Procesi i planifikimit strategjik mund të ndryshojë në mënyrë dramatike nga organizata në organizatë, në varësi të historisë së organizatës suaj, madhësisë, qëllimeve dhe në varësi të faktit nëse keni bërë planifikim strategjik më parë apo kjo është hera juaj e parë.
11. 2 javë 1 vit2 – 5 muaj
E vogël Madhësiae org. E madhe
Konsensusi rreth misionitI lartë I ulët
Konsensusi rreth prioriteteveI lartë I ulët
Informacioni për mjedisin e
jashtëmdhe të brendshëm
I disponueshëm Jo i disponueshëm
Sa kohë keni në dispozicion?
(Realisht…)
13. Si është
realisht?
Çfarë është e
mundur?
GJENDJA E
DËSHIRUAR
GJENDJA
AKTUALE
Si zhvendosemi
nga
tek
Procesi i Planifikimit
Strategjik
Editor's Notes
Përshëndetje dhe mirëseerdhët në “5 Hapa të Thjeshtë drejt Suksesit në Planifikimit Strategjik”.
Përgëzime që ndërmorët këtë hap drejt transformimit të organizatës suaj jofitimprurëse!
Unë jam Vehap Kola dhe do t’ju udhëheq përgjatë këtyre sesioneve të trajnimit.
Unë jam Këshillues i Akredituar i Metodës Bërthamë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nga GIZ dhe Auditor i Teknologjisë dhe Inovacionit Strategjik për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjatë një dekade angazhimi si konsulent, kam ndihmuar shumë biznese dhe organizata të hartojnë planet e tyre të biznesit dhe/ose planet strategjikë.
Kështu, bashkë me partnerë të tjerë në fushën e shërbimeve të biznezit, kemi themeluar kompaninë e konsulencës SpinHead Consultants që të mbështesim dhe ndihmojmë organizatat dhe sipërmarrjet në hartimin e planeve strategjikë dhe atyre të biznesit, zhvillimin organizativ, menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e ndryshimit.
Në këtë trajnim në pesë sesione, ju do të ndiqni 5 prezantime të shkurtra të lehta për t’u kuptuar dhe fletë-pune konkrete që do t’ju ndihmojnë të ndërtoni një plan strategjik inteligjent, me qëllim që ju, stafi, bordi dhe donatorët tuaj nuk do të kenë nevojë t’ju pyesin më se ku po shkon organizata juaj dhe si do të arrini në atë pikë.
Le të fillojmë me sesionin e sotëm.
Hapi nr. 1: Përgatituni!
Procesi i planifikimit strategjik mund të ndryshojë në mënyrë dramatike nga organizata në organizatë, në varësi të historisë së organizatës suaj, madhësisë, qëllimeve dhe në varësi të faktit nëse keni bërë planifikim strategjik më parë apo kjo është hera juaj e parë.
Prandaj, është e rëndësishme që të projektoni një proces që do të funksionojë për ju.
Le ta nisim punën përgatitore duke ju familjarizuar me procesin e planifikimit strategjik.
Planifikimi strategjik nis duke parë nga gjendja e dëshiruar e organizatës suaj.
Ku po shkon organizata juaj dhe çfarë doni të jeni në të ardhmen?
Në këtë fazë, ju do t’i përgjigjeni pyetjes, çfarë është e mundur për organizatën tuaj?
Më tej, ne do t’i hedhim një sy gjendjes aktuale të organizatës. Kjo është faza kur ju ndizni shqisën tuaj analitike dhe përcaktoni cilët faktorë, brenda dhe jashtë, po ushtrojnë ndikim real mbi gjendjen aktuale të organizatës.
Në fund, ne do të përcaktojmë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë organizata juaj për të lidhur dy buzët e honit ndërmjet gjendjes aktuale dhe gjendjes së dëshiruar dhe për ta transferuar organizatën tuaj nga gjendja aktuale në atë të dëshiruar.
Ju mund të shtroni pyetjen, sa kohë do të dojë ky proces? Përgjigja e shkurtër është: varet.
Organizatat mund të kenë nevojë për kohë që varion nga 2 javë në 1 vit a më shumë për të zhvilluar një plan strategjik.
Pjesa më e madhe e organizatave e përfundojnë procesin e planifikimit strategjik brenda 2-5 muajsh.
Për të përcaktuar sa kohë ju duhet, merrni në konsideratë faktorët e mëposhtëm:
Madhësia e organizatës: sa më të vegjël të jeni, për pasojë do t’u duhet të përfshini më pak njerëz në proces, aq më pak kohë do të marrë. Sa më të mëdhenj të jeni, aq më shumë kohë do të dojë.
Konsensusi për misionin e organizatës: nëse bini në një mendje për arsyen e ekzistencës së organizatës suaj, atëherë procesi i planifikimit strategjik për ju do të kërkojë më pak kohë. Por, nëse juve ju duhet ky proces i planifikimit strategjik që t’ju ndihmojë ta arrini këtë konsensus, atëherë do t’ju duhet të parashikoni më shumë kohë.
E njëjta gjë ndodh me konsensusin rreth prioriteteve organizative: a bieni dakord për mënyrën si duhet t’i harxhojë kohën dhe paratë organizata juaj? Nëse po, parashikoni më pak kohë. Nëse jo, parashikoni më shumë.
Informacioni për mjedisin tuaj të jashtëm dhe të brendshëm: a dispononi tashmë të dhëna rreth konkurrentëve? Ose një vrojtim me përshtypje nga donatorët tuaj? Nëse po, procesi juaj do të jetë më i shkurtër. Nëse asnjë prej këtyre të dhënave nuk i dispononi, atëherë do t’ju duhet kohë t’i mblidhni gjatë procesit të planifikimit strategjik.
Në fund, por jo për nga rëndësia, sa kohë keni në dispozicion? Tregohuni të ndershëm me veten në këtë pikë. Nëse nuk e përfytyroni dot të ndërtoni bashkë një plan strategjik për më pak se një muaj, jepini vetes më shumë kohë. Ose, nëse 6 muaj tingëllojnë qesharake si kohë pritjeje për planin strategjik përfundimtar, atëherë realizojeni më shpejt.
Tani është koha t’i vëmë mësimet në veprim. Pas këtij prezantimi ju do të pajiseni me një fletë-pune që do t’ju udhëheqë përgjatë një ushtrimi të thjeshtë për të përcaktuar se kë të përfshini në procesin tuaj të planifikimit strategjik dhe si.
Bëni ç’mos ta plotësoni tani me qëllim që t’i afroheni një hap zhvillimit të një plani strategjik mbresëlënës për organizatën tuaj.
Falemiderit për vëmendjen dhe do të kthehemi në sesionin e ardhshëm, gjatë të cilit ne do të studiojmë çfarë është e mundur për organizatën tuaj.