Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

vendlindja ne kohet me te hershme

1,960 views

Published on

vendlindja ne kohet me te hershme

Published in: Education
  • Login to see the comments

vendlindja ne kohet me te hershme

  1. 1.  Nëntema: Vendlindja në kohët më të hershme Anëtarët: Koralda Basha (Lider) Sara Hajdari Sindi Paja Gledisa Beqiri Bruno Guga Gejsi Toska
  2. 2.   Të njohim historinë e vendlindjes në kohët më të hershme.  Të mësojmë kur daton fillimi I jetës njerëzore në territoret shqiptare dhe në qytetin e Elbasanit.  Të njohim paraardhësit tanë dhe banorët e hershëm të qytetit të Elbasnit.  Të mësojmë më shumë mbi historinë e pellazgëve dhe ilirëve. Objektivat:
  3. 3. Burimi I informacionit Internet: http://sq.wikipedia.org https://www.shqiperia.com/ http://oedsh.org/pdf/HistoriaePopullitShqiptar.pdf http://feelalbania.blogspot.com/p/fillimet-e- qytetit.html
  4. 4. * *Gjurmët më të hershme të qenies së njeriut në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket paleolitit të mesëm (100,000-30,000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejtë me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Tipi fizik I njeriut në këtë kohë ishte ai I neandertalit.
  5. 5. OBJEKTET ARKEOLOGJIKE TE PERIUDHES SE PALEOLITIT : OBJEKTE PREJ GURI STRALLI
  6. 6. Vegla pune prej stralli (kruese,prerese,shpuese, gerryese)
  7. 7. *Gjate paleolitit te larte (30,000 – 10,000 vjet p.K) pati nje shtrirje me te madhe te vendbanimeve ne gjithe territorin e Shqiperise, si ne Xare, Konispol, Shen Marine, Kryegjate, Rreza e Dajtit, Gajtan etj. Ne keto vendbanime jane gjetur fosile kafshesh, mbeturina te zjarrit, si dhe vegla pune prej stralli, te cilat deshmojne per persosjen e teknikes se punimit te veglave te punes. Kjo u shoqerua me ndryshimin e pershkallezuar te vete njeriut, i cili u shkeput perfundimisht nga bota e kafsheve, duke forumuar homo sapiens-in (njeriun e sotem). *Territori i vendit tone vazhdoi te banohej edhe gjate epokes se mezolitit (gurit te mesem 10,000-7000 vjet p.K ) dhe kjo deshmohet dhe nga mbeturinat e veprimtarise njerezore ne shpellen e Konispolit, nga vendbanimi i Vlushes (Skrapar) dhe i Kryegjates. Ne keto stacione jane zbuluar vegla stralli me forma tipike mezolitike.
  8. 8. * Objekte guri të lëmuar Objekte druri dhe kocke Objekte briri
  9. 9. Janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, në Cakran, në Vashtëmi, në Burimas, në Podgorie, në Barç e në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës prehistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeoklimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit t’i lëshonte vendin një klime më të butë, tani merr pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.
  10. 10. Ojektet Arkeologjike te periudhes Neolitike : Neoliti I hershem Neoliti I mesem Neoliti I vone
  11. 11. PELLAZGËT  'Pellazgët janë sipas mitologjise greke (të trashëguar nga populli para-helen pellazg), "Pelasgus" ishte njeriu i parë... pelargu ose njerëzit që jetonin nëpër pellgje (sea people); ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.  Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendas dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik.Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Gjuha e tyre quhet pellazgjishtja. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.
  12. 12. * *Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve. *Në shek. e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të v.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore. *Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.
  13. 13. * *Albanët *Arbërit *Ardianët *Atintanët *Dalmatët *Dardanët *Dasaretët *Desidiatët *Dokleatët *Dorsejtë *Enkelejtë *Eordejtë *Epiriotët *Japigët *Japodët *Kaonët *Labeatët *Istrët *Liburnët *Mesapët *Molosët *Paionët *Partinët *Pirustët *Penestët *Taulantët *Thesprotët
  14. 14. Fillimet e qytetit të Elbasanit.  Historia e qytetit e ka zanafillën në shekullin e II-të pas Krishtit. Në atë kohë kjo qendër antike e ka nisur jetën e saj si një pikë e intenerarit të “Via Egnatias” dhe në shumë dokumente historike përmendet me emrin “Skampis”. Ekzistenca e “Skampis” si qendër është shumë e lidhur me Via Egnatia. “Skampis” ka qenë në kryqëzimin e arterieve që lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin. Duke patur një pozitë të favorshme gjeografike shpejt u kthye në stacion kryesor të rrugës Egnatia dhe përmendet si qendër urbane, ushtarake e peshkopale.
  15. 15. * *Kalaja e qytetit datohet e ndërtuar në fund të shekullit të III-të e fillimit të shekullit të IV (vitet 284 dhe 305) të erës sonë, në kohën e sundimit të perandorit Dioklician. Ajo është e ndërtuar tërësisht sipas teknikës Romane në formë të një katërkëndëshi me dimension 308 x 348 m me trashësi muri në nivelin e poshtëm 3 m. Nga jashtë rrethohej me një hendek me gjerësi 11 m. Via Egnatia kalon përmes kësaj kalaje. Mendohet se ky ndërtim është bërë si fillim për strehimin e një legjioni, i cili duhet të siguronte lëvizjen në rrugën Egnatia. Ky fakt vërtetohet me ekzistencën e një guri mortor i legjionarit Mark Sabidi i gjetur në vitin 1922, në të cilin pasi flitet për jetën e tij përmendet dhe emri “Skamp”. Guri i takon shekullit të II- të pas krishtit.
  16. 16. Shekullit V – VI  Nga të dhënat historike tregohetse ” SKAMPINI” gjatë shekullit të V-të kishte një zhvillim në të gjithë fushat. Mbështetur në disa dokumenta të arkivit të Muzeut të qytetit që bënin fjalë për ekzistencën e një mozaiku në afërsi të rrapit , gjatë vitit 2007-2008 me inisiativën e Bashkisë Elbasan në vendin e quajtur Bezistani, u kryen gërmime në sipërfaqe relativisht të kufizuar. Gërmimet në thellësi afro 2m nxorrën në dritë një bazilikë e cila nga vlerat është e veçantë në llojin e vet për mozaikun i cili me koloritin e tij e dallon nga të tjerët. Interesante në këtë zbulim është gjetja e një afresku të veçantë jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë Europën që ka paraqitur interes për shumë vizitorë brenda dhe jashtë vendit. Bazilika i takon shek të V – VI pas Krishtit. Punimet kërkuese arkeologjike në këtë objekt vazhdojnë.
  17. 17. • “Via Egnatia”, rrugë që është vazhdimi i Via Appias fillon nga Roma antike deri në Brindisi. Në vendin tonë kjo rrugë fillon me dy degëzime (respektivisht në Apollonia dhe Dyrrahu), të cilat bashkohen me “Skampis” në bregun e majtë të përroit të Zaranikës. Më tutje ajo vazhdon në jug-lindje pikërisht në veri të Ohrit dhe ka gjurmë të plota deri në Selanik e më tutje Turqi. Kjo rrugë mendohet se është ndërtuar midis viteve 146 - 120 p.e.s. • Gjatë periudhës së dyndjeve barbare të shekullit të VI e të VII dhe të migrimit Sllavo Bullgar rruga Egnatia u bllokua, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij.
  18. 18. Zbulohen afër mureve të Kalasë së Elbasanit dy varre të lashta ilire  Dy varret ilire që u zbuluan afër mureve të kalasë, sipas specialistëve, do të jenë objekt i ardhshëm i studiuesve të fushës së arkeologjisë.  Ky është një zbulim i rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por për Ballkanin dhe më gjerë, është një bazë shumë e mirë për ngritjen e një muzeu arkeologjik.
  19. 19.  Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit,. Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Dita e Verës

×