßen/Road design
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road designErmal Sylejmani
 
Bazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit MatlabBazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit MatlabBesart Vllasa
 
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...Architecture
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 
Tema perfundimisht
Tema perfundimishtTema perfundimisht
Tema perfundimishtMustaf Ameti
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseRefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 

Viewers also liked (20)

punimi i fjolles
punimi i fjollespunimi i fjolles
punimi i fjolles
 
Road traffic safety
Road traffic safetyRoad traffic safety
Road traffic safety
 
e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare private
 
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park PrishtinaParkingje/Parkplätze-Park Prishtina
Parkingje/Parkplätze-Park Prishtina
 
Master Thesis Presentation
Master Thesis PresentationMaster Thesis Presentation
Master Thesis Presentation
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
Sistemi i gjyqësisë në kosovë
Sistemi i gjyqësisë në kosovëSistemi i gjyqësisë në kosovë
Sistemi i gjyqësisë në kosovë
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road design
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road designSpecifikimi teknik/Planung von Straßen/Road design
Specifikimi teknik/Planung von Straßen/Road design
 
Bazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit MatlabBazat themelore te programit Matlab
Bazat themelore te programit Matlab
 
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...
Konstruksione Arkitektonike - Pyetje mbi kuptimin e konstruksioneve ne arkite...
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
Tema perfundimisht
Tema perfundimishtTema perfundimisht
Tema perfundimisht
 
Marketingu i nje komapnie
Marketingu i nje komapnieMarketingu i nje komapnie
Marketingu i nje komapnie
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Fjalorth i Drejtësise
Fjalorth i DrejtësiseFjalorth i Drejtësise
Fjalorth i Drejtësise
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 

Procedurë Civile - Bashkimi i kërkesëpadive/Bashkëndërgjyqësia

  • 1. UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK PUNIM SEMINARIK Lënda: E Drejta e Procedurës Civile Tema: Bashkimi i Kërkesëpadive dhe Bashkëndërgjyqësia Mentori: Studenti: Prof. Albert Zogaj Egzon Doli
  • 2. Hyrje Në këtë punim do të trajtoj dy institute procedurale që i përkasin procedurës kontestimore dhe që si të tilla kanë rol të rëndësishëm sepse mardhënjet juridiko-civile nuk janë thjesht vetëm midis dy përsonave dhe me nga një kërkesë të vetme, por ato shpesh mund të jenë mes disa palëve ose personave dhe me disa kërkese të ndryshme. Më bashkimi e kërkesëpadive, si institut procedural kuptojmë kur pala paditëse në procesin kontestimorë, ndaj palës së paditur parashtron dy apo më shumë kërkesa në një padi të vetme dhe që për ato kërkesa zhvillohet e njejta procedurë, ndërkaq bashkëndërgjyqësia gjithashtu është institut i procedurës civile me të cilin kuptohet rasti kur në cilësinë e palës paditëse ose të paditur janë disa persona. Si në rastin kur kemi të bëjmë me bashkim të kërkesëpadive ashtu edhe në rastin e bashkëndërgjyqësisë, procedura civile për gjykatën dhe palët është më e komplikuar se në rastin kur kemi të bëjmë me një kërkesë të vetme ose vetëm me një palë paditëse dhe një të paditur. Ky konstatitm bëhet për faktin se kur procedura civile zhvillohet duke zbatuar njërin nga këto dy institute mund të jetë më e gjatë se normalisht, sepse duhen trajtuar shumë prova, duhen dëgjuar më shumë dëshmitarë, ekspert etj, andaj gjykata në raste të tilla duhet të shpreh një profesionalizëm më të madh. Kur është fjala për bashkimin e kërkespadive ai ndryshe njihet edhe si bashkim objektiv i padive, ndërsa kur është fjala për bashkëndërgjyqësi kemi të bëjmë me bashkim subjektiv të padive. Parimi i Ekonomizimit, është shkaku kryesorë se pse gjykata vendosë që për të gjitha kërkesat, përkatësisht për të gjithë paditësit ose të paditurit të zhvillojë procedurën e njejtë gjyqësore. Ajo që vlenë të thuhet është se kur është fjala tek bashkëndërgjyqësia, institutet tjera procedurale si : Kërkesa për kthimin në gjendjen e mëparshme, Gjyqëvarësia (Litispendenca), Mungesa e palës në senacë etj, zbatohet përshtatshmërisht. Në kuadër të bashkimit të kërkespadive kemi tri lloje të bashkimit: 1. Bashkimi komulativ i kërkesëpadive 2. Bashkimi eventual i kërkesëpadive, si dhe 3. Bashkimi alternativ i kërkesëpadive Ndërkaq në kuadër të bashkëndërgjyqësisë kemi disa lloje të saj: 1. Bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale 2. Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë dhe unike 3. Bashkëndërgjyqësia fillestare(primare) dhe e mëvonshme, si dhe 4. Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual Të cilat lloje do të trajtohen secila veç e veç në këtë punim.
  • 3. Bashkimi komulativ i kërkesëpadive Fillimisht duhet cekur se padia është veprimi disponibil i personit fizik ose juridik dhe veprimi i parë procedural, me paraqitjen e së cilës fillon procesi kontestimorë për çka edhe prodhohen efektet e para juridike si për palën paditëse ashtu edhe për të paditurin. Në parim, pala paditëse paraqet një padi dhe një kërkesë kundër palës së paditur, mirëpo janë të shumta rastet në praktikë kur pala paditëse në një padi paraqet dy a më shumë kërkesa ndaj palës së paditur dhe që kjo ndryshe në shkencën juridiko-civile njihet si bashkim i kërkesëpadive. Për bashkimin e kërkesëpadive në një padi flet edhe neni 255 i LPK-së.1 Në rastin kur paditësi në padinë e tij përfshinë disa kërkesa ndaj palës së paditur dhe kërkon nga gjykata që për të gjitha ato kërkesa të vendosë përnjëherë me një vendim, atëher kjo njihet si bashkimi komulativ i kërkesëpadive. Pra në rastin e tillë paditësi kërkon nga gjykata që me vendimin e saj ta detyroj të paditurin që ti përmbushë të gjitha kërkesat në mënyrë komulative ndaj tij, mirëpo kjo kërkesë e palës paditëse nuk e pengon gjykatën që të nxjerrë aktgjykim të pjesshëm duke i aporvuar vetëm disa nga kërkesat e paditësit (Neni 147 i LPK-së). Si rast tipik i bashkimit komulativ të kërkesëpadive mund të jenë në rastet e shkaktimit të dëmit si rezultat i fatkeqësisë në komunikacion, kështu P.SH personi B në cilësinë e taksitit është goditur në veturën e tij nga personi A, pa fajin e tij, me çka i është dëmtuar makina dhe si rezultat i kësaj ai nuk mund ta ushtroj për disa ditë profesionin e taksistit dhe në këtë rast personi B në padinë e tij mund të parashtroj disa kërkesa ndaj personit A, siç janë: Kërkesa për dëmshpërblim për shkak të shpenzimeve në rregullimin e makinës, Kërkesa për fitimin e humbur për shkak se ai nuk ka mundur për disa ditë ta shfrytëzoj makinën e tij taksi si dhe Kërkesën për shpërblimin e dhimbjeve shpirtërore të pësuara me rastin e aksidentit. Për të ekzistuar bashkimi komulativ i kërkesëpadive duhet që paraprakisht të plotësohen disa kushte. Si kushtë elementarë është ekzistimi i bazës së njejtë faktike ose juridike për të gjitha ato kërkesa, të njejtën bazë faktike ose juridike e kanë të gjitha ato kërkesa të cilat mund të subsumohen në të njejtën normë juridike, si psh. disa autorë kërkojnë shpërblimin e dëmit nga një librari për shkak të shkeljes së të drejtës së autorit.2 Nëse kërkesat e palës paditëse nuk janë të lidhura për të njejtën bazë faktike ose juridike, atëher ato kërkesa mund të përfshihen në një padi vetëm nëse për të gjitha ato kërkesa ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë, pastaj për të gjitha ato kërkesa është përcaktuar lloji i njejtë i procedurës (pra nëse për njërën nga kërkesat e palës paditëse kompetente është gjykata që zhvillon procedurën jokontestimore, ndërsa për kërkesën tjetër gjykata që zhvillon procedurën kontestimore, atëher s’kemi të bëjmë me bashkim komulativ të kërkesëpadive) dhe që gjykata pas vlerësimit të këtyre rrethanave vjen në përfundim se përfshirja e këtyre kërkesave në një padi i kontribuon ekonomizimit të gjykimit, e nëse gjykata vlerëson se kjo nuk i kontribuon ekonomizimit të gjykimit atëher më së voni në seancën pregaditore ose seancën për shqyrtimin kryesorë, gjykata me aktvendim e ndanë procedurën, ndaj të cilit aktvendim lejohet ankimi (Neni 206 parag.1 i LPK-së). 1 Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 255. 2 Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
  • 4. Me legjislacionin e më hershëm ishte paraparë që nëse nëse për njërën nga kërkesat e palës paditëse është kompetent trupi gjykues ndërsa për kërkesën tjetër gjyqtari i vetëm, atëher në lidhje me padinë vendosë trupi gjykues sepse konsiderohet që një qështje vendoset në mënyrë më profesionale nga trupi gjykues se sa nga gjyqtari vetëm, ndërsa me legjislacionin e ri të procedurës kontestimore neni 15 parag.1 parashihet se në procedurën pranë gjykatës së shkallës së parë vendos vetëm gjyqtari individual. Si edhe tek rasti i bashkëndërgjyqësisë, edhe tek bashkimi komulativ i kërkesëpadive mund të ekzistoj bashkimi komulativ i njëkohshëm ose fillesar i kërkesëpadive dhe bashkimi komulativ i mëvonshëm ose sukcesiv i kërkesëpadive. Tek bashkimi komulativ fillestarë i kërkesëpadive pala paditëse në momentin e paraqitjes së padisë në gjykatë parashtron të gjitha kërkesat përnjehërë që ka ndaj palës së paditur, ndërsa tek bashkimi komulativ i mëvonshëm i kërkespadive, pala paditëse pas paraqitjes së padisë por jo më vonë se seanca për shqyrtimin kryesorë të qështjes mund të paraqes edhe kërkesa të reja që ka ndaj palës së njejtë, të cilat kërkesa nuk i ka përfshirë më herët në momentin e dorëzimit të padisë në gjykatë dhe kjo mund të ndodhë me kusht që kërkesat e reja të kenë të njejtën bazë faktike ose juridike me kërkesa e mëhershme të paraqitura në padi. 3 Bashkimi eventual i kërkesëpadive Në rastët kur pala paditëse përfshinë në padinë e tij dy apo më shumë kërkesa të cilat janë të ndërlidhura mes tyre dhe që kërkon nga gjykata që nëse e refuzon kërkesën e parë, ta aprovoj kërkesën e dytë me rradhë, atëher kemi të bëjmë me bashkimin eventual të kërkesëpadive. Kjo radhitje e kërkesave, duhet të jetë e caktuar në padi nga paditësi4 . Bashkimi eventual i kërkesëpadive ndodhë zakonisht kur paditësi shpreh pasigurinë e tij në lidhje me atë se a do të ketë sukses me kërkesën e parë ndaj palës së paditur. Për të ekszituar bashkimi eventual i kërkesëpadive duhet parapraktisht të ekzsitoj baza e njejtë faktike ose juridike, pastaj të ekzsitoj komeptenca lëndore dhe territoriale e gjykatës së njejtë për të dyja kërkesat e palës paditëse, si dhe që për ato kërkesa të jetë paraparë lloji i njejtë i procedurës, pra procedura kontestimore. Një tjetër çështje e rëndësishme, kur është fjala e bashkimit eventual të kërkesëpadive, është edhe vlera e objektit të kontestit, normalisht kjo vjen në shprehje në kontestet pasuroro-juridike. Dispozita e nenit 30 të LPK-së në lidhje me vlerën e objektit të kontestit përcakton se te vlera e objektit të kontestit merret parasyshë vetëm kërkesa kryesore, mirëpo në rastin e bashkimit eventual të kërkesëpadive, pala paditëse ka dy kërkesa: njëra kryesore e tjetra eventuale, andaj këtu mund të themi se vlera e objektit të kontestit në rastin e bashkimit eventual të kërkesëpadive do të mund të caktohet sipas vlerës së kërkesës së parë (kryesore) të palës paditëse, e nëse kërkesa e parë i është refuzuar, atëher vlera e kërkesës së dytë (eventuale) do të ishte vendimtare në përcaktimin e vlerës së objektit të kontesit. Neni 255 i cili edhe flet për këtë institut procedural, nuk e pengon palën paditëse të paraqes më shumë kërkese në mënyrë eventuale, pra jo vetëm dy por edhe 3 apo 4 kërkesa ndaj palës së paditur, të cilat kërkesa do të vijnë në shprehje vetëm nëse secila 3 Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I (ribotimi i IV-të), Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006. 4 Po Aty.
  • 5. nga kërkesat paraprake i refuzohen paditësit nga gjykata. Poashtu i njejti nen ka përcaktuar shprehimisht se me aprovimin e kërkesës së parë të palës paditëse, nga gjykata, shuhet gjyqëvarësia e krijuar me kërkesën numër dy. Si shembull tipik i bashkimit eventual të kërkesëpadive është kur pala paditëse në cilësinë e kreditorit, në padinë e tij kërkon nga gjykata, që ta zgjidhë kontratën me të paditurin e nëse gjykata e refuzon kërkesën për zgjidhjen e kontratës, atëher ta detyroj të paditurin që të përmbushë detyrimin, përkatësisht çmimin kontraktues brenda afatit të caktuar ndaj paditësi si kreditorë. Pala e paditur nga paditësi i cili ka parashtruar dy kërkesa eventuale ndaj tij, ka të drejtën dhe detyrën e tij që brenda afatit ligjorë prej 15 ditësh të parashtroj përgjigje në padi nga momenti i dorëzimit të padisë nga gjykata5 . Nëse i padituri nuk parashtron përgjigje në padi atëher gjykata mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të pandëgjueshmërisë ose mosbindjes për duke e aprovuar njërën nga kërkesat e palës paditëse varësisht se për cilën ekziston themelësia e kërkesës, e në rastin tjetër kur pala e paditur ka parashtruar përgjigje në padi, duke e pohuar kërkesën e parë ose të dytë të paditësit, atëher gjykata mund të nxjerrë aktgjykim në bazë të pohimit dhe në këtë rast nuk lëshohet në themelësinë e kërkësës së pohuar nga i padituri, për shkak se kjo konsiderohet si veprim disponibil i tij. Bashkimi Alternativ i Kërkesëpadive Gjithashtu edhe tek bashkimi alternativ i kërkesëpadive kemi të bëjmë më një mardhënje detyrimore mes kreditorit i cili paraqitet si paditës dhe debitorit që paraqitet si i paditur. Ky bashkim ekziston atëher kur paditësi në padinë e tij parashtron disa kërkesa ndaj të paditurit dhe që i padituri në këtë rast ka të drejtë të zgjedh mes disa alternativave për përmbushjen e detyrimit ndaj paditësit dhe me përmbushjen e njërës nga kërkesat e paditësit konsiderohet se është përmbushur në tërësi detyrimi ndaj tij. Si shembull i një detyrimi alternativ do të mund të ishte rasti kur kreditori kërkon nga debitori që në emër të borxhit prej 35`000 Euro, t’ia dorëzoj atij makinen e markës mercedez ose t’ia dorëzoj në pronësi banesën e tij dhe në rastin e tillë me dorëzimin e makinës ose të banesës nga debitori, përmbushet në tërësi detyrimi i tij ndaj kreditorit. Pra tek bashkimi alternativ i kërkesëpadive paditësi parashtron dy ose më shumë kërkesa, ndërsa i padituri ka të drejtën e zgjedhjes së cilën nga këto kërkesa do të përmbushë ndaj paditësit, në atë mënyrë që të fshihet në tërësi detyrimi ndaj tij, që do të thotë se kemi të bëjmë më një ofertë që paditësi i bën të paditurit. Kur është fjala për zgjedhjen e njërës prej alternativave për përmbushjen e detyrimit, këtë të drejtë e kanë: Kreditori, Debitori dhe Personat e tretë.6 Bashkimi alternativ i kërkesëpadive nuk rregullohet shprehimisht me dispozitat procedurale të ligjit mbi procedurën kontestimore, por për rregullimin e këtij instituti procedural mund të shërbehemi me dispozitat e së drejtës materiale, përkatësisht me ligjin mbi mardhënjet detyrimore(LMD) nga neni 387 deri 392. Dispozitat e LMD-së parashohin edhe disa rregulla speciale në lidhje me zgjedhjen e debitori (të paditurit) ose kreditorit (paditësit) mes alternativave për të përmbushur detyrimin. Kështu neni 388 i LMD-së parasheh: Zgjedhja quhet e bërë kur pala të cilës i takon e drejta e zgjedhjes e 5 Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 394 parag.1. 6 Dauti, Nerxhivane, E Drejta e Detyrimeve-Pjesa e Përgjithshme, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,2013.
  • 6. njofton palën tjetër për atë që e ka zgjedhur dhe nga ky moment zgjedhja nuk mund të ndryshohet apo revokohet7 . Poashtu me këtë ligj është kufizuar e drejta e debitorit (të paditurit) që zgjedhjen e tij për përmbushjen e detyrimit mes disa alternativave ndaj kreditorit (paditësit) ta bëj brenda një përiudhe të caktuar kohore, e cila peridhë është paraprë deri sa të mos jetë bërë përmbarimi i dhunshëm në sendet e debitorit. Ndërkaq ka gjithashtu raste kur e drejta e zgjedhjes mes alternativave për përmbushjen e detyrimit i takon kreditorit, kjo sepse kështu janë pajtuar ai dhe debitori ose këtë të drejtë ja ka njohur ligji, andaj në raste të tilla nëse debitori në peridhën e caktuar kohore nuk e shfrytëzon të drejtën e tij, pra nuk deklarohet lidhur me përmbushjen e detyrimit ndaj tij, atëher kjo e drejtë mund ti kaloj debitorit8 . Përpos këtyre dy subjekteve, e drejta e zgjedhjes se alternativave për përmbushjen e detyrimit, në raste të caktuara i takon edhe personave të tretë të cilët në mardhënjen midis kreditorit dhe debitorit e përcaktojnë se cili send do të dorëzohet në emër të përmbushjes së detyrimit, e nëse këta persona të tretë nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda afatit të caktuar, atëher lënden e përmbushjes së detyrimit e cakton gjykata. Përgjegjësia për demtimin e sendit i cili është lëndë e detyrimit: Kur objekti i detyrimit është shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhe për këtë përgjegjësinë e mban debitori, atëher detyrimi kufizohet në objektin e mbetur nëse të drejtën e zgjedhjes e ka pasur debitori, e nëse të drejtën e zgjedhjes e ka kreditori dhe sendi është shkatruar për fajin e debitorit, atëher kreditori ka të drejtë të kërkoj objektin mbetur ose shpërblimin e dëmit. Ndërkaq kur objekti i detyrimit është shkatrruar tërësisht ose pjesërisht dhë për këtë përgjegjësinë e mban kreditorit, atëher detyrimi i debitorit ndaj tij shuhet, por nëse e drejta e zgjedhjes i ka takuar debitorit atëher ky mund të kërkoj nga kreditori shpërblimin e dëmit dhe ta kryerj detyrimin e vet nga objekti i mbetur, përkatësisht objekti i pa shkatrruar. Shqyrtime hyrëse të bashkëndërgjyqësisë Siç tham edhe më parë, shpesh ndodhë që procesi kontestimorë përpos që mund të përbëhet nga disa kërkesa të paditësit, ai gjithashtu mund të përbëhet nga disa paditës ose disa të paditur për të cilët vendosë gjykata e njejtë në procedurë të njejtë, gjë që në këtë rast kemi të bëjmë me institutin e bashkëndërgjyqësi. Secili nga personat e tillë që marrin pjesë në procedurën kontestimore me bashkëndërgjyqësi është në raport proceduralo- juridik me palën kundërshtare, në njërën anë dhe me gjykatën në anën tjetër, që do të thotë se në raste të tilla ekzistojnë aq raporte proceduralo-juridike sa ka edhe paditës apo të paditur.9 Bashkëndërgjyqësi konsiderohet institut procedural i cili mund të themelohet si i tillë vetëm me veprimin disponibil të palës paditëse dhe asnjëher me vendim të gjykatës, kjo për faktin se pala paditëse këtu zgjedh cilët persona dëshiron ti padisë, mirëpo nga kjo rregull e përgjithshme kemi përjashtim kur instituti i bashkëndërgjyqësisë themelohet me vendimin e gjykatës dhe atëher kur psh. vdes pala, qoft paditëse apo e paditur, gjatë gjykimit dhe në vend të saj vijnë trashëgimtarët e palës së vdekur gjë që në këtë rast themelohet bashkëndërgjyqësia. Në kuadër të bashkëndërgjyqësisë kemi disa lloje të saj të cilat do të trajtohen secila veç e veç në vijim. 7 Ligji mbi Mardhënjet Detyrimore Nr. 04/L-077, neni 388 parag.1 8 Kodi Civil i Shqipërise, kreu III neni 438. 9 Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I (ribotimi i IV-të), Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006.
  • 7. Bashkëndërgjyqësia materiale dhe formale Bashkëndërgjyqësi materiale kemi në rastet kur mes bashkëndërgjyqësve ekziston lidhja e caktuar juridike apo faktike në aspekten e objektit të kontestit dhe që lidhja e tillë ka ekzistuar para se të filloj procesi kontestimore mes tyre.10 Kështu edhe neni 264 parag.1 shkronja a) e LPK-së bën përkufizimin e tillë të bashkëndërgjyqësisë materiale, e cila ekziston atëher kur palët në pikëpamje të objektit të kontestit janë në bashkësi juridike apo nëse të drejtat e tyre, përkatësisht detyrimet, burojnë nga baza e njëjtë faktike apo juridike. Bashkësia juridike në kuptim të kësaj dispozite ekziston atëher kur në anën e palës paditëse kemi bashkësinë e kërkesave, kurse në anën e palës së paditur bashkësinë e detyrimeve dhe të cilat kërkesa, përkatësisht detyrime burojnë nga raporti i njejtë juridik. Psh si rast i tillë është rasti me bashkëpronarët e një palujtshmërie kur ata e padisin personin A për shkak të pengim posedimit të palujtshmërisë, ose kur bashëpronarët e palujtshmërisë paditen nga personi A si titullar i së drejtës së servitudit për shkak bashkëpronarët ia kanë mohuar atij një të drejtë të tillë duke mos e lënë të kaloj nga prona e tyre. Ndërkaq bashkësia faktike në kuptimin e nenit 264 të LPK-se, ekziston atëher kur kërkesat, përkatësisht detyrimet e subjekteve që paraqiten si bashkëndërgjyqës mbështeten në bazën e njejtë faktike dhe juridike. Në bashkësi të tillë faktike konsiderohen p.sh. dy apo më shumë persona dëmtohen në një akstident të komunikacionit, të cilët persona rastësisht paraqiten si palë e dëmtuar dhe që kërkesa e tyre ndaj ngasësit të makinës i cili i ka aksidentuar ata në komunikacion, buron nga e njejta gjendje faktike dhe subsumohet në të njejtën normë juridike. tek rasti i bashkëndërgjyqësisë materiale kompetenca e gjykatës në pikëpamje territoriale caktohet varësisht vendbanimit ose vendqëndrimit të palës apo palëve të paditur, e nëse mes të paditurve kemi të bëjmë më debitorë kryesorë dhe akcesorë, atëher komptetente në pikëpamje territoriale do të jetë gjykata brenda territorit të së cilës e ka vendbanimin njëri nga debitorët kryesorë, e kur të gjithë të paditurit janë debitorë akcesorë atëher padia mund ti paraqitet gjykatës që është e kompetencës territoriale për cilindo nga ta. Ajo që vlenë të thuhet tëk bashkëndërgjyqësia materiale është se vlera e objketit të kontestit në raste të tilla caktohet sipas vlerës së përgjithshme të kërkesës të të gjithë bashkëndërgjyqësve. Bashkëndërgjyqësia formale ekziston kur objekt i kontestit janë kërkesat përkatësisht detyrimet e të njejtit lloj që mbështeten në bazën faktike dhe juridike esencialisht të njejtë dhe po që se ekzsiton kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë të secilën kërkesë dhe për secilin të paditur.11 Pra me këtë përkufizim ligjorë nënkuptojmë kërkesat apo detyrimet që ngriten nga subjkete të ndryshme të së drejtës, për realizimin e të drejtave të tyre nga marrëdhënjet e tyre juridike të pavarura, mirëpo që të gjitha këto marrëdhënje të pavarura juridike të subjekteve të së drejtës, në esencë janë të njejta apo të ngjajshme. Si shembull tipik i bashkëndërgjyqësisë formale për subjektet e së drejtës, për zgjidhjen e kërkesës së të cilëve ekziston kompetenca e njejtë lëndore dhe territoriale e gjykatës, është rasti kur kompania X me seli në Gjakovë nuk ka kryer obligimet e saj ndaj dhjetë punëtorëve, përkatësisht nuk i ka paguar pagat ndaj tyre, për çka këta dhjetë punëtorë parashtrojnë padi në Gjykatën Themelore në Gjakovë ndaj kompanisë X për mospagasë të pagave nga marrëdhënja e tyre e punës. Në rastin e tillë 10 Po Aty. 11 Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 264 parag.1 shkronja b).
  • 8. konsiderohet se për secilin punëtorë është e njejta bazë faktike dhe juridike. Vlera e objketit të kontestit në rastin e bashkëndërgjyqësisë formale llogaritet sipas çdo kërkese veç e veç të palëve paditëse. Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë dhe unike Bashkëndërgjyqësia e thjeshtë, si institut procedural trajtohet me nenin 268 të LPK-së, ku me të kuptojmë se secili bashkëndërgjyqës që paraqitet në procesin kontestimorë është palë në vete apo e pavarur nga bashkëndërgjyqësi tjeter dhe që veprimet ose mosveprimet e njërit bashkëndërgjyqës prodhojnë efekte juridike vetëm për të dhe palën kundërshtare të tij, por jo edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë. Pra ne rastin e tillë edhe pse kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësi mes subjekteve, pozita e tyre procedurale është njejtë sikur të gjithë ata bashkëndërgjyqës të kishin paditur apo të ishin paditur veç e veç.12 Kur kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësinë e thjeshtë, gjykata ndaj çdo njëri bashkëndërgjyqës, mund të jap vendime të ndryshme ose vendime me përmbajtje të ndryshme.13 Këtu nëse gjykata vendosë që të ndërprejë ose pezulloj procedurën ndaj njërit bashkëndërgjyqës, atëher ky vendim nuk vlen edhe për bashkëndërgjyqësit e tjerë. Si shembull i bashkëndërgjyqësisë së tillë është kur kreditori ka paditur edhe debitorin kryesorë edhe dorëzanin e debitorit, në këtë rast secili veprim ose mosveprim i debitorit, përkatësisht dorëzanit prodhon efekte juridike vetëm për të. Duhet thenë se tek ky lloj i bashkëndërgjyqësisë është më i favorshëm për palët në proces sepse për kryerjen ose moskryerjen e veprimeve procedurale pala nuk i përgjigjen askujt. Bashkëndërgjyqësia unike është e kundërta e bashkëndërgjyqësisë së thjeshtë për faktin se këtu të gjitha palët bashkëndërgjyqëse konsiderohen si një palë e vetme, kështu që kryerja ose moskryerja e një veprimi procedural nga pala bashkëndërgjyqëse prodhon efekte juridike edhe ndaj bashkëndërgjyqësve të tjerë, si p.sh paraqitja e certifikatës së pronësisë nga njëri bashkëndërgjyqës në gjykatën e shkallës së parë me qëllim të vërtetimit të bashkëpronësisë ka efektin e njejtë për të gjithë bashkëndërgjyqësit njejtë sikur të ishte paraqitur edhe nga ta. Mirëpo ligji ka paraparë që për të ekzistuar ky lloj i bashkëndërgjyqësisë duhet që kontesti, për shkak të ligjit ose sipas natyrës së raportit juridik të zgjidhet njejtë për të gjithë bashkëndërgjyqësit. Pra tek bashkëndërgjyqësia unike kërkes padi e paditësit ose pranohet me përmbajtjen e njejtë ndaj të gjithëve ose refuzohet ndaj të gjithë bashkëndërgjyqësve. Si shembull praktik se kur mund të vie në shprehje bashkëndërgjyqësia unike është rasti kur disa trashigimtarë ligjorë të një palujtshmërie kërkojnë nga gjykata që me vendimin e saj t’ua njoh atyre të drejtën e trashëgimisë. Në praktikë mund të paraqiten raste kur dy apo më shumë palë bashkëndërgjyqëse marrin veprime procedurale që janë në kundërshtim me njëra tjetrën , andaj në raste të tilla gjykata merr parasyshë atë veprim procedural të njërit bashkëndërgjyqës që është më i favorshëm edhe për të bashkëndërgjyqësit e tjerë. 12 http://ëëë.uamd.edu.al/neë/ëp-content/uploads/2013/01/PALET-NDERGJYQESE-NE-PROCESIN- GJYQESOR-CIVIL-.pdf (marrë me dt. 09.04.2015) 13 Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
  • 9. Bashkëndërgjyqësia primare apo fillestare dhe e mëvonshme Varesisht kriterit se bashkëndërgjyqësia ka ekzistuar që në qastin e ngritjes se padise, apo ajo është themeluar më vonë nga ndërhyrja e një pale të tretë, dallojmë bashkëndërgjyqësinë primare apo fillestare dhe të mëvonshme. Bashkëndërgjyqësia primare ekziston atëher kur që në qastin e ngritjes së padisë me të cilin edhe fillohet procesi kontestimorë, në cilësinë e palës paditëse ose të paditur janë dy apo më shumë subjekte, të cilët kanë kërkesë përkatësisht detyrime ndaj palës kundërshtare. Si shembull i tillë është kur dy palë paditëse kanë kërkesë ndaj një të padituri, për kompenzimin e dëmit. Ndërkaq bashkëndërgjyqësia e mëvonshme është ajo lloj bashkëndërgjyqësie e cila nuk ka ekzistuar në qastin e paraqitjes së padisë në gjykatë por është themeluar më vonë me ndërhyrjen e një pale të tretë qoftë në cilësinë e paditësit ose të paditurit. Bashkëndërgjyqësia primare apo fillestare mund të paraqitet në këto raste: a) Nëse bashkëndërgjyqësit janë në bashkësi juridike në pikëpamje të objektit të kontestit apo nëse të drejtat ose detyrimet e tyre burojnë nga e njëjta bazë faktike apo juridike, si psh. kërkesa e përbashkët e bashkëpronarëve. b) Nëse objekt i kontestit janë kërkesat apo detyrimet e llojit të njejtë që kanë bazë faktike ose juridike esencialisht të njejtë dhe nëse për të gjitha këto kërkesa, ekziston kompetenca lëndore dhe territoriale e të njejtës gjykatë, si dhe c) Nëse bashkëndërgjyqësia është e lejuar shprehimisht me ligj Bashkëndërgjyqësia e mëvonshme e cila paraqitet pas ngritjes së padisë mund të paraqitet në këto raste: a) Nëse deri në përfundimin e seancës për shqyrtimit kryesorë të çështjes, paditësit primarë i bashkohet edhe një paditës tjetër, duke ndërhyrë kështu në proces, apo nëse padia është zgjeruar duke përfshirë edhe një të paditur tjetër. b) Nëse pala paditëse ose e paditur vdes gjatë rrjedhës së procesit kontestimorë, dhë kërkesa përkatësisht detyrimi kalon tek pasardhësit juridik të palës së vdekur. Kur kemi të bëjmë me bashkëndërgjyqësi të mëvonshme, se a do të hyjë në procesin kontestimorë një palë e tretë apo jo, nuk është çështje që varet vetëm nga ai, por edhe nga palët ndërgjyqëse, pasi që me nenin 272 parag.1 parashihet se secila nga palët ndërgjyqëse mund t’ia kontestojnë ndërhyrësit të drejtën e ndërhyrjes në gjykim dhe të propozojnë refuzimin e tij.14 Poashtu kriter tjetër që të ndodhë bashkëndërgjyqësia e mëvonshme është që personat e tretë, të cilët ndërhyjnë në procesin kontestimorë duhet ta pranojnë procesin në atë gjendjen në të cilin ndodhet në momentin kur ata ndërhyjnë në gjykim si dhe të ketë interes juridik që të hyjë në proces kontestimorë. Po që se ndërhyrësi ka hyrë në procesin kontestimorë deri në momentin para se vendimi i gjykatës mbi kërkesëpadinë të jetë bërë i formës së prerë, atëher ai ka të drejtë të paraqes kundër atij vendimi mjetin e jashtëzakonshëm të goditjes. Ky person i tretë që ndërhynë në procesin kontestimorë mund të jetë si në anën e palës paditëse ashtu edhe të paditur, andaj edhe veprimet e kryera nga ai kanë efekt për palën të cilës i është bashkuar, vetëm 14 Ligji për Procedurën Kontestimore Nr.03/L-006, neni 272 parag.1.
  • 10. po që se ato veprime nuk janë në kundërshtim me veprimet procedurale të këtij të fundit. Si raste kur ndodhë bashkëndërgjyqësia e mëvonshme, mund të jetë kur personi A ndërhynë në procesin kontestimorë që zhvillohet mes bashkëndërgjyqësve dhe të paditurit, me çka ai si titullarë i të drejtës së trashëgimisë mbi një palujtshmëri parashtron kërkesën e njejtë me bashkëndërgjyqësit ndaj të paditurit. Ndërsa në anën tjetër kemi edhe rastet kur personi i tretë ndoshta edhe kundër vullnetit të tij ndërhynë në procesin kontestimorë por këtë herë në cilësinë e palës së paditur dhe kjo kur pala e mëparshme e paditur ka vdekur gjatë procesit kontestimorë, me çka trashëgimtarët e tij janë bërë pjesë e procesit kontestimorë për shkak se ata përpos të drejtave, nga trashëgimlënësi trashëgojnë edhe detyrimet. Si moment i fundit kur një palë mund ti bashkohet palëve paditëse ose të paditur në procesin kontestimorë është senaca pregaditore ose seanca për shqyrtimin kryesorë të qështjes, nëse seanca pregaditore nuk është mbajtur fare.15 Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual Paditësi në padinë e tij mund të përfshijë dy ose më tepër të paditur, në atë mënyrë që kërkon nga gjykata që kërkesëpadia e tij të aprovohet ndaj të paditurit të dytë po që se refuzohet si e pa bazë ndaj të paditurit të parë, momenti i tillë në procedurën kontestimore njihet si bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual. Bashkëndërgjyqësia me të paditurin eventual krijohet që në momentin e ngritjes së padisë ndaj palës së paditur dhe jo në faza të mëvonshme të procesit kontestimorë. Tek ky lloj i bashkëndërgjyqësisë pala paditëse shpreh një lloj pasigurie në lidhje me themelësinë apo bazueshmërinë e kërkesëpadisë së tij ndaj palës së paditur. Në rastin e bashkëndërgjyqësisë me të paditurin eventual, paditësi osë paditësit përfshijnë dy apo më shumë persona si të paditur, por që kërkojnë nga gjykata që t’ua pranoj kërkesëpadinë vetëm kundrejtë njërit prej tyre. Si shembull i tillë praktik mund të jetë rasti kur personi A ka pësuar lëndime trupore në fatkeqësi të komunikacionit, por ai në rastin e tillë nuk është i sigurt se fajtorë për demtimin e tij ka qenë personi B apo personi C, andaj edhe në padinë e tij i përfshinë si personin B ashtu edhe personin C, ashtu që kërkon nga gjykata që në rast se e refuzon kërkesën e tij për kompensimin e dëmit ndaj personit B, ta aprovoj si të themeltë ndaj personit C. Është me rëndësi të thuhet se vendosja nga gjykata për kërkesën e paditësit kundrejtë të paditurit eventual bëhet vetëm pasi që të bëhet i formës së prerë vendimi me të cilin është refuzuar kërkesëpadia si e pathemeltë ndaj të paditurit të parë. 15 Morina, Iset dhe Nikçi, Selim, Komentari i Ligjit për Procedurën Kontestimore, GIZ, 2012.
  • 11. K O N K L U Z I O N Si përfundim mund të themi se bashkimi i kërkesëpadive dhe bashkëndërgjyqësia janë institute mjaft të rëndësishme procedurale, të cilat janë në funksion të realizimit të një parimi mjaft të rëndësishëm në procedurë kontestimore, siç ai i ekonomizimit të gjykimit. Me zbatimin e këtyrë instituteve procedurale, arrihet ekonomizimi i gjykimit për faktin se veprimet procedurale siç janë psh. padia, përgjigja në padi, ankesa etj, kryhen vetëm njëherë, poashtu në raste të tilla gjykata cakton vetëm një seancë pregaditore dhe një seancë për shqyrtimin kryesorë të çështjes juridike etj. Me bashkimin e kërkesëpadive dhe tek bashkëndërgjyqësia, përpos ekonomizimit të gjykimit arrihet edhe siguria juridike kjo sepse në raste të tilla kemi të bëjmë me të njejtat fakte që paraqiten nga paditësit apo të paditurit, me çka mundësohet gjykimi i njëllojtë i çështjes juridiko-kontestimore nga gjykata. Gjithashtu duhet thënë se çështja juridiko- kontestimore e cila përbëhet nga disa kërkesëpadi, përkatësisht nga disa paditës ose të paditur, është dukshëm më e komplikuar për gjykatës, e kjo veqanërisht në administrimin e provave dhe fakteve që paraqiten në procedurë kontestimore. B I B L I O G R A F I A Aliu, Abdulla, E Drejta Civile pjesa e përgjithshme, Universiteti AAB, Prishtinë,2013. Andrija Gams, Hyrje në të Drejtën Civile, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore në KSAK, Prishtinë, 1986. Brestovci, Faik, E Drejta Procedurale Civile I I (ribotimi i IV-të), Universiteti i Prishtinës,Prishtinë 2006. https://masteratberat.files.ëordpress.com/2013/05/leksionet-e-procedures-civile.pdf (marrë me dt.10.04.2015)