SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Afrika
Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e
holandezëve, gjermanëve, francezëve, aziatikëve, anglezëve dhe e pasardhësve të tyre që vijën nga
përzieja e këtyre popujve. Edhe për nga struktura sociale është e larmishme ku vlen të theksohet se edhe
pas aparteidi, grupet e ndryshme sociale jetojnë më shpesh të izoluar se së bashku. Mese 58% e Afrikës
Jugore deri në vitin 2002 ka qenë e urbanizuar dhe dendësia e popullsisë në janar të 2003-së ishte 37
banorë për km2. Përqindja e rritjes së popullsisë përbrenda vitit arrin shifrën 0.8% ndërsa vdekshmëria e
fëmijëve 6,9%. Për 1523 banorë shërben një mjekë ndërsa shkala e analfabetizmit është diku 85%. Jeta
mesatare është 46 vjet për femra dhe një vit më pakë për meshkuj. Rreth dy të tretat e popullsisë janë
krishtere pjesa tjetër më e madhe është besimtarë të religjioneve të fiseve të ndryshme (shumica të
besimit Animismus), mysliman janë 2% dhe hindus 1,5%. Gjatë kohës së aparteidit ndarja e strukturës së
popullsisë bëhej sipas racës dhe përqindjet e tyre ishin:
 "Zezakë": 77,80%
 "Të bardhë": 10,17 %
 "Me ngjyrë": 8,68 %
 "Aziatikë": 2,49 %
Në Afrikën e Jugut janë 11 gjuhë zyrtare.
Azia
Në Azi, jetojnë rreth 3 860 000 000 banorë që është afër 60% e numrit të përgjithshëm të popullsisë
botërore.
Dendësia e popullsisë është 80 banorë për kilometër katror, por kjo ndryshon nga një rajon pothuajse të
pabanuara në veri të Siberisë dhe ate të tejët të dendur në jug-perëndim të kontinentit në të cilën jetojnë
deri 500 për çdo km ². Viset më të banuara janë pjesët e Kinës lindore, , qendrore dhe jugore, Gadishulli
Korean, pjesët e ishujve japoneze Honshu, Tajvan, ishujt indonezian Java,Bangladeshi,
dhe Hinduistani në veri të Indisë. Në Rusi, në pjesën e Azisë - Siberiane jetojnë rreth 30 milion banorë,
një situatë e ngjashme në stepë të Azisë Qendrore, si dhe në Azinë jugperëndimore.
Rreth dy të tretat e popullsisë i përket racës së Azisë mongoloide që jetojnë në territorin e Japonisë në
liqenin Kaspik dhe në Siberi dhe Indokinë. Pjesë të tjera të Azisë janë të banuara kryesisht me popuj
indo-evropian ngjyrë të errët të lëkurës . Në Arqipelagun e Malajës jeton raca meleze.
Fetë kryesore në Azi janë Hinduizmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe
Shintoizmi. Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga
Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe
Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe, në jug të Azisë
SHBA
Shtetet e Bashkuara projektohen nga Byroja e Regjistrimeve të kenë 306.560.000 banorë, përshirë një
vlerësim prej 11,2 milion imigrantësh ilegalë. Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë në botë përkah
popullsia, pas Kinës dhe Indisë. Shtimi natyror është 0,89%, krahasuar me 0,16% në Bashkimin
Evropian. Lindshmëria prej 14,16 në 1.000 banorë, 30% nën mesataren botërore, është më e lartë se
cilitdo shtet në Evropë me përjashtim të Shqipërisë dhe Irlandës. Në vitin fiskal 2008, 1,1 milion imigrantë
u pajisën me leje qëndrimi të përhershëm. Meksika është burimi prijës i rezidentëve të rinj prej dy
dekadash; nga 1998, Kina, India dhe Filipinet qëndrojnë në top katërshen e vendeve prej nga vijnë
mërgimtarët. Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i industrializuar ku projektohet shtim i madh i
popullsisë.
Shtetet e Bashkuara kanë popullsi të llojllojshme—tridhjetenjë grupe të prejardhjes kanë më shumë se
një milion pjesëtarë Amerikanët e bardhë janë grupi më i madh racor, ku gjermano-amerikanët, irlandez-
amerikanët dhe anglo-amerikanët përbëjnë tri prej katër grupeve më të mëdha të vendit për nga
prejardhja kombëtare. Afro-amerikanët janë pakica më e madhe racore dhe grupi i tretë përkah
prejardhja. Azatiko-amerikanët janë pakica e dytë më e madhe racore; dy grupet më të mëdha janë
kinezët dhe filipinezët. Më 2007, popullsia amerikane përbëhej, sipas vlerësimeve, edhe nga 4,5 milion
amerindianë dhe indigjenë të Alaskës (2,9 milion vetëm të këtij grupi) dhe mbi 1 milion vendës të Hawait
ose të ujdhesave të Paqësorit (ekskluzivisht 0,5 milion).
Raca/Etnia (2007)[113]
Të bardhë 80,0 %
Afro-amerikanë 12,8 %
Aziatikë 4,4 %
Amerindianë dhe Alaskas vendorë 1,0 %
Hawaianë vendorë dhe ishullorë të Paqësorit 0,2 %
Shumëracorë 1,6 %
Hispanikë dhe latino (të çfarëdo race) 15,1 %
Shtimi i popullatës hispanike dhe latine (termet janë zyrtarisht të këmbyeshme) është trend madhor
demografik. 45,4 milion amerikanë me prejardhje hispanike identifikohen si etni e veçantë nga Byroja e
Regjistrimeve; 64 % të hispanikëve janë me origjinë meksikane. Mes viteve 2000 dhe 2007, popullata
hispanike në vend u rrit për 27 %, ndërsa ajo johispanike për vetëm 3,6 %.Rritja kryesisht i atribuohet
imigrimit; që më 2007, 12,4 % e popullsisë amerikane qe lindur jashtë vendit, 54 % prej të cilëve në
Amerikën Latine. Pjelloria është gjithashtu faktor; femra hispanike mesatarisht lind tre fëmijë gjatë jetës
së saj. Shkalla e pjellorisë në krahasim është 2,2 për femra zezake johispanike dhe 1,8 për femra të
bardha johispanike (nën shkallën e nevojshme për zëvendësim, 2,1). Minoritetet (të përkufizuara nga
Byroja e Regjistrimit, të gjithë tjerët veç hispanikëve, hispanikët, të bardhët joshumëracorë) përbëjnë
34 % të popullsisë; priten të bëhen shumicë kah viti 2042.
Rreth 79 % e amerikanëve jetojnë në hapësira urbane (sipas përkufizimit, këto përfshijnë edhe periferitë);
gjysma e tyre banojnë në qytete me popullsi mbi 50.000. Më 2006, 254 vendbanime të rregullta kishin
mbi 100 mijë banorë, nëntë qytetet ishin milionëshe dhe katër qytete botërore kishin mbi 2 milion banorë
(New York, Los Angeles, Chicago dhe Houston). Në SHBA ekzistojnë pesëdhjetë hapësira metropolitane
me popullsi më të madhe se 1 milion. Prej pesëdhjetë metropoleve me rritjen më të shpejtë, njëzetetri
janë në perëndim dhe njëzetepesë në jug. Metropolet Atlanta, Dallas, Houston, Phoenix dhe Inland
Empire në Kaliforni të gjitha u shtuan në popullsi për tri të katërtat nga 2000 më 2006.

More Related Content

Viewers also liked

Amerika Jugore
Amerika JugoreAmerika Jugore
Amerika JugoreSsidorela
 
Krijimi i SHBA Erlisa Kulla
Krijimi i SHBA Erlisa  KullaKrijimi i SHBA Erlisa  Kulla
Krijimi i SHBA Erlisa Kullalira kuca
 
Gjeografia 6 " Hartat"
Gjeografia 6 " Hartat"Gjeografia 6 " Hartat"
Gjeografia 6 " Hartat"Aldo Musaj
 
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajirena kotobelli
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeKlarisa Klara
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike zejnep
 
sistemi diellor
sistemi diellorsistemi diellor
sistemi diellorlondonada
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptareDarla Evangjeli
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project historiJonaSeferasi
 
Afrika, Powerpoint for kids, teach
Afrika, Powerpoint for kids, teachAfrika, Powerpoint for kids, teach
Afrika, Powerpoint for kids, teachLinda Bernabei
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEArtjola Dervishaj
 
Institucionet e be se
Institucionet e be seInstitucionet e be se
Institucionet e be seegzona1
 

Viewers also liked (20)

Amerika Jugore
Amerika JugoreAmerika Jugore
Amerika Jugore
 
Krijimi i SHBA Erlisa Kulla
Krijimi i SHBA Erlisa  KullaKrijimi i SHBA Erlisa  Kulla
Krijimi i SHBA Erlisa Kulla
 
Gjeografia 6 " Hartat"
Gjeografia 6 " Hartat"Gjeografia 6 " Hartat"
Gjeografia 6 " Hartat"
 
Harta dhe globi
Harta dhe globiHarta dhe globi
Harta dhe globi
 
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskajORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
ORË MODEL GJEOGRAFI:by vojsavamuskaj
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike Zbulimet e medha gjeografike
Zbulimet e medha gjeografike
 
sistemi diellor
sistemi diellorsistemi diellor
sistemi diellor
 
Sistemi diellor
Sistemi diellorSistemi diellor
Sistemi diellor
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Projekt gjeografie
Projekt gjeografieProjekt gjeografie
Projekt gjeografie
 
Afrika
AfrikaAfrika
Afrika
 
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptarePasurite natyrore te trevave shqiptare
Pasurite natyrore te trevave shqiptare
 
The first project histori
The first project historiThe first project histori
The first project histori
 
Afrika, Powerpoint for kids, teach
Afrika, Powerpoint for kids, teachAfrika, Powerpoint for kids, teach
Afrika, Powerpoint for kids, teach
 
Afrika 1
Afrika 1Afrika 1
Afrika 1
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
 
Institucionet e be se
Institucionet e be seInstitucionet e be se
Institucionet e be se
 
dep2
dep2dep2
dep2
 
Activitat capes de la terra
Activitat capes de la terraActivitat capes de la terra
Activitat capes de la terra
 

Afrika

  • 1. Afrika Popullsia në këtë vend është e larmishme. Është vendlindja e shumë fiseve paraardhës të njeriut, e holandezëve, gjermanëve, francezëve, aziatikëve, anglezëve dhe e pasardhësve të tyre që vijën nga përzieja e këtyre popujve. Edhe për nga struktura sociale është e larmishme ku vlen të theksohet se edhe pas aparteidi, grupet e ndryshme sociale jetojnë më shpesh të izoluar se së bashku. Mese 58% e Afrikës Jugore deri në vitin 2002 ka qenë e urbanizuar dhe dendësia e popullsisë në janar të 2003-së ishte 37 banorë për km2. Përqindja e rritjes së popullsisë përbrenda vitit arrin shifrën 0.8% ndërsa vdekshmëria e fëmijëve 6,9%. Për 1523 banorë shërben një mjekë ndërsa shkala e analfabetizmit është diku 85%. Jeta mesatare është 46 vjet për femra dhe një vit më pakë për meshkuj. Rreth dy të tretat e popullsisë janë krishtere pjesa tjetër më e madhe është besimtarë të religjioneve të fiseve të ndryshme (shumica të besimit Animismus), mysliman janë 2% dhe hindus 1,5%. Gjatë kohës së aparteidit ndarja e strukturës së popullsisë bëhej sipas racës dhe përqindjet e tyre ishin:  "Zezakë": 77,80%  "Të bardhë": 10,17 %  "Me ngjyrë": 8,68 %  "Aziatikë": 2,49 % Në Afrikën e Jugut janë 11 gjuhë zyrtare. Azia Në Azi, jetojnë rreth 3 860 000 000 banorë që është afër 60% e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore. Dendësia e popullsisë është 80 banorë për kilometër katror, por kjo ndryshon nga një rajon pothuajse të pabanuara në veri të Siberisë dhe ate të tejët të dendur në jug-perëndim të kontinentit në të cilën jetojnë deri 500 për çdo km ². Viset më të banuara janë pjesët e Kinës lindore, , qendrore dhe jugore, Gadishulli Korean, pjesët e ishujve japoneze Honshu, Tajvan, ishujt indonezian Java,Bangladeshi, dhe Hinduistani në veri të Indisë. Në Rusi, në pjesën e Azisë - Siberiane jetojnë rreth 30 milion banorë, një situatë e ngjashme në stepë të Azisë Qendrore, si dhe në Azinë jugperëndimore. Rreth dy të tretat e popullsisë i përket racës së Azisë mongoloide që jetojnë në territorin e Japonisë në liqenin Kaspik dhe në Siberi dhe Indokinë. Pjesë të tjera të Azisë janë të banuara kryesisht me popuj indo-evropian ngjyrë të errët të lëkurës . Në Arqipelagun e Malajës jeton raca meleze. Fetë kryesore në Azi janë Hinduizmi, Islamizmi, Kristianizmi, Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi. Hinduizmi është i përhapur në Indi, në Azinë Juglindore dhe Lindore janë të përfaqësuara nga Budizmi, Konfucianizmi, Taoismizi dhe Shintoizmi, Islamizmi në Azinë jugore, Pakistan, Bangladesh dhe Indonezi, shumica e fesë katolike në Filipine dhe ortodokse në Rusi dhe Mesdhe, në jug të Azisë SHBA Shtetet e Bashkuara projektohen nga Byroja e Regjistrimeve të kenë 306.560.000 banorë, përshirë një vlerësim prej 11,2 milion imigrantësh ilegalë. Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë në botë përkah popullsia, pas Kinës dhe Indisë. Shtimi natyror është 0,89%, krahasuar me 0,16% në Bashkimin Evropian. Lindshmëria prej 14,16 në 1.000 banorë, 30% nën mesataren botërore, është më e lartë se cilitdo shtet në Evropë me përjashtim të Shqipërisë dhe Irlandës. Në vitin fiskal 2008, 1,1 milion imigrantë
  • 2. u pajisën me leje qëndrimi të përhershëm. Meksika është burimi prijës i rezidentëve të rinj prej dy dekadash; nga 1998, Kina, India dhe Filipinet qëndrojnë në top katërshen e vendeve prej nga vijnë mërgimtarët. Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i industrializuar ku projektohet shtim i madh i popullsisë. Shtetet e Bashkuara kanë popullsi të llojllojshme—tridhjetenjë grupe të prejardhjes kanë më shumë se një milion pjesëtarë Amerikanët e bardhë janë grupi më i madh racor, ku gjermano-amerikanët, irlandez- amerikanët dhe anglo-amerikanët përbëjnë tri prej katër grupeve më të mëdha të vendit për nga prejardhja kombëtare. Afro-amerikanët janë pakica më e madhe racore dhe grupi i tretë përkah prejardhja. Azatiko-amerikanët janë pakica e dytë më e madhe racore; dy grupet më të mëdha janë kinezët dhe filipinezët. Më 2007, popullsia amerikane përbëhej, sipas vlerësimeve, edhe nga 4,5 milion amerindianë dhe indigjenë të Alaskës (2,9 milion vetëm të këtij grupi) dhe mbi 1 milion vendës të Hawait ose të ujdhesave të Paqësorit (ekskluzivisht 0,5 milion). Raca/Etnia (2007)[113] Të bardhë 80,0 % Afro-amerikanë 12,8 % Aziatikë 4,4 % Amerindianë dhe Alaskas vendorë 1,0 % Hawaianë vendorë dhe ishullorë të Paqësorit 0,2 % Shumëracorë 1,6 % Hispanikë dhe latino (të çfarëdo race) 15,1 % Shtimi i popullatës hispanike dhe latine (termet janë zyrtarisht të këmbyeshme) është trend madhor demografik. 45,4 milion amerikanë me prejardhje hispanike identifikohen si etni e veçantë nga Byroja e Regjistrimeve; 64 % të hispanikëve janë me origjinë meksikane. Mes viteve 2000 dhe 2007, popullata hispanike në vend u rrit për 27 %, ndërsa ajo johispanike për vetëm 3,6 %.Rritja kryesisht i atribuohet imigrimit; që më 2007, 12,4 % e popullsisë amerikane qe lindur jashtë vendit, 54 % prej të cilëve në Amerikën Latine. Pjelloria është gjithashtu faktor; femra hispanike mesatarisht lind tre fëmijë gjatë jetës së saj. Shkalla e pjellorisë në krahasim është 2,2 për femra zezake johispanike dhe 1,8 për femra të bardha johispanike (nën shkallën e nevojshme për zëvendësim, 2,1). Minoritetet (të përkufizuara nga
  • 3. Byroja e Regjistrimit, të gjithë tjerët veç hispanikëve, hispanikët, të bardhët joshumëracorë) përbëjnë 34 % të popullsisë; priten të bëhen shumicë kah viti 2042. Rreth 79 % e amerikanëve jetojnë në hapësira urbane (sipas përkufizimit, këto përfshijnë edhe periferitë); gjysma e tyre banojnë në qytete me popullsi mbi 50.000. Më 2006, 254 vendbanime të rregullta kishin mbi 100 mijë banorë, nëntë qytetet ishin milionëshe dhe katër qytete botërore kishin mbi 2 milion banorë (New York, Los Angeles, Chicago dhe Houston). Në SHBA ekzistojnë pesëdhjetë hapësira metropolitane me popullsi më të madhe se 1 milion. Prej pesëdhjetë metropoleve me rritjen më të shpejtë, njëzetetri janë në perëndim dhe njëzetepesë në jug. Metropolet Atlanta, Dallas, Houston, Phoenix dhe Inland Empire në Kaliforni të gjitha u shtuan në popullsi për tri të katërtat nga 2000 më 2006.