SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
                              MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
                                           MINISTRI
Rruga: “Durrësit”, Nr. 23, AL- 1001, Tiranë – SHQIPËRI                       www.mash.gov.al             Tel: 00 355 4 225 678



                                                                                        Nr.                Prot.
                                                                                     Tiranë,                  2007


                                                  UDHËZIM

                                       Nr.40, datë 17.10.2007

                                                            PËR

         NGRITJEN E FUNKSIONIMIN E BORDIT TË SHKOLLËS


Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr.
7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, i ndryshuar


                                                              KREU I

                                    MISIONI DHE DETYRAT E BORDIT

1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas
politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës.
2. Detyrat e bordit janë si më poshtë:
    a) Miraton planin afatmesëm të shkollës
    b) Miraton planin vjetor të shkollës
    c) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet e komunitetit ose
       të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë e shkollës)
    d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar
    e) Miraton rregulloren e brendshme të shkollës
    f) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe të
       mësuesve të saj
    g) Miraton kurrikulën në nivel shkolle
    h) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të qeverisë
       lokale në mbarëvajtjen e shkollës;
    i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera
    j) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pas mësimit)
    k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretët



                  min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
                  ministria e së nesërmes                    Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 1 nga 5
                  www.mash.gov.al
.
.
    KREU II
.
.   PAVARËSIA PROFESIONALE
    Bordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordi nuk
    ndërhyn në:
    a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve;
    b) Vlerësimin e nxënësve.
                                                                   KREU III

                                                     DREJTORI I SHKOLLËS
    Drejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë:
    1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të shkollës;
    2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës;
    3. T’i paraqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë së shkollës si
       dhe raportin financiar;
    4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme të shkollës;
    5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve të shkollës;
    6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit të inspektimit;
    7. T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes së shkollës për të cilat kryetari i
       bordit i paraqet drejtorit kërkesë me shkrim.
                                                                   KREU IV

                                                       PËRBERJA E BORDIT
    1. Bordi i një shkolle përbëhet nga prindër të nxënësve dhe nxënës të asaj
       shkolle, përfaqësues të komunitetit shkollor që nuk janë prindër të nxënësve
       të asaj shkolle (të jashtëm), përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës
       Arsimore përkatëse, përfaqësues të qeverisë vendore përkatëse (bashki ose
       komunë), mësues të asaj shkolle.
    2. Kur Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore ose qeveria vendore (bashkia,
       komuna) mbulon një numër të madh shkollash, këta përfaqësohen në bord me
       të deleguarin e tyre, i cili, si rregull, duhet të jetë një pjesëtar i komunitetit
       shkollor.
    3. Numri i anëtarëve të bordit varet nga numri i nxënësve të shkollës dhe
       përcaktohet nga tabela më poshtë:

          Numri i nxënësve të shkollës                                 Numri i anëtarëve të bordit
          < 300                                                        7
          [300; 999[                                                   9
          > 1000                                                       11

    4. Përbërja e bordit është si më poshtë 1 :



    1
        Nuk janë përfshirë përfaqësuesit e DAR/ZA dhe të qeverisë vendore.

                         min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
                         ministria e së nesërmes                   Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 2 nga 5
                         www.mash.gov.al
Numri i                                 Shkolla bazë
      nxënësve të
      shkollës
                            Mësues             Prindër       Nxënës        Të jashtëm
      < 300                 1                  2             1             1
      [300; 999[            1                  4             1             1
      > 1000                1                  4             2             2

      Numri i                                 Shkolla e mesme
      nxënësve të
      shkollës
                            Mësues             Prindër       Nxënës        Të jashtëm
      < 300                 1                  2             1             1
      [300; 999[            1                  3             2             1
      > 1000                1                  4             2             2

5. Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas kësaj radhe:
   a) Presidenti i senatit të nxënësve.
   b) Kryetari i senatit.
   c) Një nxënës i propozuar nga senati.
6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj radhe:
   a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës,
   b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollës dhe që mund
      të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli.
7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor i shkollës.
8. Përfaqësuesi i DAR/ZA emërohet nga drejtori i Drejtorisë Arsimore
Rajonale/përgjegjësi i Zyrës Arsimore.
9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë/komunës
   përkatëse.
                                                        KREU V

                                              NGRITJA E BORDIT
1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve, këshillave                                                 të
   prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të shkollës.
2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton kryetari i bordit                                         të
   mëparshëm.
3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari i këshillit                                                  të
   prindërve të shkollës.
4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash.
5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe.
6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet.
7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë e kërkojnë                                             të
   paktën katër anëtarë të bordit.
8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohet nëse në                                                 të
   marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit.
9. Votimi për shkarkim është i fshehtë.
10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve.




              min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
              ministria e së nesërmes                   Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 3 nga 5
              www.mash.gov.al
KREU VI

                                         FUNKSIONIMI I BORDIT

1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas rastit në
   seanca jashtë radhe.
   Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, me nismën e
   të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën e drejtorit të shkollës që i
   drejtohet kryetarit të bordit.
2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dhe ka të drejtë
   të ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave të prindërve të klasës,
   etj.
3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme financiare
   merren gjithnjë me votim të fshehtë.
4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 e anëtarëve të
   bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet me shumicën e thjeshtë.
5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjes së bordit.
   Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgon drejtorit të Drejtorisë
   Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse dhe kryetarit të
   bashkisë/komunës një raport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i
   bordit mund t’i dërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore
   Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse ose kryetarit të
   bashkisë/komunës. Institucioneve ose personave të veçantë, kryetari i bordit
   u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta.
6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë për vulë.
7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën e drejtorit,
   kundrejt inventarit përkatës.
8. Veprimtaria e bordit nuk paguhet.

                                                        KREU VII

                                           ORGANIZIMI I BORDIT

1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij.
2. Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë në bord.

                                                        KREU VIII

                       PËRGJEGJËSIA PËR NGRITJEN E BORDIT

Përgjegjësinë për ngritjen e bordit të shkollës sipas procedurave të
sipërpërmendura e ka Drejtoria Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore përkatëse.

                                                        KREU IX

                                           DISPOZITAT E FUNDIT

Çdo akt tjetër nënligjor që bie në kundërshtim me këtë udhëzim shfuqizohet.




              min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
              ministria e së nesërmes                   Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 4 nga 5
              www.mash.gov.al
Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm,
Zëvendësministri për arsimin parauniversitar, Drejtoria e Kurrikulave, dhe çdo
Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore.

Ky Udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.



                                                  GENC POLLO


                                                 MINISTËR



                                         (Emër Mbiemër)                         Nënshkrimi               Data
Konceptoi:                     Suzana Tabaku, Fatmir Bezati                                           15.10.2007
Dr. i Drejtorisë:              Suzana Tabaku                                                          15.10.2007
Dr. Juridike:                  Rudin Baqli                                                             .10.2007
Zëvendësministri               Halit Shamata                                                           .10.2007
Sekretare e Përgjithshme:      Antonieta Luli                                                          .10.2007




                     min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
                     ministria e së nesërmes                   Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 5 nga 5
                     www.mash.gov.al

More Related Content

What's hot

Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemArenoardReno
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE#MesueseAurela Elezaj
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Luan Hykaj
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeJetmira Sula
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Alush Kryeziu
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeaulenc gjini
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesJetmira Sula
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme ornela rama
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 

What's hot (20)

Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I ShendetshemDieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
Dieta E Balancuar Dhe Energjia E Nevojshme-Organizem I Shendetshem
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshmeTema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
Tema:Forca dhe levizja ne jeten e perditshme
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Fiskultur
FiskulturFiskultur
Fiskultur
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematike
 
Historia e numrit
Historia e numritHistoria e numrit
Historia e numrit
 
Tema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i RomesTema:Qyteti antik i Romes
Tema:Qyteti antik i Romes
 
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2014 Gjuhe Shqipe
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
Zbatimet e elektricitetit ne teknike dhe ne jeten e perditshme
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 

Viewers also liked

Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesEimeraj
 
Planifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetencaPlanifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetencaValbona Imeraj
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Valbona Imeraj
 
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatKurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatValbona Imeraj
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2coupletea
 
Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit shkelqimcakoni
 
Planifikim mesimi ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...
Planifikim mesimi  ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...Planifikim mesimi  ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...
Planifikim mesimi ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...Valbona Imeraj
 
Ngjyrat (art figurativ)
Ngjyrat (art figurativ)Ngjyrat (art figurativ)
Ngjyrat (art figurativ)art teacher
 
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveRoli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveFisnik Morina
 
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"kryeziuvilma
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta RamajQSA-Tirane
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Valbona Imeraj
 
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseve
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseveProçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseve
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseveValbona Imeraj
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkollesIsmail Dama
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 

Viewers also liked (20)

Rregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkollesRregullore e brendeshme e shkolles
Rregullore e brendeshme e shkolles
 
Planifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetencaPlanifikimi ditor bazuar ne kompetenca
Planifikimi ditor bazuar ne kompetenca
 
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74Plani individual i  mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
Plani individual i mësuesit/ Dispozitat normative, neni 74
 
Kurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencatKurrikula me baze kompetencat
Kurrikula me baze kompetencat
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2
 
Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit Arsimi fillor programi i trajnimit
Arsimi fillor programi i trajnimit
 
Prezantimi
PrezantimiPrezantimi
Prezantimi
 
Planifikim mesimi ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...
Planifikim mesimi  ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...Planifikim mesimi  ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...
Planifikim mesimi ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...
 
Ngjyrat (art figurativ)
Ngjyrat (art figurativ)Ngjyrat (art figurativ)
Ngjyrat (art figurativ)
 
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeveRoli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
Roli i menaxherit ne korporatat e sigurimeve
 
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"Projekt : "Historiku i shkolles sime"
Projekt : "Historiku i shkolles sime"
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta Ramaj
 
OMGJ
OMGJ OMGJ
OMGJ
 
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016 Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
Programi i zhvillimit te brendshem profesional 2015- 2016
 
Ushqyerja
Ushqyerja Ushqyerja
Ushqyerja
 
Detyra 3 per pzhsh
Detyra 3 per pzhshDetyra 3 per pzhsh
Detyra 3 per pzhsh
 
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseve
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseveProçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseve
Proçesi i vlerësimit të nxënësit/Vleresimi i eseve
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 

Udhezim per bordin

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI Rruga: “Durrësit”, Nr. 23, AL- 1001, Tiranë – SHQIPËRI www.mash.gov.al Tel: 00 355 4 225 678 Nr. Prot. Tiranë, 2007 UDHËZIM Nr.40, datë 17.10.2007 PËR NGRITJEN E FUNKSIONIMIN E BORDIT TË SHKOLLËS Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, i ndryshuar KREU I MISIONI DHE DETYRAT E BORDIT 1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës. 2. Detyrat e bordit janë si më poshtë: a) Miraton planin afatmesëm të shkollës b) Miraton planin vjetor të shkollës c) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet e komunitetit ose të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë e shkollës) d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar e) Miraton rregulloren e brendshme të shkollës f) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe të mësuesve të saj g) Miraton kurrikulën në nivel shkolle h) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të qeverisë lokale në mbarëvajtjen e shkollës; i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera j) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pas mësimit) k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretët min ist ria e arsimit d h e sh k en cës ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 1 nga 5 www.mash.gov.al
  • 2. . . KREU II . . PAVARËSIA PROFESIONALE Bordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordi nuk ndërhyn në: a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve; b) Vlerësimin e nxënësve. KREU III DREJTORI I SHKOLLËS Drejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë: 1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të shkollës; 2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës; 3. T’i paraqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë së shkollës si dhe raportin financiar; 4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme të shkollës; 5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve të shkollës; 6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit të inspektimit; 7. T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes së shkollës për të cilat kryetari i bordit i paraqet drejtorit kërkesë me shkrim. KREU IV PËRBERJA E BORDIT 1. Bordi i një shkolle përbëhet nga prindër të nxënësve dhe nxënës të asaj shkolle, përfaqësues të komunitetit shkollor që nuk janë prindër të nxënësve të asaj shkolle (të jashtëm), përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore përkatëse, përfaqësues të qeverisë vendore përkatëse (bashki ose komunë), mësues të asaj shkolle. 2. Kur Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore ose qeveria vendore (bashkia, komuna) mbulon një numër të madh shkollash, këta përfaqësohen në bord me të deleguarin e tyre, i cili, si rregull, duhet të jetë një pjesëtar i komunitetit shkollor. 3. Numri i anëtarëve të bordit varet nga numri i nxënësve të shkollës dhe përcaktohet nga tabela më poshtë: Numri i nxënësve të shkollës Numri i anëtarëve të bordit < 300 7 [300; 999[ 9 > 1000 11 4. Përbërja e bordit është si më poshtë 1 : 1 Nuk janë përfshirë përfaqësuesit e DAR/ZA dhe të qeverisë vendore. min ist ria e arsimit d h e sh k en cës ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 2 nga 5 www.mash.gov.al
  • 3. Numri i Shkolla bazë nxënësve të shkollës Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm < 300 1 2 1 1 [300; 999[ 1 4 1 1 > 1000 1 4 2 2 Numri i Shkolla e mesme nxënësve të shkollës Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm < 300 1 2 1 1 [300; 999[ 1 3 2 1 > 1000 1 4 2 2 5. Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas kësaj radhe: a) Presidenti i senatit të nxënësve. b) Kryetari i senatit. c) Një nxënës i propozuar nga senati. 6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj radhe: a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës, b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollës dhe që mund të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli. 7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor i shkollës. 8. Përfaqësuesi i DAR/ZA emërohet nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/përgjegjësi i Zyrës Arsimore. 9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë/komunës përkatëse. KREU V NGRITJA E BORDIT 1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve, këshillave të prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të shkollës. 2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton kryetari i bordit të mëparshëm. 3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari i këshillit të prindërve të shkollës. 4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash. 5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe. 6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet. 7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë e kërkojnë të paktën katër anëtarë të bordit. 8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohet nëse në të marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit. 9. Votimi për shkarkim është i fshehtë. 10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve. min ist ria e arsimit d h e sh k en cës ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 3 nga 5 www.mash.gov.al
  • 4. KREU VI FUNKSIONIMI I BORDIT 1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas rastit në seanca jashtë radhe. Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, me nismën e të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën e drejtorit të shkollës që i drejtohet kryetarit të bordit. 2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dhe ka të drejtë të ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave të prindërve të klasës, etj. 3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme financiare merren gjithnjë me votim të fshehtë. 4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 e anëtarëve të bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet me shumicën e thjeshtë. 5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjes së bordit. Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgon drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse dhe kryetarit të bashkisë/komunës një raport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i bordit mund t’i dërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse ose kryetarit të bashkisë/komunës. Institucioneve ose personave të veçantë, kryetari i bordit u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta. 6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë për vulë. 7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën e drejtorit, kundrejt inventarit përkatës. 8. Veprimtaria e bordit nuk paguhet. KREU VII ORGANIZIMI I BORDIT 1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij. 2. Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë në bord. KREU VIII PËRGJEGJËSIA PËR NGRITJEN E BORDIT Përgjegjësinë për ngritjen e bordit të shkollës sipas procedurave të sipërpërmendura e ka Drejtoria Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore përkatëse. KREU IX DISPOZITAT E FUNDIT Çdo akt tjetër nënligjor që bie në kundërshtim me këtë udhëzim shfuqizohet. min ist ria e arsimit d h e sh k en cës ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 4 nga 5 www.mash.gov.al
  • 5. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Zëvendësministri për arsimin parauniversitar, Drejtoria e Kurrikulave, dhe çdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore. Ky Udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”. GENC POLLO MINISTËR (Emër Mbiemër) Nënshkrimi Data Konceptoi: Suzana Tabaku, Fatmir Bezati 15.10.2007 Dr. i Drejtorisë: Suzana Tabaku 15.10.2007 Dr. Juridike: Rudin Baqli .10.2007 Zëvendësministri Halit Shamata .10.2007 Sekretare e Përgjithshme: Antonieta Luli .10.2007 min ist ria e arsimit d h e sh k en cës ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 5 nga 5 www.mash.gov.al