Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE

14,955 views

Published on

Projekt Biologji XI

Published in: Healthcare
  • It's safe to say that the BRP is the long lasting beneficial support that encouraged me to smile at life again and to re-open my heart for the joy and beauty it offers to all of us!  http://t.cn/A6Pq6OB6
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Sex in your area is here: ♥♥♥ http://bit.ly/39pMlLF ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Follow the link, new dating source: ❶❶❶ http://bit.ly/39pMlLF ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Be the first to like this

NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE

  1. 1. PROJEKT QELLIMI : Te mesojme si te ushqehemi mire per te patur nje trup e mendje te shendoshe . Objektivat : 1. Te mesojme si te ushqehemi duke u bazuar te piramida ushqimore . 2. Te njohim lendet ushqyese dhe rendesin e tyre 3. Te njohim disa nga semundjet e gjakut . 4. Te njihemi me semundjet qe shkakton kequshqyerja 5. Te njihem me IMT-en dhe te mesojme llogaritjen e saj .
  2. 2. PIRAMIDA USHQIMORE.
  3. 3. PIRAMIDA USHQIMORE • Mënyra e ushqyerjes konsiderohet si një nga shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa formave tumorale, sëmundje këto që vitet e fundit po përhapen në mënyrë mjaft shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimet e veta, nënvizon rolin e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të qenë të shëndetshëm dhe për të parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sëmundje. Në vendin tonë vitet e fundit sëmundje si: diabeti, sëmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po përhapen mjaft dhe për specialistët mendohet se një ndër shkaqet kryesore është një dietë jo e përshtatshme. Sot ne përdorim një dietë jo të përshtatshme me nevojat e organizmit. Dieta përmban shumë yndyrna, sheqer, kripë dhe është e varfër me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janë të përpunuara deri në atë pikë që nuk ngjajnë aspak me ushqimin natyralë. Për dr.Shefqet Deliallisi, i cili është i pari që studion në librin e tij “Ushqyerja dhe shëndeti. Shkenca e ushqyerjes”, duhet ditur se bazën e një ushqyerjeje të shëndetshme e përbën sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjalë të thjeshta: shmangni sasitë e tepërta ose të pakta të çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjë ushqim që i vetëm të sigurojë mjaftueshëm të gjitha elementët e domosdoshëm, për të garantuar shëndet. Prandaj është e nevojshme që dieta të përmbajë larmi ushqimesh, por kjo duhet bërë duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shëndetshme.
  4. 4. PIRAMIDA USHQIMORE.
  5. 5. Lendet Ushqyese • Objektivat 1. Te njohim disa nga lendet ushqyese 2. Te mesojme funksionet e tyre ne organizem 3. Te njohim disa nga karakteristikat e tyre te pergjithshme .
  6. 6. Lendet Ushqyese
  7. 7. LENDET USHQYESE • Me lendet ushqyese kuptojme te gjithe ushqimin qe nje person mund te haj dhe pije. I tere organizmi i njeriut eshte i perbere prej ketij ushqimi dhe se e tere energjia siguruar energjia vjen nga ushqimi. Ushqimi vepron ne trup si derivat, duke siguruar energji dhe substance kimike per levizje, rritje dhe mbajtje te shendosh te trupit. Cfare lloj ushqimi na nevojitet varet prej moshes, gjinise, ndertimit te trupit, nivelit te aktivitetit fizik dhe gjendjes shendetesore.
  8. 8. Yndyra • Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me thënë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djathë që mund të përmbaj nga 10 % deri në 80 % yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.
  9. 9. Yndyra • Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup.
  10. 10. Mineralet • Klori i natriumit Merr pjesë në proceset nervore dhe muskujt e indeve. I mban lëngjet në inde dhe e shpejton furnizimin e qelizave me ujë Mungesat shfaqen si: Tension i ulët Komplikime dhe mungesë e furnizimit me ujë në indet dhe qelizat e organizmit Kaliumi Shërben për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të trupit si dhe rregullon nivelimin e lëngjeve të trupit. Merr pjesë në përcjelljen e impulseve nervore dhe kontrollin e shtrëngimit të muskujve.
  11. 11. • Kalciumi Shërben për ndërtimin dhe forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Është i domosdoshëm për shtrëngimin e muskujve, thërrmimin e gjakut dhe përcjelljen e impulseve nervore. Për rregullimin fiziologjik të funksionimit të qelizave dhe të organizmit. Mungesat shfaqen si: Si bazë për zhvillimin e osteoporozës. Sëmundje të cilat janë të lidhura ngushtë me. mungesën e kalciumit në organizëm. Dhëmbë dhe eshtra të ndjeshme. Magnezi Shërben për aktivizimin e rreth 300 enzimave. Për funksionimin e rregullt të metabolizmit të yndyrës dhe të sintezës së albuminave. Pengimin aktiv të paraqitjeve të shtrëngimeve të muskujve. Mundëson punën normale të zemrës Mungesat shfaqen si: Rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Komplikimet në funksionimin e organeve jetësore. Probleme me lëkurën të shkaktuara nga stresi dhe ngacmimet Hekuri Është përbërja kryesore e hemoglobinës, e molekulave për përcjelljen e oksigjenit në gjak, e qelizave të muskujve dhe të disa enzimave, të cilat marrin pjesë në krijimin e energjisë për frymëmarrjen e qelizave Mungesat shfaqen si: Dobësim i gjakut (anemia), që mund të sjellë deri te dëmtimi i rëndë i shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Lëkurë e thatë.
  12. 12. Vitamina • Vitamina (lat.: vita = jetë) janë substanca organike të cilat janë të përhapura te bimët, shtazët dhe mikroorganizmat ndërsa njeriu i merr nëpërmjet ushqimit. Vitaminat kanë rëndësi sepse ruajnë dhe mirëmbajnë metabolizmin e organizmit
  13. 13. Llojet e vitaminave Viti i zbulimit Vitaminat 1909 Vitamina A (Retinol) 1912 Vitamina B1 (Thiamine) 1912 Vitamina C (Ascorbic acid) 1918 Vitamina D (Calciferol) 1920 Vitamin B2 (Riboflavin) 1922 Vitamina E (Tocopherol) 1926 Vitamin B12 (Cyanocobalamin) 1929 Vitamina K (Phylloquinone) 1931 Vitamin B5 (Pantothenic acid) 1931 Vitamin B7 (Biotin) 1934 Vitamin B6 (Pyridoxine) 1936 Vitamin B3 (Niacin) 1941 Vitamin B9 (Acidi folik)
  14. 14. Llojet e vitaminave • Vitaminat jane te ndara ne dy grupe: te tretshme ne uje dhe te tretshme ne yndyrna. • Te tretshme ne uje (vitamina C dhe Bcomplex) jane lehtesisht te absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaje apo ti akumuloje vitaminat e tretshme ne uje keshtu qe marrja e tyre ditore eshte e domosdoshme per te plotesuar nevojat . Vitamina B12 ben perjashtimnga ky rregull.Nqs marrja e saj ka qene e menjehershme melcia mundet ta ruaje ate per disa muaj. • Vitaminat e tretshme ne yndyrera (A, D, E dhe K)absorbohen nga ushqimet ne pergjithesi dhe ato te yndyreshme ne
  15. 15. • Emri proteinë rrjedh nga greqishtja “prota” dhe do të thotë i rëndësishëm. • Ato përbëjnë një pjesë të madhe të të gjithë organizmit tonë dhe luajnë efekte jetike. • Formohen nga vargje aminoacidesh të lidhur me lidhje peptidike. • Ka gjithsej 20 lloje aminoacidesh ku 9 jane themelore dhe 11 jo-themelore. • 9 proteinat esenciale nuk prodhohen dot nga trupi ynë prandaj është me shumë rëndës të merren nëpërmjet ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinash. • Proteinat jo-themelore prodhohen nga trupi ynë, por për prodhimin e tyre duhen proteinat e tjera që shërbejnë si katalizatorë.
  16. 16. Funksionet e proteinave • Formimi i organeve të brendshme si mëlcia, muskujt, ligamentet, kockat etj. Ruajtja e formës trupore. • Përbëjnë 15% të trupit tonë. • Shërbejnë si katalizatorë. • Transportojnë oksigjenon në gjak. • Marrin pjesë në transportin aktiv të lëndëve ushqyese. • Nga to formohen edhe antirupat që mbrojnë trupin nga sëmundjet. • Rregullimi i hormoneve dhe metobolizmit të ushqimeve.
  17. 17. • Karbohidratet (lat.:carbo-karbon, hidrat-ujë) janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1)..
  18. 18. Karbohidratet • Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna
  19. 19. Semundjet qe shkakton kequshqyerja Objektivat: 1. Te kuptojme termin e te ushqyerit . 2. Te njohim disa nga semundjet qe shkakton kequshqyerja. 3. Obeziteti dhe pasojat . 4. Te njohim 10 ushqimet kuder Hipertensionit
  20. 20. Te ushqyerit • Ushqyerja eshte nje proçes nepermjet te cilit merren dhe perdoren nga organizmi elementet kryesore te ushqimit.Ushqimi eshte nje nevoje baze fiziologjike dhe nje kusht i domosdoshem per nje shendet te mire.Trupi I njeriut ka nevoje per elementet kryesore ushqimore , te cilat ndahen ne shtate klasa : karbohidrate,proteina,yndyrna,vita mina , minerale,uje dhe fibra.
  21. 21. Semundjet e shkaktuara nga kequshqyerja • Disa prej sëmundjeve më të rrezikshme që vijnë si pasojë e të ngrënit pa kriter janë ato kardiovaskulare, hipertensioni dhe kanceret e ndryshëm që mund të jenë fatalë për jetën 1. Obeziteti 2. Anoreksia 3. Bulimia 4. Diabeti 5. Sëmundjet e veshkave 6. Kanceri i ovareve 7. Sëmundjet e tëmthit 8. Kanceri i gjirit 9. Sëmundjet e zemrës 10. Kanceri i zorrës 11. Sëmundjet e gjakut 12. Hipertensionit 13. Sëmundjet e arterieve të trururit
  22. 22. Obeziteti • Cfare eshte ? Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. • Faktore qe lidhen me obezitetin : Stresi, lodhja, trishtimi,Mosha,Disa ilace,Çrregullime hormonal,eNderprerja e pirjes se duhanit ,Mbajta e kileve te teperta te shtatzanise,Trashëgimia. o Si mundet njerezit obezit te humbasin kilet e teperta ? E para duhet te vendosin me siguri qe duan te humbasi kilet, ti nenshrohet nje seri analizave laboratike te gjakut ( p.sh kolisterol, hormonale etj ) per te indetifikuar shkakun e obezites dhe pastaj ti drejtohet nje dietologu i cili do pergatisi nje diete ne nevojat dhe zakonet e pacientit,perdorim I produkteve me pak sheqer dhe yndyrna, te beni stervitje cdo dite. 20- 30 min ecje ju ndihmon te keni nje peshe ideale
  23. 23. • Anoreksia - nenkupton nje deshire te egzagjeruar per te qen i dobet, duka pasur tendencen te ruash te njeten peshe trupore perkohesisht. Personat te cilat kane anorexi prezentojne nje imazh te deformuar mbi trupin e tyre duke e konsideruar veten shume me te trashe se sa jan ne realitet dhe ne periudhat kur jan shume nen peshten normale. Kto persona hane shume pak, preferojne frutat dhe perimet, evitojne sa me shume sheqernat dhe pastat, mishin dhe djathrat sic dhe gjellen e gatuar.
  24. 24. • Bulimia eshte e ngjashme me anoreksine,por ka disa ndryshime.Bulimiket nuk humbasin shume ne peshe dhe ne te vertete ata jane pak mbipeshe.Gjithashtua ata jane te shqetesuar per masen e tyre trupore dhe duan te dobesohen.Ata kane shpesh nje babezi per te ngrene,konsumojne sasi te madhe karbohidratesh ne nje periudhe te shkurter kohe dhe perdorin laksative qe shtojne jashteqitjen per te eliminuar ushqimin qe kane ose provokojne te vjella.Bulimia nervore prek me shume adoleshentet.
  25. 25. Diabeti • Diabeti ne mjekësi Diabetes mellitus në shqip njihet edhe si "sëmundja e sheqerit“ • Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së tajitur nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus):hiperglikemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglikemia (niveli i ultë i glukozës).
  26. 26. Te jetuarit mire • Dhjete ushqimet kunder hipertensionit . • 1-Ne vendin e pare nje aleat qe nuk do ta prisnim: çokollata e hidhur • . 2-Ne vendin e dyte thjerezat 3 • -Te gjitha llojet e frutave apo perimeve dhe ne veçanti bananet apo fruta e perimet te pasura me potaz • . 4- Ne vend te katert dritherat, te cilat ndihmojne ne rregullimin e tensionit te larte • . 5- Ketu gjejme prodhime te ndryshme te qumeshtit te perpunuara ne menyra te ndryshme. • 6. Fasulet dhe te gjitha derivatet e tyre • 7. Arrat- burim i fuqishem antioksiduesish dhe acidesh yndyrore. • 8. Peshku me permbajtjen e omega 3 luftojne tensionin e larte. • • 9 . Pak e njohur por e dobishme, patatja ngjyre vjollce • 10. Mbyll klasifikimin panxharin roze, sidomos lengu i tij.
  27. 27. Gjaku dhe semundjet e tije • Objektivat 1. Te njohim gjakun dhe perberesit e tije . 2. Te mesojme funksionet e gjakut ne organizem . 3. Te njihemi me semundjet e gjakut dhe pasojat .
  28. 28. Gjaku është një ind lidhor i lëngshëm . Trupi i njeriut përmban rreth 5-6 litra gjak. Gjaku mirëmban funksionet e organeve te tjera te trupit nëpërmjet transportit te oksigjenit dhe lëndëve ushqyese.Kjo falë punës mekanike të muskulit te zemrës .Gjaku përmban eritrocide(qelizat e kuqe),trombocide (pllakëzat e gjakut),leukocide(qelizat e bardha),plazma në të cilën notojnë qelizat.Qelizat e kuqe përmbajnë hemoglobinën,përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit.
  29. 29. Funksionet • Furnizimi me oksigjen i indeve. • Furnizon trupin me materie ushqyese,(glukoza,aminoacide,acid e yndyrore). • Largimin e gazrave dëmtuese dioksid karboni,acid laktik. • Transportues I hormoneve dhe sinjalizimi për dëmet e indeve. • Ka rol mbrojtës në organizëm nga sëmundjet
  30. 30. SĒMUNDJET Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut,dhe në sëmundjen e saj kemi prishje të funksionit të saj si pompa.Kur zemra nuk funksionon si duhet ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjes të ndryshme të organizmit.Kjo çon në infrakt dhe ngushtimin e enëve të gjakut,pra mund të shkaktojë vdekje ose gjymtime të organeve të ndryshme të trupit të.
  31. 31. Hipertensioni • Hipertensioni është rritja e shifrave të trysnisë së gjakut. Shkaku kryesor është humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.Por megjithate nuk ekziston dicka ekzakte sepse hipertensioni mund te shkaktohet nga ndonje infeksion I ndonje organi te brendshem.Gjate stines se veres,shtypja e gjakut stabilizohet per shkak te temperaturave te larta ,organizmi bymehet,ndersa gjate dimrit ajo ngrihet per shkak te tkurrjes.
  32. 32. Migrena Migrena eshte nje nder shfaqet me te shpeshta te dhimbjes se kokes.Kjo dhimbje shkaktohet nga enet e gjakut te trurit kur ato nuk punojne normalisht.Enet e zgjeruara te gjakut ne koke jane nxitesi i pare per dhimbjen e migrenes.Nje ne 4 gra dhe nje ne 12 burra mund ta perjetoje kete dhimbje.Migrena eshte dhimbje e perqendruar,e cila shtohet ne pjesen e pasme te kokes dhe sidomos ne nyjen mes kokes dhe qafes.Me migrene nenkuptohen nje vale dhimbjesh akute, te nje gjysme te kokes ,shpesh te shoqeruara nga te vjella dhe marramendje.
  33. 33. Arterioskleroza • Arterioskleroza ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër.Shkaktohet nga trashja dhe ngurtesimi murit te arterieve.Zgavra e artierieve zvogelohet,keshtu edhe sasia e gjakut qe e pershkon ate ,pakesohet.Indet vuajne per oksigjen dhe lende ushqyese .Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmeti që janë 1,me ritëm të shtuar ose takikardi 2,me ritëm të ngadaltë bradiokardi.Prek zemren , trurin dhe mund te shpjeri gjer ne vdekje.
  34. 34. Talesemia • Talesemia sëmundje e karakterizuar nga një defekt gjenetik i sintezës së hemoglobinës, proteina e rruazave të kuqe të gjakut .Prodhimi i pamjaftueshëm i hemoglobinës çon në dëmtimin e organeve të brendshme.sic eshte edhe zemra.Pacienteet qe vuajne nga talasemia jane te varur nga transfuzionet periodike te gjakut,pasi ky eshte I vetmi mjekim I pershtatshem sot per sot per pacientet talasemik.
  35. 35. Leuçemia • Leuçemia kanceri i gjakut ,karakterizohet nga prezenca e disa celulave jo normale ,quhet ndryshe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore.Ketu kemi shumic të rruazave të bardha dhe pakic të rruazave të kuqe.Në shumicën e rasteve kjo sëmundje shkakton dhimbje të forta koke, lodhje fizike, takikardi,dhe personat e prekur janë shumë të zbehtë.Shërimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti.Kemi dy lloje leuçemie ,1.leuçemia akute,2.leuçemia kronike. • Akute bazohet kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. • Kronike përkeqësimi ndodh në mënyr të ngadaltë.
  36. 36. Anemia • Anemia ose pagjakësi.Ndikon në zvogëlimin e masës së eritrociteve në gjak ,kemi humbje të normës normale të gjakut.Shoqerohet me humbje te nje sasie te konsiderueshme te sasis se hemoglobines. Disa nga shenjat më të dukshme janë këputje,lodhje,marrje mendësh,zverdhje të pjesëve të ndryshme të trupit etj.Kjo vjen si pasoje e pamjaftueshmerise se hekurit,hemoragjive,helmimeve.
  37. 37. BMI : Body mass index Indeksi i masës trupore - IMT
  38. 38. • Llogaritja e Indeksit te Mases Trupore behet lehte me ane te nje formule te thjeshte matematikore • Indeksi I Mases Trupore njohur ndryshe BMI, ky indeks percaktohet nga perpjestimi I peshes me (lartesin ne meter)2
  39. 39. • Nje BMI I shendetshem varion nga 18.5 ne 24.9. nje rezultat poshte 18.5 tregon se jeni nen peshe, apo nje rezultat siper 24.9 tregon se jeni mbi peshe ne raport me lertesin e trupit tuajIMT IMT 30 + Obezitet IMT IMT 25.00-29.99 Mbipeshe IMT IMT 18.50-24.99 Normale IMT IMT Nen 18.5 Nenpeshe
  40. 40. KONKLUZIONI • Mbas mbarimit te ketije projekti ne jemi te afte te njohim semundjet qe prekin trupin tone dhe si te ruhemi nga to. Por me e rendesishmja eshte parandalimi I nje semundjeje dhe per kete na ndihmon IMT-ja , njohja me rendesin e lendeve ushqyese ndikimi ne organizem , dhe sasin e marrjes se tyre . Te gjitha keto I permbledhim me nje term “Ushqyerje e mire” qe na ndihmone shume te kemi nje trup e mendje te shendoshe .

×