Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Informatike e Biznesit

6,212 views

Published on

Informatike e Biznesit, pyetje dhe pergjigje - pergaditje per provim

Published in: Education
  • Login to see the comments

Informatike e Biznesit

  1. 1. Informatikë e Biznesit Pyetje dhe përgjigje - përgaditje për provim. Nga: Ermon Cervadiku [UNIVERSITETI ILIRIA]
  2. 2. Informatikë e Biznesit 2 1. Çka është informata? - informata – dituria, është resurs i rëndësishëm, kurse teknologjia informative faktor i suksesit dhe efikasitetit të afarizmit. 2. Si fitohet informata? – fitohet duke i përdorur të dhënat. 3. Çka quajmë sistem informativ? – sistemi i cili është në marrëdhënie dhe interaksion me rrethinën me të cilën këmben madhësitë hyrëse dhe dalëse quhet sistem informativ. 4. Detyrat e sistemit informativ janë? – mbledhja, përpunimi, memorimi dhe transmetimi i të dhënave. 5. Si definohet sistemi informativ? – definohet si bashkësi e elementeve të lidhura të cilat me atributet e tyre mundësojnë përpunimin elektronik të të dhënave. 6. Inputet dhe outputet e sistemit informativ janë? – Procesimi, kontrolli, memorimi. 7. Sistemet informative janë? – dinamike dhe artificiale. 8. Organizimi i sistemit informativ duhet të sigurojë? – inkuadrimin e të gjitha qëllimeve të sistemit, minimizimin e aktiviteteve të dyfishta në procedimin e informatave dhe mënjanimin e konflikteve midis projekteve zhvillimore, motivimin e personelit, nxitjen e interaksionit midis nënsistemeve të cilat duhet të sigurojnë efikasitetin e punës së sistemit informativ. 9. Profilet e ekspertëve të nevojshëm në një sistem informativ të menaxhmentit do të ishin? – specialist për softuerin e sistemit, specialist për bazën e të dhënave, projektuesit, analitikët sistemor, programerët, specialistët për harduer. 10. Llojet e sistemit informativ janë? – sisteme neutrale, sisteme të informuara, sistemet informative qeverisëse. 11. Sipas vëllimit të të dhënave sistemet dallohen? – sistemet e thjeshta informative, sistemet e ndërlikuara informative. 12. Sipas fushës së përdorimit sistemet mund të jenë? – tekniko-teknologjike, të marketingut. 13. Sipas karakterit sistemet janë? – distributive, kombinuara. 14. Sipas mënyrës së organizimit sistemet mund të jenë? – të centralizuara, të decentralizuara, të integruara. 15. Cilat janë nënsistemet e sistemit informativ të biznesit? – i blerjes dhe materialit, i shitjes me shumicë, i shitjes me pakicë, i kontabilitetit, i vlerësimit të kapitalit, i kontrollit të prodhimit.
  3. 3. Informatikë e Biznesit 3 16. Cilat janë fazat e zhvillimit të sistemit informativ të biznesit? – faza iniciale e sistemit, faza e ekspansionit të sistemit, faza e konsolidimit të sistemit, faza e pjekurisë së sistemit, faza e zhdukjes së sistemit. 17. Sistemi informativ i ndërmarrjes dhe nënsistemet e tij janë? – njësia organizative – sektori i sistemit informativ, komponenta lifewerike e sistemit informativ – programerët, operatorët, analitikët sistemor, teknologjia informative – hardware dhe software. 18. Nënsistemet e sistemit informativ të ndërmarrjes janë? – nënsistemi informativ i prodhimit, i furnizimit me lëndë të parë dhe material, i marketingut, i financave dhe kontabilitetit, i personelit, nënsistemi informativ procedues. 19. Faktorët që ndikojnë në interaksionin në mes të ndërmarrjes dhe sistemit informativ janë? – Struktura organizative, rrethina afariste, proceset afariste, vendosja menaxheriale. 20. Si definohet ndërmarrja? – mund të definohet si strukturë e thjeshtë sociale e cila i merr inputet nga rrethina, i përpunon ato, për të prodhuar outpute të cilat ia dërgon rrethinës. 21. Në sa elemente fokusohet definimi i ndërmarrjes? – kapitalin, fuqinë punëtore, teknologjinë informative. 22. Sistemi informativ ndikon në mënyrë direkte se si menaxherët? – i marrin vendimet, planifikojnë, si prodhohen produktet, si kryhen shërbimet. 23. Faktorët të cilët ndikojnë në aplikimin e teknologjisë informative? – faktorët e jashtëm – rrethina, faktorët e brendshëm – institucional. 24. Sistemi informativ duhet ta ndihmojë ndërmarrjen që? – të kuptojë dhe të përcjellë ndryshimet, të shkurtoj rrugën e qarkullimit të informatave, të zvogëloj shpenzimet dhe të rris të ardhurat, të zvogëloj shpenzimet e menaxhmentit. 25. Sistemi informativ i menaxhmentit të biznesit? – Sistemi i cili siguron informata të nevojshme në funksion të marrjes së vendimeve cilësore, inputet e sistemit informativ të menaxhmentit janë më të vogla se sa outputet. 26. Komponentët e sistemit informativ të menaxhmentit të biznesit janë? – komponenti materialo-teknik, komponenti jomaterial, komponenti njerëzor, komponenti transmetues, komponenti organizativ. 28. Ligji i minimumit të cilësisë së sistemit informativ të menaxhmentit Richard Nolan? – Cilësia e sistemit informativ të menaxhmentit është i barabartë me cilësinë e komponentit më të dobët të tij.
  4. 4. Informatikë e Biznesit 4 29. Teoria e menaxhmentit nënkupton ekzistimin e tri niveleve? – niveli i lartë strategjik, niveli i mesem ekzekutiv, niveli ulët operativ. 30. Vendimet varësisht nga dimensioni kohor mund të jenë? – vendime afatgjata strategjike, vendime afatmesme ekzekutive ose taktike, vendime afatshkurtra operative. 31. Struktura e sistemit informativ të menaxhmentit të biznesit për nevoja të menaxhmentit? – sistemi për mbështetje të vendimeve SMV (Decision support sistem – DSS), sistemet informative ekzekutive SIE (executive information sistem EIS), sistemet e transaksioneve ST (transacional systems TS). 32. Çka quajmë model standard i organizimit? – modeli i sistemit informativ të menaxhmentit të biznesit i cili përfshinë minimumin e funksioneve afariste bazë. 33. Sistemi informativ i menaxhmentit të biznesit përbëhet nga disa nënsisteme? – i planifikimit dhe analizës së procesit afarist, i qeverisjes me të mirat materiale, i qeverisjes me resurse njerëzore, i furnizimit me material, i prodhimit, i shitjes së prodhimeve dhe shërbimeve, kontabilitetit, i hulumtimit dhe zhvillimit. 34. Çka quajmë model i dominimit të prodhimit? – modeli në të cilin dominon bindja se prodhimi paraqet funksionin kryesor afarist, kurse funksionet e tjera janë servil të tij. 35. Cilat janë nënsistemet informative? – i prodhimit, i kontabilitetit, i planifikimit dhe analizës, i qeverisjes me të mira materiale, i shitjes së prodhimit dhe shërbimeve, i furnizimit me material, i hulumtimit dhe zhvillimit, i resurseve njerëzore. 36. Struktura e sistemeve për mbështetje të vendimeve përbëhet nga? – baza e të dhënave, sistemi softuerik i bazës së të dhënave, bazën e modeleve. 37. Modeli i sistemeve për mbështetje të vendimeve mund të jetë? – modele fizike (modeli aeroplanit, anijes), modelet matematikore (të përshkruara me ekuacione), modele verbale (përshkrimi i ndonjë procedure). 38. Cili model përdoret më shpesh në sistemin për mbështetje të vendimeve? – është modeli i analizës së ndjeshmërisë i cili bënë pyetje “Çka nëse”. 39. Elementet e sistemit informativ të menaxhmentit? – Janë: harduer (paisje fizike e kompjuterit), bazat e të dhënave (përmbajnë të dhëna të cilat shfrytëzohen nga software aplikativ), procedurat (janë komponent fizik të broshurave, manualeve etj), personeli (operatorët, analistët sistemor, programerët, etj. 40. Sistemet për mbështetje të vendimeve në grup klasifikohen sipas dy faktorëve? – afërsisë së pjesëmarrësve, kohëzgjatjes së bashkëpunimit në grup.
  5. 5. Informatikë e Biznesit 5 41. Përdorimi i sistemit për mbështetje të vendimeve në grup kontribuon në? – një atmosferë më të mirë gjatë marrjes së vendimeve në grup, rritjes së produktivitetit, gjenerimin e më shumë ideve, i lejojnë individit të organizojë punën e tij e mandej rezultatet të ia prezantojnë grupit. 42. Cilat janë pjesët e sistemeve eksperte? – Baza e diturisë, mjetet ndihmëse të sistemeve eksperte. 43. Formimi i informatikës si shkencë, zhvillimi i mendimit shkencorë? – faza e përshkrimit të fenomeneve dhe dukurive, faza analitike, faza e qasjes sistemore. 44. Qasja analitike? – definimi i fenomenit, analiza dhe zbërthimi i fenomenit në pjesë përbërse, hulumtimi i rrjedhshmërisë në mes të pjesëve përbërse, krijimi i relacionit shkaku-pasoja në mes të gjitha pjesëve të atij fenomeni, shpjegimi i fenomenit (zgjedhja e problemit). 45. Qasja? – Qasja vrojtuese – përshkruese, qasja analitike. 46. Kibernetika? – rrjedh nga fjala kibernetos që tregon se ndikueshmëria, dinamiciteti, dhe paparashikueshmëria janë veqori të menaxhimit, përkatësisht drejtimit të anijes shtetërore. 47. Cilat janë derivatet e kibernetikës? – teoria e komunikimit, e informatave, e kodimit, e shenjave. 48. Në cilat pyetje WINERI jep i pari përgjigje? – Me qka udhëhiqet – me sisteme, me ndihmën e kujt menaxhohet – me informata, si menaxhohet – me procese, me lidhje të kthyeshme. 49. WINERI ka përcaktuar se proceset e menaxhimit përfshijnë tri elemente? – sistemin, informatën, proceset. 50. Nga se përbëhen sistemet? – nga njerëzit, sendet dhe proceset dhe paraqesin bashkësinë e elementeve të cilat janë bashkuar dhe të lidhur në mes veti bëhen lëndë reale e menaxhimit. 51. Vetitë e rëndësishme të secilit sistem? – është qëllimi (caku) i tij, kjo është arsyeja e ekzistimit të tij. 52. Si menaxhohet me sistemet? – me sistemet menaxhohet ashtu që me ndihmën e lidhjes kthyese ndikohet në lëvizjen e tyre në hapësirën e gjendjes së sistemit. Me aplikimin e lidhjes kthyese, me ndihmën e informatave, sistemi lëvizë në hapsirën e gjendjes. Sistemi mund të funksionoj në hapsirën e lejuar dhe të mundshme të gjendjes.
  6. 6. Informatikë e Biznesit 6 53. Teoria e vendosjes? – Procesi i marrjes së vendimeve ka të bëjë me zgjedhjen e alternativës më të mirë nga disa të mundshme. Teoria bazohet në përpunimin e informatave në kuadër të operacioneve të mundshme. 54. Procesi i vendimmarrjes në teorinë e vendosjes mund të jetë? – Racional, intuitiv, heuristik. 55. Çka përcakton vendosja racionale? – përcakton mënyrën e veprimit kur për çdo opsion ka informata të plota dhe dihen pasojat. 56. Vendosja intuitive? – definon veprimet me rastin e vendimmarrjes në situatat ku për disa ose të gjitha opsionet nuk ka informata të mjaftueshme. 57. Vendosja heuristike? – është metodë e bazuar në eksperiencë dhe synon të harmonizojë veprimet e dy metodave më lartë me qëllim të marrjes së një vendimi optimal për një kohë sa më të shkurtër. 58. Teoria e programimit? – Teoria definon mënyrën e shfrytëzimit të informatave ekzistuese ose të mbledhura. 59. Cilat teori i përmban në vete teoria e programimit? – teorinë e algoritmeve, teorinë e automateve. 60. Teoria e algoritmeve? – përcakton mënyrën e paraqitjes metodologjike të njohurive përmes hapave të caktuar për zgjedhjen e problemit. 61. Teoria e automateve? – përcakton konstruksionin algoritmik të pajisjeve të dedikuara për operacione fizike ose logjike. 62. Si klasifikohet teoria e lidhjes kthyese? – Teorinë teknike të lidhjes kthyese, teorinë sociale të lidhjes kthyese. 63. Teoria teknike e lidhjes kthyese feedback? – merret me përcaktimin e mënyrave të realizimit të lidhjes kthyese në sistemet teknike. 64. Teoria sociale e lidhjes kthyese? – merret me përcaktimin e mënyrave të realizimit të lidhjes kthyese në sistemet shoqërore dhe bashkësi. 65. Teoria e përgjithshme e sistemeve? – u krijua në vitin 1954 si tentim për parandalimin e ndarjes së mëtutjeshme të shkencave globale në shkenca gjithnjë e më të specializuara. Teoria synon të hulumtojë dhe definojë strukturën e përgjithshme. Sistemi trajtohet si pjesë e një tërësie më të madhe në kontekstin e tërësisë së tij dhe në marrëdhënie me rrethinën. Vlen sidomos për problemet ekonomike të cilat ballafaqohen me problemet e rritjes dhe zhvillimit.
  7. 7. Informatikë e Biznesit 7 66. Konceptet themelore të teorisë së përgjithshme të sistemeve? – funksionimi i sistemit, koncepti hierarkik, koncepti i diferencimit dhe specializimit, koncepti holistik, koncepti teleologjik, koncepti ekuifinalitetit. 67. Funksionimi i sistemit? – zhvillohet përmes procesit transformues të inputeve në outpute, është rezultat i interaksionit të elementeve të sistemit dhe interaksionit të sistemit me rrethinën. Rrezikohet nga ENTROPIA (masë e çrregullimit të sistemit, e kundërta e informatës). 68. Koncepti hierarkik? – shpreh faktin se çdo sistem përbëhet nga pjesët apo nënsistemet dhe është pjesë e sistemeve të tjera më të mëdha. 69. Koncepti i diferencimit dhe specializimit? – niset nga konstatimi se elementet kryejn funksione të caktuara, çdo element apo nënsistem kryen një funksion parcial dhe i kontribuon funksionimit integral të sistemit në saje të interaksionit me elemente të tjera. 70. Koncepti holistik? – elementet apo nënsistemet e një sistemi mund të analizohen dhe kuptohen vetëm në kuadër të tërësisë të cilës i përkasin. Elementi i humb tiparet e tij nëse izolohet dhe ndahet nga tërësia që i përket. 71. Koncepti teologjik? – funksionimi i çdo sistemi i nënshtrohet qëllimit të caktuar dhe të përkufizuar qartë, të gjitha elementet e sistemit janë të orientuara drejt arritjes së qëllimit të njejtë. 72. Koncepti i ekuifinalitetit? – qëllimi i njejtë në funksionimin e sistemit mund të arrihet me metoda të ndryshme. 73. Definimi i informatikës? – definohet si shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave me ndihmën e paisjeve teknike në kuadër të sistemit informativ. 74. Afarizmi dhe informata? – informata – dituria është bërë një resurs i rëndësishëm në ndërmarrje, kurse teknologjia informative faktorë i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit të afarizmit të saj. Teknologjia informative inkorporohet në prodhim, shitblerje, krijimtari shkencore dhe afariste, menaxhment dhe shërbime të tjera. 75. Çka është informatika e biznesit? – është shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave me ndihmën e paisjeve teknike në kuadër të sistemit informativ të aplikuar në një rrethinë afarise. 76. Klasifikimi i profesioneve të informatikës bëhet në? – prodhuesit e informatave, përpunuesit e informatave, shpërndarësit e informatave, punëtorët e infrastrukturës informative.
  8. 8. Informatikë e Biznesit 8 77. Prodhuesit e informatave? – Krijojnë informata të reja (inovatorët, shkencëtarët, hulumtuesit) dhe informatave ekzistuese ju japin formë të re sipas nevojës (krijuesit e katalogjeve, dizajnerët e medieve, kreatorët e webfaqeve). 78. Përpunuesit e informatave? – i transformojnë informatat në forma të nevojshme për vendimmarrje (programerët, analistët, administratorët e bazave të të dhënave, etj.) 79. Shpërndarësit e informatave? - Kanë për qëllim shpërndarjen e informatave shfrytëzuesve të interesuar (agjencitë gazetareske, shtëpitë radio-televizive, shërbimet informative etj). 80. Punëtorët e infrastrukturës informative? – kujdesen për sigurimin e kushteve të nevojshme për punën e sistemit informativ, zhvillojnë, instalojnë dhe mirëmbajnë në funksion teknologjinë informative. 81. Trendet pozitive të zhvillimit të informatikës së biznesit? – vendosja e elementeve të teknologjisë informative në një numër të madh të produkteve dhe shërbimeve, zhvillimin gjithnjë e më të madh të produkteve të reja të bazuara në përdorimin e elementeve të TI, rritjen e ndikimit të TI në ndryshimin e marrëdhënieve shoqërore dhe prodhuese, përshtatjen e strategjisë afariste me lloje të reja dhe të përsosura të prodhimeve dhe shërbimeve TI, rritjen e ndikimit të TI në rritjen e llojeve të afarizmit dhe të rezultateve të tij financiare, ndikimin intensiv në ndryshimin e rolit të menaxhmentit në sistemet afariste me rritjen e kontrollit mbi funksionimin e sistemit. 82. Trendet negative të zhvillimit të informatikës së Biznesit? – rritja e rrezikut të keqpërdorimit të TI, rritja e kriminalitetit në informatikë, zvogëlimi i komunikimit personal midis njerëzve, rritja e forcës, imponimi i interesave personale të individit ndaj shoqërisë së gjerë. 83. Të dhënat dhe informata? – e dhëna është një pasqyrim i koduar i ndonjë atributi të sistemit apo elementeve të tij, e dhënë mund të jetë një fjalë, numër, shenjë. Informata është e dhënë e përpunuar dhe është në funksion të marrjes së ndonjë vendimi. Procesues kryesor i informatave është sistemi kompjuterik. 84. Çka paraqet lidhja kthyese feedback? – paraqet integrimin e informatës dalëse të sistemit me informatën hyrëse. 85. Lidhja kthyese negative? – vepron ashtu që sistemi me sjelljen e tij zvogëlon ose neutralizon ndikimin nga rrethina. Me këtë sistem kthehet në gjendje fillestare. SISTEMIINPUT OUTPUT Lidhja kthyese
  9. 9. Informatikë e Biznesit 9 86. Lidhja kthyese pozitive? – vepron ashtu që sjellja e sistemit i forcon veprimet hyrëse në sistem. Veprimi i tillë si rezultat ka rritjen dhe zhvillimin e sistemit. 88. ENTROPIA? – funksionimi i çdo sistemi përcillet me rrezikun e shmangies nga realizimi i qëllimit të përcaktuar, për shkak të pengesave nga rrethina apo anomalive në qeverisje. Në gjendjen e entropisë nuk ndodhë transformimi i inputeve në outpute. 89. Çka quajmë Negentropi? – inputet të cilat mundësojnë mënjanimin e entropisë. Informata është sinonimi negentropisë, zvogëlon entropinë dhe rritë aftësinë e funksionimit të sistemit. 90. Në teorinë e informatave Entropia është? – masë e sasisë së nevojshme të informatave për qeverisjen me sistemin. 91. Në teorinë e sistemeve Entropia është? – masë e çrregullt dhe mosfunksionimit të sistemit, masë e transparencës së sistemit, përkatësisht e mundësisë së sigurimit të një pasqyre të sjelljes ekzistuese të sistemit. 92. Derivatet e Kibernetikës? – Si shkencë fundamentale, merret me çështje të përgjithshme jo me veçantitë e funksionimit dhe qeverisjes së sistemeve. Mënyra e qeverisjes së sistemeve të ndryshme dallon, prandaj paraqitet nevoja e zhvillimit të teorive të reja me bazë në kibernetikë. 93. Rëndësi të veçantë kanë këto derivate të kibernetikës? – teoria e komunikimit, teoria e vendosjes, e programimit, e lidhjes kthyese, teoria e përgjithshme e sistemeve. 94. Teoria e komunikimit? – teoria e informatave, kodimit, shenjave. 95. Teoria e vendosjes? – vendosja racionale, intuitive, aeuristike. 96. Teoria e programimit? – teoria e algoritmeve, automative. 97. Teoria e lidhjes kthyese Feed Back? – teoria teknike e lidhjes kthyese, teoria sociale e lidhjes kthyese. 98. Teoria e përgjithshme e sistemeve? – koncepti i funksionimit të sistemit, i entropisë, i qarkut rregullues, i marrëdhënieve me rrethinën, i specializimit dhe diferencimit, koncepti holistik, koncepti teleologjik, koncepti i ekuifinalitetit. 99. Teoria e Komunikimit? – definon marrëdhëniet e ndryshme të cilat krijohen midis palëve të interesuara gjatë procesit të transmetimit të informatave. 100. Nga teoria e komunikimit janë zhvilluar? – teoria e informatave, teoria e kodimit, teoria e shenjave.
  10. 10. Informatikë e Biznesit 10 101. Nga kush u themelua teoria e komunikimit? – u themelua nga Clode Shanon 1948, Shanon propozoi matjen e informatës duke u bazuar në teorinë e probabilitetit. Kjo teori zbatohet në shumë fusha si: komunikacion, telekomunikime, ekonomia, sociologjia. 102. Teoria e kodimit? – definon mënyrën e shprehjes së përmbajtjes së informatave. Përdoret gjithkah në teknologjinë telekomunikuese. 103. Teoria e shenjave? – definon elementet e paraqitjes së përmbajtjes së informatave (shenjave, simboleve, sinjaleve) dhe mundësitë e lidhjes së tyre në një tërësi të kuptueshme. 104. Karakteristikat më të rëndësishme të informatës janë? – sasia e informatës, cilësia, vlera në kohë. 105. Çka shpreh sasia e informatës? – shpreh numrin mesatar të vendosjeve binare të nevojshme për transmetimin e sinjalit. 106. Si transmetohen sinjalet? – me anë të kodit binar (1,0,1,0 (po, jo). 107. Çka është Bit-i? – është njësia elementare për matjen e informatës. 108. Vendosja binare? – është vendosje ekskluzive e një opsioni prej dy alternativave. 109. Cilat janë njësitë më të mëdha se Bit-i? – Tetrada – 4bit, Bajti – 8bit, gjysmëfjala – 16 bit, fjala – 32 bit. 110. Entropia Maksimale? – sasia e informatës që e zvogëlon pasigurinë mvaret nga probabiliteti i paraqitjes së atyre ngjarjeve. 111. Cilësia e informatës? – nuk mund të matet, por vlerësohet në mënyrë indirekte përmes pasojave të paparashikuara apo të realizuara. Cilësia e informatës lidhet me kontributin e saj në marrjen e vendimeve. 112. Vlera e informatës në kohë? - Çmohet sidomos në teorinë e vendosjes, me masën se sa është i kënaqur vendim-marrësi me informatën. Rritet nëse është prezantuar në formatin e duhur, që i përgjigjet marrësit. 113. Çka është komunikimi? - është proces i cili përfshinë formulimin, transmetimin, pranimin dhe interpretimin e informatës. 114. Sistemet e komunikimit? - Sistemet nuk komunikojnë të dhëna, vetëm njerëzit komunikojnë. Sistemet e komunikimit transferojnë të dhëna nga një sistem në një sistem tjetër në distancë.
  11. 11. Informatikë e Biznesit 11 115. Elementet e sistemit të komunikimit janë? - Burimi i informatës, koduesi, kanali komunikues, dekoduesi, marrësi i informatës, zhurma apo pengesat e jashtme. 116. Sa lloje të sistemit të komunikimit ekzistojnë? - Sisteme natyrore dhe artificiale. 117. Sistemet natyrore të komunikimit? - Informata merret me anë të dëgjimit, nuhaturit, shijuarit, duke prekur, etj, ndërsa emetohet me anë të të folurit, shikimit, mimikës, gjesteve, etj. 118. Sistemet artificiale të komunikimit? - Zgjidhin problemet e marrjes, përpunimit, ruajtjes, dhe distribuimit të informatës. 119. Redundanca? - Ka të bëjë me përcaktimin e sinjaleve të panevojshme dhe mënjanimin e tyre, me qëllim të transmetimit korrekt të informatës. Paraqet sinjalet e tepërta në kanalin komunikues që angazhojnë në mënyrë joracionale kapacitetin e kanalit. 120. Në sistemet artificiale redundanca paraqet? - gabimet apo sinjalet e tepërta që shkaktohen nga zhurma. 121. Në sistemet natyrore redundanca paraqet? - përsëritjet që shkaktohen nga zhurma apo mos-vëmendja. 122. Çka quajmë sistem informatik? - Sistemi i cili është në interaksion me rrethinën me të cilën këmben madhësitë hyrëse dhe dalëse quhet sistem informatik. 123. Si definohet sistemi informatik? - Sistemi informatik definohet si një bashkësi e elementeve të lidhura të cilat me karakteristikat e tyre mundësojnë përpunimin elektronik të të dhënave. 124. Kur është sistemi informatik dinamik? - është dinamik sepse me kohë, me qëllim ose nën ndikimin e rrethinës ndryshojnë elementet e tij, e bashkë me të edhe vet sistemi. 125. Kur është sistemi informatik artificial? - është artificial sepse ai është rezultat i përpjekjeve të njeriut për të lehtësuar punët intelektuale dhe kreative. 126. Organizimi i sistemit informatik duhet të sigurojë? - Inkuadrimin e të gjitha qëllimeve të sistemit, minimizimin e aktiviteteve të dyfishta gjatë procedimit dhe mënjanimin e konflikteve, motivimin e personelit, nxitjen e interaksionit midis nënsistemeve me qëllim të efikasitetit të punës së sistemit informatik. 127. Ekspertët e nevojshëm në një sistem informatik të menaxhmentit janë? -
  12. 12. Informatikë e Biznesit 12 Specialistët për software-in e sistemit, për bazën e të dhënave, projektuesit, analitikët sistemorë, programerët, specialistët për hardware. 128. Llojet e sistemit informatik? - Sisteme neutrale, sisteme të informuara, sistem informatik i qeverisjes. 129. Sisteme neutrale? - kur inputi është i barabartë me outputin. Sistemi është vetëm transmetues i të dhënave. 130. Sisteme të informuara? - Inputet janë më të mëdha se outputet. Sistemi është pasiv sepse më tepër merr informata sesa i përpunon ato. 131. Sistem informatik i qeverisjes? - Inputet janë më të vogla se outputet. Është sistem kreativ. Gjatë procesit të përpunimit krijon cilësi të re. 132. Si klasifikohen sistemet e SI? - Sipas vëllimit të të dhënave, sipas fushave të përdorimit, sipas karakterit, sipas mënyrës së organizimit. 133. Sipas vëllimit të të dhënave dallojmë? - SI të thjeshta dhe të ndërlikuara. 134. Sipas fushave të përdorimit dallojmë? - SI tekniko-teknologjik, shkencor, të marketingut, etj. 135. Sipas karakterit dallojmë? – SI distributive dhe të kombinuara. 136. Sipas mënyrës së organizimit dallojmë? – SI të centralizuara, të decentralizuara dhe të integruara. 137. Sistemi informatik i biznesit? – Ka për detyrë të sigurojë informata të sakta, të rëndësishme dhe me kohë për strukturën menaxheriale, të cilat do të ishin bazë e procesit të marjes së vendimeve afariste. 138. Nënsistemet e SI të biznesit janë? – Nënsistemi informatik i blerjes dhe materialit, i shitjes me shumicë, i shitjes me pakicë, i kontabilitetit, i vlerësimit të kapitalit, i shitjeve ditore, i kontrollit të prodhimit. 139. Nënsistemi informatik i blerjes dhe materialit përmban? – dosjen e planifikimit dhe kontrollit të mallrave dhe materialit, dosjen e llogarisë së shitjes së procedurave , dosjen e materialit, dosjen e furnizuesve, dosjen e bilancit të furnizuesve. 140. Nënsistemi informatik i shitjes me shumicë përmban? – dosjen e kontratave me konsumatorë, dosjen e porosive, dosjen e fakturave dhe shitjes, dosjen e konsumatorëve.
  13. 13. Informatikë e Biznesit 13 141. Nënsistemi informatik i shitjes me pakicë përmban? – Dosjen e shitoreve, llogarinë e shitjes me pakicë, katalogun e mallrave, rezervat minimale dhe maksimale, inventarin e stoqeve, dosjen e shitjeve të mallrave përmes internetit. 142. Nënsistemi i kontabilitetit përmban? – Llogaritë financiare, operacionet financiare. 143. Nënsistemi i vlerësimit të kapitalit përmban? – dosjen e llogarisë së vlerësimit të kapitalit, dosjen e mirëmbajtjes. 144. Nënsistemi i shitjeve ditore përmban? – dosjen e shitjeve ditore. 145. Nënsistemi informatik i kontrollit të prodhimit? – Komponentat e prodhimit, procedurat teknologjike, planin prodhues, dokumentacionin prodhues, shpenzimet e prodhimit. 146. Cikli jetësor i sistemit karakterizohet me këto faza? – iniciale (fillon me iniciativën për zhvillimin e SI, jepet zakonisht nga menaxherët), e ekspansionit (fillon me sigurimin e pajisjeve, kuadrove, programeve), e konsolidimit (ku i kushtohet kujdes i veçantë standardizimit dhe harmonizimit të punës së të gjitha komponentëve), e pjekurisë (sistemi siguron rezultate optimale dhe synohet që te kjo fazë të zgjasë sa ma shumë), e zhdukjes (pas një kohe të gjatë në fazën e pjekurisë, sistemi vjetërohet dhe fillon të jep rezultate suboptimale. Kjo tregon se duhet filluar me ciklin e ri jetësor). 147. Çka paraqet sistemi informatik i ndërmarrjes? – paraqet ndërlidhjen e nënsistemeve informatike elementare në një tërësi unike strukturore dhe konceptuale. Ka për qëllim informatizimin e proceseve afariste ose shërbyese në ndërmarrje. 148. Cila është detyra e sistemit informatik të ndërmarrjes? – detyrë e tij është që ta bëjë sa më të sigurtë rrethinën e ndërmarrjes duke ofruar informata mbi ndryshimet në rrethinë (tregun, kushtet institucionale, të arriturat tekniko-teknologjike). 149. Burimet e të dhënave mund të jenë? – të jashtme dhe të brendshme. 150. Burimet e të dhënave të jashtme? – raporte, dokumentat publike, bazat e specializuara të të dhënave, institucionet shkencore etj. 151. Burimet e të dhënave të brendshme? – dokumentacioni materialo-financiar, planet zhvillimore, dokumentacioni mbi personelin etj. 152. Nga sa pjesë përbëhet sistemi informatik i ndërmarrjes? – Njësia organizative e quajtur Sektori i Sistemit informatik, Komponenta lifeware – programerët, operatorët, analistët, specialistët e sistemit, etj. Teknologjia informative – harware dhe software.
  14. 14. Informatikë e Biznesit 14 153. Nënsistemi informatik i prodhimit siguron informata mbi? – ecurinë e procesit prodhues, kontrollin e cilësisë së prodhimit, planifikimin, projektimin dhe inxhinieringun e prodhimit, shpenzimet totale të prodhimit, etj. 154. Nënsistemi informatik i furnizimit me lëndë të parë ofron informata mbi? – nevojat dhe porositë për blerje, faturat, garancionet bankare dhe dokumentacionin financiar, gjendjen e stoqeve, shpenzimet e blerjes. 155. Nënsistemi informatik i marketingut përmban informata mbi? – hulumtimin e tregut, analizën e kërkesës dhe sjelljen e konsumatorëve, vëllimin e shitjes sipas produkteve dhe rajoneve, segmentet e tregut, porositë nga blerësit, etj. 156. Nënsistemi informatik i financave dhe kontabilitetit përmban të dhëna për? – rrjedhën e parave të gatshme (cash flow), kreditimet për letrat me vlerë, raportet financiare, pasqyrën e bilanceve, parallogaritë dhe shpenzimet, etj. 157. Nënsistemi informatik i personelit përfshinë të dhëna mbi? – të punësuarit, kualifikimet, aftësitë, përvojën, pagat, etj. 158. Nënsistemi informatik procesues përmban informata për? – funksionimin e hardware, software, çmimin e pajisjeve, aplikimet e reja, etj. 159. Sistemi informatik dhe ndërmarrja kanë ndikim reciprok te njëri-tjetri? – si duhet të ofrojë informata të nevojshme për grupet e ndryshme në ndërmarrje, ndërmarrja është e interesuar që të përfitoj sa më tepër nga teknologjia informative, duke ditur rëndësinë e SI për afarizëm të suksesshëm. 160. Si definohet ndërmarrja? – mund të definohet si një strukturë e thjeshtë sociale e cila i merr inputet nga rrethina dhe i përpunon ato për të prodhuar outpute të cilat ia dërgon rrethinës. Ky definim mund të fokusohet në tri elemente: kapitali, fuqia punëtore, teknologjia informative. 161. Pse ndërmarrjet aplikojnë TI? – për arsye eksterne (përgjigja ndaj konkurrencës) apo interne (rritja e kualitetit, apo vlerës së produkteve dhe shërbimeve). 162. Roli i ri i SI në ndërmarrje? – SI luajnë rol strategjik në jetën e ndërmarrjes dhe janë bërë vegla kyçe që ndihmojnë menaxhmentin të kuptojë ndryshimet në rrethinë, të përcjellin, të përshtaten dhe të ndikojnë edhe vetë në ndryshimin e rrethinës. 162. Ndikimi i ndërmarrjes në SI? – Ndërmarrja ka ndikim direkt në SI sepse vendos se si do ta përdorë teknologjinë informative dhe çfarë roli do ta luaj ajo në ndërmarrje. Përmes vendimeve se kush do të dizajnojë, aplikojë dhe do të punojë me këtë teknologji në ndërmarrje. Përmes vendimit që teknologjinë informative ta përdorë për të rritur efikasitetin dhe për të përfituar përparësi përkundër konkurrencës.
  15. 15. Informatikë e Biznesit 15 163. Faktorët që ndikojnë në aplikimin e teknologjisë informative në ndërmarrje janë? – Faktorët e jashtëm, dhe faktorët e brendshëm. 164. Faktorët e jashtëm të teknologjisë informative në ndërmarrje? – janë faktorë që influencojnë dizajnimin dhe aplikimin e sistemit informatik duke siguruar mundësi të reja teknologjike, burime të reja të kapitalit, apo zhvillimin e programeve të reja prodhuese. 165. Faktorët e brendshëm të teknologjisë informative në ndërmarrje? – janë faktor të cilët marrin parasysh nevojat dhe interesin e afarizmit me rastin e dizajnimit dhe aplikimit të sistemit informatik. 166. TI ndikon në suksesin dhe efikasitetin e afarizmit duke ndihmuar ndërmarrjen? – të kuptojë dhe të përcjellë ndryshimet në rrethinë, të shkurtoj rrugën e qarkullimit të informatave midis niveleve menaxheriale dhe njësive operative, me përdorimin e rrjetave ndikon në uljen e shpenzimeve, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e numrit të punëtorve, duke zvogëluar shpenzimet e menaxhmentit pasi që e bënë më të lehtë mbikëqyrjen e të punësuarve. 167. Sistemi informatik i menaxhmentit të biznesit? – është sistem që siguron informata të nevojshme në funksion të marrjes së vendimeve. Prodhon informata përmbledhëse të cilat i lejojnë menaxhmentit të përmirësoj inputet me qëllim të ndryshimit të outputeve. 168. Sistemi informatik i menaxhmentit të biznesit përbëhet nga këto komponente? – Komponenta materialo-teknike (hardware), komponenta jomateriale (software), komponenta njerëzore (lifeware), komponenta transmetuese (netware), komponenta organizative (orgware). 169. Komponenta materialo-teknike? – paraqesin të gjitha pajisjet të cilat i dedikohen përpunimit të të dhënave – procedimit të informatave. 170. Komponenta jomateriale? – ka të bëjë me instruksionet të cilat e drejtojnë funksionimin e hardware. Softveri paraqet njohuritë e njeriut të vendosura në pajisje, të cilat mundësojnë përpunimin e të dhënave. 171. Komponenta njerëzore? – përbënë të gjithë njerëzit të cilët marrin pjesë në punën e sistemit dhe shfrytëzojnë rezultatet e përpunimit të të dhënave. 172. Komponenta transmetuese? – paraqet veglat dhe lidhjet për transmetimin e të dhënave në distancë, përkatësisht veglat dhe lidhjet telekomunikuese në sistem.
  16. 16. Informatikë e Biznesit 16 173. Komponenta organizative? – paraqet të gjitha masat, metodat dhe rregullat sipas të cilave koordinohet puna e katër komponentëve të përmendura më lartë, në mënyrë që ato të përbëjnë një tërësi të harmonizuar. 174. Funksionimi i përsosur i sistemit informatik të menaxhmentit të biznesit? – interaksioni midis komponentëve të SI të MB krijon mundësinë e krijimit të efektit strategjik , prandaj është me rëndësi të përcaktohet situata në të cilën funksionimi i sistemit është i përsosur. 175. Sistemi informatik i biznesit dhe menaxhmenti? – në biznes, sistemi informatik duhet të jetë në funksion të menaxhmentit, respektivisht të qeverisjes me subjekte afariste me qëllim të arritjes së efekteve optimale afariste. Struktura e sistemit informatik të biznesit duhet t`i përshtatet strukturës së menaxhmentit. 176. Struktura e vendosjes? – zhvillohet në bazë të horizontit kohor të vendimit. 177. Horizonti kohor i vendimit? – nënkupton periudhën kohore në të cilën manifestohen pasojat e vendimit. 178. Vendimet e marrura nivelet e ndryshme te piramides menaxheriale, varësisht nga dimensioni kohor mund të jenë? – vendime afatgjata (strategjike), vendime afatmesme (taktike), vendime afatshkurtëra (operative). 179. Niveli strategjik në piramidën menaxheriale? – i përgjigjet sistemi informatik i cili siguron koncentrim të madh të njohurive lidhur me mënyrën e udhëheqjes së afarizmit. 180. Niveli taktik në piramidën menaxheriale? – funksionojnë sistemet që paraqesin koncentrimin e njohurive mbi mënyrën e udhëheqjes së afarizmit dhe kanë për detyrë të japin përgjigje në pyetjen si duhet bërë diqka. 181. Niveli operativ në piramidën menaxheriale? – i përgjigjen sistemet të cilat synojnë të vendosin mbikëqyrjen mbi procese dhe aktivitete të veçanta afariste. 182. Modeli ekuipotencial? – ndërmarrjet fillojnë ti japin rëndësi orientimit të tyre kah tregu, me ç`rast shtohet funksioni i marketingut. 183. Sistemi për mbështetjen e vendimeve? – ofrohet si softuer i cili ofron mundësinë e testimit të alternativave gjatë fazës së procesit të vendimmarrjes. 184. Struktura e sistemit për mbështetjen e vendimeve përbëhet nga? – baza e të dhënave, sistemi softuerik i bazës së të dhënave, baza e modeleve. 185. Sistemet për mbështetje të vendimeve në grup, klasifikimi i tyre? – janë të orientuara kah përkrahja e grupit i cili punon bashkarisht në zgjidhjen e problemeve jo
  17. 17. Informatikë e Biznesit 17 të strukturuara. Klasifikohen sipas dy faktorëve: aftësisë së pjesëmarrësve, kohëzgjatjes së bashkëpunimit në grup. 186. Sistemi i ekspertëve? – është sistem informatik i cili njohuritë e ekspertëve nga disa lëmi shkencore i strukturon në kompjuter dhe pastaj ndihmon në marrjen e vendimeve në formë të vendimeve të propozuara. 187. Pjesët kryesore të sistemit të ekspertëve janë? – baza e diturisë, mjete ndihmëse të sistemit të ekspertëve. 188. Sistemet për mbështetje të ekzekutivit? – Janë sisteme të nivelit strategjik në një ndërmarrje dhe janë të dizajnuara të adresojnë marrjen e vendimeve duke u fokusuar në nevojat informatike të ekzekutivit. 189. Çka është sinjali? – është një ngjarje me përmasa fizike, e cila dërgohet nga burimi i sinjaleve, kurse interpretohet nga marrësi i tij. 190. Si shprehen sinjalet? – me anë të simboleve dhe shenjave. 191. Sa lloje të sinjaleve kemi? – Sinjale hapësinore, sinjale kohore, sinjale të kombinuara. 191. Sinjalet hapësinore? – emetohen në formë të shkronjave, numrave, fushave magnetike në disk, vrimave në shiritat e vrimosur, etj. 192. Sinjalet kohore? – emetohen në formë të impulseve elektrike, magnetike, optike dhe elektromagnetike. 193. Sinjalet e kombinuara? – emetohen në formë të fotografisë, zërit dhe tekstit në ekran. 194. Si formohet porosia? – Bashkësia e sinjaleve e formuar sipas një rregulli të caktuar dhe e kuptueshme për partnerët komunikues formon porosinë. Porosia zakonisht ndërlidhet me objektin e caktuar dhe e vequar nuk flet shumë. 195. Si formohen të dhënat? – Bashkësia e disa porosive e formuar sipas një rregulli të caktuar logjik në procesin e komunikimit formon të dhënat. 196. Problemi i ndërlikueshmërisë së të dhënave vështrohet nga dy aspekte? – aspekti fizik dhe aspekti logjik. 197. Dizajnimi logjik i të dhënave? – është një model abstrakt i cili përshkruan se si janë të groposura elementet e të dhënave. Përshkruan raportin midis simboleve, shenjave dhe sinjaleve, i cili studiohet nga semantika.
  18. 18. Informatikë e Biznesit 18 198. Pamja logjike e të dhënave përmbanë? – Shenjat, fushën e të dhënave, segmentin e të dhënave, datotekën logjike të të dhënave, 199. Baza e të dhënave në ndonjë ndërmarrje përmbanë? – datotekën e blerësve, të prodhimit, të personelit. 200. Pamja fizike e të dhënave? – shpreh karakteristikat e të dhënave në përmasa fizike (kodi, gjatësia, mënyra e memorimit). 201. Sistemet kompjuterike i organizojnë të dhënat sipas një hierarkie? – bit, bajt, varg, bllok, datoteka, baza e të dhënave. 202. Çka paraqet kodimi në informatikë? – paraqet një veprim i cili nënkupton shëndrrimin ose transferimin e informatave nga një formë në tjetrën. 203. Varësisht nga njësia e kodimit dallojmë? – kodimi i orientuar në domethënie, kodimi i orientuar në porosi, kodimi i orientuar në shenja. 204. Kodimi i orientuar në domethënie? – synon të ruaj përmbajtjen e informatës dhe si njësi të kodimit merr tërë përmbajtjen e informatës. 205. Kodimi i orientuar në porosi? – paraqet çdo bashkësi të shenjave e cila ka një kuptim, dhe shëndrrohet në ndonjë bashkësi tjetër të shenjave që poashtu ka kuptim. 206. Kodimi i orientuar në shenja? – paraqet çdo shenjë të veçantë të përmbajtjes së informatës e cila zëvendësohet me një shenjë tjetër të asaj bashkësie ose të ndonjë bashkësie tjetër. 207. Rregullat e kodimeve? – parim kryesor i kodimit është që shëndrrimi duhet të bëhet sipas rregullave të kodimit që janë të definuara dhe që njihen nga pjesëmarrësit në komunikim. 208. Kodet standarde që përdoren në ditët e sotme? – EBCDIC dhe ASCII. Këto kode janë 8 bitshe, pra për 256 sinjale përdoren 8 kombinime. 209. Baza e të dhënave? – është një bashkësi e rregulluar e të dhënave nga lamia e caktuar. Organizimi i të dhënave bëhet me qëllim që shfrytëzuesit ti mundësohet manipulimi më i shpejtë, më i lehtë dhe më efikas me të dhëna. 210. Kush formon bazën e të dhënave? – bashkësia e datotekave (fajllave) formon bazën e të dhënave. 211. Organizimi i të dhënave në bazën e të dhënave bën që? – ato të bëhen të dobishme dhe funksionale për shfrytëzuesin, të bëhet administrimi i tyre, shfrytëzuesi ti gjej ato lehtë kurdo që ti nevojiten.
  19. 19. Informatikë e Biznesit 19 212. Formatizimi i të dhënave? – në bazën e të dhënave vendosen të dhënat e formatizuara dhe jo të formatizuara. 213. Të dhënat e formatizuara? – kanë formatin e caktuar, strukturë fikse dhe domethënie të përcaktuar. 214. Të dhënat jo të formatizuara? – janë të dhëna tekstuale të cilat nuk janë të lidhura ndër vete sipas një rregulli rigoroz. 215. Të dhënat si entitete? – të dhënat që memorohen në memorien e kompjuterit përfaqësojnë entitete të caktuara. Entiteti mund të jetë një person, vend apo ngjarje. 216. Sistemet tentojnë të ndryshojnë dhe rriten vazhdimisht dhe me kohë paraqiten problemet si? – të dhënat dhe informatat redundante, mungesa e fleksibilitetit të të dhënave, sigurimi dobët i të dhënave, pamundësia e këmbimit të të dhënave midis aplikacioneve. 217. Redundanca e të dhënave paraqitet? – kur sektorët e ndryshëm ose grupet e ndryshme në ndërmarrje mbledhin pjesë të informatës së njëjtë. 218. Informata bëhet redundante për disa arsye? – vendimi për të cilin ajo informatë ka qenë e nevojshme është marrur ma heret, vendimi është marrë me rrethana të reja, informata është e vjetër, ekzistojnë ndryshime të reja strukturale dhe organizative, etj. 219. Siguria e dobët e të dhënave? – mund të ndodh për shkak të kontrollit dhe menaxhmentit të dobët, qasja dhe shpërndarja e informatave del jasht kontrollit. 220. Pamundësia e këmbimit të të dhënave? – ndodh kur për shkak se disa pjesë të informatës gjenden në fajlla të ndryshëm dhe fizikisht në pjesë të ndryshme të ndërmarrjes pamundësohet qasja apo përdorimi i tyre. 221. Modelet e organizimit të të dhënave në bazë të të dhënave? – modeli hierarkik i të dhënave, modeli rrjetor i të dhënave, modeli racional i të dhënave. 222. Të dhënat e vendosura në bazën e të dhënave paraqesin një koleksion të të dhënave të organizuara ashtu që? – të ju shërbej në mënyrë efikase shfrytëzuesve, të lehtësohet administrimi i tyre, ti përdorin më shumë aplikacione përmes centralizimit të të dhënave , dhe të minimizohet redundanca e të dhënave. 223. Ekzistojnë tri modele kryesore të organizimit të të dhënave ato janë? – modeli hierarkik, modeli rrjetor, modeli relacional. 224. Modeli hierarkik i të dhënave? – ky model përdor strukturën hierarkike për të shprehur relacionin midis vargjeve. Teknika e përdorur nga ky model quhet teknika e trungut me degë e gjethe.
  20. 20. Informatikë e Biznesit 20 225. Modeli rrjetor i të dhënave? – ky model paraqet një ndryshim të modelit hierarkik. Modeli rrjetor mundëson më shumë rrugë të qasjes deri te e dhëna e caktuar. 226. Modeli relacional i të dhënave? – ky model është fleksibil se dy modelet e mëparshme, sepse mundëson tejkalimin e disa kufizimeve që kishin ato. Modeli relacional paraqet të dhënat nëpërmjet tabelave të cilat kanë lidhje (relacione) njëra me tjetrën. 227. Lidhjet ndërmjet tabelave mund të jenë? – një me një, një me shumë, shumë me shumë. 228. Elementet kritike të bazës së të dhënave janë? – administrimi i të dhënave, planifikimi dhe metodologjia e modelimit, teknologjia e bazës së të dhënave dhe menaxhmenti. 229. Sistemi për menaxhimin e bazës së të dhënave? – është softuer i cili: lejon organizimin e centralizuar të të dhënave, i menaxhon ato në mënyrë efikase, siguron qasje në të dhënat e deponuara. 230. Sistemi për menaxhimin e bazës së të dhënave ka tri komponente? - gjuhën e definimit të të dhënave, gjuhën e manipulimit të të dhënave, fjalorin e të dhënave. 231. Trendet e bazave të të dhënave? – Përveq formës klasike të bazave të të dhënave ku ato ruhen të centralizuara fizikisht, sot paraqiten edhe forma të tjera ku të dhënat edhe mund të distribuohen në shumë lokacione. 232. Si alternativë e formës klasike sot janë? – baza e të dhënave e orientuar në objekte, hypermedia, data warehouse, baza multidimensionale e të dhënave. 233. Bazat e të dhënave të lidhura në WEB? – paraqet një kërkesë e re që përdoruesit të kenë qasje në bazën e të dhënave nga kudo në botë. Kjo realizohet me një lidhje në mes të bazës së shënimeve dhe ueb serverëve. Shënimeve ju qasemi duke përdorur ueb browser IE, Firefox, chrome, safari, etj. 234. Telekomunikimet? – Zhvillimet në fushën e fizikës sollën deri te zbulime tejet të rëndësishme. Arrihet bartja e të dhënave në distanca të mëdha (porosia, informata, lajme). 235. Pjesët kryesore të një sistemi telekomunikues janë? – Kompjuterët, terminalet, kanalet komunikuese, softuerët komunikues, funksionet ndihmëse. 236. Komunikimi satelitor? – nënkupton bartjen e të gjitha llojeve të sinjaleve tokësore nëpërmjet satelitëve artificial. Mundëson transmetimin e sinjaleve në distanca të mëdha, rreth e rrotull globit tokësor.
  21. 21. Informatikë e Biznesit 21 237. Telematika? – bashkimi i teknologjisë telekomunikuese dhe informatës. 238. Telematika përfshin? – Rrjetat kompjuterike, rrjetat e të dhënave, rrjetat për komunikimin e të dhënave, rrjetat informative. 239. Rrjetat kompjuterike? – nënkuptojmë lidhjen e dy apo më shumë kompjuterëve ndërmjet vete. Rrjeti kompjuterik mundëson komunikimin midis shfrytëzuesve të sistemit informatik. 240. Zhvillimi i rrjetave kompjuterike duke filluar prej 1960 është zhvilluar përmes 4 fazave? – faza e zhvillimit dhe përpunimit të kufizuar të të dhënave në distancë, faza e zhvillimit të përpunimit jo të kufizuar të të dhënave në distancë, faza e zhvillimit të rrjetave kompjuterike, faza e rrjetave multimediale. 241. Kanalet komunikuese që formojnë rrjetin kompjuterik funksionojnë në bazë të? – lidhjeve komunikuese fizike – telat perzdredhur të bakrit, kabllok koaksiale, fijet optike, lidhjeve komunikuese mikrovalore – mikrovalët toksore WIFI, blutooth, mikrovalët satelitore. 242. Përpunimi i të dhënave në distancë ndahët në? – përpunimi i kufizuar i të dhënave në distancë, përpunimi jo i kufizuar i të dhënave në distancë. 243. Si definohet Multimedia? – definohet si teknologji e cila nënkupton integrimin e dy apo më shumë llojeve të medieve (teksti, grafika, zëri dhe video) në aplikacione të bazuara në kompjuter. 244. Multimediat janë bërë pjesë e konsumit të produkteve dhe shërbimeve të reja si? – librat elektronik, gazetat elektronike, videokonferencat etj. 245. Format kryesore të rrjetave kompjuterike janë? – rrjetat kompjuterike në formë të yllit – ku kompjuteri qëndror paraqitet si kontrollor i të gjithë kompjuterëve të tjerë, rrjetat kompjuterike në formë unazore – këtu porositë kalojnë prej një kompjuteri në kompjuterin tjetër duke lëvizur në qark unazor në drejtim të nyejt. Rrjetat e përziera – këtu ekzistojnë shumë rrugë të ndërlidhjes së kompjuterëve, nuk ka kompjuter qëndror i cili kontrollon punën dhe porosinë. 246. Klasifikimi i rrjetave kompjuterike mund të bëhet sipas disa kritereve? – sipas hapësirës gjeografike – rrjeti lokal LAN, rrjeti i gjerë WAN, sipas pronësisë së rrjetave kompjuterike COMSAT, IBM, sipas teknikës së transmetimit të të dhënave satelitor, mikrovalor, kabllo. 247. Rrjetat globale kompjuterike? – kanë filluar në fund të viteve 60-ta. Rrjeti i parë global kompjuterik ARPANET u zhvillua nga Ministria Amerikane e Mbrojtjes. ARPANET së pari u përdor për këmbimin e postës elektronike.

×