Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Leksioni 10 rrjetet kompjuterike

6,105 views

Published on

Published in: Technology
  • Dating for everyone is here: ♥♥♥ http://bit.ly/2Qu6Caa ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Sex in your area is here: ❤❤❤ http://bit.ly/2Qu6Caa ❤❤❤
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Leksioni 10 rrjetet kompjuterike

  1. 1. Bazat e HW – Rrjetet kompjuterike 16.1.2013 Departamenti i Informatikës Fakulteti i Shkencave Natyrore Universiteti i Tiranës Rrjetet Kompjuterike “Rrjeti është Kompjuteri” John Gage, Sun Microsystems Rrjetet kompjuterike 2 Rrjeti kompjuterik mund të përkufizohet si një grup kompjuterësh që ndajnë resurse dhe informacion me njëri tjetrin Për të realizuar një rrjet kompjuterik duhet një kombinim pajisjesh dhe pjesësh hardware si dhe software përkatës Rrjeti kompjuterik më i madh botëror është pikërisht interneti Përderisa rrjeti kompjuterik përfshin komunikim informacioni, është e domosdoshme që ky komunikim të ndodhi nën disa “rregulla të paracaktuara” të njohura ndryshe si protokolle.
  2. 2. Arkitektura e rrjeteve kompjuterike Rrjetet kompjuterike lidhin kompjuterët me njëri-tjetrin, por kjo lidhje mund të realizohet në mënyra të ndryshme Konfigurimi fizik, pra mënyra sesi lidhen fizikisht kompjuterët me njëri tjetrin shpesh njihet si topologji e rrjetit Rrjetet kompjuterike Ajo përshkruan rrjetin pa ju referuar distancave apo vendodhjeve fizike Gjithashtu tregon në një farë mënyre rrugët që ndjekin sinjalet për tu transmetuar nga një kompjuter tek tjetri Rrjetet kompjuterike përcaktojnë gjithashtu dhe një lloj hierarkie midis kompjuterëve Disa rrjete i bëjnë disa kompjuterë më të “fuqishëm” se të tjerët Përmbledhtazi ekzistojnë këto tipe topologjish: 3 Bus Ring (Unazë) Star (Yll) Tree (Pemë) Mesh Rrjetet bus Rrjetet kompjuterike 4 Ky lloj rrjeti ka një shtyllë kryesore (kabëll) Kompjuterët lidhen me këtë kabëll gjatë rrugës, dhe e përdorin atë për të dërguar dhe marrë sinjale (informacion) “Shtylla kryesore” funksionon në mënyrë të ngjashme me një bus të dhënash, prandaj kjo topologji njihet me këtë emër Kompjuterët lidhen me shtyllën kryesore me anën e kabllove dhe lidhësave në formë T-je, ndërsa vetë shtylla ka dy pjesë fundore të ndërprera me një rezistencë që pengon “rrjedhjen e informacionit” nga rrjeti
  3. 3. Rrjetet ring (unazë) Rrjetet kompjuterike 5 Rrjeti ring (unazë) ngjan si një rrjet bus por pa pjesë fundore Shtylla kryesore është një rreth i mbyllur, pra një unazë Unaza nuk përbëhet nga një kabëll i vetëm, por nga segmente që ndërlidhin çdo dy kompjuterë Sinjalet kalojnë nga njëri kompjuter tek tjetri derisa të arrijnë në destinacionin e duhur Rrjetet star (yll) Rrjetet kompjuterike Në këtë topologji kompjuterët lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet një pajisje shpërndarëse që njihet si hub Çdo kompjuter lidhet me hub-in nëpërmjet një kablli 6
  4. 4. Rrjetet tree (pemë) Rrjetet kompjuterike Nëse lidhim disa hub-e bashkë rezultati është një rrjet tree (pemë) Në këtë mënyrë lidhen shumë më tepër nyje (kompjuterë) sesa mund të lidheshin vetëm me anën e një hub-i Rrjetet e vogla familjare përgjithësisht kanë një topologi star, ndërsa rrjetet e mëdha shpesh kanë topologjinë tree 7 Rrjetet mesh Rrjetet kompjuterike 8 Në këto lloj rrjetash të gjithë kompjuterët lidhen me njëri tjetrin duke rritur sigurinë e transmetimit edhe në rast se ndodh ndonjë shkëputje Këto rrjete janë më shumë teorike pasi janë shumë të vështira dhe të kushtueshme për tu realizuar në praktikë (në rastin e rrjeteve me tela)
  5. 5. Rrjetet kompjuterike pa tela Rrjetet kompjuterike Këto rrjete ndërlidhin kompjuterët me njëri tjetrin me anën e valëve radio Shpesh ndjekin topologji “logjike” të ngjashme me ato të rrjeteve me tela Kërkojnë masa shtesë sigurie për shkak se informacioni transmetohet “në ajër” dhe mund të kapet dhe nga përdorues që nuk janë pjesë e rrjetit Rrjetet kompjuterike pa tela mund të jenë Ad-hoc - kompjuterët komunikojnë drejtpërdrejtë me njëri tjetrin pa ndihmën e një pajisje ndërlidhëse E kontrolluar - kompjuterët komunikojnë me njëri tjetrin me anën e një pajisje ndërlidhëse (shpërndarëse) 9 Hierarkia e kompjuterëve Kompjuterët mund të jenë të ndarë në “klasa” në disa tipe rrjetesh edhe pse disa të tjerë i konsiderojnë të gjithë kompjuterët e rrjetit si njëlloj të fuqishëm Dy llojet bazë të hierarkive janë Klient-Server Rrjetet kompjuterike Në këtë lloj hierarkie resurset e ndara të rrjetit (p.sh printer, internet) qëndërzohen në një ose më shumë kompjuterë të fuqishëm të quajtur server Shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve quhen klientë Pika e fortë e kësaj hierarkie është thjeshtësia e administrimit Peer-to-peer Të gjithë kompjuterët janë “të barabartë” Kompjuterët ndajnë skedarë dhe resurse midis njëri tjetrit Nuk ka një server të dedikuar për shërbime dhe si rrjedhojë nuk është e domosdoshme prania e një “superkompjuteri” Duhet theksuar se hiearkia e përftuar nuk ka lidhje direkte me topologjinë e rrjetit. 10 Hierarkitë e mësipërme mund të aplikohen mbi çdo lloj topologjie fizike
  6. 6. Standardet ndërlidhëse Rrjeti kompjuterik është një bashkësi idesh, hardware dhe software Software ka të bëjë me programet që e mundësojnë atë si dhe protokollet ndërlidhëse Hardware ka të bëjë me “kartat e rrjetit”, hub-et, router-ët, kabllojet, etj. Rrjetet kompjuterike 11 Ethernet (IEEE 802.3) Është standardi ndërlidhës i rrjeteve me tela Përcakton llojet e kabllove, mënyrat e lidhjes si dhe paketat e sinjaleve elektrike dhe logjike (0-1) që dërgohen dhe merren Skema e Ethernet, njihet si probabilitare, për shkak se garancia se një kompjuter mund ta përdori rrjetin sigurohet vetëm me anën e një përshkrimi probabilitar Ethernet përcakton gjithashtu dhe shpejtësinë e transmetimit të të dhënave nëpërmjet hardware mundësues të tij Shpejtësia maksimale varion në intervalin10-1000Mbps Standardet ndërlidhëse të rrjeteve pa tela (wireless) Rrjetet pa tela përdorin valë radio për te realizuar komunikimin midis kompjuterëve Standardet rregulluese të tyre mund të përmblidhen në tabelën e mëposhtme Standardi 802.11a 5.2GHz 54 Mbps 2.4Ghz 11 Mbps 802.11g 2.4Ghz 54 Mbps 802.11n 12 Shpejtësia e transmetimit 802.11b Rrjetet kompjuterike Frekuenca Radio 2.4Ghz 600 Mbps Pra standardi i përdorur përcakton mbi të gjitha shpejtësinë maksiamale të transmetimit të të dhënave Një rrjet mund të lejojë përdorimin e më shumë se një standardi
  7. 7. Karta e rrjetit (NIC) Rrjetet kompjuterike Së bashku me driver-in përkatës ka një detyrë kyçe në rrjet Kthen të dhënat kompjuterike në formatin që përdor rrjeti i jashtëm fizik (sinjale elektrike) dhe anasjelltas Mund të jetë pjesë e motherboard, kartë PCI ose e jashtme (lidhet me kompjuterin me anën e USB) Karta e rrjetit duhet të lejojë përdorimin e standardeve (p.sh shpejtësinë e transmetimit) që përdor rrjeti në të cilin ndohet kompjuteri Ekzistojnë dhe karta rrjeti që lejojnë përdorimin e disa standardeve 13 Hub-et dhe pikat e aksesit (Access Point) Hub Rrjetet kompjuterike Kalon sinjalet nga një kompjuter tek tjetri Pajisja me të cilën lidhet çdo kompjuter që është pjesë e rrjetit (topologji star ose tree) Dallojnë nga numri i portave që përmbajnë (një portë për çdo kompjuter) si dhe nga menaxhueshmëria e tyre (konfigurimi në distancë, etj.) Mund të punojnë me shpejtësi të ndryshme Disa hub-e njihen si switch, ata realizojnë një ndarje logjike të rrjetit në rrjete më të vogla. Switch-et njihen ndryshe si “hub-e inteligjente” Access Point (pikë aksesi) 14 Përdorin në rrjetat pa tela pasi u japin qasje në rrjet kompjuterëve pjesmarrës Përmban një radio-transmetues dhe radio-marrës që punon në frekuenca të fiksuara (nuk mund të modifikohen prej jush) Përgjithësisht lejojnë gjithashtu lidhjen me to me anë të telave, duke mundësuar në këtë mënyrë p.sh lidhjen e një serveri me rrjetin në mënyrë më të qëndrueshme Dallojnë nga antenat që përdorin, zona fizike që arrijnë të mbulojnë si dhe standarded që lejojnë të përdorin
  8. 8. Routerët dhe modem Routerët Lidhin rrjetet kompjuterike me njëri tjetrin Shembuj: Lidhja e një rrjeti pa tela dhe një rrjeti me tela Lidhja e rrjetit të shtëpisë me rrjetin e një kompanie shpërndarëse interneti (ISP) Rrjetet kompjuterike Router përcakton “rrugën ndërlidhëse” midis rrjeteve të ndryshme kompjuterike Router janë shtylla e Internet (për shkak se ai përbëhet nga shume rrjete përbërse) Në ditët e sotme shpesh kur blini një hub ai luan gjithashtu dhe rolin e router-it Modem Mundëson lidhjen e kompjuterit me rrjetin telefonik duke mundësuar komunikimin me kompjuterë të tjerë (ose rrjete) nëpërmjet tij Mund të përdorin rrjetin telefonik me tela ose atë celular 15 Kabllot Koaksial 10-100Mbps Gjatësi maksimale 500m Rrjetet kompjuterike Me tela të përdredhura (twisted pair) 10-1000Mbps Gjatësi maksimale 100m Fibra optike Shpejtësi shumë e lartë transmetimi në distanca të gjata (km) 16
  9. 9. Adresimi në një rrjet kompjuterik Çdo kompjuter në rrjet duhet të ketë një adresë të tijën në mënyrë që të dërgojë dhe marrë informacion Ekzistojnë këto forma bazë adresimi: Rrjetet kompjuterike 17 MAC - Adresë fizike (heksadecimale) e një kompjuteri në rrjet që përdoret gjatë komunikimit fizik (byte si sinjale elektrike) IP - Adresë logjike numerike që përdoret për adresimin e kompjuterëve të tjerë nga programe që po përdorin rrjetin Emër domain - Është një sekuencë gërmash që përdoret për të shmangur mbajtjen mend të adresave numerike (IP). Përkthimi nga domain në IP realizohet nëpërmjet shërbimit DNS Klasifikimi i rrjeteve kompjuterike Rrjetet kompjuterike 18 LAN - Rrjet kompjuterik në një godinë ose grup godinash WAN - Kompjuterë ose LAN-e që lidhen me njëri tjetrin të shpërndarë në distancë duke përdorur topologji të ndryshme MAN - Një rrjet kompjuterik që mbulon një qytet INTERNET - Rrjeti botëror që përfshin rrjete kompjuterike të ndërlidhur me njëri tjetrin

×