SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
1
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI I ADMINISTRATËS SË BIZNESIT
DEGA ADMINISTRATË PUBLIKE
PUNIM SEMINARIK
LËNDA: SISTEMI UDHEHEQES NE BE
TEMA: BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET E SAJ
STUDENTI: MENTORI
Kumanovë,2016
2
PERMBAJTJA
HYRJE.............................................................................................................................................3
1.Prezantimi i Bashkimit Evropian..................................................................................................4
1.1 Historia e BE.............................................................................................................................4
2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN............................................................................5
3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN...........................................................................6
3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane....................................................................................6
3.2. Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët.............................................7
3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme...................7
INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN
4.Këshilli Evropian..........................................................................................................................8
4.1.Roli i Këshillit Evropian............................................................................................................8
5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN..........................................................................................9
5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian...................................10
6.PARLAMENTI EVROPIAN.....................................................................................................11
6.1.Roli i Parlamentit Evropian.....................................................................................................12
6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian.........................................................................................12
7.KOMISIONI EVROPIAN.........................................................................................................13
7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian..........................................................................13
8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE...........................................................................14
8.1.Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave........................................................................15
9.GJYKATA E REVIZORËVE...................................................................................................15
10.POLITIKA EKONOMIKE.....................................................................................................16
Konkluzion....................................................................................................................................17
Literatura e Shfrytezuar.................................................................................................................18
3
HYRJE
Ne 9 maj 1950,Schuman (ministri i puneve te jashtme i Frances),hodhi idene e krijimit te BE.Ai
propozonte nje Europe federale te ngjashme me SHBA- n qe do te realizohej permes bashkimit
ekonomik dhe shoqeror te popujve.
Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë
së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me
rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste.
Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende
të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane.
Çfarë përmban ky punim?
Ky punim është udhëzues mbi funksionimin e Bashkimit Evropian (BE). ‘Si funksionon BE-ja’:
si merren vendimet në nivel të BE-së dhe kush i merr këto vendime.
Në thelb të këtij procesi të vendim-marrjes janë institucionet e BE-së — siç është Parlamenti,
Këshilli dhe Komisioni Evropian — për të cilat mund të keni dëgjuar, si dhe institucione të tjera.
Për të sqaruar se si funksionon BE-ja, ky publikim fillimisht sqaron si bëhet legjislacioni i BE-së.
Pastaj pasqyron secilin nga institucionet e BE-së, si dhe agjencitë dhe organet që i mbështesin
ato
4
1.Prezantimi i BashkimitEvropian
1.1 Historia e BE
Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez,
Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e
përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut.
Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe
vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me
nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më
18 prill të vitit1951.
Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe
Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës,
të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin
Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM).
Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi
i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e
bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një
numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një
referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit)
bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993.
Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit
akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet
e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit
Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën
hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të
përfshihen edhe vetë komunitetet.
Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u
nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të
gjitha shtetet anëtare.
5
Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha
kryesore :
-liria, siguria dhe drejtësia,
-qytetaria e Bashkimit,
-politika e jashtme,
-institucionet e BE-së
Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat
e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e
një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e
pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së.
Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit
2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas
ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.1
2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN
Në thelbin e BE-së janë shtetet anëtare 28 vendet që i përkasin Unionit dhe qytetarët e tyre.
Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë të të gjitha këtyre
vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe
përfitimet e madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praksë do të thotë se shtetet anëtare delegojnë
një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata
kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të
bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian.
Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal si ai i Shteteve të Bashkuara dhe
sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar si ai i Kombeve të Bashkuara. BE-ja ka arritur
shumë që nga krijimi i vet në vitin 1950. Ka krijuar tregun e vetëm të mallërave dhe shërbimeve
që përfshin 28 vende me rreth 500 milionë qytetarë, të cilët janë të lirë të lëvizin dhe të vendosen
aty ku dëshirojnë. Krijoi valutën e përbashkët euron tani një nga valutat kryesore në botë, e cila
1 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia
6
e bën tregun e vetëm më efikas. BE-ja është gjithashtu furnizuesi më i madh botëror i
programeve për zhvillim dhe ndihmë humanitare.
Këto janë vetëm disa nga arritjet e deritanishme. Për të ardhmen, BE-ja është duke punuar për ta
nxjerrë Evropën nga kriza e tanishme ekonomike. BE-ja kryeson luftën kundër ndryshimit të
klimës dhe pasojat e këtyre ndryshimeve; meqë ka në plan të rritet, ju ndihmon vendeve fqinje të
përgatiten për anëtarësim në BE, është duke ndërtuar një politikë të përbashkët të jashtme, e cila
do të ndihmojë në shtrirjen e vlerave evropiane në mbarë botën. Suksesi i këtyre ambicieve varet
nga aftësia për të marrë vendime efikase dhe në kohë, si dhe aftësia për t´i implementuar ato
mirë2
3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN
3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane
-Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti
Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së,
Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të
shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija
komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë
përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë.
Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat
komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet
anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i
përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe
kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën.
2 Nazmi Maliqi -ShkencatPolitike(skriptme tekste te zgjedhura),Shkup 2010
7
3.2.Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët
Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet
shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe
nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin kon sultime të rregullta ndërmjet
ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare.
Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë,
bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë.
Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi)
treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit
Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin
një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të
kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar
një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e
përbashkëta si dhe vendimet kuadër.
3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme
-Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë
qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin,
racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe
përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e
ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj
krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.
Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e
drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit
Evropian.3
3 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura
8
INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN
4.Këshilli Evropian
Si institucion është themeluar prej vitit 1974 dhe thjeshtë thiret edhe Samiti Evropian.Edhe pse
është trup i lartë në Union për krijimin e politikës së saj,nuk ka fuqi ligjëdhënëse.Kryesia e saj
rrotullohet bashkarisht me Kryesin e Këshillit.
Mbledhjet mbahen dy her në vit-në të marin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive,ministrat për
punë të jashtme dhe kryetarët e komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian. Këshilli
Evropian pparaqet,në realitet institucion ndërqeveritar,e formuar me iniciativë të kryetarit të
Francës Zhiskar Desten në vitin 1974 me detyrë themelore që ti forcoj proceset integruese në
zgjerimin dhe forcimin e Unionit Evropian vecanërisht në lëminë e ekonomisë dhe politikës
monetare.
Vecanërisht rol të rëndësishëm Këshilli Evropian fiton pas marëveshjes së Mastrihtit,kurse për
aktivitetin e vet është obliguar të paraqes raport me shkrim pas secilit Samit të Parlamentit
Evropian.
Sipas marrëveshjes së Lisbonit,Këshilli Evropian u qas në lidhjen e marëveshjes për stabilizim
dhe asocim në Unionin Evropian për vendet e ashtuquajtura Ballkanit perendimor
(Maqedonia,Shqiperia,Kroacia,Bosnja dhe Hercegovina,Serbia dhe Mali i zi).
Republika e Maqedonisë marrëveshjen për stabilizim dhe asocim e nënshkruajti e para nga
vendet e Evropës Juglindore në prill të vitit 2001.Përndryshe, Maqedonia me Unionin Evropian
ka vendosur marëdhenië diplomatike që prej vitit 1995,me cka filloi procesin e bashkëpunimit në
lëminë e tregtisë dhe transportit.Në vitin 1996 Maqedonia arriti anëtarsi të plotdrejtshme në
Programin FARE.
4.1.Roli i Këshillit Evropian
Këshilli Evropian në kornizat e Unionit Luan rol gjithnjë më të rëndësishëm.Ai jep raport para
Parlamentit Evropian dhe rekomandon anëtare të reja për zgjerimin e Unionit
Evropian.Vendimet themelore mundë të sjellen për një,më shumë ose të gjitha anëtaret-shtete ose
ndërmarrje-kompani.Rekomandimet janë të obligueshme.Aktet ligjore dhe vendimet tjera
9
shpallen në gazeten zyrtare të Unionit Evropian,në të gjitha gjuhët zyrtare të anëtarëve të
Unionit.
Secili shtet-anëtar në selinë e Këshillit të Unionit Evropian në Bruksel përfaqësohet nga
delegacioni nacional.
Këshillin Evropian e përbëjn përfaqësues të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-
anëtare,kryetari dhe një anëtar i Komisionit Evropian dhe ministrat për punë të jashtme.Mbidhet
cdo 6 muaj,kurse sipas nevojës 3-4 herë në vitë.
Këshilli Evropian paraqet institucion të rëndëshishëm në Bashkimin Evropian në procesin
integrues të Unionit.Kompetencat e tij nga aspekti politik-juridik nuk janë rigorizisht të caktuara
dhe efikasiteti krijues i tij varet edhe nga përfaqësuesi i vendit që është kryetar i Komisionit
Evropian. Roli tejet të rëndësishëm në instancët e fundit të Unionit Evropian ka në politikën e
përbashkët të jashtmë-sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane në ndërtimin e strategjisë,kurse tejet më
pak,gati ndikim të parëndësishëm ka në bashkëpunimin gjyqsor dhe policor Evropian.Këshilli
Evropian në Unionin Evropian ka rol të rëndësishëm në sferën ekonomike dhe politike në
punësim me cka i miraton përfundimet.
Prandaj Këshilli Evropian llogaritet për ndërtues i integrimeve Evropiane,vecanërisht ajo për
Aktin e Përgjithshëm Evropian të vitit 1987.4
5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN
Këshilli i Unionit Evropian ose deri vitit 1992 Këshilli i Ministrave,paraqet qendër kryesore të
vendimeve të Unionit Evropian.Këshilli i Unionit Evropian sipas karakterit të tij të punës,është
trup i lartë ndërqeveritar i Unionit Evropian i cili funksionon me shkallë të lartë të bashkëpunimit
reciprok,solidaritet dhe besueshmëri në mardhëniet ndërmjet shteteve Evropian që e përbejn
Unionin.
4
ZeqirjaIdrizi- Integrimetevropiane-Historia,Institucionet,Politikafq.81- Shkup2009
10
Krahas anëtarëve ekzistuese,edhe secila anëtare e re prfaqësohet në këshillin e Unionit Evropian
përmes ministrit të punëve të jashtme, i cili është përgjegjës edhe para parlamentit të vet nacional
,dhe para mendimit publik të vendit të tij.
Në kornizat e Unionit Evropian ekzistojn mbi 25 lloje këshillesh ndër të cilet më të rëndësishëm
janë Këshilli i Përgjithshëm,Këshilli për cështje ekonomike dhe financiare,Këshilli për
bujqësi,transport dhe lidhje për industi etj.Ato mblidhen 2-4 herë gjatë vitit.
5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian
Kryesin e Këshillit e përbëjnë anëtarë nga secili shtet i Unionit dhe Kryetari
ndrohet,respektivisht rrotullohet ne cdo 6 muaj-në janar dhe qershor secilin vit.Përfaqësimi
konkret nga një anëtar prej secilit vend është kushtëzuar edhe në varshmëri të problemit që është
në rend ditë të mbledhjes (bujqësi,financa,ekonomi,politik e jashtme etj).
Sëlia e Këshillit është në Bruksel kurse në qershor dhe tetor secilin vit kryeson edhe ne
Luksemburg.Këshilli ka sekretariatin e vet.Prej formimit të BE në vitin 1951,e deri ne sjelljen e
aktit të përbashkët Evropian në vitin 1987,vlerësim i përgjitshëm për Këshillin e Ministrave është
ngadalësia e tij kurse sipas mënyrës së funksionimit në masë të madhe është jotransparent.
Vendimet e tij sjellen me shumic votash,kurse për cështje më të rëndësishme anëtarja e caktuar
ka të drejtën e vetos.
Në përgatitjen e mbledhjeve për Këshillin marin pjesë 2 komitete të përfaqësuesve të
përhershëm,prej të cilëve komiteti i parë i përgadit mbledhjet dhe vendimet,kurse i dyti meret me
cështjet teknike.
Të dy komitetet kryesojnë njëherë në jave dhe pergadisin mbledhjet e Këshillit dhe praktikisht të
gjitha aktet juridike për të cilat vendos Këshilli i Unionit Evropian,kalojnë nëpër të dy komitetet
e përfaqësuesve të përhershëm.
Roli i kryetarit te Këshillit ëshë që ta zgjerojn,forcojn dhe thellojn Unionin Evropian ,ti
organizojn dhe kriesojn me mbledhjet,te gjej zgjidhje kompromise dhe të pranueshme me interes
11
të përbashkët të Unionit,te kujdesët vazhdimisht për bashkimin dhe kontinuitetin në proceset e
vendimeve të tij.
Këshilli i Unionit Evropian në vitn rrjedhes mbanë mbledhje mujore me qëllim që ti zgjidhin
problemet e paraqitura,në përgatitjen të më parshme të komisioneve kompetente dhe grupeve
punuese.
Këshilli i Unionit Evropian aktivisht mer pjesë në përgatitjen dhe sjelljen e ligjeve te reja që
duhet të zbatohen në kornizat e Unionit Evropian.Numri i anëtarëve të Këshillit të Unionit
Evropian kur unioni kishtë 15 anëtarë ishte 87 (prej të cilëve vendet e mdhaja
Gjermania,Franca,Britania e Madhe ,Italia nga 10 vota,kurse prej shteteve më të vogla nga 2-8
vota në varshmëri me të madhësis së vendit dhe nr te popullsisë),në zgjerimin vijues të Unionit
Evropian nga 15 në 27 anëtar,numri i përgjithshëm do të rritështe në 345.5
6.PARLAMENTI EVROPIAN
Parlamentin Evropian e perbejn 626 anetar te zgjedhur ne 5 vjet,nga te cilet nga Gjermania 99
anetar,Franca,Italia dhe Britania e Madhe nga 87 anetar secila,Spanja 64,Holanda
31,Belgjika,Greqia dhe Portugalia me nga 25 secila,Suedia 22,Austria 21,Danimarka dhe
Finlanda nga 16,Irlanda 15,Luksemburgu 6 anetar.Parlamenti Evropian zgjidhet ne cdo 5 vite.
Qendra e Parlamentit Evropian eshte ne Strasburg-Francë.Mban seance plenare mujore,ndersa ne
Bruksel mbahen seanca të komisioneve.
Sekretariati gjeneral i Parlamentit Evropian ndodhet ne Luksemburg.
Parlamenti Evropian zgjidhet përmes votimit direkt universal në bazë të vulnetit politik të
popujve të unionit Evropian dhe paraqet kuvendin më të madhë multinacional në botë.Parlamenti
Evropian i përfaqëson 370 milion qytetar dhe praktikisht lenë,përvec tjerash,-kontroll të
pushtetit ekzekutiv te unionit.Parlamenti Evropian paraqet garant për interesat Evropiane dhe
5
Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup2003
12
mbrojtjës të lirive të qytetarëve që realizohen përmes paragjykimeve dhe peticioneve personale
dhe kolektive.Për atë qëllim Parlamenti emëron ndërmjetësues për funksionim administrativ.6
6.1.Roli i Parlamentit Evropian
Parlamenti paraqet institucion domethënës e cila mban bashkëpunim i ngushtë me parlamentet
kombëtare të shteteve-anëtare të unionit.
Principet e pushtetit të Parlamentit janë të ndarë në tri kategori:
1.Pushteti Ligjvënës
2.Pushtetit Buxhetor
3.Kontrolli Ekzekutiv
Në fillim ende që nga marrëveshja e Romës nga viti 1957 Parlamenti kishte rol
konsultativ,kushtetues dhe përmes komisionit bëheshe propozimi,ndërsa këshilli i ministrave të
punëve të jashtme të shteteve anëtare të bashkimit Evropian i cili pranonte kto propozime.
Parlamenti përmes deputetëve të saj ka të drejtë ti plotëson dhe ti ndryshon propozimet e
komisionit.Parlamenti mund ta ndal procedurën ligjvënëse paralelisht ose së bashku me
Këshillin.Parlamenti jep pëlqimin e gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që i nënshkruan Unioni
,si dhe inkuadrimin kah Unioni Evropian të anëtarëve të rinj,marrëveshje asocim shoqërues me
shtete tjera.
6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian
Ne Paralamentin Evropian funksionojnë 17 komisione : Komisioni për politik të
jashtme,komisioni për buxhet,komisioni për kontroll të buxhetit,komisioni për liri dhe të drejtat e
qytetarëve,komisioni për qështje ekonomike dhe moentare,komisioni për drejtësi dhe treg i
brendshëm,komisioni për industri,komisioni për punësim dhe qështje sociale,komisioni për
qështje ekologjike,komisioni për bujqësi dhe zhvillim rural,komisioni për peshkatari,komisioni
për politikë regjionale,komunikacion dhe turizëm,komisioni për kultur rini,arsim,medja dhe
6
Paskal Milo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,eardhmja,Tiranë 2002
13
sport,komisioni për zhvillim dhe bashkëpunim,komisioni për qështje kushtetuese,komisioni për
të drejtat e grave dhe komisioni për ankesa.7
7.KOMISIONI EVROPIAN
Komisioni Evropian ka rol të rëndësishëm dhe e paraqet zemrën e Unionit Evropian,sepse nga ai
rrezaton energjia dhe pulsi i institucioneve tjera,organeve,dhe trupave të Unionit Evropian.
Komisioni Evropian funksionon me 20 komisarë dhe 16000 të punësuar në Komision. Këshilli i
Unionit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë të lidhura përmes propozimeve të Komisionit.
Komisioni Evropian kujdeset edhe rreptësisht i respekton ligjet dhe integritetin e tregut të
përbashkëet,politikën që e udhëheq me sektorët e bujqësis dhe zhvillimit regjional janë të
mbështetura dhe drejtuara nga Komisioni Evropian.
Pastaj bën politika për bashkëpunim dhe zhvillim me shtete tjera evropiane nga Evropa Qendrore
dhe lindore,nga Afrika,Karaibet dhe Pacifiku.
7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian
Komisarët kanë rol të rëndësishëm në Komisionin Evropian dhe propozohen nga qeveritë
nacionale të shteteve anëtare të Unionit Evropian.Por prapë se prapë detyra themelore e tyre
është që të punojnë për interesaë e Unionit Evropian,forcimin dhe zgjerimin e saj.
Presidenti i Komisionit Evropian zgjidhet në pajtim e strukturat udhëheqëse të shtetit nga ku vjen
dhe në konsultim dhe pajtim me Këshillin e Unionit Evropian dhe Parlamentin Evropian.
Anëtaret tjerë të Komisionit zgjidhen nga 14 shtetet të Unionit dhe në bashkëpunim me
presidentin e ri të Komisionit.
Legjitimiteti demokratik i Komisionit kontrollohet nga Parlamenti Evropian dhe në rast të
keqpërdorimit mund tua shpreh jo besimin dhe ti detyroj në dorëheqje kolektive.Në punët ë
komisionit janë të kycur 16000 punëtor dhe për këtë arsye komisioni llogaritet si institucioni më
i madh në Union,bile edhe në botë.
7
Institucionete BashkimitEvropian,(dokumente Franceze,Paris2005;përkthyerngaAmbasadaFranceze
në Tiranë,2007)
14
Komisioni është i përbërë nga 26 drejtoritë gjeneralë dhe 15 shërbime speciale.Në krye të së cilit
drejtorat gjendet drejtori gjeneral dhe bashkë më komisarin e marrin përgjegjësinë e plotë për
punën drejtorati gjeneral.
Komisioni Evropian është i përbërë nga 20 anëtar të ashtëquajtur komisar të cilët mblidhen një
herë në javë në Bruksel,nga të cilët nga dy prej Gjermanisë,Francës,Britanisë së Madhe,Italisë
dhe Spanjës dhe nga një prej anëtareve tjera.Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Nicës në
Komision bëjnë pjesë nga një anëtar prej secilit shtete anëtar i unionit Evropian.Vendi i
Komisionit Evropian është në Bruksel.
Deri ne vitin 1993 emërohej "Komisioni" prej atëher me "Komisioni Evropian" dhe paraqet
njërin prej organeve më të rëndësishme të Unionit Evropian.
Me marrëveshjën e Mastriktit në vitin 1993 Komisioni funksionon si "Komision
Evropian".Komisioni Evropian merr iniciativa për zgjerimin e Unionit Evropian e posacërisht ai
është "ruajtës" i marrëveshjes të Unionit Evropian dhe pushtetit Ekzekutiv të unionit edhe
Komisionit i është besuar realizimi i buxhetit të Unionit Evropian.
Nga fillimi i vitit 2005 të gjitha shtetet e unionit Evropian do të kenë nga një përfaqësues në
Komisionin Evropian,e cila numëron 27 anëtar dhe ku përdoret principi i rotacionit.8
8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE
Gjykata Evropiane e të Drejtave kryesisht kujdeset për ruajtjen e të drejtëss së Unionit Evropian
gjat zbatimit dhe sqarimit.Atë e përbëjn 15 gjyqtarë dhe 8 mbrojtës juridik .Mbajnë mbledhje me
përbërje të plotë,me mundësi për formimin e këshilleve prej 3-7 gjyqtarë,kurse vendimet sjellen
me shumic votash në mbledhjen të cilat janë të mbyllura për publikun.
Mbledhjet mbahen në selin e tijë në Luksemburg.Gjyqi Evropian i të drejtavë së bashku me
gjyqin e shkallës së parë e përbëjn sistemin gjyqsor të Unionit Evropian.
Ky gjyq i të drejtave me krijimin e Bashkësis ekonomike Evropiane në vitin 1957 dhe Bashkësia
Evropiane për energji Atokmike në vitin 1958,bëhet institucion i përbashkët gjyqsor Evropian i
8
BlerimReka,Studime Evropiane,Tetove 2004
15
Unionit Evropian,kurse anëtarët e saj i emrojnë qeveritë e vendeve-anëtare me mandat prej 6
vejtësh.
Gjyqi Evropian i te drejtave edhe pse ende nuk është përgatitur kushtetuta Evropiane ,përmes
gjygjit evropian të drejtave i sigurohet njëllojshmëri në shpjegimin e të drejtës së përbashkët
Evropiane.
8.1Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave
Gjyqi bie vendime nga lëmi të ndryshme edhe ne rast të konflikteve dhe në të kundërshtime
tëndryshme mund të sjell masa dënuese dhe të ndryshoj dhe anuloj vendime dhe zgjidhje me anë
të votimit të shumicës dhe prandaj me të drejt llogaritet si institucion më i lartë i të drejtës në
Unionin Evropian.
Gjyqi i të drejtave funksionon deri në vitin 1989 kur Këshillit i shoqërua Tribunali i instancës së
parë i cili i ndërmerr kompetencat për marrëveshjet dhe vendimet e të gjitha institucioneve të
unionit.
Kontrollën Kryesore të Unionit kanë 15 anëtarë nga shtetet-anëtare.Dhe selia e saj është në
Luksemburg.Ai është i obliguar ti verifikoj harxhimet e Unionit dhe prandaj me të drejtë
kontrollin e tyre e llogarisin për rojtar të financave.
9.GJYKATA E REVIZORËVE
-Gjykata e revizorëve - kontrollon nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit, dhe nëse të gjitha
shpenzimet e tij janë bërë në mënyrë legale dhe të rregullt dhe nëse me buxhetin e UE-së
menaxhohet në mënyrë racionale. Gjykata është themeluar në vitin 1977. Detyra e saj është që
vazhdimisht të kontrollojë nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit Evropian dhe nëse të
gjitha shpenzimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe të rregullt.
Një nga funksionet kryesore të Gjykatës është që t’u ndihmojë autoriteteve buxhetore
(Parlamentit evropian dhe Këshillit) me atë që për çdo vit u paraqet raport, për vitin paraprak
financiar. Gjykata e revizorëve e jep mendimin e saj, para miratimit të normativave financiare të
UE-së.
16
Gjykatën e përbëjnë nga një anëtar i secilit vend anëtar me mandat prej gjashtë vitesh, me
mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës e zgjedhin kryetarin me mandat prej tre vitesh.Selia e
Gjykjatës është në Luksemburg9
10.POLITIKA EKONOMIKE
Bashkimi tregtar-Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit
te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e
eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion
dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing
poëer parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok
ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i
madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.Shtetet anëtare të BE kanë
dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga
objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt
më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin
falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte
aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar
në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur
qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë
në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor.- Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE.
Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në bashkimin
monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri
tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave
nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo
për të dalë në pension.10
9
ZeqirjaIdrizi- Integrimetevropiane-Historia,Institucionet,Politikafq.97-99- Shkup2009
10
Hivzi Sojeva:Ekonomiae aplikueshme,Fakulteti Juridik,Prishtinë,2004
17
KONKLUZION
Bashkimi Evropian (EU) është i veçantë. Ai nuk është shtet federal si Shtetet e Bashkuara të
Amerikës sepse shtetet e tij anëtare mbeten kombe sovrane të pavarura. Ai nuk është as
organizatë e pastër ndër-qeveritare, si Kombet e Bashkuara sepse vendet e tij anëtare mbledhin
diça prej sovranitetit të tyre — dhe në këtë mënyrë fitojnë fuqi të përbashkët dhe ndikim më të
madh se sa po të kishin vepruar individualisht.
Ato mbledhin sovranitetin tyre përmes marrjes së përbashkët të vendimeve nëpërmjet
institucioneve të përbashkëta, si ai i Parlamentit Evropian. i cili zgjedhjet nga qytetarët e BE-së,
Këshilli Evropian dhe Këshilli, të cilët përfaqësojnë qeveri kombëtare.
Ata vendosin në bazë të propozimeve nga Komisioni Evropian, i cili përfaqëson interesat e BE-
së si tërësi. Mirëpo, çfarë bën secili prej këtyre institucioneve? Si punojnë ata bashkë? Kush
është përgjegjës për çfarë?
Ky punim i jep të gjitha përgjigjet. Ai po ashtu paraqet një përmbledhje të shkurtër të agjencive
dhe organeve të tjera që janë të përfshira në punën e Bashkimit Evropian. Qëllimi është që t’u
jepen udhëzime të dobishme për vendimmarrjen e BE-s
18
LITERATURA E SHFRYTEZUAR
Zeqirja Idrizi- Integrimet evropiane-Historia,Institucionet,Politika fq.6 - Shkup 2009
Blerim Reka ,Studime Evropiane,Tetove 2004
Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup 2003
PaskalMilo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,e ardhmja, Tiranë 2002
Institucionet e Bashkimit Evropian,(dokumente Franceze,Paris 2005;përkthyer nga Ambasada Franceze
në Tiranë,2007)
Hivzi Sojeva: Ekonomia e aplikueshme,Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2004
Nazmi Maliqi Shkencat Politike (skript me tekste te zgjedhura) Shkup 2010
https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia
https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura

More Related Content

What's hot

Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomikedritashala
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
Burimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se beBurimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se beMenaxherat
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropiankulla 2010
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)fatonbajrami1
 
Integrimet evropiane
Integrimet evropianeIntegrimet evropiane
Integrimet evropianedrilon emini
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tijha 15753
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareMenaxherat
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 

What's hot (20)

Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomike
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
Burimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se beBurimet e të drejtes se be
Burimet e të drejtes se be
 
Unioni evropian
Unioni evropianUnioni evropian
Unioni evropian
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Integrimet evropiane
Integrimet evropianeIntegrimet evropiane
Integrimet evropiane
 
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
Globalizimi
GlobalizimiGlobalizimi
Globalizimi
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Kontratat ne Biznes
Kontratat ne BiznesKontratat ne Biznes
Kontratat ne Biznes
 
Tregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E TijTregu Dhe Llojet E Tij
Tregu Dhe Llojet E Tij
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
Banka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankareBanka dhe punet bankare
Banka dhe punet bankare
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 

Similar to Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianDenis Meça
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)S Gashi
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2kulla 2010
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sqadmir93
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Refik Mustafa
 
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...Lorenc Gordani
 
Integrime Ekonomike Evropiane
Integrime Ekonomike EvropianeIntegrime Ekonomike Evropiane
Integrime Ekonomike EvropianeVeton Sopjani
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Jetmira Sula
 
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxSalviAlmadhi2
 
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Lorenc Gordani
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MBMarjan DODAJ
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBesart Zhuja
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBesart Zhuja
 
Integrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleIntegrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleMenaxherat
 
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAvantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAlbania Energy Association
 

Similar to Punim seminarik sistemi udheheqes ne be (20)

Bashkimi Europian
Bashkimi EuropianBashkimi Europian
Bashkimi Europian
 
Traktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit EuropianTraktatet e Bashkimit Europian
Traktatet e Bashkimit Europian
 
Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)Projekt(ed.shoqerore)
Projekt(ed.shoqerore)
 
projekt histori
projekt historiprojekt histori
projekt histori
 
Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2Instutucionet dhe politika e u2
Instutucionet dhe politika e u2
 
Abc of european_law_sq
Abc of european_law_sqAbc of european_law_sq
Abc of european_law_sq
 
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
Nocioni dhe Karakteristikat Themelore të së Drejtës së BE
 
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
Historical Precursor Steps on the EU Integration (in Albanian Language) by Dr...
 
Integrime Ekonomike Evropiane
Integrime Ekonomike EvropianeIntegrime Ekonomike Evropiane
Integrime Ekonomike Evropiane
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
 
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptxProjekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
Projekt Qytetari (Shqiperia dhe BE).pptx
 
Be
BeBe
Be
 
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
Fundamental Rights and Values of the European Union (in Albanian Language) by...
 
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf   2 MBEvropa ne 12 leksione pdf   2 MB
Evropa ne 12 leksione pdf 2 MB
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dv
 
Bem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dvBem 2 prezentimi_dv
Bem 2 prezentimi_dv
 
Integrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane FinaleIntegrimet Evropiane Finale
Integrimet Evropiane Finale
 
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAvantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
 
EVROPA
EVROPA  EVROPA
EVROPA
 
Vlerat evropiane (2)
Vlerat evropiane  (2)Vlerat evropiane  (2)
Vlerat evropiane (2)
 

Punim seminarik sistemi udheheqes ne be

  • 1. 1 UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I ADMINISTRATËS SË BIZNESIT DEGA ADMINISTRATË PUBLIKE PUNIM SEMINARIK LËNDA: SISTEMI UDHEHEQES NE BE TEMA: BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET E SAJ STUDENTI: MENTORI Kumanovë,2016
  • 2. 2 PERMBAJTJA HYRJE.............................................................................................................................................3 1.Prezantimi i Bashkimit Evropian..................................................................................................4 1.1 Historia e BE.............................................................................................................................4 2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN............................................................................5 3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN...........................................................................6 3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane....................................................................................6 3.2. Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët.............................................7 3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme...................7 INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN 4.Këshilli Evropian..........................................................................................................................8 4.1.Roli i Këshillit Evropian............................................................................................................8 5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN..........................................................................................9 5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian...................................10 6.PARLAMENTI EVROPIAN.....................................................................................................11 6.1.Roli i Parlamentit Evropian.....................................................................................................12 6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian.........................................................................................12 7.KOMISIONI EVROPIAN.........................................................................................................13 7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian..........................................................................13 8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE...........................................................................14 8.1.Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave........................................................................15 9.GJYKATA E REVIZORËVE...................................................................................................15 10.POLITIKA EKONOMIKE.....................................................................................................16 Konkluzion....................................................................................................................................17 Literatura e Shfrytezuar.................................................................................................................18
  • 3. 3 HYRJE Ne 9 maj 1950,Schuman (ministri i puneve te jashtme i Frances),hodhi idene e krijimit te BE.Ai propozonte nje Europe federale te ngjashme me SHBA- n qe do te realizohej permes bashkimit ekonomik dhe shoqeror te popujve. Bashkimi Evropian është një bashkësi e disa shteteve Evropiane e themeluar me qëllim të lirisë së qarkullimit të mallrave. Në fillim të themelimit përbëhej nga një numër i vogël shtetesh. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, u bë paraqitja e kërkesave për anëtarësim nga shtete ish-komuniste. Edhe pse si organizatë gjithë-Evropiane është Këshilli i Sigurimit të Evropës, nga shumë vende të botës edhe BE njihet si organizatë gjithë Evropiane. Çfarë përmban ky punim? Ky punim është udhëzues mbi funksionimin e Bashkimit Evropian (BE). ‘Si funksionon BE-ja’: si merren vendimet në nivel të BE-së dhe kush i merr këto vendime. Në thelb të këtij procesi të vendim-marrjes janë institucionet e BE-së — siç është Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian — për të cilat mund të keni dëgjuar, si dhe institucione të tjera. Për të sqaruar se si funksionon BE-ja, ky publikim fillimisht sqaron si bëhet legjislacioni i BE-së. Pastaj pasqyron secilin nga institucionet e BE-së, si dhe agjencitë dhe organet që i mbështesin ato
  • 4. 4 1.Prezantimi i BashkimitEvropian 1.1 Historia e BE Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda, dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit 1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua me 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit 1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare.
  • 5. 5 Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore : -liria, siguria dhe drejtësia, -qytetaria e Bashkimit, -politika e jashtme, -institucionet e BE-së Gjate samitit të Nicës më 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe procedurat vendimmarrëse të BE-së. Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, datë kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm. Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare.1 2.FUNKSIONIMI I BASHKIMIT EUROPIAN Në thelbin e BE-së janë shtetet anëtare 28 vendet që i përkasin Unionit dhe qytetarët e tyre. Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe pavarësisë të të gjitha këtyre vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe përfitimet e madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praksë do të thotë se shtetet anëtare delegojnë një pjesë të kompetencave të tyre vendim-marrëse në institucionet e tyre të përbashkëta që ata kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me interes të përbashkët, mund të bëhen në mënyrë demokratike në nivel evropian. Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë federal si ai i Shteteve të Bashkuara dhe sistemit të lirshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar si ai i Kombeve të Bashkuara. BE-ja ka arritur shumë që nga krijimi i vet në vitin 1950. Ka krijuar tregun e vetëm të mallërave dhe shërbimeve që përfshin 28 vende me rreth 500 milionë qytetarë, të cilët janë të lirë të lëvizin dhe të vendosen aty ku dëshirojnë. Krijoi valutën e përbashkët euron tani një nga valutat kryesore në botë, e cila 1 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia
  • 6. 6 e bën tregun e vetëm më efikas. BE-ja është gjithashtu furnizuesi më i madh botëror i programeve për zhvillim dhe ndihmë humanitare. Këto janë vetëm disa nga arritjet e deritanishme. Për të ardhmen, BE-ja është duke punuar për ta nxjerrë Evropën nga kriza e tanishme ekonomike. BE-ja kryeson luftën kundër ndryshimit të klimës dhe pasojat e këtyre ndryshimeve; meqë ka në plan të rritet, ju ndihmon vendeve fqinje të përgatiten për anëtarësim në BE, është duke ndërtuar një politikë të përbashkët të jashtme, e cila do të ndihmojë në shtrirjen e vlerave evropiane në mbarë botën. Suksesi i këtyre ambicieve varet nga aftësia për të marrë vendime efikase dhe në kohë, si dhe aftësia për t´i implementuar ato mirë2 3.STRUKTURAT E BASHKIMIT EUROPIAN 3.1.Shtylla e parë - Komunitetet Evropiane -Shtylla e parë përbëhet nga tri Komunitetet Evropiane (Komuniteti Evropian, Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut dhe Euroatomi). Në momentin e themelimit të BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian mori emrin Komuniteti Evropian. Një ndryshim i tillë synon të shprehë kalimin nga një komunitet tërësisht ekonomik në një bashkim politik. Përfshirja e të trija komuniteteve në një shtyllë të vetme nuk nënkupton ndonjë unifikim të tyre. Shtylla e parë përfaqëson juridiksionin komunitar në formën e tij më të lartë. Brenda kuadrit të Komunitetit Evropian, institucionet komunitare mund të hartojnë normat komunitare në fushat përkatëse të veprimtarisë së tyre, të cilat zbatohen direkt mbi shtetet anëtare dhe kanë epërsi ndaj së drejtës së brendshme. Në zemër të KE-së qëndron tregu i përbashkët me katër liritë e tij themelore (liria e lëvizjes së personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit) si dhe rregullat mbi konkurrencën. 2 Nazmi Maliqi -ShkencatPolitike(skriptme tekste te zgjedhura),Shkup 2010
  • 7. 7 3.2.Shtylla e dytë - Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët Përpara hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi politik ndërmjet shteteve rregullohej nga marrëveshjet e vitit 1970 “mbi Bashkëpunimin Politik Evropian” si dhe nga Akti i Përbashkët Evropian. Këto marrëveshje parashikonin kon sultime të rregullta ndërmjet ministrave të jashtëm dhe kontakte të vazhdueshme ndërmjet departamenteve qeveritare. Megjithatë, të gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Përsa u përket çështjeve të sigurisë, bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet politike dhe financiarë. Megjithatë, krizat ndërkombëtare të viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta civile në ish-Jugosllavi) treguan se instrumente të tilla të politikës së jashtme nuk ishin në gjendje t’i siguronin Bashkimit Evropian ndikimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Me Traktatin e Bashkimit Evropian, Kryetarët Shteteve dhe Qeverive ranë dakord të zhvillonin një politikë të jashtme dhe sigurie të përbashkët. Pjesa më e madhe e vendimeve, në kuadër të kësaj politike, merren ende nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve. Megjithatë, janë parashikuar një sërë mjetesh të reja si, për shembull, pozicionet e përbashkëta, masat dhe veprimet e përbashkëta si dhe vendimet kuadër. 3.3.Shtylla e tretë-Bashkëpunimi në fushat e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme -Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare synon t’u ofrojë qytetarëve evropiane liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë. Bashkëpunimi gjyqësor ka të bëjë gjithashtu me lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në fushën e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. Njëlloj si në fushën e politikës e jashtme dhe sigurisë së përbashkët, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme zhvillohet jashtë kuadrit vendimmarrës të Komunitetit Evropian.3 3 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura
  • 8. 8 INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN 4.Këshilli Evropian Si institucion është themeluar prej vitit 1974 dhe thjeshtë thiret edhe Samiti Evropian.Edhe pse është trup i lartë në Union për krijimin e politikës së saj,nuk ka fuqi ligjëdhënëse.Kryesia e saj rrotullohet bashkarisht me Kryesin e Këshillit. Mbledhjet mbahen dy her në vit-në të marin pjesë shefat e shteteve dhe qeverive,ministrat për punë të jashtme dhe kryetarët e komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian. Këshilli Evropian pparaqet,në realitet institucion ndërqeveritar,e formuar me iniciativë të kryetarit të Francës Zhiskar Desten në vitin 1974 me detyrë themelore që ti forcoj proceset integruese në zgjerimin dhe forcimin e Unionit Evropian vecanërisht në lëminë e ekonomisë dhe politikës monetare. Vecanërisht rol të rëndësishëm Këshilli Evropian fiton pas marëveshjes së Mastrihtit,kurse për aktivitetin e vet është obliguar të paraqes raport me shkrim pas secilit Samit të Parlamentit Evropian. Sipas marrëveshjes së Lisbonit,Këshilli Evropian u qas në lidhjen e marëveshjes për stabilizim dhe asocim në Unionin Evropian për vendet e ashtuquajtura Ballkanit perendimor (Maqedonia,Shqiperia,Kroacia,Bosnja dhe Hercegovina,Serbia dhe Mali i zi). Republika e Maqedonisë marrëveshjen për stabilizim dhe asocim e nënshkruajti e para nga vendet e Evropës Juglindore në prill të vitit 2001.Përndryshe, Maqedonia me Unionin Evropian ka vendosur marëdhenië diplomatike që prej vitit 1995,me cka filloi procesin e bashkëpunimit në lëminë e tregtisë dhe transportit.Në vitin 1996 Maqedonia arriti anëtarsi të plotdrejtshme në Programin FARE. 4.1.Roli i Këshillit Evropian Këshilli Evropian në kornizat e Unionit Luan rol gjithnjë më të rëndësishëm.Ai jep raport para Parlamentit Evropian dhe rekomandon anëtare të reja për zgjerimin e Unionit Evropian.Vendimet themelore mundë të sjellen për një,më shumë ose të gjitha anëtaret-shtete ose ndërmarrje-kompani.Rekomandimet janë të obligueshme.Aktet ligjore dhe vendimet tjera
  • 9. 9 shpallen në gazeten zyrtare të Unionit Evropian,në të gjitha gjuhët zyrtare të anëtarëve të Unionit. Secili shtet-anëtar në selinë e Këshillit të Unionit Evropian në Bruksel përfaqësohet nga delegacioni nacional. Këshillin Evropian e përbëjn përfaqësues të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve- anëtare,kryetari dhe një anëtar i Komisionit Evropian dhe ministrat për punë të jashtme.Mbidhet cdo 6 muaj,kurse sipas nevojës 3-4 herë në vitë. Këshilli Evropian paraqet institucion të rëndëshishëm në Bashkimin Evropian në procesin integrues të Unionit.Kompetencat e tij nga aspekti politik-juridik nuk janë rigorizisht të caktuara dhe efikasiteti krijues i tij varet edhe nga përfaqësuesi i vendit që është kryetar i Komisionit Evropian. Roli tejet të rëndësishëm në instancët e fundit të Unionit Evropian ka në politikën e përbashkët të jashtmë-sigurisë dhe mbrojtjes Evropiane në ndërtimin e strategjisë,kurse tejet më pak,gati ndikim të parëndësishëm ka në bashkëpunimin gjyqsor dhe policor Evropian.Këshilli Evropian në Unionin Evropian ka rol të rëndësishëm në sferën ekonomike dhe politike në punësim me cka i miraton përfundimet. Prandaj Këshilli Evropian llogaritet për ndërtues i integrimeve Evropiane,vecanërisht ajo për Aktin e Përgjithshëm Evropian të vitit 1987.4 5.KËSHILLI I UNIONIT EVROPIAN Këshilli i Unionit Evropian ose deri vitit 1992 Këshilli i Ministrave,paraqet qendër kryesore të vendimeve të Unionit Evropian.Këshilli i Unionit Evropian sipas karakterit të tij të punës,është trup i lartë ndërqeveritar i Unionit Evropian i cili funksionon me shkallë të lartë të bashkëpunimit reciprok,solidaritet dhe besueshmëri në mardhëniet ndërmjet shteteve Evropian që e përbejn Unionin. 4 ZeqirjaIdrizi- Integrimetevropiane-Historia,Institucionet,Politikafq.81- Shkup2009
  • 10. 10 Krahas anëtarëve ekzistuese,edhe secila anëtare e re prfaqësohet në këshillin e Unionit Evropian përmes ministrit të punëve të jashtme, i cili është përgjegjës edhe para parlamentit të vet nacional ,dhe para mendimit publik të vendit të tij. Në kornizat e Unionit Evropian ekzistojn mbi 25 lloje këshillesh ndër të cilet më të rëndësishëm janë Këshilli i Përgjithshëm,Këshilli për cështje ekonomike dhe financiare,Këshilli për bujqësi,transport dhe lidhje për industi etj.Ato mblidhen 2-4 herë gjatë vitit. 5.1.Përbërja ,vendimet dhe roli i kryetarit te Këshilli te Unionit Evropian Kryesin e Këshillit e përbëjnë anëtarë nga secili shtet i Unionit dhe Kryetari ndrohet,respektivisht rrotullohet ne cdo 6 muaj-në janar dhe qershor secilin vit.Përfaqësimi konkret nga një anëtar prej secilit vend është kushtëzuar edhe në varshmëri të problemit që është në rend ditë të mbledhjes (bujqësi,financa,ekonomi,politik e jashtme etj). Sëlia e Këshillit është në Bruksel kurse në qershor dhe tetor secilin vit kryeson edhe ne Luksemburg.Këshilli ka sekretariatin e vet.Prej formimit të BE në vitin 1951,e deri ne sjelljen e aktit të përbashkët Evropian në vitin 1987,vlerësim i përgjitshëm për Këshillin e Ministrave është ngadalësia e tij kurse sipas mënyrës së funksionimit në masë të madhe është jotransparent. Vendimet e tij sjellen me shumic votash,kurse për cështje më të rëndësishme anëtarja e caktuar ka të drejtën e vetos. Në përgatitjen e mbledhjeve për Këshillin marin pjesë 2 komitete të përfaqësuesve të përhershëm,prej të cilëve komiteti i parë i përgadit mbledhjet dhe vendimet,kurse i dyti meret me cështjet teknike. Të dy komitetet kryesojnë njëherë në jave dhe pergadisin mbledhjet e Këshillit dhe praktikisht të gjitha aktet juridike për të cilat vendos Këshilli i Unionit Evropian,kalojnë nëpër të dy komitetet e përfaqësuesve të përhershëm. Roli i kryetarit te Këshillit ëshë që ta zgjerojn,forcojn dhe thellojn Unionin Evropian ,ti organizojn dhe kriesojn me mbledhjet,te gjej zgjidhje kompromise dhe të pranueshme me interes
  • 11. 11 të përbashkët të Unionit,te kujdesët vazhdimisht për bashkimin dhe kontinuitetin në proceset e vendimeve të tij. Këshilli i Unionit Evropian në vitn rrjedhes mbanë mbledhje mujore me qëllim që ti zgjidhin problemet e paraqitura,në përgatitjen të më parshme të komisioneve kompetente dhe grupeve punuese. Këshilli i Unionit Evropian aktivisht mer pjesë në përgatitjen dhe sjelljen e ligjeve te reja që duhet të zbatohen në kornizat e Unionit Evropian.Numri i anëtarëve të Këshillit të Unionit Evropian kur unioni kishtë 15 anëtarë ishte 87 (prej të cilëve vendet e mdhaja Gjermania,Franca,Britania e Madhe ,Italia nga 10 vota,kurse prej shteteve më të vogla nga 2-8 vota në varshmëri me të madhësis së vendit dhe nr te popullsisë),në zgjerimin vijues të Unionit Evropian nga 15 në 27 anëtar,numri i përgjithshëm do të rritështe në 345.5 6.PARLAMENTI EVROPIAN Parlamentin Evropian e perbejn 626 anetar te zgjedhur ne 5 vjet,nga te cilet nga Gjermania 99 anetar,Franca,Italia dhe Britania e Madhe nga 87 anetar secila,Spanja 64,Holanda 31,Belgjika,Greqia dhe Portugalia me nga 25 secila,Suedia 22,Austria 21,Danimarka dhe Finlanda nga 16,Irlanda 15,Luksemburgu 6 anetar.Parlamenti Evropian zgjidhet ne cdo 5 vite. Qendra e Parlamentit Evropian eshte ne Strasburg-Francë.Mban seance plenare mujore,ndersa ne Bruksel mbahen seanca të komisioneve. Sekretariati gjeneral i Parlamentit Evropian ndodhet ne Luksemburg. Parlamenti Evropian zgjidhet përmes votimit direkt universal në bazë të vulnetit politik të popujve të unionit Evropian dhe paraqet kuvendin më të madhë multinacional në botë.Parlamenti Evropian i përfaqëson 370 milion qytetar dhe praktikisht lenë,përvec tjerash,-kontroll të pushtetit ekzekutiv te unionit.Parlamenti Evropian paraqet garant për interesat Evropiane dhe 5 Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup2003
  • 12. 12 mbrojtjës të lirive të qytetarëve që realizohen përmes paragjykimeve dhe peticioneve personale dhe kolektive.Për atë qëllim Parlamenti emëron ndërmjetësues për funksionim administrativ.6 6.1.Roli i Parlamentit Evropian Parlamenti paraqet institucion domethënës e cila mban bashkëpunim i ngushtë me parlamentet kombëtare të shteteve-anëtare të unionit. Principet e pushtetit të Parlamentit janë të ndarë në tri kategori: 1.Pushteti Ligjvënës 2.Pushtetit Buxhetor 3.Kontrolli Ekzekutiv Në fillim ende që nga marrëveshja e Romës nga viti 1957 Parlamenti kishte rol konsultativ,kushtetues dhe përmes komisionit bëheshe propozimi,ndërsa këshilli i ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të bashkimit Evropian i cili pranonte kto propozime. Parlamenti përmes deputetëve të saj ka të drejtë ti plotëson dhe ti ndryshon propozimet e komisionit.Parlamenti mund ta ndal procedurën ligjvënëse paralelisht ose së bashku me Këshillin.Parlamenti jep pëlqimin e gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që i nënshkruan Unioni ,si dhe inkuadrimin kah Unioni Evropian të anëtarëve të rinj,marrëveshje asocim shoqërues me shtete tjera. 6.2.Komisionet e Parlamentit Evropian Ne Paralamentin Evropian funksionojnë 17 komisione : Komisioni për politik të jashtme,komisioni për buxhet,komisioni për kontroll të buxhetit,komisioni për liri dhe të drejtat e qytetarëve,komisioni për qështje ekonomike dhe moentare,komisioni për drejtësi dhe treg i brendshëm,komisioni për industri,komisioni për punësim dhe qështje sociale,komisioni për qështje ekologjike,komisioni për bujqësi dhe zhvillim rural,komisioni për peshkatari,komisioni për politikë regjionale,komunikacion dhe turizëm,komisioni për kultur rini,arsim,medja dhe 6 Paskal Milo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,eardhmja,Tiranë 2002
  • 13. 13 sport,komisioni për zhvillim dhe bashkëpunim,komisioni për qështje kushtetuese,komisioni për të drejtat e grave dhe komisioni për ankesa.7 7.KOMISIONI EVROPIAN Komisioni Evropian ka rol të rëndësishëm dhe e paraqet zemrën e Unionit Evropian,sepse nga ai rrezaton energjia dhe pulsi i institucioneve tjera,organeve,dhe trupave të Unionit Evropian. Komisioni Evropian funksionon me 20 komisarë dhe 16000 të punësuar në Komision. Këshilli i Unionit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë të lidhura përmes propozimeve të Komisionit. Komisioni Evropian kujdeset edhe rreptësisht i respekton ligjet dhe integritetin e tregut të përbashkëet,politikën që e udhëheq me sektorët e bujqësis dhe zhvillimit regjional janë të mbështetura dhe drejtuara nga Komisioni Evropian. Pastaj bën politika për bashkëpunim dhe zhvillim me shtete tjera evropiane nga Evropa Qendrore dhe lindore,nga Afrika,Karaibet dhe Pacifiku. 7.1.Roli i Komisarëeve ne Komisionin Evropian Komisarët kanë rol të rëndësishëm në Komisionin Evropian dhe propozohen nga qeveritë nacionale të shteteve anëtare të Unionit Evropian.Por prapë se prapë detyra themelore e tyre është që të punojnë për interesaë e Unionit Evropian,forcimin dhe zgjerimin e saj. Presidenti i Komisionit Evropian zgjidhet në pajtim e strukturat udhëheqëse të shtetit nga ku vjen dhe në konsultim dhe pajtim me Këshillin e Unionit Evropian dhe Parlamentin Evropian. Anëtaret tjerë të Komisionit zgjidhen nga 14 shtetet të Unionit dhe në bashkëpunim me presidentin e ri të Komisionit. Legjitimiteti demokratik i Komisionit kontrollohet nga Parlamenti Evropian dhe në rast të keqpërdorimit mund tua shpreh jo besimin dhe ti detyroj në dorëheqje kolektive.Në punët ë komisionit janë të kycur 16000 punëtor dhe për këtë arsye komisioni llogaritet si institucioni më i madh në Union,bile edhe në botë. 7 Institucionete BashkimitEvropian,(dokumente Franceze,Paris2005;përkthyerngaAmbasadaFranceze në Tiranë,2007)
  • 14. 14 Komisioni është i përbërë nga 26 drejtoritë gjeneralë dhe 15 shërbime speciale.Në krye të së cilit drejtorat gjendet drejtori gjeneral dhe bashkë më komisarin e marrin përgjegjësinë e plotë për punën drejtorati gjeneral. Komisioni Evropian është i përbërë nga 20 anëtar të ashtëquajtur komisar të cilët mblidhen një herë në javë në Bruksel,nga të cilët nga dy prej Gjermanisë,Francës,Britanisë së Madhe,Italisë dhe Spanjës dhe nga një prej anëtareve tjera.Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Nicës në Komision bëjnë pjesë nga një anëtar prej secilit shtete anëtar i unionit Evropian.Vendi i Komisionit Evropian është në Bruksel. Deri ne vitin 1993 emërohej "Komisioni" prej atëher me "Komisioni Evropian" dhe paraqet njërin prej organeve më të rëndësishme të Unionit Evropian. Me marrëveshjën e Mastriktit në vitin 1993 Komisioni funksionon si "Komision Evropian".Komisioni Evropian merr iniciativa për zgjerimin e Unionit Evropian e posacërisht ai është "ruajtës" i marrëveshjes të Unionit Evropian dhe pushtetit Ekzekutiv të unionit edhe Komisionit i është besuar realizimi i buxhetit të Unionit Evropian. Nga fillimi i vitit 2005 të gjitha shtetet e unionit Evropian do të kenë nga një përfaqësues në Komisionin Evropian,e cila numëron 27 anëtar dhe ku përdoret principi i rotacionit.8 8.GJYKATA EVROPIANE E TE DREJTAVE Gjykata Evropiane e të Drejtave kryesisht kujdeset për ruajtjen e të drejtëss së Unionit Evropian gjat zbatimit dhe sqarimit.Atë e përbëjn 15 gjyqtarë dhe 8 mbrojtës juridik .Mbajnë mbledhje me përbërje të plotë,me mundësi për formimin e këshilleve prej 3-7 gjyqtarë,kurse vendimet sjellen me shumic votash në mbledhjen të cilat janë të mbyllura për publikun. Mbledhjet mbahen në selin e tijë në Luksemburg.Gjyqi Evropian i të drejtavë së bashku me gjyqin e shkallës së parë e përbëjn sistemin gjyqsor të Unionit Evropian. Ky gjyq i të drejtave me krijimin e Bashkësis ekonomike Evropiane në vitin 1957 dhe Bashkësia Evropiane për energji Atokmike në vitin 1958,bëhet institucion i përbashkët gjyqsor Evropian i 8 BlerimReka,Studime Evropiane,Tetove 2004
  • 15. 15 Unionit Evropian,kurse anëtarët e saj i emrojnë qeveritë e vendeve-anëtare me mandat prej 6 vejtësh. Gjyqi Evropian i te drejtave edhe pse ende nuk është përgatitur kushtetuta Evropiane ,përmes gjygjit evropian të drejtave i sigurohet njëllojshmëri në shpjegimin e të drejtës së përbashkët Evropiane. 8.1Vendimet e Gjykates Evropiane të së drejtave Gjyqi bie vendime nga lëmi të ndryshme edhe ne rast të konflikteve dhe në të kundërshtime tëndryshme mund të sjell masa dënuese dhe të ndryshoj dhe anuloj vendime dhe zgjidhje me anë të votimit të shumicës dhe prandaj me të drejt llogaritet si institucion më i lartë i të drejtës në Unionin Evropian. Gjyqi i të drejtave funksionon deri në vitin 1989 kur Këshillit i shoqërua Tribunali i instancës së parë i cili i ndërmerr kompetencat për marrëveshjet dhe vendimet e të gjitha institucioneve të unionit. Kontrollën Kryesore të Unionit kanë 15 anëtarë nga shtetet-anëtare.Dhe selia e saj është në Luksemburg.Ai është i obliguar ti verifikoj harxhimet e Unionit dhe prandaj me të drejtë kontrollin e tyre e llogarisin për rojtar të financave. 9.GJYKATA E REVIZORËVE -Gjykata e revizorëve - kontrollon nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit, dhe nëse të gjitha shpenzimet e tij janë bërë në mënyrë legale dhe të rregullt dhe nëse me buxhetin e UE-së menaxhohet në mënyrë racionale. Gjykata është themeluar në vitin 1977. Detyra e saj është që vazhdimisht të kontrollojë nëse kanë arritur të gjitha të hyrat e Unionit Evropian dhe nëse të gjitha shpenzimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe të rregullt. Një nga funksionet kryesore të Gjykatës është që t’u ndihmojë autoriteteve buxhetore (Parlamentit evropian dhe Këshillit) me atë që për çdo vit u paraqet raport, për vitin paraprak financiar. Gjykata e revizorëve e jep mendimin e saj, para miratimit të normativave financiare të UE-së.
  • 16. 16 Gjykatën e përbëjnë nga një anëtar i secilit vend anëtar me mandat prej gjashtë vitesh, me mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës e zgjedhin kryetarin me mandat prej tre vitesh.Selia e Gjykjatës është në Luksemburg9 10.POLITIKA EKONOMIKE Bashkimi tregtar-Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj. Aktualisht është në përdorim një kurs i vetëm këmbimi në 16 anëtaret e eurozonës. E konsideruar si një ekonomi në vetme, BE gjeneron një GDP nominalë prej 18,39 trilion dollarësh amerikan që arrin gjeri në 22 % të output-it total ekonomik të botës në terma të purchasing poëer parity, gjë që e bën atë ekonominë më të madhe në botë për nga GDP nominalë dhe e dyta si bllok ekonomik tregtar. Është gjithashtu eksportuesi më i madh i mallrave (të mirave), importuesi i dytë më i madh dhe partneri tragtar më i madh i disa vendeve si India dhe Kina.Shtetet anëtare të BE kanë dizenjo pasaporte të standardizuara me fjalët “Bashkimi Evropian” në gjuhët anëtare (nacionalë). Dy nga objektivat kryesore të Komunitetit Ekonomik Evropian ishte zhvillimi i një tregu të përbashkët që u quajt më pas tregu i vetëm dhe bashkimi i doganave midis shteteve anëtare. Tregu i vetëm përfshin qarkullimin falas të të mirave, kapitalit, njerëzve, shërbimeve brenda BE dhe bashkimin e doganave që përfshinte aplikimin e një tarifë të vetme të jashtme për të gjitha të mirat që hynë në treg. Kur të mirat janë pranuar në treg, ato nuk mund të bëhen më subjekt i taksave doganore, diskriminuese apo kuotave të importit kur qarkullojnë brenda shteteve të BE. Shtetet jo anëtare të BE-se si Islanda, Norvegjia, Zvicra marrin pjesë në tregun e vetëm por jo në bashkimin doganor.- Kjo gjysme tregti është e mbuluar nga legjislacioni i BE. Lëvizja e lirë e kapitalit është menduar që të lejojë investimet si psh : blerja e pronave. Deri në bashkimin monetar kjo pjesë ka qenë shumë e avashte, me pas pati zhvillim të shpejte. Lëvizja e lirë e kapitalit deri tani është unikë sepse lejohet në mënyre të barabarte edhe shtete jo anëtare. Lëvizja e lirë e personave nënkupton që qytetaret mund të levizn lirisht ndërmjet shteteve anëtare për të jetuar, punuar, studiuar apo për të dalë në pension.10 9 ZeqirjaIdrizi- Integrimetevropiane-Historia,Institucionet,Politikafq.97-99- Shkup2009 10 Hivzi Sojeva:Ekonomiae aplikueshme,Fakulteti Juridik,Prishtinë,2004
  • 17. 17 KONKLUZION Bashkimi Evropian (EU) është i veçantë. Ai nuk është shtet federal si Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse shtetet e tij anëtare mbeten kombe sovrane të pavarura. Ai nuk është as organizatë e pastër ndër-qeveritare, si Kombet e Bashkuara sepse vendet e tij anëtare mbledhin diça prej sovranitetit të tyre — dhe në këtë mënyrë fitojnë fuqi të përbashkët dhe ndikim më të madh se sa po të kishin vepruar individualisht. Ato mbledhin sovranitetin tyre përmes marrjes së përbashkët të vendimeve nëpërmjet institucioneve të përbashkëta, si ai i Parlamentit Evropian. i cili zgjedhjet nga qytetarët e BE-së, Këshilli Evropian dhe Këshilli, të cilët përfaqësojnë qeveri kombëtare. Ata vendosin në bazë të propozimeve nga Komisioni Evropian, i cili përfaqëson interesat e BE- së si tërësi. Mirëpo, çfarë bën secili prej këtyre institucioneve? Si punojnë ata bashkë? Kush është përgjegjës për çfarë? Ky punim i jep të gjitha përgjigjet. Ai po ashtu paraqet një përmbledhje të shkurtër të agjencive dhe organeve të tjera që janë të përfshira në punën e Bashkimit Evropian. Qëllimi është që t’u jepen udhëzime të dobishme për vendimmarrjen e BE-s
  • 18. 18 LITERATURA E SHFRYTEZUAR Zeqirja Idrizi- Integrimet evropiane-Historia,Institucionet,Politika fq.6 - Shkup 2009 Blerim Reka ,Studime Evropiane,Tetove 2004 Arta Ibrahimi,Institucionet Politike të BE-se,Shkup 2003 PaskalMilo,Bashkimi Evropian-ideja,integriteti,identiteti,e ardhmja, Tiranë 2002 Institucionet e Bashkimit Evropian,(dokumente Franceze,Paris 2005;përkthyer nga Ambasada Franceze në Tiranë,2007) Hivzi Sojeva: Ekonomia e aplikueshme,Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2004 Nazmi Maliqi Shkencat Politike (skript me tekste te zgjedhura) Shkup 2010 https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Historia https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bashkimi_Evropian#Struktura