SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Download to read offline
INFORMATIKA Ne BIZNES
Dr. Mihane Berisha
Pyetje dhe përgjigje
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
| Dr. Mihane Berisha
2Informatika në Biznes
1. Cilat janë fazat e zhvillimit të mendimit shkencor?
Varësisht nga metodat e përdorimit, dallojmë tri faza:
1. Faza e parashikimit të fenomeneve dhe dukurive (metoda e metaobservacionit).
2. Faza analitike (metoda analitike).
3. Faza e qasjes sistemore (metoda e qasjes sistemore).
2. Si i studion fenomenet dhe dukuritë qasja vrojtuese-përshkruese?
Objekti i studimit shqyrtohet në globalitet duke mos hyrë në analizën e thellë dhe zbërthimin e tij. Kjo
qasje fokusohet vetëm në ligjësit e ndodhjes së ngjarjes dhe përsëritjen eventuale të dukurive duke synuar
kështu të parashikohen ngjarjet e ardhshme. Qasja vrojtuese-përshkruese siguron rezultate në rastet kur
dukuritë i përkasin fenomeneve deterministike. Fenomenet deterministike përkundër ndryshimit të
rrethanave gjithmonë rezultojnë me pasoja të njëjta, çka do të thotë se rezultatet e funksionimit të tyre
mund të parashikohen me siguri të plotë.
3. Si e shiqon objektin e studimit qasja vrojtuese-përshkruese?
Objekti i studimit shqyrtohet në globalitet duke mos hyrë në analizën e thellë dhe zbërthimin e tij.
4. Cilat fenomene i studion qasja vrojtuese-përshkruese?
Fenomenet detemernistike.
5. Kur filloi të përdoret qasja analitike?
Qasja vrojtuese-përshkruese në hulumtimin e fenomenve dhe dukurive dominoi deri në fillim të shekullit
XVI-të.
6. Cilat fenomene i studion qasja analitike?
Numri më i madh i fenomeneve në natyrë janë të karakterit stohastik (propabil). Rezultatet e funksionimit
të tyre nuk mund të parashikohen me siguri të plotë, çka do të thotë se janë të mundshme rezultatet e
ndryshme të cilat mund të parashikohen se do të ndodhin me një probabilitet të caktuar.
7. Cilat janë fazat e hulumtimit të fenomeneve dhe dukurive sipas qasjes analitike?
Qasja analitike fillon me aplikimin e metodës së induksionit, sipas së cilës hulumtimi i fenomeneve dhe
dukurive kalon nëpër disa faza:
1. Definimi i fenomenit (dukurisë, objektit ose problemit),
2. Analiza dhe zbërthimi i fenomenit në pjesë përbërëse,
3. Hulumtimi i rrjedhshmërisë midis pjesëve,
4. Krijimi i relacionit shkaku-pasoja midis të gjitha pjesëve të atij fenomeni,
5. Shpjegimi i fenomenit (zgjidhja e problemit).
8. Kur filloi të përdoret qasja sistemore në hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive?
Albert Einstein, në vitin 1908, në bazë të hulumtimit të disa fenomeneve fizike të cilat nuk mund të
shpjegoheshin me aplikimin e qasjes analitike zbuloi të ashtuquajturën: “Teori të relativitetit”. Këtu është
fjala për disa fenomene dhe dukuri të ndërlikuara dhe komplekse, veprimi i të cilave nuk ka mundur të
shpjegohet përmes shpjegimit të vetive të pjesëve veç e veç. Këto dukuri Einstein i shpjegoi përmes efektit
sinergjik ose sinergjisë së sistemit.
9. Cila metodë në hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive e karakterizon qasjen analitike dhe cila
qasjen sistemore?
Metoda induktive e karakterizon qasjen analitike, ndërsa metoda deduktive qasjen sistemore.
| Dr. Mihane Berisha
3Informatika në Biznes
10. Si i studion fenomenet dhe dukuritë qasja sistemore?
Fenomenet ose dukuritë studiohen në kuadër të tërësisë dhe në marrëdhënie me rrethinën në të cilën
veprojnë, në kushte të zhvillimit dhe të dinamizimit. Kjo do të thotë se fenomenet dhe dukuritë shiqohen
jo në gjendje statike, por dinamike.
11. Çka kuptoni me efektin sinergjik dhe si krijohet ai?
Efekti sinergjik krijohet si rezultat i interaksionit midis pjesëve (elementeve) të tërësisë, çka nënkupton se
pjesët në të njëjtën kohë funksionojnë si shkak dhe pasojë me ndikim të dyanshëm.
12. Në cilin vit u afirmua qasja sistemore?
Qasja sistemore u afirmua sidomos në vitin 1930 dhe sot paraqet metodë kryesore të hulumtimeve në
shkencat fundamentale dhe aplikative.
13. Cili është dallimi kryesor midis qasjes analitike dhe qasjes sistemore?
Paraqitja e relacionit midis pjesëve të një dukurie të ndërlikuara sipas metodes induktive dhe sipas
metodës deduktive
A--B AB
Vetitë e tërësisë të cilat tani paraqesin sisteme janë produkt i interaksionit midis pjesëve të asaj tërësie.
14. Me cilën shkencë është lidhur ngushtë formimi i informatikës?
Formimi i informatikës si shkencë është i lidhur ngushtë me disiplinën shkencore të quajtur “kibernetikë”,
shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie të gjalla dhe makina.
15. Si definohet kibernetika dhe kur u formua si shkencë?
Kibernetika është shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie të gjalla dhe makina. U formua si
shkencë në vitin 1948.
16. Çka do të thotë fjala “kibernetikë”?
Fjala kibernetikë rrjedh nga fjala greke “Kibenrete”, që do të thotë “timonier i anijes”, dhe të cilën e kishin
përdorur më parë Platoni (427-347 p.e.re) në kuptim “të drejtimit të anijes shtetërore” dhe shkencëtari
freng H. Ampere (1834) në kuptim “të mënyrës së qeverisjes dhe të udhëheqjes së shtetit”.
17. Kush ishte themelues i Kibernetikës?
Themeluesi i kibernetikës ishte Norber Winer.
18. Cila ishte esenca e zbulimit të Norbert Winerit?
Thelbi i konceptit të Winerit ishte qëndrimi i tij mbi ligjet e përgjithshme të qeverisjes dhe të komunikimit
me sistemet e natyrës së ndryshme (sisteme biologjike, teknike, shoqërore) ku informata ka rolin kryesor
dhe paraqitet si instrument kyç.
19. Pse themi se informata e ka rolin kyç në procesin e qeverisjes?
Sepse, në bazë të informatës ne mund të shpjegojmë sisteme të ndryshme (sisteme biologjike, teknike,
shoqërore) dhe për të kuptuar rëndësinë e informatave në procesin e qeverisjes duhet të kuptojmë
konceptet qeverisje kibernetike dhe qarku rregullues dhe lidhja e sërishme prapavajtëse LSP.
20. Sipas cilit model i paraqiti Wineri rezultatet e hulumtimit tw tij?
Rezultatet e hulumtimeve të tij, Winer-i i paraqiti sipas një modeli të thjesht, të cilin e quajti “qarku
rregullues”.
| Dr. Mihane Berisha
4Informatika në Biznes
21. Cilat janë elementet e qarkut rregullues?
Elementet e qarkut rregullues janë:
1. Inputet - madhësitë hyrëse (I),
2. Pengesat - inputet e papritura (P),
3. Njësia qeverisëse (X),
4. Sinjalet qeverisëse (SQ),
5. Sinjalet korrektuese (SK),
6. Njësia e qeverisur (Y),
7. Procesi transformues (T),
8. Otputet - madhësitë dalëse (O),
9. Lidhja e sërishme prapavajtëse (LSP).
22. Shpjegoni funksionimin e qarkut rregullues?
Në sistem hyjnë inputet të cilat duhet të shndërrohen në outpute (O), por në sistem veprojnë edhe
pengesat e papritura (P). Inputet dhe pengesat e papritura i pranon njësia qeverisëse (X), i analizon dhe i
jep urdhëresë njësisë së qeverisjes (Y) lidhur me mënyrën e ekzekutimit dhe transformimit të tyre. Njësia e
qeverisur (Y) realizon procesin transformues dhe mundëson krijimin e outputit ose madhësisë dalëse (O),
outputi i realizuar përmes lidhjes së sërishme prapavajtëse (LSP), e cila bën të mundur krahasimin e
përhershëm të otuputeve të sendërtuara (Y) me inputet e përcaktuara, realizon funksionimin e kontrollit
(vetëkontrollit) lidhur me realizimit e qëllimit apo të trenaformimit të inputeve (I) në outpute (O). Kjo
nënkupton se oputputet ndikojnë në mënyrë reversibile në inputet e ardhshme, e me këtë edhe në
karakterin e aktivitetit të ri qeverisës.
23. Cilat janë llojet e lidhjes së sërishme prapavajtëse?
Janë: LSP negative dhe LSP pozitive.
24. Cili ështe funksioni kryesor i LPS pozitive?
LSP pozitive synon rritjen e inputeve në funksionimin e sistemit me qellim të rritjes dhe zhvillimit të tij,
ndërmjet rritjes së outputeve.
25. Cili është funksioni kryesor i LSP negative?
Funksioni LSP negative është të ruajë gjendjen konstante të sistemit, të nxitë aktivitetet qeverisëse lidhur
me sendërtimin e qëllimit të caktuar, të mënjanojë ndikimet e tepërta të rrethinës të cilat do të shmangnin
funksionimin e sistemit nga rruga e cila e shpie drejt realizimit të qëllimit të caktuar.
26. Çka është funksionimi i sistemit në gjendjen e entropisë?
Funksionimi i çdo sistemi përcillet me një rrezik të shmangies nga realizimi i qëllimit të përcaktuar, qoftë
për shkak të veprimit të pengesave nga rrethina, apo si pasojë e anomalive dhe dobësive të ndryshme në
qeverisjen e sistemit të cilat përfundojnë me entropinë.
27. Çka kuptojmë me entropi në Teorinë e Sistemeve?
Në teorinë e sistemeve, entropia është masë e çrregullimit dhe mosfunksionimit të sistemit, entropia është
masë e pasigurisë së parashikimit të sjelljes së sistemit në të ardhmen, entropia është masë e
transparencës së sistemit, përkatësisht e mundësisë së sigurimit të një pasqyre të sjelljes ekzistuese të
sistemit.
28. Çka kuptojmë me entropi në Teorinë e Informatave?
Në teorinë e informatave, entropia është masë e sasisë së nevojshme të informatave për qeverisje me
sisteme.
| Dr. Mihane Berisha
5Informatika në Biznes
29. Cili kusht duhet të plotësohet për mënjanimin e entropisë?
Kushti për mënjanimin e entropisë është ruajtja e dallimeve në potencialet e elementeve të sistemit, dhe
sa më e madhe të jetë kjo diferencë, aq më e vogël do të jetë entropia.
30. Si quhen inputet të cilat mundësojnë mënjanimin e entropisë?
Inputet të cilat i mundësojnë sistemit që të mënjanojë entropinë quhet negentropi.
31. Cilat janë derivatet e kibernetikës?
Derivatet e kibernetikës janë:
1. Teoria e komunikimit,
2. Teoria e vendosjes,
3. Teoria e programimit,
4. Teoria e LSP,
5. Teoria e përgjithshme e sistemeve.
32. Pse janë ato të rëndësishme nga aspekti i zhvillimit të informatikës?
Që nga lindja e kibernetikës (1948) e deri më sot, janë zhvilluar shumë teori të reja, të cilat synojnë të
shpjegojnë aktivitete të brendshme të qeverisjes së sistemeve, të cilat pikëmbështetjen e tyre e kanë te
kibernetika.
33. Çka dini lidhur me teorinë e komunikimit?
Teoria e komunikimit definon marrëdhëniet e ndryshme të cilat krijohen midis palëve të interesuara gjatë
procesit të transmetimit të informatave. Transmetimi i informatave bëhet ndërmjet sistemeve të
ndryshme që paraqiten si partnerë komunikues, por edhe nëpërmjet nënsistemeve ose elementeve në
kuadër të sistemit. Meqenëse edhe kjo teori është e përgjithshme, me kohë është subspecializuar dhe nga
ajo janë zhvilluar teoria e informatave, kodimit, shenjave (semiotika).
34. Çka përfshinë teoria e komunikimit?
Përfshinë marrëdhëniet e ndryshme të cilat krijohen midis palëve të interesuara gjatë procesit të
transmetimit të informatave.
35. Çka mundëson teoria e informatave?
Teoria e informatave mundëson mbizotërimin e problemit të stohasticitetit të sistemeve.
36. Në çka bazohet teoria e informatave?
Bazat e kësaj teorie i vuri Clode Shannon (1948) në librin e tij “Teoria matematikore e komunikimit”. Në
këtë vepër ai i kushtoi vëmendje përkufizimit të nocionit informata dhe matjes së sasisë dhe vlerës së saj
duke u bazuar në metoda matematikore dhe statistikore. Shannon propozoi matjen e informatës duke u
bazuar në teorinë e probabilitetit. Ky qëndrim i tij kishte ndikim të madh në zhvillimin e mëtutjeshëm të
kibernetikës, sepse informata është nocion kyç i qeverisjes, pa informata nuk ka qeverisje të suksesshme
të sistemeve të organizuara. Të gjitha sistemet që i vërejmë në natyrë dhe ato që i ka krijuar njeriu
paraqesin sistemet e organizuara. Funksionimi i çdo sistemi është i kushtëzuar nga sasia dhe cilësia e
informatave dhe rrymimi i tyre nëpër kanale së bashku me materien dhe energjinë.
37. Në çka bazohet teoria e kodimit?
Teoria e kodimit definon mënyrën e shprehjes së përmbajtjes së informatave, përkatësisht mundësitë e
shndërrimit të shenjave, simboleve apo sinjaleve nga një formë në tjetrën për të qenë të përshtatshëm për
transmetim nëpër kanalin komunikues të sistemit të komunikimit.
| Dr. Mihane Berisha
6Informatika në Biznes
38. Në çka bazohet teoria e shenjave?
Teoria shenjave (semiotika) definon elementet e paraqitjes së përmbajtjes së informatave (shenjave,
simboleve dhe sinjaleve) dhe mundësitë e lidhjes së tyre në një tërësi të kuptueshme. Teoria e shenjave ka
gjetur përdorim edhe në teorinë e informative, sidomos në aspektin e mbarështimit të strukturës së
informatës.
39. Në çka bazohet teoria e vendosjes?
Teoria e vendosjes bazohet në përpunimin e informatave në kuadër të operacioneve të mundshme.
40. Çka kuptoni me procesin e marrjes së vendimeve?
Procesi i marrjes së vendimeve ka të bëjë me zgjedhjen e alternativës më të mirë në mesin e alternativave
të mundshme.
41. Çka përfshinë procesi i marrjes së vendimeve?
Varësisht nga vendimet që merren, procesi i marrjes së vendimeve përfshinë:
1. vendosjen racionale,
2. vendosjen intuitive,
3. vendosjen heuristike.
42. Si definohet teoria e programimit?
Teoria e programimit definon mënyrën e shfrytëzimit të informatave ekzistuese ose të mbledhura.
43. Çka përfshinë teoria e programimit?
Kjo teori përmbanë:
 Teorinë e algoritmeve dhe
 Teorinë e automateve.
44. Çka përfshinë teoria e algoritmeve?
Teoria e algoritmeve përcakton mënyrën e paraqitjes metodologjike të njohurive përmes hapave të
caktuar në mënyrë që të sigurojnë zgjidhjen e problemit.
45. Çka është algoritmi ?
Algoritmi paraqet rendin, rregullin dhe teknologjinë për zgjidhje graduale të problemit të caktuar. Këto
rregulla, ky rend dhe kjo teknologji mundësojnë që të dhënat fillestare përmes procesit të përpunimit të të
dhënave, sipas hapave të caktuar t’i shndërrojmë në rezultatin përfundimtar të cilin e kërkojmë.
Algoritmet mund të paraqiten në formë grafike ose analitike.
Paraqitja grafike e algoritmeve mundëson një pasqyrë të qartë të paraqitjes së hapave algoritmik, kurse
paraqitja analitike e algoritmeve ka të bëjë me përshkrimin tekstual të hapave algoritmik. Kjo formë e
paraqitjes nuk është efikase për detyrat e ndërlikuara të cilat kanë më shumë hapa algoritmik.
46. Çka definon teoria e automateve?
Teoria e automateve definon konstrukcionin e mundshëm algoritmik të makinës, përkatësisht të pajimeve
dhe preparateve të cilat i janë dedikuar kryerjes së operacioneve të caktuara fizike ose logjike.
47. Si klasifikohet teoria e LSP?
Klasifikohet në teorinë teknike të LSP dhe në teorinë sociale të LSP.
48. Me çka merret teoria teknike e LSP?
Teoria teknike e LSP merret me përcaktimin e mënyrave të realizimit të LSP në sistemet teknike.
| Dr. Mihane Berisha
7Informatika në Biznes
49. Me çka merret teoria sociale e LSP?
Teoria sociale e LSP merret me përcaktimin e mënyrave të realizimin të LSP në sistemet shoqërore dhe në
bashkësi.
50. Kur u formua teoria e përgjithshme e sistemeve dhe çka hulumton ajo?
Teoria e përgjithshme e sistemeve u krijua si rezultat i punës së përbashkët të disa shkenctarëve të
profileve të ndryshme, të cilët në vitin 1954 tentuan të parandalojnë ndarjen e mëtutjeshme të shkencave
globale në shkenca gjithnjë e më të specializuara. Kjo teori synon të hulumtojë dhe të definojë strukturën e
përgjithshme, do të thotë tërësinë.
51. Si i studion sistemet teoria e përgjithshme e sistemeve?
Sipas kësaj teorie, sistemet trajtohen si pjesë e një tërësie më të madhe, në kontekstin e tërësisë së tij dhe
në marrëdhënie me rrethinën të cilës i përket në kushte të dinamizmit dhe të zhvillimit të tij. Kjo vlenë
sidomos për problemet ekonomike të cilat ballafaqohen me problemet e rritjes dhe të zhvillimit, të cilat i
ndjek një logjikë e njëjtë, pavarësisht nga fusha shkencore që i trajton ato.
52. Përmend konceptet e teorisë së përgjithshme të sistemeve?
Janë:
 Funksionimi i sistemit,
 Koncepti hierarhik,
 Koncepti i diferencimit dhe i specializimit,
 Koncepti holistik,
 Koncepti teknologjik,
 Koncepti i ekuifinalitetit.
53. Shpjego secilën nga konceptet e teorisë së përgjithshme të sistemeve?
1. Funksionimi i sistemit i cili sendërtohet përmes procesit transformues të intputeve në outpute. Ky
proces është rezultat i interaksionit të elementeve të sistemit dhe i interaksionit të sistemit me rrethinën.
Funksioni i sistemit rrezikohet nga entropia, e cila paraqet masën e desorganizimit dhe çrregullimit në
sistem. Entropia paraqet të kundërtën e funksionimit të sistemit dhe të kundërtën e informatës. Sistemi
është në marrëdhënie me rrethinën, ai merr nga rrethina materien, energjinë dhe informatat, apo
madhësitë hyrëse (inputet) dhe i dërgon rrethinës rezultatet e funksionimit apo madhësitë dalëse
(outputet).
Në këtë mënyrë, elementet e sistemit jo vetëm se janë në interaksion me njëra-tjetrën, por edhe sistemi
është në interaksion me rrethinën.
2. Koncepti hierarhik shpreh faktin se çdo sistem përbëhet nga pjesët apo nënsistemet dhe është pjesë e
minisistemeve tjera më të mëdha. Marrëdhëniet midis sistemit, nënsistemit dhe mbisistemit janë
marrëdhenie hierarkike në kryerjen e detyrave.
3. Koncepti i diferencimit dhe specializimit niset nga konstatimi i mëhershëm, se elementet apo
nënsistemet kryejnë funksione të caktuara, të specializuara në kuadër të sistemit. Çdo element apo
nënsistem kryen një funksion parcial dhe në saje të interaksionit me elemente tjera i kontribuon
funksionimit integral të sistemit.
4. Koncepti holistik sipas të cilit elementet apo pjesët prej të cilave përbëhet sistemi mund të analizohet
dhe të kuptohen dhe atë në kuadër të tërësisë të cilës i përkasin. Kjo ide mund të përmblidhet në thënien
“tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve”. Elementi i izoluar dhe i ndarë nga tërësia që i përket
humbë nga tiparet e tij.
5. Koncepti teknologjik - Funksionimi i çdo sistemi i nënshtrohet qëllimit të caktuar dhe të përkufizuar
mirë. Të gjitha elementet e sistemit janë të orientuara kah arritja e qëllimit të njëjtë.
| Dr. Mihane Berisha
8Informatika në Biznes
6. Koncepti i ekuifinalitetit - sipas të cilit qëllimi i njëjtë në funksionimin e sistemit mund të arrihet me
metoda të ndryshme.
54. Në cilin vit u themelua informatika si shkencë?
Informatika si shkencë u themelua ne vitet e ‘50-ta.
55. Si definohet informatika?
Informatika definohet si shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave me
ndihmën e pajimeve teknike në kuadër të sistemit informativ.
56. Cilët janë hapat më të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave të cilat sollën deri te zhvillimi i
informatikës?
QASJA SISTEMORE  KIBERNITIKA  TEORIA E KOMUNIKIMIT (teoria e informatave, kodimit, shenjave),
TEORIA E VENDOSJES (teoria e vendosjes racionale, intuitive, heuristika),  TEORIA E PROGRAMIMIT
(teoria e algoritmeve, automatave),  TEORIA E LSP (teknika e LSP, LSP sociale),  TEORIA E
PËRGJITHSHME E SISTEMEVE  INFORMATIKA.
57. Çka kuptoni me varshmërinë informative?
Afarizmi bashkëkohor nuk mund të mendohet pa përdorimin e mjeteve dhe metodave të informatikës.
Shpeshherë na bie të dëgjojmë për varësinë informative me të cilën synohet të vihet në dukje pamundësia
e plotë ose e pjesërishme e kryerjes së punëve pa përdorimin e teknologjisë informative. Ky konstatim
është edhe më bindës në qoftë se kemi parasysh faktin se në gjysmën e dytë te shek. XX, disa dukuri në
botën bashkëkohore treguan rritje eksponenciale, e cila kishte si pasojë krijimin e krizës së hapësirës dhe
krizës informative, sepse erdhi deri te një rritje e vëllimit të të dhënave, të cilat është dashur të mblidhen,
të përpunohen, të ruhen apo të transmetohen, janë vërejtur ndryshime në sistemin afarist të
ndërmarrjeve, në mënyrën e organizimit të ndërmarrjeve dhe të bashkëpunimit midis tyre.
58. Pse themi se informata është resurs i rëndësishëm në ndërmarrje?
Sepse, sot, të punosh dhe të menaxhosh me sukses do të thotë të jesh i informuar mirë; kjo na shtynë të
konkludojmë se marrja e vendimeve në kushtet bashkëkohore të zhvillimit të afarizmit duhet të ketë
përbazë informata cilësore.
58. Pse themi se teknologjia informative është faktor i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit të
afarizmit?
Teknologjia informatike është inkorporuar në prodhim, shitblerje, krijimtari shkencore dhe afariste, në
menaxhment dhe në kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Duke pasur përbazë këtë, qëllimi ynë është që
përmes një qasjeje komplekse problematikës së organizimit dhe aplikimit të informatikës në afarizëm e
ndërmarrjeve, në banka dhe institucione financiare, dhe në institucione të tjera të arrijnë deri te njohuritë
e mjaftueshme lidhur me domosdoshmërinë e aplikimit të teknologjisë informative, qëllimin e aplikimit
dhe efektet e aplikimit të saj.
59. Çka quajmë biznes?
Me qëllim që puna individuale të jetë e dobishme dhe të mundësojë plotësimin e nevojave individuale dhe
të shoqërisë si tërësi, ajo duhet të organizohet. Puna e organizuar e njeriut quhet biznes (afarizëm).
60. Çka quajmë subjekt afarist?
Bashkimi i individëve ose personave të lidhur me njëri-tjetrin gjatë kryerjes së aktivitetit të caktuar afarist
formon subjektin afarist.
| Dr. Mihane Berisha
9Informatika në Biznes
61. Si definohet informatika e biznesit?
Informatika e biznesit është shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave
me ndihmën e pajimeve teknike në kuadër të sistemit informativ të aplikuar në një rrethinë afariste.
63. Cilat shprehje përdoren si sinonim i informatikës së biznesit?
Kompjuterizim i biznesit, sisteme informatike hulumtuese dhe shkenca kompjuteristike të biznesit.
64. Profesionet më të zakonshme të informatikës së biznesit janë?
1. Prodhuesit e informatave,
2. Përpunuesit e informatave,
3. Shpërndarësit (distributorët) e informatave,
4. Punëtorët e infrastrukturës informative.
65. Përmendi disa nga trendet e zhvillimit të informatikës së biznesit?
1. Vendosja e elementeve të teknologjisë informative në një numër të madh të produkteve dhe
shërbimeve,
2. Zhvillimi gjithnjë e më i madh i produkteve të reja të bazuara në përdorimin e elementeve të
teknologjisë informative,
3. Rritja e ndikimit të teknologjisë informative në ndryshimin e marrëdhënieve shoqërore dhe prodhuese,
4. Përshtatjen e strategjisë afariste me lloje të reja dhe të përsosura të prodhimeve dhe shërbimeve të
teknologjisë informative,
5. Rritja e ndikimit të teknologjisë informatike në rritjen e llojit të afarizmit dhe të rezultateve të tij
financiare (zvogëlimi i shpenzimeve të afarizmit dhe rritja e fitimit),
6. Ndikimi intensiv në ndryshim e rolit të menaxhmentit në sistemet afariste, i cili manifestohet me rritjen
e kontrollit mbi funksionimin e sistemit.
66. Si definohen të dhënat?
Të dhënat përbëhen nga shënimet, të cilat prezantojnë fakte ose detaje lidhur me gjërat, aktivitetet,
transaksionet etj.
67. Si definohet informata?
Informata definohet si raport, porosi e dhënë mbi gjendjen e sistemit apo zhvillimin e ngjarjes së caktuar.
Marrësit ajo i jep njohuri apo dituri të re, të cilën ai nuk e ka ditur më parë.
68. Cili është raporti midis të dhënave dhe informatës?
Raporti midis informatës dhe të dhënës është sikurse raporti midis lëndës së parë dhe produktit final.
69. Çka është karakteristikë për informatën?
Informata është diçka që e zvogëlon ose e eviton papërcaktueshmërinë e sistemit. Informata i rrit
njohuritë lidhur me kryerjen e ndonjë aktiviteti, dhe roli kryesor i saj është të provokojë dhe të nxit
aktivitete qeverisëse lidhur me sendërtimin e qëllimit të caktuar.
70. Cili është funksioni kryesor i informatës?
Funksioni kryesor i informatës është të evitojë pasigurinë dhe rrethanat e panjohura, duke krijuar bazë
solide për marrjen e vendimeve cilësore lidhur me sendërtimin e qëllimit të caktuar të funksionimit të
sistemit, veçanërisht funksioni i informatave ka rëndësi vitale për suksesin dhe efikasitetin e afarizmit,
sepse krijon lidhje dhe relacione të varshmërisë me të gjitha funksionet tjera në sistem.
| Dr. Mihane Berisha
10Informatika në Biznes
71. Cilat janë atributet kryesore të informatës?
1. Sasia e informatës,
2. Cilësia e informatës,
3. Vlera e informatës në kohë.
72. Kush e përcakton sasinë e informatave dhe si matet ajo?
Sasia e informatës është e ndërlidhur me rolin e saj në zvogëlimin dhe kontrollimin e entropisë. Sasia e
informatës është veti e matshme informative.
Matjen e sasisë së informatave e ka përcaktuar Clode E. Shannon: H = - ∑ pildpi (xi)
73. Shënoni modelin e Shannonit dhe interpretoni elementet?
Sipas Shannonit, sasia e informative mund të matet sipas modelit H = ∑ pildpi (xi)
Simbolet ne modelin e Shannonit kanë këtë domethënie:
H - paraqet entropinë,
N - paraqet numrin e ngjarjeve të mundshme,
id - paraqet logaritmin dual,
pi - paraqet probabilitetin e ngjarjes “i”,
xi - Paraqet ngjarjen prej x1, x2... xi.
Shenja negative “-“ pas barazimit ka të bëjë me entropinë negative apo negentropinë që është sinonim i
informatës. Derisa entropia shpreh parregullsinë dhe përcaktueshmërinë, informata shpreh të kundërtën;
përcaktueshmërinë, rregullin dhe organizimin.
74. Çka shpreh entropia në modelin e Shannonit për matjen e sasisë së informatës?
Entropia shpreh parregullsinë dhe përcaktueshmërinë. Shannon shërbehet me matjen e entropisë
(përcaktueshmërisë), e cila ekziston gjithmonë kur ekzistojnë më shumë zgjidhje për epilogun e ndonjë
ngjarjeje.
75. Çka shpreh informata në modelin e Shannonit për matjen e sasisë së informatave?
Sasia e informative shpreh numrin mesatar të vendosjeve binare të nevojshme për transmetimin e sinjalit
nga bashkësia të cilës i përket, me çka mënjanohet pasiguria apo papërcaktueshmëria e sistemit.
76. Cili është raporti midis informatës dhe pasigurisë?
Me anë të numrit mesatar të vendosjeve binare të nevojshme për transmetimin e sinjaleve nga bashkësia
të cilës i përket, mënjanohet pasiguria.
77. Cili është raporti midis informatës dhe probabilitetit?
Raporti i informatës me probabilitetin është në përpjestim të zhdrejtë, me rritjen e informatës zvogëlohet
probabiliteti.
78. Përmes cilit kod transmetohen sinjalet në teorinë e informatave?
Kodi përmes të cilit transmetohen sinjalet në teorinë e informative është kodi binar që shpreh gjendjet
“Po” ose “Jo”.
79. Cila është njësia elementare për matjen e sasisë së informatave?
Bit-i është njësia elementare për matjen e sasisë së informatave.
80. Sa vendosje binare përmban sasia e informatave e barabartë me një bit?
Një vendosje binare përmban sasinë elementare të informatës që quhet “bit”. Kjo nënkupton se vendosja
binare zë një vend qëndror kur është fjala për matjen e sasisë së informatave.
| Dr. Mihane Berisha
11Informatika në Biznes
81. Çka kuptojmë me vendosje binare?
Me vendosje binare kuptojmë ato vendosje kur prej dy mundësive duhet të zgjedhim njërën. Kjo
nënkupton situatën kur kemi dy alternativa dhe mund të zgjedhim vetëm njërën. Zgjedhja e njërës prej
tyre do të thotë refuzim i tjetrës. Zgjedhja duhet të bëhet me “Po” ose “Jo”. Me marrjen e përgjigjes
eliminohet pasiguria. Në këtë rast nevojitet një vendosje binare për mënjanimin e pasigurisë.
82. Nëse kemi 4 mundësi, së vendoje binare nevojiten?
Në rastin kur kemi katër mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 2 hapa, përkatësisht 2
vendosje binare “22
” .
83. Nëse kemi 32 mundësi, sa vendosje binare nevojiten?
Në rastin kur kemi 32 mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 5 hapa, përkatësisht 5
vendosje binare “25
” .
84. Nëse kemi 128 mundësi, sa vendosje binare nevojiten?
Në rastin kur kemi 128 mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 7 hapa, përkatësisht 7
vendosje binare “27
” .
85. A janë në lidhshmëri sasia e informatave që e zvogëlon pasigurinë dhe probabiliteti i paraqitjes së
asaj ngjarjeje?
Jo, sepse vlera e informatës është në përpjestim të drejtë me pasigurinë dhe në përpjestim të zhdrejtë me
gjasën ose probabilitetin.
86. Kur është entropia maksimale?
Duke ditur se: p (x1) + p (x2) = 1 dhe në bazë të analizës së varshmërisë së sasisë së informatës dhe
probabilitetit sipas modelit të Shannonit, arrijmë në përfundim se entropia maksimale e sistemit është në
rastin kur gjasat e paraqitjes së ngjarjes nga bashkësia e ngjarjeve të mundshme janë të barabarta.
87. Cilësia e informatave a është veti e matshme?
Cilësia e informatave nuk mund të matet, por ajo vlerësohet në mënyrë indirekte përmes pasojave të
parashikuara ose realizuara të vendimeve të marrura.
88. Kur themi se informata është cilësore?
Informata është cilësore nëse mund të plotësojë nevojat informative të shfrytëzuesve, përkatësisht të
krijojë kushte, në mënyrë që marrësi të merr vendime të dobishme.
89. Kur themi se informata ka cilësi të lartë?
Themi se cilësia e informatës është e lartë, nëse marrësi i saj duke përdorur atë arrinë të evitojë
papërcaktueshmërinë dhe të punojë me një efikasitet më të lartë sesa në rastin kur nuk do të dispononte
me të. Kjo informatë e cila eviton pasigurinë dhe përcaktueshmërinë mund të sigurohet në baza të
rregullta ose mund të jetë fjala për ndonjë informatë e cila ka të bëjë me rastin konkret.
90. Pse na nevojiten informatat?
Informatat duhet t’i shërbejnë marrjes së vendimeve të mira, prandaj themi se përdorimi i informatës
është i lidhur me transmetimin e saj konkret. Ne këtë aspekt, cilësia e informatës lidhet me motivimin
përkatës dhe me kontributin e saj për marrjen e vendimeve.
| Dr. Mihane Berisha
12Informatika në Biznes
91. Çka mundëson analiza “What if”?
Vlera e informatës lidhet ngusht edhe me të ashtuquajturën “analizë të ndjeshmërisë” ose analizë “Çka
nëse”(anglisht “What if”). Analiza e ndjeshmërisë ka të bëjë me testimin e vendimeve dhe të alternativave
se çfarë mund të jetë vlera e pritur e informatës në rast se kushtet në rrethinë ndryshojnë brenda
intervaleve të caktuara kohore.
Shembull:
Mund të testohet se çfarë ndikimesh në profit ka rritja ose zvogëlimi i tatimit. Me këtë analizë mund të
konstatohet se sa është e ndjeshme vlera e pritur ndaj ndryshimeve në rrethinë.
92. Tregoni funksionin e vlerës së informatës në kohë dhe hapësirat që e karakterizojnë?
1. Hapësira e prognozimit - ku informata e caktuar merret më herët sesa merret vendimi. Vlera e
informatës në këtë moment do të jetë më e lartë dhe ajo bie në mënyrë jolineare.
2. Hapesira e kohes reale - ku informata merret në momentin kur duhet të merret vendimi. Vlera e
informatës është konstante deri në momentin kur fillon hapësira e vjetërsimit.
3. Hapësira e vjetërsimit - fillon në momentin kur informata merret shumë vonë, atëherë vendimi më nuk
është i nevojshëm ose relevant për rrjedhjen e mëtutjeshme të procesit. Vlera e informatës bie në mënyrë
eksponenciale.
93. Çka kuptoni me shprehjen “komunikim”?
Komunikimi është proces i cili përfshinë formulimin, transmetimin, pranimin dhe interpretimin e
informatave. Ky proces fillon në momentin kur ju porositni ushqimin në ndonjë restorant, apo kur ju
dërgoni ndonjë e-mail apo ndonjë faks në anën tjetër të botës.
94. Çka kuptoni me sistemin e komunikimit?
Sistemi i komunikimit krijon parakushtet materiale dhe energjike për transmetimin e informatës prej
burimit deri te marrësi i saj.
95. Cilat janë elementet e sistemit të komunikimit?
Elementet e sistemit te komunikimit janë: burimi i informatës, kujdesi, kanali komunikues, dekoduesi,
marrësi i informatës dhe zhurma ose pengesat e jashtme.
96. Cilat janë llojet e sistemit të komunikimit?
Ekzistojnë sistemet natyrore dhe artificiale të komunikimit.
97. Çka kuptoni me reduancën në teorinë e informatave?
Në teorinë e informatës, reduanca ka të bëjë me përcaktimin e sinjaleve të panevojshme dhe mënjanimin
e tyre, me qëllim të transmetimit korrekt të informatës.
Reduanca paraqet sinjalet e tepërta në kanalin e komunikimit, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe
angazhojnë në mënyrë joracionale kapacitetin e kanalit.

More Related Content

What's hot

Biznesi nerkombetar 2
Biznesi nerkombetar 2Biznesi nerkombetar 2
Biznesi nerkombetar 2Menaxherat
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)fatonbajrami1
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)fatonbajrami1
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikcoupletea
 
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeMenaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeJozef Nokaj
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Blerim Raci
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeBesfort N Haziri - Prishtine
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizativeJozef Nokaj
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 

What's hot (20)

Biznesi nerkombetar 2
Biznesi nerkombetar 2Biznesi nerkombetar 2
Biznesi nerkombetar 2
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Provime të zgjidhura)
 
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
SJELLJA ORGANIZATIVE - Dr. Berim Ramosaj (Pyetjet e provimeve)
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
BIZNESI ELEKTRONIK - Dr. Mihane Berisha (Skriptë)
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigjeMenaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
Menaxhmenti - Pyetje dhe pergjigje
 
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
Menaxhimi i BVM-së (Sllajdet e ushtrimeve - Ass. Lura Rexhepi)
 
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
Menaxhimi i NVM-ve (Pytje dhe Pergjigje per provim)
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
Sjellja Organizative - Dr. Berim Ramosaj (Sllajdet e ligjëratave)
 
Analiza e Mjedisit te Brendshem
Analiza e Mjedisit te BrendshemAnaliza e Mjedisit te Brendshem
Analiza e Mjedisit te Brendshem
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Bvm- Justina
Bvm- Justina Bvm- Justina
Bvm- Justina
 

Similar to INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (97 pyetje dhe përgjigje)

Informatika ne biznes - Mihane berisha
Informatika ne biznes - Mihane berisha Informatika ne biznes - Mihane berisha
Informatika ne biznes - Mihane berisha drilon emini
 
Informatika e biznesit tvogla
Informatika e biznesit tvoglaInformatika e biznesit tvogla
Informatika e biznesit tvoglaEgzonMehmet
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikescoupletea
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Statistika - Ushtrime
Statistika - UshtrimeStatistika - Ushtrime
Statistika - UshtrimeJozef Nokaj
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)fatonbajrami1
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjikeeriona7
 

Similar to INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (97 pyetje dhe përgjigje) (8)

Informatika ne biznes - Mihane berisha
Informatika ne biznes - Mihane berisha Informatika ne biznes - Mihane berisha
Informatika ne biznes - Mihane berisha
 
Informatika e biznesit tvogla
Informatika e biznesit tvoglaInformatika e biznesit tvogla
Informatika e biznesit tvogla
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Statistika - Ushtrime
Statistika - UshtrimeStatistika - Ushtrime
Statistika - Ushtrime
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
 
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat SociologjikePUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
PUNIM SEMINARIK - Metodat Sociologjike
 
Metodika 1
Metodika 1Metodika 1
Metodika 1
 

More from fatonbajrami1

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)fatonbajrami1
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqifatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajramifatonbajrami1
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017fatonbajrami1
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipefatonbajrami1
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çelafatonbajrami1
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikefatonbajrami1
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotlerfatonbajrami1
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomikfatonbajrami1
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)fatonbajrami1
 

More from fatonbajrami1 (20)

MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
MENAXHMENTI FINANCIAR - Dr. Drita Konxheli (Provime)
 
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik KrasniqiMENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
MENAXHIMI I INOVACIONEVE - Dr. Besnik Krasniqi
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete BajramiE - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
E - Marketingu - Dr. Hykmete Bajrami
 
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
KOMUNIKIM BIZNESI - Dr. Mrika Kotorri (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ejup Fejza (Sllajdet e ligjëratave)
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje) 2017
 
Abetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër ShqipeAbetarja e Vjetër Shqipe
Abetarja e Vjetër Shqipe
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen ÇelaETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
ETIKA E BIZNESIT - Dr. Hysen Çela
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Provime të zgjidhura)
 
Të çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamikeTë çmendur pas financës islamike
Të çmendur pas financës islamike
 
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
SHKRIM AKADEMIK - Dr. Teuta Kafexholli (Të gjitha ligjëratat)
 
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
Menaxhimi i Dijes dhe Inovacionet - Dr. Ymer Havolli (Ligjërata të autorizuara)
 
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip KotlerMenaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
Menaxhimi i Marketingut - Philip Kotler
 
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
BIZNESI NDËRKOMBËTAR - Dr. Besim Beqaj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin EkonomikPërgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
 
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
 
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore - Dr. Ymer Havolli (Skriptë)
 

INFORMATIKA NË BIZNES - Dr. Mihane Berisha (97 pyetje dhe përgjigje)

  • 1. INFORMATIKA Ne BIZNES Dr. Mihane Berisha Pyetje dhe përgjigje Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik
  • 2. | Dr. Mihane Berisha 2Informatika në Biznes 1. Cilat janë fazat e zhvillimit të mendimit shkencor? Varësisht nga metodat e përdorimit, dallojmë tri faza: 1. Faza e parashikimit të fenomeneve dhe dukurive (metoda e metaobservacionit). 2. Faza analitike (metoda analitike). 3. Faza e qasjes sistemore (metoda e qasjes sistemore). 2. Si i studion fenomenet dhe dukuritë qasja vrojtuese-përshkruese? Objekti i studimit shqyrtohet në globalitet duke mos hyrë në analizën e thellë dhe zbërthimin e tij. Kjo qasje fokusohet vetëm në ligjësit e ndodhjes së ngjarjes dhe përsëritjen eventuale të dukurive duke synuar kështu të parashikohen ngjarjet e ardhshme. Qasja vrojtuese-përshkruese siguron rezultate në rastet kur dukuritë i përkasin fenomeneve deterministike. Fenomenet deterministike përkundër ndryshimit të rrethanave gjithmonë rezultojnë me pasoja të njëjta, çka do të thotë se rezultatet e funksionimit të tyre mund të parashikohen me siguri të plotë. 3. Si e shiqon objektin e studimit qasja vrojtuese-përshkruese? Objekti i studimit shqyrtohet në globalitet duke mos hyrë në analizën e thellë dhe zbërthimin e tij. 4. Cilat fenomene i studion qasja vrojtuese-përshkruese? Fenomenet detemernistike. 5. Kur filloi të përdoret qasja analitike? Qasja vrojtuese-përshkruese në hulumtimin e fenomenve dhe dukurive dominoi deri në fillim të shekullit XVI-të. 6. Cilat fenomene i studion qasja analitike? Numri më i madh i fenomeneve në natyrë janë të karakterit stohastik (propabil). Rezultatet e funksionimit të tyre nuk mund të parashikohen me siguri të plotë, çka do të thotë se janë të mundshme rezultatet e ndryshme të cilat mund të parashikohen se do të ndodhin me një probabilitet të caktuar. 7. Cilat janë fazat e hulumtimit të fenomeneve dhe dukurive sipas qasjes analitike? Qasja analitike fillon me aplikimin e metodës së induksionit, sipas së cilës hulumtimi i fenomeneve dhe dukurive kalon nëpër disa faza: 1. Definimi i fenomenit (dukurisë, objektit ose problemit), 2. Analiza dhe zbërthimi i fenomenit në pjesë përbërëse, 3. Hulumtimi i rrjedhshmërisë midis pjesëve, 4. Krijimi i relacionit shkaku-pasoja midis të gjitha pjesëve të atij fenomeni, 5. Shpjegimi i fenomenit (zgjidhja e problemit). 8. Kur filloi të përdoret qasja sistemore në hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive? Albert Einstein, në vitin 1908, në bazë të hulumtimit të disa fenomeneve fizike të cilat nuk mund të shpjegoheshin me aplikimin e qasjes analitike zbuloi të ashtuquajturën: “Teori të relativitetit”. Këtu është fjala për disa fenomene dhe dukuri të ndërlikuara dhe komplekse, veprimi i të cilave nuk ka mundur të shpjegohet përmes shpjegimit të vetive të pjesëve veç e veç. Këto dukuri Einstein i shpjegoi përmes efektit sinergjik ose sinergjisë së sistemit. 9. Cila metodë në hulumtimin e fenomeneve dhe dukurive e karakterizon qasjen analitike dhe cila qasjen sistemore? Metoda induktive e karakterizon qasjen analitike, ndërsa metoda deduktive qasjen sistemore.
  • 3. | Dr. Mihane Berisha 3Informatika në Biznes 10. Si i studion fenomenet dhe dukuritë qasja sistemore? Fenomenet ose dukuritë studiohen në kuadër të tërësisë dhe në marrëdhënie me rrethinën në të cilën veprojnë, në kushte të zhvillimit dhe të dinamizimit. Kjo do të thotë se fenomenet dhe dukuritë shiqohen jo në gjendje statike, por dinamike. 11. Çka kuptoni me efektin sinergjik dhe si krijohet ai? Efekti sinergjik krijohet si rezultat i interaksionit midis pjesëve (elementeve) të tërësisë, çka nënkupton se pjesët në të njëjtën kohë funksionojnë si shkak dhe pasojë me ndikim të dyanshëm. 12. Në cilin vit u afirmua qasja sistemore? Qasja sistemore u afirmua sidomos në vitin 1930 dhe sot paraqet metodë kryesore të hulumtimeve në shkencat fundamentale dhe aplikative. 13. Cili është dallimi kryesor midis qasjes analitike dhe qasjes sistemore? Paraqitja e relacionit midis pjesëve të një dukurie të ndërlikuara sipas metodes induktive dhe sipas metodës deduktive A--B AB Vetitë e tërësisë të cilat tani paraqesin sisteme janë produkt i interaksionit midis pjesëve të asaj tërësie. 14. Me cilën shkencë është lidhur ngushtë formimi i informatikës? Formimi i informatikës si shkencë është i lidhur ngushtë me disiplinën shkencore të quajtur “kibernetikë”, shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie të gjalla dhe makina. 15. Si definohet kibernetika dhe kur u formua si shkencë? Kibernetika është shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin me qenie të gjalla dhe makina. U formua si shkencë në vitin 1948. 16. Çka do të thotë fjala “kibernetikë”? Fjala kibernetikë rrjedh nga fjala greke “Kibenrete”, që do të thotë “timonier i anijes”, dhe të cilën e kishin përdorur më parë Platoni (427-347 p.e.re) në kuptim “të drejtimit të anijes shtetërore” dhe shkencëtari freng H. Ampere (1834) në kuptim “të mënyrës së qeverisjes dhe të udhëheqjes së shtetit”. 17. Kush ishte themelues i Kibernetikës? Themeluesi i kibernetikës ishte Norber Winer. 18. Cila ishte esenca e zbulimit të Norbert Winerit? Thelbi i konceptit të Winerit ishte qëndrimi i tij mbi ligjet e përgjithshme të qeverisjes dhe të komunikimit me sistemet e natyrës së ndryshme (sisteme biologjike, teknike, shoqërore) ku informata ka rolin kryesor dhe paraqitet si instrument kyç. 19. Pse themi se informata e ka rolin kyç në procesin e qeverisjes? Sepse, në bazë të informatës ne mund të shpjegojmë sisteme të ndryshme (sisteme biologjike, teknike, shoqërore) dhe për të kuptuar rëndësinë e informatave në procesin e qeverisjes duhet të kuptojmë konceptet qeverisje kibernetike dhe qarku rregullues dhe lidhja e sërishme prapavajtëse LSP. 20. Sipas cilit model i paraqiti Wineri rezultatet e hulumtimit tw tij? Rezultatet e hulumtimeve të tij, Winer-i i paraqiti sipas një modeli të thjesht, të cilin e quajti “qarku rregullues”.
  • 4. | Dr. Mihane Berisha 4Informatika në Biznes 21. Cilat janë elementet e qarkut rregullues? Elementet e qarkut rregullues janë: 1. Inputet - madhësitë hyrëse (I), 2. Pengesat - inputet e papritura (P), 3. Njësia qeverisëse (X), 4. Sinjalet qeverisëse (SQ), 5. Sinjalet korrektuese (SK), 6. Njësia e qeverisur (Y), 7. Procesi transformues (T), 8. Otputet - madhësitë dalëse (O), 9. Lidhja e sërishme prapavajtëse (LSP). 22. Shpjegoni funksionimin e qarkut rregullues? Në sistem hyjnë inputet të cilat duhet të shndërrohen në outpute (O), por në sistem veprojnë edhe pengesat e papritura (P). Inputet dhe pengesat e papritura i pranon njësia qeverisëse (X), i analizon dhe i jep urdhëresë njësisë së qeverisjes (Y) lidhur me mënyrën e ekzekutimit dhe transformimit të tyre. Njësia e qeverisur (Y) realizon procesin transformues dhe mundëson krijimin e outputit ose madhësisë dalëse (O), outputi i realizuar përmes lidhjes së sërishme prapavajtëse (LSP), e cila bën të mundur krahasimin e përhershëm të otuputeve të sendërtuara (Y) me inputet e përcaktuara, realizon funksionimin e kontrollit (vetëkontrollit) lidhur me realizimit e qëllimit apo të trenaformimit të inputeve (I) në outpute (O). Kjo nënkupton se oputputet ndikojnë në mënyrë reversibile në inputet e ardhshme, e me këtë edhe në karakterin e aktivitetit të ri qeverisës. 23. Cilat janë llojet e lidhjes së sërishme prapavajtëse? Janë: LSP negative dhe LSP pozitive. 24. Cili ështe funksioni kryesor i LPS pozitive? LSP pozitive synon rritjen e inputeve në funksionimin e sistemit me qellim të rritjes dhe zhvillimit të tij, ndërmjet rritjes së outputeve. 25. Cili është funksioni kryesor i LSP negative? Funksioni LSP negative është të ruajë gjendjen konstante të sistemit, të nxitë aktivitetet qeverisëse lidhur me sendërtimin e qëllimit të caktuar, të mënjanojë ndikimet e tepërta të rrethinës të cilat do të shmangnin funksionimin e sistemit nga rruga e cila e shpie drejt realizimit të qëllimit të caktuar. 26. Çka është funksionimi i sistemit në gjendjen e entropisë? Funksionimi i çdo sistemi përcillet me një rrezik të shmangies nga realizimi i qëllimit të përcaktuar, qoftë për shkak të veprimit të pengesave nga rrethina, apo si pasojë e anomalive dhe dobësive të ndryshme në qeverisjen e sistemit të cilat përfundojnë me entropinë. 27. Çka kuptojmë me entropi në Teorinë e Sistemeve? Në teorinë e sistemeve, entropia është masë e çrregullimit dhe mosfunksionimit të sistemit, entropia është masë e pasigurisë së parashikimit të sjelljes së sistemit në të ardhmen, entropia është masë e transparencës së sistemit, përkatësisht e mundësisë së sigurimit të një pasqyre të sjelljes ekzistuese të sistemit. 28. Çka kuptojmë me entropi në Teorinë e Informatave? Në teorinë e informatave, entropia është masë e sasisë së nevojshme të informatave për qeverisje me sisteme.
  • 5. | Dr. Mihane Berisha 5Informatika në Biznes 29. Cili kusht duhet të plotësohet për mënjanimin e entropisë? Kushti për mënjanimin e entropisë është ruajtja e dallimeve në potencialet e elementeve të sistemit, dhe sa më e madhe të jetë kjo diferencë, aq më e vogël do të jetë entropia. 30. Si quhen inputet të cilat mundësojnë mënjanimin e entropisë? Inputet të cilat i mundësojnë sistemit që të mënjanojë entropinë quhet negentropi. 31. Cilat janë derivatet e kibernetikës? Derivatet e kibernetikës janë: 1. Teoria e komunikimit, 2. Teoria e vendosjes, 3. Teoria e programimit, 4. Teoria e LSP, 5. Teoria e përgjithshme e sistemeve. 32. Pse janë ato të rëndësishme nga aspekti i zhvillimit të informatikës? Që nga lindja e kibernetikës (1948) e deri më sot, janë zhvilluar shumë teori të reja, të cilat synojnë të shpjegojnë aktivitete të brendshme të qeverisjes së sistemeve, të cilat pikëmbështetjen e tyre e kanë te kibernetika. 33. Çka dini lidhur me teorinë e komunikimit? Teoria e komunikimit definon marrëdhëniet e ndryshme të cilat krijohen midis palëve të interesuara gjatë procesit të transmetimit të informatave. Transmetimi i informatave bëhet ndërmjet sistemeve të ndryshme që paraqiten si partnerë komunikues, por edhe nëpërmjet nënsistemeve ose elementeve në kuadër të sistemit. Meqenëse edhe kjo teori është e përgjithshme, me kohë është subspecializuar dhe nga ajo janë zhvilluar teoria e informatave, kodimit, shenjave (semiotika). 34. Çka përfshinë teoria e komunikimit? Përfshinë marrëdhëniet e ndryshme të cilat krijohen midis palëve të interesuara gjatë procesit të transmetimit të informatave. 35. Çka mundëson teoria e informatave? Teoria e informatave mundëson mbizotërimin e problemit të stohasticitetit të sistemeve. 36. Në çka bazohet teoria e informatave? Bazat e kësaj teorie i vuri Clode Shannon (1948) në librin e tij “Teoria matematikore e komunikimit”. Në këtë vepër ai i kushtoi vëmendje përkufizimit të nocionit informata dhe matjes së sasisë dhe vlerës së saj duke u bazuar në metoda matematikore dhe statistikore. Shannon propozoi matjen e informatës duke u bazuar në teorinë e probabilitetit. Ky qëndrim i tij kishte ndikim të madh në zhvillimin e mëtutjeshëm të kibernetikës, sepse informata është nocion kyç i qeverisjes, pa informata nuk ka qeverisje të suksesshme të sistemeve të organizuara. Të gjitha sistemet që i vërejmë në natyrë dhe ato që i ka krijuar njeriu paraqesin sistemet e organizuara. Funksionimi i çdo sistemi është i kushtëzuar nga sasia dhe cilësia e informatave dhe rrymimi i tyre nëpër kanale së bashku me materien dhe energjinë. 37. Në çka bazohet teoria e kodimit? Teoria e kodimit definon mënyrën e shprehjes së përmbajtjes së informatave, përkatësisht mundësitë e shndërrimit të shenjave, simboleve apo sinjaleve nga një formë në tjetrën për të qenë të përshtatshëm për transmetim nëpër kanalin komunikues të sistemit të komunikimit.
  • 6. | Dr. Mihane Berisha 6Informatika në Biznes 38. Në çka bazohet teoria e shenjave? Teoria shenjave (semiotika) definon elementet e paraqitjes së përmbajtjes së informatave (shenjave, simboleve dhe sinjaleve) dhe mundësitë e lidhjes së tyre në një tërësi të kuptueshme. Teoria e shenjave ka gjetur përdorim edhe në teorinë e informative, sidomos në aspektin e mbarështimit të strukturës së informatës. 39. Në çka bazohet teoria e vendosjes? Teoria e vendosjes bazohet në përpunimin e informatave në kuadër të operacioneve të mundshme. 40. Çka kuptoni me procesin e marrjes së vendimeve? Procesi i marrjes së vendimeve ka të bëjë me zgjedhjen e alternativës më të mirë në mesin e alternativave të mundshme. 41. Çka përfshinë procesi i marrjes së vendimeve? Varësisht nga vendimet që merren, procesi i marrjes së vendimeve përfshinë: 1. vendosjen racionale, 2. vendosjen intuitive, 3. vendosjen heuristike. 42. Si definohet teoria e programimit? Teoria e programimit definon mënyrën e shfrytëzimit të informatave ekzistuese ose të mbledhura. 43. Çka përfshinë teoria e programimit? Kjo teori përmbanë:  Teorinë e algoritmeve dhe  Teorinë e automateve. 44. Çka përfshinë teoria e algoritmeve? Teoria e algoritmeve përcakton mënyrën e paraqitjes metodologjike të njohurive përmes hapave të caktuar në mënyrë që të sigurojnë zgjidhjen e problemit. 45. Çka është algoritmi ? Algoritmi paraqet rendin, rregullin dhe teknologjinë për zgjidhje graduale të problemit të caktuar. Këto rregulla, ky rend dhe kjo teknologji mundësojnë që të dhënat fillestare përmes procesit të përpunimit të të dhënave, sipas hapave të caktuar t’i shndërrojmë në rezultatin përfundimtar të cilin e kërkojmë. Algoritmet mund të paraqiten në formë grafike ose analitike. Paraqitja grafike e algoritmeve mundëson një pasqyrë të qartë të paraqitjes së hapave algoritmik, kurse paraqitja analitike e algoritmeve ka të bëjë me përshkrimin tekstual të hapave algoritmik. Kjo formë e paraqitjes nuk është efikase për detyrat e ndërlikuara të cilat kanë më shumë hapa algoritmik. 46. Çka definon teoria e automateve? Teoria e automateve definon konstrukcionin e mundshëm algoritmik të makinës, përkatësisht të pajimeve dhe preparateve të cilat i janë dedikuar kryerjes së operacioneve të caktuara fizike ose logjike. 47. Si klasifikohet teoria e LSP? Klasifikohet në teorinë teknike të LSP dhe në teorinë sociale të LSP. 48. Me çka merret teoria teknike e LSP? Teoria teknike e LSP merret me përcaktimin e mënyrave të realizimit të LSP në sistemet teknike.
  • 7. | Dr. Mihane Berisha 7Informatika në Biznes 49. Me çka merret teoria sociale e LSP? Teoria sociale e LSP merret me përcaktimin e mënyrave të realizimin të LSP në sistemet shoqërore dhe në bashkësi. 50. Kur u formua teoria e përgjithshme e sistemeve dhe çka hulumton ajo? Teoria e përgjithshme e sistemeve u krijua si rezultat i punës së përbashkët të disa shkenctarëve të profileve të ndryshme, të cilët në vitin 1954 tentuan të parandalojnë ndarjen e mëtutjeshme të shkencave globale në shkenca gjithnjë e më të specializuara. Kjo teori synon të hulumtojë dhe të definojë strukturën e përgjithshme, do të thotë tërësinë. 51. Si i studion sistemet teoria e përgjithshme e sistemeve? Sipas kësaj teorie, sistemet trajtohen si pjesë e një tërësie më të madhe, në kontekstin e tërësisë së tij dhe në marrëdhënie me rrethinën të cilës i përket në kushte të dinamizmit dhe të zhvillimit të tij. Kjo vlenë sidomos për problemet ekonomike të cilat ballafaqohen me problemet e rritjes dhe të zhvillimit, të cilat i ndjek një logjikë e njëjtë, pavarësisht nga fusha shkencore që i trajton ato. 52. Përmend konceptet e teorisë së përgjithshme të sistemeve? Janë:  Funksionimi i sistemit,  Koncepti hierarhik,  Koncepti i diferencimit dhe i specializimit,  Koncepti holistik,  Koncepti teknologjik,  Koncepti i ekuifinalitetit. 53. Shpjego secilën nga konceptet e teorisë së përgjithshme të sistemeve? 1. Funksionimi i sistemit i cili sendërtohet përmes procesit transformues të intputeve në outpute. Ky proces është rezultat i interaksionit të elementeve të sistemit dhe i interaksionit të sistemit me rrethinën. Funksioni i sistemit rrezikohet nga entropia, e cila paraqet masën e desorganizimit dhe çrregullimit në sistem. Entropia paraqet të kundërtën e funksionimit të sistemit dhe të kundërtën e informatës. Sistemi është në marrëdhënie me rrethinën, ai merr nga rrethina materien, energjinë dhe informatat, apo madhësitë hyrëse (inputet) dhe i dërgon rrethinës rezultatet e funksionimit apo madhësitë dalëse (outputet). Në këtë mënyrë, elementet e sistemit jo vetëm se janë në interaksion me njëra-tjetrën, por edhe sistemi është në interaksion me rrethinën. 2. Koncepti hierarhik shpreh faktin se çdo sistem përbëhet nga pjesët apo nënsistemet dhe është pjesë e minisistemeve tjera më të mëdha. Marrëdhëniet midis sistemit, nënsistemit dhe mbisistemit janë marrëdhenie hierarkike në kryerjen e detyrave. 3. Koncepti i diferencimit dhe specializimit niset nga konstatimi i mëhershëm, se elementet apo nënsistemet kryejnë funksione të caktuara, të specializuara në kuadër të sistemit. Çdo element apo nënsistem kryen një funksion parcial dhe në saje të interaksionit me elemente tjera i kontribuon funksionimit integral të sistemit. 4. Koncepti holistik sipas të cilit elementet apo pjesët prej të cilave përbëhet sistemi mund të analizohet dhe të kuptohen dhe atë në kuadër të tërësisë të cilës i përkasin. Kjo ide mund të përmblidhet në thënien “tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve”. Elementi i izoluar dhe i ndarë nga tërësia që i përket humbë nga tiparet e tij. 5. Koncepti teknologjik - Funksionimi i çdo sistemi i nënshtrohet qëllimit të caktuar dhe të përkufizuar mirë. Të gjitha elementet e sistemit janë të orientuara kah arritja e qëllimit të njëjtë.
  • 8. | Dr. Mihane Berisha 8Informatika në Biznes 6. Koncepti i ekuifinalitetit - sipas të cilit qëllimi i njëjtë në funksionimin e sistemit mund të arrihet me metoda të ndryshme. 54. Në cilin vit u themelua informatika si shkencë? Informatika si shkencë u themelua ne vitet e ‘50-ta. 55. Si definohet informatika? Informatika definohet si shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave me ndihmën e pajimeve teknike në kuadër të sistemit informativ. 56. Cilët janë hapat më të rëndësishëm në zhvillimin e shkencave të cilat sollën deri te zhvillimi i informatikës? QASJA SISTEMORE  KIBERNITIKA  TEORIA E KOMUNIKIMIT (teoria e informatave, kodimit, shenjave), TEORIA E VENDOSJES (teoria e vendosjes racionale, intuitive, heuristika),  TEORIA E PROGRAMIMIT (teoria e algoritmeve, automatave),  TEORIA E LSP (teknika e LSP, LSP sociale),  TEORIA E PËRGJITHSHME E SISTEMEVE  INFORMATIKA. 57. Çka kuptoni me varshmërinë informative? Afarizmi bashkëkohor nuk mund të mendohet pa përdorimin e mjeteve dhe metodave të informatikës. Shpeshherë na bie të dëgjojmë për varësinë informative me të cilën synohet të vihet në dukje pamundësia e plotë ose e pjesërishme e kryerjes së punëve pa përdorimin e teknologjisë informative. Ky konstatim është edhe më bindës në qoftë se kemi parasysh faktin se në gjysmën e dytë te shek. XX, disa dukuri në botën bashkëkohore treguan rritje eksponenciale, e cila kishte si pasojë krijimin e krizës së hapësirës dhe krizës informative, sepse erdhi deri te një rritje e vëllimit të të dhënave, të cilat është dashur të mblidhen, të përpunohen, të ruhen apo të transmetohen, janë vërejtur ndryshime në sistemin afarist të ndërmarrjeve, në mënyrën e organizimit të ndërmarrjeve dhe të bashkëpunimit midis tyre. 58. Pse themi se informata është resurs i rëndësishëm në ndërmarrje? Sepse, sot, të punosh dhe të menaxhosh me sukses do të thotë të jesh i informuar mirë; kjo na shtynë të konkludojmë se marrja e vendimeve në kushtet bashkëkohore të zhvillimit të afarizmit duhet të ketë përbazë informata cilësore. 58. Pse themi se teknologjia informative është faktor i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit të afarizmit? Teknologjia informatike është inkorporuar në prodhim, shitblerje, krijimtari shkencore dhe afariste, në menaxhment dhe në kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Duke pasur përbazë këtë, qëllimi ynë është që përmes një qasjeje komplekse problematikës së organizimit dhe aplikimit të informatikës në afarizëm e ndërmarrjeve, në banka dhe institucione financiare, dhe në institucione të tjera të arrijnë deri te njohuritë e mjaftueshme lidhur me domosdoshmërinë e aplikimit të teknologjisë informative, qëllimin e aplikimit dhe efektet e aplikimit të saj. 59. Çka quajmë biznes? Me qëllim që puna individuale të jetë e dobishme dhe të mundësojë plotësimin e nevojave individuale dhe të shoqërisë si tërësi, ajo duhet të organizohet. Puna e organizuar e njeriut quhet biznes (afarizëm). 60. Çka quajmë subjekt afarist? Bashkimi i individëve ose personave të lidhur me njëri-tjetrin gjatë kryerjes së aktivitetit të caktuar afarist formon subjektin afarist.
  • 9. | Dr. Mihane Berisha 9Informatika në Biznes 61. Si definohet informatika e biznesit? Informatika e biznesit është shkencë mbi mbledhjen, përpunimin, bartjen dhe shfrytëzimin e informatave me ndihmën e pajimeve teknike në kuadër të sistemit informativ të aplikuar në një rrethinë afariste. 63. Cilat shprehje përdoren si sinonim i informatikës së biznesit? Kompjuterizim i biznesit, sisteme informatike hulumtuese dhe shkenca kompjuteristike të biznesit. 64. Profesionet më të zakonshme të informatikës së biznesit janë? 1. Prodhuesit e informatave, 2. Përpunuesit e informatave, 3. Shpërndarësit (distributorët) e informatave, 4. Punëtorët e infrastrukturës informative. 65. Përmendi disa nga trendet e zhvillimit të informatikës së biznesit? 1. Vendosja e elementeve të teknologjisë informative në një numër të madh të produkteve dhe shërbimeve, 2. Zhvillimi gjithnjë e më i madh i produkteve të reja të bazuara në përdorimin e elementeve të teknologjisë informative, 3. Rritja e ndikimit të teknologjisë informative në ndryshimin e marrëdhënieve shoqërore dhe prodhuese, 4. Përshtatjen e strategjisë afariste me lloje të reja dhe të përsosura të prodhimeve dhe shërbimeve të teknologjisë informative, 5. Rritja e ndikimit të teknologjisë informatike në rritjen e llojit të afarizmit dhe të rezultateve të tij financiare (zvogëlimi i shpenzimeve të afarizmit dhe rritja e fitimit), 6. Ndikimi intensiv në ndryshim e rolit të menaxhmentit në sistemet afariste, i cili manifestohet me rritjen e kontrollit mbi funksionimin e sistemit. 66. Si definohen të dhënat? Të dhënat përbëhen nga shënimet, të cilat prezantojnë fakte ose detaje lidhur me gjërat, aktivitetet, transaksionet etj. 67. Si definohet informata? Informata definohet si raport, porosi e dhënë mbi gjendjen e sistemit apo zhvillimin e ngjarjes së caktuar. Marrësit ajo i jep njohuri apo dituri të re, të cilën ai nuk e ka ditur më parë. 68. Cili është raporti midis të dhënave dhe informatës? Raporti midis informatës dhe të dhënës është sikurse raporti midis lëndës së parë dhe produktit final. 69. Çka është karakteristikë për informatën? Informata është diçka që e zvogëlon ose e eviton papërcaktueshmërinë e sistemit. Informata i rrit njohuritë lidhur me kryerjen e ndonjë aktiviteti, dhe roli kryesor i saj është të provokojë dhe të nxit aktivitete qeverisëse lidhur me sendërtimin e qëllimit të caktuar. 70. Cili është funksioni kryesor i informatës? Funksioni kryesor i informatës është të evitojë pasigurinë dhe rrethanat e panjohura, duke krijuar bazë solide për marrjen e vendimeve cilësore lidhur me sendërtimin e qëllimit të caktuar të funksionimit të sistemit, veçanërisht funksioni i informatave ka rëndësi vitale për suksesin dhe efikasitetin e afarizmit, sepse krijon lidhje dhe relacione të varshmërisë me të gjitha funksionet tjera në sistem.
  • 10. | Dr. Mihane Berisha 10Informatika në Biznes 71. Cilat janë atributet kryesore të informatës? 1. Sasia e informatës, 2. Cilësia e informatës, 3. Vlera e informatës në kohë. 72. Kush e përcakton sasinë e informatave dhe si matet ajo? Sasia e informatës është e ndërlidhur me rolin e saj në zvogëlimin dhe kontrollimin e entropisë. Sasia e informatës është veti e matshme informative. Matjen e sasisë së informatave e ka përcaktuar Clode E. Shannon: H = - ∑ pildpi (xi) 73. Shënoni modelin e Shannonit dhe interpretoni elementet? Sipas Shannonit, sasia e informative mund të matet sipas modelit H = ∑ pildpi (xi) Simbolet ne modelin e Shannonit kanë këtë domethënie: H - paraqet entropinë, N - paraqet numrin e ngjarjeve të mundshme, id - paraqet logaritmin dual, pi - paraqet probabilitetin e ngjarjes “i”, xi - Paraqet ngjarjen prej x1, x2... xi. Shenja negative “-“ pas barazimit ka të bëjë me entropinë negative apo negentropinë që është sinonim i informatës. Derisa entropia shpreh parregullsinë dhe përcaktueshmërinë, informata shpreh të kundërtën; përcaktueshmërinë, rregullin dhe organizimin. 74. Çka shpreh entropia në modelin e Shannonit për matjen e sasisë së informatës? Entropia shpreh parregullsinë dhe përcaktueshmërinë. Shannon shërbehet me matjen e entropisë (përcaktueshmërisë), e cila ekziston gjithmonë kur ekzistojnë më shumë zgjidhje për epilogun e ndonjë ngjarjeje. 75. Çka shpreh informata në modelin e Shannonit për matjen e sasisë së informatave? Sasia e informative shpreh numrin mesatar të vendosjeve binare të nevojshme për transmetimin e sinjalit nga bashkësia të cilës i përket, me çka mënjanohet pasiguria apo papërcaktueshmëria e sistemit. 76. Cili është raporti midis informatës dhe pasigurisë? Me anë të numrit mesatar të vendosjeve binare të nevojshme për transmetimin e sinjaleve nga bashkësia të cilës i përket, mënjanohet pasiguria. 77. Cili është raporti midis informatës dhe probabilitetit? Raporti i informatës me probabilitetin është në përpjestim të zhdrejtë, me rritjen e informatës zvogëlohet probabiliteti. 78. Përmes cilit kod transmetohen sinjalet në teorinë e informatave? Kodi përmes të cilit transmetohen sinjalet në teorinë e informative është kodi binar që shpreh gjendjet “Po” ose “Jo”. 79. Cila është njësia elementare për matjen e sasisë së informatave? Bit-i është njësia elementare për matjen e sasisë së informatave. 80. Sa vendosje binare përmban sasia e informatave e barabartë me një bit? Një vendosje binare përmban sasinë elementare të informatës që quhet “bit”. Kjo nënkupton se vendosja binare zë një vend qëndror kur është fjala për matjen e sasisë së informatave.
  • 11. | Dr. Mihane Berisha 11Informatika në Biznes 81. Çka kuptojmë me vendosje binare? Me vendosje binare kuptojmë ato vendosje kur prej dy mundësive duhet të zgjedhim njërën. Kjo nënkupton situatën kur kemi dy alternativa dhe mund të zgjedhim vetëm njërën. Zgjedhja e njërës prej tyre do të thotë refuzim i tjetrës. Zgjedhja duhet të bëhet me “Po” ose “Jo”. Me marrjen e përgjigjes eliminohet pasiguria. Në këtë rast nevojitet një vendosje binare për mënjanimin e pasigurisë. 82. Nëse kemi 4 mundësi, së vendoje binare nevojiten? Në rastin kur kemi katër mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 2 hapa, përkatësisht 2 vendosje binare “22 ” . 83. Nëse kemi 32 mundësi, sa vendosje binare nevojiten? Në rastin kur kemi 32 mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 5 hapa, përkatësisht 5 vendosje binare “25 ” . 84. Nëse kemi 128 mundësi, sa vendosje binare nevojiten? Në rastin kur kemi 128 mundësi të mundshme, mënjanimi i pasigurisë kërkon 7 hapa, përkatësisht 7 vendosje binare “27 ” . 85. A janë në lidhshmëri sasia e informatave që e zvogëlon pasigurinë dhe probabiliteti i paraqitjes së asaj ngjarjeje? Jo, sepse vlera e informatës është në përpjestim të drejtë me pasigurinë dhe në përpjestim të zhdrejtë me gjasën ose probabilitetin. 86. Kur është entropia maksimale? Duke ditur se: p (x1) + p (x2) = 1 dhe në bazë të analizës së varshmërisë së sasisë së informatës dhe probabilitetit sipas modelit të Shannonit, arrijmë në përfundim se entropia maksimale e sistemit është në rastin kur gjasat e paraqitjes së ngjarjes nga bashkësia e ngjarjeve të mundshme janë të barabarta. 87. Cilësia e informatave a është veti e matshme? Cilësia e informatave nuk mund të matet, por ajo vlerësohet në mënyrë indirekte përmes pasojave të parashikuara ose realizuara të vendimeve të marrura. 88. Kur themi se informata është cilësore? Informata është cilësore nëse mund të plotësojë nevojat informative të shfrytëzuesve, përkatësisht të krijojë kushte, në mënyrë që marrësi të merr vendime të dobishme. 89. Kur themi se informata ka cilësi të lartë? Themi se cilësia e informatës është e lartë, nëse marrësi i saj duke përdorur atë arrinë të evitojë papërcaktueshmërinë dhe të punojë me një efikasitet më të lartë sesa në rastin kur nuk do të dispononte me të. Kjo informatë e cila eviton pasigurinë dhe përcaktueshmërinë mund të sigurohet në baza të rregullta ose mund të jetë fjala për ndonjë informatë e cila ka të bëjë me rastin konkret. 90. Pse na nevojiten informatat? Informatat duhet t’i shërbejnë marrjes së vendimeve të mira, prandaj themi se përdorimi i informatës është i lidhur me transmetimin e saj konkret. Ne këtë aspekt, cilësia e informatës lidhet me motivimin përkatës dhe me kontributin e saj për marrjen e vendimeve.
  • 12. | Dr. Mihane Berisha 12Informatika në Biznes 91. Çka mundëson analiza “What if”? Vlera e informatës lidhet ngusht edhe me të ashtuquajturën “analizë të ndjeshmërisë” ose analizë “Çka nëse”(anglisht “What if”). Analiza e ndjeshmërisë ka të bëjë me testimin e vendimeve dhe të alternativave se çfarë mund të jetë vlera e pritur e informatës në rast se kushtet në rrethinë ndryshojnë brenda intervaleve të caktuara kohore. Shembull: Mund të testohet se çfarë ndikimesh në profit ka rritja ose zvogëlimi i tatimit. Me këtë analizë mund të konstatohet se sa është e ndjeshme vlera e pritur ndaj ndryshimeve në rrethinë. 92. Tregoni funksionin e vlerës së informatës në kohë dhe hapësirat që e karakterizojnë? 1. Hapësira e prognozimit - ku informata e caktuar merret më herët sesa merret vendimi. Vlera e informatës në këtë moment do të jetë më e lartë dhe ajo bie në mënyrë jolineare. 2. Hapesira e kohes reale - ku informata merret në momentin kur duhet të merret vendimi. Vlera e informatës është konstante deri në momentin kur fillon hapësira e vjetërsimit. 3. Hapësira e vjetërsimit - fillon në momentin kur informata merret shumë vonë, atëherë vendimi më nuk është i nevojshëm ose relevant për rrjedhjen e mëtutjeshme të procesit. Vlera e informatës bie në mënyrë eksponenciale. 93. Çka kuptoni me shprehjen “komunikim”? Komunikimi është proces i cili përfshinë formulimin, transmetimin, pranimin dhe interpretimin e informatave. Ky proces fillon në momentin kur ju porositni ushqimin në ndonjë restorant, apo kur ju dërgoni ndonjë e-mail apo ndonjë faks në anën tjetër të botës. 94. Çka kuptoni me sistemin e komunikimit? Sistemi i komunikimit krijon parakushtet materiale dhe energjike për transmetimin e informatës prej burimit deri te marrësi i saj. 95. Cilat janë elementet e sistemit të komunikimit? Elementet e sistemit te komunikimit janë: burimi i informatës, kujdesi, kanali komunikues, dekoduesi, marrësi i informatës dhe zhurma ose pengesat e jashtme. 96. Cilat janë llojet e sistemit të komunikimit? Ekzistojnë sistemet natyrore dhe artificiale të komunikimit. 97. Çka kuptoni me reduancën në teorinë e informatave? Në teorinë e informatës, reduanca ka të bëjë me përcaktimin e sinjaleve të panevojshme dhe mënjanimin e tyre, me qëllim të transmetimit korrekt të informatës. Reduanca paraqet sinjalet e tepërta në kanalin e komunikimit, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe angazhojnë në mënyrë joracionale kapacitetin e kanalit.