SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
1

DEPRESIONI
CESHTJET

Faqe

1. PERKUFIZIMI…………………………………………...………………...................….2
2. Çfarë është depresioni.............………………………....…………………........................2
3. Çfarë nuk janë depresionet…………………………………………….............................2
4. Cilat janë simptomat e depresioni...……………………………………………...............3
5. Llojet / Tipet e depresioneve………………………………………...................................4
5.1. Çrregullim sezonal (SAD)……………………………………………………….............4
5.2. Depresioni paslindjes (post-natal)…………………………………………….…...........4
5.3. Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) ……………………….....................................4
6. Komorbiditeti: Ankthi.........................................................................................................5
7. Depresioni dhe dhimbjet trupore.......................................................................................5
8. Etiologjia, prevalenza..........................................................................................................5
9. Trajtimi................................................................................................................................6
10. Psikoterapia.......................................................................................................................6
11. Terapia me Njohjet e Sjelljes (terapia kognitive e sjelljës).............................................7
12. Medikamentet....................................................................................................................7
13. Terapia elektro-konvulsive (tronditëse)...........................................................................8
14. Terapitë plotësuese dhe alternative .................................................................................8
15. Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?.............................................................8
16. Depresioni shkurtimisht ...................................................................................................9
REFERENCAT....................................................................................................................10
2

Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur
me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë.

Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore
Çfarë është depresioni?
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion
kompleks me simptoma të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin,
motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë
të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe
pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet)
kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra
domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen
gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji
dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për
detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative.
Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të
fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë
arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell
freskim e as çlodhje. Madje mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi
që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Nga dreka gjendja mund të
përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e
mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.”
Çfarë nuk janë depresionet ?
Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion.
Depresionet dallohen nga pikëllimi kështu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth
diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për
asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të
shtrirë.
3

Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse merret pjesë në një varrim si
person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt
pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për
jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit,
atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin.
Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë
gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit
përjetojnë që kohë të shkurtër pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta
dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë
nuk mundet.

Cilat janë simptomat e depresionit?
Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një
numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe
kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga
depresioni mund:


të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës



të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension



ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm



të kenë mungesë të vetësigurisë



të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste



të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar



të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë



kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime



të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm



ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e
tejzgjatur
4



ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe
humbin peshë



nuk kënaqen me aktivitete



të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale



pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera



kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)



ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme



kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë



shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje



kanë mendime të shkreta dhe pesimiste



kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)

Llojet / Tipet e depresioneve
Çrregullim sezonal (SAD)
Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve te
dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye trajtimi i këti lloj
depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroj një
kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë.
Depresioni paslindjes (post-natal)
Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e
shumta të nivelit të hormoneve.
Depresioni manik (Çrregullimi bipolar)
Kjo shkakton tek njerëzit episode të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi
ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.
5

Komorbiditeti: Ankthi
Udhëzime të tjera për të vlerësuar rrezikun mund të merren, nëse personat e prekur nga kjo
pyeten, se në përgjithësi a mendojnë në mundësinë e një suicidi (vetëvrasje) apo a kanë edhe
plane konkrete se si do ta bënin këtë. Sa më konkrete që të jenë planet, aq më i madh është
rreziku. Ky rrezik është edhe më i madh, nëse personat përkatës kanë bërë përgatitje, për
shembull tek mjekët e ndryshëm kanë marrë receta për barna për gjumë ose janë furnizuar me një
armë apo me një litar.

Depresioni dhe dhimbjet trupore
Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu
bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kyçeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja
shtypjeje në hapësirën e krahërorit, ndjenja se nuk mundet të mirret frymë tërësisht (e cila shpesh
përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në
tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe
gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë
në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen.
Si mund të shkaktohet depresioni? / Cfare e shkakton depresionin
Shkaqet e depresionit varen shumë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në
shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në episodin e parë të
depresionit. Çfarë ka ndodhur në fëmijëri mund të ketë veprim të thellë se si ndjehet personi për
veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta
shkasin depresionin, po ashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që
shkaktojnë depresionin. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat
tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me
shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të çojné
drejt depresionit. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion. Prevalenza:
Depresioni – një sëmundje e shpeshtë, Gratë janë tre herë më te predispozuara për tu bërë të
6

depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë per seksin femër mund te jetë për shkak te
ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku për burra është me i ulet, në seksin mashkull depresioni mund të
kalojë pa u diagnoztikuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me
pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios për seksin
mashkull qe janë katër herë më të predispozuar te vrasin vetën se sa femrat. Te moshuarit:
Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të
kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet
patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.
Trajtimi
Depresioni nuk është një pjesë normale e jetës por është një sëmundje që duhet kuruar sa më
shpejtë. Një nga mënyrat e kurimit është ajo nepermjet ilaceve antidepresive. Shumica e
pacientëve mund t’i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri
ne dy javë. Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm, atyre ju
ofrohen ilaçe kundër depresionit si zgjidhje e parë trajtimi.
Psikoterapia
Psikoterapia është terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra se si t’i përballoni
problemet që ju i përjetoni. Qëllimi është që të ju jap mundësi që të punoni për një jetë më të
kënaqshme dhe më të pasuruar. Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar
depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.Terapia psikodinamike, shikimi i
traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion.
7

Terapia me Njohjet e Sjelljes (terapia kognitive e sjelljës)
Kjo është terapi në formë të bisedës që ju ndihmon të idetifikoni problemet dhe t’i kaloni
vështërsitë emocionale. Terapeuti ju ndihmon që t’i identifikoni lidhjet në mes mendimeve tuaja,
se çfarë pasoja ato kanë në ju dhe si ju silleni. Kjo terapi ju ndihmon të zhvilloni shkathtësi
praktike, ju bën të mundur të shqyrtoni çka shtrihet në rrënjë të ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo
terapi zakonisht praktikohet nga psikologët, normalisht referimi / udhëzimi nga mjeku i
përgjithshëm është i nevojshëm.

Medikamentet
Ilaçi kundër depresionit (antidepresivat) është trajtimi mjekësor më i rëndomtë për depresion.
Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë
depresionin, por i lehtësojnë simptomat të cilat mund të ndihmojnë të tejkaloni depresionin.
Medikamentet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të
papëlqyera anësore. Disa medikamente kundër depresionit janë të rrezikshme kur përdoren me
medikamente të tjera dhe mund të përjetohen simptoma të papëlqyera kur i ndalon ato. Trajtimi
me ilaçe përshpejton shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe
nuk shkaktojnë varësi. Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet
zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas
shërimit sepse simptomat shfaqen sërish me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve. Trajtimi me ilaçe
zgjat zakonisht gjysmë deri në një vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo
ditë. Për përfundimin e medikamenteve duhet të këshillohet me mjekun.Në fillim të përdorimit të
medikamenteve antidepresive mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore
mund të jenë ndjenja e të vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje.
Efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet.
Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdoren dhe ilaçe gjumi
ose ilaçe që ulin angështinë.
8

Terapia elektro-konvulsive (tronditëse)
Ky trajtim zakonisht jepet për njerëzit që janë në depresion të ashpër dhe të cilët nuk kanë
reaguar nga ilaçet. Ky trajtim ndodh duke marre anestezion të përgjithshëm dhe pastaj korrenti
elektrik kalon nëpër tru dhe shkakton tronditje sikurse një sulm epileptik. Është trajtim
kundërshtues dhe mund të ketë efekte shumë të papëlqyera sikurse humbjen e kujtesës.

Terapitë plotësuese dhe alternative
Ka lloje të ndryshme të terapive plotësuese dhe alternative, të cilat mund të jenë të dobishme për
ta shëruar depresionin. Ilaçet bimore kundër depresionit siç është Hipericum mund të ju
ndihmojë për gjendjen shpirtërore. Ky lloj medikamenti është bërë shumë i popullarizuar. Terapi
te tjera si akupunktura dhe homopathia po ashtu përdoren si trajtime të depresionit.
Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?
Njerëzit që janë në depresion shpesh tërhiqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t’i
pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të
bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë trajtime përkatëse. Natyra e
depresionit bën të ndjehen të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin që është në
depresion të kërkojë ndihmë. Njerëzve që janë në depresion nganjëherë ju duhet dikush që
kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me
simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo thjeshtë duke kaluar kohë me ata. Ju
mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar
të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të ndryshojnë që të mund ta përballojnë
depresionin. Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në depresion ju ndoshta duhet të merrni
vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen
për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre duke ju blerë gjërat që ju duhen, pregatitni
ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duhet t’i inkurajoni ata të bëjnë këto
punë.
9

_____________________________________________________________________________
Depresioni shkurtimisht


Depresioni është një sëmundje që duhet të merret seriozisht. Depresioni shoqërohet mes
tjerash me disponim të pikëlluar, gjendje frike, shqetësim të brendshëm, pengesa në të
menduarit dhe në gjumë. Ai karakterizohet nga çrregullim i metabolizmit në tru.



Pikëllimi (mërzia) ose disponimi i pikëlluar, për shembull pas një humbjeje të rëndë, nuk
është depresion, sipas kriterieve diagnostike depresivët nuk mund të gëzohen dhe kanë
vështirësi të mëdha që t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.



Depresionet shoqërohen shpeshherë me dhimbje trupore.



Depresionet munden të dallohen kryesisht me ndihmën e pyetjeve të qëlluara



Ndjenjat e paarsyeshme të fajit bëjnë pjesë në shënjat kryesore të një depresioni



Tek disa njerëz, më shpesh tek burrat, një depresion mund të tregohet edhe krejt ndryshe.
Në vend të pikëllimit dhe mbylljes këta persona reagojnë me agresivitet, zemërim ose
konsumim të shtuar të alkoolit.



Depresivët, sikurse të gjithë njerëzit e sëmurë rëndë, kanë nevojë për mirëkuptimin dhe
përkrahjen nga rrethi i tyre.



Depresionet janë të shërueshme. Për trajtim qëndrojnë në dispozicion medikamente që
ngrisin disponimin (antidepresivët) dhe forma të ndryshme të terapisë përmes bisedave.



Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë. Kryesisht kalojnë disa ditë e deri disa javë deri
tek përmirësimi i dhimbjeve.



Antidepresivët trajtojnë shenjat (simptomat) e depresionit. Prandaj ato duhet të merren për
aq kohë sa zgjat sëmurja.



Depresionet që shpeshherë riparaqiten mund të trajtohen në mënyrë parandaluese.



Depresionet shpesh janë shkaqe të veprimeve suicide (suicid = vetëvrasje). Rreziku suicid
mund të dallohet me kohë dhe të rrezikuarit nga suicidi duhet sa më shpejt që mundet të
shkojnë në trajtim mjekësor.
10



Për të rrezikuarit nga suicidi (vetëvrasja) krahas këshillimit nga mjeku shtëpiak ose
specialisti qëndrojnë në dispozicion qendra të intervenimit krizor, shërbime psikosociale
ose përkujdesja e përmes telefonit.

_________________
Referencat:


Davison & Neale: Klinische Psychologie



DSM IV



ICD 10



depresion.ch



multikulti.org.uk

More Related Content

What's hot

3. fizika-e-materialeve
3. fizika-e-materialeve3. fizika-e-materialeve
3. fizika-e-materialeveNurten Deva
 
Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4Stiven Baci
 
Enzimat e estriksionit
Enzimat e estriksionitEnzimat e estriksionit
Enzimat e estriksioniterisa shkembi
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesekonomia
 
"Konflikti" Mr.Driton Sylqa
"Konflikti" Mr.Driton Sylqa"Konflikti" Mr.Driton Sylqa
"Konflikti" Mr.Driton SylqaValdet Shala
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreAlbanë Temaj
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizativeJozef Nokaj
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMuhamet Sopa
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havollifatonbajrami1
 
Punim Seminari - Shkrim akademik 2
Punim Seminari - Shkrim akademik 2Punim Seminari - Shkrim akademik 2
Punim Seminari - Shkrim akademik 2Ermon Cërvadiku
 
Te dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primareTe dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primareVeton Sopjani
 
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaBazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaMenaxherat
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doccoupletea
 

What's hot (20)

3. fizika-e-materialeve
3. fizika-e-materialeve3. fizika-e-materialeve
3. fizika-e-materialeve
 
Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4
 
Enzimat e estriksionit
Enzimat e estriksionitEnzimat e estriksionit
Enzimat e estriksionit
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 
PUNIM SEMINARIK
PUNIM SEMINARIKPUNIM SEMINARIK
PUNIM SEMINARIK
 
Organizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjesOrganizimi i ndermarrjes
Organizimi i ndermarrjes
 
"Konflikti" Mr.Driton Sylqa
"Konflikti" Mr.Driton Sylqa"Konflikti" Mr.Driton Sylqa
"Konflikti" Mr.Driton Sylqa
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
 
Punim Seminari - Shkrim akademik 2
Punim Seminari - Shkrim akademik 2Punim Seminari - Shkrim akademik 2
Punim Seminari - Shkrim akademik 2
 
Analiza Konkuruese Stm3
Analiza Konkuruese Stm3Analiza Konkuruese Stm3
Analiza Konkuruese Stm3
 
Te dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primareTe dhenat sekondare dhe primare
Te dhenat sekondare dhe primare
 
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaBazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
 
Ndotja akuustike
Ndotja akuustike Ndotja akuustike
Ndotja akuustike
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
 
Llojet e drogave
Llojet e drogaveLlojet e drogave
Llojet e drogave
 

Viewers also liked

Viewers also liked (20)

Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni
Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Stresi
Stresi Stresi
Stresi
 
Stresi
StresiStresi
Stresi
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Vrasje - Vetëvrasja
Vrasje -  Vetëvrasja Vrasje -  Vetëvrasja
Vrasje - Vetëvrasja
 
Ankthi i testit
Ankthi i testitAnkthi i testit
Ankthi i testit
 
Psikopati
PsikopatiPsikopati
Psikopati
 
Adhd pupa
Adhd pupaAdhd pupa
Adhd pupa
 
Prezantimi ne grup ne p.p
Prezantimi ne grup ne p.pPrezantimi ne grup ne p.p
Prezantimi ne grup ne p.p
 
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen DownEfektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
Efektiviteti i nderhyrjes se hershme te femijet me Sindromen Down
 
Skizofrenia
Skizofrenia Skizofrenia
Skizofrenia
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12
 
Teoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rastiTeoritë e të nxënit studim rasti
Teoritë e të nxënit studim rasti
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Sindroma Down
Sindroma DownSindroma Down
Sindroma Down
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Etika e sjelljes
Etika e sjelljesEtika e sjelljes
Etika e sjelljes
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
 

Similar to Depresioni psikiatri

gjithcka rrethe stresi
gjithcka rrethe  stresigjithcka rrethe  stresi
gjithcka rrethe stresimanomano46
 
Crregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreCrregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreDani Muhaj
 
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhaj
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhajProjekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhaj
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhajDaniela Muhaj
 
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...Valbona Imeraj
 
Stresi dhe Trauma
Stresi dhe TraumaStresi dhe Trauma
Stresi dhe TraumaAjla996
 
Crregullimi i panikut
Crregullimi i panikutCrregullimi i panikut
Crregullimi i panikutAnida Ago
 
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!! Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!! #MesueseAurela Elezaj
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fiziklediana bardho
 

Similar to Depresioni psikiatri (15)

Semundjet Biologji
Semundjet BiologjiSemundjet Biologji
Semundjet Biologji
 
Stressi ne jeten e perditeshme
Stressi  ne  jeten e perditeshme Stressi  ne  jeten e perditeshme
Stressi ne jeten e perditeshme
 
Stresii
StresiiStresii
Stresii
 
gjithcka rrethe stresi
gjithcka rrethe  stresigjithcka rrethe  stresi
gjithcka rrethe stresi
 
Crregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirteroreCrregullimet e gjendjes shpirterore
Crregullimet e gjendjes shpirterore
 
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhaj
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhajProjekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhaj
Projekti psikologji..crregullimet psikologjike..daniela muhaj
 
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...
Kurrikula me zgjedhje ne arsimin fillor EMOCIONET (kompetenca personale &qyte...
 
Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)
 
Stresi
StresiStresi
Stresi
 
stresi
stresistresi
stresi
 
Stresi dhe Trauma
Stresi dhe TraumaStresi dhe Trauma
Stresi dhe Trauma
 
Crregullimi i panikut
Crregullimi i panikutCrregullimi i panikut
Crregullimi i panikut
 
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!! Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
Pasojat ne shendetin_mendor ....1!!!
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
 
ESE
ESEESE
ESE
 

Depresioni psikiatri

  • 1. 1 DEPRESIONI CESHTJET Faqe 1. PERKUFIZIMI…………………………………………...………………...................….2 2. Çfarë është depresioni.............………………………....…………………........................2 3. Çfarë nuk janë depresionet…………………………………………….............................2 4. Cilat janë simptomat e depresioni...……………………………………………...............3 5. Llojet / Tipet e depresioneve………………………………………...................................4 5.1. Çrregullim sezonal (SAD)……………………………………………………….............4 5.2. Depresioni paslindjes (post-natal)…………………………………………….…...........4 5.3. Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) ……………………….....................................4 6. Komorbiditeti: Ankthi.........................................................................................................5 7. Depresioni dhe dhimbjet trupore.......................................................................................5 8. Etiologjia, prevalenza..........................................................................................................5 9. Trajtimi................................................................................................................................6 10. Psikoterapia.......................................................................................................................6 11. Terapia me Njohjet e Sjelljes (terapia kognitive e sjelljës).............................................7 12. Medikamentet....................................................................................................................7 13. Terapia elektro-konvulsive (tronditëse)...........................................................................8 14. Terapitë plotësuese dhe alternative .................................................................................8 15. Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?.............................................................8 16. Depresioni shkurtimisht ...................................................................................................9 REFERENCAT....................................................................................................................10
  • 2. 2 Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore Çfarë është depresioni? Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion kompleks me simptoma të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madje mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Nga dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.” Çfarë nuk janë depresionet ? Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi kështu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë.
  • 3. 3 Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse merret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin. Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojnë që kohë të shkurtër pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet. Cilat janë simptomat e depresionit? Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:  të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës  të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension  ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm  të kenë mungesë të vetësigurisë  të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste  të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar  të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë  kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime  të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm  ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
  • 4. 4  ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë  nuk kënaqen me aktivitete  të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale  pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera  kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)  ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme  kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë  shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje  kanë mendime të shkreta dhe pesimiste  kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid) Llojet / Tipet e depresioneve Çrregullim sezonal (SAD) Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së diellit gjatë muajve te dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë arsye trajtimi i këti lloj depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës. Personi duhet të qëndroj një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth gjysmë ore në ditë. Depresioni paslindjes (post-natal) Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve. Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) Kjo shkakton tek njerëzit episode të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara.
  • 5. 5 Komorbiditeti: Ankthi Udhëzime të tjera për të vlerësuar rrezikun mund të merren, nëse personat e prekur nga kjo pyeten, se në përgjithësi a mendojnë në mundësinë e një suicidi (vetëvrasje) apo a kanë edhe plane konkrete se si do ta bënin këtë. Sa më konkrete që të jenë planet, aq më i madh është rreziku. Ky rrezik është edhe më i madh, nëse personat përkatës kanë bërë përgatitje, për shembull tek mjekët e ndryshëm kanë marrë receta për barna për gjumë ose janë furnizuar me një armë apo me një litar. Depresioni dhe dhimbjet trupore Depresioni shfaqet shpesh me dhimbje trupore, të cilat kryesisht janë mjaft rezistente. Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës, të qafës, të kyçeve, dhimbjet në krahë dhe këmbë, ndjenja shtypjeje në hapësirën e krahërorit, ndjenja se nuk mundet të mirret frymë tërësisht (e cila shpesh përjetohet sikur të ishte një gur i rëndë në gjoks), dhimbje të paqarta në zemër, vështirësi në tretje (ose në formë të diarresë ose të kapsllëkut), mundim me dhimbje në pjesën e lukthit dhe gjendje e dhimbjeve me ngërçe në bark. Këto dhimbje trupore mund të qëndrojnë në vijë të parë në atë masë që pas dhimbjeve shpirtërore shpeshherë ato as që mund të dallohen. Si mund të shkaktohet depresioni? / Cfare e shkakton depresionin Shkaqet e depresionit varen shumë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në episodin e parë të depresionit. Çfarë ka ndodhur në fëmijëri mund të ketë veprim të thellë se si ndjehet personi për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, po ashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të çojné drejt depresionit. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion. Prevalenza: Depresioni – një sëmundje e shpeshtë, Gratë janë tre herë më te predispozuara për tu bërë të
  • 6. 6 depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë per seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë. Burrat: Megjithëse rreziku për burra është me i ulet, në seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnoztikuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios për seksin mashkull qe janë katër herë më të predispozuar te vrasin vetën se sa femrat. Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart. Trajtimi Depresioni nuk është një pjesë normale e jetës por është një sëmundje që duhet kuruar sa më shpejtë. Një nga mënyrat e kurimit është ajo nepermjet ilaceve antidepresive. Shumica e pacientëve mund t’i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy javë. Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm, atyre ju ofrohen ilaçe kundër depresionit si zgjidhje e parë trajtimi. Psikoterapia Psikoterapia është terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra se si t’i përballoni problemet që ju i përjetoni. Qëllimi është që të ju jap mundësi që të punoni për një jetë më të kënaqshme dhe më të pasuruar. Terapia psiqike eshte nje nga menyrat me efikase per te trajtuar depresionin. Ne kete proces, ka menyra te ndyshme trajtimi.Terapia psikodinamike, shikimi i traumave dhe ngjarjeve ne jeten e pacientit qe mund te kene shkakuar depresion.
  • 7. 7 Terapia me Njohjet e Sjelljes (terapia kognitive e sjelljës) Kjo është terapi në formë të bisedës që ju ndihmon të idetifikoni problemet dhe t’i kaloni vështërsitë emocionale. Terapeuti ju ndihmon që t’i identifikoni lidhjet në mes mendimeve tuaja, se çfarë pasoja ato kanë në ju dhe si ju silleni. Kjo terapi ju ndihmon të zhvilloni shkathtësi praktike, ju bën të mundur të shqyrtoni çka shtrihet në rrënjë të ndjenjave dhe sjelljeve tuaja. Kjo terapi zakonisht praktikohet nga psikologët, normalisht referimi / udhëzimi nga mjeku i përgjithshëm është i nevojshëm. Medikamentet Ilaçi kundër depresionit (antidepresivat) është trajtimi mjekësor më i rëndomtë për depresion. Ato punojnë në kemikalet në tru që ta përmisojë gjendjen shpirtërore. Ato nuk e shërojnë depresionin, por i lehtësojnë simptomat të cilat mund të ndihmojnë të tejkaloni depresionin. Medikamentet kundër depresionit nuk i ndihmojnë çdokujt dhe shpesh shkaktojnë efekte të papëlqyera anësore. Disa medikamente kundër depresionit janë të rrezikshme kur përdoren me medikamente të tjera dhe mund të përjetohen simptoma të papëlqyera kur i ndalon ato. Trajtimi me ilaçe përshpejton shërimin nga depresioni. Ilaçet që përdoren për depresion janë pa rrezik dhe nuk shkaktojnë varësi. Efekti i ilaçeve ndaj gjendjes së përgjithshme dhe simptomave shihet zakonisht pas 2-4 javësh që prej fillimit të kurimit. Trajtimi me ilaçe duhet vazhduar edhe pas shërimit sepse simptomat shfaqen sërish me lehtësi pas ndërprerjes së ilaçeve. Trajtimi me ilaçe zgjat zakonisht gjysmë deri në një vit dhe gjatë kësaj kohe ilaçet duhen përdorur rregullisht çdo ditë. Për përfundimin e medikamenteve duhet të këshillohet me mjekun.Në fillim të përdorimit të medikamenteve antidepresive mund të shfaqen edhe efekte anësore. Zakonisht efektet anësore mund të jenë ndjenja e të vjellit, dhimbje koke, rritja e djersitjes, dhimbje stomaku dhe lodhje. Efektet anësore janë të lehta dhe kalojnë brenda disa ditëve kur organizmi mësohet me ilaçet. Përveç ilaçeve të depresionit ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të përdoren dhe ilaçe gjumi ose ilaçe që ulin angështinë.
  • 8. 8 Terapia elektro-konvulsive (tronditëse) Ky trajtim zakonisht jepet për njerëzit që janë në depresion të ashpër dhe të cilët nuk kanë reaguar nga ilaçet. Ky trajtim ndodh duke marre anestezion të përgjithshëm dhe pastaj korrenti elektrik kalon nëpër tru dhe shkakton tronditje sikurse një sulm epileptik. Është trajtim kundërshtues dhe mund të ketë efekte shumë të papëlqyera sikurse humbjen e kujtesës. Terapitë plotësuese dhe alternative Ka lloje të ndryshme të terapive plotësuese dhe alternative, të cilat mund të jenë të dobishme për ta shëruar depresionin. Ilaçet bimore kundër depresionit siç është Hipericum mund të ju ndihmojë për gjendjen shpirtërore. Ky lloj medikamenti është bërë shumë i popullarizuar. Terapi te tjera si akupunktura dhe homopathia po ashtu përdoren si trajtime të depresionit. Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria? Njerëzit që janë në depresion shpesh tërhiqen nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend se t’i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë trajtime përkatëse. Natyra e depresionit bën të ndjehen të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin që është në depresion të kërkojë ndihmë. Njerëzve që janë në depresion nganjëherë ju duhet dikush që kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo thjeshtë duke kaluar kohë me ata. Ju mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të ndryshojnë që të mund ta përballojnë depresionin. Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në depresion ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre duke ju blerë gjërat që ju duhen, pregatitni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi. Ose ju duhet t’i inkurajoni ata të bëjnë këto punë.
  • 9. 9 _____________________________________________________________________________ Depresioni shkurtimisht  Depresioni është një sëmundje që duhet të merret seriozisht. Depresioni shoqërohet mes tjerash me disponim të pikëlluar, gjendje frike, shqetësim të brendshëm, pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Ai karakterizohet nga çrregullim i metabolizmit në tru.  Pikëllimi (mërzia) ose disponimi i pikëlluar, për shembull pas një humbjeje të rëndë, nuk është depresion, sipas kriterieve diagnostike depresivët nuk mund të gëzohen dhe kanë vështirësi të mëdha që t’i marrin edhe vendimet e thjeshta.  Depresionet shoqërohen shpeshherë me dhimbje trupore.  Depresionet munden të dallohen kryesisht me ndihmën e pyetjeve të qëlluara  Ndjenjat e paarsyeshme të fajit bëjnë pjesë në shënjat kryesore të një depresioni  Tek disa njerëz, më shpesh tek burrat, një depresion mund të tregohet edhe krejt ndryshe. Në vend të pikëllimit dhe mbylljes këta persona reagojnë me agresivitet, zemërim ose konsumim të shtuar të alkoolit.  Depresivët, sikurse të gjithë njerëzit e sëmurë rëndë, kanë nevojë për mirëkuptimin dhe përkrahjen nga rrethi i tyre.  Depresionet janë të shërueshme. Për trajtim qëndrojnë në dispozicion medikamente që ngrisin disponimin (antidepresivët) dhe forma të ndryshme të terapisë përmes bisedave.  Antidepresivët nuk ndikojnë menjëherë. Kryesisht kalojnë disa ditë e deri disa javë deri tek përmirësimi i dhimbjeve.  Antidepresivët trajtojnë shenjat (simptomat) e depresionit. Prandaj ato duhet të merren për aq kohë sa zgjat sëmurja.  Depresionet që shpeshherë riparaqiten mund të trajtohen në mënyrë parandaluese.  Depresionet shpesh janë shkaqe të veprimeve suicide (suicid = vetëvrasje). Rreziku suicid mund të dallohet me kohë dhe të rrezikuarit nga suicidi duhet sa më shpejt që mundet të shkojnë në trajtim mjekësor.
  • 10. 10  Për të rrezikuarit nga suicidi (vetëvrasja) krahas këshillimit nga mjeku shtëpiak ose specialisti qëndrojnë në dispozicion qendra të intervenimit krizor, shërbime psikosociale ose përkujdesja e përmes telefonit. _________________ Referencat:  Davison & Neale: Klinische Psychologie  DSM IV  ICD 10  depresion.ch  multikulti.org.uk