2. Është procesi i blerjes dhe shitjes së mallrave dhe
shërbimeve në rrugë elektronike.
Ai përfshinë transaksionet që përdorin rrjetet,
internetin dhe teknologji tjera digjitale.
3. Teknologjitë që operojnë përmes Internetit po
lindin modele të reja biznesi që po ndryshojnë
rrënjëshisht strukturat bazë funksionuese në
kompanitë që për dekada kanë ecur mirë në
treg.
Për shembull, nga kompjuteri i shtëpisë mund të
blini online muzikë, videokaseta, libra dhe një
sërë gjërash të tjera, pa pasur nevojë të shkoni
në dyqan pakice.
4. Një numër kompanish, si amazon.com dhe eBay
kanë hyrë në skenën tregtare për t’u kujdesur
për nevoja të tilla.
Vlera e IT-së dhe e Internetit gjendet në
kapacitetin e tyre për të magazinuar, rifituar,
analizuar dhe për të komunikuar informacione
menjëherë, kudo, me kosto të papërfillshme.
5. Nëse IT dhe Interneti duhet të vendosen në të
njejtën kategori me revolucionet e mëparshme
teknologjike duhet tu jepen përgjigje tri pytjeve
kryesore.
6. Sa rrënjësisht e ndryshon teknologjia jetën e
përditshme?
Sa u duhet bizneseve të riorganizojnë procesin e
prodhimit për tu bërë më efiçiente dhe më
pranë konsumatorit?
Kush është impakti i teknologjisë së re në biznes
në të gjithë ekonominë, qoftë duke lejuar që
produktet ekzistuese të bëhen më efiçente, qoftë
duke krijuar produkte tërësisht të reja?
7. Disa prirje kyçe po lindin
Kompanitë po transformohen në shkallë të madhe.
Bizneset e themeluara po i nënshtrohen
rindërtimit rrënjësor në strategji, stukturë dhe
në proces që përmbushin nevojat e ekonomisë
dixhitale.
8. Për shembull, pothuaj të gjithë distributorët e
automobilave në amerikë kanë futur menaxherë
shitjesh me Internet.
Roli i tyre është të caktojnë që më parë çmimin në
Internet për klientët që kërkojnë të blejnë një
automobilë specifik dhe të mos kenë përvojë
blerjeje me telashe.
9. Klientët po bëhen më të zgjuar dhe më kërkues.
Me sasinë e madhe të informacionit në
dispozicion ...
Mund të qëndroni para kompjuterit dhe të lidheni
me Autobytel-in dhe të kërkoni, të blini ose të
shisni automobilë në bazë të kushteve specifike
individuale.
10. Biznesi po bëhet më i shkathët.
Njohuria është pasuria kryesore.
Bollëku i informacioneve dhe shpejtësia e
komunikimit nënkuptojnë se shpikja e bazuar
në këtë dije dhe shpejtësia do të jenë çelësi i
suksesit të biznesit.
12. Përdorimi i Internetit është duke u rritur më
shpejtë se cilado teknologji tjetër në histori. Në
mes të vitit 1993 dhe 1997, numri i
kompjuterëve që janë lidhur në internet është
rritur prej 1 milion në 20 milion.
Në vitin 2001 rreth 250 milion.
Një prej faktorëve me të cilin matet zhvillimi
ekonomik i një vendi do të jetë edhe intensiteti i
përdorimit të internetit.
13. Përdorimi i internetit zvogëlon:
Çmimin e komunikimeve,
Kohën që duhet për shitjen e mallit ose
shërbimeve,
Mundëson dërgimin e shumë llojeve të
informatave në format digjitale,
Zvogëlon koston e transportit, shpërndarjes etj.
15. Tregtia elektronike
Paraqet formën e biznesit kur transaksionet
komerciale kryhen më shumë përmes
përdorimit të teknologjisë të avancuar
informatike se sa përmes përballjeve të
drejtpërdrejta në tregje të caktuara.
Para njëzetë e pesë vjetesh, vetëm kompanitë e
mëdha kanë përdorur kompjuter.
Për kompanitë mesatarisht të vogla, kompjuterët
kushtonin shumë. Kjo gjendje ndryshoj, në vitet
e hershme të tetëdhjeta të shekullit të kaluar,
me paraqitjen e kompjuterëve personal.
17. E-tregtia vepron në tri nivele:
- BtekB,
- BtekC dhe
- BtekBtekC.
Shpesh herë këto ju do t’i shihni të shkruara si:
B2B, B2C.
18. Në B2B - business to business
Tregohet aftësia e shitjes elektronike, ose e
këmbimit të informacioneve midis furnitorëve
dhe konsumatorëve.
Në B2B, transakcioni paraqet në mënyrë direkte,
më tepër në mes të kompanive, se sa midis
individëve.
19. Disa nga përparësitë e shfrytëzimit të modelit B2B
janë:
Menaxhimi i inventarit më me efektivitet,
Përshtatja dhe realizimi i kërkesave të klientëve
në mënyrë më të shpejtë,
Distribuimi i produkteve dhe shërbimeve në
treg më shpejtë,
Minimizimi i kostos së prodhimit,
Realizimi i kontratave me furnitorë me çmime
më të lira.
20. Në B2C - business to consumer
Transakcioni ndodh drejtpërdrejtë midis biznesit
dhe konsumatorit individual, duke përdorur faqet
e Internetit dhe forma tjera elektronike.
Karakteristikë është se duhet të ekzistojë një ueb faqe
e kompanisë e cila i stimulon dhe motivon klientët
me ofertat e veta.
21. Disa nga përparësitë e B2C janë:
mundësohet qasja në zgjidhje më të gjerë të
produkteve dhe të shërbimeve,
qasja në produkte me kosto më të ulët, kursim i
kohës, kryerje më e shpejtë e transaksioneve, etj
22. Në B2B2C, një biznes ofron një shërbim i cili i
mundëson një biznes tjetër që të kontaktojë
drejtpërdrejtë me konsumatorin.
Shembull i mirë për këtë model (nivel) të fundit
është ajo kur një prodhues i automobilit i
mundëson konsumatorit të kërkojë personalishtë
opcionet dhe specifikimet që i pëlqejnë për
makinën e tij.
23. Kur konsumatori të ketë bërë zgjedhjen, të cilën
mund ta mbështesë prodhuesi, ai prapë shkon te
shitësi (dileri), për përfundimin respektivisht për
përmbylljen e transakcionit të shitblerjes.