Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Unioni evropian-se-prezentimi-1

2,594 views

Published on

  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

Unioni evropian-se-prezentimi-1

  1. 1.  E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN BASHKIMI EVROPIAN Ideja, Integrimi, Identiteti dhe e ardhmja Rëndësia e studimit të lëndës:  Aspirata për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane;  Njohja dhe studimi i politikave integrative në BE;  Njohja thelbësore e funksionimit të institucioneve të BE – së;  Analizimin e perspektives kosovare në relacion me BE – në;  Është degë e re multi – disiplinore dhe dinamike e së drejtës;  Karakteri sui generis i vet UE – së;  Specificiteti i UE – së;  Fakti se kjo nuk është e drejtë e një shteti;  Struktura legjislative;  Kompetencat specifike;  etj THEMELIMI I KOMUNITETIT EKONOMIK EVROPIAN  Origjina e idesë evropiane  Një pjesë e madhe e studiuesve zhvillimit dhe aspektet historike për një BE e nisin vetëm pas luftës së dytë botërore;  Ndërkaq, një pjesë e studiuesve të tjerë këtë çështje e vështrojnë shumë më herët dhe atë që nga koha e krijimit të shteteve – kombe (shekulli XVIII);  Realisht shekulli që nga shekulli XIX kanë filluar idetë për një Evropë të bashkuar ose për popujt e bashkuar të Evropës; o Perandori Napoloni I. e proklamonte dëshirën e tij që të gjithë popujt e Evropës duhet të bëhen një popull – nëpërmjet të një bashkimi konfederal për të siguruar paqen e ekuilibruar ;  Nevoja për zgjerimet nacionale të popujve dhe shteteve në drejtim të afirmimit të identitetit dhe traditave kombëtare nuk i penguan idetë dhe konceptet e reja për një Evropë të re;  Në mesin e të parëve që i ka proklamuar idetë ka qenë Sen Simoni i cili e ka hartuar edhe një tekst në këtë funksion dhe të cilin ja ka destinuar diplomatëve të mbledhur në Kongresin e Vjenës(1814);  Sen Simoni deshironte të krijonte një Evropë të re e cila do të ishte e bazuar në një fe të re, frymë iluministe, të mbështetur në progres dhe shkencë dhe parlamentarizëm;  Sipas Simonit forma e organizimit të Evropës do të quhej konfederatë evropiane bërthama e së cilës do të ishte bashkimi i Francës me Anglinë;  Edhe pse projekti i Sen Simonit u prite me shumë interes ai në realitet pati jo sukses, nuk arriti t’i influencojë vendimet e Konferencës së Vjenës;  Me kohë ideja evropiane filloi t zgjerohet dhe nga rrethi i ngushtë i mendimeve fillojë të rekrutohet si një LËVIZJE EVROPIANE;  Lidhur me këto pretendime, ide, lëvizje dhe iniciativa të tjera u dalluam edhe shumë mendimtarë siç ishin Zhan Zhak Ruso – ja, Viktor Hygo – ja, etj të njohura si PACIFIZMI EVROPIAN; 1
  2. 2. - - - - - 4. -  Në fundin e shekullit XIX idetë evropiane u përuruan dhe u ndanë në dy rryma; o Federaliste; dhe o Konfederaliste; INTEGRIMET EVROPIANE Nocioni i integrimeve rajonale Studimi i të drejtës së Unionit Evropian është i pa suksesshëm pa e trajtuar – shtjelluar më parë proceset reale historike të integrimit do të ndikonte që shpjegimet të jenë të limituara – pa qarta; Integrimet janë sot realitet i zhvillimeve aktuale botërore; Integrimet gjithashtu janë edhe problem serioz i rendit të ri botëror; Bota në përgjithësi po shkon në drejtim të proceseve integruese globale ose rajonale; Kjo po shkaktohet nga ndërvarësia e shteteve, rajoneve dhe regjioneve; Me integrim nënkuptohet procesi i lidhjes së dy ose më shumë shteteve të një rajoni të caktuar dhe atë në pikëpamje ose forme institucionale; Varësisht nga këto forma integrimet mund të jenë: a) Kulturore; b) Tregtare / Biznesore; c) Ekonomike; d) Politike; e) Ushtarake; f) Etj; Format me të shpeshta janë ato të integrimeve ekonomike sepse konsiderohen se ato nuk e kufizojnë sovranitetin e vendit; Sot në botën bashkëkohore ka shumë organizata të këtilla UE – ja, EFTA, CEFTA në Evropë, NAFTA në Amerikën Veriore, LAFTA në Amerikën Latine, ASEAN dhe APEC në Azi dhe Pacifik; Integrimte kulturore janë të shpeshta dhe reflektohen në formë të shkëmbimit të programeve arsimore, kulturore, shkencore, informative; Integrimet politike kuptohen si formë e adrimit të vendeve në organizatë si p.sh. anëtarësimi në OSBE; Ndërkaq, integrimet ushtarake karakterizohen si marrëveshje bilaterale ose multilaterale në lëmin ushtarak të dy ose më shumë shteteve: (rasti i NATOS); TRAJTIMI I ÇËSHTJEVE SIPAS KËTIJË PROGRAMI MËSIMOR DO TË FOKUSOHET VETËM NË PROCESET E INTEGRIMEVE EKONOMIKE; Ekzistojnë katër forma të realizimit të integrimit rajonal ekonomik që kanë dallime formale dhe substanciale në mes vete. Ato janë; 1. sipas preferencave; 2. sipas tregtisë së lirë; 3. unionit doganorë; unionit ekonomik; dhe 5. bashkimit politik; Zonat preferenciale;  Janë format me të ulëta të integrimeve rajonale tregtare; 2
  3. 3.  Këto marrëdhënie rregullohen kur brenda një hapësire të dyja shtetet aplikojnë në qarkullimin e tyre tregtar preferenca (përparësi) tregtare në mes vete. (P.sh,. aplikojnë norma doganore me të ulëta etj);  P.sh, marrëveshjet për tregti të lirë më mes të Kosovës dhe Shqipërisë; - Zonat e tregtisë së lirë:  Janë formë me shkallë më të avancuar të lidhjes tregtare në mes të dy ose më shumë vendeve të një rajoni;  Ato zakonisht i anulojnë plotësisht doganat në tregtinë e tyre të përbashkët ndërkaq akoma i mbajnë në fuqi ato për shtetet e treta; - Unioni doganor;  Është shkallë më e lartë e integrimit dhe në këtë strukturë shtetet jo vetëm që i heqin doganat ne mes vendeve të veta por nxjerrin, ingurojnë dhe zbatojnë norma – tarifa doganore për vendet e treta - Unioni ekonomik;  Është strukturë akoma më e avancuar e bashkëpunimit e cila sëndertohet me heqjen e pengesave në drejtim të qarkullimit të te gjithë faktorëve ekonomik, si të atyre tregtare po ashtu edhe prodhuese;  Kjo formë promovon dhe zbaton rregullativa të cilat krijojnë mundësi të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit, fuqisë punëtore, etj, (Modeli i UE – së) - Unioni politik  Forma me e avancuar e integrimeve;  Bashkim me një shtet (rasti i UE –së dështimi i kushtetutës) HISTORIKU: 1. Modeli i shtetit federal; dhe 2. Modeli i shtetit konfederal ORGANIZATAT KRYESORE EVROPIANE Situata pas Luftës së dytë botërore dhe pasojat e saj; Logjika politike – OBJEKTIVA – t, e paqes, pajtimit dhe e rindërtimit evropian; Ndërtimi i Evropës sipas kësaj logjike garantohet vetëm nëpërmjet procesit të integrimit; - Këto ide tani përputheshin me idenë e Evropës së bashkuar; - Në këtë përudhë rol të rëndësishëm kanë pasur SHBA – të, të cilat në atë kohë kundër ish Bashkimit Sovjetik, krijuan të ashtuquajturën “perde të hekurt”; - Mbështetja fillestare amerikane sipas planit MARSHALL - Vetëm deri në fund të viteve të pesëdhjeta në Evropë ekzistonin disa organizata ekonomike siç ishin OECD, KNER, CSCE, BEE, EVROATOM, EFTA, NATO, etj; VARËSISHT NGA SHTRIRJA GJEOGRAFIKE, PROGRAMI DHE NATYRA E TYRE TË GJITHA ORGANIZATAT EVROPIANE MUND TË SISTEMOHEN NË TRI KATEGORI KRYESORE: A. Evro – Atlantike (Transatlantike) B. Pan – Evropiane; dhe C. Supranacionale A. Organizatat Evro – Atlantike (trans – atlantike) - Kjo krijesë – strukturë nuk është në tërësi e pastër evropiane por brenda saj ka edhe shtete të tjera siç janë SHBA – të, Kanadaja, - 3
  4. 4. Jo rrallë këto janë quajtura edhe si evro – amerikane; Të këtilla janë;  OECD = Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë, e themeluar në Paris me 1948. Në fillim pa SHBA –të dhe Kanadanë  NATO = themeluar me 1949 si aleancë ushtarake dhe politike; Këshilli i Atlantikut Verior; Sekretari i përgjithshëm i NATOS; Asambleja e Atlantikut verior; Themelimi dhe zhvillimi i saj ka kaluar në dy faza;  Faza e parë 1949 – 1995 e karakterizuar me luftën e ftoftë;  Faza 1995 e tutje; periudha e transformimit  KSBE / OSBE = Organizatë e karakterit politik e themeluar ne samitin e Helsinkit me 1975; Inaugurojë filozofinë e lirive dhe të drejtave të njeriut; Luajti rol të rëndësishëm në ndryshimet që ndodhën në Evropën Jug – Lindore; Monitoron dhe promovon zgjedhje te lira dhe parime te demokracisë; Selia e saj është në Vjenë dhe anëtare të saj janë edhe vende jashtë territorit evropian; Organet kryesore të saj janë:  Këshilli i përhershëm;  Këshilli i lartë;  Kryetari rotativ i radhës;  Sekretari i përgjithshëm;  Komisionarët e OSBE – së në lëmi të caktuar; B. Organizatat pan – evropiane - Pjesëmarrëse janë vetëm shtetet në territorin evropian; - Pjesëtare të kësaj organizata janë vetëm shtetet me orientim strategjik pan – evropian; - Deri me tani është vetëm një organizatë KËSHILLI I EVROPËS - Në gjirin e saj marrin pjesë 41 shtete anëtare dhe kanë këtë strukturë:  Këshilli i Ministrave;  Asambleja Parlamentare;  Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës;  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut C. Organizatat Supranacionale - Në këtë kategori sistemohen: a. CSCE – Bashkësia Evropiane për thëngjill dhe çelik b. BEE – Bashkimi ekonomik evropian; c. UE – Unioni evropian - 4
  5. 5. DALLIMET: UE – dhe organizatave të tjera evropiane UNIONI EVROPIAN Struktura institucionale Mekanizmi i vendosjes Përgjegjësia Sistemi legjislativ ORGANIZATAT TJERA Strukturë me etnitet supranacional Struktura organizative ku vlen edhe parimi i delegimit ndërqeveritare vlen vetëm përjashtimisht Vendosja realizohet në bazë të një Vendoset me konsensus dhe sistemi të kombinuar me unanimitet te plotë dhe çdo konsensus por edhe me shumicë mospajtim i ndonjë shteti votash; mund të bllokojë marrjen e vendimeve; Përfaqësuesit i përgjigjen organeve Përfaqësuesit i përgjigjen dhe institucioneve të organizatës e organeve dhe institucioneve të shteteve që i kanë dërguar në organizatës e jo shteteve nga organizatë; vinë; Ka sistemin e vet unik legjislativ Nuk kanë sistemin e vet unik Mund të nxjerrin të gjitha legjislativ por mund të vendimet të cilat i nxjerrin nxjerrin deklarata, rezoluta, konventa; shtete; STRUKTURA E UNIONIT EVROPIAN “tri shtyllat e UE – së” - - Në tërë literaturën ekzistuese por edhe në praktikë nuk ka një përkufizim unik lidhur me përmbajtjen e kësaj organizate; Njëri nga ato përmban përpjekjet shekullore të popujve evropianë për stabilitet, paqe, unitet, integrim dhe miqësi; Tjetri, karakterizohet me botëkuptim kritik rreth UE – së duke e trajtuar atë si një organizatë të pa aftë në çdo pikëpamje – ushtarake, politike, e cila nuk ka aftësi për zgjedhjen e krizave dhe e konflikteve të caktuara; Mendimi tjetër – dallon nga dy të parët dhe këtë strukturë e konsideron si kategori më funksion të kufizuar vetëm në tregun unik – dimensionin ekonomik;  Megjithatë, pavarësisht nga këto botëkuptime, vizione, mendime ose qëndrime, EU – ja është strukturë specifike e cila ka diçka më tepër se sa mendimet e sipërpërmendura;   Është i pastër i një procesi të integrimit që ka filluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore; Ky proces i integrimit ka ardhur si rezultat i nevojës për zgjedhjen e konflikteve dhe problemeve evidente në territorin e Evropës; 5
  6. 6.  Organizatat Evropiane (UE , BEE,) të gjitha si të këtilla tregojnë natyrën dhe tendencën substanciale që e mbajnë në vete;  UE – ja është e konstruktuar në tri shtylla të cilat këtë organizatë e bëjnë sui generis;  Nëpërmjet të këtyre tri shtyllave – fushave zhvillohet në tërësi aktiviteti i UE – së;  Shtyllat e UE – së janë: 1) Shtylla e parë – EKONOMIKE që i referohet tregut evropian dhe politikave të përbashkëta bujqësore; 2) Shtylla e dytë – POLITIKËN E PËRBASHKËT TË JASHTME DHE TË SIGURISË; 3) Shtylla e tretë – çështjet e brendshme dhe të sigurisë;  Secila nga këto shtylla e ka kornizën e vet specifike juridike; A. SHTYLLA E PARË = Tregu unik i UE – së - - - Është treg i përbashkët i të gjitha shteteve që janë pjesë e UE – së; Tani llogarite të ketë mbi 500 milionë konsumatorë; Është tregu më i madh i industrializuar në glob; Në këtë treg janë të garantuara katër liritë e njohura për: a) Lirinë e qarkullimit të njerëzve; b) Lirinë e qarkullimit të mallrave; c) Lirinë e qarkullimit të kapitalit; d) Lirinë e qarkullimit të shërbimeve; dhe Është eliminuar të tërësi sistemi i brendshme doganor; Është krijuar sistemi i si doganon në bazë të KODIT të ri doganor për tërë territorin e UE – së; Arsyet e krijimit të këtij tregu janë të përmbledhura në: Nxitjen e proceseve të integrimeve në UE; Të behët nxitës – katalizator i vendeve të reja të punës; Të behët stimul për rritje dhe zhvillim ekonomik; Të ndikoj në uljen e çmimeve dhe të shpenzimeve; Të tërheq investime të huaja në UE; Të jetë konkurrues në tregjet globale; Të afirmojë vlerat e produkteve evropiane; Marrja e këtyre masave ndikoj në: Heqjen e kontrollit kufitar ndërshtetëror; Krijimin e ndërmarrjeve më konkurruese në treg; Zhvillimin e vizioneve të ndërmarrësish; Zvogëlimin e shpenzimeve të transportit dhe infrastrukturave zvogëlohen; 6
  7. 7. Çmimet zvogëlohen; Tregu karakterizohet për mobilitet; - Si u zbatua – implementua praktikisht sistemi i tregut unik ? Nëpërmjet paketave legjislative; Paketa përmbante rregulla ligjore – DIREKTIVA; Këto Direktiva i njoftonin shteteve anëtare lidhur me zbatimin e masave unike të përcaktuara nga ana e UE – së; Direktivat e caktuara i jep Komisioni Evropian që njëkohësisht e ka rolin kyç në formësimin juridik të tregut të përbashkët; Komisioni evropian është organi i cili i përcakton rregullat e lojës në tregun evropian – roli i referit; Nëse vendet nuk i zbatojnë vendimet atëherë komisioni ka të drejtë që të merr masa shtesë për implementim të direktivave; Komisioni evropian ka të drejtë që të iniciojë edhe procedura gjyqësore në Gjykatën Evropiane të së Drejtës; Gjykata Evropiane e së Drejtës ka autoritetin që të nxjerrë dhe ekzekutojë vendime në tërë territorin e UE – së; - Komisioni Evropian nëpërmjet direktivave për interes të rregullimit të tregut unik përcakton edhe standardet e përbashkëta evropiane; Tregu unik, si sistemi motorik i UE – së, nuk mund të funksionojë pa standardet të qarta dhe konkrete; Zbatimi i standardeve garanton eliminimin e barrierave tregtare, kufitare dhe më tutje krijimin e rregullave të standardizuara si burime – juridike; Tregu unik në UE është i tillë që funksion jashtë ndikimit të monopolizimit nacional dhe konkurrencës jo lojale territoriale; Luftohen dhe ndalohen marrëveshjet për ndarje të tregut; Lufton dhe ndalon mbajtjen e çmimeve artificiale në treg; Promovon dhe garanton konkurrencën e lirë të te gjitha pjesëmarrësve në treg pavarësisht nga përkatësia shtetërore; Mbrojtja e këtij tregu dhe konsumatorëve të saj realizohet nëpërmjet të instrumenteve juridike, administrative dhe gjyqësore; Komisioni Evropian në bazë të ligjit garanton blerësve dhe subjekteve qendrore në treg standarde mbi cilësinë e prodhimeve, etiketave, shitjeve në distancë, etj; Ne veçanti në tregun unik konsumatorëve u garantohen të drejta, ne veçanti në këto fusha: Mbrojtjen e shëndetit sipas standardeve unike për kushtet minimale shëndetësore; Mbrojtjen e interesave ekonomik të konsumatorëve në bazë të legjislacionit të UE – së; 7
  8. 8. Mbrojtjen e konsumatorëve nga dispozitat denigruese dhe jo të ligjshme të kontratave të caktuara; Detyrimin e shitësve që t’i ekspozojnë çmimet e mallrave për shitje; Të Drejtën e konsumatorëve për informata lidhur me mallin ose shërbimin e nevojshëm; Të drejtën e konsumatorit për t’u kompensuar; Shenja e UE – së është e detyrueshme për të gjitha mallrat që qarkullojnë në treg; Përdorimi i shenjave garanton që malli i caktuar është në përputhje me standardet e caktuara të UE – së; - Unioni monetar evropian dhe monedha unike Evropiane EURO – ja €; - Kompletimi i tregut të UE – së nuk do të ishte funksional dhe substancial pa një sistem unik monetar; Sot UE – ja ka një sistem relativisht të mirë të sistemit unik monetar; Natyrisht se edhe ky sistem e ka historinë e vet dhe etapat e caktuara të zhvillimit; Projekti i sistemit monetar evropian – i cilësuar si ambicioz ka kaluar në tri faza kryesore të zhvillimit; - 1. Periudha 1979 – 1995 - Krijimi i sistemit monetar evropian (EMS) 1979 Instituti monetar evropian (EMI) 1993 Vendimi më i rëndësishëm politik lidhur me këtë çështje është ai për monedhen unike – Traktati i Mastrihtit Protokolli i veçantë në cilësi të shtesë ju lejon Britanisë së madhe dhe Danimarkës që të mund të qëndrojnë jashtë monedhës unike evropiane; Me 1995 në Këshilli Evropian në Madrid vendosi që monedha evropiane të quhet EURO dhe pse në qarkullim ende gjindej ECU (eku); 2. Periudha 1995 – 1999 - U arrit marrëveshja për kornizë ligjore lidhur me përdorimin e EURO – s dhe vazhduan procedurat për inaugurimin e saj; 3. Periudha 1999 – 2002 - Me 01. 01. 1999 fillon faza e tretë e realizimit të unionit monetar evropian; Në këtë fazë nxjerrët jashtë përdorimit ECU – ja; Këshilli i fikson kurset e këmbimit monetar Themelohet Banka Qendrore Evropiane (ECB); 8
  9. 9. - Kjo fazë rrumbullakësohet me 01.01.2002 kur në shumicën e vendeve anëtare u tërhoqën nga përdorimi monedhat nacionale dhe u zëvendësuan me EURO;  Kushtet dhe procedurat lidhur me valutat kombëtare ne relacion me EURO – n i përcaktoji “Pakti i stabilitetit dhe i rritës në Këshillin Evropian – Amsderdam në vitin 1997  Sipas këtij modeli shtetet të cilat duhej të aderonin në këtë sistem duhet që t’i plotësonin këto kushte: Zvogëlimin e deficitit qeveritar (më së shumti 3 % në vit të GDP) Fiksimin e inflacionit maksimal (i lejuar deri ne 1.5%); Mbajtjen e valutës kombëtare brenda qarkullimit normal edhe për dy vjet; Mosrritja e shkallës së interesit afatgjatë (2%); B. SHTYLLA E DYTË = Politika e përbashkët e jashtme dhe ajo e sigurisë; - - - Orientimet strategjike të bazuara në tri shtylla janë të promovuara dhe rregulluara me Traktatin e Mastrihtit; Nëpërmjet të kësaj shtylle është rregulluar identiteti dhe fuqia ekonomike, politike, mbojtjes, politikës së jashtme, drejtësinë, punëve të brendshme dhe të sigurisë; Shtylla e dytë / politikat e përbashkëta të jashtme e të sigurisë dhe mbi drejtësinë dhe punët e brendshme realizohen nëpërmjet të:  Aksioneve të përbashkëta;  Shumicës së kualifikuar të votave;  Asocimit të plotë të Komisionit; Në këtë fazë Traktati i Amsterdamit vazhdoi procesin për forcimin e identitetit të jashtëm dhe të mbrojtjes së UE - së; Përveç sukseseve në lëmin e tregut të lirë dhe sistemit monetar unik aktiviteti u orientua në ngritjen e një fuqie në bazë të politikës së jashtme në baza efektive dhe reprezentative; Me kohë u braktisë metodologjia e vendosjes në baza unanime dhe u kalua në baza të shumicës së kualifikuar; Kjo ndikojë që të eliminohen politikat destruktive brenda UE – së; Roli i UE – së në këtë funksion u fuqizua në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë; Tani politikat dhe orientimet strategjike të UE – së (të kësaj shtylle) janë të fokusuara në luftimin e terrorizmit, partneritet me Rusinë dhe Ukrainën; C. SHTYLLA E TRETË (çështjet e drejtësisë dhe të punëve të brendshme) - Shtylla e tretë kryesisht ka kompetenca që të rregulloi në UE punët e brendshme dhe drejtësinë; 9
  10. 10. - - - Arritja e unifikimit të gjithmbarshëm u vërtetua se nuk mund të funksionoi nëse ajo nuk e ka një mekanizëm unik që do të rregullonte punët e brendshme dhe çështjet e drejtësisë; Me direktiva u rregulluan aspekte e aktiviteteve policisë së përbashkët dhe kompetencat e gjykatave; Përveç këtij organizimi aktiviteti u shtri kryesisht në bashkëpunimin në mes të gjykatave, prokurorive, policive, të azilit, procedurave hetimore për krimet e luftës, krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve, larjes së parave, flet – arrestit evropian, etj; Në këtë funksion janë marrë shumë masa të ngjashme në parimin “për një hapësirë të lirë të sigurisë dhe të drejtësisë”. Nga të gjitha çështjet të cilat ishin në sferën e dabatit dhe angazhimit u përcaktuan katër politika të përbashkëta:     - Për azilin dhe migrimin, Për hapësirën evropiane të drejtësisë; Për luftën gjithë / evropiane kundër krimit; Për zbatimin efikas të politikave; U realizua ideja e krijimit të hapësirës gjyqësore evropiane (EJA) nga më rreth 30 sisteme juridike në një sistem unik juridik; Kjo sferë u rregullua nëpërmjet të tri programeve specifike:  GROTIUS;  FALCONE: dhe  EUROJUST - Këto tri programe krijuan kushte për një bashkëpunim më të ngushtë në mes të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit penitensiar (të burgjeve); Mund të përfundojmë se Fletëarresit evropian ishte masa më radikale që e ndërmorri EU – ja që rriti efikasitetin e ndjekjes penale për vendet anëtare dhe shtetasit e tyre; KUFIJTË E BRENDSHËM TË UE – së; QYTETARI I UE –së 10
  11. 11. INSTITUCIONET KRYESORE TË UNIONIT EVROPIAN Historiku o Procesi i formësimit të UE – së nga Kongresi i Hagës (1948) deri te projekti i Kushtetutës Evropiane (2003) ka evoluar në mënyrë dinamika; o Fillimisht Lëvizja Evropiane në Kongresin e Hagës u propozua që organi përfaqësues institucional të jenë; 1) KUVENDI EVROPIAN – institucion përfaqësues evropian; 2) KËSHILLIN NDËRKOMBËTAR - Ky këshill sipas këtij projekti do të përbëhen nga 75 përfaqësues të këshillave kombëtare; 3) KOMITETI EKZEKUTIV prej 50 anëtarëve:  Në vitin 1949 Mishel Debre për UE – në, të inkorporuar edhe në Traktatin e Parisit u specifikuan në propozimin katër institucione themelore: 1) ARBITRI – në cilësi të institucionit vendim marrës me të drejtë veto suspenzive i zgjedhur me mandat 5 vjeçar; 2) SENATI - i përbërë nga Ministrat e jashtëm të shteteve Evropiane; 3) ASAMBLEA E KOMBEVE EVROPIANE – që do të përbëhej nga deputetet e zgjedhur në çdo 1 milion banorë; dhe 4) GJYKATA E UNIONIT – në cilësi të organit kryeson gjyqësor; Bashkimi i parë ekonomik për thëngjill dhe çelik (CSCE) – TRAKTATI I PARISIT 1951 u karakterizua për: - bashkim të parë me organe supra / nacionale; - AUTORITETIN E LARTË të (CSCE) – si organ më i lartë i cili përbëhej nga 9 anëtarë të emëruar nga qeveritë e shteteve nënshkruese; - ASAMBLENË – si organ përfaqësues i të deleguarve të parlamenteve kombëtare të shteteve nënshkruese të traktatit; - KËSHILLI – si organ i përbërë përfaqësuesit e qeverive kombëtare; - GJYKATA E SË DREJTËS e CSEC – së si organ kryesor i gjyqësor; Traktati i Romës (1957) inauguroi edhe organe të reja të BEE – së Me Traktatin e Romës u ruajt Asambleja dhe Gjykatën e së Drejtës; I inaugurojë dy institucione të reja: 1) KËSHILLIN E MINISTRAVE – si organ të ri; dhe 2) KOMISIONIN – Pasi që në Evropë praktikisht tani kishte tri organizata të ndryshme që në pjesën më të madhe funksiononin bashkërisht në vitin 1967 u vendos që ato të shkriheshin në një organizatë të vetme; AKTI UNIK EVROPIAN (1987) – de jure inaugurojë KËSHILLIN EVROPIAN si institucionin e ri të BEE – së Ju dha emri i ri organit përfaqësues përkatësisht PARLAMENTI EVROPIAN; U forcuan kompetencat e Këshillit Evropian; U vendos dhe u veprua konkretisht në funksion të stabilizimit dhe të forcimit të Institucioneve evropiane 11
  12. 12. - - a) b) c) d)    Në perspektivë – Kushtetutën e UE – së është e përcaktuar edhe mundësia e zgjedhjes së një Presidenti të Këshillit Evropian me mandat 2.5 vjet; Në përmbajtje – kronologjike mund të konstatojmë se të gjitha institucionet Evropiane në kohë kanë pasur qëllimin e bashkimit të popujve të Evropës; VENDIMMARRJA Në njëzet vitet e para pas themelimit vendimmarrja funksiononte në bazë të propozimeve të Komisionit, Këshillave të Parlamentit, Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe interpretimeve të Gjykatë të së Drejtës: Në njëzet vitet e fundit pas themelimit, ne veçanti Parlamenti fitoi përgjegjësi dhe kompetenca të reja;  U themelua edhe Gjykata Evropiane e Revizorëve;  Banka investuese evropiane;  Komiteti për harmonizimin e interesave dhe dallimeve rajonale; KONKLUZION: Struktura institucionale e UE – së është komplekse në pikëpamje të vendim – marrjes; Karakterizohet për qeverisje shumë – shtresore; Qeveritë e shteteve nuk e kanë monopolin e qeverisjes por kompetencat janë të bartura në organizatat supra – nacionale; Institucionet supranacionale kanë pavarësi të plotë në relacion me qeveritë KOMISIONI EVROPIAN, PARLAMENTI EVROPIAN DHE GJYKATA EVROPIANE E SË DREJTËS – e kanë pavarësinë e vet në relacion me qeveritë. KËSHILLI EVROPIAN dhe KËSHILLI – ruajnë influencën e shteteve të cilat i përfaqësojnë; EDHE VET SHTETET JANË PJESË INTEGRALE E STRUKTURAVE TË UE; o Shtetet nuk janë aktorë të vetëm – janë bashkëpjesëmarrës të vendimeve në unio o INSTITUCIONET E UNIONIT EVROPIAN I NDAJM NË; A. NDËRQEVERITARE a) Këshilli Evropian; b) Këshilli B. SUPRANACIONALE a) Komisioni Evropian; b) Parlamenti Evropian; dhe c) Gjykata Evropiane e Drejtësisë TRAKTATI I MASTRIHTIT karakterizohet për shkak se ka bërë tentativa serioze që UN – në ta sistemojë në kuadër të një KORNIZE INSTITUCIONALE UNIKE; Karakteristika themelore e këtij traktati është:  Avancimi i orientimit për institucione efikase dhe demokratike; 12
  13. 13. SIPAS TRAKATIT TË MASTRIHTIT INSTITUCIONET THEMELORE TË UE – së JANË: KËSHILLI EVROPIAN; KËSHILLI (I ministrave); KOMISIONI EVROPIAN; PARLAMENTI EVROPIAN; GJYKATA EVROPIANE E SË DREJTËS; dhe GJYKATA E AUDITORËVE. Nisur nga parimi klasik i ndarjes së pushteteve brenda UE –së nga pikëpamja e 1. Legjislativit; 2. Ekzekutivit dhe 3. Gjyqësorit, - Qeverisja në UE karakterizohet nga trekëndëshi 1. Këshilli i Ministrave; 2. Parlamenti Evropian; dhe 3. Komisioni Evropian; 1. KËSHILLI EVROPIAN Është institucion ndërqeveritarë; Përbëhet nga ana e shefave të shteteve anëtare + Kryetari i Komisionit Evropian; Historikisht është paraqitur në vitet e 60 – të; Është institucionalizuar në Samitin e Parisit me 1974; Për herë të parë Traktati i Manstrihtit KE – së i jep legjitimitet dhe i përcakton fushën e veprimit dhe atë lidhur me: - fushën e marrëdhënieve të jashtme; - anëtarësimin e ri në UE; - politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë; - strategjinë e përbashkët; - iniciativat konstitucionale. I takojnë kompetencat kyçe të vendim – marrjes në udhëheqjen e politikave strategjike në UE Është organi më i lartë politik në UE; 2. KËSHILLI (Këshilli i Ministrave) Është organ ndërqeveritarë; Përfaqëson dhe mbron interesat e shteteve anëtare në UE; Përbëhet nga përfaqësuesit e çdo vendi anëtarë në nivelin ministrorë; Pjesëmarrja e qeverive në këshillë sigurohet nëpërmjet ministrave të vendit; Edhe Këshilli është institucion vendim – marres i UE –së Këshilli i ka këto organe a) Presidencën – përfaqësuesi i çdo shteti ndërrohet në çdo gjashtë muaj; 13
  14. 14. b) Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm (COREPER) – që është i përbërë nga zyrtarë të lartë të shteteve anëtare dhe është kompetent që të përgatisë punën e Këshillit; o KOMITETI OPERON NË DY NIVELE: Niveli i parë: I. COREPER II – i përfaqësuar nga niveli i ambasadorëve të vendit anëtarë; dhe II. COREPER I – i përfaqësuar nga zëvendësit e përfaqësuesve të përhershëm Niveli i dytë: o SEKRETARIATI I PËRGJITHSHËM  Organ – shërbim administrativ i këshillit - KOMPETENCAT E KËSHILLIT Koordinimi i politikave të përgjithshme të shteteve anëtare; Aprovimi i iniciativave legjislative të Komisionit Evropian; 3. KOMISIONI EVROPIAN - Është njëri ndër organet të natyrës supra – nacionale së bashku me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë; Është forca politike e federalizmit integrative evropian; Është institucioni i vetëm politik i UE = së i cili nuk i përgjigjet shtetit anëtarë nga i cili vjen Komisioneri E quajnë “motori i integrimit evropian” “player – menager” i UE = së SIPAS TRAKTATIT TË MASTRIHTIT – Komisioni Evropian:  Siguron zbatimin e Traktatave të UE – së;  Harton rekomandime rreth zbatimit të traktateve;  Vendos vet apo në bashkëpunim me Këshillin e PE – së;  Ka pushtet implementues;  Ka rol qendror në procesin legjislativ, sepse ndërmerr iniciativat legjislative në UE;  Ka përgjegjësi administrative;  Ka pushtet ekzekutiv, - sidomos në marrëdhënie me jashtë; me tregti të jashtme që zhvillon UE – ja me vendet tjera, pjesëmarrjen në emër të UE – në organizatat ndërkombëtare – shtetet jo anëtare, etj. KOMISIONI EVROPIAN: Përbëhet nga 20 KOMISIONERË Komisionerët nuk i përgjigjen as nuk marrin instruksione nga qeveritë e veta; Nominimi i komisionarëve bëhet nga shtetet anëtare; Aprovimi i nominimeve realizohet nga Parlamenti Evropian; 14
  15. 15. STRUKTURA UDHËHEQËSE E KOMISIONIT EVROPIAN Kryetari i Komisionit Evropian; Shefi i kabinetit dhe Kolegjit të Komisionerëve të cilët ndahen në këto nivele;  NIVELI I PARË – Komisionerët – për fusha të caktuara;  NIVELI I DYTË – Drejtorët Gjeneralë  NIVELI I TRETË – Drejtorët e Drejtorive brenda një Drejtorie Gjenerale;  NIVELI I KATËRT – Udhëheqësit e divizioneve; 4. - PARLAMENTI EVROPIAN Për herë të parë është inauguruar në vitin 1987 me Aktin Unik Evropian; Ka kompetenca ekskluzive në lëmin e legjislacionit; Përafërsisht ka rreth 700 anëtarë – deputet nga vendet anëtare; Ka grupacione të caktuara politike (p.sh. Reformatorët, Demokristianët, Liberal – Demokratët, etj); - Pushteti i PE – së bazohet në  Pushtet legjislativ;  Pushtet mbikëqyrës;  Pushtet buxhetorë;  Pushtet litigant 1. PUSHTETI LEGJISLATIV  Ka kompetenca ekskluzivisht legjislative;  Ka trupin konsultativ e më pak vendim – marres;  I aprovon ose refuzon propozimet e dokumentacionit që vijnë në Këshilli Evropian dhe Këshilli;  Vendos rreth marrëveshjeve ndërkombëtare, demokracinë dhe të drejtat e njeriut; 2. PUSHTETI MBIKËQYRËS  Nënkupton monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të tjera të UE – së;  Ka të drejtën e hetimit – komiteteve për shqyrtimin e çështjeve;  Pranon dhe shqyrton ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të tjera;  Monitoron shkeljet eventuale të të drejtave të njeriut në shtetet e treta;  Etj, 3. PUSHTETI BUXHETOR  Nuk ka pushtet të plotë mbi vendosjen e buxhetit të UE – së;  Ka pushtet në kontrollin buxhetor – kontrollin parlamentar;  Kontrolli buxhetor realizohet nëpërmjet GJYKATËS SË AUDITORËVE; 4. PUSHTETI LIGITANT  Nënkupton të drejtën e UE = së që të intervenojë, iniciojë dhe paraqesë raste të caktuara para Gjykatës Evropiane të së Drejtës (EJC) 15
  16. 16. 5. - GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË (EJC) Është institucion i veçantë i UE –së; Vendimet e Gjykatës janë të natyrës obligative për vendet anëtare; Kjo gjykatë ka kompetenca të vendos për: o Rastet gjyqësore në mes të  Institucioneve të UE – së dhe shteteve anëtare të UE – së;  Individëve nga vendet anëtare në UE dhe punëdhënësve të tyre; o Kompatibilitetin e akteve juridike të UE – së me traktatet themelore të UE – së;  Funksioni gjyqësor – në cilësi të gjykatës supreme;  Funksionin e gjykatës kushtetuese; INSTITUCIONET TJERA TË UNIONIT EVROPIAN 1. KOMITETI EKONOMIK – SOCIAL - Është organ i cili e ndihmon dhe e këshillon Këshillin dhe Komisionin Evropian nga fushat e ekonomisë dhe sociale; - Përbëhet nga përfaqësuesit e prodhuesve, sindikalistëve, bujqve, punëtorëve, profesionistëve, etj,. 2. KOMITETI I RAJONEVE - Përfaqëson trupat lokale dhe rajonale të UE – së me qëllim të shmangies së centralizimit të UE – së; - Kontribuon për faktorizimin e rajoneve në relacion me UE - në; 3. AGJENCITË E UE –së - Janë trupa sekondarë që e ndihmojnë UE – në - Nuk e kanë bazën e formimit të tyre në traktate të UE – së; 4. - GJYKATA E AUDITORËVE Nuk konsiderohet si institucion gjyqësor; Konsiderohet institucion më shumë kontrollues financiar; Ka autorizime që të bëjë kontrollimin e buxhetit dhe financave të UE – së; 5. - BANKA QENDRORE EVROPIANE Është institucion i pavarur financiar dhe monetar i UE – së; Përcakton politikat monetare për UE – në; Është në tërësi institucion i pavarur nga shtetet anëtare; 6. BANKA QENDRORE E INVESTIMEVE - Udhëheqë politikën e investimeve në UE. 16
  17. 17. PARAQITJA SKEMATIKE E INSTITUCIONEVE EVROPIANE KËSHILLI I EVROPËS KËSHILLI I MINISTRAVE Përcaktimet orientimet kryesore - Miraton projekt – ligjet e Komisionit Evropian (te diskutuara ne Parlament) Çdo vend merr kryesinë e tij me radhë për gjashtë muaj - Cakton Buxhetin; Mbledh kryetarët e shteteve dhe qeverive - Ndan pushtetin vendimmarrës në Parlamentin në fushën buxhetore dhe të tregut të përbashkët Përcakton bashkëpunimin në politikën e jashtme, drejtësi dhe punë të brendshme; PROPOZIMI I LIGJEVE KOMISIONI VENDIMMARRJE PËR - Propozon ligje (rregullore – direktiva); - Harton dhe zbaton politikat komunitare - Kujdeset për zbatimin e ligjeve; PROCESIN LIGJOR - Kujdeset për respektimin e traktateve; - Përfaqëson UE – në bisedime me vende të tjera; - Administron Buxhetin - Personalitetet emërohen nga shtetet anëtare për 5 vjet TË PËRBASHKËTA PARLAMENTI - Ngarkon me pushtet Komisioni dhe mund të detyrojë atë të jep dorëheqje - Merr pjesë në hartimin e ligjeve / direktivave të cilat shndërrohen në legjislacion kombëtar - Voton Buxhetin KONTROLLON POLITIKËN E KOMISIONIT GJYKATA E LLOGARIVE ( E përcaktuar si ndërgjegje financ. Evropiane) BQE (Banka Qendrore Evropiane) - Kontrollon qëllimin e llogarive; - Bën politikën monetare në pavarësi të plotë. Një presidentë në pesë anëtarë të Këshillit Ekzekutiv dhe Guvernatorë të bankave qendrore të vendeve të Euros - Jep mendime - Anëtarët emërohen nga UE – ja për 6 vjet GJYKATA E DREJTËSISË dhe Gjykata e Shkallës së parë - Kujdesen për respektimin e legjislacionit komunitar - Rregullojnë mosmarrëveshjet midis shteteve anëtare, institucioneve komunitare, shoqatave dhe ndërmarrjeve, personave privat dhe juridiksioneve kombëtare. - 15 gjykatës dhe 9 avokatë të përgjithshëm për gjykatën BEI – a (Banka Evropiane për Investime) - Financon dhe mbështet zhvillimin e ekuilibruar të Unionit. Kryesohet nga Këshilli i Guvernatorëve të përfaqësuar nga ministrat e ekonomisë së vendeve anëtare dhe drejtorëve të emëruar nga shtetet anëtare 17
  18. 18. KOMITETI EKONOMIK DHE SHOQËROR DHE KOMITETI I RAJONEVE - Luajnë rol këshillues, kanë mbi 240 anëtarë të dalë nga mjedisi ekonomik dhe shoqëror për të parin dhe që e gëzojnë një mandat zgjedhjeje për të dytin. Këshillimi me të dy Komitetet është i detyrueshëm për projekte që kanë të bëjnë me to. 18

×