1. Dita e alfabetit
Shpejtoni nxënës,nxitoni fëmijë
në shkolla shqipe duke i prijë;
na pret shkolla,na presin shkronjat
shëndrrisin lartë qiellin si xixëllonjat.
Rradhitni o nxënës kujtimet me rradhë
shkronjat shqipe në Nëntor kan ardhë,
me shumë delegatë,me shumë dijetarë
me patriotë të shquar, dhe atdhetarë.
Kongresi i Manastirit shkronjat na i fali
thesarin më të çmuar-thesarin prej ari.
Ruajeni këtë alfabet si sytë e ballit;
si shqiponja folenë,si bleta nektarin.
Zeqirja Latifi